Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Euro 2012: Editoriale dhe Mendime te specialisteve

    "Ja pse ky Evropian ka nje nivel skandaloz"

    Nga: Michael Laudrup

    Shume emocione, por aspak bukuri ne aspektin profesional. Ky Evropian me ka zhgenjyer, sidomos ne paraqitjen e disa prej skuadrave me te forta. Nuk e prisja qe te ishin kaq te papergatitura dhe njekohesisht te beheshin kaq shume gabime. Nuk jam i surprizuar qe Holanda u eleminua me 0 pike, qe Rusia nuk siguroi ēerekfinalet apo qe jane shenuar kaq gola. Pjesa me e madhe e skuadrave pretendente kane ardhur me nje vetebesim te tepruar dhe pa nje pergatitje specifike per kete kompeticion apo per rivlaet qe kane pasur ne grup.

    Sulmuesit me te mire te kontinentit (pervec Torres dhe Gomez), kane shfaqur nje finalizim skandaloz te aksioneve. Van Persi, Huntelar, Kerzhakov apo Baloteli me shume i kane denuar ekipet e tyre sesa kane kontribuar me potencialin qe zoterojne.

    Mbrojtjet kane bere gabime pa fund, ēka me duket e palogjikshme per nje kampionat evropian. Ekipe si Greqia, Ēekia, Irlanda apo Holanda kane qene me mbrojtje inekzistente ne disa prej ndeshjeve te grupit. Madje "tulipanet" paten probleme ne te tria sfidat qe zhvilluan, ne te cilat pesuan edhe 5 gola.

    Nderkohe qe keto disa konstatime disi te pergjithshme, dua te sqaroj se pse mendoj qe niveli i ketij Evropiani le per te deshiruar. Gjermania e Spanja jane nder te paktat ekipe qe me lojen e zhvilluar, kane treguar nje filozofi te qrte ne fushe. Pjesa tjeter jane dukur si ekipe te sapoformuara, ku nje pjese e futbollisteve mendojne per te larguar topin nga mbrojtja dhe pjesa tjeter per te shenuar. Dua te specifikoj ekipe si Ukraina, Suedia, Irlanda, Holanda, Polonia dhe Greqia, qe pothuajse nuk kane arritur te ndertojne asnje aksion te pergatitur me kujdes ne stervitje. Ishin te gjitha levizje te parashikueshme ose pa ide. Krosime nga krahet, gjuajtje pa pretendime nga distanca ose tentative te palogjikshme te individeve te caktuar per te dribluar dy apo tre kundershtare. Keto tregojne shenja te qarta per mungesen e ideve dhe pergatitjen e dobet qe jane bere me skuadrat. Kjo tregon qe loja eshte bazuar te futbolliste, qe prej imazhit apo talentit qe zoterojne, imponojne edhe menyren se si duhet te luhet. Te pakten 50% e ekipeve te ketij Evropiani, thuajse nuk praktikuan asnje stil te veēante loje, per nje ndeshje te caktuar. E njejta shembelltyre ne te gjitha perballjet e grupit, duke nenkuptuar se nuk eshte bere asnje stervitje specifike, per t'iu pershtatur edhe kundershtarit. Sikur te mbledhesh disa futbolliste e t'u thuash te zbresin ne fushe, me shpresen qe do t'ia dalin mbane. Behet fjale per kampionatin evropian, per te cilit prezumohet se duhet te stervitesh apo punosh per te pakten dy vjet. Por, me vjen keq te pranoj qe ky edicion ka qene ne nje nivel skandaloz. Ekipe te pafromuara si duhet...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    "Kujdes nga Ronaldo, Van Persi nje deshtim"

    Nga: Kenny Dalglish

    Robin Van Persi ishte nje nga deshtimet me te medha te "Euro 2012". Lideri i nje klubi si Arsenali, pas nje sezoni mbreslenes, nuk arriti ta udheheqe ekipin e tij as te kalimi i fazes ne grupe. Madje, as te grumbulloje te pakten nje pike. Faji i zhgenjimit te hollandes nuk eshte i gjithi i tiji, por kryesisht i tiji. Ai shperdoroi shume raste per shenim dhe kjo nuk i falej. Nuk mund ta besh nje gje te tille ne kampionatin evropian. Madje, e ēuditshmja eshte se ai mbylli nje sezon me "topēinjte", ku dukej e veshtire te gjeje gabime ne finalizimin e aksioneve. Ne fakt, ishte Cristiano Ronaldo ai qe mesoi nga gabimi i holandezit. Ylli i Realit te Madridit pati gjithashtu nje start zhgenjyes te kompeticionit, duke u destinuar edhe qe te ishte personazhi me ngativ i kombetares. Por, pikerisht atehere kur presioni ishte rritur ndjeshem mbi te, Ronaldo shkelqeu dhe i dhuroi kualifikimin. Madje, per balle Van Persit. Ishte nje duel direkt mes tyre, se kush do t efitonte trofeun e "deshtimit" e kush nje bilete per ne ēerekfinale. Ronaldo ia doli mbane dhe tashme ai eshte lojtari qe duhet ndalur. E kam ndjekur me vemendje karrieren e portugezit dhe sa here qe arrin te zhbllokohet, nuk njeh limite. Ne raundin tjeter perballet me Ēekine dhe kam pershtypjen se, ashtu siē mundi Holanden, do e mulose serish i vetem ndeshjen e radhes. Ekzistojne te gjitha gjasat qe ai te behet ylli i ketij kompeticioni.

    Gjermania - Eshte kombetarja qe nuk me ka surprizuar aspak. E prisja qe ne fillim qe te ishte absolute ne grup, pavaresisht kundershtareve te veshtire qe kishte. Krahasuar me Holanden e Portugaline, skuadra e Levit ka nje mbrojtje kompakte dhe nje organizator te shkelyqer, Ozilin. Mesuti eshte futbollisti me i dobishem qe kam pare deri tani ne fazen ne grupe. Pasimet dhe levizjet e tij jane te paparashikueshme dhe eshte shume e veshtire te lexosh se ēfare do beje ai ne fushe. Pa dyshim qe eshte edhe ēelesi i sukseseve te gjermaneve.

    Ecuria Vetem dy gjysmefinaliste jane te sigurta sipas mendimit tim, Gjermania dhe Portugalia. Kane fatin e mire qe te perballen me dy ekipe teper te dobeta ne aspektin kualitativ e madje te fitojne pa shpenzuar shume energji...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    "Mashtrimi i Evropianit me zbulimin e talenteve"

    Nga: David Moyes

    Nese parate nuk do te ishin te rendesishme dhe une duhet te zgjidhja nje futbollist nga "Euro 2012" per skuadren time, ai do te ishte Cristiano Ronaldo. Para se te udhehiqte Portugaline te fitorja ndaj Holandes diten e diel, ai nuk kishte shkelqyer aspak ne Evropian. Por une, gjithesesi, do e doja ne ekip. E them kete sepse bazohem te paraqitjet e tij me klubet ku eshte aktivizuar me pare, si te Manchester United ashtue dhe te Real Madrid. Ai eshte tipi i lojtarit qe te jep garanci se do shkelqeje edhe me skuadren tende. EShte shume e thjeshte te perzgjedhesh nje futbollist te tille, por ne akt dua te nenkuptoj diēka tjeter. Une nuk genjehem nga paraqitjet qe zhvillojne disa lojtare ne nje kompeticion te rendesishem. Sapo nisi Evropiani, me qindra zyrtare klubesh apo zbulues talentesh vershuan drejt Polonise dhe Ukraines, duke ferkuar duard e duke shpresuar ne gjetjen e lojtareve cilesore. Ne fakt, kjo eshte ajo qe nuk me pelqen. Pa diskutim qe edhe une i ndjek me vemendje paraqitjet qe bejne futbollistet ne kete kompeticion, por asnjehere nuk jam bindur te blej dike duke e pare ne tri apo kater ndeshje. Paraqitjet ne Euro do me shtynin qe une ta ndiqja edhe ne ndeshjet qe zhvillon me klubin e tij, por pa nisur tratativa te menjehershme per ta blere. Shume klube bejne gabime, duke u joshur nga disa levizje te bukura, gjuajtje apo pasime mbreslenese. Mirepo, per nje lojtar nuk mjafton aq. Kam degjuar te permenden si zbulime disa futbolliste te Kombetares Polake, por ata nuk jane te tille. Behet fjale per futboliste qe luajne me Borusian e Dortmundit dhe kane fituar titullin kampion ne Bundeslige. Zbulimin e ka bere klubi gjerman vite me pare dhe nuk u be gjate ketyre javeve. Kam degjuar te cilesohen si talente te medha disa lojtare te perfaqesueses Ēeke, te cilet luajne ne kampionatin vendas. Pa diskutim qe nuk mund te komentoj mbi kualitetin e tyre, por gjithashtu nuk mund te pranoj qe ata te renditen mes telenteve te futbollit boteror, vetem se kane bindur ne disa ndeshje. T'i blesh ata, madje per shifra prej disa milone eurosh, mua me duket absurde. Me duket nje mashtrim. Behet fjale per lojtare qe, perpos talentit qe mund te kene, kane luajtur ne nje kampionat te nivelit nen mesataren, qe nuk kane formen e duhur fizike per te perballuar Premier Ligen, Serine A apo La Ligen dhe qe nuk kane as mentalitetin per te perballuar presionin e nje niveli kaq te larte. Ose me sakte, nese vendos te blesh nje futbollist te tille, atehere duhet te programosh qe ai te jete titullar vetem pas dy sezonesh.

    Nese me pyesni se kush eshte futbollisti me i mire ne bote, sipas mendimit tim do te pergjigjesha Lionel Messi. Me kete dua te vazhdoj logjiken e blerjeve qe behen ne Evropian. Ylli argjentinas nuk ka shkelqyer me kombetaren e tij ne Kupen e Botes, por gjithsesi ēdo ekip do e donte, pasi ai shkelqen me Barcelonen. Pra, nese ai zghenjen ne nje kompeticion nderkombetar me perfaqesuesen, nuk do te thote se eshte nje lojtar i dobet. E njejta gje edhe me ata qe nuk kane shkelqyer me klubet e tyre, por qe mahnitin me kombetaren ne Evropian apo ne Kupe Bote. Ata jane e kunderta. Ne shumicen e rasteve, ata nuk e perballojne dot kalendarin e ngjeshur dhe "trafikun" e nje sezoni te gjate, por gjejne forca te bejne diferencen vetem brenda pak ndeshjesh, si ne rastin konkret ne "Euro 2012".

    Futbollistet qe per mendimin tim kane shkelqyer vertet ne Poloni e Ukraine dhe njekohesisht kane bere paraqitje mbreslenese edhe ne klubet e tyre (duke qene te kompletuar ne logjiken time qe kam per blerjen e nje lojtari), jane emra si Iniesta, Shvajnshtaiger apo Gomez. por, problemi me ta eshte se une, trajnjeri i nje klubi si Evertoni, mund te mos e kem mundesine t'i kerkoj ne merakto, pasi nuk i perballoj dot financiarisht. Gjithsesi, kjo nuk me justifikon qe une te behem pjese e nje mashtrimi kontinental. Qe une te mahnitem nga lojtare qe behen yje brenda tri ditesh, qe bindin pseudo-menaxhere apo pseudo-drejtues, qe u rritet ēmimi me 10 here brenda pak javesh. Ata thjesht reklamohen bukur. Une nuk mashtrohem, ndaj as ju mos u mashtroni...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kjo Gjermani s’duhet tė ketė frikė nga askush!

    Nga: FRANZ BECKENBAUER

    Gjysmėfinalja u realizua! Arritėm me sukses tė kalonim murin grek. Faktikisht duhet ta kishim vulosur fatin qė nė pjesėn e parė duke kaluar nė avantazh tė katėrfishtė. Kėto rezultate na shėrbejnė si sulme tė ashpra ndaj konkurrencės. Dhe tani, Anglia apo Italia? Edhe pse italianėve u ka mbetur nami si rivalė tė hidhur nė evenimente ndėrkombėtare dhe nė 2006-ėn na pėrcollėn nė shtėpi nė gjysmėfinale, kėtė herė pėr ne nuk ka rėndėsi kundėrshtari, pasi kemi fituar imunitet. Jam plotėsisht dakord me mendimin e trajnerit spanjoll Del Boske, i cili sqaroi qė kombėtares sonė vėshtirė t’i gjesh dobėsi. Ėshtė plotėsisht bilanc i drejtė. Edhe pse nė disa raste kam qenė kritik ndaj lojtarėve, ata ta imponojnė besimin. Njė detaj i rėndėsishėm dhe vendimtar ėshtė ecuria e tyre: Ajo skuadėr qė pas skualifikimit nė gjysmėfinale tė Botėrorit 2010 ka arritur t’i fitojė tė gjitha ndeshjet zyrtare, nuk duhet t’u trembet aspak kundėrshtarėve. Faktikisht, trajneri Lėv mė befasoi me formacionin, pasi nuk ishte e domosdoshme. Pas tri fitoreve radhazi nuk llogarit dot aq shumė ndryshime nė formacion kushdo trajner kundėrshtar qoftė. Por, ai mori pėrsipėr dhe ėshtė “Zot” i skemave dhe filozofisė sė tij. Ndryshimet nuk ishin tė gabuara. Shyrle nė krahun e majtė pati disa shpėrthime pozitive. Klose lėvizte rregullisht nė zonat e tij dhe, pėr mė tepėr, e bėri detyrėn si sulmues duke shėnuar. Ashtu edhe Marko Rojs. Do tė isha shumė i lumtur, nėse nė gjysmėfinale Lėv do tė rikthehej te formacioni i vjetėr…
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Futre: Ronaldo meriton Topin e Artė

    Ish lojtari i Portugalisė, Paulo Futre mendon se Cristiano Ronaldo duhet tė jetė fituesi i ardhshėm i Topit tė Artė. Ronaldo ėshtė pretendent pėr ēmimin prestigjioz, pasi e mbylli sezonin me numrin rekord prej 60 golash tė shėnuar me fanellėn e Real Madridit. Portugezi ka impresionuar edhe nė Europian duke realizuar 3 gola nė dy ndeshjet e fundit.

    “Pas golit kundėr Republikės Ēeke, Ronaldos duhet t’i jepet Topi i Artė”, tha Futre nė njė intervistė pėr “RNE”. “Ka arritur mė shumė se Lionel Messi, ndėrsa ka prishur ekuilibrin nė Euro 2012. Nėse arrin tė triumfojė nė kėtė kompeticion, atėrherė Cristiano Ronaldo do tė jetė lojtari mė i mirė nė historinė e futbollit portugez”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Mancini: Italia dhe Portugalia luajnė nė finale

    Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Italia do ta eliminojė Gjermaninė dhe do tė arrijė nė finale tė Euro 2012.

    Po ashtu, strategu italian ka thėnė se edhe Portugalia do ta eliminojė Spanjėn dhe do tė kualifikohet nė finale.

    Pėr mė shumė, ai e ka krahasuar Kampionatin Evropian me Ligėn e Kampionėve duke thėnė se favoritėt (Gjermania dhe Spanja) do tė eliminohen ngjashėm sikurse u eliminuan Barcelona dhe Real Madridi nga Chelsea dhe Bayern Munichu.

    “Finalja do tė jetė nė mes tė Italisė dhe Portugalisė”.

    “Do tė jetė sikurse ndodhi nė Ligėn e Kampionėve kėtė sezon, ku favoritėt Barcelona dhe Real Madrid humbėn nė katėrshen e fundit”, ka thėnė Mancini pėr Radio RAI.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •