Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Shqipëri: Ndryshime në qeveri, Flamur Noka emërohet Ministër i Brendshëm

    Ndryshimet ne qeveri

    Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha emëroi sot deputetin demokrat Flamur Noka ministër të Brendshëm, post i cili kishte mbetur vakant pas zgjedhjes së zotit Bujar Nishani si president i ri i vendit. Zoti Noka, 41 vjecar, është diplomuar për mjekësi, profesion të cilin e ka ushtruar vetëm tre vjet. E gjithë eksperienca e tij në punë përmblidhet në angazhimet në strukturat e partisë demokratike, ku aktualisht është dhe sekretar organizativ i saj.

    Përveç emrit të zotit Noka, kryeministri i ka dërguar presidentit Topi edhe emrat e tre ministrave të tjerë të propozuar mbrëmë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ministër i Jashtëm i vendit do të jetë Edmond Panariti, nënkryetar aktual i Bashkisë së Tiranës, i diplomuar në mjekësi veterinare, me një karrierë akademike, por pa asnjë eksperiencë të mëparshme diplomatike. Ministri aktual Edmond Haxhinasto kalon tek ministria e Ekonomisë.

    Në ministrinë e Shëndetësisë shkon deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ku zëvëndëson zotin Petrit Vasili, i cili rikthehet për të mbuluar funksionet partiake. Jashtë kabinetit qeveritar mbetet ministri i Ekonomisë Nasip Naço, i cili pritet të rimarrë funksionin e nënkryetarit të parlamentit.

    www.zeriamerikes.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 23-06-2012 më 17:08
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Per nje gje i heq kapelen skraparlliut hallall te gjithe te tijet i futi ne ministrira
    hallall
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Per nje gje i heq kapelen skraparlliut hallall te gjithe te tijet i futi ne ministrira
    hallall
    Perner, u dha munsin te gjithve te pakten 1 here. I lumt.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Perner, u dha munsin te gjithve te pakten 1 here. I lumt.
    E them pa ironi vlla
    i lumte
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Jo me kot termi i Tosit, Levizja e Skraparllinjve te Inatosur haha
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Jo me kot termi i Tosit, Levizja e Skraparllinjve te Inatosur haha
    skrapallinjte kane nje te mire, e duan shqiperine me shume se te tjeret.
    me mire te behen ministra skrapallinjte se sa ata qe jane me origjine bullgare apo greke.

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ndryshimet ne qeveri

    Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha emëroi sot deputetin demokrat Flamur Noka ministër të Brendshëm, post i cili kishte mbetur vakant pas zgjedhjes së zotit Bujar Nishani si president i ri i vendit. Zoti Noka, 41 vjecar, është diplomuar për mjekësi, profesion të cilin e ka ushtruar vetëm tre vjet. E gjithë eksperienca e tij në punë përmblidhet në angazhimet në strukturat e partisë demokratike, ku aktualisht është dhe sekretar organizativ i saj.

    Përveç emrit të zotit Noka, kryeministri i ka dërguar presidentit Topi edhe emrat e tre ministrave të tjerë të propozuar mbrëmë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ministër i Jashtëm i vendit do të jetë Edmond Panariti, nënkryetar aktual i Bashkisë së Tiranës, i diplomuar në mjekësi veterinare, me një karrierë akademike, por pa asnjë eksperiencë të mëparshme diplomatike. Ministri aktual Edmond Haxhinasto kalon tek ministria e Ekonomisë.

    Në ministrinë e Shëndetësisë shkon deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ku zëvëndëson zotin Petrit Vasili, i cili rikthehet për të mbuluar funksionet partiake. Jashtë kabinetit qeveritar mbetet ministri i Ekonomisë Nasip Naço, i cili pritet të rimarrë funksionin e nënkryetarit të parlamentit.

    www.zeriamerikes.com



    Po Mulin ku e gjeti Sala per Minister te Brendshem ???!!!???

    Pak çuna ka PD per ate post !!! Bah ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Elektoralizmi i Kryeministrit

    Artur Zheji

    Lexova me vëmendje intervistën e deputetit demokrat Mark Marku. Brenda respektit për integritetin e personit dhe të mendimeve të tij, të cilin e perceptoj pro një PD-je edhe më të fortë, edhe më elektorale, edhe më demokratike, ngritën krye disa perceptime të tjera, të kahershme dhe më të reja në llojin e tyre. Këto perceptime lidhen me liderin absolut të kësaj partie, Sali Berishën.

    Tashmë, Doktori dhe Partia Demokratike, janë një lidhje e pandashme. E tipit, si mishi me kockën. Dhe kocka apo ashti, apo kollona vertebrale e kësaj partie, duam s’duam, është ai, Sali Berisha. Duket emfatike po është realiste dhe konstatim i drejtpërdrejtë.

    Sepse kush u shkëput prej tij, u shkëput në fakt nga partia, që mbeti gjithmonë rreth tij. Aq sa mbeti, aq sa qëndroi. Gjithmonë e ‘rrezikshme’ dhe gjithmonë parti e madhe dhe me peshë.Kushe braktisi Berishën, në vitin e zymtë ’97, në fakt braktisi Partinë Demokratike.Kushu kthye te Sali Berisha, u kthye edhe te Partia Demokratike. Pati shumë prova dhe sprova për të vërtetuar të kundërtën. Që ai dhe partia, janë dy entitete të ndryshme dhe të ndashme.

    Pati shumë përpjekje, të respektueshme ose jo, ballore apo tinzare, për të ndarë Berishën nga Partia Demokratike dhe Partinë Demokratike nga Sali Berisha. Mirëpo asnjëra prej tyre nuk funksionoi. Asnjëherë dhe për asnjë çast të vetëm.

    Nuk mund të themi nëse ishte apo është mirë apo keq, që ishte apo është kështu. Fakti historik mbi 20 vjeçar dhe i papërgënjeshtrueshëm, është kokëfortë. Me të mirat dhe me të këqijat e veta, me triumfet apo disfatat, me rrokje lartësish apo rrokullisje, me Pushtet apo Opozitë, me konflikt apo paqe, duhet pohuar se kjo Parti Demokratike që njohim sot, pa Sali Berishën, ashtu si ishte dhe ashtu si është, pa virtuozizmat apo defektet e tij, pa Sali Berishën pra, nuk mund të ekzistojë.

    Është pra një rast unikal, që kapiteni është edhe konstruktor, edhe bashkëjetues i pandashëm i anijes që e mbart në fitore apo në humbje, në detra të qetë apo në vorbullnaja, në porte ekzotike apo rrugëhumbur në stuhira.

    Në këtë këndvështrim, ku preferoj të jem vëzhgues dhe si gazetar kam qenë realisht një vëzhgues 20 vjeçar, Partia Demokratike duket si e derdhur në një kallëp bronxi së bashku me liderin e saj. Partia nuk ‘çlirohet’ dot nga ai, themeluesi dhe kapiteni dhe ai, nuk çlirohet dot nga partia. Anija e sukseseve apo humnerave, e fishekzjarrëve apo e kërcënimeve funerale.

    Është kjo një gjë e mirë, e shëndetshme dhe demokratike? Ndoshta po, ndoshta jo. Mirëpo duke llogaritur vitet e mbajtjes së pushtetit dhe numrin e votave, një gjë është e sigurt: ‘në realitetin shqiptar ka rezultuar e suksesshme!’

    Duket sikur Berisha është gjithmonë një kat më lart se të tjerët, diku në një majë virtuale dhe i paprekshëm nga psherëtimat apo kontestimet e të pakënaqurve. Kujdes, të pakënaqurit dhe kritikët e të gjitha kohërave, si dhe mendimi i Pakicës, në qerthullin e një Shumice amorfe, janë padyshim të ngjashmit e mi.

    Por me fakte dhe shifra në dorë, duke gjykuar politikisht dhe historikisht, askush nga Partia Demokratike, jashtë, pa apo kundër Berishës, nuk e ka fituar dot betejën e madhe ndaj Berishës. Është ky një frustracion për sfidantët? Sigurisht që po. Është ky, të sfiduarit, një trend që duhet të vazhdojë? Sigurisht që po.

    Partia Demokratike nuk është një pronë e Berishës, kjo dihet dhe duhet të dihet. Por pa lidershipin, zgjidhjet, zgjedhjet dhe gabimet e Berishës, kjo parti do të ishte ndryshe. Do të ishte një parti tjetër dhe askush nuk di të thotë nëse do të mund të fitonte dot ndonjë palë zgjedhje, kjo parti tjetër, apo kjo parti e tjetërsuar.

    Sepse Berisha kur fiton, vërtet e aklamon i pari fitoren, qarkuar pasurisht me dafinat përkatëse, por edhe kur humb, nuk çohet asnjëherë nga tavolina pa paguar ai vetë faturën dhe kostot politike apo personale, deri në qindarkën e fundit.

    Sepse për çdo gjë që ndodh, për faj të zgjedhjeve apo zgjidhjeve të tija, qofshin të gabuara apo të ngutura, Kryeministri përballet vetë dhe drejtpërdrejtë me pasojat. Në të mirë e në të keq dhe pa fshehur kokën si struci. Cilësi të cilën, akoma askush nuk e ka në Partinë Demokratike.

    Duke vlerësuar edhe njëherë kriticizmin konstruktiv (me disa përjashtime emrash) të Mark Markut, mendoj se është vërtet koha për një debat në Partinë Demokratike. Një debat të hapur, të përgjegjshëm dhe të ndershëm meritokratik. Por duke e përfshirë dhe jo duke e përjashtuar Sali Berishën. Sepse, detyrohem ta përsëris edhe pse perceptoj reagim mosaprovues, mishi nuk ndahet nga kocka në një organizëm të gjallë.

    Nuk mund të ketë një rithemelim të Partisë Demokratike, pa themelin dhe themeluesin Berisha. Sepse Partia Demokratike është sot një parti berishiste, është e kotë të kultivohen iluzione të tjera dhe krejt të ndryshme nga realiteti kokëfortë i fakteve kokëforta dhe me qëndrueshmëri historike.

    Është ky modeli më i mirë në konstitucionin e një partie?! Personalisht do të preferoja një strukturë më të moderuar. Por të tilla nuk ka pasur apo ndoshta nuk gjinden më në Shqipëri. Partitë shqiptare janë partitë e Njëshit dhe sillen rrotull Njëshit. Ky model që përfaqëson sot Partia Demokratike është një lloj modeli që, ose pranohet si është, ose për ta ndryshuar duhet ta copëtosh. Mirëpo po e copëtove, duam s’duam, ke marrë rrugën e pashmangshme të Opozitarizmit.

    Këtu qëndron edhe sekreti elektoral i Kryeministrit, mbajtja e jetëgjatësisë së Pushtetit, përmes drejtimit të tij. Të vetëm dhe të padiskutueshëm.

    Sepse dje, sot apo nesër, ai, i vetëm ka paguar dhe do të paguajë gjithmonë deri në qindarkën e fundit faturat e kostove politike dhe personale. Ekuipazhi i anijes edhe mund të hipë në varkat e shpëtimit, të ndryshme dhe të shumëllojshme. Ndërsa Berisha, nuk ‘çlirohet’ dot nga partia e tij.

    Keq apo mirë, kjo është fotografia e këtij realiteti politik.



    mapo

    -



    kush na sjell dhe mark markun cka ka shkrue

    ..

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja ku e ke brar,

    Marku: Ndryshimet në Qeveri kundër logjikës politike, është koha për një akt rithemelimi të PD


    e Hënë, Qershor 25th, 2012

    Deputeti i PD, Mark Marku

    Deputeti i PD flet për qeverinë, koalicionin dhe të djathtën.

    “Noka u shpërblye për përkushtimin ndaj PD e Berishës. Haxhinasto e Panariti, sipas parimit askush në vendin e vet”

    Marku: Berisha e Meta, përgjegjës që propozuan ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit për President.

    Mark Marku i konsideron pa logjikë politike ndryshimet e fundit në qeveri nga LSI dhe zëvendësimin e Nishanit me Nokën nga Berisha. Në një intervistë të tij për “Panorama”, Marku shfaqet kritik ndaj filozofisë së ndërtimit të qeverisjes prej dy liderëve kryesorë të koalicionit, ku askush nuk emërohet në vendin e vet.

    Deputeti i PD analizon marrëdhëniet e PD me koalicionin, thotë se e djathta po humb përfaqësimin brenda PD dhe hedh idenë e një akti rithemelimi të kësaj partie.

    Z.Marku, me gjithë zërat brenda maxhorancës që kanë kërkuar rifreskim të kabinetit qeveritar para zgjedhjeve të 2013-s, Kryeministri Berisha iu përgjigj me zëvendësimin vetëm të z.Nishani me z.Noka në Ministrinë e Brendshme. Po ashtu pati një rokadë emrash në ministritë që i takojnë LSI. Si i konsideroni këto zhvillime pas zgjedhjes së Presidentit?

    Flamur Ndoka është një funksionar i përkushtuar partiak dhe nuk më duket çudi pse ai është shpërblyer për përkushtimin ndaj PD-së dhe kryetarit të saj, zotit Berisha. Problemi nuk qëndron tek emrat, por te logjika apo filozofia e ndryshimeve. Ndryshimet që bëhen në vitin e fundit të qeverisjes, bëhen për dy arsye. E para, për të treguar se një maxhorancë nuk e ka humbur forcën e reagimit, se e ka ende aftësinë për të analizuar vetveten dhe se e ka vullnetin për t’u vetëkorrigjuar. E dyta, për të treguar profilin politik të së ardhmes. Ndryshimi i fundit nuk i përgjigjet një logjike të tillë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndryshimet e bëra nga LSI. Janë ndryshime emrash, jo rikonceptim i qeverisjes. Madje ato rikonfirmojnë edhe një herë një parim të liderëve shqiptarë për sa i përket shpërndarjes së ofiqeve: askush në vendin e vet. Haxhinasto, i cili ka një formim në fushën e shkencave humane, shkon ministër i Ekonomisë, Panariti, i cili ka një formim ekonomik, shkon në Ministrinë e Jashtme e kështu me radhë. E njëjta gjë është ndeshur edhe më parë, kur ka ndodhur që aktori të bëhet ministër i Mbrojtjes, e jo i Kulturës, inxhinieri, ministër i Kulturës e jo ministër i Ekonomisë, ushtaraku, ministër i Drejtësisë… Edhe pse posti i ministrit është funksion politik, do të ishte mirë që kur është e mundur dimensioni politik dhe teknik të kombinohen. Shoh pak logjikë politike në këto emërime, për të mos thënë se ato shkojnë edhe përkundër logjikës politike. Mendoja se Kryeministri Berisha, tashmë i pakushtëzuar nga numrat në Parlament, mund të bënte ndryshime më konceptuale.

    Maxhoranca sapo zgjodhi vetëm me votat e saj Presidentin e Republikës, një ministër të kabinetit, z.Bujar Nishani. Tani që procesi ka përfunduar, si e gjykoni rezultatin e saj dhe a mendoni se ky rezultat e favorizon të djathtën një vit para zgjedhjeve të 2013-s, kur PD do të kërkojë një mandat të tretë për të qeverisur vendin?

    Siç u pa edhe gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit, aktorët kryesorë të politikës shqiptare kishin ardhur drejt këtij momenti politik me objektiva të përkundërt. PS dhe aleatët e saj synonin ta bënin të pamundur zgjedhjen e Presidentit, duke e çuar vendin në një krizë politike që do të sillte përçarjen dhe rënien e maxhorancës. Qëllimi kryesor i PD-së ishte zgjedhja e Presidentit dhe dështimi i këtij skenari, ndërsa LSI kishte si qëllim faktorizimin e vet nëpërmjet rolit që do të luante në dështimin apo suksesin e njërit apo tjetrit variant. Është e qartë se finaliteti i lojës politike presidenciale nuk ishte Presidenti në vetvete, por zgjedhja apo moszgjedhja e tij. Berisha u dëshmua edhe një herë lojtar më virtuoz se të tjerët, duke përfituar dyfish nga ky proces: zgjodhi Presidentin dhe konfirmoi koalicionin. Meta jo më pak.
    Por, edhe pse procesi ishte tërësisht kushtetues dhe solli në krye të institucionit të Presidencës një figurë të nderuar si zoti Nishani, mendoj se secila palë ka humbur nga pak. Zoti Rama ka humbur rastin për të dëshmuar se përveç refuzimit (të natyrshëm për çdo opozitë), di të bëjë edhe gjëra të tjera, si p.sh. të japë zgjidhje alternative për vendin. Zoti Meta vërtet u faktorizua politikisht, por, edhe pse refuzoi kandidaturat me profil të fortë politik dhe e orientoi procesin e zgjedhjes së Presidentit drejt profileve të ardhura nga shoqëria civile, në fund votoi po një kandidaturë politike. Zoti Berisha e mbylli procesin e zgjedhjes së Presidentit pa krizë politike, por, me zgjedhjen e Nishanit, ai nuk ka arritur t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave të faktorit ndërkombëtar, i cili bëri jo pak përpjekje për të potencuar një kandidaturë që nuk vinte nga radhët e figurave politike të partive. Nga ana tjetër, edhe pse ka zgjedhur një figurë që respektohet jo pak brenda formacionit të vet politik, ai ka krijuar edhe një herë tjetër një problem të karrierës brenda PD-së, meqenëse zoti Nishani ishte më pak i kuotuar politikisht si kandidat për President sesa disa figura të tjera të PD-së, që realisht kishin më tepër peshë përfaqësimi real, institucional, politik dhe simbolik se zoti Nishani.

    Dy kandidatë jashtë politikës dhanë dorëheqjen nga kandidimi për postin më të lartë të shtetit për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tyre. Ju keni deklaruar vazhdimisht se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit si një zgjidhje morale për shoqërinë. Mendoni se kjo ide është aktuale dhe sot e se maxhoranca duhet t’i japë një zgjidhje kësaj çështjeje?

    Ajo që ndodhi me tërheqjen e kandidaturave për President të paraqitura nga maxhoranca, është shumë e rëndë e tregon edhe një herë domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve. Nuk e kuptoj pse një gjë e tillë nuk merret seriozisht. Fakti që kandidatët për presidentë u shantazhuan, tregon se ata mund të shantazhoheshin edhe pasi të zgjidheshin në postin e Presidentit të Republikës. Mendoni një President që është i kushtëzuar në një formë të tillë. Presidenti ka në dorë vendime dhe informacione të rëndësishme për fatet e qytetarëve dhe të vendit dhe nëpërmjet shantazheve ato mund të ktheheshin në të kundërt të qytetarëve. Nuk duhet harruar gjithashtu se ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit mund të jenë ose mund të bëhen ministra, deputetë, diplomatë, funksionarë të lartë të shtetit dhe kjo e bën vulnerabël vetë shtetin shqiptar. Për këtë arsye është jetike për vendin që të hapen dosjet, sepse duke u hapur dosjet së pari, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit fitojnë lirinë e tyre, së dyti, vetëm atëherë Sigurimi i shtetit pushon realisht së funksionuari dhe, së treti, institucionet e shtetit shqiptar nuk mund të jenë të shantazhuara dhe të shantazhueshme. Ajo që ndodhi gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit është e çuditshme, irrituese dhe i ngarkon me përgjegjësi propozuesit e tyre. Zoti Berisha si ish-president dhe Kryeministër, zoti Meta si ish-kryeministër dhe ministër i Jashtëm duhet ta kenë ditur implikimin apo mosimplikimin e secilit prej kandidatëve në Sigurimin e Shtetit, sepse njëri prej tyre ka qenë ambasador dhe tjetri ministër. Atëherë, pse u gjetën pikërisht ata?

    Me zgjedhjen e Nishanit në postin e Presidentit, e djathta kontrollon për herë të parë të gjitha postet kyçe të shtetit në Shqipëri duke filluar nga kreu i shtetit e deri tek Bashkia e Tiranës. A është i drejtë ky konstatim dhe si duhet ta trajtojë PD këtë debat në opinionin publik në funksion të një fitoreje në zgjedhjet e ardhshme?

    Sistemi politik shqiptar, por jo vetëm ai shqiptar, i vë shpeshherë forcat politike në situata të ngjashme. Raste të tilla mund të jenë fatlume, sepse një forcë politike mund ta ushtrojë plotësisht vizionin e saj qeverisës pa pengesa artificiale, por, edhe fatkeqe, ngaqë mungesa e ekuilibrit të pushteteve rrit mundësinë për abuzim. I shpëtojnë këtij kurthi vetëm ata liderë politikë dhe forca politike që e kuptojnë se sa më shumë pushtet të akumulosh, aq më i madh është rreziku i humbjes së këtij pushteti dhe se një hap e ndan ushtrimin e pushtetit nga uzurpimi i tij. Kapitalizmi demokratik është sistem vetërregullues, që ka në thelbin e vet ekuilibrimin dhe kufizimin e pushteteve. Si të tilla i gjen zgjidhjet pavarësisht vullnetit apo forcës së aktorëve që veprojnë në kuadrin e tij. Për këtë arsye, përkimi që ju përmendni në pyetjen tuaj, rrit nevojën për më tepër përgjegjësi në ushtrimin e pushtetit, për më tepër qëndrim kritik brenda forcave të pushtetit.

    Gjatë negociatave për zgjedhjen e Presidentit u vu re se peshën kryesore të vendimmarrjes e pati tryeza e kryetarëve të partive të koalicionit dhe jo diskutimi brenda Partisë Demokratike, si partia që ka përgjegjësinë kryesore ndaj qytetarëve që e kanë votuar. A mendoni se po zhduket fryma kritike brenda PD-së dhe sa ndikon kjo në ngushtimin e bazës së përfaqësimit të kësaj partie në shtresat e elektoratit të djathtë?

    Për shkak të kompozimit të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 2009-s, pesha e LSI-së dhe e partive të tjera të vogla në koalicion ka qenë e ndjeshme dhe në disproporcion me numrin e deputetëve që ata kanë në Parlament. Ky lëshim që PD-ja ka bërë në favor të partive pjesëmarrëse në koalicion, ka qenë një nga faktorët e qëndrueshmërisë së koalicionit.
    Teorikisht i domosdoshëm dhe praktikisht i dobishëm, ky kompromis politik e ka dëmtuar jo pak PD-në gjatë këtij mandati qeverisës në nivelin e përfaqësimit. Edhe pse u konfirmua nga zgjedhjet e 2009-s si forca kryesore politike në vend, PD ka qeverisur thuajse si forcë e barabartë me LSI-në dhe aleatët e tjerë. Gjatë fushatës presidenciale, një gjë e tillë u konfirmua qartësisht. Pesha e tyre ndikoi jo vetëm në emërimin e kandidaturave jo politike të kandidatëve për President, por edhe të kandidaturave politike të ardhura nga PD-ja. Gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit, pesha vendimmarrëse e strukturave të PD-së dhe e Grupit Parlamentar ishte thuajse e pandjeshme, ndërkohë që tryeza e aleatëve vendoste për gjithçka.
    Përveç kësaj, me kalimin e viteve kanë ndodhur edhe dukuri të tjera që e kanë ndryshuar jo pak natyrën e PD-së. Falë këtyre ndryshimeve, ajo shfaqet sot si një strukturë politike dhe elektorale gjithnjë e më solide, njëherësh edhe më pak përfaqësuese. Gjatë këtyre viteve, PD-ja ka bërë përpjekje për hapje të vazhdueshme drejt shoqërisë civile dhe ka tentuar t’i bashkojë fraksionet e larguara më parë, e, megjithatë ajo ka shkuar drejt uljes së nivelit të saj të përfaqësimit. Të ardhurit e rinj, por edhe të kthyerit, janë standardizuar dhe modeluar aq shumë në përshtatje me modelin e sjelljes politike që të siguron mbijetesën në PD, sa e kanë humbur mundësinë për të përfaqësuar nuanca ideore dhe shtresëzime sociale që i përfaqësonin në nisje të karrierës së tyre politike ose që do të duhej t’i përfaqësonin. Kështu, ata kanë dëmtuar edhe veten, edhe PD-në.
    Më shqetësues është fakti se në PD përfaqësimi i të djathtës është bërë gjithnjë e më fluid dhe më i parëndësishëm dhe kjo u duk edhe në procesin e fundit të zgjedhjes së Presidentit. Kandidaturat që nxori e djathta, ishin ose ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ose funksionarë të regjimit, ose ish-komunistë. Mendoni për shembull që z. Zaganjori, i cili u paraqit si kandidaturë zyrtare e maxhorancës në fazën e parë, edhe pse në moshë relativisht të re, ishte pranuar në Partinë e Punës në vitin 1988 dhe rezultonte i angazhuar në sistemin e Drejtësisë së diktaturës. Nëse bëheshe komunist në fazën e konsolidimit të sistemit ishte disi e shpjegueshme, pasi angazhimi partiak ishte një formë kompromisi për të mbijetuar në atë regjim, të bëheshe komunist në vitin 1988 ishte krejtësisht e pashpjegueshme: ose duhej të ishe i paaftë për të gjykuar, ose duhej të ishe shumë i lidhur me regjimin. Nuk ka arsye që edhe sot, 20 vjet pas rënies së diktaturës, një forcë e djathtë të shkojë vazhdimisht drejt figurave të lidhura me diktaturën komuniste, ashtu sikurse nuk ka kuptim që figura të tilla të pranohen pa kurrfarë rezistence nga një forcë e djathtë. Këtë duhet ta korrigjojë PD-ja në të ardhmen, dhe marrëdhënia me shtresat e djathta duhet të ridimensionohet, pasi ajo nuk mund të ushqehet më nëpërmjet retorikës. Nëse kjo nuk ndodh, në terrenin tradicional të elektoratit të saj të djathtë mund ta shtrijnë ndikimin formacionet e reja të krijuara rishtas apo që do të krijohen në të ardhmen.

    Në kushtet kur brenda PD ka pak debat dhe strukturat e kësaj partie pothuajse nuk mblidhen, çfarë mendoni se duhet të ndryshojë kjo maxhorancë në aksionin e saj politik dhe qeverisës për të rritur shanset e fitores së një mandati të tretë qeverisës?

    PD po e përmbyll periudhën e saj postkomuniste dhe mendoj se ka ardhur momenti për një bilanc dhe një vizion. Gjatë këtyre viteve ajo ka qenë forca kryesore transformuese e vendit dhe ky bilanc nuk mund të mohohet nga askush, ai është tashmë pjesë e historisë së Shqipërisë. Kjo gjithashtu nuk mund të shërbejë as për të mbuluar problemet e krijuara gjatë këtyre viteve. Përgjegjësia që buron prej këtij bilanci pozitiv, por prej kësaj problematike, e bën të domosdoshëm një moment reflektimi për PD-në si forca kryesore e së djathtës në Shqipëri. Si parti e krijuar në rrethana të caktuara historike, ajo i bart edhe pasojat e këtyre rrethanave, dhe si çdo forcë politike e ka të domosdoshme përshtatjen me rrethanat e reja.
    Mendoj se ka ardhur momenti i një akti rithemelues të PD-së. Me akt rithemelues kam parasysh atë që ka ndodhur me formacionet politike të majta dhe të djathta në Francë, Itali, apo në demokracitë e tjera perëndimore, sa herë ka lindur nevoja për rivitalizimin e formacioneve politike. Rithemelim nuk do të thotë humbje e identitetit politik, por ripërcaktim identiteti. Akt rithemelues nuk do të thotë t’i hedhësh tej asetet që ke, as ta shndërrosh partinë në koleksion figurash politike që kanë qenë në PD dikur. Akt rithemelues është një rikonceptim thelbësor i programit, i figurave të përfaqësimit dhe i vizionit politik të PD-së dhe së djathtës shqiptare, një rikonceptim tërësor i marrëdhënieve me elektoratin dhe shtresëzimet e përcaktuara, një rikonceptim i raporteve me faktorët brenda dhe jashtë sistemit politik shqiptar, një rikonceptim i komunikimit politik. Rithemelimi si akt ruan atë çfarë është më progresive dhe më e qenësishme në këtë formacion politik dhe thith atë çfarë është më jetike për të ardhmen e saj dhe që i mungon për momentin.
    Natyrisht një gjë e tillë nuk mund të bëhet menjëherë, por që të ndodhë, duhet para së gjithash të hapet debati politik brenda dhe jashtë PD-së. Deri tani debati për PD-në është bërë jashtë PD-së dhe nga ata që, ose kanë ikur nga PD-ja për shkak të konflikteve të brendshme, ose që nuk kanë arritur të gjejnë një pozicion brenda PD-së dhe së djathtës. Do të ishte shumë e shëndetshme për PD-në, por edhe për sistemin politik shqiptar, që ky debat të kthehet edhe brenda PD-së. Nëse deri tani disiplina dhe rregulli politik kanë qenë jetikë për ekzistencën e koalicionit dhe të koherencës së brendshme të PD-së për shkak të momenteve të vështira politike që kemi kaluar dhe për shkak vështirësisë së manovrimit me një numër shumë të kufizuar deputetësh, tani e tutje kjo disiplinë mund të shndërrohet në diçka degraduese. Mendoj se PD mund t’i kombinojë fare mirë përpjekjet për një mandat të tretë me përpjekjet për rikonceptimin e vetvetes duke iu ofruar qytetarëve shqiptarë si një alternativë e re, shpresëdhënëse, konkurruese. Përvoja e ka treguar që ato forca politike që nuk e kuptojnë ndryshimin e realitetit, ose nuk e ndiejnë erën e ndryshimit, tejkalohen prej vetë realitetit.

    PD erdhi në pushtet në 2005-n me premtimin kryesor për të çmontuar sistemin e korrupsionit që ishte vendosur nga qeveria e mëparshme socialiste. Si ju rezulton sot, pas 7 vitesh të kësaj maxhorance në pushtet, realizimi i këtij premtimi, ndërkohë që perceptimi i publikut ka ndryshuar shumë pak?

    Është e vërtetë që korrupsioni përbën ende një rrezik për shoqërinë shqiptare. Është gjithashtu e vërtetë se, pavarësisht përpjekjeve dhe rezultateve të arritura, ne nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e publikut për luftën ndaj korrupsionit. Ne kemi ardhur në pushtet si forcë antikorruptive dhe po e mbyllim mandatin e dytë qeverisës si forcë e akuzuar për korrupsion. Edhe pse shpeshherë akuzat që bëhen ndaj maxhorancës qeverisëse janë të pabazuara, madje në shumë raste thjesht shpifje që synojnë njollosjen e imazhit të kundërshtarit, do të ishte e pandershme t’i shmangemi thelbit të problemit: korrupsioni është një dukuri gjerësisht e përhapur në shoqërinë shqiptare dhe në administratën shtetërore. Ata që e kanë studiuar thelbësisht këtë dukuri, kanë arritur në përfundimin se korrupsioni luftohet në dy nivele: e para duke zhdukur shkakun e tij, domethënë duke i organizuar shërbimet ndaj qytetarëve në mënyrë të tillë që praktikisht të mos ketë nevojë që dikush të paguajë për një shërbim pasi ai i ofrohet falas ose përkundrejt tarifës legale, shpejt dhe pa vështirësi, dhe së dyti, duke rritur koston e tij, domethënë duke e bërë sistemin legal efikas në atë shkallë saqë akti i korruptimit të ishte një akt me pasoja të rënda si për korruptuesin, ashtu dhe të korruptuarin. Në nivelin e parë, rolin kryesor duhet ta luajë qeveria, ndërsa në nivelin e dytë sistemi juridik. Në nivelin e parë të luftës ndaj korrupsionit gjërat kanë lëvizur ndjeshëm, por megjithatë rezultatet nuk janë shumë të kënaqshme. Në nivelin e dytë gjendja dihet. Nëse duam të përballemi me efikasitet me dukurinë e korrupsionit, duhet të ndërmarrim një reformim të thellë të administratës shtetërore dhe të sistemit gjyqësor.

    Panorama

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    boke.. thx..
    po ku ke humbur or djal..
    te kemi nga me te miret ne forum..


    -------------


    qy mark marku disa gjera mir i analizon..

    psh kur thot per ..mundesin e shantazhimit .. qe mund ti behet dikujt qe ka qen spiun.. ne se ai behet zyrtar i larte..

    mirpo seli rozja.. (se ajo eshte shantazhusja.. se tjeret skan fuqi te shantazhojn.. ) shantazhon cilindo qe i del kunder..ka qen a ska qen spiun..

    ata i thon spiun kujdo qe nuk i rreshtohet ne falangen e vet..

    nejse..po ja cthot qy tjetri per problemet qeverisese..

    ...

    Përtej qeverisë elektorale



    Share


    Opinione Mërkurë, Qershor 27th, 2012

    SAMI NEZA

    Pavarësisht se ditët e fundit janë kryer disa ndryshime ministrash në qeveri, është e qartë se nuk bëhet fjalë për ndryshime që prekin thelbin e saj, aq më shumë për ndryshime të cilat synojnë një rishikim të performancës së disa ministrive, promovim të shumë emrave të rinj në krye të dikastereve apo një kontekst që synon të prekë strategji elektorale të vitit që vjen.
    Megjithatë, duket qartë se pritshmëria e publikut dhe e zërave më ndikim mes tij për ndryshime më të thella në qeveri ka qenë më e madhe. Dhe konteksti më i fortë që vjen kryesisht nga jashtë maxhorancës, por edhe brenda saj, ka të bëjë me thellësinë e ndryshimit të qeverisë. Sipas kësaj pritshmërie që artikulohet nga media të ndryshme, duhej që Berisha ta shtrinte edhe më gjatë dorën mbi kabinetin e tij, duke mos u mjaftuar vetëm me zëvendësimin e vendit të lirë të ministrit të Brendshëm, por me ndryshime të mëtejshme edhe te ministrat e PD-së. Pra, përtej këmbimit që kreu LSI me ministrat e vet, ndryshime të cilat nuk janë të motivuara shumë me përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, por me një marrëveshje rotacioni brenda vetë partisë. Në shtatë vite qeverisjeje ka një numër jo të vogël ministrash, megjithëse brenda një qeverie të vogël, që vetëm kanë shkëmbyer kabinetet, por nuk kanë dalë prej kabinetit qeveritar. Është e logjikshme që të ketë një pritshmëri për zëvendësime ministrash të kësaj kategorie, aq më tepër kur disa prej tyre janë përmendur për afera korruptive apo konflikte interesi, të cilat, megjithëse mund të jenë verifikuar nga gjykatat në favor të tyre, sërish kanë kontribuuar në rëndimin e perceptimit të keq të qytetarëve për ta ose për qeverinë. Përjashto dy-tre ministra, emrat e të cilëve janë të lidhur me reforma të forta dhe ndryshime modeli në sektorin e tyre, te të tjerët nuk ka kushedi çfarë performance, e cila do t’i bënte ata të paprekshëm nga ndonjë fshesë e beftë e Kryeministrit.
    Por, megjithatë, Kryeministri Berisha duket se ka një këndvështrim të ndryshëm prej këtij të argumentuar më sipër. Më herët dhe më shumë se një herë ai ka theksuar faktin se me disa prej këtyre ministrave në qeveri ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011, e ka futur Shqipërinë në NATO më 2008-n dhe ka arritur liberalizimin e vizave më 2010-n. Pra, siç shihet, për kabinetin dhe emrat e tij të preferuar në qeveri ka një axhendë makropolitike mjaft të pasur, për t’u pasur zili nga çfarëdo kabineti qeveritar në këto 22 vitet e pluralizmit në vend. Po ashtu, Kryeministri nuk ka hezituar të deklarojë vazhdimisht se qeveria, pra dhe ministrat, kanë qenë të suksesshëm në fushën e ekonomisë. Janë ruajtur për disa vite ritmet e rritjes ekonomike dhe ndërkaq, vitet e fundit të krizës europiane dhe botërore, Shqipëria ka tregues makroekonomikë pozitivë. Nuk ka pasur rritje të inflacionit, ka një ulje të moderuar të rritjes ekonomike, ndërsa deficiti buxhetor e borxhi publik po mbahen në parametra të menaxhueshëm dhe brenda kapaciteteve furnizuese të ekonomisë shqiptare. Janë rritur të ardhurat për frymë të qytetarëve dhe të ardhurat në buxhet shtatë vitet e fundit janë dyfishuar, duke dyfishuar edhe buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e fundit të qeverisjes së socialistëve. Këto nuk janë pasojë vetëm e “avantazheve të prapambetjes”, siç e pëlqen “The Economist” të thotë për disa aspekte të ekonomive të Ballkanit, por thelbësisht për shkak të modelit ekonomik liberal, të zgjedhur nga qeveria e djathtë.
    Por, ndërkaq, vetë kabinetet qeveritare të Berishës nuk kanë ndryshuar pak. Gjatë shtatë viteve pushtet të së djathtës është ndërruar pesë herë ministri i Kulturës, katër herë ministri i Jashtëm, katër herë ministri i Brendshëm, tri herë ministri i Mbrojtjes, tri herë ministri i Arsimit, pesë herë ministri i Drejtësisë, si dhe dy herë ministri i Transporteve, tri herë ministri i Ekonomisë, katër herë ministri i Shëndetësisë. Pra, ka pasur ndryshime edhe përtej përkufizimit të Berishës, që konsideron se postet qeveritare nuk janë vende shpërblimesh.
    Mes mendimit se në qeveri duhen ndryshime dhe atij se qeveria nuk ka pse të ndryshojë, është vështirë të zësh një vend në mes, pasi të dyja ato janë këndvështrime që prodhojnë secila për hesap të vet argumente të bollshme. Shumë më e lehtë është t’i bashkohesh njërit prej tyre, pa pasur frikë se e ke gabim. Por kjo nuk do të thotë se po ashtu është e lehtë të kalosh nga njëra te tjetra pikëpamje. Pikërisht kjo e fundit është e pamundur, megjithëse ka një pikë takimi mes të dyja qëndrimeve, dhe kjo pikë takimi është në të ardhmen e afërt: cili prej këtyre qëndrimeve e furnizon më shumë një projekt tjetër qeverisjeje nga e djathta.
    Nevoja për ndryshime më të thella në qeveri mbahet më shumë në këmbë nga argumenti i zgjedhjeve të afërta parlamentare, të cilat kanë nevojë për profile të reja qeverisëse, programe dhe bartës të këtyre programeve që kanë nevojë të eksplorohen. Me një vështrim të shpejtë mendja të thotë se ata që kanë siguruar sukses përgjatë gjithë këtyre viteve mund të kenë kapacitete për të siguruar edhe një fitore tjetër më 2013-n. Megjithëse në politikë më shumë se kudo tjetër e shkuara është indikator i fortë për të ardhmen. Por, kur bëhet fjalë për rrethana që ndryshojnë, çdo moment, e shkuara nuk përbën garanci, bile mund të mos përbëjë as model. Rezultatet e mira të qeverisë mund të mos frymëzojnë më. Përballë votuesve ndodhet një mundësi tjetër, e cila nuk ka feedback, por mund të frymëzojë.
    Zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka shumë mundësi të prodhojnë skema të ndryshme gare nga ato të derisotmet. Ato skema do të kërkojnë të hyjnë në lojë edhe elemente me garanci të tjera nga ato që kanë sot, ta zëmë shumë deputetë të maxhorancës. Kjo është një mundësi prej së cilës nuk përjashtohet edhe opozita.
    Nëse Berisha do ta shikonte si skenar të ardhshëm një përvojë të tillë që kërkon promovime të mëtejshme, kishte rastin dhe ende vazhdon ta ketë për të futur në skenë emra të rinj që përballojnë betejën politike.
    Pozicionimi i Berishës duke i qëndruar me konservatorizëm një kabineti të qëndrueshëm mund të ketë shumë lidhje nëse ka rol dhe skenë për promovimin e figurave të reja. Nga përvoja e tij një kombinim me figura të reja dhe të vjetra siguron maksimumin. Por, një figurë e re ka koston e njohjes. Nëse do të përcjellësh mesazhe në garën parlamentare, duhet që ato mesazhe t’i vendosësh në gojën e njerëzve që krijojnë besim. Të sapoardhurit kanë në dispozicion një kohë të shkurtër, më pak se një vit deri në zgjedhjet parlamentare për të arritur performancën e zyrtarëve të rinj të qeverisë në atë pikë sa të tjerët t’u besojnë atyre.
    Por kjo çon ujë edhe më shumë në argumentin se pse qeveria nuk mund të përfshihej në ndryshime të thella. Të paktën gjysma e ministrave aktualë të PD-së janë figura të sprovuara të kësaj partie. Përderisa argumenti elektoral është edhe më i forti ndër argumentet që kërkojnë ndryshime të mëtejshme në qeveri, pse u dashka që emra elektoralë të zëvendësohen me të tjerë më pak të tillë?

  11. #11
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    veteriner minister i jashtem!

    ka rreshkit dhe sala pak

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    veteriner minister i jashtem!

    ka rreshkit dhe sala pak
    haha nuk ka rreshkit hic ai ..ku ka me mir doktor bagetish kryediplomat po cfar duhet te bej ky njeri akoma qe te zgjoheni nga gjumi

  13. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    haha nuk ka rreshkit hic ai ..ku ka me mir doktor bagetish kryediplomat po cfar duhet te bej ky njeri akoma qe te zgjoheni nga gjumi
    Çfare te keqe shihni ne kete mes, xhanem??

    Kur ai ka qene i zoti te bente diplomaci me kafshe, perse nuk qenka i zoti te beje me njerez???

    Perse i shihni gjerat kaq faqe-zi e bardhe???

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Çfare te keqe shihni ne kete mes, xhanem??

    Kur ai ka qene i zoti te bente diplomaci me kafshe, perse nuk qenka i zoti te beje me njerez???

    Perse i shihni gjerat kaq faqe-zi e bardhe???
    O DUJS ti mir e ke po nuk mer vesh dhija na tagjia..keshtu car me bo ,,,gallat.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tu a shikojme punen or shoqa..

    pastaj llomotisim..

    pse ne qe grijm ketu sallat mos jemi dhipllomuar gjë per shkencat forumollogjike?

    jo..

    mir po.. punen po e qajm ama..

    lol

    apo jo o dragush rrush-ollaraj..

    .

    o po qy re..

  16. #16
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    perdore ndonjehere llogjiken Brar se te bo menja seli roze.

    pse bene burg baballaret tane qe te zgjidhet veteriner president dhe kriediplomat?

  17. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Sulltani dhe Kabineti

    Celo hudher tarator
    ty te bej ambasador
    ...............................
    Ti Halim qe s'di kendim
    je vezir per arsim
    mbylli shkollat se na nxine


    Kjo poezi mu kujtua kur degjova se nje zooteknik eshte emeruar nga Kryeministri yne si kreu i diplomacise Shqiptare.Do te doja te ndaja me ju mendimin tuaj lidhur me kete ceshtje!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    perdore ndonjehere llogjiken Brar se te bo menja seli roze.

    pse bene burg baballaret tane qe te zgjidhet veteriner president dhe kriediplomat?
    Me ne fund o Drague !

    Sakrificat historike te shqiptareve , nuk mundet te "shperblehen" dhe te perfundojne ne mos ndryshimin per mire te puneve te kombit shqiptar vete !

    Plasem duke e kerkuar dhe plasem duke "llapur" , por vec vete degjojme ! Nderkohe qe Shqiperia ka djem te mencur , te zgjuar dhe te ditur sa nuk ka asnje komb tjeter (per fryme ) , te djathte , te majte dhe te paanshem !

    Perse duhet ta perfaqesoje veterineri ? Perse , Perse , Perse ?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 06-07-2012 më 06:25

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tu a shikojme punen or shoqa..

    pastaj llomotisim..

    pse ne qe grijm ketu sallat mos jemi dhipllomuar gjë per shkencat forumollogjike?

    jo..

    mir po.. punen po e qajm ama..

    lol

    apo jo o dragush rrush-ollaraj..

    .

    o po qy re..
    Nuk ke se cfare i shikon "punen" ! Bitha vetem nje pune di te beje ........ sepse ne profesionin e diplomatit ai eshte vetem nje "bithe" dhe asgje me teper .........

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Nuk ke se cfare i shikon "punen" ! Bitha vetem nje pune di te beje ........ sepse ne profesionin e diplomatit ai eshte vetem nje "bithe" dhe asgje me teper .........
    Pasi te DEgjosh ket histori do ta vleresosh punen e bithes.

    Ishin gjithe organet e trupit dhe I mburreshin nj-tj kush ishte me e rendesishmja.Jo jam une,Jo s'je ti.Degjoi by.. dhe foli: "Me e rendesishmja jam une tha".E pane me habi e qesendi dhe u shkulen gazit gjithe organet. "Jam u tha by..Keni per ta pare" ...edhe by.. U mblodh.Iku 1 dite,kaloi 2 e 3 plasen organet: "Aman by. Hapu",JO...by..."thoni qe jam me e rendesishmja"...Je,Je I thane vetem hapu.
    Keshtu qe, qe nga kjo histori ka dale shprehja "Bej ca me do by.."

    Ca pa lidhje me temen,mund ta fshini

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •