Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29

Tema: Sulltan Sali

  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Sulltan Sali



    Nga Artan Mullaj

    Me zgjedhjen e Nishanit president republike, qė ėshtė njėri nga
    besnikėt e urtė tė Berishės, Berisha ka nevojė tė mbushet thellė me
    frymė pėrpara se tė kuptojė cpo i ndodh: Si njė sulltan otoman, sapo
    ka zaptuar presidencėn, si kalanė e fundit tė pushteteve. Tani, ēdo
    shqiptar ėshtė nė duart e tij, si delet nė duart e Ciklopit. Edhe
    zogjtė do tė fluturojnė vetėm me lejėn e tij. Mes universit tė njė
    psikoze tė re, qė mund tė quhet delir, ky zhvillim ka gjasa ta shtyjė
    atė nė njė perceptim tė ri pėr lirinė e ndėrgjegjies dhe pėr
    domosdoshmėrinė. ( raporti mes tyre zakonisht pėrcakton pėrkufizimin
    e pushtetit)… Ē’perceptim? Tani qė pushteti i kėtij njeriu ėshtė
    thuajse i pakufizuar, ndėrsa kontrollon shumicėn e institucioneve dhe
    shumė shpejt do tė kontrollojė gjithė tė mbeturat, prokurorinė dhe
    shėrbimin informativ, Berisha ka shumė arsye tė ndihet si Sulltan
    Sulejmani i shekullit tė 16-tė.

    Lavdi, pasuri, sundim, korrupsion dhe shumė hamėndje, por edhe shumė
    habi se si ky njeri, qė nuk ėshtė as hero, as i prejardhur, as derė e
    fisme, as mendje e shquar, ja ka dalė tė dominojė shqiptarėt nė
    tranzicion deri nė kėtė pikė saqė qeverisja e tij tė shndrohet nė njė
    supersundim. Mė potent se kurrė, sot, Berisha kontrollon tė gjitha
    pushtetet, qeverine, Bashkinė, presidencėn, drejtėsinė, shpresėn, tė
    ardhmen, pleqėrinė, por edhe bizneset dhe pasuritė strategjike tė
    vendit, ashtu si Sulltan Sulejmani kontrollonte dhe sundonte nė
    kontinentet me rradhė. . Njėlloj si Sulltan Sulejmani, qė kishte
    Harem me bjondina lindore, edhe Sulltan Saliu ka Haremin e tij. Vetėm
    se Haremi i Saliut nuk ėshtė thjesht njė shtėpi qejfi ku ndodhin
    orgjira. Haremi i tij ėshtė vetė Shqipėria. Shqipėria, qė si njė
    robinė e dobėt, me feminitet tė vrazhdė, duhet tė kėnaqė edhe tė
    gjitha epshet dhe kėnaqėsitė e pushtetarėve rreth tij. Tė pėrmbushė
    shkulmet e tyre, ato qė burojnė nga etja e shfrenuar pėr pushtet dhe
    ato qė burojnė nga instikti i babėzisė.

    Pėr tė bėrė njė krahasim, le tė shohim kėta dy sulltanė nė fronet e
    tyre. Sundimi dhe shkėlqimi i kaltėr i Sulltan Sulejmanit kishte njė
    shpjegim, cka lidhej atė kohė me besimin fetar tė turmave se sulltani
    i tyre ishte njeriu i shenjtėruar dhe caktuar nga perėndia pėr tė
    udhėhequr masat dhe prandaj vullneti i kėtyre masave kalonte natyrshėm
    tek ky i zgjedhur, pa kushte, nė formėn e dėshirės pėr pėrfaqėsim. Ky
    besim, qė ėshtė edhe njė justifikim, ėshtė arsyeja themelore e
    krijimit, zgjerimit dhe lulėzimit tė perandorisė osmane shekuj me
    rradhė. Por ndėrkaq, pėr tė vijuar me analogjinė, e kundėrta ndodh me
    Sulltan Salinė. Sa mė i qartė bėhet sundimi i Berishės nė Shqipėri, aq
    mė tė paqarta bėhen arsyet se pėrse ky ėshtė njeriu tė cilit njerėzit
    i kalojnė vullnetet e tyre, dhe vullnetshėm vazhdojnė tė pranojnė tė
    sundohen nga ai. Mos ėshtė bindja se Saliu ėshtė njė shenjtor i
    zbritur nga qielli? Jo! Nuk mund tė gjesh asnjė shqiptar as nė
    granishtat mė tė skajshme tė veriut, qė tė besojė se Saliu, si njė
    profet i shenjtė mes shqiptarėve, ka natyrė ėngjėllore. (Ėngjėll
    Saliu? Ē’fantazi e kobshme!).

    Edhe pse nuk ėshtė profet apo shenjt, sultan Saliu ėshtė megjithatė
    njė sundimtar. Atėhere, pėr c’farė arsye shqiptarėt pranojnė tė
    sundohen papushim nga ai? Ky pėshtjellim ka sjellė dyshime nė
    perceptimin dhe pėrkufizimin e pushtetit. C’ėshtė pushteti? Pėrse
    turma e ndjek Saliun, edhe pse ky njeri, sic e ka vėrtetuar koha, nuk
    ėshtė i zgjedhuri i Zotit. As nuk ėshtė prijėsi mė i mirė. As
    udhėheqėsi i moralshėm. As politikani me integritet tė spikatur. As
    personazhi seksi me sy tė kulluar dhe mashkulli tėrheqės. Si e pėrmend
    njė analist, pėrkundrazi, ky ėshtė pushtetari qė projektoi sistemin
    shkatėrues tė krijimit tė piramidave dhe monopoleve, ndėrsa pushteti
    shkatėroi shtetin, istrumentin qė llogjikisht, duke deleguar vullnetin
    e tyre, njerėzit e krijojnė pėr tė zbutur pra edhe duruar sundimin. Ky
    njeri prodhoi vitin 97! Gėrdecin! 21 Janarin! Vjedhjet e zgjedhjeve me
    rradhė! Nė 28 Qershor. Nė 8 Maj. Atėhere pėrse ky njeri votohet dhe i
    dhurohet akoma pushtet, njė pushtet qė njerėzve i kushton shumė
    shtrenjt?. Aq shtrenjtė sa i shtrenjtė dhe pikėllues ėshtė edhe
    zhgėnjimi i ardhshėm i fėmijėve tė kėtij vendi?

    Megjithatė Saliu votohet nė Shqipėri. Ky ėshtė njė fenomen, qė nuk
    mund tė shpjegohet. Thjesht ndodh, sic ndodh zjarri. Ėshtė i
    pakuptimtė, si pafundėsia. Pėr njė hipotezė, shpjegimi i vetėm do tė
    ishte njė marrėzi. Mbase shqiptarėt janė njė specie unikale nė planet,
    qė ju pėlqen tė sundohen. I josh robėria nė atė shkallė sa tė
    eksitohen prej saj. Mbase shqiptarėt janė vetmitarėt qė mė shumė se
    liria e ndėrgjegjies sė tyre, ju pėlqen domosdoshmėria e pushtetit
    prej tė cilit sundohen. Pėrjashtimet janė tė natyrshme, ashtu si e
    panatyrshme ėshtė mosqėnia e tyre. Ata janė njė pėrjashtim, ashtu si
    Sulltani i tyre ėshtė njė pėrjashtim.

    Zoti Nishani, i qetė dhe mustaqelli,u zgjodh president me votat e
    mazhorancės qė pėrfaqėson aurorėn e sundimit. Deputetė demokratė bėnė
    sikur u mallėngjyen pėr fitoren e panevojshme, sic ėshtė e panevojshme
    zakonisht njė garė qė nuk ka garė. Shumėkush mund ta quajė njė kukull
    tė tepėrt nė raft, ashtu si e tepėrt ėshtė parmenda nė bodrumin e
    fshatarit qė ka blerė njė traktor. Shqiptarėt do tė paguajnė me zinė e
    ekonomive tė tyre njė buxhet pėr njė institucion tė pavlefshėm. Pėr
    njė qytetar tė thjeshtė, ėshtė i qartė shkallėzimi i sė ardhmes. E
    ardhmja do tė copėtohet nė pėrfytrim. Ky njeri do tė firmosė disa
    dekrete, qė duhet ti firmosė doemos nėse kėtė gjė ja kėrkon
    sundimtari. Nė tė ardhmen e pėrfytyruar, kundėrshtia nuk mund tė
    pėrfytyrohet as si njė shaka. Do tė falė ata qė sundimtari mendon se
    duhen falur. Do tė emėrojė ata qė duhen emėruar, nė mėnyrė qė punėt tė
    shkojnė vaj nė haremin politik tė pushtetit. Asnjė plesht a mushkonjė
    nuk duhet tė pickojė tė akuzuarit e aferave historike nė vend, dhe
    asnjė barsoletė nuk duhet tė prishė humorin e bashkėsundimtarėve Basha
    dhe Meta. Drejtėsia duhet tė jetė aneks garderobe pėr namzinjtė e
    sundimit. Nishani duhet tė kujdeset mė shumė pėr mustaqet se pėr
    dekretet. Kush do tė jetė kryeprokurori? Kush do tė jetė spiuni i
    ardhshėm i sulltanit shqiptar? Atė e di Sulltan Saliu, vetėm ai. Por
    edhe nėse Sulltani i shqiptarėve do tė jetė i lodhur ndonjė herė nga
    beteja e pandalshme me Zotin, pėr ta sfiduar edhe atė, dhe eklipsi do
    ketė errėsuar sakaq fytyrėn e tij, vezirėt e tij janė aty. Mazhoranca
    i ka syte e hapur sic ka edhe llogaritė bankare, brenda dhe jashtė.
    Vezirė, kujdes! Asnjė psherėtimė, asnjė shkallėzim vullneti, asnjė
    diskutim i ligjeve tė sundimit, asnjė hapėsirė lirie a triumfi pėr
    askėnd! Sa mė shumė qė vezirėt e dinė se sundimi nuk ėshtė cėshtje e
    pėrzotshme, aq mė shumė besojnė qė ky vend i takon tėrėsisht atyre, me
    mish, me gjak dhe me kocka. Prodhimi dhe investimi, nafta dhe
    energjia. Centralet dhe fabrikat e cimentos, ju takojna edhe kėto..
    Tenderat dhe tenderimet. E drejta! Monopolet! Shkurt palca e ftohtė e
    kėtij vendi. Tė gjitha! Thithės tė babėzitur dhe tė talentuar, janė
    kėta qė nuk kanė lėnė gjak edhe lėngje pa pirė nga trupi i sėmurė i
    Shqipėrisė. Ata nuk ndalen. Duke u sunduar nga lideri i tyre, ata
    sundojnė dhe vjedhin njėlloj si ai Shqipėrinė. Askush nuk i ndalon
    mė vezirėt e Sulltan Saliut. . Janė edha ata pushtetarė, hipur nė kuaj
    tė bardhė. Janė kundėrzotsa, njėlloj si ai. Janė djaj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku e gjete kte shkrim o iliri..?
    cila gazete e ka ?

    sa shum genjeshtra kishte gjetur ky mulla..

    bravo..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Autori shkruan dhe thotė shqiptarėt!
    Pse nuk thotė ne shqiptarėt?!
    Apo ai nuk ėshtė pjesė e kėsaj tė pakuptueshmes qė Berisha votohet.
    Nė demokraci,thonė se vendos vota.Nuk di se ata qė e thonė a e besojnė vetė?Apo e besojnė vetėm kur fiton prijsi i tyre!
    Dhe qė t'i biem shkurt muhabetit,pėr Berishėn thoni ēfarė tė doni,edhe tė mos ta doni ėshtė e drejta tuaj.
    Poooooooooor.
    Na thoni nė tė vetmin rresht se si do t'i bėni gjėrat mė mirė se Berisha se nuk po e lexoj asgjėkundi nė miliona shkrimet tuaja.Sepse ka gjėra qė duhet tė pėrmirėsohen dhe urgjentisht bile.Na e thoni!
    E mos e bėni si Kreshnik Spahiu qė vetėm konstaton por pa dhėnė pėrgjigje se si ndreqen problemet.
    A thua se ne shqiptarėt nuk i dimė ato qė duhet tė ndreqen!

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Salijevi eshte Übermensch i Friedrich Nietzsche-s ne prospekt!

    Jepi zombi do(bi)ēe per demohipin, mbinjeriun, heroin, ngadhnjimtarin, ciklopin, ukun e malit, super-hienen, etj, etj qe mban emrin salijev ...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    nejse e fshiva se ha ndonje ban kot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Billy Joe : 19-06-2012 mė 16:49

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    .................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Billy Joe : 19-06-2012 mė 16:49

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pi.rdh o mulla pi.rdh..

    presidenti u zgjodh sipas kushtetutes.. sipas kushtetutes se miratuar nga gjith partite e gjith deputetet..
    presidenti eshte nje bir shqiptari ..bir mesuesish shembullore..
    eshte djal i mrekullueshem e i pa njollė..
    cfar do mullai.. aldo baren president.. apo jaho salihin ..apo altin orik shyto tahir cakulin..
    ik more qelbanik polpotist..


    sic duket enveristi mulla nuk do shtet me kushtetute demokratike..por e do me plenume komiteti qendreor.. e me genocidime staliniste..

    ..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    jashaaaaaaaaaa
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    ...........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Billy Joe : 19-06-2012 mė 16:58

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    goldush.. gjynahi..

    na trego pakez per.. sic the vet nji dit.. per ca njerez te tute qe ti ka pushkatuar regjimi enverist..
    kur ka ndodhur kjo..
    ku jetonin ata njerez?

    sa ishin e cfar moshe kishin?
    a lan femije?

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-06-2012 mė 17:02

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •