Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Po ama kur te llogarisesh ketu sa merr e te llogarisesh shpenzimet mujore te futet minusi po nuk pate pune te mire ose biznes tendin..
    Gjaku lahet me Gjak

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Mua me duket e kunderta ne fakt. S'ka ngel injorant pa vajt jashte. Ata pa shkolle trecerekun jashte i ke se vetem jashte mund te gjejne nje cope pune cfaredo.
    E ke shume gabim, kur thua ska ngel injorant pa vajt jashte. Kjo deklarate kaq bombasitke shpreh nje arrogance te tepruar madje mund te thosha turp te te vi per pandjeshmerine tende. Emigrantet jane te sferave te ndryshme dhe nuk e zgjedhin emigrimin nga injoranca por si pasoje e mos berjes se kompromiseve ne ate vend, disa te tjere sakrifikohen qe nje pjese e familjes qe ka lene aty te mundet te kete nje jete me te mire (megjithse nuk ja vlen se ata qe lene aty jane aq mosmirnjohese per sakrificen e tyre) . te tjeret sshofin drite ne fund te tunelit per vete dhe femijet. Mos i kategorizo keshtu emigrantet sepse ata jane heronj dhe ambasadoret me te vyrtytshem nder te gj ithe shqiptaret. Ne saj te tyre shqiptaret kane 25 vjet qe han pine e rrine pa i dhembur koka per azgje nderkohe qe keta "injorantet " punojne a sakrifikojne shume per ata atje. Une jam nje artiste ne shpirt dhe do te doja shume qe emigrantet te kene nje permendore ne kryeqyet ne shenje respekti per sakrificat qe kane bere per ate vend askush ska bere aq shume sa ata duke dhene pa kushte .
    failure is not an option!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DEA27 për postimin:

    2043 (26-12-2014)

  4. #23
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Temës i duhet ndryshuar titulli !! 1 Milion kan qenë kur është hapur tema në 2012-ën....

    Sot janë 2 Milion emigrant
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #24
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Temës i duhet ndryshuar titulli !! 1 Milion kan qenë kur është hapur tema në 2012-ën....

    Sot janë 2 Milion emigrant
    ngele ne atdhe more qyqar.shiti pronat dhe byjrym ne boten e lire

  6. #25
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ngele ne atdhe more qyqar.shiti pronat dhe byjrym ne boten e lire
    Pronat ?!! Prona kanë Komunistët, ata dolën bejlerë e të përndjekur...
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Shqipëria e treta në botë për diasporën më të madhe

    Afro 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar pas viteve ‘90 të shekullit kaluar deri më 2011, kur edhe i janë liberalizuar vizat me vendet e BE-së. Ky trend ka vazhduar edhe në vitet vijuese, duke arritur në shifrën e më shumë se 30 për qind të popullsisë që jeton jashtë vendit. Në vend të parë është Guyana me 36.4% të popullsisë e pasuar nga Bosnjë-Hercegovina me 34 për qind.

    Një raport i OKB-së e rendit Shqipërinë me diasporën e tretë më të madhe në botë. Në vend të parë është Guyana me 36.4% të popullsisë e pasuar nga Bosnjë-Hercegovina në vend të dytë, ku si pasojë e luftërave të përgjakshme dhe pasojave të saj ndër vite, 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit. Pas Shqipërisë me 30.7% të popullsisë që i jeton në diasporë, renditet Siria e përfshirë nga luftërat dhe konfliktet civile me 30 për qind. E pesta është Xhamajka me 28.6% dhe Moldavia me 28%.

    “Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore”, thotë raporti i OKB-së në lidhje me Shqipërinë.

    Shumica e shqiptarëve jashtë kufijve janë vendosur në Itali, Greqi, Angli, Amerikë e shumë vende të tjera. Të rinj dhe familjarë thonë se niveli ekonomik i ulët dhe një mungesë perspektive për të ardhmen po i shtyn për të gjetur një zgjidhje përtej vendit ku janë lindur e rritur.

    Rreth 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar pas viteve ‘90 të shekullit kaluar deri në vitin 2011, kur Shqipërisë i janë liberalizuar vizat me vendet e BE-së. Pas liberalizimit të vizave, përkatësisht nga viti 2011, deri më sot, 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar jashtë vendit duke arritur në shifrën e më shumë se 30-përqindëshit.

    Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) në bazë të një ankete lidhur me emigrimin të kryer në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB) dhe që i referohet periudhës 2011-2019, flet për 360,699 shqiptarë të larguar jashtë Shqipërisë. Në këto shifra mungojnë vitet 2020 dhe 2021. Por, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT për vitet 2020-2021, janë larguar edhe rreth 63 mijë shqiptarë duke arritur shifrën e 423 mijë individëve të larguar në 10 vjet ose 15% e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2011.

    Nga rreth 360 mijë të larguar gjatë këtyre 10 vjetëve, 183 mijë janë larguar familjarisht dhe 177 mijë janë larguar pjesërisht, pra vetëm një ose disa anëtarë të familjes.

    Në mbi 15% të familjeve ka pasur largime të plota ose të pjesshme. Pra, më shumë se gjysma e të larguarve ose 51% e totalit janë larguar familjarisht nga Shqipëria. Qarku i Shkodrës renditet në vend të parë, me 16.7% të popullsisë së larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2019. Ndiqet nga Durrësi me 14.1% dhe Tirana me 13.7%. Pra, në këtë renditje përfshihet kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i madh në vend për numër popullsie dhe peshë në ekonomi, si dhe kryeqendra e veriut të Shqipërisë dhe një qytet me traditë e histori si Shkodra.

    Lezha është në vend të fundit, me “vetëm” 7% të popullsisë së larguar jashtë në periudhën 2011-2019.

    Shqipëria renditet e para edhe për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7- mujorin e parë të vitit 2022 në Bashkimin Evropian dhe për 6-mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar. Përmasat e emigracionit të shqiptarëve janë aq të larta sa e kanë detyruar Shqipërinë të shënojë rekord botëror për këtë fenomen. Sipas shifrave që vijnë nga Eurostat, pas Shqipërisë, renditen shtete si Eritrea, Afganistani, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

    Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë, duke lënë pas Gjeorgjinë me 3.9 aplikime për 1000 banorë, dhe Sirinë që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Evropian.

    Për të dy shtetet e para, Gjeorgjinë dhe Sirinë, arsyet kryesore të aplikimit për azil lidhen me luftën. Ndërsa në Shqipëri aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Vetëm për aplikimet në Bashkimin Evropian, Shqipëria renditet e treta në raport me popullsinë, pas Gjeorgjisë dhe Sirisë.

    Sot, Shqipëria ka popullsinë e tretë më të madhe në rajon, pas Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, ndërkohë që në 2100-n projektohet të jetë në vend të katërt, me Maqedoninë e Veriut në vend të tretë. Shqipëria bashkë me Kosovën përfaqësojnë rreth 26% të popullsisë së Ballkanit Perëndimor, ndërsa në 2100-n, kjo normë projektohet të zbresë pranë rreth 23.7%.

    Sa i përket moshës mesatare të popullsisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në rajon, pas Kosovës, si vendi me popullsinë më të re, ndërkohë që me këtë trend ikjeje, më 2100 do të jetë vendi më i plakur në rajon. Madje, sipas studimit të OKB-së, në vend të dytë si vendi me popullsinë më të plakur në rajon parashikohet të jetë Kosova në vitin 2100.


    Gazeta KOHA

    https://www.koha.net/arberi/355339/s...n-me-te-madhe/

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Reliko-Kombëtar
    Anëtarësuar
    25-01-2017
    Vendndodhja
    Mitrovicë, Kosovë.
    Postime
    5

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Ne jemi shume e ma shume xD

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •