Të nderuar,

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare më datë 15, 16 dhe 17 Qershor të vitit 2012 në Strugë do të organizojë Kongresin Ndërkombëtar “Stomatologjia Sot” i cili do të mbahet në Hotel "Drim" - Strugë.

Me këtë rast kemi nderin t’Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë tubim ndërkombëtar me karakter profesional dhe shkencor.

Kjo ngjarje është një mundësi ideale dhe e përshtatshme për takim, këmbim përvoje, zgjërim të njohurive, si dhe një mundësi më tepër që përmes, ligjëratave, prezentimeve gojore, prezentimeve në poster dhe tryezave të rrumbullakta të njihemi me të arriturat më bashkëkohore të stomatologjisë.

Format e prezentimit në Kongres

Ligjërata plenare me ligjërues të thirrur (max.,40 min.,5 min., diskutim)
Ligjërata (max.,25 min.,5 min., diskutim)
Prezentime gojore (max.,10 min.,3 min.,diskutim)
Prezentime në poster (110 cm.,x 90 cm.)


Tema boshte e Kongresit "Qasjet bashkëkohore në Stomatologji"

Gjuhët zyrtare: Gjuha shqipe, Gjuha maqedone dhe gjuha angleze (me përkthim simultan)

Me Rëndësi:

Të gjithë abstraktet duhet të arrijnë deri te Këshilli Shkencor më së voni deri më 01 Maj të vitit 2012
Abstraktet e pa kompletuara si dhe abstraktet që do të arrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.
Lista e aplikuesve të suksesshëm do të shpallet në Web faqe gjatë muajit Maj të vitit 2012.
Orari i Kongresit do të shpallet në Web faqe nga data 20 Maj 2012
Programi i Kongresit në Web faqe do të Shpallet nga data 01 Qershor 2012
Materiali i prezentuar në abstrakt duhet të jetë i bazuar në hulumtim shkencor origjinal, ose në përvojën klinike.
Ai nuk duhet të jetë publikuar apo prezantuar më parë dikund tjetër.


Abstrakti duhet të përmbajë me përpikshmëri:

1.Qëllimin,
2.Materialin dhe metodën,
3.Rezultatet thelbësore,duke i përfshirë edhe të dhënat dhe përpunimin statistikor,
4.Përfundimin



Për prezantimet e rasteve Abstrakti duhet të përmbajë me përpikshmëri:

1. Hyrjen,
2. Detajet e rastit,
3. Përfundimin



Abstraktet duhet të dërgohen në: congress@albstom.org

Të gjitha Abstraktet e pranuara do të publikohen në librin e Abstrakteve i cili do të shpërndahet me materialet e Kongresit.



Informatë rreth kuotizimit dhe vendosjes:

Deri më 31 Maj:

Kuotizimi - 40 Euro
Për anëtarët e shoqërisë - 30 Euro
Studentët dhe teknikët dentar - 20 euro
Darka Solemne - 30 Euro



Pas datës 31 Maj:

Kuotizimi - 50 Euro
Për anëtarët e shoqërisë - 40 Euro
Studentët dhe teknikët dentar - 25 Euro
Darka Solemne - 30 Euro



Pagesa bëhet në Xhiro Llogarinë e SH.S.SH.-së
Xhiro Llogaria: 290-4000003980-22
Deponues: TTK Banka
Qëllimi Pagesës: Kongresi - 2012
Pagesa mund të bëhet edhe në vendngjarje

Pagesat nga jashte:

Shoqeria Stomatologjike Shqiptare
Bank Name: TTK BANKA AD SKOPJE
Branch Tetovo
SWIFT: TTXBMK2X
IBAN EUR: MK07290701000413881


Vendosja do të jetë sipas zgjedhjes suaj
Në Hotel Drim një pansion i plotë kushton 35 Euro


Adresa për abstraktet dhe informata plotësuese
E-mail: congress@albstom.org
Veb faqja : www.albstom.org


www.albstom.org
www.drim.com.mk
http://www.facebook.com/events/265712793511060/[/I][/B]