Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Luan Rama: Dëshmitë e francezëve për konvertimin me tortura të shqiptarëve

    Intervistoi: Aida Tuci

    Pas librit Dorëshkrimet e Purpurta, ku i bëhet jehonë kodikëve shqiptarë në kuadrin e kodikëve më të vjetër të njerëzimit, para një viti ju sollët para lexuesit librin tjetër historik Kalorësit e Stuhisë, një afresk historik në marrëdhëniet franko-shqiptare parë në kuadrin e luftërave shekullore, veçanërisht nga anzhuinët deri në shekullin XVII. Tashmë ju vini me një libër të ri, Bujtës të Largët, – Mbresa të udhëtarëve francezë në Shqipëri gjatë shekullit XIX. Çfarë ju shtyu të shkruani këtë libër?

    Historia më ka pëlqyer gjithnjë edhe pse pena ime më ka çuar fillimthi në shtigje të tjera, poezi, ese, roman, por ajo që ka qenë karakteristike e kësaj krijimtarie ka qenë gjithnjë se këto libra kanë pasur një itinerar të përbashkët, Francë-Shqipëri, si diçka që lidh këta dy popuj përgjatë historisë. Pra dhe ky libër është ndërtuar me një sërë personazhesh të vërtetë, konsuj, gjeografë, historianë, etnografë, kartografë, arkeologë, etj, të cilët e kanë përshkuar Shqipërinë gjatë shekullit XIX, pra nga koha e konsullit François Pouqueville (Pukvil) më 1806 deri tek konsulli francez i Shkodrës, Aleksandër Degrand, që e la Shqipërinë në vitin 1899. Vëzhgimet e tyre në Shqipëri, shumica i botuan në revistat më prestigjioze të kohës si në Revue des Deux Mondes, La Tour du Monde, në revistat gjeografike e historike etj., e më pas shumë prej tyre i botuan në libra të veçantë si Pouqueville, Ami Boué, Alfred Dumont, etj.

    Duhet të ketë qenë një punë e vështirë për gjetjen e këtyre shkrimeve të rralla?

    Po, sepse bëhet fjalë për libra të vjetër, artikuj që vështirë t’i gjesh… p. sh. artikujt e disa gjeologëve të hershëm që kishin zbarkuar në Shqipëri unë i gjeta veçse në koleksionet e “Société de la Géographie”. Po kështu, një libër me kujtime të konsullit francez në Shkodër Aubaret apo të gjeografit dhe kartografit Guillaume Lejean. Por akoma më e vështirë ishte gjetja e fotografive të tyre. Duhet të kërkosh shumë, të qëmtosh në arkiva, është një kohë tepër e madhe që harxhojmë, por në fund të fundit gjithçka është pasionante.

    Keni arritur të lexoni gjithçka?

    Ah, jo…për versionin në frëngjisht po kërkoj në arkiva të tjera. Duke studiuar për jetën e konsullit francez Gabriel Aubaret, (1866), pikasa se një konsull tjetër pas tij, Colonna Ceçaldi, kishte shkruar një libër mbi Shqipërinë, i cili nuk gjendej as në Bibliotekën Kombëtare të Francës ku gjenden miliona e miliona libra. Atë libër e kam gjetur tani vonë, pasi ai gjendet veçse te një antikuar. Deshifrimi i historisë shqiptare vetëm këto dy dekada ka filluar të bëhet më i dukshëm. Tashmë po e shohim historinë ashtu siç ka qenë dhe jo ashtu siç e donin ideologët e ndryshëm. Rrugët janë hapur që historianët dhe letrarët apasionues të historisë të qëmtojnë bibliotekat e mëdha të botës, veçanërisht në Vatikan, në Venedik, në Paris, Stamboll, në Vjenë apo në Napoli e Milano etj. Kështu, fragmente të shumta të historisë po mbushen me një material më të pasur, ku mund të kujtojmë sensin e vërtetë të ngjarjeve historike dhe vendin e shqiptarëve në historinë europiane. Në librin e tij L’Adriatique et les Balkans, Alfred Dumont shkruante: “Ky popull kaq i panjohur, i cili ruan imazhin më të saktë të asaj çka ishin etërit e racës greke e latine, meriton gjithnjë interesin e historianit. Ky popull do të mbetet si dëshmitar i gjallë i një të kaluare që shpesh besojnë se është zhdukur. Asnjë vend në Evropë nuk ka zakone më të lashta. Dhe kjo shpjegon habinë e dijetarëve të vërtetë dhe studiuesve të këtyre tribuve, që besonin se ata janë ajo çfarë ka mbetur nga ajo racë misterioze: e pellazgëve që ne gjejmë në gjenezën e dy qytetërimeve më të bukura të botës së vjetër”.

    [COLOR="DarkRed"]Ku qëndron vlera e evidentimit të shkrimeve dhe studimeve të këtyre udhëtarëve. Çfarë i bën ato interesante për lexuesin e sotëm?

    Të gjithë këta udhëtarë, duke sjellë secili një pjesë të afreskut të përgjithshëm të shoqërisë shqiptare në atë shekull, krijojnë tek lexuesi i sotëm një imazh të Shqipërisë së viteve 1800, se cila ishte drama dhe tragjedia popullore, mitologjia, legjendat, epika historike etj. Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit të tekstit të parë të historisë shqiptare Histori e Shqipërisë, janë tronditëse. Fletoret e tij me shënimet e udhëtimeve në Shqipëri, unë i gjeta në Misionin Lazarist të Parisit, sipas një treguesi të Robert Elsie.

    Por duke lexuar fletoret e tij, tronditja ime ishte e madhe, pasi bëhej fjalë për konvertimin me tortura të tmerrshme e përndjekje të padëgjuara të disa fshatrave katolike në myslimanë.
    Por shpesh, përshkrimet e udhëtarëve janë të çmuara, pasi këtu e dy shekuj gjërat kanë ndryshuar dhe ato janë përshkrimet e vetme historike, p.sh. përshkrimet e Victor Berard dhe funeralet e të vdekurve, pazari i gurëve të varreve në Kavajë, personazhe e kohëra të çuditshme. Në udhëtimet e tij në veri, në zbulimin e kishave shqiptare, Degrand shkruan se “Mbi rrënojat dhe me gurët e dikurshëm të katedrales, banorët kishin ngritur një kishë, që siç shkruante Daniele Farlati ishte “Kisha e Lindjes së Virgjëreshës”, me një pllakë që datonte e vitit 1410. “Në dysheme ka shumë varre, – shton Degrand, – madje dhe të reja. Vdekja sikur e ka pushtuar këtë kishë. Mbi secilin varr janë degët e pemëve që kanë mbajtur të vdekurin dhe në kokë të varrit duken kryqet e drurit, që me krahët e tyre u japin atyre pamje të qenieve fantastike, sikur ato qenie të ngrihen nga toka duke mbajtur me ato duar të përdredhura kokat e tyre…Mbi kokë, dhe në çdonjërin sup qëndron një zog i gdhendur në dru, çka i bën ato si qenie që jetojnë në hapësirë… ». Dhe konsulli lë pas këtë «bodrum të vdekurish», siç e quan ai kishën, për të ndjekur rrugën drejt kishave të tjera mesjetare. Një inventar padyshim historik, pasi rreth e rrotull kështjellës së Rozafës, ai do të pikëtakonte tetë kisha të hershme, mes të cilave, siç shkruan ai, Kishën e Shenjtëve të Pafajshëm dhe atë të Shën Pjetrit. Udhëtarët francezë madje bëjnë përshkrime mjaft interesante për tipin dhe karakterin e shqiptarit, apo përshkrime letrare që të habisin për mjeshtërinë e tyre, siç janë ato të Joseph Reinach.
    [COLOR="DarkRed"]
    Do ishim kuriozë të dinim se si e shihnin dhe e komentonin të huajt Kanunin

    Kanuni ishte një nga kuriozitetet e veçanta të udhëtarëve të huaj në Shqipëri, pasi ligjet e marrjes së gjakut kishin shekuj që ishin shuar në hapësirën ballkanike, por dhe europiane. Disa studiues kanë shkruar gjatë për këtë: në veçanti historiani Cyprien Robert, por dhe Guillaum Lejean, Degrand, apo në hollësi Alfred Dumont, i cili bën përqasjet e ligjeve shqiptare të gjakut me ato të epokës homerike dhe krahasimet e tij janë të habitshme. Alfred Dumont në librat e tij pikas se gjatë shekujve, pagesa me bagëti kaloi në pagesën me para. “Për shqiptarët, një vrasje vlen 750 piastra. Tarifa e princave “merovingines”(frankët e shekujve V-VIII, L.R.) nuk ishte më e lartë se kaq. Zakoni i pagimit në raste të tilla u zhduk shpejt tek helenët. Në ‘skenën e gjykimit’ që e shohim në mburojën e Akilit, të dyja palët kundërshtare diskutojnë rreth çmimit që duhet paguar për një të vrarë. Grekët përdornin fjalën që më vonë nënkuptonte ndëshkimin. Ndërsa peine, tregon një pagesë, nga fjala latine pendere, poenam”. Tacite shkruan se ishte koha e gjatë e gjakmarrjes që bëri të lindë kompensimi. “Duhet ndarë urrejtja ndër të afërmit dhe miqtë e babait të tij. Këto urrejtje nuk janë të pamëshirshme. Madje dhe vrasja paguhet, pësohet, përmes dhënies së një numri kafshësh. ‘Atëherë gjithë familja është e kënaqur’. Kjo frazë zbatohet tek shqiptarët dhe gjermanët”. Dumont shënonte gjithçka: rite, zakone, tipa socialë, besëtytni popullore… – “S’ka popull që të mos u ketë besuar shpirtrave. Por ka diçka që ka mbetur e veçantë tek shqiptarët: funeralet dhe banketi për të vdekurit. Kur një shqiptar vdes, mblidhet e gjithë familja: ata shkulin flokët dhe çjerrin faqet, të cilat shpesh mbulohen me gjak. Ai i gris dhe teshat e trupit. Secili nga familja duhet t’i flasë të vdekurit, duke lëvduar dhuntitë e tij: improvizimet e tyre që zgjasin me orë, ndërpriten nga klithma dhe të qara. Kur ke parë një skenë të tillë, kjo s’mund të harrohet…».

    Së fundi, doja t’ju pyesja lidhur me itinerarin tuaj artistik: ju keni botuar në Francë një vëllim poetik, Mbulomëni me një copëz qiell, një ese mbi gjendjen e artistit shqiptar në epokën totalitare në Shqipëri, Udha e gjatë në tunelin e Platonit, i cili është nderuar me një çmim, po kështu libra për piktorë etj., ndërsa kohët e fundit po parapëlqeni më shumë libra historikë. Përse ky ndryshim në krijimet tuaja?

    Keni të drejtë, kam botuar dy romane, shumë libra me ese, dhe ja, tani parapëlqej të shkruaj për historinë. Në fakt, në kohën kaotike të shoqërisë së sotme shqiptare, veçanërisht të politikës, e vetmja zgjidhje që më është dukur më e udhës dhe të paktën e dobishme ishte ajo që të merresha me histori. Kam botuar shumë shkrime politike, kemi folur shumë për filozofët e mëdhenj të demokracisë, Shtetin e së Drejtës, të drejtat e njeriut dhe Shoqërinë e Hapur; kemi kritikuar autoritarizmin apo atë që unë e kam quajtur “demo-kraturë”, ku gjejnë vetveten dhe demokracia elementare dhe diktatura në grahmat e saj, por politika e sotme as që do t’ia dijë për shkrimet dhe kritikat e publicistëve dhe të shoqërisë civile apo të “kundër-pushtetit”. Ata e kanë zgjedhur udhën e tyre dhe veç shohin me cinizëm nga ne: politika dhe paraja janë lidhur shumë fort dhe duket utopike ta shkatërrosh këtë gjë që kanë krijuar politikanët tanë pas tranzicionit politik, që për fat të keq është një tranzicion që vazhdon. I vetmi kontribut duket se është të vësh në pah diçka pozitive të së kaluarës sonë.

    Shënime nga bujtësit e largët

    Pajtimi mes dy familjeve në gjak ishte një spektakël i denjë për penën e tragjedianëve të mëdhenj klasikë, Sofokliu apo Euripidi, etj – shkruante Cyprien Robert, dëshmitar i këtij spektakli. Ndërsa, Albert Dumont shikonte se në kullat guri të maleve shqiptare, në dasmat, proçesionet funebre, gjakmarrjet, mitologjinë, ritet pagane, etj, prushet homerike ende nuk ishin shuar

    Cyprien Robert, historian: Ritet e faljes së gjakut

    … Udhëtimi i Cyprien Robertit është i vështirë dhe me të papritura. Malet janë plot thepisje dhe duhet të guxosh që të ecësh dhe bësh përpara, duke kaluar bri thepisjesh e humnerash. Dhe diku, në fshatin tjetër, vazhdojnë përsëri historitë e kodeve të vjetra të gjakmarrjes dhe të mikpritjes. Por këtë radhë është fjala për “pagesën e gjakut”, një mënyrë për të ndaluar hemorragjinë e gjatë midis fiseve në gjak. “Marrëveshjet mes fiseve në gjak bëhen përmes atyre që quhen ‘plak’,- shkruan Robert. – Zakonisht mblidhen 12 pleq së bashku (ose 24), të cilët ulen në formë rrethi, mbi një pirg guri, duke formuar kështu atë që quhet ‘rrethi i gjakut’, i cili drejtohet nga një kryeplak. Është ai që kërkon shpagimin e gjakut. Këmbanat bien, gratë afrohen me veshjet e tyre më të mira dhe bëhen lutje solemne para kishës dhe flamurit të fisit në krye të saj. Dymbëdhjetë nëna të fisit që ka bërë vrasjen, vijnë duke mbajtur në gji foshnjat e tyre dhe ato rënkojnë nga dhimbja në këmbë të njeriut që ka pësuar tragjedinë. Ndërkohë, pleqtë diskutojnë çmimin e gjakut. Të gjitha plagët e të vrarët, numërohen me imtësi, duke caktuar çmimin që duhet paguar si në kodet e vjetra gjermanike apo të frankëve. Më së fundi shfaqet fajtori, i cili ka varur në qafë armën e viktimës. Ai zvarritet në gjunjë deri tek prijësi i gjykimit, i cili i heq atij armën nga qafa dhe e flak tutje. Familjarët e viktimës e marrin dhe e thyejnë atë. Kryetari i familjes tundet, qan, vështron qiellin dhe ndërkohë fajtori i puth gjunjët. Por ai i përgjigjet: “Shpirti im nuk është ende gati”. Më së fundi, kur ai është gati ta falë, ai e ngre fajtorin e mbytur në lot, e mbështet pas gjoksit të tij dhe bashkë me të hidhen në krahët e prijësit pajtues. Një paqe e përjetshme vendoset përmes betimit midis dy fiseve, të cilët sipas shprehjes ‘gjaku u përzje’, bëhen miq për kokë. Ai, të cilit i detyrojnë gjakun, zgjidhet si kumbar i fëmijës së parë që do të lindë nga fisi tjetër. Atëherë kjo familje shtron një gosti të bollshme, ku piqen dele dhe ndonjëherë disa buaj dhe ku hidhet valle. Në fund, para se të marrin leje të largohen, prijësi i familjes së viktimës u kthen një pjesë të pagesës ose shpesh dhe gjithë shumën e taksës së detyruar. Kuptohet që një gjendje e tillë shoqërore e bën të pamundur në Shqipëri çdo lloj administrimi të rregullt. Dhe Porta Sublime mbetet armikja më e madhe e jetës klanike. Ajo çka kërkon ajo, përmes litarit e shpatës, është që klanet feudale të organizohen me bej trashëgues…”.

    Alfred Dumont, historian: Gratë e rrëmbyera si në tregimet antike

    - “Jeta shqiptare është tepër e thjeshtë. Ata nuk janë bujq dhe i përbuzin punët e mundimshme. Ata i çojnë bagëtitë në kullota, siç bënin heronjtë grekë, të cilët të gjithë ishin barinj. Nëse stina është shumë e keqe, ata djegin dru dhe bëjnë qymyr. Kjo padyshim është industria primitive që historia mund të ketë…”. Atij i bën përshtypje jeta e shqiptarëve nëpër kasolle, por megjithatë habitet që gjen atje thesare të vërteta. Jo vetëm armë të bukura e të punuara në filigran, por dhe varëse ari, bizhuteri të jashtëzakonshme dhe zbukurime të tjera që malësorët i transmetojnë brez pas brezi. “Si vallë këto xhevahire kanë ardhur deri në këto male? – Askush nuk e di”. Shqiptarët më të respektuar, ata që quhen ‘plak’ dhe që shikohen si nderi i racës së tyre, bëjnë punë edhe nga më të rëndomtat. Gjatë kohës që i biri u prin buajve në arë, si Menelas, i ati ndërton shtëpinë, ashtu si Uliksi. Për darkë, kur ju pret si mik: ai e ther delen vetë, ashtu siç bënte Akili. Ulemi në tokë në mes enëve më të zakonshme dhe ju përcillni dorë më dorë një tas të marrë nga miqtë e tyre të civilizuar. Gratë shërbejnë. Kur darka mbaron, plaku merr lahutën dhe luan vetë, ndërkohë që të rinjtë bëjnë gara ose bashkohen të kapur për qafe, në një valle të vjetër; burrat kapen nga duart dhe bëjnë gjoja si viktimat në labirinthin e Kretës. Kështu, gjithçka të sjell kujtimin e përshkrimeve homerike… Aristoti tregon se kërkesa që i fejuari t’u paguajë prikë prindërve të nuses është një nga karakteristikat e shoqërisë primitive. Shqiptari e bën këtë pagesë. Kjo shumë e paguar nga burri, në ligjet lombarde quhet ‘mund’ dhe është objekt i shumë diskutimeve. Kodi i Ethelbert përcakton numrin e kafshëve që burri do t’u japë prindërve të gruas së ardhshme. Në të njëjtin kuptim, Homeri shkruan se gratë e bukura vlejnë shumë buaj. Kjo fjalë tek grekët është si ‘mundinen’ tek gjermanët. Në disa tribu, martesa bëhet me të grabitur. Çdokush do të martohet duke grabitur gruan e tribusë armike. Në Orosh, në qendër të Mirditës, pothuaj gjithë gratë janë të grabitura. Princi i zonës, meqë para disa vitesh mbeti i ve, ai grabiti bijën e një beu të Krujës. Dhe kjo është e përgjithshme në këto male…Burri do që askush mos ta prekë atë. Ai është i ëmbël me të, e trajton si fëmijë që kërkon ta përkëdhelin dhe që i ati ia jep. I shtyrë nga instinktet, edhe pse jo nga ndjesi sensuale, shqiptari, krah gruas së tij merr dhe një tjetër. Kisha katolike ka qenë mjaft e ashpër ndaj kësaj praktike, por poligamia nuk është e rrallë tek kristianët dhe myslimanët e këtyre maleve. Prifti nuk i njeh këto lidhje, ndërsa shqiptari nuk i sheh ato si fajtore, edhe pse gruaja legale ka një lloj superioriteti. Tjetra qëndron në një pozitë inferiore, njësoj si tek mbretërit grekë të antikitetit, ku robinat mbushnin shtëpitë e tyre…»

    Në çdo vend që ndalonte Dumont, gjente gjurmë të një jete të lashtë, si të thuash gjurmë homerike, atë çka prej shekujsh ishte shuar në tokat parahelene dhe që këtu ishin ende të gjalla. – “Habitesh ndonjëherë të shohësh ligjet e vjetra në Itali dhe Greqi, ku gruaja përjashtohet nga trashëgimia… Në Shqipëri, vejusha nuk ka asnjë lloj trashëgimie në pronat e burrit të vdekur. Janë të bijtë që marrin tokën dhe bagëtitë. Nëse nëna nuk martohet, ajo konsiderohet si pasuri e lënë nga burri i vdekur, ose më shpesh ato i mbajnë pranë tyre. Shumë herë gruaja kthehet në familjen e prindërve të saj vetëm me gjërat e përdorimit që i japin gjatë fejesës. Zakonet antike tregojnë se në shumë vende, vejusha mund të martohej dhe pa dëshirën e saj me burrat e familjes së burrit të vdekur. Ky zakon është tek shqiptarët dhe ne s’kemi asnjë vështirësi për ta konstatuar atë. Gruaja është më shumë një plaçkë, një objekt, sesa një njeri. » Ai konstatoi me habi që në disa qytete, kur vajzat kalonin moshën e adoleshencës, ato i mbanin të mbyllura në shtëpi deri sa ato martoheshin. – « Ato që janë kristiane dalin një herë në vit për të shkuar në meshën që bëhet posaçërisht për to, gjatë natës së Krishtlindjes. Me përjashtim të kësaj feste, ato shohin veçse njerëzit e familjes dhe priftin që u vjen tu mësojë katekizmin… Udhëtarët e kanë thënë shpesh se një burrë mund të udhëtonte në të gjithë Shqipërinë nën mbrojtjen e një gruaje. Në këto vënde, prekja e nderit të gruas është diçka shumë e rrallë».

    Victor Berard, historian: Elbasani, bashkësia e paqtë mes myslimanëve, vllehve dhe ortodoksëve


    Pas një qëndrimi të shkurtër, karvani i tyre vazhdoi udhën drejt Elbasanit, duke ndjekur rrjedhën e Shkumbinit. Rrugës, nga mërzia, Abedini ia ka marrë një kënge mbi lavdinë e Ali Pashë Tepelenës dhe tri korbave të Sulit, ndërkohë që Mehmeti as fliste e as mendonte për ndonjë gjë. Por pas pak, një tufë e madhe resh ishte mbledhur në qiell dhe shiu kishte nisur të binte. Vetëm në muzg, karvani kishte arritur në fushën para qytetit të Elbasanit… Berard vë re se qyteti është i ndarë në tri lagje të mëdha kompakte, por përballë njëra tjetrës Në zëmër të qytetit, në “castro”, siç e quan ai vendin ku ngrihej kështjella e vjetër e qytetit, banojnë kristianët, rreth 150-200 familje me 750-800 banorë; rreth “castro”-s (kështjellës), 500-600 shtëpi me 2000-3000 vetë, ndërkohë që më tutje, rrotull, janë vllehët, rreth 160-180 shtëpi me 800 kristianë të tjerë. Por siç nënvizon ai, “shqiptari nuk është tepër i eksituar ndaj fesë”. Një përshkrim i bukur është vajtja e tij në një kishë të kristianëve, ku gratë çojnë vajzat e tyre të kungohen, veshur me rrobat më të mira dhe me trëndafila e karafila vendosur nëpër flokë, ato flokë të mbledhura e të bëra gërsheta të vegjël e të shumtë, zbukuruar me stoli sermi dhe emali, me hajmali e krehra të vegjël sedefi. “Nënat e tyre kanë veshje si të gjitha ato gra kristiane e çifute që ndesh në thellësi të Turqisë: kaftanin e gjerë e të gjatë në ngjyrë të errët e mbuluar nga një lloj gëzofi. Kjo lloj rrobe e gjerë që zbret gjer afër fundit të këmbëve, lë të duken fundet e çitjaneve të kuqe e kapura pas kaviljeve. Në këmbë kanë qafëza të verdha, pa taka, çka duken si shputa të mëdha. Fytyrat e tyre, si dhe të vajzave të reja, janë thatime, me sy të etura, faqe të zbehta e me një profil shumë të ashpër. Ajo që ka më pak fëmijë, ka veçse tri-katër. Por ata, për gjithë këto nëna, janë pasuria më e madhe. Rreth e rrotull kishës shihen gurët e varreve. Anash, në të djathtë të kokës së varrit të të vdekurit, tek veshi, ka gjithnjë një dritarez të vogël apo kamare, ku siç thuhet, “do të vijnë dallëndyshet për të më lajmëruar pranverën dhe bilbilat që do më tregojnë për majin e bukur”. Në varret e reja, njerëzit kanë bërë blatime të shenjta: një shportë me bukë, një enë me peshq të vegjël, një gjellë me bajame, rrush të thatë, oriz të zier apo grurë. Madje mbi to ka dhe liko, petale lulesh dhe gjethe me erë të mirë. Një llambadhë digjet tek koka e varrit… Një plakë e ulur në gjunjë qante në varrin e nipit të saj të vdekur dhe nuset e vajzat qëndronin në këmbë pas saj. Duke shkuar dorën e rreshkur mbi gurin e varrit, ajo sikur kërkonte fytyrën e atij njeriu të dashur. Pasi ndenji një kohë në heshtje, e mbytur nga dhimbja e lotët, ajo nisi t’i flasë atij: ”Pse ike e na le, shpirti im, o karafili im! Kthehu dhe eja në tavolinën time. Ne po derdhim tani lot të zinj e ti s’po vjen. Kthehu o drita ime, o zemra ime!”… dhe duart e saj lëmonin gurin e varrit. Ne u ndalëm diku pranë saj. Ajo më pa dhe më bëri shenjë të afrohesha pranë saj. Ishte shtatlartë dhe e re si unë. Më kujtoi se nuk i kisha pranë as nënën e as motrën time dhe se isha larg shtëpisë. Ajo mori në pjatën pranë të vdekurit dy peshq të vegjël, një copë bukë dhe një tufë lulesh e m’i dha që të kem fat për rrugës që të mos më ngacmojnë shpirtrat e këqij e të mos kem ngjarje jo të mira ; që nëna ime, një ditë të më shohë të kthehem pranë saj. Pastaj ajo më çoi pranë burrave, të cilët midis vajtojcave tundnin fustanellat e tyre dhe diskutonin për punët që kishin… »

    http://www.mapo.al/2012/06/04/luan-r...e-shqiptareve/

    Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services
    Ndryshuar për herë të fundit nga detiad : 05-06-2012 më 22:26

  2. #2
    Shkrim interesant. Sidomos kjo pjesa me poshte

    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin
    Por duke lexuar fletoret e tij, tronditja ime ishte e madhe, pasi bëhej fjalë për konvertimin me tortura të tmerrshme e përndjekje të padëgjuara të disa fshatrave katolike në myslimanë.
    Ta lexojne mire qorrat taliban te forumit qe me derdellisin per konvertim me deshire te shqiptareve ne myslimanizem apo qe i bejne duva Turqise qe na paska shpetuar nga asimilimi. Le qe kot flas une, gdheja mbetet gdhe.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    keta talebanoarnautet jane niperit ose sterniperit e te konvertuarve me tortura.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Shume Interesant ky shkrim.
    Me pelqeu leximi!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    Ata "shqipetar" qe e mohojn qe tparet e tyne kan qene katolike deri para disa shekujve ata e mohojne qe jane shqipetar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    vetem nga franca mos prisni gje. ata jane armiqte me te medhenj te kristianeve shqiptare.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    vetem nga franca mos prisni gje. ata jane armiqte me te medhenj te kristianeve shqiptare.
    Ka disa historian francez qe kan shkruar per historine shqiptare, dhe se jena popull shum ma i vjeter se greket, nje francez thot qe gjuha shqipe eshte nena e gjuhve europiane.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin
    Intervistoi: Aida Tuci
    ...Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit të tekstit të parë të historisë shqiptare Histori e Shqipërisë, janë tronditëse. Fletoret e tij me shënimet e udhëtimeve në Shqipëri, unë i gjeta në Misionin Lazarist të Parisit, sipas një treguesi të Robert Elsie.

    Por duke lexuar fletoret e tij, tronditja ime ishte e madhe, pasi bëhej fjalë për konvertimin me tortura të tmerrshme e përndjekje të padëgjuara të disa fshatrave katolike në myslimanë...

    http://www.mapo.al/2012/06/04/luan-r...e-shqiptareve/
    "...tregimet e Priftit...etj. etj...".

    Tregimet e nje prifti te shek.XVIII-XIX??!!! Keto "tregime" i ka ditur me se miri Xhaxhi Enver.
    Edhe kesaj i thuhet "Histori ne fakte"...ppfff...

    Nuk jam as turkoshak, as qfardo qe t`thoni, por shqiptar qe i urren keto qellime te pista urrejtje-nxitese nderfetare ne popull, e sidomos nga nje i huaji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 06-06-2012 më 22:01

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dua te benj nje sqarim..

    ka 2 luan rama nder shqiptaret e njohur..

    luan rama i lsi-se se ilir metes..
    dhe luan rama studuesi i filmit por dhe i arkivave..
    ky qe ka shkruar kte studimin.. lart.. eshte luan rama filmologu e historiani.. ose i frances.. meqe jeton e punon atje..
    pra jo lsi-sti.

    ...

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    "...tregimet e Priftit...etj. etj...".

    Tregimet e nje prifti te shek.XVIII-XIX??!!! Keto "tregime" i ka ditur me se miri Xhaxhi Enver.
    Edhe kesaj i thuhet "Histori ne fakte"...ppfff...

    Nuk jam as turkoshak, as qfardo qe t`thoni, por shqiptar qe i urren keto qellime te pista urrejtje-nxitese nderfetare ne popull, e sidomos nga nje i huaji.
    Nuk jane vetem tregimet e priftit po jane shume dokumenta te tjera historike, kronika e fakte qe prej kohesh kane cimentuar faktin qe konvertimi masiv i shqiptareve ne fene islame eshte bere me nje dhune te papare (mbeshtetur ne menyren me djallezore nga kisha ortodokse greke dhe ajo sllave). Ska nevoje qe te veje pikat mbi i nje prift (megjithese nuk ka asgje te keqe pasi prifterinjte sidomos ata katolike jane njohur si kronikane te perkryer) sepse keto fakte jane ditur prej kohesh. Perdorja e emrit te Enver Hoxhes eshte sa qesharake aq dhe pavend per perdoruesin pasi urrejtje fetare ose jo nga Enveri, ky i fundit vinte nga nje familje hoxhesh dhe me e keqja, mund te mendohet qe thjesht eleminoi fene por jo qe krijoi falsitete ndaj islamit per te mbrojtur krishterimin. Madje po te lexohet me vemendje historia e viteve te para pas luftes, kleri katolik ishte ai qe u godit me ashper nga Enveri (per faktin e thjeshte qe ne mes te tij kishte erudite dhe intelektual te nje niveli shume te larte). Te njohesh historine e vendit tend dhe sidomos ta pranosh ate pa prapavija dogmatike fetare do te thote ta duash vendin tend dhe te kesh syte e hapur. Nese disave ju pelqen te enderrojne qe islami u shpernda ne vendin tone me deshire dhe u perqafua nga populli masivisht me deshire dhe sidomos, qe prania 500 vjecare e Turqise si pushtues ne vendin tone, na ruajti nga asimilimi greko sllav atehere kjo nuk eshte vetem miopi por keqdashje e vullnteshme dhe thike mbas shpine ndaj vendin e kultures tende. Rilindasit ishin te paret ata qe e kuptuan kete qerhtull te rrezikshem dhe bene cfare munden qe ta zgjonin popullin nga hashashi i injektuar prej plehrave te Turqise. Gjithe historia jone, sidomos ne 2000 vjetet e fundit eshte e mbushur me pushtues e shkaterrues, me barbare e agresore por 500 vjetet e Turqise jane katastrofa me e madhe qe ka pesuar ky vend. Eshte gjithe pikenisja e shkaterrimit te vlerave morale, kulturore e patriotike, eshte shkaktari kryesor i amullise dhe ndergjegjes qe vuajme sot, eshte shkaktari i mentalitetit skandaloz qe vazhdojme te ruajme. Te gjitha keto i kemi trashegim nga barbaret e Azise.

  11. #11
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    "...tregimet e Priftit...etj. etj...".

    Tregimet e nje prifti te shek.XVIII-XIX??!!! Keto "tregime" i ka ditur me se miri Xhaxhi Enver.
    Edhe kesaj i thuhet "Histori ne fakte"...ppfff...

    Nuk jam as turkoshak, as qfardo qe t`thoni, por shqiptar qe i urren keto qellime te pista urrejtje-nxitese nderfetare ne popull, e sidomos nga nje i huaji.
    E sipas teje si ndodhi islamizimi i shqiptareve.Mendon qe ishte proces paqdashes dhe ne baze te vullnetit.
    Ju besimtaret e sotem te islamit e shikoni cdo gje ne menyre idealiste,dijapazoni juaj nuk shkon me larg se ate cka ju thone lideret e juaj fetar.
    Jo ore naiv, jo...cdo ndryshim ne shoqeri ( si islamizimi ne mase i shqiptareve) ndodh si rezultat i dhunes dhe presionit.Njeriu shume veshtire nderron sjelljen,besimin vullnetarisht.Nuk duam te ndryshojme menyren e te ushqyerit edhe neqoftese na rekomandon mjeku per hire te shendetit tone,e lere me dicka me shume.Me se veshtiri ndryshojne modelet kulturore te sjelljes.Ndryshimi i permbajtjes se besimit bie nen kete.
    Presion nuk do te thote vetem "te ta vendosin thiken ne fyt", ishte e mjaftueshme per kohen qe mos te lene te punoje token,te vendosnin tatime mbi krye cdo dite,te kerkonin dhenie ne natyre,sjellje e ligjeve te reja qe jane te obligueshme si menyra e veshjes,ushqimit,marteses...marrja peng e femijeve,shkaterrimi i tempujve te vjeter dhe ndertimi i xhamive po ne ate vend,imponimi i besnikerise ndaj sulltanit,sotonizimi i gjith traditave te vjetra,tatime te vecanta ndaj jomuslimaneve...mosmundesija e ngritjes se akuzes ndaj muslimanit ndersa deshmija e nje jomuslimani nuk merrej parasysh - vetem kjo e fundit eshte e mjaftueshme qe te kalohet ne islam per njerezit qe donin te jetonin normal nen mbrojtjen e sistemit juridik te kohes.Perndryshe cdo harambash dhe bythgrisur nga Azija munde te vriste per piken e qejfit,sepse nuk ishe nen mbrojtjen e ligjit.

    Pra,kjo eshte fuqija qe ben ndryshimin (konvertimin) e jo dashamiresija,vullneti apo joshja nga bukurite e rralla qe permbante kurani
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 07-06-2012 më 11:41
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    "...tregimet e Priftit...etj. etj...".

    Tregimet e nje prifti te shek.XVIII-XIX??!!! Keto "tregime" i ka ditur me se miri Xhaxhi Enver.
    Edhe kesaj i thuhet "Histori ne fakte"...ppfff...

    Nuk jam as turkoshak, as qfardo qe t`thoni, por shqiptar qe i urren keto qellime te pista urrejtje-nxitese nderfetare ne popull, e sidomos nga nje i huaji.
    Po ky, eshte tregim, apo nje e vertet e hidhur.

    Ligj kundër gjuhës shqipe Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe.

    Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikë fetarë ortodoksë dhe myslimanë injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të “pa fe” dhe të “paudhë”, priftërinjtë grekë e quanin gjuhën shqipe “gjuhë barbare”.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin
    Ka disa historian francez qe kan shkruar per historine shqiptare, dhe se jena popull shum ma i vjeter se greket, nje francez thot qe gjuha shqipe eshte nena e gjuhve europiane.
    ky eshte mathiu aref
    ky eshte profesor ne france, por eshte me origjine shqiptare
    ka lindur ne egjypt dhe punon ne france.
    ndersa francezet e dine qe ne jemi te vjeter ashtu si gjithe popujt e evropes por ata thone qe ne shqiperi nuk ka kristiane dhe shqiptaret jane rrace arabe.
    ata jane te nje mendimi me ruset dhe serbet.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    "Shihet qarte se cfar ndihme na dha turku dhe si na shpetoi nga miku i tyre sllavi"

    Toka e djegur.... shpirti i përvëluar !

    Nga Fahri Xharra

    Do të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka mbi të cilat dikur flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit (Nisusit ) dhe në perëndim

    të Leskovcit është një tokë që sot quhet Pusta Reka ,që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe jetohej shqip, ku jetonin shqiptarët në tokat e tyre. Nuk e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka ,por vetëm t`a bëjë të dijtur se dikur e jo fort largë në kohë, ishim ne aty.

    Na dogjën aso kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm dikush mundi mundi të ikë e të shpëton vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm . Edhe vetë ardhacakët serb, kolonët e quajtën këtë regjion Lumi i Shkretë, jo pse lumi ishte i shkretë e natyra po ashtu e shkretë ,por u shkretuan dhe u shkrumbuan për t`i larguar Arbanasët nga tokat e tyre. Rritje me dhunë e hisës së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve. Ishim Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut . S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri janë Shqiptarët. E ne nuk kishim gojë të flisnim. Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona..

    “ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath) i gjatë dhe sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i prishet ëndërra shumëshekullore. Në Europë filluan lëvizjet,filluan tërmetet ,por ne kurrsesi të kthjelloheshim. Nuk po iu shoh për të madhe shqiptarëve të asaj kohe, kur të njejtat ëndërra po i shofin disa edhe sot.

    Evropës i ishte mbushur mendja. Keq i ishte mbushur mëndja. Ia kishin mbushur mendjën .. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën e Leskovcin te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]” ??? Çka shkruajnë serbët? “ Imperatoria Otomane ,e bënte kolonizimin e Ballkanit me musliman (R. Nikoliq),dhe në këtë mënyrë iu ndihmonte atyre që të përhapëshin nëpër gadishull,si që ishte edhe rasti me vendosjen e shqiptarëve në Kosovë ,Maqedoni dhe Toplicë ?( Pikëpyetja e ime) . Muslimanët kolonizojshin sipas një plani të caktuar,në mënyrë që të bënin ndarjen e homogjenitetit të Krishter. Kështu vendoseshin popujt e pa deshiruar në tokën tonë”. Këto shkruheshin e edhe sot shkruhen për ne. Kush po i demanton ? Apo më mirë të them : a jemi të atillë që Europa të na beson?

    Të kthehemi tek lufta e cila i parapriu zhbërjes sonë nga tokat tona në Serbinë e sotit. “ Forcart Serbe me 15 Dhjetor 1877 u vërsulë në dy drejtime kryesore ; Në Jug për të marrur Nishin dhe tjetra në Jug-Perëndim në drejtim të Pirotit. Një pjesë e madhe e ushtrisë serbe vepronte në drejtim të Toplicës ( J.H. Vasiljeviq). Serbët e muarrën Prokuplen që në ditën e tretë të luftës. Muslimanët e qytetit dhe ata të rrethinës së Prokuples, mësë shumti nga ta shqiptarët ,i lëshuan shtëpitë e tyre nga panika (?) duke lënë prapa ushqimet e mëdha dhae shtëpitë. Shqiptarët vendas u larguan në malet e Pasjaqës ,në jug të Prokuples. Gjatë përparimit të ushtrisë Serbe drejtë Kurshumlisë, trupat serbe hasnin në refugjatët shqiptarë .të cilët nuk donin të dorëzoheshin(Popoviq Ç). Fill pas Kurshumlisë ,ra edhe Prokupla. . “Ishte hapur fjala se forcat turke po vinin me të madhe dhe shqiptarët pritnin më kot “( shkruhej në librat e kohës) .

    Nishi ra ,turqit u tërhoqën dhe shqiptarër s`u kthyen më” .( në tokat e tyre fxh) ( M.Gj. Miliqeviq ,; Serbija ,tokat dhe banorët.) Kjo ishte një lojë, një “luftë” e marrur vesh . Një poshtërsi e mirë e llogaritur. Pushtuesi i mëparmë ia dorëzonte tokat pushtuesit të dytë ,dhe banorët vendas ,den bab den të vendit nga rrënjët ,duhej të zhbëhëshin. Kush humbi ? Kush përfitoi ? Ku mbetëm ne ? Evropa nuk qante kokën për ne. Lojërat luheshin e ne viktimoheshim.

    Po ku shkuan shqiptarët nga tokat e djegura ? Në Turqi , po ku tjetër ?

    Një gjë më bën të habitem ,një ngacmim që gjithmonë që më grryen ;Pse Turqia kurr nuk dual haptas dhe t`i thot botës ,e ta thotë të vërtetën historike se neve shqiptarëve na gjeti këtu ku jemi,që nuk na solli nga askundi por përkundrazi na shpërndau neve si qenje dhe na varfëroi nga tokat. Pse nuk ia mbyllë gojën sllavit një herë e përgjithmonë?. Pse nuk i tregon botës që ai nuk na solli si musliman për ta “ndarë” krishterimin në mes ( siq e thonë serbët) por na muslimanoi për t`i shkuar punët e tij më mirë. Pse na nuk jemi në gjendje t`i themi Europës që na nuk jemi ata të shekujve të kaluar?

    Si u shkretua dhe si u ripopullua (me kolonë serbë) Pusta Reka – Lumshkreti ?

    Bojniku. E kaluara e këtij vendbanimi daton që nga parahistorija, edhe pse gjyrmët konkrete në sferën e kulturës materiale jenë që nga shekulli i 3-të e epokës sonë. Olga Zirojeviq shkruan: “ Ky vend në vitin 1516 u bë pronë e shpërblimit të pushtuesit ( timari). Ambasadori dhe albanologu Fon Han shkruan me 1858 se ky fshat i kishe 20 shtëpi shqiptare. Në kohën e turkut ,kishte xhami. Mita Rakiq , në librin e tij :” Iz Nove Srbije ( Nga Serbia e Re)” tregon se Bojniku në vitin 1879 ,menjëherë pas çlirimit nga shqiptarët (arbanasët) edhe pse “ i vendosur në një vend të bukur ishte një fshat i mjerë me disa kulme të mjera” .

    Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit. . Vazhdojmë: Bregovina: Pa luftës turko-serbe të 1878-tës, në gërmadhat e një vendbanimi arnautësh ,vijnë kolonët e parë ( Familjet e Toniqëve dhe Mladenoviqëve) nga Cërna trava,dhe disa të tjerë dhe në brigjet e Lumshkretit formohet mëhalla “Albanija” ( Mita Rakiqi: vendi ishte me të vërtetë mbi shkëmb dhe emri i përshtatej natyrës së Shqipërisë) Brestovci i Epërm . Ky fshat deri në luftën e dytë botërore është quajtur Arnautski Brestovac (Brestovci i Shqiptarëve) ,kurse pjesa e epërme e Lumshkretit Arnautluk (Shqipëria) ,sepse deri më 1878 ,në këto anë jetonin Arnautët gjegjësisht Arbanasët (shiptari). Brestovci së pari përmendet në shënimet e Fon Hanit me 1859,ku shkruhet se aty jetonin 86 shtëpi shqiptarësh por me emrin Fratovci.

    Vujanovo,fshat me sipërfaqe prej 684 hektarësh,i banuar pas 1878 -tës. Kolonët ,kur erdhën e gjetën një fshat arnautësh plotësisht të djegur dhe të shkatërruar. Afër fshatit kalon lumi Vujanovo dha ai i Borinës. Konjufca së bashku me Konjufcen e poshtme e bëjnë fshatin më të madh të Lumshkretit. Fshatin e përmend ,në udhëpërshkrimin e tij “Prej Beogradit në Selanik ,albanologu Fon Han me 1858 kur thot se aty ishin 17 shtëpi shqiptarësh,por thonë serbët se këtë fakt duhet marrur me “rezervë “ ,thënjën e Fon Hanit sepse aty jetonin edhe 2 shtëpi serbësh që llogaritën si banues të vjetër. Çfarë ironije!

    “Arnautlluku”,i kishte edhe fashtrat Dobra voda, Donje Konuvce, Gjimgjusha, Zlata ,Zorovac, Ivanje ,Kosanica,Kocaniq,Lapotince ,Lozane, Mijajlica ,Orane ,Prekopçelica, Reçica, Shtulac,Turjane, Stublla,Slavnik,Sekicol.Svinjarica, Reçica etj, etj, ,ku me “dhëmbshuri “shkruhet se sa shumë hoqën serbet t`i bëjnë këto fshatra të ribanueshme pasi që “arnautët” i kishin lënë të djegura,të rrezuara dhe të shkreta (? ) Shikoni për shembull për fshatin Ivanje ,shkruhet se serbet e parë që erdhën këtu ishin ata që erdhën në vitin 1880-1885 ,duke e gjetur një fshat të djegur shqiptarësh. Me këtë kuptohet se Sebia nuk kishte banorë të vet për t`i kolonuar fshatrat shqiptare. Tokë sa të duash ,por serb jo. Tokë sa të duash ,tokë shqiptare.

    Me mijëra libra,dhe përkthime të atyre librave në shumë gjuhë të Evropë janë shkruar nga serbët për ato toka , Janë shkruar dhe Evropa lexon ,e libri mbetët . E me librin edhe gënjeshtra Serbe. Shqiptarët nuk i lernin tokat nga dëshira por nga dhuna ,nga masakrat e nga vrasjet. Shqiptarët duhej të iknin,nëse doni të shpëtonin gjallë. Toka e djegur dhe shpirti i përvëluar i shqiptarit që vazhdimisht i duhej të lëvizte të ikëte që vetëm e vetëm të shpëtojë shipirtin e shkallmuar dhe të riçelë si lulja e humbur nëpër tokat e huaja. I përndjekur gjithëmonë.

    Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshkruan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit . E ne ende heshtim....

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    keto me lart jane perralla
    ne turqi ka pasur 20 % katolike te cilet jetonin ne harmoni te plote me myslimanet dhe hebrejte. pra liria fetare ne periudhen otomane ka qene e garantuar moralisht dhe ligjerisht.
    shqiptaret nga trojet e veta i perzune ruset dhe francezet duke favorizuar serbet dhe greket.
    nuk eshte cudi qe franca ishte kunder pavaresise se shqiperise duke perkrahur qeverine islamiste kukull te esat pashes

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ky eshte mathiu aref
    ky eshte profesor ne france, por eshte me origjine shqiptare
    ka lindur ne egjypt dhe punon ne france.
    ndersa francezet e dine qe ne jemi te vjeter ashtu si gjithe popujt e evropes por ata thone qe ne shqiperi nuk ka kristiane dhe shqiptaret jane rrace arabe.
    ata jane te nje mendimi me ruset dhe serbet.
    Robert d' Angely Ky eshte nje francez qe ka shkruar nje liber shum te bukur per shqiptaret, ky thot qe nga gjuha shqipe, e kan prejardhjen gjuhet europiane.

    Titulli i librit eshte Enigma nga pellazget te shqiptaret.

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    keto me lart jane perralla
    ne turqi ka pasur 20 % katolike te cilet jetonin ne harmoni te plote me myslimanet dhe hebrejte. pra liria fetare ne periudhen otomane ka qene e garantuar moralisht dhe ligjerisht.
    shqiptaret nga trojet e veta i perzune ruset dhe francezet duke favorizuar serbet dhe greket.
    nuk eshte cudi qe franca ishte kunder pavaresise se shqiperise duke perkrahur qeverine islamiste kukull te esat pashes
    pra fajin e ka franca he
    turku s'ka faj ?!
    o te kripsha trut qe me ke

    turgut
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 07-06-2012 më 18:44

  18. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    "...tregimet e Priftit...etj. etj...".

    Tregimet e nje prifti te shek.XVIII-XIX??!!! Keto "tregime" i ka ditur me se miri Xhaxhi Enver.
    Edhe kesaj i thuhet "Histori ne fakte"...ppfff...

    Nuk jam as turkoshak, as qfardo qe t`thoni, por shqiptar qe i urren keto qellime te pista urrejtje-nxitese nderfetare ne popull, e sidomos nga nje i huaji.
    Mos u ngut gjykoji edhe ti gjerat racionalisht, do ta kuptosh se feja islame ne 90% te rasteve eshte bere me imponim ne fillim, pastaj kur kane shtire ligjet dhe kane shuar cdo rezistence te shqiptareve ka filluar konvertimi 'me deshire' per shkak te parave e pushtetit qe u eshte dhene shqiptareve (gjenerata e dyte apo e trete pas pushtimit).

    A e jep ti ushtar femiun tend nje Perandorie qe te sulmon, apo kete do ta beje per shkak te presionit ndaj teje dhe ndaj familjes tende apo edhe ndaj fshatit e krahines. Te paret e tu ishin 'kaurre' e 'arnaute'. Le qe na mbyten po turqit na ngjiten emra percmues, bile disa nga ju ende i perdorni pa ditur se cka d.m.th. ato emra.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    pra fajin e ka franca he
    turku s'ka faj ?!
    o te kripsha trut qe me ke

    turgut, lol
    or ti kok derr
    fajin e kane te gjitha ato vende qe ndihmuan greqine te kryenin genocidin me shqiptaret e camerise, (rusia, serbia, franca)
    fajin e kane ata qe mbrojne akoma genocidin serb ne kosove dhe mbare ballkanin (perseri greqia, franca rusia)

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    or ti kok derr
    fajin e kane te gjitha ato vende qe ndihmuan greqine te kryenin genocidin me shqiptaret e camerise, (rusia, serbia, franca)
    fajin e kane ata qe mbrojne akoma genocidin serb ne kosove dhe mbare ballkanin (perseri greqia, franca rusia)
    turgut
    fajin e ka turqia, serbia dhe greqia. por demin qe ka bere turku askush s'e ka bere.
    sepse pevec se te shtrydhi per 500 vjet me radhe, duke te marre nizame, duke te detyruar ti paguash taksa, duke te konvertuar me dhune, ka goditur direkt ne mentalitetin e nje populli te tere, gje qe reflektohet fare qarte dhe tek truri tend.
    mentaliteti aziatik turk eshte i pranishem kudo ne shqiperi, qe nga rangjet anadollake me te larta, gjithe administrata aktuale turkoshake shqiptare, dhe deri tek tufat me idiote si puna jote qe i lepini sumen akoma turkut.

    500 vjet turku la toke te djegur ne shqiperi, asnje shkolle, asnje ndertese, asnje gje kulturore, pervec ca xhami te shpifura.


    te vjen peshtire kur disa debile mburren me kryeministrat dhe ministrat arnaute te perandorise osmane, kjo eshte ana e erret e historise sone.

    demi i fundit qe ka bere turku, bile nepermjet nje arnauti, minister turk, pinjoll i familjes se qyprillinjve...firmosi mareveshjen me jugosllavet per debim masiv te shqiptareve te ish jugosllavise per ne turqi.
    meqe permende dhe camet, ne marveshjen qe beri turku me greqine per shkembim popullsish(Treaty of Lausanne) ne vitin 1922-1923, qindra mijra came u shperngulen me force ne turqi, duke sjelle ne greqi turq ortodokse.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 07-06-2012 më 19:15

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •