Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gjuha shqipe si lëndë në shkollat e mesme në Shqipëri

    Kur mbarova shkollen e mesme ne 2001, gjuha shqipe si provim per maturat e gjimnazeve ne Shqiperi, ishte hequr. Studentet shkonin ne shkolla te larta, apo mbaronin shkollat e larta e futeshin ne vende pune me njohuri per gjuhen shqipe qe kishin marre per here te fundit kur ishin ne klase te 8-te. Kjo u pasua me nje brez te shumte thuajse-analfabetesh, qe shkruanin shqip, por gjithe gabime e nuk arrinin te benin nje dokument a fjali te sakte ne gjuhen shqipe. Kjo armate thuajse-analfabetesh, tashme eshte ne qeveri, ekonomi, politike, arsim, media, dhe ka kapur te gjithe shoqerine shqiptare. Dhe prandaj cdo dite kemi shkrime, tekste, e perkthime qe dreqi e merr vesh se ne cfare gjuhe jane, se vetem shqip nuk jane.

    Nuk kam dijeni nese eshte futur gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme apo jo?
    Mund te na tregoje dikush se si eshte gjendja tani neper gjimnazet e Shqiperise?

    Ketu ku jetoj une, gjuha amtare e vendit eshte provim i detyrueshem per mbarimin e shkolles se mesme, dhe nese nuk e kalon provimin e gjuhes, nuk merr diplome te shkolles se mesme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk e di nëse e kanë futur në shkollat e mesme, por është e vertetë që ushtria e analfabetëve, e cila sa vjen dhe shtohet, ka zaptuar të gjithë shoqërinë, deri te nivelet më të larta.

    Herën e fundit që isha në Shqipëri, m'u desh të bëja disa dokumente tek një avokat/noter dhe pashë se të gjitha dokumentet ishin plot me gabime drejtshkrimore.

    Unë parashikoj një të ardhme të errët për gjuhën shqipe. Mjafton të shikosh edhe këtu në Forumin Shqiptar, ku fjalët më të përdorura janë lol dhe okej, për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja e gjuhës shqipe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Gjuha shqipe nuk ka qene ndonjehere provim shteti ne shkolle te mesme,biles as lende mesimore.Lenda mesimore ne shkolle te mesme quhej Letersi.
    Si provim behej ne fund te shkolles tetevjecare.
    MOS I NDY TEMAT no name

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Atëherë duhet të bëjmë një peticion a kërkesë që gjuha shqipe të futet si lëndë me detyrim në shkollat e mesme, sepse nuk po arrijmë të merremi vesh me shqiptarët. Përderisa dhe vendet e tjera e kanë me detyrim provimin e gjuhës në shkollë të mesme, e bile edhe kur do të futesh në universitet apo në punë, atëherë pse mos ta fusim edhe ne? Mos janë më budallenj ato shtetet e tjera?

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Gjuha shqipe nuk ka qene ndonjehere provim shteti ne shkolle te mesme,biles as lende mesimore.Lenda mesimore ne shkolle te mesme quhej Letersi.
    Si provim behej ne fund te shkolles tetevjecare.
    Tani eshte koha per ta futur, duke pare se si jane katandisur shqiptaret me gjuhen e vet. Shumica e shteteve te perparuara e kane provim me detyrim, dhe lende ne shkollen e mesme. Nuk po flas per letersine, ajo eshte lende me vete, por po flas per gjuhen e vendit, si studim gjuhe, me gramatike e me rregulla.
    Shqiptaret duhet ta kene si lende edhe neper universitete bile, ashtu sic shume universitete amerikane e kane lende te vecante se si te shkruash mire ne anglisht, me gramatike e me rregulla.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e vavavu
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    9
    Pse nuk e bejn anlishten gjuh zyrtare fare? Me mir se shqipja! Shqipja nuk i hyn ne pun asnjerit as e njeh njeri!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kur mbarova shkollen e mesme ne 2001, gjuha shqipe si provim per maturat e gjimnazeve ne Shqiperi, ishte hequr.
    Problemin qe ngre e kuptoj por je shprehur sikur para 2001-shit ky problem nuk ka egzistuar,ne kohen e diktatures biles ishte e njejta gje, gjuha shqipe nuk egzistonte si lende ne shkollat e mesme.

    Sa per temen dhe personat te cilet diplomohen kur as shqip nuk arrijne te shkruaj mire s'ke se c'fare t'i besh,perderisa ne shkolle te larte mund te pranohesh dhe kur te mesmen e mbaron me vleresimin ''mjaftueshem'',pra mjafton te mos ngelesh ne klase,shkrimi i shqipes do vazhdoje te percudnohet.
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #8
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e di nëse e kanë futur në shkollat e mesme, por është e vertetë që ushtria e analfabetëve, e cila sa vjen dhe shtohet, ka zaptuar të gjithë shoqërinë, deri te nivelet më të larta.

    Herën e fundit që isha në Shqipëri, m'u desh të bëja disa dokumente tek një avokat/noter dhe pashë se të gjitha dokumentet ishin plot me gabime drejtshkrimore.

    Unë parashikoj një të ardhme të errët për gjuhën shqipe. Mjafton të shikosh edhe këtu në Forumin Shqiptar, ku fjalët më të përdorura janë lol dhe okej, për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja e gjuhës shqipe.
    Shprehjet lol dhe ok dhe të tjera si këto janë shprehje të dembelave, shprehje të cilat dalëngadalë janë duke fituar terren në çdo gjuhë, ku në disa prej tyre edhe kanë gjetur rrugën në fjalorët drejtshkrimorë sepse këto shprehje janë në përdorim të përditshëm, sidomos në jetën e tyre virtuale në i-net nga masat e gjera të popullsisë. Vende të ndryshme të botës sikurse p.sh. Franca mirren me këtë problematikë , ku me sa di unë edhe me ligj dënohen personat nga mediat informative. Unë jam për ruajtjen e gjuhës amtare por luftimi i këtyre termave si në rastin e Francës më duket si puna e Sizifusit, sepse s'mundet njeriu t'i kontrolloj masat se si e përdorin gjuhën e vetë ose, ose nëse njeriu provon që të kontrolloj masat do ta ketë shumë vështirë për shkak se gjdo gjuhë zhvillohet, i cili zhvillim mundë të ketë kahje të ndryshme. Ndërsa te ne personat kyç nga mediet informative, me përdorimin e shprehjeve të huaj, që në shumicën e rasteve as ata vetë nuk i kuptojnë, jo që dënohen por ata fitojnë status edhe më të madh dhe marrin në qafë shumë e shumë gomarë analfabet me gjuhën e tyre të çoroditur.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Problemin qe ngre e kuptoj por je shprehur sikur para 2001-shit ky problem nuk ka egzistuar,ne kohen e diktatures biles ishte e njejta gje, gjuha shqipe nuk egzistonte si lende ne shkollat e mesme.

    Sa per temen dhe personat te cilet diplomohen kur as shqip nuk arrijne te shkruaj mire s'ke se c'fare t'i besh,perderisa ne shkolle te larte mund te pranohesh dhe kur te mesmen e mbaron me vleresimin ''mjaftueshem'',pra mjafton te mos ngelesh ne klase,shkrimi i shqipes do vazhdoje te percudnohet.
    Nuk e dija se a ka pasur lende te gjuhes shqipe ne kohen e komunizmit. Por problemi eshte qe gjuha shqipe si lende duhet te futet patjeter ne shkollat e mesme, dhe bile edhe ne shkollat e larta. Ky sistem qe kemi tani ka deshtuar, dhe nuk mund te vazhdoje me keshtu, perndryshe do te prodhohet nje komb qe nuk di te shkruaje e te shprehet ne gjuhen e vet.

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Problemin qe ngre e kuptoj por je shprehur sikur para 2001-shit ky problem nuk ka egzistuar,ne kohen e diktatures biles ishte e njejta gje, gjuha shqipe nuk egzistonte si lende ne shkollat e mesme.

    Sa per temen dhe personat te cilet diplomohen kur as shqip nuk arrijne te shkruaj mire s'ke se c'fare t'i besh,perderisa ne shkolle te larte mund te pranohesh dhe kur te mesmen e mbaron me vleresimin ''mjaftueshem'',pra mjafton te mos ngelesh ne klase,shkrimi i shqipes do vazhdoje te percudnohet.
    kush ti ka kallxu kto prralla?

    normal qe ka qene gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme.

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    kush ti ka kallxu kto prralla?

    normal qe ka qene gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme.
    Ja pra qe ketu shihet dhe celesi i problemit. Meqe perpara gjuha shqipe mesohej ne shkolla te mesme, e me ardhjen e "demokracise" u hoq, ketu filluan dhe problemet dhe gatimi i brezit te analfabeteve. Ndoshta u be me qellim, per te shkombetarizuar dhe cuar gjuhen shqipe drejt zhdukjes.

    Sidoqofte, shumica e shteteve e kane gjuhen shqipe si lende ne shkollat e mesme, prandaj dhe Shqiperia duhet te ndjeke kete rruge.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Gjuha shqipe do futur edhe ne universitete se ka akoma njerez qe nuk dine te lidhin 2 fjale me shkrim jo se jo po as ne te folur.
    Keta nuk duhet te vendosin anglishten si kriter per diplomat por gjuhen shqipe.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Herën e fundit që isha në Shqipëri, m'u desh të bëja disa dokumente tek një avokat/noter dhe pashë se të gjitha dokumentet ishin plot me gabime drejtshkrimore.
    Ha, ha...Bato, në rastin tim, jo vetëm drejtshkrimi, por edhe formulimi i fjalisë, ka qenë problem, pasiqë, në një mynyrë ndrronte edhe kuptimi i qëllimit të dokumentit. Më e keqja, me kërkesën time, ai "zotriu" (advokati), nuk pranonte kurrsesi, të ndrrohej formulimi. "...unë e di ma mirë..." thoshte. Mjerim!!!!

    Në kohën kur unë kam kryer shkollën e mesme (Kosovë 1986/87), nxënësit merrnin notën përkatëse, në fund të vitit. Nuk kishte provim t´veçant.

  14. #14
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Duke u nise nga ajo sa kam verejte te shkruarit, sidomos ne Kosove, gjuha shqipe ka nevoje te mesohet edhe ne fakultete e lere me ne shkollat e mesme.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    kush ti ka kallxu kto prralla?

    normal qe ka qene gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme.
    Mund te kesh miresine dhe te na tregosh ndonje dokument apo fakt per kete qe thua.

    Kam fatin e mire dhe te keq njekoseshit qe shkollen e mesme e kam bere ne kohen e diktatures deri ne vitin e trete dhe nje pjese te vitit te trete si dhe maturen ne kohen e ndryshimeve dhe arrdhjen e demokracise ne Shqiperi dhe nuk kam zhvilluar ndonjehere lenden e gjuhes shqipe ne shkolle te mesme.
    Si ishte ajo puna e perallave.....
    MOS I NDY TEMAT no name

  16. #16
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e di nëse e kanë futur në shkollat e mesme, por është e vertetë që ushtria e analfabetëve, e cila sa vjen dhe shtohet, ka zaptuar të gjithë shoqërinë, deri te nivelet më të larta.

    Herën e fundit që isha në Shqipëri, m'u desh të bëja disa dokumente tek një avokat/noter dhe pashë se të gjitha dokumentet ishin plot me gabime drejtshkrimore.

    Unë parashikoj një të ardhme të errët për gjuhën shqipe. Mjafton të shikosh edhe këtu në Forumin Shqiptar, ku fjalët më të përdorura janë lol dhe okej, për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja e gjuhës shqipe.
    Qe gjuha shqipe eshte bastarduar nuk e ve ne dyshim, por dicka e tille nuk vjen nga forumi por nga niveli/cilesia e arsimit, intelektit edhe media etc. Me shume huazime se fjale shqip ne cdo artikull ne lajme. Mendoj se ketu ne forum nuk eshte e rendesishme per te folur gjuhen zyrtare, plus edhe shkurtimet e fjalve perdoren per lehtesi edhe kursim kohe.
    I LOVE GOD

    j&g

  17. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Mund te kesh miresine dhe te na tregosh ndonje dokument apo fakt per kete qe thua.

    Kam fatin e mire dhe te keq njekoseshit qe shkollen e mesme e kam bere ne kohen e diktatures deri ne vitin e trete dhe nje pjese te vitit te trete si dhe maturen ne kohen e ndryshimeve dhe arrdhjen e demokracise ne Shqiperi dhe nuk kam zhvilluar ndonjehere lenden e gjuhes shqipe ne shkolle te mesme.
    Si ishte ajo puna e perallave.....
    Mendoj se pak rendesi ka fakti se a ka qene gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme ne kohen e komunizmit apo jo (megjithese une e mbaja mend se ka qene nga sa me kane treguar), por rendesi ka fakti qe situata tani eshte alarmante, dhe gjuha shqipe duhet te futet me detyrim ne shkollat e mesme, dhe ne universitetet shqiptare si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mendoj se pak rendesi ka fakti se a ka qene gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme ne kohen e komunizmit apo jo (megjithese une e mbaja mend se ka qene nga sa me kane treguar), por rendesi ka fakti qe situata tani eshte alarmante, dhe gjuha shqipe duhet te futet me detyrim ne shkollat e mesme, dhe ne universitetet shqiptare si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove.
    Edvin, një gjë nuk më është e qart. Kërkon që të ketë/të futet si provim apo lëndë?

    Nuk po mund ta marr me mend (edhepse e mundur, pasi që nuk më ka shkuar mendja kurrë të pyes, se është apo jo?), se si lëndë nuk është në shkollat e mesme apo nuk ka qenë edhe pas viteve të 90-ta.

  19. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Edvin, një gjë nuk më është e qart. Kërkon që të ketë/të futet si provim apo lëndë?

    Nuk po mund ta marr me mend (edhepse e mundur, pasi që nuk më ka shkuar mendja kurrë të pyes, se është apo jo?), se si lëndë nuk është në shkollat e mesme apo nuk ka qenë edhe pas viteve të 90-ta.
    Te futet si lende, se logjikisht, nese do te ishte si lende, atehere edhe do te merrje note per ate lende e do te beje provim per ate note. Ne Shqiperi, cdo shqiptare takimin e fundit me gjuhen shqipe e ka ne klase te tete, e pas asaj i thote mirupafshim gjuhes shqipe. Keshtu ne gjimnaz rriten analfabete, qe shkojne po ashtu analfabete ne universitete, e nuk arrijne te lidhin as nje fjali te thjeshte pa nje grumbull te madh gabimesh e pa pike kuptimi logjikor. Gjuha shqipe u hoq nga gjimnazer nga "mendjendriturit" ne fillim te viteve '90, dhe tani shqiptaret mesojne shume here me teper vite anglisht sesa shqip.

  20. #20
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mendoj se pak rendesi ka fakti se a ka qene gjuha shqipe si lende ne shkollat e mesme ne kohen e komunizmit apo jo (megjithese une e mbaja mend se ka qene nga sa me kane treguar), por rendesi ka fakti qe situata tani eshte alarmante, dhe gjuha shqipe duhet te futet me detyrim ne shkollat e mesme, dhe ne universitetet shqiptare si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove.
    E kuptoj entuziasmin tend, por cfare kerkon; te mesojne zgjedhimet e foljeve deri ne universitet? Cfare do mesojne akoma ne gjuhen shqipe- gramatike si lend me shume se 9 vjet?! Vertet jashte bejne English psh ne USA , por diapazoni I ushtrimit te gjuhes- hapet, zgjerohet me hartime, essay , papers si puna e Letersise, analizave qe behen dhe atje. Si lende ka qene dhe vazhdon te jete. Nuk te ben te zgjuar - ' une luaj apo une do te doja te luaja' lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 04-06-2012 më 12:45

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •