Urime Italia. Zhvilloi nje ndeshje fantastike mbreme dhe meritoi plotesisht te kulifikohej. Vetem se me erdhi keq qe e coi ndeshjen ne shtesa dhe lojtaret u lodhen disi. Por shpresoj qe ata 11 lojtare qe do luajne kundra Gjermanise ti bejne balle lodhjes dhe ta sforcojne edhe njehere veten per triumf.
Mbreme Pirlo, Montolive dhe De Rosi kane qene fantastike. Pirlo e Montolivo me topat qe shperndanin ndersa De Rosi ne pjesen difensive. Te kenaqej syri kur shikoje pasimet e vertikalizimet fantastike te Pirlos e Montolivos. Po ashtu, kur shikoje De Rosin se si thyente aksionet angleze.
Te vetmit qe çaluan mbreme ishin Abate e Balxareti. Asnjeri as tjetri nuk bene nje gje te hajrit, perjashto nje kros qe dha Abate. Po ashtu Ballotellit nuk i falej qe te humbte nje mori me raste. Ndersa Cassano ishte me shume mesfushor se sulmues, luajti shume i terhequr mbreme kur nuk ishte nevoja aspak ta bente kete gje me ate mesfushe qe kishte Italia.
Gjithashtu me pelqyen shume edhe zevendesimet qe beri Prandeli. Ai Diamanti shume i levizshem dhe ekzekutoi penalltine e fundit pa asnje emocion. Gjithashtu Noçerino justifikoi plotesisht minutat qe luajti, dhe me pak me shume fat mund te ishte shpallur heroi i ndeshjes se mbremshme nese do shenonte ate gol.
Pirlo, me ate penallti qe ekzekutoi, u preu kembet Anglezeve. Ishte si te them nje poshterim. Nje guxim i tepruar, ashtu sikurse edhe Helder Postiga ne Euro 2004. Keto jane gjera qe do te kujtohen shume gjate ne memorien e futbolldashesve. Vetem Anglise i ndodhin keto me duket.
http://<b> <iframe class="restrain".../iframe> </b>
Prandeli gjithashtu tregoi edhe njehere qe eshte lideri i vertet i kesaj Italie. Ne 2 vite qe drejton kete skuader e ka shnderruar ne nje skuader mjaft kompetitive e konkuruese, pavaresisht mungeses se emrave. Perjashtu 7-8 lojtar te formacionit, Italia nuk ka me gje te hajrit. Po te hedhesh syte nga stoli i Italise te dhemb koka, sepse nuk ke nje lojtar te hajrit. Ndryshe nga Gjermania e Spanja qe mund te bejne edhe nga 2 formacione me lojtaret qe kane ne dispozicion. Pra, duhet pershendetur per gjithe kete qe po ben me kete kombetare.
Mbreme ishte ndoshta ndeshja me e bukur e ketij kampionati deri ne kete momente. Ose e vetmja qe mund te krahasohet me te ishte Itali - Spanje ne grupe.
PS:
Blood, me mire shoh nje ndeshje si ajo e mbremshja, me vertikalizime e me raste per shenim, me shtylla e me traversa. Se sa te shoh nje ndeshje si ajo Spanje - France, vetem me topa horizontal, pa asnje pike referimi ne sulm dhe pa asnje ndodhi ne zonen e 16 metrave. Futbolli luhet per te bere gol dhe sulmuesit jane lojtaret qe kane ekzaltuar tifozet per sa kohe ekziston futbolli. Nuk arrij ta kuptoj dot nje ekip pa sulmues. Nuk me terheq.Postuar më parë nga BlooD_VenoM
Sa per penalltine e Busquets, kur u vershellye ajo penallti, nuk e kuptoj pse nuk duheshin vershellyer ato dy penalltite e kroateve. Te gjithe e duan Spanjen ne gjysmefinale, por kjo nuk do te thote qe i duhet ngrene haku ekipit tjeter.
Krijoni Kontakt