kush di te na i sjelli fotot qe shoqerojne kte artikullin ne gazeten panorama

-

Kuajt e Petrit Dumes, shkėlqimi dhe rrėnimi i fermės sė Lazeretit



Share


Specialee Martė, Qershor 19th, 2012




Mjeku Reshit Shtepani duke vizituar “Kaprollin” e Petrit Dumes, nė spitalin veterinar tė ushtrisė

Kujtimet e Reshit Shtėpanit, ish-drejtor i Qendrės Riprodhuese

.

Historia e panjohur e bazės sekrete nė Tiranė.

Reshit Shtėpani, mjeku qė drejtoi pėr shumė vite Qendrėn Riprodhuese tė kuajve tė racės, pinjoll i njė familje tė shquar nga Shėngjergji i Tiranės, ka ndėrruar jetė para dy vjetėsh.
Veē emrit tė mirė, doktori i kuajve tė Petrit Dumes, siē e quanin dikur, ka lėnė njė kolanė botimesh memoristike pėr traditat e vendlindjes dhe Luftės Nacionalēlirimtare, bashkė me dosjen e kujtimeve nga koha kur ka shėrbyer nė fermėn e kuajve tė rrallė. Sėmundja e papritur nuk e la ta ēonte deri nė fund projektin pėr t’i hedhur ato nė njė libėr tė veēantė, qė e ēmonte shumė. Kanė mbetur sidoqoftė dorėshkrimet, qė edhe ashtu siē janė, krijojnė njė fizionomi tė qartė pėr fermėn e famshme tė Lazeretit tė dikurshėm. Nė to pėrshkruhen me detaje fillesat e qendrės sekrete tė kuajve tė racės, mėnyra si u zgjerua e modernizua ajo, peripecitė pas divorcit me Moskėn, dėshtimi i agjenturave sovjetike pėr t’i shfarosur kėto specie nga Shqipėria, marrėzia e autoriteteve komuniste pėr t’i internuar pas ekzekutimit tė Petrit Dumes, si pjesė e grupit tė tij puēist, etj. Kujtimet e Shtėpanit startojnė me mbėrritjen nė Shqipėri nė fillimin e viteve ‘50 tė dy kuajve tė fermės ruso-polake, “Tverskaja Konji Zavod”, tė cilėt morėn pjesė nė xhirimin e filmit “Skėnderbeu”. Ata, sipas mikut tė Petrit Dumes, u bėnė banorėt e parė tė qendrės sė Lazeretit. “Ideja” e njė filmi tjetėr, qė nuk u realizua kurrė, e hedhur nga shefi i Shtatmadhorisė, solli aty edhe 30 kuaj tė tjerė, qė vit pas viti shumuan njėri-tjetrin…
Kuajt e parė i solli “Skėnderbeu”


Reshit Shtepani

Ka ndodhur vėrtetė kėshtu: Kuajt e famshėm pėr herė tė parė i solli nė Shqipėri Skėnderbeu. U bė shkak filmi pėr heroin tonė kombėtar, tė kishim edhe ne njė dyzinė tė tyre. Kjo ndodhi nė kohėn e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik. Ishte fillimi i viteve ‘50 kur kishin nisur xhirimet e filmit “Skėnderbeu”, njė prodhim ky shqiptaro-sovjetik. Regjisori nga Moska, pasi ishte bindur se kuajt e gjetur nė rrethinat e Tiranės dhe Krujės nuk ishin tė pėrshtatshėm pėr skenat e parashikuara, u interesua te autoritetet e Ambasadės pėr tė importuar nga Bashkimi Sovjet njė ēift syresh. Pas procedurave tė rastit, nuk vonoi dhe erdhėn dy tė tillė, pėrkatėsisht Ēarli, i racės “Alltekin”, njė kryqėzim i racave gjakpastėr arab me gjakthjeshtin anglez dhe “Panku” i famshėm i racės gjakpastėr arab i linjės Ruso-Polake, tė shoqėruar me “pasaporta” zyrtare qė pėrmbanin me detaje tė dhėnat gjenealogjike tė plotėsuara nė fermėn e famshme “Tverskaja Konji Zavod” tė Bashkimin Sovjetik. U bė shkak xhirimi i “Skėnderbeut” qė ata tė “pasaportizoheshin” nė Shqipėri, pėr tė qenė tė parėt nė llojin e tyre nė fermėn e mėvonshme tė krijuar enkas pėr kuajt e racės. Diku mė vonė, me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė Petrit Dumes, asokohe shef i Shtatmadhorisė, erdhėn edhe 36 kuaj tė tjerė.

Lazereti, ferma e gjeneral Dumes


Petrit Dume

Dy kuajt e parė qė mbėrritėn nė Shqipėri nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” pėr xhirimet e filmit “Skėnderbeu”, nuk u kthyen mė nė Bashkimin Sovjetik. I pasionuar pas tyre, Petrit Dumja, duke shfrytėzuar marrėdhėniet e shkėlqyera midis dy vendeve tona, ndėrhyri pėr tė sjellė njė sasi tjetėr. Me arsyetimin pėr xhirimin e njė filmi tjetėr qė nuk u realizua kurrė, shefi i Shtatmadhorisė bėri tė mundur kompletimin e fermės sė Lazeretit me 36 kuaj tė tillė. Kėshtu, pėr herė tė parė nė Shqipėri u fut njė sasi e konsiderueshme kuajsh tė racės “Gjakpastėr arab” dhe “Gjakthjeshti anglez”. Nga kryqėzimi i tyre nė fermėn e Lazeretit janė pėrftuar racat “Orlovi” shtatlartė dhe “Alltekini” i madh, tepėr tė kėrkuar pėr vlerat e rralla, jo thjesht pėr hipizėm. Qyteza e ngritur enkas me pėrkujdesjen e veēantė tė gjeneral Dumes, shumė shpejt mori pamjen e njė qendre model pėr mbarėshtimin e kuajve dhe u bė e njohur nė asetet e ushtrisė shqiptare.
Burreli, streha e parė e kuajve tė racės
Me mbėrritjen nga Bashkimi Sovjetik, tufa me 36 kuaj race u vendos nė rrethinat e qytetit tė Burreli. Pėr strehimin e tyre ishte pėrshtatur mė parė aty njė nga kazermat e vjetra, me kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Petrit Dumes. Qė me mbėrritjen e tyre, u pėrballėm me vėshtirėsi tė panjohura. Sė pari, kuajt e famshėm nuk e patėn tė lehtė pėrshtatjen me mikroklimėn, pastaj mungesa e pėrvojės nga specialistėt tanė pėr mbarėshtimin e tyre nuk do kalonte pa pasoja. Ende pa mbushur njė muaj nė Burrel, njėri nga tre hamshorėt e racės arabe, me emrin “Kaprizi” “vdiq” pa lėnė trashėgimtarė. Sidoqoftė, kjo nuk e demoralizoi stafin qė kujdesej pėr tufėn e tyre, t’i pėrkushtohej punės me tė gjitha energjitė. Ende pa u transferuar prej aty, filloi edhe shumimi i tyre. I quajturi “Naklloni” me baba “Kapotin” dhe “Filantropi” i famshėm me baba “Pribojn”, prodhuan trashėgimtarėt e parė. Qė kėtej nisi normaliteti i mbarėshtimit tė kuajve tė racės. Tashmė gjithēka u vendos mbi baza shkencore. Trashėgimia e tyre erdhi deri nė ditėt tona, dhe raca jo vetėm nuk u shua, por u shtua me breza tė tėrė.
Divorci me sovjetikėt
Divorci me Bashkimin Sovjetik e gjeti fermėn e Lazeretit nė kulmin e shkėlqimit. Rrufetė e shkėmbyera midis Tiranės e Moskės i paraprinė njė klime tė rrezikshme pėr bijzėn e “Tverskaja Konji Zavod” nė Shqipėri. Ndėrprerja e marrėdhėnieve me Kremlinin, parakuptonte tėrheqjen e tė gjitha aseteve tė dhuruara prej tij nė emėr tė miqėsisė, siē ishte edhe rasti i kuajve tė racės, pėr tė cilėn pala shqiptare nuk kishte paguar asnjė qindarkė.
Qysh nė ditėt e para tė pėrplasjes sė madhe, pala sovjetike qė e dinte mė shumė se kushdo rėndėsinė e ekzistencės sė kėtyre specieve tė rralla nė Shqipėri, bėri pėrpjekje pėr tė realizuar riatdhesimin e tyre me ēdo kusht. Autoritetet e Tiranės nga ana tjetėr bėnė ē’ėshtė e mundur pėr tė ruajtur “Tverskaja Konji Zavod” e Lazeretit. Njė strategji e veēantė pėr kėtė u pėrpunua nga gjeneral Dume, i cili bashkė me pėrgjigjen pėr sovjetikėt se kuajt kishin ngordhur, udhėhoqi operacionin e fshehtė pėr t’i transferuar ata nė garnizonet e skajshme tė ushtrisė. Mirėpo kėmbėngulja e administratorėve tė Moskės nuk rreshti. Sa zyrtarisht, aq edhe nė rrugė agjenturore, ajo u orvat tė binte nė gjurmė tė aseteve tė veta, kėtė radhė pėr tė helmuar e shfarosur specien e rrallė qė kishte sjellė dikur nė Shqipėri. Gjithsesi, falė pėrkujdesjes sė specialistėve e drejtueseve tė Ushtrisė, “Tverskaja Konji Zavod” shqiptar nuk u shfaros. Nė vjeshtėn e vitit 1965, Lazereti u bė sėrish streha e kuajve tė rrallė…
Kalėrimi i gjeneralit
Petrit Dume pothuajse ishte mysafir i pėrditshėm i fermės sė Lazeretit. Prania e tij aty nuk kishte tė bėnte vetėm me interesimin pėr mbarėvajtjen e kuajve tė racės sė rrallė. Gjenerali kryesisht vinte pėr tė kalėruar. Askush si ai nuk e kishte kaq tė spikatur pasionin e kalėrimit. Madje, pėr specialistėt e fermės, njihej si mjeshtėr i madh i hipizmit. Zotėronte nė perfeksion teknikat e ecjes me kalė nė terrene tė ndryshme, komunikonte si rrallėkush me tė dhe ushtrohej nė rrethana tė ndryshme si kalorės i sprovuar. Dume stėrvitej me disa kuaj, gjithnjė sipas specifikave, detyrave dhe veēorive tė terrenit. Gjatė ushtrimit stėrvitor pėr kapėrcim pengesash pėrdorte pelėn “Nazhenka” dhe “Naukėn”, tė bijėn e “Nakavales”. Nė parakalimet ceremoniale preferonte kalin “Ēarli” dhe pelėn “Nakavalja”. Mė pėr zemėr kishte kalin “Nakllon”, me tė cilin ushtrohej pėr daljet nė terren ku studionte hapėsirat e vendndodhjet pėr stėrvitjet e planifikuara tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Forcave Speciale tė Ushtrisė. Kalėrimi pėr gjeneralin, sidomos vitet e fundit, ishte shndėrruar nė mani.
vijon nesėr…

Reshit Shtėpani, mjeku i kuajve tė rrallė
Miku i Petrit Dumes qė ngiti fermėn e Lazeretit
Nė ditėt e operacionit tė Dimrit, kur Shtabi i Pėrgjithshėm, ndodhej nė shtėpinė e Shtėpanėve tė Shėngjergjit, Reshitit i qėlloi tė kujdesej pėr kalin e Enver Hoxhės. Nga pėrjetimet e atyre ditėve, djaloshi partizan qė mė vonė u bė njė nga veterinerėt e shquar nė vend, veēonte debatet e ndezura tė Enverit me Abas Kupin pėr fatet e luftės. “Mbaj mend qė asnjėri nuk ia lėshonte kalin tjetrit”, shkruan nė kujtimet e veta Shtėpani, duke iu referuar pėrplasjeve qė prodhuan ndarjen pėrfundimtare ndėrmjet dy ish-liderėve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. “Kupi iku pėr mos t’u kthyer kurrė, ndėrsa Enveri u largua pas disa ditėsh”, shtonte ai pa harruar tė pėrmendė pėrshtypjen qė i kishte lėnė kali i veēantė i kėtij tė fundit. Me vegimin e pėrplasjeve Hoxha-Kupi, Shtėpani mori rrugėn e luftės, nė fillim “partizan nė ēetėn e Shėngjergjit dhe Brigadėn e Pestė” dhe pastaj “komisar i kompanisė sė sigurimit tė Koopramatės sė Trerė. Me gjithė karrierėn e suksesshme nė vitet e para tė ēlirimit, ku arrita deri shef i Katedrės Ushtarake nė Ministrinė e Arsimit, nuk ndjehesha i plotėsuar, shprehet ai, duke kujtuar fillimin e studimeve nė Fakultetin e Veterinarisė nė moshėn 33-vjeēare. Qė nga diplomimi nė vitin 1960 e deri sa doli nė pension, Shtėpani njihej si doktori i pazėvendėsueshėm i spitalit tė kuajve tė Ushtrisė. Kujtimet e tij nga kjo periudhė nė njė farė mėnyre janė edhe historiku i fermės sė famshme tė Lazeretit. Shtėpani ka hedhur nė letėr vitet e shkėlqimit tė saj, por edhe mėnyrėn si u shkatėrrua nė mesin e viteve ‘70. “Kur Lazereti ishte nė kulmin e pėrparimit, kujton ai, njerėz dashakeqė dhe persona me rivalitete tė ndryshme, urdhėruan suprimimin e qendrės sė prodhimit tė kafshėve dhe kthimin e spitalit qendror veterinar nė infermieri tė garnizonit, me arsyetimin se ky institucion ishte i Petrit Dumes dhe Beqir Ballukut. Kjo marrėzi shkaktoi njė dėm kolosal”. Shtapani shkruan se e ka brengosur sakaq shpėrfillja e ministrit tė Bujqėsisė, i cili kundėrshtoi ndėrhyrjen e tij, pėr ta aneksuar kėtė sektor nė asetet e dikasterit tė vet. Pėrfundimisht, kujton mjeku i njohur, kuajt u shpėrndanė pėrdhunshėm nė disa qendra tė tjera, ndėrsa raca arabe u transferua nė fermėn e Bisht-Pallės. Pikėrisht ky operacion i pakuptimtė, pėrmbyll Shtėpani, i dha fund njė herė e mirė Spitalit Qendror tė Kuajve, pėr tė ushqyer legjendėn “Na ishte dikur Lazereti”. Bashkė me venitjen e yjeve tė gjeneralėve tė shpallur puēistė, u shua kėshtu paradoksalisht ferma e kuajve tė famshėm. Sidoqoftė, nė kujtesėn e njeriut qė kontribuoi si rrallėkush pėr tė, nuk u fashitėn kurrė konsideratat pėr stafin dhe mjekėt e talentuar qė shėrbyen pėr vite nė institucionin e mbarėshtimit tė kuajve tė racės. Mjaft syresh, si profesor Skėnder Prifti, doktor Naim Vreto, mjeku Todi Lika, veterineri Llazi Pengo, laborantja Musadete Lika, mjeshtri Ali Ohri etj., ishin nga miqtė e nderuar tė Shtėpanit


Lazereti i dikurshėm, “Tverskaja Konji Zavod” e Shqipėrisė
Dikur Lazeretin e vogėl tė Tiranės e njėsonin me emrin e madh “Tverskaja Konji Zavod”, fermės ruso-polake me famė botėrore tė kuajve tė rrallė. Pėr vite me radhė, ish-qyteza italiane nė periferi tė kryeqytetit u bė e njohur pėr mbarėshtimin e tyre, ndėrkohė qė tė tillė nuk kishin as vendet e fuqishme tė globit. Historia nisi nė vitin 1957, kur pėr herė tė parė u akomoduan aty dy kuajt tė rrallė qė morėn pjesė nė xhirimet e filmit “Skėnderbeu”. Nė pak muaj, suitės sė tyre iu shtuan edhe 36 syresh tė racės “Gjakpastėr Arab”. Pa mbushur njė dekadė, qendra riprodhuese e Lazeretit, siē mori emrin mė vonė, mundi tė mbarėshtojė rreth 400 ekzemplarė. Dokumentet dhe dėshmitarėt, meritėn kryesore pėr “Tverskaja Konji Zavod”-in shqiptar ia dedikojnė Petrit Dumes, ish-kreut tė shtatmadhorisė, i cili duke shfrytėzuar marrėdhėniet e miqėsisė me ish-Bashkimin Sovjetik, krijoi fermėn e kuajve tė kėrkuar pėr vlerat e rralla. Veē shkėlqimit, ēuditėrisht, me emrin e tij, ėshtė i lidhur dhe shkatėrrimi i Lazeretit. Nė kryqėzatėn e shpallur ndaj gjeneralit tė famshėm si puēist, u pėrfshi edhe kjo krijesė e tij, si pjesė e komplotit tė fantazuar nė mendjet e mbrapshta. Mjaftoi kaq dhe Qendra e Mbarėshtimit tė Lazeretit u shkatėrrua brenda ditės. Kuajt e racės tė kultivuar aty, me shumė mund e sakrifica, u shfarosėn nė skajet mė tė largėta tė vendit.

Lazereti dhe Sergej Jutkjeviēi
Aty nga fundi i viteve ’50, bėhet e ditur nė kujtimet e Reshit Shtėpanit, lindi ideja pėr ta pagėzuar fermėn e Lazeretit me emrin e Sergej Jutkjeviē, regjisorit sovjetik tė filmit “Skėnderbeu”. Shtysė pėr kėtė, kishte qene ndėrhyrja e artistit tė famshėm pėr tė sjellė nė vendin tonė dy kuaj tė fermės “Tverskaja Konji Zavod” qė morėn pjesė nė xhirimet e filmit “Skėnderbeu”. Ata ishin edhe “dallėndyshet” e para tė fermės shqiptare tė kuajve tė rrallė. Me krisjen e marrėdhėnieve Tiranė-Moskė, shkruan Shtėpani, mori fund ēdo pėrpjekje pėr ta pagėzuar Lazeretin me emrin e Sergej Jutkjeviē. Tanimė ēdo gjė “Made in Rusia”, veē kuajve tė racės, ishte shpallur e padėshirueshme.


Mjeku Reshit Shtepani duke vizituar “Kaprollin” e Petrit Dumes, nė spitalin veterinar tė ushtrisė


Shtepani gjatė njė ushtrimi stėrvitor me kalin e Ballukut


Pamje nga hyrja e Lazeretit


Dokumenti me inventarin e fermės sė Lazeretit nė vitin 1969

AFRIM IMAJ


panorama


--