Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Festivali Ndërkombëtar i Polifonisë - Bylis, Fier

    INTERVISTA/ Flet Prof. Dr. Bardhosh Gaçe për festivalin tradicional të Bylisit

    “Bylispolifonia”, shëmbëlltyra më e mirë e një kulture të lashtë

    Albert ZHOLI

    Si do ta cilësonit Festivalin “Bylispolifonia”?

    Është një ndër nismat më të bukura që është ndërmarrë për të propaganduar polifoninë shqiptare, këtë lloj kënge të magjishme që e ka bekuar Perëndia. Dihet tashmë se shumëzërëshi polifonik e ka zanafillën që në lashtësi në vajet e nënave që vajtonin me ligje trimat e humbur në luftë. Këto vaje i gjejmë në qytetin e lashtë të Butrintit dhe pse jo dhe të Bylisit. Në këtë qytet antik, me një teatër mijëravjeçar, padyshim që në shkallët e tij janë kënduar këngë nga më të bukurat polifonike, pasi në atë kohë nuk ekzistonin ende mjete instrumentale të kohës moderne. “Bylis” mbetet me një qytetërim të veçantë ku teatri mbetet shëmbëlltyra më e mirë e një kulture të lashtë.
    Si mund ta cilësonit Festivalin e Pestë të “Bylispolifonisë”?
    Do ta cilësoja një hap të ri për të propaganduar këngën e zemrës, këngën e popullit, për të çuar kudo nëpër botë të veçantat e polifonisë shqiptare, si një nga perlat e këngës botërore që me të drejtë është marrë në mbrojtje nga UNESCO.

    Sot ka shumë diskutime për polifoninë dhe iso-polifoninë. Si kanë lindur këto debate?

    Një ndër debatet më të rëndësishëm të kësaj kohe për kulturën shqiptare është ai mbi polifoninë shqiptare. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, para disa vjetësh, në kuadrin e mbrojtjes e të trashëgimisë së folkut shqiptar, si edhe të vlerave që duhet të përfaqësonte kombi shqiptar në UNESCO, u bë pjesë e këtij projekti (por edhe të debatit). Këtë projekt e kishin nisur me UNESCO-n dy studiues të njohur, Agron Xhangolli e Afërdita Onuzi, por e plotësuan më vonë Beniamin Kruta e Spiro Shituni. Ata e studiuan polifoninë dhe vunë në pah shumë këngë nga zona të ndryshme të Labërisë, që dhe pse këndonin afërsisht njëlloj, kishin ndryshime nga fshati në fshat apo më tej. Por jo vetëm shqiptarët... Të interesuar për polifoninë kanë qenë dhe janë shumë të huaj që mbesin të mahnitur kur e dëgjojnë. Një ndër më të interesuarit ka qenë anglezi Aleksandër Thenton. Ishte ky studiues i cili, për t'ia bërë më të afërt polifoninë shqip- tare UNESKO-s dhe për ta vënë në mbrojtje të saj, bëri filmin dokumentar "Polifonia shqiptare", i cili mori çmimin e parë nga fondacioni "Tursian" në Gjermani më 1990. Më pas u krijua një grup studiuesish dhe u vunë në pah të gjitha stilet e polifonisë. Projektin e bëri Spiro Shituni, i cili i grumbulloi të gjitha stilet, e më vonë të gjitha këto u dërguan në UNESCO. Në vitet 1994- 1995, UNESCO kërkoi që të prezantohej kjo kulturë. Specialistët e saj vunë disa kushte për ta marrë në konsideratë: një festival apo një takim (ky u zvarrit ca sepse ndërkohë u organizua Festival i Gjirokastrës). Gjithsesi, duhet theksuar se që me simpoziumin e parë për polifoninë shqiptare, i cili u mbajt më 1988, u vunë themelet që polifonia jonë të studiohej, të regjistrohej në terren, të arkivohej dhe të studiohej, duke përsosur kësisoj përpjekjet për ta shpallur vlerë të rrallë të trashëgimisë kulturore botërore.

    Çfarë kronikash janë gjetur, ruajtur dhe përcjellë në këtë drejtim?

    Për këtë ka mjaft kronika që nga shekulli i dytë, i nëntë, i pesëmbëdhjetë që flasin për ekzistencën e polifonisë në Epir, i Çamëri e Labëri (por ajo shtrihet deri në Toskëri). Nga studimet e mëvonshme është parë se kjo këngë shtrihet edhe në vise të tjera fqinje, si variante të polifonisë që lëvrohet edhe në popuj të tjerë. Por më shumë këngën polifonike e ruajnë viset shqiptare, pra edhe Kosova dhe trevat shqiptare të Maqedonisë. Studimet e sotme kanë treguar se kjo këngë ka shkuar deri në Korsikë, ku ka shqiptarë të emigruar me shekuj. Në Korsikë pohojnë se, "nuk është e jona kjo muzikë", por e mbajnë si diçka të lashtë të ardhur nga Mesdheu. Dhe megjithëse aktualisht shumë pak banorë të Korsikës janë me origjinë shqiptare, e ruajnë polifoninë shqiptare si një gjë të rrallë, si një jehonë mali. Polifonia e tyre dhe e disa vendeve të tjera, ruan elementët e vajtimit, dhimbjes, tragjedisë. Shumë debate kanë bërë studiuesit për polifoninë. Polifonia shqiptare e ka prej kohësh këtë emërtim, por Ministria e Kulturës, duke i vënë një bisht përpara: isopolifonia, na u shfaq për herë të parë, pa e marrë vesh as studiuesit e as dijetarët, me një tabelë që u vendos gjatë një takimi në Vlorë, që u quajt "Takimi i iso-polifonisë". Kjo është bërë në vitin 2005. Ky emërtim nga Ministria e Kulturës e asaj kohe (Arta Dade ishte ministre) pati kundërshtime të mëdha. Iso është elementi i fundit i polifonisë, ajo çka populli e quan "mbajtës apo mbushës". Fillimisht janë marrësi, kthyesi, hedhësi dhe pastaj isoja. Shqipëria ka fatin më të madh që ka një pasuri me kaq vlerë si polifonia, e cila mund të konkurrojë në çdo vend të Evropës. Unë kam qenë në Stamboll, Selanik, Athinë, Lion, Itali etj. me asamble të ndryshëm, dhe si polifonia shqiptare nuk ka. Polifonia shqiptare është si një relikë e veçantë, me një natyrë e veçantë interpretimi.

    A ka tendenca për ta gjymtuar polifoninë?

    Po. Përhapja e turbo-folkut po e shkatërron polifoninë; shartimet që bëhen me të, duke marrë tekstet e duke i bastarduar po shkatërrojnë strukturën e polifonisë. Tani mund të gjesh këngë me vetëm një iso dhe një marrës. Pra, po shkatërrohet vetë bota poetike e polifonisë shqiptare. Kjo ndodh se turbo-folku po i shfrytëzon në mënyrë tjetërsuese vargjet dhe strukturën e polifonisë. Është detyrë e Ministrisë, e studiuesve të tjerë dhe e shoqatave kulturore që të merren me ruajtjen e vlerave të saj të vyera. Unë e quaj një kontribut të veçantë që në Vlorë e në Bylis zhvillohen dy festivale të polifonisë, ku shoqatat mundohen, ndryshe nga shteti, ta ruajnë këtë traditë. Këto shoqata, sot, janë ato që e mbajnë këtë polifoni, e ruajnë dhe e zhvillojnë. Kurse shteti shqiptar, në veçanti Ministria e Kulturës, megjithëse mori meritat për këtë vlerë të çmuar nga UNESCO, që e shpalli vlerë kulturore për njerëzimin, nuk po e mbron si duhet...


    Njoftim
    Në datat 23 dhe 24 qershor (ditën e shtunë dhe të diel) në Vëndreshë të Madhe të Skraparit organizohet festa “Sofra vëndreshare” në bazë të një programi të caktuar.
    Dita e parë (e shtunë)
    Ora 18:00: Promovimi i librit “Vëndresha në vite”, me autorë Gëzim Alia dhe Abdulla Bregu
    Ora 20:00: Filmi dokumentar “Vëndresha jonë”, me skenar dhe regji të Hajri Nuhut
    Ora 21:00: Mbrëmje tematike.
    Dita e dytë (e diel)
    Ora 10:00: Takimi, fjala e përshëndetjes
    Ora 11:00: Koncert nga grupi folklorik karakteristik i Vëndreshës
    Ora 12:00: Vizitë në ekspozitën me piktura dhe fotografi nga Vëndresha nga piktori Nuri Jaupi
    Ora 12:00: Dreka sipas traditës.
    Ftohen të marrin pjesë të gjithë bashkëfshatarët si ata që banojnë në Vëndreshë dhe ata që janë larguar.
    Komisioni Organizator



    Njoftim

    Shoqata Kulturore dhe Atdhetare “Labëria” dhe “Vëllazërimi Kuçiot” me mbështetjen e Bashkisë së Vlorës, Komunave Horë-Vranisht, Kurvelesh, Lukovë, dhe kryesisë së Fshati Kuç më datën 24 qershor, ditën e diel, në Buronjat e Kuçit, përkujtojnë 70-Vjetorin e Çlirimit të Kurveleshit.
    Programi
    10:00: Pritja e të ftuarve
    11:30: Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
    11:00: Përshëndetjet e rastit
    11:30: Program artistik me grupet polifonike të zonës, këngëtarë të njohur dhe humoristë
    12:30: Piknik familjar dhe shoqëror
    12:300: Drekë për të ftuarit
    Kemi kënaqësinë t’u ftojmë në ceremoninë festive
    Komisioni Organizator
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2012 më 13:45

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir bejne qe mblidhen per te levruar polifoninë.. mirpo.. duke i njohur kto marifete e shoh se.. nuku kan hall polifonije.. por per psonisje causherie.. per te mbledhur vota partie.. per edvin ruco rozo selie.. ne lekdush e ku.rvlesh e lije..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •