Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 44
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Byrek (Turqi)
    200 gr miell, 100 g djath i freskėt dhije, 1 vezė, 1 qepė, 2 dl kos, 1 lugė vaj ulliri, ½ lugė majė birre, 1 lugė majdanoz i grirė, kripė, piper, vaj pėr tė lyer tavėn
    Pasi tė kemi pėrzier miellin me majėn e birrės, i shtojmė kosin, vezėn, kripė, piperin dhe e punojmė derisa tė formohet njė brumė elastik. Pastaj e lemė tė pushojė pėr ½ ore dhe nė kėtė kohė grijmė qepėn dhe e pėrziejmė me djathin, majdanozin dhe piperin. Pasi tė ketė kaluar ½ ore e ndajmė brumin nė topa tė vogla sa 1 arrė dhe secilės prej tyre i vendosim nė mes salcėn qė kemi pėrgatitur me djath. I vendosim me rradhė nė tavėn qė e kemi lyer mė parė me vaj dhe e vemė nė furrė.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Supė me qofte (Liban)
    500 gr mish pėr t'u zier, 500 gr mish qingji, 100 gr oriz, 2 qepė, 2 thelba hudhėr, 50 gr gjalp, miell, kanellė, kripė, piper, majdanoz.
    Ziejmė mishin me 2 l ujė, pak kripė, piper, kanellė per disa orė. Pastaj heqim mishin nga tenxherja dhe fillojmė tė grijmė mishin e qengjit. E pėrziejmė me qepėn e grirė, hudhrėn kripėn , piperin dhe pak kanellė. Pastaj pasi ti kemi dhėnė formėn e qofteve i rrotullojmė nė miell dhe i skuqim nė gjalp pėr rreth 5 minuta. Pasi tė jenė skuqur i hedhim nė lėngun e mishit dhe i lemė tė ziejnė pėr rreth ¼ ore para se ti shtojmė orizin

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Mish viēi me kėrpudha (Turqi)
    750 gr mish viēi, 300 gr kėrpurdha, 150 gr gjalp, ½ tas miell, 1 qepė tė madhe, ½ gotė verė tė bardhė, 1,5 dl pana, kripė, piper.
    Pastrojmė kėrpudhat dhe i presim nė feta. Grijmė qepėn dhe e skuqim nė njė tigan me 50 gr gjalp, i shtojmė kėrpudhat, i kriposim dhe i lemė nė zjarr pėr 20 minuta. Pastaj i heqim nga tigani dhe aty skuqim 1 lugė miell me 30 gr gjalp, pasi mielli tė ketė marrė ngjyrė i shtojmė verėn dhe e lemė tė avullojė gjysma. Pastaj me delikatesė dhe duke e pėrzier i shtojmė panėn, e kriposim e peperosim. E ulim temperaturėn e zjarrit nė minimum dhe e lėmė salcėn tė dendėsohet. Pastaj i shtojmė kėrpudhat dhe mishin. Para se ta servirim i hedhim pėrsipėr pak spec tė kuq.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Patėllxhana tė mbushura (Egjipt)
    6 patėllxhana, 3 lugė salcė domate, 4 lugė vaj ulliri, lėngu i 1 limoni, kripė, piper i zi.
    Nė fillim pėrgatisim mbushjen. Nxehim vajin nė njė tigan dhe i hedhim qepėn e larė dhe tė grirė hollė, pastaj i shtojmė mishin e grirė dhe i skuqim bashkė. Pasi tė jenė skuqur i kriposim, peperosim dhe i hedhim pak kanellė.I lagim me pak ujė tė ngrohtė dhe i lemė nė zjarr derisa mishi tė jetė zier. Nė kėtė kohė merremi me patėllxhanat: i lajmė, i presim pėrgjysmė dhe i ziejmė pėr pak sekonda. Pastaj i heqim tulin, mbushim gjysmat e patėllxhanave me mishin dhe i vendosim nė njė tavė furre. Pėrzijmė koncentratin e domateve me ujė tė majftueshėm pėr tė mbuluar pėrgjysėm patėllxhanat me 4 lugė vaj ulliri, lėngun i 1 limoni, kripė, piper. Pastaj vendosim tavėn nė furrė nė temperaturėn 220°C. Pas ¼ ore e ulim temperaturėn nė 180°C dhe i lemė tė piqen pėr 30 minuta.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Sallatė patėllxhanash dhe domatesh (Maroku)
    900 gr patėllxhana jo shumė tė mėdhaja, 250 gr domate, 3 thelba hudhėr, 4 lugė vaj ulliri, 1 limon, 1 lugė e vogėl spec i kuq, kripė, piper, pak spec djegės.
    Lajme me kujdes patėllxhanat dhe i vendosim nė furrė pėr rreth 45 minuta. Kur tė zbuten i nxjerrim nga furra dhe i qėrojmė. Hedhim vajin e ullirit nė njė tigan dhe i shtojmė patėllxhanat, domatet e qėruara dhe tė prera nė copa tė vogla, thelbat e hudhrave tė shtypura, specin e kuq, kripėn, piperin dhe limonin. I lejmė nė zjarr tė ulėt pėr rreth 30 minuta duke i pėrzier vazhdimisht. Pasi tė jenė ftohur i servirim duke i shoqėruar me thelba e limonit dhe ullinj tė zi.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Sallatė me lulelakėr (Marok)
    1 lulelakėr, 4 karrota tė vogla, 1 thelb hudhėr, l lėngu i 1 limoni, 1 lugė ujė, 5 lugė vaj ulliri, ½ luge spec i kuq, kripė.
    Lajmė lulelakrėn dhe e pastrojmė nga gjethet. Qėrojmė karrotat dhe i presim ne fije tė holla. Grijmė hudhrėn. Pėrziejmė tė gjithė ingredientėt.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Salca baladi (Tunizia)
    500 gr domate, 300 gr kastraveca, 1 spec jeshil, 200 gr qepė tė kuqe, 1 tufė majdanoz, lėngu i 1 limoni, 4 lugė vaj ulliri, kripė, piper.
    Pasi ti kemi larė dhe tharė i presim nė feta tė holla domatet, kastravecat, qepėt, specin dhe grijmė majdanozin. I hedhim tė gjitha nė njė tas sallate dhe pėrziejmė vajin me lėngun e limonit, kripėn dhe piperin. Kėtė pėrzierje ia shtojmė perimeve.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Shurba Al - fata (Egjipt)
    400 gr mish qengji, disa kocka qengji, 50 gr oriz, feta buke tė bardhė, 60 gr gjalp, 3 thelba hudhėr, 4 lugė uthull, 3 lugė majdanoz tė grirė, kripė, piper tė zi.
    Kjo lloj supe serviret pėr Bajramin e Madh.
    Pėrgatisim nė fillim lėngun mishi me copat e mishit tė qingjit dhe kockat.I ziejmė bashkė me 2 l ujė. Sapo tė ketė arritur temperaturė e zierjes i hedhim kripėn dhe piperin dhe e lemė nė zjarr tė ulėt tė vazhdojė zierjen.Pasi tė ketė zier pėr disa orė i shtojmė orizin dhe e lemė akoma dhe 15 minuta. Thekim fetat e bukės dhe i shtrojmė nė njė supierė tė gjėrė. Shkrijmė nė njė tigan gjalpin dhe i shtojmė thelbat e shtypura tė hudhrave dhe i lemė derisa tė marrin ngjyrėn. Pastaj i shtojmė uthullėn, e lėmė tė arrijė nė temperaturėn e zierjes dhe ia hedhim menjėherė fetave tė bukės bashkė me supėn. Nė fund i hedhim pėsipėr pak majdanoz.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Lahm al m'quali (Maroku)
    8 brinjė qengji, 3 limona, 70 gr gjalp, 4 domate, pak kanellė, pak lėng mishi, 20 ullinj jeshilė, kripė, piper.
    E lemė mishin pėr 2 orė nė lėng limoni. Pasi tė ketė kaluar kjo kohė, shkrijmė gjalpin dhe skuqim nė tė brinjėt e qingjit. Pastaj i hedhim nė njė tavė. Lajmė domatet dhe i presim nė feta, ia shtojmė brinjėve, i hedhim kripėn, piperin, kanellėn. I lejmė nė zjarr tė lartė pėr rreth 8 minuta. Pasi ta kemi ulur temperaturėn e lemė dhe pėr 10 minuta tė tjerė duke e lagur me lėng mishi. E dekorojmė me fetat e limonit dhe ullinjtė dhe e shoqėrojmė me pilaf.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Pulė me ullinj (Tunizia)
    1 pulė rreth 850 gr, 70 gr ullinj, 4 domate,2 thelba hudhėr, 4 lugė sardele tė shtypura , kripė, piper
    E ndajmė pulėn nė 8 copa. Nxehim vajin dhe e skuqim. Pasi tė jetė skuqur e heqim nga tigani. Grijmė domatet dhe i hedhim nė njė tigan bashkė me sardelet dhe pak ujė, me ndihmėn e njė piruni shtypim domatet. Pastaj i shtojmė hurdhrėn, copat e pulės, ullinjtė (pasi ti kemi hequr ne fillim bėrthamat), i pėrziejmė dhe i lemė nė zjarr dhe rreth 20 minuta, duke i pėrzier vazhdimisht dhe duke i hedhur nga pak ujė nė rast se thahen. Nė fund heqim hudhrėn dhe sistemojmė copat e pulės nė njė pjatė, i hedhim pėrsipėr lėngun dhe i dekorojmė me copat e limonit.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Peshk pikant (Egjipt)
    1 peshk rreth 1,5 kg, 300 gr arra tė qėruara, 1 tufė majdanoz, 9 thelba hudhėr, 7 lugė vaj ulliri, lėngun e 2 limonave, kripė, piper.
    Pasi tė kemi pastruar peshkun, pėrziejmė arrat me majdanozin dhe shtypim hudhrat. Pėrziejmė tė gjithė ingredientėt, i shtojmė vajin, lėngun e limonit, kripėn dhe piperin dhe i pėrziejmė. Mbushim peshkun me gjysmėn e salcės dhe me gjysmėn tjetėr e mbulojmė. E pjekim nė furrė nė temperaturėn 180°C pėr 30-40 minuta, derisa peshku tė zbutet.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Oriz meksikan (Meksika)
    250 gr oriz, 250 gr domate, 1 qepė e vogėl, 2 thelba hudhėr, 100 gr bizele, 100 gr karrota, disa degėza majdanoz, vaj, kripė.
    E lejmė orizin nė ujė tė ngrohtė pėr 5 minuta, pastaj e lajmė derisa tė mos ngelet asnjė gjurmė niseshteje. Nė njė tigan nxehim 2-3 lugė vaj dhe hedhim qepėn dhe hudhrėn e grirė, sapo tė zbuten i shtojmė orizin, tė cilin mė parė e kemi kulluar. Pastaj i shtojmė dhe domatet e grira. I shtojmė ½ l ujė tė ngrohtė, kripė, bizelet dhe majdanoz tė grirė. I mbulojmė dhe i lejmė tė ziejnė pėr rreth 20 minuta me kapak tė mbyllur derisa bizelet tė jenė zier dhe orizi tė mos ketė njė pamje kremoze. Nė fund i dekorojmė me chiles tė palosura mė dysh.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Oriz me portokalle (Brazil)
    Ingredintėt pėr 4 persona: 300 gr oriz, 50 gr gjalp, 2 qepė, 4 degė selino, kripė, piper.
    Pasi tė kemi shkrirė gjalpin nė njė tigan, skuqim selinon dhe qepėn tė prerė hollė duke i pėrzier vazhdimisht. I shtojmė lėngun e portokalleve dhe lėkurėn e grirė tė njėrės prej tyre. I kriposim, i peperosim dhe i ziejmė bashkė. Sapo tė ketė arritur pikėn e vlimit i shtojmė orizin, e pėrziejmė dhe e lemė tė ziejė, duke i shtuar ujė ose lėng mishi tė ngrohtė nėse ėshtė e nevojshme.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Krem elote (Meksika)
    300 g misėr, 3 kėmbė selino, 2 pras, 2 lugė miell, ½ qumėsht, 50 g gjalp, kripė.
    Nė njė tenxhere shkrijmė gjalpin, i shtojmė prasin dhe selinon tė prerė nė copa jo shumė tė vogla, i lejmė tė skuqen pėr disa minuta duke i pėrzier me lugė druri dhe pastaj i shtojmė miellin dhe nė fund qumėshtin. I pėrziejmė me kujdes. Sapo tė formohet njė si krem heqim copat e prasit dhe selinos, nėse vazhdon tė jetė akoma e lėngshme e lemė edhe pėr disa minuta tė ziejė derisa tė dendėsohet. Nė rast se ėshtė dendėsuar shumė i shtojmė pak qumėsht tė ngrohtė. Pastaj e frulojmė kremin me misrin, e kriposim. Dhe para se ta servirim e ngrohim.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Chilli me mish (Meksika)
    900 gr mish viēi, 600 gr domate, 400 gr fasule tė kuqe, 3 qepė, 3 thelba hudhėr, 6 lugė vaj misri, 2 lugė spec i kuq djegės, ½ lugė kafe spec i kuq, ½ lugė kafe rigon, lėng mishi, kripė.
    I lajmė dhe i lemė nė ujė fasulet pėr disa orė. Pastaj presim mishin nė copa tė vogla dhe e skuqim nė vaj tė nxehtė. I shtojmė qepėt dhe hudhrat e grira dhe i lemė nė zjarr pėr 5 minuta, pastaj i shtojmė fasulet e kulluara mė parė dhe i pėrziejmė. I heqim lėkurėn domateve, i presim nė copa tė vogla dhe ia shtojmė mishit; i shtojmė dhe erėzat, e lagim me lėng mishi, e mbulojmė dhe e lemė tė ziejė derisa mishi dhe fasulet tė zbuten. Nqse ėshtė e nevojshme mund tė shtojmė lėng mishi.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Fejioada (Brazil)
    Ingredientėt pėr 6 persona: 2 kg fasule, 200 gr salsiēe, 300 gr brinjė derri, 200 gr di pancetta affumicata (nėnbarkėse derri e tymosur), 2 qepė, 3 thelba hudhėr, vaj ulliri, majdanoz, 1 gjethe dafine, kripė, piper.
    Nė njė tas me ujė dhe 1 gjethe dafine lemė fasulet pėr gjithė natėn, tė njėjtėn gjė bėjmė dhe me copat e mishit. I ziejmė pastaj copat e mishit pėr 30 minuta dhe, pasi ti kemi kulluar, i sistemojmė nė njė tenxhere tė gjėrė, bashkė me fasulet dhe salsiēen e prerė nė copa tė vogla. E mbulojmė tenxheren me ujė, hedhim kripė dhe i lemė tė ziejnė pėr 2 orė nė zjarr tė ulėt. Pastaj i shtojmė brinjėt. Nė njė tigan skuqim qepėn, hudhrėn, i lagim pak me lėngun e fasuleve, i shtojmė majdanoz tė grirė dhe pasi ta kemi pėrzier ia shtojmė tenxheres ku kemi fasulet dhe mishin. I pėrziejmė dhe i lemė tė ziejnė derisa fejioada tė jetė dendėsuar dhe mishrat tė jenė zier. Fejioada shoqėrohet nga njė salcė qė pėrgatitet me qepė, majdanoz, hudhėr dhe domate tė grira shumė hollė, vaj dhe limon.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Mosha
    38
    Postime
    38
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ushqimi im i preferuar eshte kallamari (grek) por fatkeqesisht se kam idene si mund te gatuhet nese ndonjeri e ka le te na e beje kete nder
    Lepulushja
    Zombie !

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Lepurushe gatimen e tyre e gjen ketu ne forum mjafton te kontrollosh temat ketu, ka plot menyra per ta gatuar.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Mosha
    38
    Postime
    38
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    THNX ESTELLA
    Zombie !

  20. #40
    Hakmarrese
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    O Estella na ke kenaqur.
    E di sa here te bekoj une ty, se kur nuk kam ndonje ide se cfare te gatuaj futem ketu ne forum te kuzhina dhe gjej recetat e tua.

    Thanx again

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 02:38
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 11:59
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 08:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •