Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post Kosova e nënta në botë për varfëri

    Prishtinë, 4 qershor 2012 - Teksa ekonomia greke sa vjen e përkeqësohet, megjithatë Greqia nuk është përfshirë as në top listën e 50 vendeve më të varfra në botë, të përpiluar nga "Business Insider".

    Mirëpo, për fatin e keq të vendit dhe popullit tonë, Kosova është radhitur në vendin e 9 të, duke hyrë kështu në mesin e vendeve më të varfra në botë, transmeton Qik-u njoftimin. Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas "Business Insider", është 53.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 8.3% ndërkaq papunësia është 45.3%.

    Në top-listë të 20 vende janë Afganistani (19), Bosnja e Hercegovina (17), Kenia (13), Bjellorusia (10), Namibia (6), ndërkaq Zimbabve radhitet i pari në listë, si vendi më i varfër në botë, ku indeksi i shkallës së varfërisë është 100.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 5.6%, ndërkaq papunësia arrin shifrën prej 95.0%.

    Indeksi i varfërisë, një teori kjo e krijuar nga Arthur Orkum, analizon papunësinë e një vendi me shkallën e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren (sa më i lartë numri, aq më e brishtë ekonomia e atij vendi).

    "Business Insider" ka krijuar një listë prej 197 shteteve dhe territoreve të ndryshme në botë, nga Afganistani në Zimbabve, për të përpiluar Indeksin e Varfërisë 2012.

    Rezultatet janë të bazuara në të dhënat e "CIA World Factbook", ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit.
    http://www.koha.net/?page=1,13,102005
    No Comment...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    No Comment...
    rren e madhe eshte ky vlersim i ojq........
    sipas CIA FACTBOOK Kosova eshte e 135 GDP per kapita

    https://www.cia.gov/library/publicat...ur&rank=135#kv

    pas Kosoves jane shume shtete sigurisht ky raport eshte pergadit nga kallauz sexperti lumir abdixhiku!!!
    https://www.cia.gov/library/publicat...k/geos/kv.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 04-06-2012 më 08:58

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    rren e madhe eshte ky vlersim i ojq........
    sipas CIA FACTBOOK Kosova eshte e 135 GDP per kapita

    https://www.cia.gov/library/publicat...ur&rank=135#kv

    pas Kosoves jane shume shtete sigurisht ky raport eshte pergadit nga kallauz sexperti lumir abdixhiku!!!
    https://www.cia.gov/library/publicat...k/geos/kv.html
    Janë çmimet tepër të larta të konsumit që zhvlerësojnë rezultatet e GDP-së.

    Paga superafrikane-çmime superevropiane.

    Per kapita unë e përktheva padashur në pro capite...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 04-06-2012 më 09:51
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Janë çmimet tepër të larta të konsumit që zhvlerësojnë rezultatet e GDP-së.

    Paga superafrikane-çmime superevropiane.

    Per capita unë e përktheva padashur në pro capite...
    perkthe krejt shqip per koke banori


    qysh doni me ja ba ju me i rrit pagat e me i ul cmimet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    thjeshtë: me vjedhë ma pak ose hiq...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    thjeshtë: me vjedhë ma pak ose hiq...
    sa kan vjedh keta ne qeveri ,ku dhe kure ???


    tema ke te raporti per varferin qe eshte rren.
    ne kosove ka varferi po jemi larg me mire se sa thuhet ne ate raport,rren te ojqve.
    kosova eshte e barabart me maqedonin,bosnen,bullgarin ...........

    ne vitin 2011 kosovaret kan shpenzu 220 milion euro per telefon,po aq paguajn per rryme,me shume se gjysma e kosovareve pushimet i kaloin ne bregdet,thuajse secila familje ka automobil,internet shtepi private e ju flisni per varferi ekstreme.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    I dashur Drenica:

    Sarkozy ka deklaruar 2.5 milionë euro pasuri; Hollande: 1.2 milionë. Janë nga familjet më të kamura franceze dhe vijnë nga njëri prej vendeve më të pasura të botës. Pa luftë që 67 vite në Atdheun e tyre, hiq inkursionin e tyre algjerian.

    Bjeri lapsit pak. Llogariti pagat e qeveritarëve, deputetëve dhe pasurinë e tyre të deklaruar. Shto edhe ate të padeklaruar dhe nëse të del hesapi unë po të kërkoj falje publikisht...

    Sa për mirëqenjen është e vërtetë se klasa udhëheqëse politike dhe ata që mrizojnë nën hijen e tyre i kanë ato gjëra por për pjesën dërmuese që jeton me një euro apo dy në ditë, jeta është bërë një mynxyrë e vërtetë.

    Po të mos ishte diaspora që me përpjekje mbinjerëzore i injekton ekonomisë kosovare linfë të re parash të gatshme do kishim patur edhe raste të vdekjes nga uria...

    Të qenit vetë mirë nuk nënkupton mirëqenjen edhe të tjetrit...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    laguna blu

    per pasurine e politikanve te ne eshte ligji i mbrapsht deklaroin ara e male qe jau ka lan babgjyshi,mua keto nuk me interesoin,mua me intereson sa i kan pagat vjetore,sa paguajn tatim, se me na i llogarit arat e shpiat shumica po dalim milionera 5 hektar toke,ketu ku jam une nje ari minimum 1000 euro.

    vet fakti se prona e paluajteshme vlen kaqe shume *(ne PR veshtir te gjesh banese me 700 euro metri katror,ne Skenderai 500 euro metri katror) tregon se ne nuk jemi vend i varfer.

    politikanet vjedhin se edhe "populli" nuk po ja len leht vjedhet rryma e qka tju bie per dore.

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    ....dhe te gjitha fajet i ka Albin Kurti me Vetevendosjen e tij !!!!

    Kur ai proteston ne te mire te Kosoves , Thaçi & Co fillojne lart e poshte me deklarata, jo kshu po ashtu....dhe populli kosovar hesht !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •