Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    Mbylljet e çuditshme të temave

    Kam parë disa mbyllje të çuditshme temash te forumi fotografik dhe mendoj se moderatorët aty keqpërdorin postet që u keni dhënë, duke i mbyllur temat sipas qejfit e pa dhënë asnjë sqarim.

    Tema parë është kjo:

    Stinë dhe ngjyra http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=143463

    Nuk jepet asnjë arsye pse tema mbahet e mbyllur.

    Nëse nuk dëshiron të ketë fotografi të të tjerëve, kjo mund të sqarohet në titull ose në hapjen e temës. Nëse nuk dëshiron të ketë komente, kjo nuk është e drejtë, pasi temat janë të hapura për komente.

    Nëse dëshiron të postojë disa fotografi dhe pastaj ta hapë, edhe kjo mund të sqarohet në hapjen e temës, ashtu siç bën ndonjëherë moderatori Bvision në temat e tij.

    Një ditë tema u hap dhe anëtarja Xhenetë bëri aty këtë koment: "Shumë foto të bukura shigjeta. Doja të shkruaja edhe më parë, por nuk e kuptoja pse tema ishte e mbyllur". Më vonë ky koment u fshi dhe tema u mbyll prapë. Duhen dhënë sqarime në temë, pasi këto fshirje komentesh dhe mbyllje sipas qejfit, janë arrogante dhe keqpërdorim i postit.



    Tema e dytë është kjo:

    Fotografi të ndryshme nga anëtarët e forumit
    http://www.forumishqiptar.com/showth...19#post3417719

    Edhe këtu nuk jepet asnjë arsye pse u mbyll. Me sa dimë, temat e fotografive mbyllen kur arrijnë 1.000 postime, ndërsa këtu ka 480. Nëse rregulla ka ndryshuar, moderatori që e mbyll lë një sqarim të shkurtër: Tema mbyllet për këtë apo atë arsye.



    Tema e tretë është kjo:

    Një foto ku mendoni se keni dalë bukur http://www.forumishqiptar.com/showth...59#post3428859

    Edhe këtu e njëjta gjë, nuk jepet sqarim. Nëse ka komente të tipit gallatë, ato fshihen, por tema nuk mbyllet. Që të parandalohen komentet gallatë, ato fshihen që në fillim, në mënyrë që të mos inkurajohen edhe të tjerët, por këta i lejojnë derisa mbushen disa faqe, dhe pastaj kujtohen t'i fshijnë.

    Ne mund të jetojmë edhe me tema të mbyllura ose pa i ditur arsyet e mbylljeve, por kur shohim gjëra që nuk shkojnë mirë, kemi të drejtën të shkruajmë këtu. Nuk kam asgjë me moderatorë të veçantë, shkrova vetëm nga dëshira për të ndihmuar në mbarëvajtjen e forumit.
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 03-06-2012 më 03:22

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga BvizioN

    d) - Ju lutem respektoni gjuhen ametare Shqipe. Gabimet drejtshkrimore jane te tolerueshme, por perdorimi i gjuheve te huaja ne kete forum nuk mund te tolerohet aspak. Nese deshironi te demostroni aftesite tuaja ne pervetesimin e shume gjuheve, atehere mund te zgjedhni nje vend tjeter dhe jo forumin Shqiptar. Eshte mendjemadhesi dhe arrogance te komunikosh me atdhetaret ne nje gjuhe te cilen ata nuk mund ta kuptojne. Komentet qe permbajne qofte edhe nje fjale ne gjuhe te huaj do fshihen pa u korigjuar fare.

    Ju falenderojme per mirekuptimin.

    Stafi i Forumit

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=88766
    Diçka tjetër që nuk shkon mirë te forumi fotografik, është dhe kjo rregull e vendosur nga stafi i forumit. Në fjalinë e fundit thuhet se, komentet që përmbajnë qoftë edhe një fjalë në gjuhë të huaj, do të fshihen pa u korrigjuar fare, ndërkohë që atje ka komente jo me një fjalë, por të shkruara plotësisht në gjuhë të huaj.

    Për nje staf normal, zgjidhjet janë dy: ose bëhet ajo që thotë rregulla, ose ndryshohet rregulla.

    Sqarim: këtë temë nuk e kam hapur për të marrë përgjigje, po për të ndihmuar stafin, që t'i ndreqë këto parregullsi.

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pse pikerisht qenke kaq I merakosur per ate nenforum?! E kuptojme shqetesimin tend dhe inisiativen pozitive per nje forum pa cuditje dhe pikepyetje. Do punojme me shume dhe syhapur per te kenaqur te gjitha pakenaqesite qe cdo anetar ka, dhe te bejme sa me te kendshem. Deri atehere kerkohet vetem durim dhe vetem durim.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Vazhdojnë shkeljet e rregullores te "Albumi fotografik". Sipas rregullores, nuk lejohen fotografi nga interneti.

    Fotografi të shkëputura nga interneti, të cilat përmbajnë vende, qytete, objekete të ndryshme nga bota dhe të cilat janë krijim i autorëve të huaj, nuk do të lejohen të postohen në forum. Tema ekzistuese janë zhvendosur nga forumi i fotografive.

    Gjithashtu duhet te kuptoni qe te gjitha temat nga e kaluara, te cilat permbanin fotografi te vendeve te botes, te cilat jane marre nga interneti apo tema ne te cilat autori nuk e ka bere te qarte se kujt i perkasin punimet, jane zhvendosur nga forumi i fotografive.

    Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe për çdo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni.

    Stafi i Forumit
    Tek tema "Të ndryshme nga bota e gjallesave" ka disa ditë që po postohen fotografi nga interneti. Janë postuar shumë dhe në format të madh, aq sa e kanë mbytur temën.

    Me sa kam parë, moderatorët aty kujdesen vetëm për temat e tyre, madje i sigurojnë edhe me çelës, ndërsa për temat e të tjerëve jo.

    Falënderoj stafin që na jep mundësinë edhe neve anëtarëve të thjeshtë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e forumit tonë. Gjithashtu bëni mirë që nuk veproni ndaj shkeljeve së rregullores, sepse hunda nuk duhet ulur.

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Vazhdojnë shkeljet e rregullores te "Albumi fotografik". Sipas rregullores, nuk lejohen fotografi nga interneti.



    Tek tema "Të ndryshme nga bota e gjallesave" ka disa ditë që po postohen fotografi nga interneti. Janë postuar shumë dhe në format të madh, aq sa e kanë mbytur temën.

    Me sa kam parë, moderatorët aty kujdesen vetëm për temat e tyre, madje i sigurojnë edhe me çelës, ndërsa për temat e të tjerëve jo.

    Falënderoj stafin që na jep mundësinë edhe neve anëtarëve të thjeshtë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e forumit tonë. Gjithashtu bëni mirë që nuk veproni ndaj shkeljeve së rregullores, sepse hunda nuk duhet ulur.
    Kjo teme eshte shume tendecioze si teme. Per mua duhet mbyllur ketu. Por meqenese u futa po numeroj ca pika qe disa antare duhet te kene parasysh.

    1. Fotot nuk kane disa dite qe jane postuar por 1 dite e gjysem.
    2. Nese vertete merakosesh per ecurine a atij nenforumi (fotografise), ty si antare i rregullt atje, dhe kujtdo tjeter qe e viziton dhe ka interes ju takon gjithashtu ti beni te ditur antareve te rinj qe se kane idene se cfare postojne. Nuk ju kushton gje, 1 fjali te sqarosh tjetrin qe mos vazhdoje te postoje. Keshtu ja ben punen me te lehte dhe moderatoreve atje.
    3. moderatoret nuk jane online 24 ore qe te moderojne temat dhe te kenaqin kapricot e njerit apo tjetrit.
    4. funksionon nje buton- raporto, nese aq kerkon te besh.
    Te tjerat lerja ne dore atyre qe moderojne atje.

    Ne lidhje me komentet e tjera, spo zgjatem se sja vlejne. Fotot u fshine atje, dhe komenti jot u lexua. Nuk ishte e nevojshme ankesa gjithandej.

    P.s. Eurostar, nuk ishte foto e jote origjinale. Mjaft rremove internetin.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •