Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 53 prej 53
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Deri ne cilen moshe te femijes ,femija duhet te flas rrjedheshem te gjitha shkronjat dmth fjali te formuara mire?!

    dmth qe prindi te mos shqetesohet

    dhe

    Ne cilen moshe eshte e preferueshme qe femijet te fillojn te mesoj edhe gjuhen jo amtare,dmth te mos i pengojn njera tjetres, sepse ka shum familje qe jetojn jasht shtetit dhe kjo mund te jete problem per ta?!


    flm

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    ah po e shtoi edhe kete

    kjo me intereson mua shum

    nje i rritur qe ka deformim te folurit per shkak te pengesave ne degjim qe ne femijeri,dhe i eshte vendos implanti kohlear qe jan shum aktual tani,ka shanse qe ti rregullohet te folurit?!

  3. #43
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    te drejten e replikes?
    athere tani mesova moshen tende dhe respekte per moshen tuaj
    por po te njohetoi lidhur me iden e postimeve ne forum,sigurisht edhe te forumeve tjera
    Kur nje forumist hap nje teme si autor i temes ,sikurse bet ju,athere ai ka nje qellim,ose te informoi,ose te mesoi dicka.Ne rastin tuaj te informoi.
    Une e kam fushen time profesionale ku me numer te madh perfshihen edhe femijet me pengesa ne te folur,dhe pyetjet qe bera nuk ishte te mesoja une,sepse jam mire e informuar rreth kesaj problematike,poor permes pyetje pergjejjeve qe do pasonin,personat qe kan interes per kete tem te mesojn gjerat qe ju duhen.
    Kundershtimet rreth menyres se diagnostifikimit jan vetem nje kendveshtrim i ndryshem rreth je qajse te problemit,asigje personale per juve-une ende mendoj njejt!
    Sikurse ne rastin tim dhe te pyetses pasuese,ju pergjigjet nuk i jepni ketu,por i dergoni ne privat.
    Vrejtja ime dhe iritimi im eshte se duhet postuar ketu qe te trasmetohet infoja te gjitheve jo vetem antarit ne vecanti.
    Edhe une kam hap tema medicinale dhe tema tjera ketu,ka pas ide ne kundershtim me te mia ,por asnjehere nuk i kam marr personale-e drejta e debatimit
    Sa per fjalen masturbim ,ishte ne thonjeza pra e perdorur ne kontekstin figurativ,dhe nuk ishte adresuar juve ,por nje koleges tuaj qe fitonte para ne kurriz te nje femije 4 vj dhe gjate gjithe kohes 2-3 vj e dinte se nuk ka rrezulltat,plus vetknaqej se ishte logoped (kete vetknaqesi e cilsova si masturbim pra edhe njehere ne kontekstin figurativ)-kjo nuk i takon nje profesinisti!
    gjthe te mirat
    E po Teta ketu te kam mbetur borgj pa tu pergjigjur edhe pse duhet nje pergjigje meritore, por nuk jam aq i menqur qe tu-a jap ate pergjigje qe e meritoni.
    Ju keni kerkuar falje apo ndjes nga une per shkak te moshes, mosha ne kete kontekst nuk ka te beje fare asgje. Tema eshte teme dhe duhet te bisedohet rreth saj, ajo nuk ka te beje fare me moshen time, por ti ke kaluar ne tem tjeter me ofendime te cilat nuk i bejne as njerezit me primitiv.Teta ketu nuk eshte privat,shkrimet lexohen nga e gjithe bota, prandaj ti publikisht duhet ti kerkon falje opinionit e jo mua. Une nuk te kam bere pyetje a mendon gjithnje per masturbim, kete ta kane bere lexuesit e tjere, dhe ti e ke vertetuar me nje PO te madhe qe edhe ketu po e thua ate. Sipas shkrimeve te te tjereve shihet se edhe ata jane te ofenduar ne nje pikepamje.Ne fund te fundit ty nuk duhesh te te interesoj puna e asaj logopediste, ajo nuk ka pasur qasje ne kete teme dhe ta quan ate masturbante apo ke dashur te tregohesh se je shume e menqur, apo ia ke pasur zili se paska fituar me shume para se ti.Ta din mire se me shkrimet tua me kete rast, jo qe me ke ofenduar drejtperdrejt mua, se une e kam hapur kete teme, por ia ke humbur vleren Forumit, antareve te forumit, te gjithe lexuesve te cilet nuk jane antare te forumit dhe publikisht duhet te kerkon falje nga se te gjithe i ke ofenduar. Keto qe shkruhen ketu i lexon e gjithe bota, keto qe po i shkruaj edhe une jane publike nga se i lexon gjithkush, prandaj ketu duhet shkruar aso gjera nga te cilat njeriu duhet te mesoj dhe te ndrroj pervoja profesionale, jetesore, mireqenje, sherime e nevoja te ndryshme te tjera. Po ta bej nje pyetje me ate masturbimin tend qka do te mesoj dikush?!! Ishte apo nuk ishte ne thojza, kjo nuk ka rendesi. Ti si specialiste e mjeksise mos deshe ndoshta tu-a servoj kete fjale atyre qe nuk e dijne apo??? Teta nuk e di e ciles moshe je, por ta din se ke bere nje gabim te madh qe as oqenet nuk e pastrojne. Une nuk u hidhrova pse me tha se temen e paskam publikuar per ndonje profit material, nuk u hidhrova se ne vend qe te pergjigjem une ne pyetje, je pergjigjur ti, por ama disa gjera duhet te ken kufi. Dhe ne fund po te tregoj se nje gabim yti me ka kushtuar shume shtrejt duke ma humbur kohen per si po i quan ti debate dhe replika me ty. Lus lexuesit dhe te gjithe ata qe e kane percjellur kete ngjarje te mos me idherohen se po humbin kohe duke lexuar kete shkrim, se me te vertet jam shume i prekur, edhe pse temen te cilen e kam publikuar,e kam publikuar me qellim te mire per tu ndihmuar njerezve te cilet kane problem me te folurit, por ja qe gjendet dikush qe si thot populli me ta prish miden dhe mendjen. Ju pershendes te gjitheve duke kerkuar falje per kohen qe humbet duke lexuar kete.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    ok Zoti Irfan
    e shof se nuk ma fal

    mendova se i tejkaluam keto


    gjithe te mirat

  5. #45
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22

    pergjigje me pershendetje

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    ah po e shtoi edhe kete
    kjo me intereson mua shum
    nje i rritur qe ka deformim te folurit per shkak te pengesave ne degjim qe ne femijeri,dhe i eshte vendos implanti kohlear qe jan shum aktual tani,ka shanse qe ti rregullohet te folurit?!
    Lexuese e nderuar,te falenderoj ne pyetjen qe ma beni, me sa di dhe mundm do te pergjigjem keshtu: Me se pari po ju tregoj se deformim ne te folur nuk ka, por ka penges ne te folur . Deformimi behet tek gjerat e ndertuara nga pjeset lendore si psh. deformim i deres kur shtrembrohet, deformim i ndonje objekti, por eshte edhe deformim i dhembeve, deformim i hundes nese nuk e kryan funkcionin ne regull,shkurt gjerat qe preken dhe shikohen. Te folurit as nuk preket dhe as shikohet, por vetem degjohet. Une e di rastin per te cilin pyetni, por po them se ai i cili dukur ka folur dhe e ka deformuar si thoni ju, apo tash te folurit e ka me pengesa per shkak te degjimit jo te mire, amplifikatori i instaluar ne kohlear mund te ndihmoj, por aparati duhet te posedoj 2 aparate me amplitude te njejte. Njeri aparat instalohet apo vendoset ne kohlear dhe tjetri duhet te eshte tek ai i cili komunikon me ta quaj te shurdhin. Kjo eshte metode shume e re dhe rezultatet e sakta nuk jane verejtur ende. Personi i cili eshte i moshuar dhe fare nuk ka folur me para, e ka shume te veshtire per ta mesuar te folurit nga se tek ai ne aparat krijohen zhurma te cilat nuk eshte ne gjendje te dalloj dhe ti pranoj ato te dobishmet, gjegjesisht tingujt, prandaj supozoj se nuk do te kete efektin e garantuar. Personi i cili ka folur me para si shkrova me larte, atij i ndihmon shume ky lloj aparati, por thash varet se si perdoret. Nese aparatin e ka vetem ne kohlear dhe nuk ka aparat ai tjetri i cili duhet te komunikoj me te,efekti mund te them se eshte zerro. Nese doni mund te lexoni ne ineternet nje teme timen me titull SHURDHIMI PENGESE E ZHVILLIMIT TE TE FOLURIT. Te pershendes shume

  6. #46
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22

    pergjegje dhe pershendetje

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    Deri ne cilen moshe te femijes ,femija duhet te flas rrjedheshem te gjitha shkronjat dmth fjali te formuara mire?!
    dmth qe prindi te mos shqetesohet
    dhe
    Ne cilen moshe eshte e preferueshme qe femijet te fillojn te mesoj edhe gjuhen jo amtare,dmth te mos i pengojn njera tjetres, sepse ka shum familje qe jetojn jasht shtetit dhe kjo mund te jete problem per ta?!

    flm
    E nderuar, ne temen per te cilen kemi bere debat apo si e quani ju replike maratonike kam folur edhe per moshen deri kur femija duhet te zotron gjuhen me te gjitha afinitetet e saje, por prap po u pergjigjem. Zhvillimi i te folurit varet nga shume faktor.Tek disa zhvillohet me heret, tek disa me vone e tek disa asnjehere. Une ne temen e permendur kam cekur se femija duhet te zoteroj ne tersi te folurit e rrethit ku jeton, pra fjalet qe perdor rrethi deri ne moshen 5 vjeqare, por kjo prap varet se sa eshte punuar me femijen dhe tek disa te zoterimi i tersishem i te folurit te rrethit ku jeton femija ne moshen 6 vjeqare. Kjo nuk duhet te jete baza, eshte mosha orjentuese dhe sa femija ka komunikuar me rrethin. Ka femije qe nuk
    shoqerohen,nuk dalin ne shoqeri, pastaj te folurit e keq ne familje,kur ata flasin si femijet etj. Pra me nje fjale ne kushtet plotesisht normale femija 6 vjeqar duhet te komunikoj lirshem me te gjithe njerezit e familjes dhe te rrethit ku jeton. Sa i perket dygjuhesise eshte pak diskutabile dhe problematike nga se disa vertetojne se te mesuarit e dy gjuheve ndihmojne njera tjetren, disa thone se e pengojne. As njeri dhe as tjetri mendim nuk jane te sakte. Per ta pervehtesuar te folurit duhet dhene rendesi ne vitet e para te lindjes gjuhes amtare, por kur ndryshojne kushtet e jetes dmth. femija fillon te shkon ne qerdhe femijesh me persona te gjuhes se vendit, atehere me se miri eshte qe te stimulohet ai te folur i vendit ku jeton, nga se te folurit amtar do ta meson vetevetiu pa ndonje presion te familjes. Kur me femijen punohet prej dites se lindjes dhe e pervehteson gjuhen amtare, nuk do te ket problem pastaj per te pervehtesuar te folurit e vendit. Nese je e disponuar per te lexuar, mund ta lexon temen te cilen e kam publikuar kohe me pare ne ineternt me titull ZHVILLIMI I TE FOLURIT TEK FEMIJET ku kam folur edhe per bilinguizmin apo te folurit e dy gjuheve paralele.
    Te pershendes shume

  7. #47
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22

    pershendetje

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    ok Zoti Irfan
    e shof se nuk ma fal
    mendova se i tejkaluam keto
    gjithe te mirat
    Epo shume, shume e nderuara, ka shume gjera qe tejkalohen kur gabimet behen pa qellim, por kur ato behen me qellim dhe me vetedije te plote, qfaqen publikisht dhe i lexon tere bota, ato me rende falen. Ju si intelektuale e madhe te me demaskoni pa me njohur fare, te ma hudhni mundin tim shumevjeqar
    ne berlog duke shkruar gjera te paqena dhe te flisni fjale banale qe as njeriu me i thjeshte nuk do te shkruante ashtu, nuk eshte lehte te falesh. Kete shkrim po e bej ne baze te si thoni ju replikes dhe debatit, por kam kujdes te mos u ofendoj. Qdo keshille e mire per gjithkend eshte e mireseardhur, qdo bashkepunim eshte i mire. Ti adresen time e ke pasur, ke pasur mundesi ne menyre kolegiale te mi thuash me EMAIL nese kam gabuar diku, e jo te me demaskon publikish mua dhe temen time te cilen e kam shkruar me shume mud dhe e kam publikuar me qellim qe tu ndihmoj nejrezve me pyetje e pergjegje dhe shiko se tash e kam humbur qellimin duke u grindur me ty, e duke mos pasur mundesi tu ndihmoj atyre qe kane nevoje. Shpresoj qe te vem nje kontakt bashkpunimi profesional dhe te mos i vazhdojme keto pelemika te pafund. Te pershendes shume

  8. #48
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22

    Pergjigje

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    me qellim nuk dua ti perdor,edhe kjo me duket pak...
    perfiton ne te keqen e dikujt dhe vazhdon te knaqesh me veten tende si profesionist
    Jo moj e shkreta Tete, askush nuk kenaqet me fatkesite e dikujt, pos ndoshta je ti ajo qe shkakton fatkeqesi dhe kenaqesh me to, kjo verehet ne shkrimet tua, a nuk shkaktove fatkeqesi edhe ketu duke keqperdorur profesionin tend dhe u kenaqe duke perdorur fjale erotike ne vend te fjaleve shkencore te cilat si duket dhe si po shkruan, tu duken pak. A nuk te erdhi turp qe nje teme e krijuar me shume mund dhe plotesisht profesinale e cila i dedikohet personave me pengesa, Ti e shendrrove ne thash e theme, ne grindje, ne paknaqesi, ne deshprim, ne erotizem dhe ne qdo te keqe. Nejse, veprimin tend po ua besoj lexuesve te cilet sigurisht e kane percjell dhe e percjellin kete ngjarje, le te gjykojne dhe nese ke vepruar mire, deshira ime do te ishte te te shkruajne edhe ata diqka dhe le, te te lavdrojne apo te te ngjyrosin me ngjyre te zeze.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Po zeri i nje femije a mund te ndryshoje me moshen.
    Behet fjala per nje djale 8 vjecare qe ka ze aq te holle, cjerres dhe problemi eshte se kur flet ai shoket e tallin dhe femija ndihet e kompleksuar dhe mbyllet ne vetvete.
    Kur te arrije ne adoleshence a do i trashet zeri apo do i mbetet me i holle se moshataret?,,,
    A merren logopedet me kete lloje problemi?
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #50
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22

    pershendetje

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Po zeri i nje femije a mund te ndryshoje me moshen.
    Behet fjala per nje djale 8 vjecare qe ka ze aq te holle, cjerres dhe problemi eshte se kur flet ai shoket e tallin dhe femija ndihet e kompleksuar dhe mbyllet ne vetvete.
    Kur te arrije ne adoleshence a do i trashet zeri apo do i mbetet me i holle se moshataret?,,,
    A merren logopedet me kete lloje problemi?
    E nderuar,shume falemnderit ne pyetjen qe e keni bere dhe do mundohem tu pergjigjem.
    Ka shume raste kur zeri ndryshon tek persona te ndryshem. Me kete problem merren foniastet, por ne mungese te tyre kete problem e trajton logopedia. Nuk e di vendin ku jetoni ne menyre qe tu orjentoj diku ku ka foniater, qe per fat te keq, jane te rralle tek popullata shqiptare, por po mundohem tu spjegoj edhe une. Te femijet e parapubertetit apo me te ri mund te paraqiten keso probleme, por edhe mund te ndermirret diqka me ushtrime logopedike. Ju keni konstatuar mire se femija ende eshte ne ate moshe te re dhe kur te behet ne moshen e pubertetit zeri mund te ndryshoj dhe do te trashet. Sido qe te jete, eshte mire qe ne nje magnetofon te inqizoni disa kenge me ate ze qe ju pelqen juve dhe femija dalngadal, por pa presion te mundohet sbashku me ate kengetarin apo kengetaren te kendon duke e imituar ate. Kjo mund te behet edhe duke imituar recitime te vjershave, ndonje nga antaret e familjes qe ka ze te mire do kendon se bashku me djalin duke i akorduar zerat ne mes vedi. Ushtrimet me shume sukses ndihmojne ne kete problem. Per me teper mund te konsultohemi edhe ne adresen e MSN irfanbojaxhiu@hotmail.com. Ne fund ju pershendes shume.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lerini femijet te flasin si tu vije e mos i beni akademiker me perdhune.. qe 4 vjec.. se i luani menc fare..

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2013
    Postime
    1

    Për: Të folurit, pengesat - shërimi

    mirdita z.irfan un jam nga tetova dhe nese me lejoni dua qe te ju pyes:

    behet fjale per vajzen time 10 mars 2013 i mbush 4 vjet dhe ka probleme me te folurit, eshte talente kupton gjithcka pergjigjet ne cdo pyetje qe i ja bejm i interesojn te qitha sendet mirpo kur pergjigjet apo kur folen shkronjen e pare te fjales e zgjaten si teper ne fillim

    kur ishte 2 vjet filloj te flas mirpo nuk mundeshim ta dallojm mirpo tani ajo shihet qarte se ka probleme cka me preferoni ju se si mund te veproj une me ate.

    Ju lutem nese nuk ju pengoj te ma ktheni kete pergjigje se jam teper i brengosur.

    kalofshi mire

  13. #53
    defektologu
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    22

    Për: Të folurit, pengesat - shërimi

    Me falni nga se kete pyetje e lexova me vonese,por sidoqofte po mundohem tu pergjigjem. Problemi i vajzes tuaj me te vertet duhet tu brengos bash per ate se problemet ne te folurit e mevonshem fillojne ne kete moshe. Pengesat ne te folur jane te shumellojshme, per te cilen pengese nuk me keni shkruar, keshtu qe per momentin ju kisha lutur te ma skjaroni si manifestohen problemet te vajza juaj, pra te me shkruani nje imel dhe me gjersisht te me shkruani lidhur me kete. Kete mund ta beni ne imel adresen time irfanbojaxhiu@hotmail.com dhe pergjigjen do ta merrni menjehere. Me pershendetje nga une Irfani.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •