-
— Pėr kur mendon ta caktosh datėn e zgjedhjeve tė reja, shoku Ramon? - u interesua Nexhina.
— Ja, le ta vendosim bashkė tani, - iu pėrgjigj ai.
— Kėto zgjedhje do t‘i fitojmė ne. Na duhet tė paktėn edhe njė vit kohė pėr tė seleksionuar dhe eliminuar me ngé njė mori dokumentesh prej arkivave tė Komitetit Qendror, tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė Shėrbimeve Sekrete, tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme e tė mjaft institucioneve tė tjera qendrore. Pavarėsisht se Demoni do tė respektojė paprekshmėrinė e arkivave sekrete qė do t‘i rekomandojmė ne para se ta sjellim nė pushtet, ndryshimi i mundshėm i personelit tė shėrbimit nė kėto arkiva e bėn tė domosdoshėm eliminimin e njė pjese tė dokumentacionit me rėndėsi tė veēantė.
— Sigurisht. Kėto zgjedhje do t‘i fitojmė ne, por nuk na intereson ta mbajmė mė shumė se njė vit pushtetin. Pėrndryshe, si Parti Pune qė jemi, do tė na duhej tė ballafaqoheshim ashpėr me tė drejtat e ish tė burgosurve politikė dhe tė pronarėve tė ligjshėm, mbasi jemi ne vetė qė i kemi burgosur e shpronėsuar. Duke qenė antikomunistė tė afirmuar, ata duhet tė mbeten doemos humbės tė pėrhershėm. Rehabilitimi i tyre shoqėror e ekonomik do ta bėnte tė paevitueshėm edhe ballafaqimin politik me ta nė kushtet e njė pluralizmi tė vėrtetė, jashtė kontrollit tonė. Kjo do tė ishte njė vetėvrasje politike pėr ne. Kėtė ma kanė theksuar disa herė edhe kėshilltarėt e angazhuar prej mbėshtetėsve tanė pas «Aktit tė Triestes». Me kėto probleme tė nxehta duhet tė merret ―opozitari‖ ynė, Demoni. Ai do t‘iu bėjė thirrje ish-tė burgosurve dhe tė shpronėsuarve ta mbėshtesin nė luftėn «kundėr komunizmit», pėr t‘i lėnė pastaj me gisht nė gojė. Nė fund tė fundit ky ėshtė edhe ēmimi qė do tė paguaj Demoni pėr karrierėn e tij marramendėse. Si thonė shaka, do tė bėhet presidenti i parė demonkratik i Shqipėrisė.
— Thuaj si tė duash, po Demoni u bė palė nė bisedime me ne pėr pushtetin, - tha Nexhina duke buzėqeshur.
— E bėmė ne, jo u bė ai. Nė qoftė se ne ndryshojmė mendim pėr tė, ai nuk reziston dot mė shumė se njė flluskė sapuni.
— Nuk besoj se do tė zhgėnjehemi prej tij. Me atė babėzi qė tregon Demoni pėr pushtet, po na lodh edhe ne qė e kemi nė dorė jetėn dhe karrierėn e tij, pa le mė popullin kur ta ketė nėn thundėr.
— Mė ka dhėnė fjalėn se do t‘i bėjė shqiptarėt qė ta kujtojnė me nostalgji udhėheqėsin tonė legjendar dhe mua vetė.
— Ki besim qė do t‘i bėjė. Shkelmat e gomarit janė mė tė padurueshėm nga goditjet e njė boksieri profesionist.
— Oh, tė lumtė goja, ku e gjete kėtė shprehje qė i shkon si dorashkė personalitetit tė deformuar tė Demonit, - thirri Ramoni duke u gajasur.Ndėrsa po pinin kafe, Ramoni nuk pushonte sė qeshuri nėn zė. Edhe Nexhina buzėqeshi para se tė vazhdonte me tė njėjtėn temė:
— Duke e gjykuar nga mėnyra se si flet e sillet, Demoni tė krijon pėrshtypjen se nuk e ka ende tė qartė qė koha gjithsesi ka ndryshuar e ai nuk mund tė qeverisė dot me stilin tonė. Mirėpo ai ėshtė xheloz pėr karrierėn qė kemi bėrė ne dhe me kokėfortėsi synon tė vazhdojė nė tė njėjtėn rrugė.
— Aq mė mirė pėr ne. Kjo do tė sjellė si rezultat tė paevitueshėm zhgėnjimin ekstrem tė masave qė po ngjiren pas tij. Rrjedha e kohės rrėshqet pa sjellė asnjė efekt pėrmirėsues mbi temperamente tė mpiksur nė primitivitet si Demoni.
— Sa deputetė synon tė fitojė ai nė zgjedhjet e ardhshme?
— Ia kam bėrė tė qartė se ėshtė e drejta jonė tė vendosim pėr kėto gjėra. Demoni duhet tė mirėpres dhuratėn qė do t‘i bėjmė ne.
— Kjo vlen pėr rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve. Po pėr strategjinė e ―konfliktit‖ midis Partisė Demone si ―opozitare‖ dhe Partisė sė Punės ēfarė keni vendosur?
— Ai duhet tė kundėrshtojė me forcė dy tregues tė pėrgatitjes sė kėtyre zgjedhjeve tė pėrgjithshme: afatin e afėrt tė tyre, gjė qė nuk i lė kohė Partisė Demone tė organizohet e tė bėjė fushatė elektorale tė mjaftueshme, dhe depolitizimin e forcave tė armatosura. Madje kėtė kėrkesėn e dytė ai duhet ta paraqesė nė mėnyrė ultimative, si kusht tė domosdoshėm pėr pjesėmarrjen e Partisė Demone nė zgjedhje.— Pavarėsisht se forcat e armatosura nuk do tė depolitizohen dhe Partia Demone pėrfundimisht do tė marrė pjesė nė zgjedhje.
— Sigurisht. Ky do tė shėrbejė thjesht si skenar i zhurmshėm i ―konflikteve‖ tona ideologjike, qė do tė karakterizojė fushatėn elektorale.
— Apo nuk i shkon pėr shtat zhurma Demonit! Gjykuar nga mitingjet qė po organizon, do tė fitonte vend nderi si zhurmues nė ndonjė konkurs ndėrkombėtar.
— Ky ėshtė tipar dallues i individėve tė dominuar nga pasione tė shfrenuara. Nė kėtė mėnyrė ata ēlirojnė energjinė e tepėrt tė krijuar brenda organizmit tė tyre pėr shkak tė zjarrmisė sė shkaktuar nga makutėria e skajshme.
— Besoj se fundi i marsit ėshtė njė datė optimale pėr mbajtjen e zgjedhjeve, - propozoi Nexhina.
Ramoni shfletoi njė kalendar qė ndodhej mbi tavolinėn e punės.
— Data 31, dita e fundit e marsit tė ardhshėm, takon e diel. Besoj se kjo datė ėshtė mė e pėrshtatshmja pėr zgjedhjet. Partisė Demone i mbeten vetėm dy muaj e gjysmė kohė pėr tė bėrė shtrirjen e degėve tė saj nėpėr rrethe, caktimin e kandidatėve pėr deputetė dhe organizimin e fushatės elektorale. Njė detyrė e vėshtirė pėr tu realizuar nė kaq pak kohė edhe nga ekspertė tė sprovuar. Programi qė i kanė dhėnė Demonit nė Itali ėshtė mė tepėr nė trajtė parullash, pa pėrmbajtjen e duhur tė njė programi qeverisės. Demoni vetė dhe grupi i tij i punės nuk kanė asnjė lloj pėrvoje nė kėtė drejtim.— Gjersa Demoni do tė mbetet nė opozitė, atij nuk i duhet njė program i tillė. Bilé edhe kur ta sjellim nė pushtet, ai do tė qeverisė sipas orientimeve tona.
— Pa dyshim. Por programi do t‘i duhet thjesht pėr tė bėrė fushatė elektorale.
— Si me fushatė elektorale edhe pa tė, Demoni do tė marrė atė qė do t‘i japim ne. Sokėllimat nėpėr mitingje ai ėshtė gati t‘i lėshojė edhe falas.
Tė dy qeshėn me shpirt.
vijon........
-
-
Por e qeshura u mėrgua gjatė takimit tė tyre tė mesit tė shkurtit 1991.
Njė mesazh i veēantė i segmentit mė tė fuqishėm tė faktorit ndėrkombėtar i vuri Ramonin e Nexhinėn nė pozitė tė vėshtirė. Tė zhytur nė mendime sfilitėse, nuk po ia hidhnin sytė njėri-tjetrit. Kėtė herė ata ndjeheshin gjysmė tė paralizuar, mbasi ishin goditur nė nerv. Ndonėse binte nė sy pėr tonin e tij miqėsor aspak tė shtirė, mesazhi cekte tabunė e tabuve tė tyre. Dhe kjo bėhej dukshėm me qėllim tė mirė. Bėhej fjalė pėr njė veprim qė u ngjante si mallkim i kohės sė re, tė cilėn ata synonin ta mbijetonin me ēdo kusht.
«Duke ju kėrkuar paraprakisht ndjesė pėr brengėn e paevitueshme qė do t‘ju shkaktojmė, na lejoni t‘ju parashtrojmė njė problem sa delikat aq edhe urgjent, pėr tu zgjidhur nė dobi tė interesave tona tė pėrbashkėta.
Meqenėse ju ndodheni nė prag tė ēeljes zyrtarisht tė fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė para parlamentare pluraliste, ndjehemi miqėsisht tė detyruar t‘ju vėmė nė dijeni se deri ditėn e fillimit tė kėsaj fushate duhet tė keni marrė masat e duhura pėr tė larguar prej sheshit qendror tė kryeqytetit tuaj monumentin e ish-udhėheqėsit shqiptar. Zgjedhjet tuaja do tė ndiqen prej shumė vėzhguesve,gazetarėve e pėrfaqėsuesve tė organizmave tė ndryshėm ndėrkombėtarė, pa deklarimin pozitiv tė tė cilėve ato do tė shpalleshin tė pavlefshme nga OSBE-ja dhe Bashkimi Evropian. Ndėrkohė bie nė kundėrshtim me etikėn politike ndėrkombėtare prania nė sheshin kryesor tė kryeqytetit tuaj e monumentit tė njė udhėheqėsi tė shpallur diktator nga opinioni i pėrgjithshėm politik. Njė monument i tillė nuk mund ta mbijetojė epokėn sė cilės i pėrkiste, pėrndryshe zgjedhjet tuaja pluraliste do tė shpalleshin thjesht njė farsė elektorale. Kjo do ta tensiononte gjendjen e brendshme nė Shqipėri, ndėrkohė qė ne sė bashku synojmė tė kundėrtėn.
Nga ana tjetėr, duhet tė keni parasysh faktin se pas njohjes me ligj tė pluralizmit politik ju nuk e keni mė nėn kontroll tė plotė gjendjen nė vendin tuaj, pavarėsisht prej mirėkuptimit me «opozitėn» e re. Nė kėto kushte, prania e atij monumenti nė qendėr tė Tiranės mund tė shfrytėzohet me dashaligėsi prej elementit subversiv tė jashtėm e tė brendshėm, duke krijuar njė situatė shpėrthyese me pasoja tė paparashikueshme.
Ne, si gjithmonė, do tė ndodheshim nė krah tuaj, por nė kuadėr tė njė lufte civile ndihma jonė nuk do tė ishte efikase sa duhet, mbasi ligji ndėrkombėtar i ndalon ndėrhyrjet ushtarake nė njė vend tė pavarur, pa njė mandat tė posaēėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB. Pėr tė evituar patjetėr situata tė tilla tė padėshirueshme, ju lutemi tė merrni nė konsideratė sugjerimin tonė. Ndėrkohė ndihma e kėshilltarėve tanė pėr zgjidhjen e favorshme tė njė problemi tė tillė nuk do t‘ju mungojė.Ju vėmė gjithashtu paraprakisht nė dijeni se pas ardhjes nė pushtet tė «opozitės» do t‘ju duhet qė ta zhvarrosni ish udhėheqėsin tuaj prej aty ku ndodhet, pranė monumentit «Nėnė Shqipėri», mbasi ai vend nė tė ardhmen e afėrt do tė bėhet i pasigurt pėr tė.
Ndajmė me ju shqetėsimet shpirtėrore, sipas proverbit tė bukur shqiptar: Miku i mirė njihet nė ditė tė vėshtirė ».
Nexhina fiksoi sytė mbi fletėn e letrės qė ndodhej nė mes tė tavolinės, ku Ramoni kishte mbėshtetur bėrrylat me kokėn midis dy duarve. Teksti i saj ishte pėrgjithėsisht i hidhur, por i dobishėm pėr kapėrcimin e njė ēasti tė vėshtirė nė kuadėr tė «proceseve demokratike».
«Tė hidhura janė edhe ilaēet, por tė domosdoshme pėr tė luftuar sėmundjet, pėrndryshe kėto tė sjellin vdekjen‖, tha me vete Nexhina dhe vazhdoi: «A do tė ishte njė veprim i arsyeshėm qė monumenti i tim shoqi tė bėhej mollė sherri me pasoja tė paparashikueshme? Duke ruajtur pushtetin, njė monument edhe mund tė ringrihet, por humbja pėrfundimisht e pushtetit pėr shkak tė njė monumenti do ta shndėrronte kėtė nė njė simbol dėshtimi historik. Aq mė tepėr qė ky sinjal pėr tė vepruar na vjen prej pėrkrahėsve tė zjarrtė tė tim shoqi, tė cilėt e ndihmuan tė merrte pushtetin e tė bėnte njė karrierė dyzetvjeēare. Ata e bėnė kėtė pėr interesat e tyre, sigurisht, por nuk ka nė botė miqėsi me interes tė njėanshėm. Po Enveri vetė si do tė vepronte po tė ndodhej pėrballė kėsaj alternative tė vėshtirė?».Pėr t‘i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje tė rėndėsishme, ajo filloi tė kalojė nėpėr mendje disa situata politike tė ndėrlikuara gjatė karrierės sė burrit.
-
-
Nexhina e mbante mend mirė se si Enveri u kishte rrahur krahėt duke u uruar sukses dy pėrfaqėsuesve tė Partisė Komuniste kur u nisėn pėr nė Mbledhjen e Mukjes, tė cilėt ishin autorizuar prej tij tė nėnshkruanin tekstin e marrėveshjes sė miratuar paraprakisht prej tė dy palėve. Pasi misionarėt anglezė dhe Popoviēi ia bėnė tė qartė Enverit se ndarja e pushtetit tė pasluftės me zgjedhje tė lira ishte e pafavorshme pėr komunistėt, ai e denoncoi marrėveshjen duke akuzuar pėr tradhti pėrfaqėsuesit e Partisė nė atė mbledhje.
* * *
Pavarėsisht nga akuzat e pabazuara drejtuar Sejfulla Malėshovės, Nexhina e dinte shumė mirė se arsyeja e vėrtetė pėr tė cilėn u godit ai kishte qenė njė deklaratė e tij nė njė plenum tė Komitetit Qendror:
«Mjeti i vetėm pėr tė qeverisur vendin nė mėnyrė demokratike ėshtė ligji. Kush shpėrfill ligjin, nuk ėshtė mik i demokracisė.»
* * *
Nė njė tjetėr plenum tė largėt tė Komitetit Qendror, asaj i kujtohej se si gjatė njė pushimi midis dy seancash, i shoqi kishte luajtur pingpong me Koēo Tashkon derisa kishte djersitur, gjithė duke qeshur e duke biseduar ngrohtėsisht me mikun e vjetėr, i cili e kishte angazhuar si me pahir Enverin nė grupin komunist tė Korēės. Seanca pasardhėse kishte nisur me arrestimin e Koēo Tashkos.
* * *
Kur Hrushovi u dha urdhėr partive satelite tė dėnonin nė shtyp kultin e individit tė Stalinit, Nexhina e mbante mend mirė se si njė numėr special i gazetės «Zėri i Popullit» iu kushtua tėrėsisht atij problemi. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Moskėn, Sigurimi u kujdes posaēėrisht pėr zhdukjen e atij numri tė gazetės qė demaskonte Stalinin, udhėheqėsin shpirtėror dhe modelin e Enverit. Ajo gazetė duhej eliminuar jo vetėm nga arkivi i shtypit dhe i gjithė bibliotekave tė vendit, por edhe nga koleksionet e individėve. Kėta ishin kryesisht komunistė tė devotshėm, tė cilėt e ruanin me dashuri organin e Partisė. Megjithatė Sigurimi nuk donte qė ata ta kuptonin se ku qėndronte thembra e Akilit tė atij problemi dhe ua bleu me njė ēmim marramendės pėr kohėn gjithė koleksionin e «Zėrit tė Popullit», me justifikimin se nė shumė biblioteka tė vendit ky koleksion ishte dėmtuar nga koha e pakujdesia.
Dy fanatikė tė shtypit tė Partisė tė zonės sė mirėnjohur operative – njėri nga Gjirokastra e tjetri nga Vlora – nuk pranuan qė ta shisnin koleksionin e dashur as me atė ēmim tė pazakonshėm, ngaqė nuk ndaheshin dot prej tij. Nė njė largėsi kohore prej tre muajsh nga njėra-tjetra, tė dy shtėpitė e tyre u dogjėn «aksidentalisht» sė bashku me koleksionin e shtrenjtė. Megjithatė, Partia ―zemėrmadhe‖ u ndėrtoi shtėpi tė re falas dy fanatikėve tė saj.
Kur iu kujtua ndodhia e fundit, Nexhina qeshi, duke e harruar pėr njė ēast dilemėn qė po e mundonte. Sė bashku me burrin, ajo kishte bėrė njė vizitė nė shtėpinė e re tė komunistit veteran nga Gjirokastra, i cili kishte qarė tek po u pėrshkruante dhimbjen qė i kishte shkaktuar djegia e koleksionit tė gazetės, numrat e sė cilės ai vazhdonte t‘i koleksiononte pėrsėri.
— Do tė isha gati ta ndėrroja shtėpinė e re qė mė ndėrtoi Partia me koleksionin e plotė tė «Zėrit tė Popullit», u kishte thėnė ai duke u pėrlotur sėrish.
Kur ishin larguar prej andej, bashkėshorti i kishte pėshpėritur Nexhinės:
— Me kėtė mendje qė paska ki, do t‘i digjet edhe shtėpia e re, po na u krijua ndonjė situatė e ngjashme me shtypin.Kjo jehonė kujtimesh, qė dėshmonin zhdėrvjelltėsinė e tė shoqit nė manovra politike tė zhveshura tėrėsisht nga nocioni i moralit, i dha zemėr Nexhinės e i ndriēoi mendjen pėr tė zgjidhur situatėn nė tė cilėn ndodhej. Sa naive i dukej vetja tani nė krahasim me aftėsinė vendimmarrėse tė Enverit nė situata shumė mė tė vėshtira nga kjo qė po pėrjetonte ajo!
E pakėnaqur nga sjellja e saj qė po mbytej me njė lugė ujė, Nexhina tha me vete:
«Mė duhet tė pranoj se nuk kam mundur tė pėrfitoj aq sa duhej nga pėrvoja e bashkėpunimit pėr mė se dyzet vjet me atė talent tė lindur tė politikės. Kur pėrkrahėsit e tij tė plotfuqishėm tė kulisave politike e njoftuan mė 1968 tė denonconte Traktatin e Varshavės, pasi do tė kishte ndihmėn e tyre efikase pėr ta pėrzėnė flotėn sovjetike nga baza ushtarake e Pashalimanit, Enverit nuk iu drodh qerpiku ta bėnte kėtė, ndonėse tanket e atij traktati sapo kishin skuqur asfaltet e Pragės. Sigurisht flotėn luftarake tė Zheleznovit nuk e pėrzunė Ēobo Rrapushėt tanė, siē beson populli, por ultimatumi i NATO-s drejtuar Traktatit tė Varshavės pėr tė mos krijuar konflikt ushtarak nė Pashaliman, pranė brigjeve italiane, se ai do tė kishte pasoja tė paparashikueshme pėr ta. Dhe neve nuk na hyri gjemb nė kėmbė nė saje tė ndihmės sė pakursyer tė po atyre aleatėve, qė sot na udhėzojnė tė heqim nga piedestali monumentin e tim shoqi pėr tė mirėn tonė e tė atij vetė. Dhe unė vazhdoj tė ngurroj akoma tė bėj atė qė duhet...»
Ajo hodhi sytė me keqardhje mbi Ramonin e sėkėlldisur qė dihaste me kokėn midis dy pėllėmbėve tė duarve tashmė tė djersitura. Nexhina e kuptonte mirė se ishte detyrė e saj tė vendoste pėr kėtė ēėshtje delikate sa shtetėrore po aq edhe familjare. Ramoni nuk mund tė bėhej dot kurrė nismėtar i zgjidhjes sė kėtij problemi delikat.
— Shoku Ramon, kur vendosėm bashkė t‘i ndiznim dritėn jeshile pluralizmit shqiptar tė kontrolluar prej nesh, kėtė e bėmė duke vepruar siē do tė vepronte vetė Enveri, po tė ndodhej nė pozicionin tonė. Ne tė dy kemi qenė bashkudhėtarė nė karrierėn e tij tė gjatė politike, por nuk e kishim parė ndonjėherė Enverin ta humbiste toruan edhe nė ēastet mė tė vėshtira. Dhe ai, sė bashku me ne, kaloi mjaft situata tė turbullta. Nėn shembullin e tij, ne kemi pėr detyrė t‘iu gjejmė zgjidhjet adekuate problemeve me tė cilat do tė na ballafaqojė kjo kohė e trazuar. Enveri do tė na qortonte sikur tė ishte dėshmitar i hutimit tonė tė sotėm.
Ramoni hoqi duart prej fytyrės sė tij tė skuqur, drejtoi trupin mbi kolltuk, i buzėqeshi miqėsisht Nexhinės dhe iu pėrgjigj:
— Kjo botė ka miliarda njerėz, por Enver kishte vetėm njė. Stuhia mund tė thyej shumė pemė, por ajo s‘ėshtė veēse fllad pėr njė lis tė fuqishėm. Kėshtu ishin edhe situatat e vėshtira politike pėr Enverin tonė, thjesht njė mundėsi qė ai tė demonstronte kapacitetin e tij si kapiten furtune. Tė ndjekėsh shembullin e tij nuk ėshtė e lehtė.
-
-
— Megjithatė ėshtė shumė mė mirė kur ekziston shembulli i frymėzimit, se sa kur tė duhet t‘i gjesh forcat pėr veprim vetėm brenda vetvetes.
— Po kur tė duhet tė vėsh dorė pikėrisht mbi burimin e frymėzimit? Kur tė kėrkohet t‘i heqėsh shpirtin historisė, pėr tė cilėn ke luftuar gjithė jetėn?
— Ty tė kujtohet mirė, shoku Ramon, qė Enveri citonte shpesh shprehjen: «Politika nuk ėshtė njė shkencė ekzakte». Pra, grafiku qė do tė pasqyronte njė veprimtari politike nuk do tė ishte kurrsesi njė vijė e drejtė. Thjesht termi «manovėr politike» lė tė kuptohet se politika ėshtė ajsberg, jo njė shfaqje publike, megjithėse i shėrben publikut. Prandaj ne sot duhet t‘i respektojmė orientimet e aleatėve tanė tė mėdhenj. A nuk do tė bėnte edhe Enveri vetė tė njėjtėn gjė?
— Tė falėnderoj pėrzemėrsisht, shoqja Nexhina, pėr kontributin e shquar qė po jep nė tė mirė tė ēėshtjes sonė tė pėrbashkėt nė kėtė periudhė tė vėshtirė reformimi, pėr t‘iu siguruar horizonte tė reja idealeve tona. Gjithmonė kam pasur bindjen se ti nuk ke qenė thjesht bashkėshorte e atij burri shteti tė shquar, por edhe njė frymėzuese e mbėshtetėse e veprimtarisė sė tij tė suksesshme politike. Pėr mua ti je gjysma e Enverit, prandaj jam krenar qė tė kam sot nė krah. Megjithėse ėshtė lehtėsisht e kuptueshme qė sugjerimi i aleatėve ėshtė pėr tė mirėn dypalėshe, pėrsėri do ta kisha shumė tė vėshtirė ta merrja i vetėm vendimin e heqjes prej piedestalit tė monumentit tė arkitektit tė Shqipėrisė moderne. Kjo do tė mė dukej njė lloj tradhtie pėr hir tė interesave egoiste. Prania jote mė lehtėson ndėrgjegjen nė kryerjen e kėtij akti sa tė dobishėm aq edhe tė padėshirueshėm. Edhe njė herė, tė faleminderit!
— Sa ditė duhet tė zgjasė kjo fushatė elektorale sipas ligjit? - pyeti Nexhina, duke i anashkaluar komplimentet e Ramonit.
— Dyzet. Por nuk ėshtė e thėnė qė heqja e monumentit tė bėhet doemos pa filluar fushata elektorale, siē udhėzon mesazhi. Ndėrkohė unė mendoj qė tė mos ta heqim zyrtarisht monumentin, se njė veprim i tillė tingėllon si njė dėnim qė i bėjmė ne vetė udhėheqėsit tonė tė lavdishėm, por tė krijojmė kushtet qė atė ta rrėzojnė me dhunė turmat e Demonit. Pas kėsaj, ne do tė pozicionohemi kundėr kėtij akti vandal dhe do tė kėrkojmė dėnimin e shkaktarėve. Nė kėtė mėnyrė, mishi piqet dhe helli nuk digjet. Veē kėsaj, rrėzimi brutal i monumentit ka edhe dy tė mira tė tjera pėr strategjinė tonė aktuale.
«E para, do tė zbulojmė se cilėt janė armiqtė mė tė tėrbuar tė atij monumenti dhe do t‘ia caktojmė si detyrė Demonit t‘i likuidojė nė bashkėpunim me policinė sekrete, mbasi do t‘i ketė brenda radhėve tė tij. E dyta, reaksioni i komunistėve tė devotshėm, veēanėrisht nė rrethet e jugut, do tė jetė i ashpėr dhe do t‘iu fus datėn turmave tė dalldisura tė Demonit. Ka ardhur ēasti qė atyre t‘iu tregojmė tėrthorazi dhėmbėt.
— Pikėrisht pėr kėtė arsye ne do ta respektojmė afatin e mesazhit pėr heqjen e monumentit, por me njė ndryshim tė vogėl: ajo do tė ndodhė ditėn e parė tė fushatės elektorale, qė takon mė 20 shkurt. Kėshtu, turmave tė harbuara tė Demonit do t‘iu dridhen leqet kur tė dalin nė atė fushatė qė e kanė shpallur ―historike‖. Veē dy pikave qė trajtove mė parė lidhur me dobinė e shfrytėzimit pėr interesat tona tė asaj ngjarjeje tė shėmtuar, unė do tė dėshiroja tė shtoja edhe njė pikė tė tretė. Por kjo nuk ėshtė e ngutshme.
— Ėshtė kėnaqėsia ime e veēantė tė tė dėgjoj tė shprehėsh ēfarėdo lloj dėshire sot, ndėrkohė qė je duke sakrifikuar ndjenjat familjare pėr hir tė idealit.
— Tė faleminderit. Do tė dėshiroja qė nė tė ardhmen, nė kuadėr tė premtimeve boshe qė do t‘iu bėjė Demoni armiqve tanė ish tė burgosur politikė, ta caktojė datėn 20 shkurt si dita e kujtimit tė viktimave tė komunizmit. Vitet e dekadat do tė kalojnė e njerėzit do ta kenė harruar qė dikur, nė atė datė, ėshtė rrėzuar njė monument pėr tė cilin ata s‘kanė pasur dijeni fare. Ama, duke qenė 20 shkurti dita e homazheve tė viktimave tė komunizmit, kujtimi i Enverit do t‘iu mbetet si zgjedhė nė qafė tė flijuarve tė tij dhe ajo do tė shndėrrohet vetvetiu nė njė festė pėr vetė Enverin.
— Lejomė tė tė puth, se mė entuziazmove me kėtė ide gjeniale, thirri Ramoni, duke u ēuar nė kėmbė. Monument i Enverit ėshtė e gjithė Shqipėria socialiste dhe 20 shkurti do tė bėhet kėsisoj dita e ringjalljes sė tij shpirtėrore nėpėrmjet rėnkimeve tė flive tė tij.
Pasioni klasor u pasua prej pasionit epshor.
-
-
— Skeptik, do tė tė jap njė lajm tė mirė. Nesėr rrėzohet monumenti i diktatorit, i tha Toni, shoku i fėmijėrisė dhe ish-bashkėvuajtėsi i tij i burgut.
— Nga e more vesh ti?
— Diskutohej gjerėsisht sot midis manifestuesve nė mitingun e Partisė Demone.
— Ėhė, paskan vendosur ta rrėzojnė vetė, - u shpreh ai pa manifestuar asnjė shenjė emocioni.
— Ēfarė tipi i ēuditshėm qė je! Qysh kur kanė nisur kėto procese e deri sot, asnjė ngjarje nuk ke pranuar si tė pamanipuluar o burr‘ i dheut, - ia ktheu Toni disi i pakėnaqur nga mosbesimi qė manifestonte shoku i tij i vjetėr ndaj erės sė ndryshimeve.
— Kėto ngjarje nuk e ndryshojnė dot natyrėn e tyre tė vėrtetė, Toni, edhe sikur unė t‘i pranoj si tė pamanipuluara. Ti ke qenė nxėnės shumė i mirė nė histori. Mban mend tė kesh lexuar ndonjėherė, se njė regjim diktatorial e ka dorėzuar pushtetin pa dhunė? Aq mė tepėr njė diktaturė komuniste!
— Por kohėt ndryshojnė, politika evoluon.
— Evoluimet nuk janė kurrė rrėnjėsore, veēanėrisht nė politikė. Duke qenė se sinqeriteti dhe dashamirėsia janė lėndė e huaj pėr politikėn, kjo njeh progres dhe regres nė evoluimin e saj. Pėrndryshe nuk do tė kishte pasur luftėra botėrore me ēmim aq tė lartė pėr njerėzimin, nuk do tė ishin instaluar nė shekullin e njėzetė diktaturat komuniste, shumė mė gjakėsore e mė ēnjerėzore nga Inkuizicioni, tė cilat e deformuan qenien njerėzore. Diktatura komuniste tė sqaroi vetė ty, nuk ke nevojė pėr sqarimet e mia.
— Sigurisht, por mė vjen keq tė mos besoj se diēka e mirė po ndodh.
— S‘ka dyshim qė diēka e mirė po ndodh dhe ky ėshtė fryt i kohės. Por duhet bėrė kujdes i veēantė tė dallohet qartė ajo qė ndodh nė tė vėrtetė me atė qė pretendohet se po ndodh, mbasi ky i dyti ėshtė fryt i djallėzisė politike. Madje i njė kategorie politikanėsh tė shpėrfytyruar, tė cilėt e kanė trajtuar popullin e tyre mė keq nga sa janė trajtuar kafshėt nė mesjetė. A na lejohet neve, qė e kemi pėsuar mė shumė se tė tjerėt nga egėrsia e diktaturės, tė besojmė se ata qė nuk u ngopėn me gjakun e viktimave tė tyre pėr njė gjysmė shekulli u bėnė papritmas babaxhanė e duan tė na zbukurojnė jetėn? Kėsaj i thonė tė shikosh ėndrra me sy hapur.
— Por rrėzimi i monumentit tė diktatorit ėshtė njė gjė e mirė tė paktėn, apo jo?
— Ėshtė e mirė pėr ata vetė, jo pėr ne.
— Ēfarė thua ti, je i dehur?
— Pėrkundrazi, nuk kam vėnė pikė rakie nė gojė prej njė muaji, se nuk kam. Ai monument duhej hequr me ligj, mbasi tė gjykohej e tė dėnohej e gjithė epoka enveriane pėr krimet e saj tė pėrbindshme dhe dėmet e pariparueshme qė i shkaktoi Shqipėrisė e shqiptarėve. Vetėm ashtu do tė nxirrej mėsimi i duhur nga e kaluara jonė e hidhur dhe do tė nisnim njė rrugė tė mbarė si popull. Rrėzimi i atij monumenti nga turmat ėshtė njė kurth nėpėrmjet tė cilit klika diktatoriale synon tė pastrojė WC-nė e saj me duart e njerėzve tė revoltuar. Dhe pastaj do t‘i akuzojė pėr vandalė, duke u kthyer kėshtu nga e akuzuar nė akuzuese. Nė kėtė mėnyrė, me njė gur ajo do tė vrasė dy zogj.
— Megjithatė, unė nuk tė jam lutur pėr ndonjė gjė deri sot. Tani po tė lutem tė nisemi bashkė pėr nė Tiranė nesėr, qė tė asistojmė nė atė spektakėl historik.
— Toni, ne jemi shokė tė vjetėr e nuk ėshtė nevoja tė mė lutesh qė unė tė bėj diēka pėr hir tėnd. Por ai spektakėl do tė jetė vetėm joshės pėr ne e historik pėr vetė klikėn diktatoriale, mbasi ajo do tė jetė njė manovėr nė shėrbim tė strategjisė sė saj pėr tė ruajtur me ēdo kusht pushtetin.
— Sidoqoftė, pėr ne ka qenė njė ėndėrr rrėzimi i atij monumenti tė kobshėm.
-
-
Tė nesėrmen, nė orėn pesė tė mėngjesit, dy ish-tė burgosurit morėn trenin pėr nė Tiranė. Pėr shkak tė vonesave tė shumta gjatė rrugės, ata mbėrritėn atje rreth orės njėmbėdhjetė.
Kryeqyteti gumėzhinte. Grupe qytetarėsh drejtoheshin pėr nė qytetin ―Studenti‖ ku pritej tė zhvillohej njė miting i rėndėsishėm i Partisė Demone. Tė tėrhequr nga rryma e kalimtarėve, Toni e Skeptiku bėnė tė njėjtėn gjė.
Megjithėse e kishte marrė rrugėn e Tiranės pa dėshirė, vetėm pėr t‘i bėrė qejfin shokut tė tij, Skeptikut po i ngjallte interes atmosfera qė gjetėn nė qytetin ―Studenti‖. Nė fytyrat e revoltuara tė studentėve e qytetarėve tė grumbulluar tek sheshi lexohej pyetja: «Ē‘duhet bėrė? Fjalimet e thirrjet nuk mjaftojnė». Skeptikut iu kujtuan skenat parisiane tė Revolucionit francez tė pėrshkruara me aq besnikėri nga Hygoi.
«A do tė ndodhė diēka e ngjashme edhe kėtu sot?» pyeti veten i emocionuar.
Ēuditėrisht, pėr herė tė parė po i krijohej pėrshtypja se me tė vėrtet mund tė ndodhte diēka jashtė skenarit tė parashikuar tė atyre ngjarjeve.
«Strategjia nė letėr nuk pėrputhet qind pėr qind me zhvillimin e saj nė terren, as nė rastet mė tė kujdesshme», mendoi ai.Kjo ide filloi t‘i ngjallte optimizėm.
Nė tė vėrtet, qysh kur kishte nisur lėvizja studentore e nė vijim, ai e shikonte zhvillimin e atyre ngjarjeve si njė dokumentar tė pėrgatitur nė Kinostudion «Shqipėria e Re». Toni ishte entuziast dhe revoltohej me shokun e tij, kur ky e pyeste duke qeshur:
— Cilėn seri tė dokumentarit do tė shikojmė sonte nė televizion?
Qysh atėherė Toni, nga inati, nuk e thėrriste mė nė emėr por vetėm Skeptik.
Megjithatė, sė bashku me Tonin ai kishte qenė disa ditė nė Tiranė nė periudhėn e lėvizjes studentore. Edhe natėn e miratimit prej Byrosė Politike tė njohjes me ligj tė pluralizmit dhe formimit tė Partisė Demone ata kishin qenė deri vonė nė qytetin Studenti. Bilé atje edhe kishin fjetur. Por zhvillimet e mėvonshme e kishin zhgėnjyer. Edhe parullat qė u lejoheshin manifestuesve nė mitingjet e Partisė Demone ishin tė censuruara.
Pikėrisht pėr kėtė arsye ai po habitej me atmosferėn e re qė gjeti mė 20 shkurt 1991 nė Tiranė.
«Heronjtė i nxjerr ēasti», kishte lexuar nė njė libėr.
Ndofta kishte ardhur mė sė fundi ēasti qė edhe nga radhėt e asaj turme tė madhe shqiptarėsh tė revoltuar tė dilnin heronjtė e ditės, pse jo?
Ndryshe nga herėt e tjera, shenjat dukeshin premtuese. Oratori i parė qė iu afrua mikrofonit qe lakonik:
— Sot nuk do tė qėndrojmė tė ngujuar kėtu ; mitingun do ta zhvillojmė nė sheshin ―Skėnderbej‖.
Njė brohoritje e fuqishme e turmės i parapriu marshimit pėr nė sheshin e madh. Nėn trysninė e emocioneve, tė gjithė nxitonin hapin. Ndofta aspiratat e ndrydhura shqiptare kishin njė takim me kohėn atė ditė. Kjo u bė e besueshme, kur shumė zėra filluan tė thėrrisnin: «Drejt Bllokut, drejt Bllokut!».
Skeptiku iu hodh shokut tė tij nė qafė:
— Tė faleminderit shumė, Toni, qė u bėre shkak tė jem sot nė Tiranė. Do tė mė mbetej merak ta shikoja vetėm nė televizor marshimin popullor mbi Bllok.
— Po beson mė sė fundi se diēka serioze po ndodh? - e pyeti ai me sy tė pėrlotur.
— Tani sapo ka filluar tė ndodhė diēka e madhe, e vėrtetė. Duhet tė pėrpiqemi t‘i afrohemi ballit tė marshuesve.
Ndėrsa thirrja «drejt Bllokut!» po pushtonte turmėn, kjo po merrte drejtimin e duhur, rrugėn e lirisė.
Por, krahas shumė tė mirave, Zoti ka krijuar edhe tradhtarėt. Njė gabardinė e bardhė, me flokė tė bardhė, me megafon tė bardhė nė dorėn e pabesė, i ngritur nė krahė nga gabardina tė tjera tė bardha, bėri tė dėshtonte ēasti i madh. Zėri i tij vrasės lirie paralizoi turmėn:
— Tė nderuar qytetarė! Ne jemi manifestues paqėsorė e jo rebelė. Duhet tė grumbullohemi nė shesh pėr zhvillimin e mitingut dhe tė heqim dorė nga veprime qė thyejnė ligjin.
Nga njėra anė thirrjet e pėrsėritura tė gabardinave tė bardha pėr tu grumbulluar nė shesh e nga ana tjetėr propaganda intensive e policisė sekrete tė shpėrndarė nė masėn e njerėzve sollėn demoralizimin e pėrgjithshėm. Turma ndryshoi drejtim e bashkė me tė edhe rrjedha e historisė shqiptare...
Toni u trishtua duke parė shokun e tij t‘i rridhnin lot.
— Mė fal, paske pasur tė drejtė. Nuk e meriton tė tė thėrras mė Skeptik.
— Pėrkundrazi, sot e meritoj mė shumė se kurrė atė. Gjithė ata qytetarė tė devotshėm qė thėrrisnin «drejt Bllokut!» nuk e meritojnė dyshimin tim. Ata tani janė po aq tė trishtuar sa ne e njė ditė ndofta do ta ēojnė deri nė fund atė rrugė qė u mbeti sot nė mes.
-
-
Nė heshtje tė plotė, Ramoni e Nexhina po prisnin tė ndiqnin pamjet e zhvillimeve nė sheshin ―Skėnderbej‖. Gjatė natės sė kaluar ishin instaluar njė seri kamerash tė fshehta nė disa godina pėrqark sheshit. Megjithėse ato pamje do tė filmoheshin edhe prej televizionit shtetėror, ata tė dy, si gjithmonė, kishin linjėn e tyre tė posaēme pėr transmetimin e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve qė u interesonin. Sipas urdhrit qė kishin dhėnė, transmetimi do tė niste kur turma tė sulmonte monumentin, ndonėse filmimet do tė fillonin herėt.
Megjithėse tė pėrgatitur shpirtėrisht pėr atė ēka do tė ndodhte, emocionet pėr dyshen e plotfuqishme ishin tė paevitueshme. Pavarėsisht se bėhej fjalė pėr njė manovėr tė dobishme politike, sytė e tyre nuk ishin mėsuar tė shikonin skena tė papėlqyeshme pėr ta dhe kjo u jepte siklet. Ndėrkohė ata nuk i linin dot pa parė kėto ngjarje qė ishin pjesė e skenarit tė tyre politik. Kur gjithēka tė kishte pėrfunduar sipas parashikimit, dueti i super-pushtetit do tė urdhėronte ndėshkimet pėrkatėse. Nė kėtė mėnyrė ata do tė ishin nxitėsit, gjykatėsit dhe hakmarrėsit e kėtyre eksperimenteve cinike me popullin e tyre tė shfrytėzuar si kafshė ngarkese, por tė pa trajtuar as si tė tillė tė paktėn.
«Ne duhet tė kujdesemi pėr jetėgjatėsinė e makinerive tė shtrenjta qė importojmė nga jashtė, mbasi punėtorėt janė makineri qė kujdesen vetė pėr jetėgjatėsinė e tyre», kishte pasur kurajėn e pacipė tė deklaronte dikur ish kryeministri harbut, tė cilin mėkatet e shumta e bėnė tė pėrfundonte nė mėnyrėn mė tė turpshme.
-
-
— Filloi, - tha Ramoni me gjysmė zėri.
Nexhina pastroi syzet para se ta pėrqendronte vėmendjen nė ekran.
Spektakli qė iu shfaq para syve ishte ogurzi pėr tė.
Turma po e sulmonte monumentin kryesisht nė dy drejtime: nga ana e Pallatit tė Kulturės dhe nga ajo e Muzeut Historik kombėtar. Makina policie me sinjal alarmi vinin rrotull sheshit pėr tė frikėsuar e rralluar turmėn. Por manovrimet e tyre nuk karakterizoheshin nga papėrgjegjshmėria e zakonshme e diktaturės. Siē ndodh zakonisht nė raste tė tilla, kėrcėnimi e shtonte agresivitetin e tė revoltuarve.
Nexhina e vlerėsoi tė admirueshme rezistencėn e mbrojtėsve tė monumentit. Me qen e me shkopinj gome, ata rendnin pa pushim nga tė gjitha drejtimet pėr tė prapsur sulmuesit. Operacionin mbrojtės e drejtonte njė grup oficerėsh qė lėviznin nė njė rreth mė tė ngushtė pėrqark piedestalit, duke dhėnė pareshtur urdhra. Ishte njė dyluftim i ashpėr midis tė revoltuarve qė mendonin se rrėzimi i simbolit tė kobshėm do tė shėnonte fundin e njė epoke tė zezė dhe mbrojtėsve tė tij tė dėshpėruar, tė cilėt pėrpiqeshin ta shtynin nė kohė sa tė mundnin atė ēast. Tė parėt i nxiste zėri i ndėrgjegjes, tė dytėt, ai i detyrės. Pala e tretė – fajtorėt e vėrtetė – ishin spektatorė tė fshehtė.
Pėrleshja po intensifikohej. Goditja e fortė e njė shkopi gome e rrėzoi njė demonstrues tek shkallėt e piedestalit. Qeni iu hodh pėrsipėr.
— Bėje copa! - thirri Nexhina, e cila shpirtėrisht ndodhej atje.
Nga lėvizja instinktive qė bėri, iu derdh filxhani me kafen e fortė. Ramoni nxitoi t‘i rrihte krahėt pėr ta qetėsuar e i tha duke u skėrmitur:
— Mos u bėj hiē merak pėr kėtė punė; edhe po e fali qeni, nuk e falim ne. Tė gjitha materialet filmike do tė kontrollohen me imtėsi.
Me gjithė pėrforcimet qė u kishin ardhur, zgjatja e pėrleshjes po i lodhte sė tepėrmi mbrojtėsit e monumentit tė dėnuar nga koha. Njė monument i urryer nga populli ėshtė antimonument, njė turp mbi piedestal.
Sakaq turma ishte shtuar ndjeshėm nė numėr e po sulmonte pothuajse nga tė gjitha anėt. Kjo i detyroi mbrojtėsit tė lėshonin terren. Ata nuk e fillonin mė pėrleshjen tek shkallėt e gjera larg monumentit, por para shkallėve qė ēonin direkt tek piedestali. Me forca tė pėrqendruara, ata luftonin ashpėr atje. Pas shumė tentativash tė dėshtuara, sulmuesit u bindėn se muri mbrojtės, i cili luftonte vendosmėrisht para piedestalit, nuk ēahej dot pa pėrdorimin e sendeve tė forta. Kjo fazė e dyluftimit tė mundimshėm paralajmėronte fundin e tij. Optimizmi i rrethuesve dhe pesimizmi i tė rrethuarve shtoheshin progresivisht. Njė sulm masiv me sende tė forta krijoi ēarjen vendimtare tė mbrojtjes. Demonstruesit e parė mbėrritėn tek piedestali.
Pėr ēudi, nė vend qė tė pėrforconin mbrojtjen e ngushtė rreth piedestalit atje ku ishte ēarė, mbrojtėsit u shpėrndanė nė ndjekje tė demonstruesve tė veēantė pėrgjatė shkallėve. Monumenti i diktatorit ishte braktisur. I vetėm pėrballė turmės qė po e rrethonte, ai ishte tashmė pré e tė revoltuarve. Sikur urrejtja e kėtyre tė mund tė kthehej atė ēast nė energji termike, ajo copė bronzi me pamje tė pėshtirė do tė kishte shkrirė.
Ē‘do tė ndodhte tani? E mbėshtetur plotėsisht nė shpinėn e kolltukut, Nexhina i kishte ngulur thonjtė e dorės sė djathtė nė kyēin e sė majtės. Atė ēast i dukej vetja fajtore qė e kishte lėnė pėrmendoren e bashkėshortit nė mėshirė tė revoltės sė «leckamanėve». E ē‘mėshirė mund tė tregonte njė turmė e indinjuar ndaj atij qė e kishte keqtrajtuar pa pikė mėshire njė jetė tė tėrė? Turmat e revoltuara nuk gjykojnė, vetėm ndėshkojnė.
— Kėnaquni, duke u hakmarrė me bronzin, se atij vetė e neve tė gjithėve na i morėt tė keqen, - filloi tė ngushėllonte veten Nexhina duke i futur mė thellė thonjtė nė kyēin e dorės. Pėrkundrazi, planet tona do t‘ju a vrasin pėrsėri ėndrrat dhe zhgėnjimi do t‘ju shoqėrojė deri nė varr.
Por shikimi iu mjegullua kur e pa tė shoqin nė bronz me litar nė fyt. Me gjithė tėrheqjet e forta tė litarit, monumenti nuk po lėvizte prej vendit. Siē dukej, ata qė e kishin montuar dikur e kishin parashikuar njė tėrmet tė tillė pėr tė dhe e kishin fiksuar fort.
Ndėrkohė, njė person shtatlartė, i veshur civil, mbi thinjat e tė cilit dallohej qartė vija e lėnė prej kapelės ushtarake tė mbajtur pėr njė kohė tė gjatė, iu afrua tė revoltuarve e u tha:
— Tėrhiqeni nga ana tjetėr litarin, se bulonat e krahut tė djathtė janė hequr.
Pas kėtyre fjalėve, i panjohuri u pėrzje shpejt me turmėn. Askujt s‘i ra ndėrmend nė ato ēaste tensioni ekstrem tė interesohej se cili ishte ky person e nga e dinte ai qė ata bulona ishin hequr para kohe.
Duke marrė nė konsideratė kėshillėn e atij, tėrheqėsit e litarit e ndryshuan 180° pozicionin e tyre. Veprimi qe efikas; qysh nė tėrheqjen e parė, monumenti u lėkund. Tė inkurajuar nga kjo shenjė suksesi, ata e intensifikuan tėrheqjen. Shumė vetė nxituan tė vinin dorėn mbi atė litar qė po pėrmbyste njė lavdi tė rreme gjysmėshekullore. Duke u lakuar gjithmonė e mė shumė, mė sė fundi monumenti u shemb. Bashkė me tė edhe Nexhina. Pas njė rėnkimi tė mbytur ―oooh!‖, asaj i ra tė fikėt.
Ramoni thirri urgjentisht mjekun.
Me fytyrėn e ndezur shpuzė nga tėrbimi tek po shikonte turmėn tė zvarriste monumentin mbi tė cilin kishin hipur shumė persona, ai murmuriti:
— Do ta paguani me kokat tuaja kėtė qė po bėni. Asnjė prej jush nuk do t‘i shpėtojė dot ndėshkimit tonė hakmarrės.
-
-
Kur manifestuesit thėrrisnin gjatė zhvillimit tė mitingjeve «lironi vėllezėrit tanė!», Demoni nuk e bashkonte kurrė zėrin e tij me tė atyre dhe nuk harronte tė pėrsėriste me vete «urimin» qė i kishte rekomanduar Ramoni pėr ta:
«Mos arritshi ta nxirrni kokėn asnjėri prej telave me gjemba!»
Megjithatė, ai u kujdes posaēėrisht qė Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė tė shndėrrohej nė njė aneks tė Partisė Demone. Dhe ia arriti qėllimit. Armata e shthurur e tė mjerėve, e mbetur me gisht nė gojė, e la veten peng nė mėshirėn e lojės politike pėr instalimin e neokomunizmit nė Shqipėri. Duke u ndjerė e paaftė tė luftonte pėr drejtėsi, ajo priti mėshirė. Prej kujt?... Prej atyre qė mėshirėn e quajnė «tradhti ndaj parimeve». Histori e dhimbshme humbėsish tė pajtuar me humbjen nga pafuqia.
Falė orientimeve tė Ramonit dhe nėn diktatin e realitetit tė ri, Demoni e kuptoi rėndėsinė e «zgjebeve klasore» pėr tė bėrė grimin politik tė domosdoshėm. Me gjithė pafytyrėsinė ekstreme qė e karakterizonte, veterani i Partisė sė Punės e kuptonte mirė qė ai vetė nuk e kishte kurrsesi tė drejtėn morale tė «zgjebeve» pėr tė vjellė vrer kundėr komunizmit, tė cilit ai i kishte shėrbyer e po i shėrbente me aq zell. Mė lakmitarėt e tė mjerėve u bėnė megafonat e tij.
«Mjerimi material sjell me vete mjerimin moral», do tė shprehej Pol Elyar.
-
-
Pasditen e 16 shtatorit 1991 Demoni hyri ēakėrrqejf nė zyrėn e Presidentit tė Republikės, duke i buzėqeshur vesh mė vesh atij. Pas takimit tė pėrzemėrt, Ramoni e ftoi tė ulej mysafirin «rival».
— Tė dy jemi shumė tė ngarkuar me punė nė kėtė periudhė, Demon, e filloi bisedėn Presidenti. Veē me njė ndryshim rrėnjėsor; unė jam njė diell qė po perėndoj, ndėrsa ti njė diell nė lindje e sipėr.
Demonit i vezulloi fytyra nga ky kompliment me pėrmbajtje reale, por nuk ngurroi ta dėmshpėrblente moralisht Presidentin pėr hir tė modestisė sė treguar:
— Ju jeni nga ata diej qė vazhdojnė tė ndriēojnė edhe pas perėndimit tė tyre, z. Ramon. Porositė tuaja, direktivat tuaja, kėshillat tuaja, shkrimet tuaja, do tė mbeten njė busull e pėrhershme pėr mua e Satanin.
— Meqenėse pėrmende Satanin, doja tė dija nėse kontaktoni rregullisht me njėri tjetrin apo jo. Nuk e kam fjalėn pėr biseda telefonike, tė kuptohemi.
— Po, takohemi rregullisht. Tė paktėn dy herė nė javė, kalojmė disa orė tė natės bashkė nė njė vilė qė ju e keni pagėzuar rishtas nė mėnyrė domethėnėse, - buzėqeshi Demoni.
— Pikėrisht aty e kisha fjalėn, nėse e frekuentoni vilėn «Katapulta» tė Tiranės. Unė e kam pagėzuar nė rreth tė ngushtė me atė emėr, pėr t‘ju dhėnė shkas ju tė dyve tė kujtoni herė pas here zanafillėn e karrierės tuaj politike.
— Ndofta gjithēka nuk mbahet mend nė kuadėr tė njė karriere politike me ngjitje vertikale, siē e quani ju tonėn, por starti ynė i fuqishėm i Triestes do tė mbetet i paharruar pėr ne. Aq mė tepėr qė ai nuk e humbet kurrė aktualitetin.
— Pikėrisht kjo u pajis ty e Satanin me dy palė krahė. Pėr «tė fluturuar» brenda pėr brenda Shqipėrisė, keni krahėt e Partisė sė Punės, ndėrsa pėr tė ndėrmarrė «fluturime» tė gjata, ndėrkombėtare, do tė keni krahėt e Triestes.
— Gjithēka nė shėrbim tė ēėshtjes sonė tė madhe, z. President.
— Sigurisht. Cili ishte opinioni i «miqve» tė tu antikomunistė pėr kremtimin sot prej nesh tė pėrvjetorit tė Konferencės sė Pezės? - hyri mė sė fundi nė temė Presidenti.
— Ata e quajnė Konferencėn e Pezės si njė hap tjetėr tė Partisė Komuniste drejt thellimit tė pėrēarjes kombėtare, pas denoncimit tė Marrėveshjes sė Mukjes.
— Edhe kėta bandillė ashtu mendokan, si paraardhėsit e tyre? Pse tė marrė ishim ne qė tė pranonim ta ndanim pushtetin pas luftės me bejlerėt e agallarėt?
— Ashtu ua ka qejfi edhe kėtyre, si tė parėve tė tyre, qė edhe ne sot tė pranojmė ta ndajmė pushtetin me ta.
— Tė mprehin dhėmbėt se do t‘ua servirė spaletat Demoni ynė nė tabaka argjendi, tė mos bėhen merak, - u shpreh Presidenti duke u skėrmitur.
— Ashtu siē ua servirėt ju baballarėve tė tyre pas luftės, - u pėrgjigj po me tė njėjtin ton Demoni.
Vijon........
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt