Evropiani, ja skuadra mė e fortė e tė gjitha kohėrave
Tė zgjedhėsh komponentėt e skuadrės mė tė fortė tė tė gjitha kohėrave mes shumė lojtarėsh protagonistė tė 13 edicioneve tė kampionateve evropiane nuk ėshtė aspak njė detyrė e thjeshtė. Por Yahoo.it ka zgjedhur 11 titullarė dhe 7 rezerva mbi bazėn e asaj qė lojtarėt kanė shfaqur nė Evropian.
Portieri - Lev Jashin ka qenė portieri mė i mirė i historisė sė futbollit pėrpara ardhjes sė Bufonit, edhe pse ka nga ata qė mendojnė se italiani ėshtė realisht mė i fortė se fenomeni rus. Ka fituar edicionin e parė tė Evropianit, nė Francė nė vitin 1960, dhe ka siguruar medaljen e argjendtė 4 vite mė pas nė Spanjė. I pari dhe deri mė tani i vetmi portier nė botė qė ka fituar Topin e Artė.
Mbrojtja - Ėshtė me 4 lojtarė, sepse ėshtė e pamundur tė provosh tė improvizosh njė repart tė tėrhequr me 3 lojtarė tė epokave tė ndryshme. Dy qendėrmbrojtėsit mė tė mirė janė Bekenbauer dhe Zamer, 3 Topa tė Artė tė dy dhe 2 Evropiane (1972 dhe 1996). Mbrojtėsit e krahut janė Turam dhe Faketi, kapiteni i tė kaltėrve, qė ngritėn trofeun nė 1968.
Mesfusha - Regjia e kėsaj skuadre i besohet Ksavit, i zgjedhur lojtari mė i mirė i edicionit tė 2008. Tė tjerėt janė Rajkard dhe Pavel Nedved.
Sulmi - Nuk mund tė mungonte Mishel Platini, lojtari qė nė 13 edicionet e Evropianit ka shėnuar mė shumė nga tė gjithė me 9 gola nė total, tė gjithė tė realizuar nė edicionin e vitit 1984 kur Franca doli kampione. Dyshja e sulmit pėrbėhet nga Van Basten dhe Gerd Myler.
PS: Une mendoj se Yahoo ka gabuar paksa ne berjen e formacionit. Nuk e imagjinoj dot Zinedin Zidan jashte ketij formacioni. Po ashtu Maldini & Barezzi, por keta 2 te fundit nuk kane fituar asnje europian.
Krijoni Kontakt