Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    1 milionë shqiptarë emigrantë

    Komisioni Europian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin.

    Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE theksoi:“Në 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BEsë.”

    Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT.

    “Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së.

    “Për azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët europian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”, u shpreh Malmstrom.

    “Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”, shtoi Malmstrom.

    Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53% e qytetarëve europianë mendojnë se emigracioni pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore.

    Përgatiti: Arta Tozaj, Bruksel

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    me shume do te behen po te (vet)vendoset li-derri historik i se majtes ... me ndihmen e li-derrit histerik te ashtu-quajtur te djathtes ...

  3. #3
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Kur ndihesh emigrant ne vendin tend çfare pret te jesh ne dyert e botes...!?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Si Shtet kemi humbur shumbe potencial njerezor, sigurisht, por individualisht askush nuk mund ti thote dikujt pse po iken apo mos ik.

    Per mua emigracioni sjell me shume te mira se te keqija. Eshte detyra e shtetit shqiptar qe te mos i humbe ata per gjithmone.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Si Shtet kemi humbur shumbe potencial njerezor, sigurisht, por individualisht askush nuk mund ti thote dikujt pse po iken apo mos ik.

    Per mua emigracioni sjell me shume te mira se te keqija. Eshte detyra e shtetit shqiptar qe te mos i humbe ata per gjithmone.
    Eshte detyra e atyre qe jetojne ne Shqiperi, jo e shtetit Shqiptar, qe kontributi i refugjateve te mos shkoj dem.

  6. #6
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Nje milion jane ata qe jane te rregjistruar, ose firgurojne diku ne sistem. Por e verteta eshte se ka akoma me shume, deri diku te 300.000 - 400.000 mije me teper. Fatkeqesisht, ky numer sdo te mbaroje me kaq!
    Ergo cogito, ergo sum!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    te gjithe emigrojne
    italianet e jugut shkojne ne veri te italise, gjermanet kane emigruar ne amerike, po ashtu greket, irlandezet
    francezet emigronin dikur ne kanada apo afrike per te shfrytezuar te zinjte
    shqiperia kjo ka qene, eshte dhe kjo do te jete

  8. #8
    Emoragji e vertete!
    Sa keq...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Do ishte mire sikur ata te larguarit te ishin plehrat e shoqerise.
    Por fatkeqesisht ka edhe persona te shkolluar ndermjet tyre.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Do ishte mire sikur ata te larguarit te ishin plehrat e shoqerise.
    Por fatkeqesisht ka edhe persona te shkolluar ndermjet tyre.
    plehrat kan ngel ne vend, ka qa shume sa qe plot jan rruget habitet dhe bota
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2014
    Postime
    6

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Ti hapin krejt kufit per shqiptaret se ne vec 3 milion jemi . shum pak

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    plehrat kan ngel ne vend, ka qa shume sa qe plot jan rruget habitet dhe bota
    Te te vije turp e te turperohesh per ato qe shkruan. Shpresoj te mos e lexojne familjaret apo te afermit e tu kete postim.
    Sa per mua , ke nje BLLOK ne perjetesi .
    Fare e keqe. ptuuuu
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Te te vije turp e te turperohesh per ato qe shkruan. Shpresoj te mos e lexojne familjaret apo te afermit e tu kete postim.
    Sa per mua , ke nje BLLOK ne perjetesi .
    Fare e keqe. ptuuuu
    far me te keqe se ty saliu e iliri me shoke nuk besoj se do ket,ju jeni ata plerat qe ngelet ne shqiperi dhe hengret kete popull-
    i degjenerur te shkerdhefte kina fisin e ca ke, dhe mos u drejto me njerezve me ato fjale
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Shyqyr thuj; qe kemi universitete private qe shesin nai dipllome,"edhe fallco edhe shtetrore",dhe kjo dipllome nuk pi uje as midis analfabeteve te Burundit...Se perndryshe keq do e kishim punen,do detyroshim rinin e shkrete ti prishte leket per avion,keshtu te pakten nje her ne kater vjet votojne me shpresen per nai vend pune. Po nuk paten lek jane te detyrum te presin zgjedhjet e ardhshme,po paten lek rrojn me shpres me ble nai vend pune.

    Por mos u merzisni,se gjerat do regullohen,vetem prisni sa te shkoje LSI-ja ne opozite.Do ti bojm te gjithe me diplloma fallco qe ne fillore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 14-12-2014 më 12:04

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    jemi 10 milion shqiptare ne teresi po behem 20 milion se secili i kqyrim edhe punen tone edhe te huajen...

    Mendoj se njerezit qe munden me gjete veten rrine ketu por ka edhe njerez qe ikin nga kushtet e renda ekonomike ...

    Eshte nder kur degjon se nje shqiptar ka nnje pune te mire ne Evrope si doktor profesor etj por te rralle jane keto...Shpresoj qe nje dite ajo shtrese e edukume ne evrope te vij te sjelle pervojen per ne te tjereve qe nuk kemi prekur token e lakmuar..

  16. #16
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    700000 deri ne 800000 I ka greqia pale italia dhe te tjerat


    sa per user 2043 dhe xhori mos u zini ne forum se ska lezet sjemi ketu te ndajm tokat dhe te shahemi
    secili ka mendimin e ti dhe kshu mos I beni komenete njeri tjetrit pa lidhje


    ps emigrimi I shqiptareve kur sdo ket mbarim sepse shqiperia jon e dashur ne korupsion pasiguri papune pashkoll ska ca bejn familjaret
    Partizoni

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    plehrat kan ngel ne vend, ka qa shume sa qe plot jan rruget habitet dhe bota
    Mua me duket e kunderta ne fakt. S'ka ngel injorant pa vajt jashte. Ata pa shkolle trecerekun jashte i ke se vetem jashte mund te gjejne nje cope pune cfaredo.
    Feelings change - memories don't.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Mua me duket e kunderta ne fakt. S'ka ngel injorant pa vajt jashte. Ata pa shkolle trecerekun jashte i ke se vetem jashte mund te gjejne nje cope pune cfaredo.
    Kane qellimin te thojne se fitojne me shume se rrogat mesatare ne Kosove edhe Shqiperi se per te zgjuar dihet ajo terrale jane ata qe bejne pune te mira ne Evrope...
    Gjaku lahet me Gjak

  19. #19
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    plehrat kan ngel ne vend, ka qa shume sa qe plot jan rruget habitet dhe bota
    Xhori te thuash dicka per popullin tend kaq te rend eshte te mos jesh shqiptar ose te jesh cik ............ no comment ;P

    nuk ka popull te mencur apo budalla fukaralleku ben cdo gje dhe nese dikush ben me shum para dhe jeton me mir nuk dmth se eshte me I zgjuar


    sa per boten leje se e dim kush jan dhe si jan
    Partizoni

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 1 milionë shqiptarë emigrantë

    Citim Postuar më parë nga Etno3 Lexo Postimin
    Kane qellimin te thojne se fitojne me shume se rrogat mesatare ne Kosove edhe Shqiperi se per te zgjuar dihet ajo terrale jane ata qe bejne pune te mira ne Evrope...
    Po c'fitojne aman! Ju harroni te llogarisni qe shpenzimet mujore(ata qe bejne pune te rendomta jashte) i kane po aq sa rroga qe marrin, keshtuqe aty- aty dalin.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •