ARTAN LAME - Babai im zbriti nė Tiranė nė vitin 1958. Nuk zuri tokė pa leje, se asokohe fjala pa leje nuk ekzistonte. Megjithėse vinte nga fshati, nuk iu imponua qytetit, por pėrkundėr, qyteti e zbuti dhe e shtroi ndėn rregullat e veta.
Ishte i ri, bėri shkollė, filloi punė, pastaj bleu njė shtėpi tė vogėl nė qytet. Megjithėse ishte koha e pushtetit tė punėtorėve qė iu shtypte kokėn pronarėve, shtėpinė im atė e bleu nga njė familje ish-pronare dhe me para nė dorė. Nė atė shtėpi linda unė. Ime mė ishte e lindur dhe rritur nė Tiranė. Ajo kujton qė, pėr tė rregulluar ato dy dhoma tė shtėpisė sė vockėl, susta e krevatit gjatė ditės pėrdorej pėr tė situr rėrėn e llaēit, ndėrsa natėn nė tė flija unė i porsalinduri. Unė e fillova jetėn nė Tiranė dhe shkollėn nė Shkollėn Kosova, ndėr mė tė vjetrat dhe tė fismet shkolla tė qytetit. E kishin ndėrtuar italianėt pushtuesit pra dhe e prishėn shqiptarėt nė vitin 2000.
Unė u rrita nė Rrugėn e Elbasanit, duke lozur e harbuar mes shokėsh nėpėr Parkun e Liqenit qė ne, banorėt e atyre anėve, kishim fatin ti ndodheshim fare pranė. Vite mė pas, vazhdova gjimnazin Petro Nini Luarasi, qė edhe ky na jepte mundėsinė qė sa herė i shmangeshim ndonjė ore mėsimi tė vraponim lart nga Kodrat e Liqenit. Midis pemėve tė larta e hijeshuma, ku lėviznin pensionistė tė ngeshėm me nipėr e mbesa dhe ku tė dielave dyndeshim tė gjithė tiranasit pėr tė kaluar fundjavėn mes pemėve dhe gjelbėrimit.
Ishte diktaturė ajo kohė, e kish tė kėqija shumė, por tim atė dhe shumė tė tjerė i ktheu nga fshatarė nė qytetarė dhe parqet e lulishtet i ēoi edhe atje ku skish as fije bari pėr be. Edhe pyjet i shtoi e i shumoi sa ska mė.
Pastaj erdhi Demokracia. Nė 20 vjet bėmė tė gjitha ēnuk kishin lėnė pa bėrė nė 50 vjet. Premė pyje e shkatėrruam shkolla e spitale, dogjėm stalla e plaēkitėm depo, e ēuam vėndin nė kuotėn 0 dhe pėrtej saj madje. Ata qė nuk kishin zbritur dot nga malet se Diktatura me pa tė drejtė i kish mbajtur tė mbėrthyer aty, zunė tė zbresin fushave e tė rrethojnė qytetet. Por nėse njė qytet mund tė zbusė e tė tresė brenda vetes ēdo vit 100 apo edhe 1000 tė egjėr, po ti sulen 10 mijė a 20 mijė nė vit, ska ēu bėn mė, do bjerė ndėn barrėn e tyre. Kėshtu u ngjau edhe qyteteve tona. Tirana qė ia kish dalė tė zbuste ēdo vit 100 si im atė dikur, tani u gjend me 100 mijė tė tillė tek portat. Dhe qė si ndalonte mė askush. Pasi prenė pyjet e maleve tė tyre, shkretuan dhe zunė pa leje tokat pėrreth qytetit tim.
U pėrpoqėm tu themi se nuk bėhej kėshtu kjo punė, se do dilnim tė humbur tė gjithė po vazhduam kėshtu, por sna i vuri veshin njeri. Ndokund, kur dikush u pėrpoq tė kundėrshtonte e hoqėn qafe fare. Mbaj mend njė ish-pronar nė Bathore qė, kur kėrkoi qė ti paguanin tokėn e zėnė me dhunė, i thanė: Ti ke njė djalė unė kam katėr, do mė vrasėsh njė por tre tė tjerėt do tė tė shuajnė gjithė shtėpinė. Iku ish-pronari e su duk mė.
Unė dua ti ndihmoj ata tė ardhurit qė tė mund ti bashkohen qytetit tim. Ata nuk duan. Por edhe nėse duan, nuk i lėnė. Ai qė ju prin ka vetėm njė mundėsi qė ti sundojė dhe kjo ėshtė ti lerė tė egėr. Po u zbutėn ata, bėhen qytetarė dhe nuk e durojnė mė ti prijė ai.
Unė nuk kam shkuar tė zė pa leje tokėn e tyre atje nė male (le qė edhe po tė doja, nuk do mė linin, po do mė pėrcillnin me njė plumb ballit). Po ata, pse po vijnė e po zėnė tė gjithė tokėn e qytetit tim?! Unė nuk kam qenė asnjėherė nė malet e tyre pėr tė prerė pemėt e tyre. Edhe kur kam shkuar nė malet ku ka pas lindur im atė, jam pėrpjekur tė mbroj ēdo pemė qė mundja. Po ata pse po vijnė tė mė presin pemėt e mia?
Ca vite mė parė, njė pjesė e Parkut tė Liqenit u rrethua me njė mur betoni. Muri ishte vėrtet shumė i shėmtuar, por tė paktėn e frenoi pėr ca vjet prerjen barbare tė pemėve. Nė tė gjithė botėn, qė nga kohėt mė tė lashta, njerėzit kanė ngritur mure pėr tu mbrojtur nga pyjet. Kėtu u detyruam tė ngremė mure pėr tė mbrojtur pyllin nga njerėzit. E shihni sa keq ka arritur puna?! Tani edhe murin e betonit e prishėn, edhe pemėt i masakruan. Unė jam rritur me pemėt e Parkut tė Liqenit. Tani ata po vijnė tė mi presin edhe ato.
Edhe mė keq madje. Kam parė dikur njė dokumentar tė vitit 1936, nė tė cilin shihej njė malėsor ndėrsa po priste njė pemė. Para se ta priste, bėri kryq e pastaj zuri sėpatėn me dorė. Nė atė gjest shihej sidoqoftė njė lloj respekti i njeriut tė malit pėr pemėn. Ndėrsa Pemėt e Parkut kėta tė egrit e sotėm nuk po i presin, thjesht po i shkulin dhe thyejnė. Ju vėnė fadromėn ti godasė e shtyjė derisa ato tė gjorat pemė pėrkulen e jepen, derisa thyhen e shkulen. Pema ėshtė gjė e gjallė dhe meriton respekt, nė mos tjetėr pėr hijen e gjelbėrimin qė u ka dhėnė kaq brezave atje nė Park. Ti thyesh me fadromė, ėshtė si tė vrasėsh lopėt nė thertore jo me thikė a me goditje elektrike, por duke i goditur me kazmė nė bark apo me ēekiē nėpėr kėrcitė e kėmbėve derisa tė japin shpirt.
Rruga qė thonė se do bėjnė, shkatėrron edhe rrethimin e Parkut tė Pallatit tė Brigadave. Nėse italianėt pushtonjėsit pra nuk do tė kishin bėrė atė Pallat dhe atė Park, natyrisht qė sot e gjithė ajo zonė do tė ishte zėnė me ndėrtime, siē ėshtė zėnė ēdo centimetėr nė krahun tjetėr tė rrugės. Dhe, pėr tė mos prishur capak ndėrtime pa leje nė atė krah tė rrugės, do tė shkatėrrojnė rrethimin e Pallatit tė Brigadave. Unė nuk kam shkuar atje nė male tė prish kopshtet tuaja. Po ju, pse vini e prishni monumentet e qytetit tim?
Nė histori tė njerėzisė sa herė ėshtė pėrballur qytetėrimi me barbarinė, barbarėt kanė fituar. Nėse ndonjėherė ka ndodhur ndryshe, kjo ka ngjarė vetėm kur edhe tė qytetėruarit, pėr tė mbijetuar, kanė pėrdorur mjetet e tė egėrve. Unė kėtė nuk e bėj dot. Qytetėrimi ynė nuk u tregua aq i fortė sa tė fitonte mbi tė egrit. Ndaj, meqė me dhunė nuk i mbaj dot, po pėrpiqem me mjetin qė di, me tė folur dhe tė shkruar: Mos i prisni pemėt e mia.
Krijoni Kontakt