Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    “Supervullkani” do të sjellë fundin e botës

    Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.





    Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.

    Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yelloëstone” në SHBA.

    Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e diellit.

    Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.

    Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004, një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e “Yelloëstone”.

    Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit (filmi “2012”).

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Pse nuk shkruani lajm te besueshem, si pershembull fundi i tokes do te vij kur te shuhet dielli.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Pse nuk shkruani lajm te besueshem, si pershembull fundi i tokes do te vij kur te shuhet dielli.
    Te dhenat ne artikullin me siper jane te verteta, ajo c'ka mecifet (Me ose pa qellim) eshte koha se kur do te ndodhe. Oficialisht, mendohet qe supervullkani nen Yellowstone mund te shpertheje nga +1000 deri me +10.000 vite duke filluar qe sot.

    Pra, flini te qete
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 31-05-2012 më 15:24
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Aldi1
    Anëtarësuar
    30-09-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    401
    sa e lexova kete lajmin te top channel erdha me vrap me pa ketu ndonje gje, se ketu jane ca "tipa" ;p qe informohen mire rreth ketyre fenomeneve.
    Gjithsesi edhe nese eshte e vertete ju thoni qe nuk do ndodhe se eshte me mire kur te vjen papritur :P:P:P
    Aldi Shuli

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Aldi1 Lexo Postimin
    sa e lexova kete lajmin te top channel erdha me vrap me pa ketu ndonje gje, se ketu jane ca "tipa" ;p qe informohen mire rreth ketyre fenomeneve.
    Gjithsesi edhe nese eshte e vertete ju thoni qe nuk do ndodhe se eshte me mire kur te vjen papritur :P:P:P
    Do te ndodhe, 100% ... ajo qe une shqetesohem jane faktet qe meshifen se gjoja yellowstone do te shpertheje ne 2012. Nese do, mund te vejme bast se ne 2012 Yellowstone ska per te shperthyer. Me 3012 mbase, ndersa me 8012 do kete shperthyer.

    Shnet.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    ku ti dihet more se qka behet

  7. #7
    Ky është fund tjetër ?
    Nga tërmetet na kanë thënë se do vdesim,nga përmbytjet po e po,tornadot do bëjnë të vetën,një meteor do bjeri,ngrohja globale,ufot,tani vullkani.

    Harrova ndonjë ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #8
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ky është fund tjetër ?
    Nga tërmetet na kanë thënë se do vdesim,nga përmbytjet po e po,tornadot do bëjnë të vetën,një meteor do bjeri,ngrohja globale,ufot,tani vullkani.

    Harrova ndonjë ?
    po. harrove njeriun

  9. #9
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ky është fund tjetër ?
    Nga tërmetet na kanë thënë se do vdesim,nga përmbytjet po e po,tornadot do bëjnë të vetën,një meteor do bjeri,ngrohja globale,ufot,tani vullkani.

    Harrova ndonjë ?
    "Stuhia diellore" Mos gabohem kshu kishte emrin :P
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  10. #10
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464



    Një shpërthim i fuqishëm vullkanik me fuqi për të shkatërruar njerëzimin mund të ndodh shumë më shpejt se shkencëtarët mendonin.

    Vetëm një numër i vogël sa gishtat e dorë ekzistojnë në botë por vetëm njëri prej tyre mund të sjellë efekte shkatërruese.

    Mendohet se zhurma e shpërthimit do të dëgjohet në të gjithë planetin, do të bjerë shi i zi dhe qielli rreth Tokës do të errësohet.

    Kjo mendohet si e dyta mundësi për shkatërrimin e shpejtë të tokës pas ndonjë vizite të asteroideve në Tokë.



Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •