"Ja pse ky Evropian ka nje nivel skandaloz"
Nga: Michael Laudrup
Shume emocione, por aspak bukuri ne aspektin profesional. Ky Evropian me ka zhgenjyer, sidomos ne paraqitjen e disa prej skuadrave me te forta. Nuk e prisja qe te ishin kaq te papergatitura dhe njekohesisht te beheshin kaq shume gabime. Nuk jam i surprizuar qe Holanda u eleminua me 0 pike, qe Rusia nuk siguroi ēerekfinalet apo qe jane shenuar kaq gola. Pjesa me e madhe e skuadrave pretendente kane ardhur me nje vetebesim te tepruar dhe pa nje pergatitje specifike per kete kompeticion apo per rivlaet qe kane pasur ne grup.
Sulmuesit me te mire te kontinentit (pervec Torres dhe Gomez), kane shfaqur nje finalizim skandaloz te aksioneve. Van Persi, Huntelar, Kerzhakov apo Baloteli me shume i kane denuar ekipet e tyre sesa kane kontribuar me potencialin qe zoterojne.
Mbrojtjet kane bere gabime pa fund, ēka me duket e palogjikshme per nje kampionat evropian. Ekipe si Greqia, Ēekia, Irlanda apo Holanda kane qene me mbrojtje inekzistente ne disa prej ndeshjeve te grupit. Madje "tulipanet" paten probleme ne te tria sfidat qe zhvilluan, ne te cilat pesuan edhe 5 gola.
Nderkohe qe keto disa konstatime disi te pergjithshme, dua te sqaroj se pse mendoj qe niveli i ketij Evropiani le per te deshiruar. Gjermania e Spanja jane nder te paktat ekipe qe me lojen e zhvilluar, kane treguar nje filozofi te qrte ne fushe. Pjesa tjeter jane dukur si ekipe te sapoformuara, ku nje pjese e futbollisteve mendojne per te larguar topin nga mbrojtja dhe pjesa tjeter per te shenuar. Dua te specifikoj ekipe si Ukraina, Suedia, Irlanda, Holanda, Polonia dhe Greqia, qe pothuajse nuk kane arritur te ndertojne asnje aksion te pergatitur me kujdes ne stervitje. Ishin te gjitha levizje te parashikueshme ose pa ide. Krosime nga krahet, gjuajtje pa pretendime nga distanca ose tentative te palogjikshme te individeve te caktuar per te dribluar dy apo tre kundershtare. Keto tregojne shenja te qarta per mungesen e ideve dhe pergatitjen e dobet qe jane bere me skuadrat. Kjo tregon qe loja eshte bazuar te futbolliste, qe prej imazhit apo talentit qe zoterojne, imponojne edhe menyren se si duhet te luhet. Te pakten 50% e ekipeve te ketij Evropiani, thuajse nuk praktikuan asnje stil te veēante loje, per nje ndeshje te caktuar. E njejta shembelltyre ne te gjitha perballjet e grupit, duke nenkuptuar se nuk eshte bere asnje stervitje specifike, per t'iu pershtatur edhe kundershtarit. Sikur te mbledhesh disa futbolliste e t'u thuash te zbresin ne fushe, me shpresen qe do t'ia dalin mbane. Behet fjale per kampionatin evropian, per te cilit prezumohet se duhet te stervitesh apo punosh per te pakten dy vjet. Por, me vjen keq te pranoj qe ky edicion ka qene ne nje nivel skandaloz. Ekipe te pafromuara si duhet...
Krijoni Kontakt