Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Nënë me prit këtë verë...

    Po e hape kete teme te re, ne prage te Pushimeve Verore,ndoshta do jete nje qike prekese per ne qe jemi ne mergim...po edhe ata qe i kemi ne Atdhe-Vendlindje njerzit me te dashur...kane malle...

    ]Pra mendoje, secili nga ne mundet te shpreh mallin e vete per personin qe ndjen apo kujtimet apo me sa gezim i prete Pushimet e Veres...qe te marre rruge....rrugetimin me te deshiruar...edhe pse i larget e mundimeshem...

    Nene me prite kete Vere...

    Do te vije kete vere nene
    Si vesa e mengjesit do te vij
    Se shume vera u bene nene...
    Do te vij ne vapen e Korrikut
    Kur pemet te piqen ne dege...
    E dasmat behen ne Liri
    Do te vij te shuaj mallin ...
    Dote vij te shuaj etjen me uje
    Burimi si athere qe moti
    Dote vij kur dielli te kete arrit ne Obiliske
    E porten e madhe hape nene ate dite..
    Me hapa te leht do te vij ate dite
    E te lehurat e qenit do te pushojne ate dite
    Kur te peshperis se une jame ...
    Do te vije e te gjeje ne kopshte duke kenduar
    Kenget e tua pa tekst...
    Eja bij me ben hmmm hmmm
    Se vera ende lulet nuk i ka thare...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689


    Nene me prite kete Vere.....


    ...me pa durim po prese diten te marre rrugtimin tim te gjate...per ne Vendlindje e ne te shtrenjeten time Kosove!
    Nena ime e dashur me prite si çdo vere...nen hijen e malles...me babain tim...qe ka shkeluar te 83 vite...e shendeti e ka lodhur nje qike e Diabeti po thone se kete here e ka lodhur...
    Nene me prite, se ti prite e percolle ne mergim qe nga viti 1971 kur babai iku per here te pare kinse vetum per tre muaj...nga ajo dite e dashura nene...kaluan 41 vite e ti prite e perclell e vete me merre rrugtimin e mergimit...Dimerit ne Gjermani e Veres ne Kosove...me prite bij e bija tu...nipa e mbesa qe shumices nuk ju a pa rriten sikurse edhe rriten tone qe nuk na pa babi kur ishte mergim ne qendronin ne Kosove....
    Nena ime, e dij se je lodhur nga keto pritje e percjellje te pa numerta...priteje qe te sjellin vetum gezim e te mbushin shtepin gjalleri...gezim e te qeshura deri ne oret e vona...
    E dij se Vera e vapa e madhe te ka molisur, duke pritur kush po hyne ne Dere te Oborrit...per te thiruar: oj Nene...e ti si gjithehera e buzeqeshur e...Uh lume nena kush me erdhiiiiiiiiii e perqafimet behen shpesh pa fjale vetum me shtregim ...
    Me kane mbet edhe pake dite e do nisem... po dashte zoti te vemi shendosh e mire e te ju gjejme edhe juve ...mire e shendosh!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 16-07-2012 më 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •