Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Mos i prisni pemėt e mia!

    ARTAN LAME - Babai im zbriti nė Tiranė nė vitin 1958. Nuk zuri tokė pa leje, se asokohe fjala “pa leje” nuk ekzistonte. Megjithėse vinte nga fshati, nuk iu imponua qytetit, por pėrkundėr, qyteti e zbuti dhe e shtroi ndėn rregullat e veta.

    Ishte i ri, bėri shkollė, filloi punė, pastaj bleu njė shtėpi tė vogėl nė qytet. Megjithėse ishte koha e “pushtetit tė punėtorėve qė iu shtypte kokėn pronarėve”, shtėpinė im atė e bleu nga njė familje ish-pronare dhe me para nė dorė. Nė atė shtėpi linda unė. Ime mė ishte e lindur dhe rritur nė Tiranė. Ajo kujton qė, pėr tė rregulluar ato dy dhoma tė shtėpisė sė vockėl, susta e krevatit gjatė ditės pėrdorej pėr tė situr rėrėn e llaēit, ndėrsa natėn nė tė flija unė i porsalinduri. Unė e fillova jetėn nė Tiranė dhe shkollėn nė Shkollėn Kosova, ndėr mė tė vjetrat dhe tė fismet shkolla tė qytetit. E kishin ndėrtuar italianėt – pushtuesit pra – dhe e prishėn shqiptarėt nė vitin 2000.

    Unė u rrita nė Rrugėn e Elbasanit, duke lozur e harbuar mes shokėsh nėpėr Parkun e Liqenit qė ne, banorėt e atyre anėve, kishim fatin t’i ndodheshim fare pranė. Vite mė pas, vazhdova gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, qė edhe ky na jepte mundėsinė qė sa herė i shmangeshim ndonjė ore mėsimi tė vraponim lart nga Kodrat e Liqenit. Midis pemėve tė larta e hijeshuma, ku lėviznin pensionistė tė ngeshėm me nipėr e mbesa dhe ku tė dielave dyndeshim tė gjithė tiranasit pėr tė kaluar fundjavėn mes pemėve dhe gjelbėrimit.

    Ishte diktaturė ajo kohė, e kish tė kėqija shumė, por tim atė dhe shumė tė tjerė i ktheu nga fshatarė nė qytetarė dhe parqet e lulishtet i ēoi edhe atje ku s’kish as fije bari pėr be. Edhe pyjet i shtoi e i shumoi sa s’ka mė.

    Pastaj erdhi Demokracia. Nė 20 vjet bėmė tė gjitha ē’nuk kishin lėnė pa bėrė nė 50 vjet. Premė pyje e shkatėrruam shkolla e spitale, dogjėm stalla e plaēkitėm depo, e ēuam vėndin nė kuotėn “0” dhe pėrtej saj madje. Ata qė nuk kishin zbritur dot nga malet se Diktatura me pa tė drejtė i kish mbajtur tė mbėrthyer aty, zunė tė zbresin fushave e tė rrethojnė qytetet. Por nėse njė qytet mund tė zbusė e tė tresė brenda vetes ēdo vit 100 apo edhe 1000 tė egjėr, po t’i sulen 10 mijė a 20 mijė nė vit, s’ka ē’u bėn mė, do bjerė ndėn barrėn e tyre. Kėshtu u ngjau edhe qyteteve tona. Tirana qė ia kish dalė tė zbuste ēdo vit 100 si im atė dikur, tani u gjend me 100 mijė tė tillė tek portat. Dhe qė s’i ndalonte mė askush. Pasi prenė pyjet e maleve tė tyre, shkretuan dhe zunė pa leje tokat pėrreth qytetit tim.

    U pėrpoqėm t’u themi se nuk bėhej kėshtu kjo punė, se do dilnim tė humbur tė gjithė po vazhduam kėshtu, por s’na i vuri veshin njeri. Ndokund, kur dikush u pėrpoq tė kundėrshtonte e hoqėn qafe fare. Mbaj mend njė ish-pronar nė Bathore qė, kur kėrkoi qė t’i paguanin tokėn e zėnė me dhunė, i thanė: “Ti ke njė djalė unė kam katėr, do mė vrasėsh njė por tre tė tjerėt do tė tė shuajnė gjithė shtėpinė”. Iku ish-pronari e s’u duk mė.

    Unė dua t’i ndihmoj ata tė ardhurit qė tė mund t’i bashkohen qytetit tim. Ata nuk duan. Por edhe nėse duan, nuk i lėnė. Ai qė ju prin ka vetėm njė mundėsi qė t’i sundojė dhe kjo ėshtė t’i lerė tė egėr. Po u zbutėn ata, bėhen qytetarė dhe nuk e durojnė mė t’i prijė ai.

    Unė nuk kam shkuar tė zė pa leje tokėn e tyre atje nė male (le qė edhe po tė doja, nuk do mė linin, po do mė pėrcillnin me njė plumb ballit). Po ata, pse po vijnė e po zėnė tė gjithė tokėn e qytetit tim?! Unė nuk kam qenė asnjėherė nė malet e tyre pėr tė prerė pemėt e tyre. Edhe kur kam shkuar nė malet ku ka pas lindur im atė, jam pėrpjekur tė mbroj ēdo pemė qė mundja. Po ata pse po vijnė tė mė presin pemėt e mia?

    Ca vite mė parė, njė pjesė e Parkut tė Liqenit u rrethua me njė mur betoni. Muri ishte vėrtet shumė i shėmtuar, por tė paktėn e frenoi pėr ca vjet prerjen barbare tė pemėve. Nė tė gjithė botėn, qė nga kohėt mė tė lashta, njerėzit kanė ngritur mure pėr t’u mbrojtur nga pyjet. Kėtu u detyruam tė ngremė mure pėr tė mbrojtur pyllin nga njerėzit. E shihni sa keq ka arritur puna?! Tani edhe murin e betonit e prishėn, edhe pemėt i masakruan. Unė jam rritur me pemėt e Parkut tė Liqenit. Tani ata po vijnė tė m’i presin edhe ato.

    Edhe mė keq madje. Kam parė dikur njė dokumentar tė vitit 1936, nė tė cilin shihej njė malėsor ndėrsa po priste njė pemė. Para se ta priste, bėri kryq e pastaj zuri sėpatėn me dorė. Nė atė gjest shihej sidoqoftė njė lloj respekti i njeriut tė malit pėr pemėn. Ndėrsa Pemėt e Parkut kėta tė egrit e sotėm nuk po i presin, thjesht po i shkulin dhe thyejnė. Ju vėnė fadromėn t’i godasė e shtyjė derisa ato tė gjorat pemė pėrkulen e jepen, derisa thyhen e shkulen. Pema ėshtė gjė e gjallė dhe meriton respekt, nė mos tjetėr pėr hijen e gjelbėrimin qė u ka dhėnė kaq brezave atje nė Park. T’i thyesh me fadromė, ėshtė si tė vrasėsh lopėt nė thertore jo me thikė a me goditje elektrike, por duke i goditur me kazmė nė bark apo me ēekiē nėpėr kėrcitė e kėmbėve derisa tė japin shpirt.

    Rruga qė thonė se do bėjnė, shkatėrron edhe rrethimin e Parkut tė Pallatit tė Brigadave. Nėse italianėt – pushtonjėsit pra – nuk do tė kishin bėrė atė Pallat dhe atė Park, natyrisht qė sot e gjithė ajo zonė do tė ishte zėnė me ndėrtime, siē ėshtė zėnė ēdo centimetėr nė krahun tjetėr tė rrugės. Dhe, pėr tė mos prishur capak ndėrtime pa leje nė atė krah tė rrugės, do tė shkatėrrojnė rrethimin e Pallatit tė Brigadave. Unė nuk kam shkuar atje nė male tė prish kopshtet tuaja. Po ju, pse vini e prishni monumentet e qytetit tim?

    Nė histori tė njerėzisė sa herė ėshtė pėrballur qytetėrimi me barbarinė, barbarėt kanė fituar. Nėse ndonjėherė ka ndodhur ndryshe, kjo ka ngjarė vetėm kur edhe tė qytetėruarit, pėr tė mbijetuar, kanė pėrdorur mjetet e tė egėrve. Unė kėtė nuk e bėj dot. Qytetėrimi ynė nuk u tregua aq i fortė sa tė fitonte mbi tė egrit. Ndaj, meqė me dhunė nuk i mbaj dot, po pėrpiqem me mjetin qė di, me tė folur dhe tė shkruar: Mos i prisni pemėt e mia.
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  2. #2
    Na e ka mbush mendjen me kete shkrim ky Tanja i Lamajve! Permes ketij shkrimi ai synon ashtu si paraardhesit e tij dhe bashkemendimtaret e tij qe te ndjelle urrejtje dhe te degradoje ata shqiptare qe sipas Lames "erdhen nga malet" dhe "po ja presin atij pemet"!

    Kulmi!

    Sipas tij regjimi komunist krijoi nje "qytetari" te re tiranase e cila thithte dhe kulturonte nga 100 "ardhacake malesh"!

    Regjimi komunist o Lame nuk krijoi asnje lloj qytetarie, por krijoi pseudoqytete tip kazermash dhe gulagesh, ku fqinji ruante fqinjin, ku miku spiunonte mikun, ku shoku tradhetonte shokun!

    Vertete mbilleshin peme, por shkaterrimi dhe rrenimi masiv qe u eshte bere pyjeve shqiptare, livadheve dhe kullotave, mban vulen Made in PPSH dhe mos harro se mbi te gjitha priteshin njerez!
    Vriteshin dhe priteshin deputete opozitare, tregetare, njerez te artit dhe kultures, shqiptare te ditur e te shkolluar ne shkollat perendimore!
    Varej ne menyren me barbare nje mesues qe kundershtonte regjimin ne vitin 1988!

    Tiranen dhe te gjitha qytetet e fshatrat shqiptare ju i shkallmuat o Lame! Qytetaria eshte vrare duke filluar nga 8 Nentori 1941!

    Nuk keni moral!

    As ti e as Tan Shkreli nuk keni moral! Kurre nuk e ngritet zerin para masakres urbane qe ngjau dhe vazhdon te ngjaje anekend Shqiperise, mirepo juve ju therret sms i kryetarit dhe doemos qe jeni te detyruar te derdhni lot krokodili.

    Ndersa pushteti lokal i Tiranes e ka per detyre qe te njoftoje qytetaret per akte tilla, nese kane qene legale apo ilegale!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 24-06-2012 mė 14:03

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nuk keni moral!

    As ti e as Tan Shkreli nuk keni moral! Kurre nuk e ngritet zerin para masakres urbane qe ngjau dhe vazhdon te ngjaje anekend Shqiperise, mirepo juve ju therret sms i kryetarit dhe doemos qe jeni te detyruar te derdhni lot krokodili.

    Ndersa pushteti lokal i Tiranes e ka per detyre qe te njoftoje qytetaret per akte tilla, nese kane qene legale apo ilegale!



    shurraqet e edvin rames,kane goje te flasin per ambientin,ku ta shikosh tiranen nga dajti apo nga sky tower,vetem beton e pallate te shef syri.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 24-06-2012 mė 14:14

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marie ti mir bere qe e solle kte artan lamen..

    mirpo ki m.uti sa qe kapomafiozi i betonimit edvin rama kryebashkiak..nuk u ndje kurre as per shkoll kosova as per lisa e as per peme.. e lule e bar..

    tani qe erdhi lulua..ki mjaullin si ambjentalist..

    sa keq kur per tema me kaq ndjeshmeri sikurse mbrotja e natyres..grijn sallat.. bashkpuntoret e shkatrrusve te natyres.. sikurse lamja.. ki servil i edvinos..

    vetem njerit i ka hije te flase.. tos lubonjes.. sepse dhe kur ish edvinua foli..dhe tani po flet..

    ..

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Dhe sipas mėndjes tėnde meqė nuk paska folur atėher nuk paska tė drejtė tė flasi tani ??
    Ē'ėshtė kjo logjik qė pėrdorni ?

    Pyetja shtrohet a ka bėrė mirė apo keq bashkia qė ka shkatėrruar gjithė atė gjelbėrim??

    Luli sikur do e bėnte jeshil Tiranėn mo Brar, ēne tani paska kthier mėndje dhe dashka ta bėjė blu nė gri??

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Dhe sipas mėndjes tėnde meqė nuk paska folur atėher nuk paska tė drejtė tė flasi tani ??
    Ē'ėshtė kjo logjik qė pėrdorni ?

    Pyetja shtrohet a ka bėrė mirė apo keq bashkia qė ka shkatėrruar gjithė atė gjelbėrim??
    Luli sikur do e bėnte jeshil Tiranėn mo Brar, ēne tani paska kthier mėndje dhe dashka ta bėjė blu nė gri??
    pyetja shtrohet '' a duhet te zgjerohet rruga e elbasanit apo te ngelet ne stadin qe ka..pergjigju kesaj pyetje ti dhe lamja dhe pastaj thuaj '' mos mi prek pemet e mia...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    pyetja shtrohet '' a duhet te zgjerohet rruga e elbasanit apo te ngelet ne stadin qe ka..pergjigju kesaj pyetje ti dhe lamja dhe pastaj thuaj '' mos mi prek pemet e mia...
    Je i sigurt ti mjeshtėr se nuk kishte mundėsi tė tjera??
    Dhe e dyta pse nuk bėhen publike vendimet por veprohet nė heshtje??

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Dhe sipas mėndjes tėnde meqė nuk paska folur atėher nuk paska tė drejtė tė flasi tani ??
    Ē'ėshtė kjo logjik qė pėrdorni ?
    lame e shkreli ishin bashkautore te betonizimit te tiranes,jo thjesht vezhgues e qytetare pasive,dhe tani na dalkan si engjuj mbrojtes te natyres pffff

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Je i sigurt ti mjeshtėr se nuk kishte mundėsi tė tjera??
    Dhe e dyta pse nuk bėhen publike vendimet por veprohet nė heshtje??
    ne fakt une nuk e di nese ka nje alternative tjeter pasi nuk jam arkitekt..di faktin qe rruga e elbasanit kalon ne mes te presidences dhe varrezave te deshmoreve te kombit..po te shkosh nga njera ane do demtosh keto varreza , po te shkosh ne anen tjeter do demtosh rrethimin e parkut..ngelet te behet nje ure e madhe nga ura e lanes deri ne sauk..dhe ne si fuqi e madhe ndertuese do e bejme ne shekullin e ardhshem..eshte shume e lehte te konstatosh por pak e veshtire te japesh zgjidhje..keta trimat ambjentaliste mire qe konstatojne por te mundohen te japin edhe zgjidhje...te jesh i sigurte qe nuk ka njeri ne bote qe deshiron prerjen e pemeve she shkaterrimin e gjelberimit..

    pyetja qe une te bera ty dhe lamces ishte '' a duhet zgjeruar rruga apo jo ''..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    pyetja qe une te bera ty dhe lamces ishte '' a duhet zgjeruar rruga apo jo ''..
    Ore po sa qef qė keni tė shisni tangėrllik, pse duhet tė pyetem unė dhe Lame dhe aq mė pak nga ti?? Ē'lidhje ka pyetja qė mė drejton mua me faktin e prerjes sė pemėve?? Ja e zėm se tu pėrgjigja unė nė emėr tė "Lamēes" siē paske qef ta quash dhe ēa pastaj??
    Mė e udhės (sipas mendimit tim) ėshtė tė thuash atė qė mendon ti nė lidhje me temėn dhe kaq, kur ta takosh "Lamēen" pyete se si e mendon.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •