Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Psikoanalisti i VV ( Vetėvendosjes), nga Berat Buzhala

    Psikoanalisti i VV'sė

    Nga Berat Buzhala

    Arbėr Zaimi, pasi e ndėrtoi mirė e mirė demokracinė nė shtetin e tij, Republikėn e Shqipėrisė, erdhi edhe nė Kosovė qė t'i hedhė tullat e para mbi themelet e demokracisė tonė tė brishtė. Sigurisht modeli ynė e trishton atė.

    Paramendojeni po tė ishte ndryshe. Paramendojeni sikur 16 pėrqindėshi i Arbėr Zaimit tė Vetėvendosjes tė ishte 53 pėrqindėshi i Partisė Demokratike tė Kosovės. Paramendojeni, vetėm pėr njė moment e jo mė gjatė, sikur ky subjekt politik ta kishte shumicėn nė kėtė vend atėherė ēka do tė thoshte e si do tė sillej psikoanalisti i kėsaj lėvizjeje, Arbėr Zaimi, i cili si duket pasi e ndėrtoi dhe e forcoi demokracinė mirė e mirė nė shtetin e tij politik, Republikėn e Shqipėrisė, ka ardhur qė tė njėjtėn punė ta bėjė edhe nė Republikėn e Kosovės. Qė ngjashėm, si atje, edhe kėtu ta mbjellė farėn e shėndosh tė urrejtjeve ndėrpartiake, e sidomos farėn e shėndoshė tė armiqėsive tė pėrhershme politike. Pra, qė kurrė e pėrjetė asnjė subjekt politik tė mos arrijė tė bėjė kompromise politike. Sigurisht sipas tij kjo qė PDK dhe LDK kishin bėrė me zgjedhjen e Presidentes Atifete Jahjaga ėshtė blasfemia mė e madhe politike qė mund tė ndodhė. Prandaj, ai ėshtė nisur me ide tė qarta qė fillimisht t'i qėrojė hesapet me xhabirėt dhe xhabirologėt e Partisė Demokratike tė Kosovės.

    Para dy ditėsh unė shkrova nė gazetėn Express pėr fenomenin e xhabirėve, tė cilėn gjė gjatė gjithė fushatės zgjedhore e kishte pėrdorur lideri i VV, Albin Kurti. Pra, sipas tij, PDK nuk ėshtė asgjė tjetėr pos parti e xhabirėve. Unė nuk e mora nė mbrojtje individin Xhabir Zharku, por thashė se si kaēanikasit shumė mė pėrpara votojnė pėr xhabirėt, siē edhe u pa qartazi, pėr tė cilėt flet Kurti, se sa pėr Kim Jon Il-ėt, Mao Zedong-et, Hugo Chavez-it, e tash sot po ia shtoj edhe Ahmedinexhadet, e sojit tė Kurtit, e qė mė gjasė prapa tė cilit me tėrė kapacitetin e tij intelektual qėndron Arbėr Zaimi.

    Zaimi, nė shkrimin e tij, kurthohet nė argumentet e tij. Ai pėr shembull, akuzon PDK'nė dhe lidershipin e kėsaj partie se po e ēon vendin drejt diktaturės dhe akuzon qytetarėt e vendit se nė njėfarė forme po e shesin votėn e tyre. Kjo nėnkuptohet nė tekstin ku Zaimi flet pėr numrin e anėtarėve tė “partisė ultra-demokratike” qė sipas tij pėrkon me numrin e atyre qė punojnė nė administratėn publike, ose nė numrin e bizneseve tė afėrta me kėtė parti. Kėtu Zaimi, por edhe e gjithė Lėvizja VV, pėrpiqen ta arsyetojnė humbjen, duke shpikur arsyet e saj. Ai thotė se "xhabiropatia ka shkuar aq larg sa e ka shushatur dhe shastisur popullin". Si po mendon saktėsisht ky pėrfaqėsues i VV? Ku saktėsisht ka hasur ai persona tė shastisur nga pushteti? Ēfarė i thoshin ata, kėtij pėrfaqėsuesi tė VV? Qė nuk po guxojnė prej pushtetit tė dalin as deri nė kutitė e votimit? Pėr ta bindur nė tė kundėrtėn, po i them Shokut Zaim, se si subjekt jemi shumė tė interesuar qė ta fitojmė edhe komunėn e Prishtinės. Deri sot nuk e kemi arritur kėtė gjė, fatkeqėsisht. Si u bė pra qė nė disa komuna po arrijmė t’i shastisim qytetarėt, e nė disa tė tjera jo. Apo ndoshta nė disa komuna qytetarėt janė mė rezistentė ndaj frikės e nė disa tė tjera jo. Debat i gjerė, por pres qė Shoku Kurti tė mė iluminojė mė tepėr nė kėtė drejtim.

    Mirėpo, pjesa mė pikante e reagimit tė tij ėshtė kur ai fillon t’i numėrojė diktatorėt dhe zgjedhjet qė ata kanė realizuar dhe fituar. Kėtu duhet ta pranoj se Zaimit i rrinin bukur, mė bukur se sa mua, nė shkrimin e tij kur lakonte emrat e diktatorėve tė sojit tė Enver Hoxha me kompani. Ai vetėm harron tė tregojė se pėr dallim prej shteteve diktatoriale, ku vėrtet zgjedhjet fitohen prej diktatorėve me nga 99 pėr qind, kėtu tek ne ka monitorues, ka vėzhgues prej anekėnd botės.

    Ai harron tė tregojė se nė Kaēanik, sikurse edhe nė Ferizaj, po vėzhgonin i madh e i vogėl. Pra, unė e pyes Shokun Zaim, se pėr humbjen e tyre tė zgjedhjeve, tash, a i ka fajet mungesa e demokracisė, votuesi i korruptuar apo tė dyja sė bashku? Apo ndonjė arsye tjetėr mė madhore, qė ai ende nuk na e ka shpalosur?

    Dhe kur flet pėr parametrat e demokracisė, pse Shoku Zaim nuk na tregon ne se me cilat prej kėtyre demokracive, qė ne sot i njohim si mė tė avancuara, Lėvizja ku ai aderon dhe ku ai kėshillon, qėndron mė mirė nė raporte? Apo ndoshta Shoku Zaim niset prej standardeve tė dyfishta, trefishta dhe katėrfishta. Ndoshta, sipas tij, Perėndimi ka tjetėr kut pėr demokracinė nė vendet e tyre, e tjetėr pėr vendin tonė. Ndoshta atyre, pra pėrfaqėsuesve tė kėtyre vendeve nė vendin tonė, u vjen keq tė na thonė se dikush vodhi vota nė Kaēanik? A ėshtė kjo ajo ēka po pretendon tė na tregojė ky pėrfaqėsues i Lėvizjes Vetėvendosje. Nėse kjo nuk ėshtė kėshtu, atėherė qe edhe njė pyetje krejt pėr fund. Pse aq shumė shtetet mė demokratike botėrore, ku ne pretendojmė tė bėhemi pjesė, ia kanė aq shumė mėrinė Lėvizjes VV? Pse lideri i kėsaj lėvizje po has nė dyer tė hekurta nė secilėn prej adresave mė kredibile botėrore? Pse pasaporta e tij, si Kryetar i Komisionit pėr Politikė tė Jashtme, po vuan pėr mungesa tė vizave? Pse, Shoku Zaim, nuk e kėshilloni shokun Kurti qė tė jetė mė i pranueshėm pėr tė gjithė ata miq dhe shtete mike qė e ndihmuan popullin tonė?

    Ka edhe shumė Pse pėr shokėt e kėsaj Lėvizjeje

    Burimi: gjithmonė "Expressi" i famshėm i Berat Buzhalės
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir bere qe e solle kte debatin e buzhales me kte zaimin.

    pash ne nje gazet dhe nje shkrim te zaimit kunder buzhales.
    po e gjete o Projekt..sille qe ti degjojm dy kumonat..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    projekti21_dk

    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin

    te merremi me nje ish rrugaq ordiner te soit te llapoqit buzhala esht humnje kohe

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ben..
    a m,a shpjegon pak.. pse tu desh me e perserit krejt artikullin gjys meter te gjat vec se ti ke dash me than dy fjal?
    shum e bejne kte marri..
    si eshte kjo pun or ben a jini ultra inteligjent ju apo cfar..?

  5. #5

    e gjeta edhe njė tė buzhalės

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    mir bere qe e solle kte debatin e buzhales me kte zaimin.

    pash ne nje gazet dhe nje shkrim te zaimit kunder buzhales.
    po e gjete o Projekt..sille qe ti degjojm dy kumonat..
    jam nė kėrkim tė tjetrės.... ( po bėhem gati pėr ta shikuar ndeshjen e futbollit Angli - Itali)

    Letėr nga Partia e xhabirave

    Nga Berat Buzhala

    Paramendojeni sikur tė ishte ndryshe. Sikur 16 pėrqindėshi tė ishte 53 pėr qind, apo sikur 5.3 pėrqindėshi tė ishte 53 pėr qind. Njė pjesė e analistėve do tė shkonin fyt a fyt me partitė opozitare se kush ishte mė meritor pėr humbjen e Partisė sė xhabirave. Kurse tash po mbretėron njė heshtje komemorative.

    Paramendojeni tė ishte e kundėrta. Po tė ishte 16 pėrqindėshi 53 pėr qind. Apo 5.3 pėrqindėshi tė ishte 53 pėr qind. Paramendojeni qė nė Kaēanik tė shėnohej humbja e dytė radhazi e Partisė Demokratike tė Kosovės nė zgjedhjet e parakohshme tė mbajtura pas Ferizajt.

    Vetėvendosjes nuk do t'i vinte rendi tė kėrkonte dorėheqjen, arrestimin dhe burgosjen, jo vetėm tė ministrave e deputetėve tė PDK'sė, por edhe tė votuesve tė saj, prej shumicės sė opinionistėve tė gazetave tė afėrta me kėtė lėvizje qė dėshirojnė t'ia shtinė flakėn kėtij vendi, tė shumtėn pėr arsye personale. Dikush deshi tė bėhej ambasador, e nuk pat vend, tjetri deshi ta shohė veten ministėr tė jashtėm, e nuk e kaloi pragun, e i treti deshi ta fitojė njė tender, e nuk i plotėsoi kushtet.

    Kėto media dhe kėta opinionistė kohė pas kohe na i pėrplasin pėr fytyre do sondazhe e do hulumtime tė kryera nga do sharlatanė tė UNDP'sė kinse pėr rėnie drastike tė reputacionit tė Qeverisė, Kryeministrit dhe tė tė gjitha institucioneve qė funksionojnė nė kėtė shtet. Kohė pas kohe na i pėrplasin pėr fytyre do tė dhėna se kinse qytetarėt tashmė janė aq tė mllefosur sa mezi nuk po presin tė dalin nė rrugė dhe tė na heqin ne tė gjithėve prej vendeve tona tė punės. Qysh tė na heqin? Me pushkė, po qysh tjetėr… Mundėsisht tė na tėrheqin zvarrė nėpėr sheshin qendror. Kaq helm dhe kaq mllef ka nė shkrimet e tyre.

    Mirėpo, shyqyr prej Zotit qė ekziston njė moment kur kėta dijetarė dhe dinjitarė heshtin. Zakonisht ajo ditė ėshtė e diel dhe atė ditė flasin vetė qytetarėt me votėn e tyre, siē folėn nė Kaēanik dhe nė Ferizaj. Mjetet e informimit shndėrrohen nė armikun numėr njė tė analistėve. I urrejnė edicionet qendrore tė lajmeve dhe informacionin qė ato do tė japin se kėnd e ka mandatuar populli pėr udhėheqės tė tij. Nė fakt disa prej mediave mė me dėshirė nuk do tė tregonin fare pėr rezultatet, por janė tė bindura qė kjo gjė nuk do tė mund tė mbahet gjatė si sekret. Njė gjė tė tillė e pashė tė dielėn mbrėma nė njėrin prej televizioneve, qė ėshtė i afėrt me ēdo gjė qė pėrfaqėson anti-qeveri. Edicioni i lajmeve vetėm sa nuk u tha qė do tė fillojė me njė lajm tė kobshėm, me njė lajm tragjik: "PDK ka fituar qysh nė rrethin e parė". Kurse informacioni se PDK kishte fituar qė nė raundin e parė u dha nė mėnyrėn mė tė shkurtėr tė mundshme. Paramendojeni po tė ndodhte e kundėrta. Pra, sikur 16 pėrqindėshi tė ishte 52 pėr qind, apo sikur 5.3 pėrqindėshi tė ishte 53 pėr qind.

    Ja qė qytetarėt e Kaēanikut votuan pėr Partinė e xhabirave, kurse ata tė Ferizajt votuan pėr Partinė e xhemajlėve, e deri nesėr ata tė Skenderajt pėr Partinė e lushtakėve, ata tė Klinės pėr Partinė e bashotėve, e krejt nė fund, si po ecėn kėshtu trendi, qytetarėt e Kosovės do tė votojnė pėr Partinė e thaēėve.

    Nė kėtė shkrim nuk e kam ndėrmend ta shfajėsoj Xhabir Zharkun prej bėmave tė tij. Kjo ishte dhe ėshtė ēėshtje e gjykatave kompetente. Ato folėn, kurse Xhabiri shkoi. Ato folėn, kurse Bajrushi shkoi. Deri nesėr ato do tė flasin e do tė shkojnė edhe tė tjerė, prej tė gjitha kampeve politike. Mirėpo, u bė praktikė e mirė qė tė respektohen vendimet e gjykatave, edhe pse tjetėr rrugė nuk ka pos respektimit tė tyre. A ėshtė mirė pėr njė subjekt politik, kryetarėt e komunave tė tė cilit subjekt dėnohen pėr vepra penale? Aspak. A ndodhin gjėra tė tilla edhe nė vende tjera? Absolutisht ndodhin. Dikush dėnohet pėr plagjiaturė, njė tjetėr pėr aksident trafiku e i treti pėr fshehje tė tatimit.

    Dhe raste tė tilla ndodhin, nė forma pak mė bizare, edhe nė vendin tonė. Mirėpo, pėrgjegjėsia ėshtė dhe duhet tė jetė personale. Dhe u pa se kėshtu mendon edhe qytetari, i cili nuk ra nė grackėn e fushatės zgjedhore. Ai nė rastin e Kaēanikut zgjodhi tė votojė pikėrisht pėr partinė e xhabirave, e nė Ferizaj pėr atė tė xhemajlėve, por assesi nuk e mandatoi Partinė e Kim Jong Il-ave, Mao Zedong-ve, Fidel Castrove apo Hugo Chavez.

    Thėnė ndryshe, zgjedhjet nė Kaēanik dhe Ferizaj ishin njė demant i pashpirt ndaj gjithė atyre parashikimeve ogurzeza se qytetari ishte afėr shpėrthimit. Ēfarė sondazhesh janė ato qė nxjerrin kėso konstatimesh, kur nė komuna qė do tė quheshin tė ndryshueshme, PDK fiton qė nė raundin e parė.

    A ka dėshmi mė bindėse se partitė tjera kanė nevojė pėr tė reflektuar mė shumė sesa PDK pėr gabimet e tyre. LDK, e cila ndodhet kah fundi i reformave, arriti tė fitojė plot 5.3 pėr qind tė votave. Sa do t'i fitojė ky subjekt politik kur ta kryejė komplet ciklin e reformave? Duket qė secili prag do tė jetė i lartė pėr tė. VV ėshtė kryqėzuar nė ata numra, ndonėse nė vota tė pėrgjithshme ka rėnie, ndonėse pėr tė fituar vota e pėrdor retorikėn mė radikale tė mundshme.

    Ndoshta me kėtė gjuhė kjo lėvizje do tė mund tė asociojė nė ndonjė asociacion tė partive politike tė themeluar nga partia greke Agimi i Artė.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  6. #6

    e gjeta edhe tjetrėn...

    Partia ultra-demokratike e xhabirėve

    Nga, Arbėr Zaimi

    Faktet janė fakte, nė Kaēanik fitoi PDK-ja. Qė nė rrethin e parė, me 53 % tė votave. Partia e xhabirėve shėnoi suksesin e radhės, pas atij tė Ferizajt, e meqė askush nuk ka ndėrmend ta vė nė diskutim kėtė realitet fatkeq, xhabirologėt ia nisin tė diskutojnė me hijet qė i pėrndjekin nė imagjinatat e tyre aspak ngjyrashumė.

    Xhabirologėt e dinė mirė xhabirishten, edhe pse kur botojnė shkrime nėpėr gazeta tė pavarura, pėrdorin njė gjuhė pak mė njerėzore. Ama xhabirishtja ėshtė gjuha e tyre e brendshme, gjuha qė u shėnon ekzistencėn e ua dikton nevojėn pėr atė qė do tė mund ta quajmė “hubris i servilit”, arroganca e impotentit qė gėzohet pse shefi i vet nuk dhunon vetėm atė, po edhe tė tjerėt.

    Nė xhabirisht nuk ka nevojė tė thuhet, sepse ėshtė e mirėnjohur qė nė rastet kur dhuna shndėrrohet nė sistem, gjithnjė zgjedhjet i fiton zotėruesi i dhunės, mbajtėsi i skeptrit. Psh. njė xhabirolog i famshėm teksa mburrej me fitoret e partisė sė vet, pėrmendte se si populli nuk e paskėsh votuar kėsaj radhe partinė e Kim Jong Ilit, Mao Ce Dunit, Fidel Kastros apo Hugo Ēavezit. Kėsaj liste po i shtoj nga vetja edhe partitė e Enver Hoxhės, Josip Broz Titos, Josif Stalinit, bile edhe partinė famėmadhe tė Adolf Hitlerit. Tė gjitha kėto parti nuk fituan kėsaj radhe, sepse kėsaj radhe fitoi Partia e xhabirėve. Por - siē duhet ta dijė secili lexues - sa herė qė kėto parti tė renditura mė sipėr sipas diktatorėve janė paraqitur nė zgjedhje, ato kanė fituar bindshėm. Pa rreth tė dytė. I imagjinoj xhabirologėt e Koresė sė Veriut, tė cilėt tė frymėzuar nga hubrisi i sipėrpėrmendur ia nisin tė botojnė shkrime nėpėr gazeta se si edhe kėsaj radhe populli nuk e dėgjoi kritikėn perėndimore, se si edhe kėsaj radhe votoi liderin e pathyeshėm, pavarėsisht lapėrdhive qė e karakterizojnė klikėn e tij, se kėto lapėrdhi nė fund tė fundit janė pėrgjegjėsi personale etj. Edhe lideri gjithnjė i dėnon ca prej klikės sė vet, se ai fundi i fundit ėshtė ideali i sė drejtės mishėruar nė njė. Po kėshtu do ketė ndodhur edhe me xhabirologėt e Maos apo ata tė Adolfit.

    “Oh Zot i madh” do brengosen xhabirofilėt, “po si ka mundėsi qė ky po na krahasuaka regjimin tonė xhabirian me kėta monstra. Po ne jemi demokraci nė Kosovė, kėtė e thotė edhe vetė qeveria jonė, e thotė edhe media. Vetėm ata sharlatanėt e UNDP-sė nuk po e thonė”. Mirėpo, ekziston si fakt i vėzhguar e i vetėvėrtetueshėm qė secila nga diktaturat e mėsipėrme e ka mbajtur veten pėr demokraci, madje pėr demokraci tė nivelit tė lartė, si shembull pėr botėn. Po ashtu, edhe nė ato vende vetėm do sharlatanė perėndimorė e do opozitarė tė pandreqshėm kanė guxuar tė kritikojnė “realitetin”.

    Por, kjo bindje e xhabirofilėve nė fakt qėndron larg sė vėrtetės, ėshtė njė shtrembėrim i pamjes pėrmes njė optike iluzive, ėshtė nė fakt njė sėmundje qė i bėn vetė ata tė mos e kuptojnė se gjithnjė e mė shumė po e lėnė pas demokracinė e sė bashku me xhabirėt i afrohen diktaturės. Kėtė sėmundje halucinative po e quajmė xhabiropati dhe konsiderojmė qė ėshtė e transmetueshme gjatė marrėdhėnieve tė dhunshme a konsensuale pushtet-vartės, pra duhet tė ketė pėrhapje goxha tė gjerė nė partinė e xhabirėve qė ėshtė njė skenė ekstatike e pushtetit.

    Xhabiropatia nuk ka si shfaqje tė vetme faktin qė fiton shumicėn e votave. Ajo shfaqet fillimisht tek trembja e popullit pėrmes angazhimit tė personave tė dhunshėm, si vetė Xhabiri a shefi i tij. Shfaqet tek kėrcėnimet fshat mė fshat e familje mė familje. Shfaqet tek fenomeni qė nė kohė tė nazizmit u quajt berufsverbot, apo pėrjashtimi prej vendeve tė punės tė cilitdo qė nuk i pėrulet pushtetit tėnd (si nė Kosovė apo jo?). Shfaqet te fenomeni qė mund ta quajmė sot denksverbot, apo ndalimi i mendimit, dhe te pėrpjekja e xhabirologėve pėr ta etiketuar si tė dhunshme, si terroriste cilėndo alternativė qė nuk ėshtė ajo e tyrja.

    E mė sė fundi xhabiropatia shfaqet nė formėn e vet akute tek shushatja e shastisja e popullit, i cili le qė nuk merr pėrsipėr tė protestojė ndaj padrejtėsive, mjerimit e varfėrisė (e nėnta nga fundi Kosova e xhabirėve e qafirėve), por gjithnjė e mė pak del edhe qė tė votojė. Sepse nė vend qė qytetari tė edukohet e t’i lehtėsohet pjesėmarrja nė zgjedhje, atij i dėrgohen nė vendvotime xhabir-drejtorėt tė veshur me petkun e personelit ndihmės. I dėrgohen edhe truprojat e xhabirėve tė pushtetshėm qė tė kėrcėnojnė me gjithė dhunėn e tyre, sepse ditėn e votimit asnjė xhabir nuk ka nevojė pėr truprojė. Kėshtu ndodh qė bie numri i pėrgjithshėm i votuesve, bie numri edhe i forcave tė tjera, por numri i partisė ultrademokratike tė xhabirėve mbetet gjithnjė i njėjtė. Jo rrallė ky numėr pėrputhet me numrin e tė punėsuarve nė administratė e nė bizneset pranė pushtetit, shumėzuar pėr anėtarėt e familjes sė gjerė.

    Por, qė ta mbyllim siē e nisėm, faktet janė fakte. Ėshtė fakt qė gjithė xhabirologėve u duhet uruar fitorja e xhabirėve dhe e shefit tė tyre, ky rezultat qė pasqyron mė sė miri realitetin. Po ashtu ėshtė fakt qė vendi i vetėm ku mund tė depozitohet ajo pak shpresė qė ka mbetur gjallė ėshtė te idetė dhe aksionet e atyre qė nuk pajtohen me kėtė realitet e qė pėrpiqen pėrditė pėr ta ndryshuar atė.

    Autori ėshtė

    Koordinator i Komiteteve pranė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    debat shum interesant..

    do i lexoj me vemendje krejt kto diskutime e do e them mendimin..

    ..

    thx projekt..

    ..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    projekti e beni 33 dy matufat e forumit jan ba bashk njani prit e tjetri qit . Projekt tu e dit qe je njeri me emer si eshte e mundun me prue vehten ne nivel te benit e te do hajlazave tjere qe si dien as dy fjali me i shkrue pa sha e pa urrejt gjithqka qe ka perparue ne Kosove. Beni djali i asaj plakes qe u perlajke me secillin njeri ne forum e qe vlojke e kcejke si beni veq me ja permend rugoven tash jan ba me VV jo qe e dojn po qe esht kunder Kosoves , flamurit e kushtetutes. E ti projekt te gjithe e diem qe ki urrejtje ndaj gjithqkafi te mir ne Kosove , as ti se don VV por e urren Thaqin , e ki urrejtje personale se edhe ai i Drenices e sta ka qu asfalltin deri ne dhom te gjumit ose sta ka shti ujsjellsin ne shpi e tash leh .Me qene si ti isha mendu shume e shum e tani kisha shkrue se me ra ne nivel te benit33 eshte ma mire me dal cipri cullak neper suedi e norvegji a ku dreqi je ti.Marre per ty se per benin jemi msu qe eshte klysh kudre

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Ereza Lexo Postimin

    E dashur Erėza, personat karshi Kosovės pėr mua janė zero. Unė nuk kam urrejtje pėr askė tė veēantė, unė kam urejtje pėr secilin, pa marrė parasysh nga vjen ( a ėshtė drenicak, a llapjan, a anamoravas, a .... ), por qė e vret Kosovėn, e vjedh Kosovėn ( jo vetėm votėn ), ia merr kafshatėn e bukės nga goja fėmijės sė dėshmorit, e le nė varfėri tė skajshme luftėtarin ( ama ata luftėtarė qė vertet kanė qenė nė fronte lufte, jo ata qė e kanė parė luftėn nė Tv a nga hotelet e Tiranės )...

    Nuk ėshtė marre ta thuash tė vėrtetėn. Prandaj deri nė vdekje do ta bėjė kėtė sic e kam bėrė deri sot. Prandaj shkrimet dhe postimet e mia lexohen me shumė ėndje e dashamirėsi, prandaj secili lexues , kur postoj dicka, e lexon, sepse e di qė i sjell dicka interesante dhe me vlerė.

    Po nuk e kam tė qartė njė punė: pse juve nuk po ju pėlqen ky shkrim edhe pse ky shkrim/postim ėshtė i njė autori militant fanatik partiak i PDK-sė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 24-06-2012 mė 14:45
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dhuna nuk i shkon Vetėvendosjes
    05 Korrik 2012 10:55, Nga Armand Shkullaku
    Kur dhuna dhe konflikti justifikohen nė emėr tė interesave elektorale, mjafton tė pėrfytyrohet se si mund tė jetė parlamenti i ardhshėm. Nuk ėshtė ēudi qė Prishtina t’ia kalojė Tiranės.

    Kuvendi i Kosovės e humbi virgjėrinė javėn e kaluar kur katėr deputetė u pėrleshėn mes tyre nė ambientet e tij menjėherė pas pėrfundimit tė njė seance.

    Pavarėsisht nivelit tė diskutueshėm tė pėrfaqėsuesve tė popullit nė atė sallė, Kuvendi i Kosovės kishte arritur tė ruante njė lloj tolerance dhe respektimi tė kundėrshtarit politik, tė paktėn formalisht.

    Pas luftės, nė atė institucion tė zgjedhurit trashėguan bashkė me pėrkatėsinė partiake edhe armiqėsitė, konfliktet e vjetra, vrasjet, urrejtjen dhe shtysėn pėr hakmarrje. Ndarja mes kampeve nuk ishte thjesht politike, por mė shumė se kaq, ishte fizike, personale, e ngarkuar me emocione tė forta qė mund tė provokonin ngjarje tė paparashikueshme.

    Megjithatė, Kuvendi i Kosovės nė pjesėn mė tė madhe ruajti nė sytė e publikut njė komunikim tė pranueshėm, agresiv herė pas here por jo tė dhunshėm dhe konfliktual. Pėr dikė nga Shqipėria, krahasimi me parlamentin e Tiranės dhe komunikimi mes forcave politike atje, nuk ishte aspak pėr t’u mburrur.

    Nė Tiranė deputeti Azem Hajdari u qėllua me pistoletė brenda Kuvendit dhe mė pas u vra nė njė atentat para selisė sė partisė sė tij. Deputetėt janė goditur me grushta mes tyre pėrpara kamerave, garda e Republikės ėshtė detyruar disa herė tė intervenojė pėr tė shmangur pėrplasjet fizike, ndėrsa ato verbale as qė mund tė llogariten. Prishtina ofronte njė shembull tjetėr, deri javėn e kaluar kur katėr deputetė ia morėn atė pak nder tė mbetur institucionit tė parlamentit.

    Sherri mes deputetėve tė PDK dhe atyre tė Vetėvendosjes nuk ishte rrufe nė qiell tė pastėr. Ai ishte paraprirė nga njė atmosferė tensioni, e cila, pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė acaruar ndjeshėm vitin e fundit pas futjes sė VV nė Kuvend.

    Gjuha agresive, fyerjet personale, kėrcėnimet fizike u shtuan ndjeshėm kohėve tė fundit dhe ato nuk mund tė kishin vazhdim tjetėr veē rrahjes mes atyre qė normalisht duhen tė ishin elita e politikės. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė pėrcaktuar fajtorin, sepse tė gjithė janė fajtorė kur ndodhin ngjarje tė tilla tronditėse. Aq mė e lehtė mund tė duket tė ngarkosh me pėrgjegjėsi pjesėn e opozitės, kur dihet se nė pėrbėrjen e partisė nė pushtet kanė qenė prezentė vazhdimisht elementė tė dhunshėm e madje me tė kaluar kriminale. Por njė forcė politike si Vetėvendosja qė pretendon se vepron mbi njė platformė tė qartė politike, qė ka idetė e programet nė rend tė parė, qė pėrfaqėson njė grupim tė ri pa komplekse nga e shkuara dhe qė synon tė jetė shembull i mendimit politik tė artikuluar, nuk mund tė pėrgjigjet me tė njėjtėn monedhė dhe pėrfshirja nė ngjarje tė tilla ngre pikėpyetje tė mėdha.

    Pikėpyetja e parė ka tė bėjė me faktin se pėrfshirja e VV nė ngjarjen nė fjalė ishte njė aksident apo rrjedhojė e njė politike tė caktuar tė kėsaj lėvizje. Pavarėsisht pėrgjegjėsisė sė dy deputetėve problematikė tė PDK, qėndrimit tė kryetarit tė grupit parlamentar dhe heshtjes sė pritshme tė kryeministrit Thaēi, partia e tė cilit ka me bollėk individė tė tillė, nga lidershipi i Vetėvendosjes pritej njė distancim nga ēka ndodhi dhe mė sė paku njė vėrejtje e rėndė pėr dy deputetėt e saj qė pėrdorin dhe justifikojnė dhunėn qoftė edhe si reagim. Kjo nuk ndodhi, madje mė keq, nė njė intervistė pėr gazetėn Zėri, lideri i VV, Albin Kurti jepte shpjegime si ata fėmijėt nė shkollė pėrpara mėsuesit duke bėrė me gisht se kush filloi i pari. Ky e shtyu, ai iu afrua shumė afėr, ky e paksa ofenduar vazhdimisht, ai tjetri nuk duroi... Me pak fjalė Albin Kurti justifikon njė veprim qė duhet dėnuar, mbėshtet njė deputet qė me mburrje deklaroi para kamerave se nuk ishte rrahur por kishte rrahur dhe arrin kulmin kur me tone luftarake deklaron pėr Zėrin se “lėvizja VV ėshtė subjekti i vetėm qė kurrė nuk ėshtė frikėsuar e as nuk do t’u frikėsohet shėrbimeve sekrete partiake”. E nėse dhuna eskalon mė tej e nė vend tė grushtave pėrdoren armėt a ka mė kuptim tė diskutohet se kush e filloi i pari?

    Ajo qė beson Albin Kurti me siguri qė ėshtė ndryshe nga ajo qė ai deklaron. Dhuna, aq mė shumė kur manifestohet nga tė zgjedhurit e popullit, nuk pėrbėn njė medalje nė gjoksin e VV. Kurti po vuan pasojat e disa zgjedhjeve qė ndoshta ka qenė i detyruar t’i bėjė pėr arsye elektorale. Nėn efektin e tezės se “tė fortėt” mbledhin vota, nė VV aderuan edhe elementė qė sot nė Kuvend bėjnė kontrast tė fortė me deputetėt e tjerė tė kėsaj lėvizje. Ata nuk bėjnė ndonjė dallim me pjesėn problematike tė deputetėve tė PDK duke rrezikuar kėshtu ta shndėrrojnė VV nė njė parti si gjithė tė tjerat. Ku mund tė ndryshonte partia e Gashit dhe Kamishit nga ajo e Selimit e Krasniqit nėse tė dyja palėt kanė tė njėjtėn sjellje? Pse duhet votuar VV kur sot nė opozitė shfaq shenja dhe elementė qė PDK i ka si shprehje tė arrogancės sė pushtetit? Efektet elektorale kanė ndikuar tek pėrbėrja e grupit parlamentar tė VV, por edhe tek sjellja e kėsaj force politike nė sallėn e Kuvendit.

    Gjuha agresive, akuzat e rėnda, fryma refuzuese janė pėrdorur pėr tė krijuar imazhin e njė opozite tė fortė e tė pakompromis, tė njė force politike qė nuk e ndryshon karakterin e saj edhe kur futet nė institucione. Dhe si pasojė klima e kominikimit politik nė Kuvend ka degraduar dhe u pėrshkallėzua deri nė rrahje publike. Ndoshta nė llogaritė e VV kjo mėnyrė e tė bėrit politikė rezulton efektive, por tė shohėsh Albin Kurtin qė mbron “tė tijėt” nė njė skandal tė atyre pėrmasave, ndryshimi aq shumė i predikuar vihet nė dyshim. Kur dhuna dhe konflikti justifikohen nė emėr tė interesave elektorale, mjafton tė pėrfytyrohet se si mund tė jetė parlamenti i ardhshėm. Nuk ėshtė ēudi qė Prishtina t’ia kalojė Tiranės.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •