Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Me qėllim qė tė sigurohej njė farė qetėsie pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė qershor 1997, njė forcė shumėkombėshe e kryesuar prej italianėve u instalua nė Shqipėri. Kontingjenti grek nė kuadėr tė kėsaj force zgjodhi vendin e tij tė preferuar, pėr t‘u vendosur pranė fushės sė aviacionit nė Vlorė, shumė afėr me ―shtatmadhorinė‖ e Myrteza Caushit, ish-tė dėnuarit me burg tė pėrjetshėm nga Athina, i cili u lirua, u instruktua, u financua e u mbėshtet nga grekėt pėr tė intensifikuar trazirat nė Vlorė, pas shembjes sė firmave piramidale. Lagjja ―Ēole‖, ku kishte instaluar selinė «gjeneral Caushi», siē e thėrrisnin Zanin nė publik Satani dhe gjithė krerėt e partive tė majta, ndodhet fare pranė fushės sė aviacionit.
    Instruktorėt grekė nuk kishin pėrtuar ta vizitonin «gjeneralin» edhe nė bastionin e tij, por nė pėrgjithėsi ishte vetė ish-i burgosuri i Athinės qė shkonte ēdo mbrėmje tek frymėzuesit e tij. Ai u raportonte, duke ua dhėnė edhe tė fotografuara, vrasjet, djegiet, plaēkitjet qė kishte bėrė banda e tij atė ditė dhe merrte detyrat pėr natėn e ardhshme dhe tė nesėrmen. Sipas pėshpėritjeve qė dėgjoheshin rrugėve tė Vlorės nė kėtė periudhė, grekėt ishin tė pakėnaqur kur numri i nekrologjive tė viktimave binte poshtė pesė nė ditė. Kur ky numėr kalonte nga shtatė, «gjeneral Caushi» ishte i ftuar nderi nė tavolinėn e komandantit tė kontingjentit grek, i cili e pėrgėzonte personalisht pėr ―suksesin‖ e arritur dhe i jepte ndonjė dhuratė simbolike.
    Rrallė herė nė historinė e saj ėndja e keqbėrjes greke ndaj shqiptarėve ishte ndjerė aq e nginjur. Krismat e armėve nuk reshtnin si ditėn edhe natėn. Era e shkrumbit ndjehej ngado. Godinat mė tė bukura tė qytetit pėrpiheshin nga flakėt. Nekrologjitė e reja mund tė lexoheshin vetėm gjatė disa orėve ose e shumta njė ditė. Tė nesėrmen mbuloheshin nga tė tjerat. Nė kundėrshtim me papunėsinė e pėrgjithshme, personeli i spitalit tė shkretuar dhe varrmihėsit ishin tė mbingarkuar me punė.
    Pas perėndimit tė diellit, vetėm ndonjė hallexhi qė s‘pyeste pėr kokėn guxonte tė qarkullonte nė rrugėt e kontrolluara prej bandave tė armatosura, tė cilat ndanin zonat e influencės midis tyre. Forca shumėkombėshe nuk i shqetėsonte fare kėto banda, me justifikimin se kjo ishte njė ēėshtje e brendshme e shqiptarėve. Pėrkundrazi, ata shoqėronin gazetarė tė shtypit e tė televizionit pėr tė intervistuar kryebanditėt. Mė i preferuari i gazetarėve italianė ishte Zan Caushi.
    Ndėrsa Demoni, gjatė ditėve tė fundit si president i dėshtuar, priste ndonjė tė dėrguar tė dorės sė dytė apo tė tretė nga Brukseli, ―gjenerali rebel‖ shoqėronte kryeministrin italian, Prodi, nė Vlorė.
    Sikur tė mos mjaftonin kėta aktorė tragjikomikė prodhim vendi tė dramės shqiptare, radhėve tė tyre iu shtua edhe njė figurė tjetėr, sa madhore nė pamje aq edhe kontradiktore nė pėrmbajtje: trashėgimtari pėr fronin mbretėror i ardhur nga bota e lirė. I pritur personalisht prej Demonit, ai do tė binte viktimė e naivitetit tė tij politik dhe djallėzisė sė sekretarit tė Partisė sė Punės. Ky i fundit ia pėrshkroi situatėn dramatike qė po kalonte vendi si njė kryengritje tė jugut (tė toskėve) kundėr veriut (gegėve) dhe i bėri thirrje qė si verior tė bėhej aleat i tij. Nga ana tjetėr, ai i premtoi si kompensim organizimin e njė referendumi popullor pėr pėrcaktimin e sistemit tė qeverisjes (republikė apo monarki) nė kuadėr tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme.
    Krahas «aleancės pėr tė pėrballuar jugun», ky ishte kurthi i dytė nė tė cilin ra ai qė pretendonte tė bėhej mbret si nė pėrralla. Nėse kishte kushte absolutisht tė pafavorshme pėr organizimin e njė referendumi popullor lidhur me sistemin e qeverisjes ishin pikėrisht ato tė vitit 1997, ku vota nė pjesėn mė tė madhe tė vendit merrej dhe numėrohej me kallashnikov. Demoni e dinte shumė mirė kėtė, ashtu sikundėr dinte qė shkaku i vėrtetė i ngjarjeve dramatike tė atij viti nuk kishte aspak karakter krahinor, por njė karakter tė pastėr ideologjik, politik e agjenturor tė mishėruar tek krerėt e Partisė Demone dhe tė Partisė Satane.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ndėrkohė mendėsia e Demonit nuk kishte asnjė konvergjencė politike me pikėpamjet e pretendentit pėr fron, pėrkundrazi. Edhe sikur shqiptarėt ta donin atdheun e tyre mbretėri, mbret do tė bėhej Demoni ose pėrsėri vendi do tė pėrfshihej nga flakėt. Pėr fatin e keq tė tij dhe tė popullit shqiptar, ai qė synonte tė bėhej mbret nė atdheun e asfiksuar prej ideologjisė komuniste nuk kishte arritur akoma tė mėsonte se komunistėt e tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė dhe tė tė gjithė vendeve tė botės ndryshojnė nga njėri tjetri aq sa ndryshojnė kobrat midis tyre.
    Realiteti i ashpėr shqiptar nuk do t‘ia falte kėtė naivitet tė skajshėm pretendentit pėr fronin e lartė. Ai u katandis njė lodėr nė duart e pamėshirshme tė Demonit, duke demonstruar qartazi paaftėsinė e plotė pėr tė qenė Sovran i vendlindjes. Me kėtė pėrgjunjie aspak mbretėrore, ai do tė fitonte vetėm kthimin e pjesshėm tė disa pronave, ndėrsa pėr vendimin qeveritar tė riatdhesimit tė eshtrave tė babait do t‘i duhej tė priste tetorin 2009, 12 vjet!
    * * *
    I zhgėnjyer prej rezultateve tė referendumit, pretendenti pėr fron e humbi gjakftohtėsinė. Duke pėrfituar prej revoltės sė tij, Demoni e nxiti tė ndėrmerrte njė veprim tjetėr tė pamatur mirė, manifestimin publik pėr tė kėrkuar respektimin e votės sė manipuluar. Ai i premtoi ndihmėn e tij me trupat e gardės presidenciale, nėse do tė lindte nevoja. Nga ana tjetėr Demoni, me cilėsinė e presidentit tė vendit, vuri nė dijeni komandėn e pėrgjithshme tė forcės shumėkombėshe nė Tiranė pėr rrezikun e njė grushti shteti nga ana e pretendentit pėr fron mbretėror. Pallati i Kongreseve (emėr i ―dashur‖ i trashėguar nga diktatura), ku ndodhej KQZ dhe kutitė e votave tė pėrgjakura, u rrethua prej mjeteve tė blinduara tė atyre forcave.
    Mė 3 korrik 1997 i biri i mbretit tė parė e tė fundit tė shqiptarėve, i veshur me uniformė ushtarake, nė krye tė disa mijėra monarkistėve tė armatosur, nisi marshimin nė kryeqytet pėr t‘i detyruar shkelėsit e ligjit tė respektonin votėn e popullit. Kur kishte vizituar fshatin e lindjes sė babait, Burgajetin, para pak kohėsh, ai ishte pritur me entuziazmin qė do tė pritej i ati sikur tė ishte ngritur nga varri me kurorė mbretėrore. Breshėritė e shumta tė kallashnikovėve nė nderim tė tij i tėrhoqėn vėmendjen ushtarakut me disiplinė spanjolle, i cili u bėri njė paralajmėrim domethėnės mikpritėsve tė ekzaltuar:
    — Miqt‘ e mi, mos e harxhoni municionin, se mund tė na duhet.
    Dhe ja, atė ditė korriku kishte ardhur mė sė fundi ēasti i parashikuar prej tij.
    I gjatė, i bukur, solemn, i vendosur pėr tė bėrė histori, i biri i mbretit po marshonte nė krye tė njė armate monarkistėsh pėr tė vendosur drejtėsinė e nėpėrkėmbur. Nė panik, qeveria e «pajtimit kombėtar» braktisi selinė e saj, duke i lėnė dyert tė hapura kanatė, pėr tė treguar se nuk kishte ndėrmend tė mbronte asgjė me forcė. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe institucionet e tjera qendrore. Ndofta pritej zot tjetėr pėr to...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Tirana po mbante frymėn, Shqipėria po pushtohej nga ankthi. Ē‘do tė ndodhte? A mos vallė prej hirit tė mbretėrisė po ngrihej njė hero qė meritonte vėrtet kurorė? Njė kthesė historike pėr Shqipėrinė?
    Nėn ndikimin e termit imponues ―gjak mbretėror‖, shumėkujt iu kujtua nė ato ēaste qėndrimi krenar dhe fjalėt e paharruara tė mbretėreshės sė Francės, Mari-Antuanetės, drejtuar popullit francez nė prag tė ekzekutimit tė saj. Me flokėt e prera shkurt prej xhelatit Charles Sanson qė do ta ekzekutonte, bija austriake mbretėreshė e Francės, me njė kurajė tė paimagjinueshme e buzėqeshje krenare, prej dyshemesė fatale tė gijotinės iu drejtua turmės 30 mijė vetėshe me fjalėt lapidar:
    «Francezė, vdes e lumtur nė qoftė se vdekja ime do t‘i shėrbejė begatisė sė Francės.»
    Historianėt do tė shpreheshin:
    «Nė ato ēaste ajo ishte mbretėreshė e francezėve mė tepėr se kurrė mė parė.»
    Ditėn qė shqiptoi fjalėt e fundit nė jetė, tė cilat do ta lartėsonin figurėn e saj nė histori, Mari-Antuaneta nuk i kishte plotėsuar tė 38 vjetėt. Mė 3 korrik 1997 pretendenti pėr fronin e Shqipėrisė i kishte kaluar tė 58 vjetėt. E rritur nė oborr perandorak dhe e martuar fare e re me Luigjin XVI, Mari-Antuaneta nuk e kishte njohur kurrė as nė teori vrazhdėsinė e jetės. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė historianėt francezė theksojnė me ironi fjalėt e saj prej naiveje kur mori vesh se populli po demonstronte pėr bukė:
    «Nėse nuk kanė bukė, tani pėr tani le tė hanė biskota.»
    Pretendenti pėr fronin e Shqipėrisė nuk kishte lindur me fat. Ai erdhi nė jetė ditėt e fundit tė karrierės mbretėrore tė babait, i cili e braktisi atė javė mbretėrinė, pėr tė mos ta parė mė kurrė. Sigurisht djali i tij i vetėm nuk u rrit nė varfėri apo nė vuajtje si fėmijėt e tjerė shqiptarė, pėrkundrazi. Mbreti pa mbretėri u kujdes qė i biri tė mos ta harronte origjinėn e tij mbretėrore. Pėr kėtė i krijoi edhe njė oborr tė vogėl. Ai u interesua gjithashtu qė pretendenti i ardhshėm pėr fronin e Shqipėrisė tė pajisej me kulturė tė gjerė, pavarėsisht nga prirjet individuale qė do tė manifestonte nė jetė. Ndėrkohė qė regjimi komunist e akuzonte mbretin si hajdut tė pasurisė shtetėrore, ai i la tė birit njė burim tė rėndėsishėm financiar tė titulluar Fondi pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
    Mari-Antuaneta ishte njė grua e re tepėr e llastuar nga jeta, kur fitoi zemrat e francezėve si asnjėherė tjetėr mbi dyshemenė e gijotinės. Pretendenti pėr fronin e Shqipėrisė ishte njė burrė nė prag tė pleqėrisė, njė ushtarak i rrahur me vaj e me uthull, me njė ushtri pas krahėve qė ishte e gatshme tė flijohej pėr tė. Austriaken e brishtė e kishin ēuar francezėt e revoltuar duarlidhur mbi gijotinė pėr t‘i prerė kokėn, ndėrsa i biri i mbretit parakalonte nė Tiranė duke manifestuar dėshirėn pėr tu bėrė si babai dikur.
    Pra, krahasuar me rrethanat tragjike ku Mari-Antuaneta gjeti kurajėn dhe krenarinė e domosdoshme pėr tė sfiduar fatalitetin duke fituar pavdekėsinė, tė gjithė treguesit qė pėrcaktojnė fatin e njeriut nė njė ēast vendimtar tė jetės ishin shumė mė tė favorshėm pėr pretendentin e fronit tė Shqipėrisė mė 3 korrik 1997.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Tė gjithė treguesit, me pėrjashtim tė njėrit,... mė kryesorit, vendimtarit.
    Nė dejet e asaj bije perandori e gruaje mbreti rridhte gjaku i pastėr perandorak i Habsburgėve qė qeverisnin Austrinė prej tre shekujsh e gjysmė dhe kishin mėsuar brez pas brezi se si jetohej e si vdisej me dinjitet. Nė personalitetin e pretendentit pėr fronin e Shqipėrisė nuk kishte asnjė element mbretėror tė trashėguar, veē emrit. I rritur e i shkolluar larg mbretėrisė spontane e primitive tė babait, pėr tė cilėn i kishin folur prindėrit nė mungesė tė njė libri historie, ai do ta ruante titullin e pretendentit mė shumė si njė stoli prejardhjeje, se sa si njė ideal. Trajektorja e jetės sė tij private pas vdekjes sė tė atit ishte shkėputur gjithmonė e mė shumė prej orbitės mbretėrore tė pretenduar. Ai e pranonte tė drejtėn e trashėgimtarit tė fronit si njė ėndėrr tė bukur, por jo si njė realitet tė vėshtirė qė kėrkonte shumė pėrpjekje, shumė sakrifica e shumė privime pėr tu arritur. Por e drejta e trashėgimisė pėrmbledh nė vetvete edhe detyrimet qė rrjedhin prej saj.
    Zhvillimi i ngjarjeve mė 3 korrik 1997 tregoi se pretendenti pėr fronin kishte ardhur nė Shqipėri vetėm sa pėr t‘i dalė borxhi prejardhjes sė tij, jo pėr t‘i dalė zot titullit qė trashėgonte. Njė gjak i vėrtet mbretėror nuk nxitohet kurrė tė marshojė ushtarakisht nė kryeqytet, pa bėrė mirė llogarinė e fundit. Veēse po vendosi tė marshojė, ai nuk kthehet mė prapa.
    Kur ėndėrrimtari pėr fronin e lartė e futi shpatėn nė mill, mbasi la njė fatkeq tė vrarė nė bulevard, qeveria e ―pajtimit kombėtar‖ u rikthye nė selinė e braktisur. Si piu njė kafe tė fortė pėr tė mbledhur veten, kryeministri i emėruar nga Athina bėri telefonatėn e parė me Demonin:
    — Zoti President, nuk e imagjinoja dot kurrė qė njė pretendent pėr fronin aq shtatlartė do tė trembej nga unė qė mezi i arrija tek rripi i mesit, - i tha duke qeshur fort.
    — Forca e njeriut qėndron tek zemra, jo tek pėrmasat e trupit, - u pėrgjigj Demoni gjithashtu duke qeshur.
    — Si kardiolog po ma jepni kėtė pėrgjigje, apo si politikan?
    — Si politikan.
    — Prej kėtyre ngjarjeve tė fundit e keni nxjerrė kėtė mėsim? - e thumboi kryeministri.
    — Jo vetėm prej tyre, por nga shumė ēaste tė vėshtira nė jetė.
    — Si e shpjegoni marshimin dhe tėrheqjen e heshtur tė pretendentit pėr fron?
    — Pse e kėrkoni nga unė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje?
    — E para, mbasi flisni njė dialekt tė dy. E dyta, ju jeni takuar mė se njė herė me tė.
    — Asnjėri prej kėtyre dy fakteve nuk mė ka ndihmuar tė informohem rreth qėllimit tė atij marshimi dhe arsyes sė tėrheqjes paqėsore tė pretendentit pėr fronin.
    — A mos ka menduar ai se do t‘ia ēonin forcat shumėkombėshe kurorėn nė kokė, meqenėse ishte veshur ushtarak? - pyeti duke qeshur sėrish kryeministri.
    — Ndofta ka pritur t‘ia ēonte Bashkimi Evropian.
    — Ne menduam se, duke pasur njė ushtri pas vetes, ai do tė pėrfitonte nga stuhia qė ka pėrfshirė mbarė vendin e do tė vendosej nė Kryeministri. Prandaj e liruam para kohe selinė, qė tė mos pėrplaseshim me ta.
    — Stuhia ėshtė pėr zgalema, jo pėr gjela deti.
    Tė dy qeshėn me tė madhe, para se tė ulnin receptorėt.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    I rikthyer triumfues prej ―burgut‖, Satani e kishte tė sigurt marrjen e pushtetit nė zgjedhjet e nxehta tė vitit 1997. Megjithatė ai u angazhua nė njė fushatė elektorale intensive, krahas bashkėpunėtorėve tė tij qė e vlerėsonin si hero. Pesė vjet nė opozitė e kishin mėrzitur shumė Partinė Satane. Anėtarėt e kryesisė sė saj, si ēakej tė uritur, mezi prisnin tė zinin vend rreth tortės sė pushtetit. Nga padurimi, ata e pyetėn me ndrojtje Satanin, nėse mund t‘i bėnte njė premtim mashtrues elektoratit mbarėkombėtar pėr kthimin e parave tė humbura nė firmat piramidale.
    — Njė premtim i tillė do tė na siguronte fitoren me pėrqindje tė lartė, megjithėse ėshtė premtim i kotė, i thanė ata.
    — Punė e madhe, pse tė mos ua bėj? Se mos ėshtė hera e parė apo e fundit qė ne do ta gėnjejmė elektoratin, u pėrgjigj Satani buzagaz. Nė burg kam pasur kohė t‘i analizoj nė detaje disa dukuri tė veēanta tė politikės shqiptare dhe kam nxjerrė konkluzione interesante. Pėr shembull, nėse politikanėve u ėshtė bėrė zakon qė tė futen nė njė garė tė shfrenuar premtimesh boshe, edhe elektoratit shqiptar i ėshtė kthyer nė mani t‘i dėgjojė me ėndje kėto premtime dhe tė duartrokasė mė fort atė qė e gėnjen mė shumė.
    — Ky ėshtė lajmi mė i mirė qė mund tė na jepje, ia pritėn ata entuziastė. Nuk paska qenė vetėm i dėmshėm burgu pėr ty.
    — Pėr tė qenė i sinqertė me ju, po ju them se ai burg qe vetėm i dobishėm.
    Mbasi e pleqėruan sė bashku, ata vendosėn qė premtimin e bujshėm Satani ta bėnte nė Vlorė, nė kryeqendrėn e trazirave tė shkaktuara prej shembjes sė firmave piramidale. Kėshtu jehona e tij do tė ishte mė kumbuese.
    * * *
    «Banka e Shtetit Shqiptar» nė Vlorė ka qenė instaluar qysh prej kohės sė mbretėrisė nė njė godinė tė bukur e tė lashtė nė anėn jugore tė ―Sheshit tė Flamurit‖. Deri mė 1997, ajo kishte pėrballuar shumė rrebeshe tė kohės e pacenuar. Mirėpo me udhėzimin e grekėve dhe tė krerėve tė partive tė majta shqiptare qė bashkėpunonin intensivisht me «gjeneral Caushin», banda e kėtij shkatėrroi me tritol tė gjitha arkat e kursimit nė Vlorė, pa kursyer as bankėn e mirėnjohur. Kjo ngjarje e denjė pėr vandalėt neokomunistė do t‘i paraprinte rikthimit nė qytetin hero tė triumfatorit Satan.
    Godina e bukur e bankės nxirrte tym prej tė gjitha dritareve tė saj, kur Satani me suitėn e tij zunė vend mbi platformėn e lartė tė monumentit tė Pavarėsisė. Ata nuk ishin as njėzet metra larg bankės, qė i akuzonte me pamjen e saj. Pėr ēudi, njė erė nga jug-lindja e ēonte tė gjithė tymin tek mysafirėt vandalė. Dy persona me karton nė dorė pėrpiqeshin tė shpėrndanin tymin qė pengonte oratorin tė fliste normalisht.
    Mirėpo e keqja bėhet edhe pa komoditet. Prej Monumentit tė Pavarėsisė tė kompromentuar keqas nga prania e forcave shumėkombėshe, bandave tė armatosura, viktimave tė shumta, bankės qė vazhdonte tė digjej, fenomeni banal Satan u premtoi shqiptarėve se ai dhe partia e tij do t‘iu kthenin paratė e humbura nė firmat piramidale deri nė qindarkėn e fundit. Njė tallje po aq e hidhur sa humbja qė kishte pėsuar populli nga shembja e firmave tė kobshme. Megjithatė ovacionet dhe duartrokitjet e zgjatura qė pasuan mufkėn e Satanit tregonin se konkluzioni qė kishte nxjerrė ai lidhur me veset e politikanėve shqiptarė dhe maninė e elektoratit tė tyre nuk ishte pa baza.
    Sidoqoftė problemi i parė serioz me tė cilin u ndesh ai pas marrjes sė pushtetit ishte pikėrisht kthimi i lekėve tė humbura nė firmat piramidale. Pėr tė qetėsuar situatėn nė startin e qeverisjes, Satani i bėri thirrje elektoratit tė majtė, i cili kishte qenė protagonisti i trazirave, qė tė tregohej i duruar. Pėrndryshe do tė pėrfitonte Demoni pėr tė rimarrė pushtetin. Kjo ishte njė letėr efikase pėr t‘iu imponuar heshtjen tė tijve, ndėrsa pjesės tjetėr tė popullit shteti policor i Satanit u kėrcėllinte dhėmbėt nė emėr tė vendosjes sė rendit.
    Ndėrkohė, pėr tė ngopur me lugėn bosh elektoratin e tij tė indoktrinuar, ai u dha njė shtytje tė ndjeshme majtas marrėdhėnieve shoqėrore nė vend. Njė zhvillim tė tillė e ndihmonte edhe situata gjithmonė e tensionuar, si pasojė e sė cilės numri i viktimave ishte mjaft i lartė. Gazetat e pamfletet qė himnizonin diktatorin pushtuan kioskat. Kėngėt kushtuar Partisė sė Punės dhe udhėheqėsit tė saj dėgjoheshin ngado.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Portretet e diktatorit qė shfaqeshin gjithandej mė sė fundi u rivendosėn zyrtarisht nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Termi jargosės ―shok‖ zėvendėsoi nėpėr zyra atė ―zotėri‖.
    Ndėrkohė, pas njė procesi urgjent gjyqėsor, Satanit iu njoh pafajėsia pėr korrupsionin intensiv qė kishte drejtuar vetė lidhur me abuzimet me ndihmat e operacionit ―Pelikan‖, pėr tė cilin Evelina Canale kishte paraqitur prova tė pakundėrshtueshme. Nė kėtė mėnyrė Satani pėrfitoi pėr ēdo ditė ―burgu‖ pėr kusarinė e kryer njė dėmshpėrblim financiar tė barabartė me trefishin e shumės sė premtuar (por tė papaguar kurrė) pėr njė ditė pune nė minierė tė ish-tė burgosurve politikė tė diktaturės.
    Gjithsesi problemi i humbjeve tė mėdha financiare nė firmat piramidale nuk mbyllej dot aq lehtė. Duhej njė dorė mė e fortė, mė e specializuar, mė autoritare qė ta shuante mjeshtėrisht atė zjarr, tė cilit i kishin rėnė flakėt por pirgun e thėngjijve e kishte gjithmonė tė kuq.
    * * *
    Qysh prej «Aktit tė Triestes», Satanit e Demonit u ishte bėrė e qartė se ku duhej ta adresonin sinjalin ―SOS‖ nė situata me rrezikshmėri tė veēantė. Atje vendosej nėse problemi qė pėrcillte sinjali i tyre duhej zgjidhur apo duhej lėnė tė sillte pasojat e parashikuara, siē ndodhi me ―SOS-in‖ e Demonit nė fillim tė vitit 1997. I njėjti sinjal i Satanit njė vit mė vonė mori pėrgjigjen se problemi do tė zgjidhej. Pasojat e shembjes sė firmave piramidale i kishin arritur parametrat e parashikuar prej regjisorėve tė kulisave dhe efektin e duhur.
    Njė firmė financiare angleze fitoi ―tenderin‖ pėr shqyrtimin nė themel dhe zgjidhjen sa mė rentabėl tė ēėshtjes sė firmave piramidale tė falimentuara. Dy muaj mė vonė, ajo kėrkoi asistencėn teknike tė njė firme financiare amerikane. Tė dy firmat aleate e vazhduan sė bashku punėn. Pas disa muajsh, pa i dhėnė asnjė zgjidhje tė publikuar problemit pėr tė cilin u thirrėn, ato morėn tre milionė dollarėt e premtuar nga qeveria shqiptare dhe u larguan qetė-qetė.
    Ku pėrfunduan 7 miliardė dollarėt e shumėpėrfolur nga shtypi, qė disponoheshin prej firmave piramidale tė akuzuara pėr pastrim parash, operacion ky qė iu besua mė pas Bosnjės?
    Njė popull i prirė pėr tė harruar shpejt ēdo tė keqe qė i bėhet nuk e ka ―pakujdesinė‖ tė drejtojė pyetje tė tilla.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Tė ardhur nė pushtet me njė oreks tė pamasė abuzimesh, Satani dhe klani i tij e gjetėn sofrėn shtruar. Krahas pėrshpirtjeve popullore tė firmave piramidale qė do t‘iu mbeteshin si pasojė e kompromisit tė madh me dy firmat financiare tė «segmentit mė tė fuqishėm tė faktorit ndėrkombėtar», privatizimi i pasurisė kombėtare kishte hyrė nė fazėn e tij mė tė rėndėsishme. Ndėrkohė trafiku i armėve, i drogės, i naftės, i klandestinėve, i prostitucionit e i veprave tė artit do tė njihnin lulėzimin e tyre mė tė madh nė tetė vjetėt e orgjisė satane. Jo se ata kishin mbetur esėll nė periudhėn e orgjisė demone por, sipas rregullave qė kishin vendosur mes tyre Satani e Demoni, ―opozita‖ pėrfitonte vetėm 40 % tė trafikut tė naftės, tė doganave dhe trafiqeve tė tjera, por asgjė prej korrupsionit nė privatizimin e pasurisė kombėtare apo reformave abuzive tė qeverisė. Si kompensim, ―opozita‖ nuk duhej t‘i krijonte asnjėherė probleme qeverisė, veē deklaratave tė saj akuzuese pėr tė krijuar pėrshtypjen nė opinionin publik se ajo ishte vigjilente, por pushtetarėt kokėfortė nuk e dėgjonin.
    Gjatė katėrvjeēarit tė parė nė pushtetit pas 1997-ės, Satani dhe klani i tij u pėrqendruan kryesisht nė pasurimin e tyre financiar, nė valutė. Katėrvjeēarin e dytė ata e drejtuan shėnjestrėn e korrupsionit mbi pėrvetėsimin e pronave tė patundshme nė zona turistike, pa hequr dorė pėr asnjė ēast prej abuzimeve financiare si forcė lėvizėse e ekonomisė.
    Ėndrra e tyre kryesore nė kėtė periudhė u bėnė zonat bregdetare nė pėrgjithėsi dhe bregdeti i virgjėr i Jonit nė veēanti. Ngaqė nuk dėshironin qė emri i tyre tė figuronte nėpėr hipoteka, ata i kishin gjetur zgjidhje tė sigurt kėtij problemi nė saje tė rrjetit tė tyre mafioz. Mirėpo rezistenca e dėshpėruar por e vendosur e Shoqatės Kombėtare «Pronėsi me Drejtėsi», e cila e kishte kuptuar herėt joshjen e pushtetarėve abuzues prej bregdetit, po u krijonte telashe.
    Nė kėto rrethana, Satani ndjeu nevojėn e njė konsultimi tė posaēėm me Demonin, me qėllim qė ky t‘i vinte nė ndihmė me eksperiencėn e tij tė pasur nė pėrvetėsimin e trojeve nė bregdet prej klanit tė vet.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Alo, Satani jam. Ē‘kemi andej nga stani juaj, Demon?
    — E ē‘mund tė kesh nga njė stan i shthurur! Dishepujt tuaj nuk u ngopėn sė keqtrajtuari degėt e Partisė Demone nė rrethet e jugut as pas gjashtė vjetėsh nė pushtet.
    — Mos harro se partia jonė ėshtė trashėgimtarja e drejtpėrdrejtė e Partisė sė Punės, e cila ka pasur miqėsi tė ngushtė me Mao Ce Dunin. Ky thoshte:
    «Ne duam dhjetė vjet qė tė nxehemi e njėqind vjet tė na dalė inati».
    — Ah, sikur tė ishte vėrtet ashtu edhe me ju! Por ju na nxehėt ne pėr pesėdhjetė vjet me radhė dhe po filloni pėrsėri tė njėjtin avaz si mė parė.
    — Ndėrroje marshin, shoku sekretar! Ti kishe goxha kohė qė militoje me ata ―ju-tė‖, para se tė vija unė tė tė gjeja atje.
    — Pėrse mė telefonove? Nėse nuk ke gjė pėr tė mė thėnė, duhet ta mbyllim bisedėn, se jam mjaft i zėnė.
    — Doja tė tė thosha se sonte duhet tė takohemi tek ―Katapulta‖.
    — E domosdoshme?
    — Sigurisht. Kur je ti i zėnė nė ―opozitė‖, mendo unė si kryeministėr. Po tė mos ishte e domosdoshme, nuk tė telefonoja.
    — E marr me mend, se ke ca kohė qė i ke harruar telefonatat intime.
    — Bisedat intime kokė mė kokė janė shumė mė tė rėndėsishme se telefonatat intime. Mirupafshim tek ―Katapulta‖ nė orėn dhjetė tė darkės.
    — Mirupafshim.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Pėr t‘i lėnė tė kuptonte Satanit se ai nuk ndihej inferior ndaj tij meqenėse ishte kryeministėr, Demoni shkoi nė takim me njė ēerek ore vonesė.
    — Pse u vonove? - e pyeti Satani pas pėrshėndetjes.
    — U ktheva nga rruga, se kisha harruar diēka nė zyrė. Pse, u mėrzite?
    — Nuk u mėrzita, por u bėra pak merak, se nė pėrgjithėsi ti je korrekt. Pastaj ti e di qė kur jam vetėm, unė i hedh gotat njėra pas tjetrės. Ja, pėr njė ēerek ore, e kam tharė njė dopio uiski.
    — Tė bėftė mirė!
    — Nuk mė bėn asnjėherė keq ai mua, veē mė trash pak gjuhėn nė tė folur.
    — Unė merrem mė mirė vesh me ty kur je pak i ngrohtė, se sa kur je esėll.
    — Aq mė mirė. Doja tė takoheshim pėr tė shkėmbyer mendime rreth njė ēėshtjeje me interes tė pėrbashkėt.
    — Tė gjitha ēėshtjet qė na preokupojnė ne i kemi me interes tė pėrbashkėt.
    — Pikėrisht. Por sonte dua tė mė ndihmosh me pėrvojėn tėnde rreth trajtimit tė pronave nė zonat turistike e kryesisht nė bregdet. Duhen hedhur hapa tė guximshėm nė kėtė drejtim.
    — Paske vendosur tė hysh nė histori, duke ua kthyer ato pronarėve tė ligjshėm?

    Satani qeshi me tė madhe, para se tė pėrgjigjej:
    — Ashtu dal nga historia unė, nuk hyj. Pronarėve tė ligjshėm do t‘ua marrė shpirtin ligji 7501. Apo nuk ndjell tersllėk ky numėr; shuma e shifrave tė tij jep 13.
    — Tersllėku i atyre ėshtė mbarėsia jonė. Pse i qenke pėrveshur me kaq zell ēėshtjes sė pronave nė bregdet? Ne kemi diskutuar edhe herė tė tjera bashkė pėr njė problem tė tillė, por nuk kam konstatuar kaq interes nga ana jote.
    — Pyetje e arsyeshme. Dhe unė po tė pėrgjigjem drejt. Kėto kohėt e fundit kam pasur rastin ta vizitoj dy herė bregdetin e Jonit pėr tė shoqėruar dy delegacione tė ndryshme. Delegacionin e Bankės Botėrore tė kryesuar nga nėnkryetari i saj dhe njė delegacion tė Unesco-s. Kėtė tė fundit e shoqėroja sė bashku me ministrin tonė tė Kulturės nė Butrint. Tė dy delegacionet u mahnitėn nga bukuria e bregdetit tė virgjėr dhe kthjelltėsia e ujėrave tė Jonit. Ndėrsa ishim duke marrė njė kafe nė Spilé, nėnkryetari i Bankės Botėrore mė pyeti nėse ua kishim kthyer pronat e asaj zone pronarėve tė ligjshėm. Pas pėrgjigjes sime negative, ai shtoi me njė gjuhė tė hollė diplomatike:
    «Kam vizituar gjithė Mesdheun, por njė zonė tė virgjėr si kjo nuk mė kishin zėnė sytė. Me dy dynymė tokė nga ky bregdet i magjishėm, pushtetarėt shqiptarė do t‘i mbyllnin gojėn cilitdo zyrtari ndėrkombėtar qė do t‘iu bėnte vėrejtje pėr mosrespektimin e ligjshmėrisė mbi tė drejtėn e pronės.»
    «Aludimi ishte i qartė. Ndėrsa kryetari i delegacionit tė Unesco-s u interesua sinqerisht pėr tė blerė njė copė tokė nė bregdetin e Sarandės, por vetėm prej pronarėve tė ligjshėm, tė cilėt disponojnė tapi tė vjetra. Duke parė kėtė interesim tė madh tė tė huajve pėr bregdetin e Jonit, mė ėshtė krijuar bindja se ai ėshtė njė pasuri strategjike pėr ne, njė mundėsi potenciale pėr tė forcuar marrėdhėniet me zėra me peshė, tė cilėt edhe po nuk u prononcuan pozitivisht ndaj reformave tona, tė paktėn tė heshtin, tė na lėnė tė qetė. Ne vetėm fitim do tė kemi nga pėrēapje tė tilla, se nė fund tė fundit pazaret do t‘i bėjmė me pasuritė e tė tjerėve, jo me tonėn.
    — Sigurisht, prandaj jemi nė krye tė tyre. Kėtė qė po mė thua ti sot pėr bregdetin e Jonit ma ka thėnė qysh para dhjetė vjetėsh miku im italian, ish ambasadori Foresti. Ai ndjehej nė ekstazė sa herė kalonim bashkė fundjavėn nė shtėpinė e pritjes nė Dhėrmi. Dhe nuk m‘u nda deri sa ia sigurova njė copė tė mirė trualli nė emėr tė njė mikeshe tė tij shqiptare.
    — Tani u fute nė temė. Nė kėtė pikė kam nevojė pėr kėshillėn tėnde. Nė bazė tė pėrvojės qė ke fituar, cila ėshtė metoda mė e mirė pėr tė pėrvetėsuar sa mė shumė llokma tė majme nga ai bregdet qė po mė trazon gjumin?
    — Pikė sė pari, duhet shtytur pėr nė kalendat greke kthimi i pronės tek i zoti.
    — Pėr kėtė tė rrojė ligji 7501. Ai ėshtė barrikada pas sė cilės do tė luftojmė ne pėrherė. Ky ligj ėshtė epiqendra e reformės sonė ekonomiko-politike.
    — Tamam. Ndėrkohė duhen shfrytėzuar me efikasitet rrethanat e favorshme tė krijuara. Tė detyruar prej gjendjes ekonomike, shumica e trashėgimtarėve tė pronarėve tė ligjshėm kanė marrė rrugėn e mėrgimit dhe kthehen si mysafirė nė vendin e tyre. Duke i mbajtur me shpresė e duke i sorollatur ata sa nėpėr gjykata edhe nė komisionet e kthimit e kompensimit tė pronave, ne duhet tė veprojmė me shpejtėsi e vendosmėri nė drejtimin tjetėr, dhėnien e lejeve tė ndėrtimit pėr nė trojet vakante firmave tė njerėzve tanė. Nuk duhet harruar pėr asnjė ēast fakti i rėndėsishėm se mjeti mė i mirė pėr tė zaptuar njė pasuri tė patundshme si trualli ėshtė pikėrisht pasuria tjetėr e patundshme qė ngrihet mbi tė, objekti i ndėrtuar. Sa mė i madh e mė i kushtueshėm qė tė jetė ky objekt, aq mė e vėshtirė bėhet pėrpjekja e pronarit tė ligjshėm pėr kthimin e truallit. Atij do t‘i duhet tė luftojė nga njėra anė me shtetin pėr tė fituar me ligj tė drejtėn e kthimit tė pronės dhe nga ana tjetėr me firmėn ndėrtuese tė mbėshtetur nga vetė shteti, mbasi ajo do tė jetė e pajisur me leje ndėrtimi. I ndodhur midis dy zjarresh dhe i angazhuar nė njė luftė shumėvjeēare qė ai nuk e fiton dot, pronari i ligjshėm do tė detyrohet ta gjejė gjuhėn me firmėn ndėrtuese dhe tė pranojė t‘ia shesė asaj truallin me njė ēmim tė arsyeshėm. Vetėm atėherė pronarit do t‘i njihet e drejta e pronėsisė mbi truallin, e cila do t‘i kalojė menjėherė firmės ndėrtuese, pra njerėzve tanė. Shkurt, pronarėve duhet t‘iu njihet e drejta e titullit tė pronėsisė sė kėtyre trojeve me rėndėsi strategjike vetėm mbasi tė jemi siguruar se ata do t‘iu a shesin atė njerėzve tanė. Pėrndryshe le tė vazhdojnė luftėn me mullinjtė e erės dhe ne manovrat tona tė efektshme mbasi kemi gurin dhe arrėn nė dorė.
    — Kam pėrshtypje se edhe atyre kanė filluar t‘iu hapen pak sytė. Krahas Shoqatės Kombėtare «Pronėsi me Drejtėsi», kanė krijuar dhe Shoqatėn Bregdeti, e cila ka si objektiv pikėrisht pėrpjekjet pėr kthimin e trojeve bregdetare pronarėve tė ligjshėm.
    — Mos e ēaj kokėn pėr atė punė. Aq sa ia arriti Shoqata «Pronėsi me Drejtėsi» synimit tė saj, po aq do ia dalin edhe ata mbanė.
    — E di si kishin deklaruar himarjotėt ditėn e themelimit tė Shoqatės Bregdeti? «Ne jemi stėrnipėrit e atyre pėr tė cilėt Pukėvili ka shkruar se e kanė dhėnė taksėn nė majė tė shpatės. Nuk do tė pranojmė kurrė qė nė trojet e tė parėve tanė tė lavdishėm tė ngrehin vilat pinjollėt e pushtetit tė sotėm dhe klani i tyre.»
    — Pasionet nuk zgjasin shumė, vendosmėria ėshtė tjetėr gjė, Satan. Himarjotėt e sotėm janė rritur nėn frikėn e diktaturės, nuk u ngjajnė fare stėrgjyshėrve krenarė qė e bėnin vetė ligjin nė ata brigje tė kaltėr. Procesi i kthimit e kompensimit tė pronave nuk ėshtė njė garė shpejtėsie, por njė maratonė e mundimshme qė ata do t‘i lodhė patjetėr e do t‘i detyrojė tė thonė njė ditė: «Nė djall tė vejė edhe prona, se na hėngri shpirtin; s‘do ta marrim me vete nė botėn tjetėr.» Ja, kaluan kaq vjet me premtime e me mashtrime e Shoqata Kombėtare «Pronėsi me Drejtėsi» s‘ka bėrė veēse njė vrimė nė ujė.
    — Plaku i republikanes na ka ndihmuar shumė nė kėtė ēėshtje.
    — Vėrtet na ka ndihmuar, po ti e diskreditove nė Parlament, kur i the:
    «Ulu, ore ulu, se mė ke thėnė me gojėn tėnde qė ti e bėn sa pėr sy e faqe gjoja luftėn pėr pronat.»

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Ai m‘i kishte thėnė vėrtet ato fjalė, por atė ditė qė ia pėrmenda unė kisha pirė gjysmė kile uiski. Po ai kryetari i Shoqatės Kombėtare «Pronėsi me Drejtėsi» ēfarė tipi ėshtė? Nuk kam pasur rast ta takoj.
    — E kam takuar unė. Ėshtė dinak, nuk peshkohet kollaj. Mbi tė gjitha, ka njė vullnet tė ēuditshėm, nuk tėrhiqet kurrė. Tamam lėkurė e regjur.
    — Po sikur t‘i bėnim ndonjė ofertė tė majme me njerėzit tanė?
    — Ėshtė tentuar diēka e tillė, por pa rezultat. Mė duket se nuk ka fėmijė dhe duke qenė i moshuar s‘joshet nga pasuria.
    — Ku e paskan gjetur atė djall, qenka kamikaz pėr atė post. Pėr sa u pėrket aktivistėve tė Shoqatės Bregdeti, njė pjesė e mirė e tė cilėve punon nė Greqi, unė nuk kam ndenjur duarkryq. Pėr kėtė kam folur me miqtė e mi grekė dhe ata mė kanė dhėnė fjalėn se do tė interesohen pėr t‘i nxitur himarjotėt qė tė kėrkojnė tė drejtat e pronėsisė nė atdhe. Nė kėtė mėnyrė do t‘i kenė nė kontroll tė plotė. Pastaj, sipas orientimeve tona, do tė organizojnė sabotimin e veprimtarisė sė tyre, duke i futur nė grindje me kryesinė e Shoqatės qė vepron nė Shqipėri.
    — Tė paska shkuar mendja mirė pėr kėtė, tė lumtė. Mos ngurroje t‘iu premtoje miqve grekė prona pėr vete tė tyre kėtu.
    — Kanė bregdet mjaft ata, por ti e di mirė se ē‘duan prej nesh. I duan tė mėdha ata copat e detit dhe tė tokės, jo thjesht sa pėr tė ngritur vila.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Do t‘i kenė Satan, do t‘i kenė se i meritojnė. Miqėsia me Athinėn ėshtė baza e qetėsisė sonė nė pushtet.
    — Mė vjen mirė qė e ke kuptuar drejt kėtė ēėshtje.
    — Do tė kishte qenė mė e dobishme po ta kisha mėsuar pa e pėsuar.
    — Mė mirė vonė, se kurrė. Pastaj, mos harro se vetėm pas traumės ‘97 ne jemi bindur praktikisht pėr efektshmėrinė e «Aktit tė Triestes». A mund tė mė japėsh njė shembull tjetėr ti, jo vetėm kėtu nė Evropė por qoftė edhe nė Azi, qė njė klasė politike pėrgjegjėse e njė lufte civile gjakatare dhe e shkatėrrimit tė vendit tė mbetet pėrsėri e preferuara e faktorit ndėrkombėtar ?
    — Gjynah tė ankohemi. Nga takimet me personalitete tė huaj qė kam zhvilluar pas ngjarjeve tė vitit 1997, jam informuar se edhe njė pjesė e mirė e faktorit ndėrkombėtar nuk ka arritur ende tė kuptojė si ndodhi kjo «mrekulli shqiptare», siē e quajnė ata nė kuptimin negativ. Ka pasur prej tyre qė ma kanė shprehur hapur habinė pėr kėtė gjė.
    — Kėshtu ndodh kur lind me kėmishė, - tha Satani duke qeshur fort.
    — Megjithatė me perlėn e detit Jon tė ka ngecur sharra nė gozhdė, - ia priti Demoni po duke qeshur.
    — Mos ki gajle, do t‘ia gjejmė zgjidhjen edhe asaj. Nuk ka kala qė s‘marrin dot komunistėt, apo jo?
    — Kalaja natyrore qė mbron bregdetin himarjot ėshtė shumė e fortė, Satan. Nuk bie pėrfundimisht ai bregdet pėr sa kohė kalaja e tij do tė qėndrojė nė kėmbė.
    — Mė thuaj vetėm emrin e saj, se jam gati t‘i vė flakėn.

    — Ka-ko-me.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Takimin tjetėr midis tyre nė ―Katapulta‖ ata e zhvilluan pas vizitės nė Itali tė Satanit me ftesė tė kryeministrit italian. Para se tė nisej pėr nė Romė, Satani shqyrtoi me Demonin njė sėrė ēėshtjesh delikate, qė do tė diskutoheshin midis dy kryeministrave. Nė kėtė mėnyrė Demoni duhej tė jepte miratimin e tij paraprak pėr lėshimet qė do t‘i bėheshin qeverisė italiane nga pala shqiptare. Nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė Tiranės zyrtare pėr tė fituar mbėshtetjen e plotė pėr kursin e saj politik prej Italisė dhe Greqisė, kryeministri italian, me prakticitetin e tij tė njohur, do t‘i kėrkonte homologut shqiptar njė sėrė koncesionesh tė rėndėsishme si kompensim. Ndėrsa politikanėt grekė dhe italianė synonin lėshime maksimale prej qeverisė shqiptare nė dobi tė interesave afatgjata tė vendeve tė tyre, pushtetarėt e papėrgjegjshėm shqiptarė ishin tė gatshėm t‘i bėnin kėto koncesione me kushtin e vetėm qė politika e kėtyre dy vendeve fqinje tė kontribuonte nė jetėgjatėsinė e karrierės sė tyre.
    — E, Satan, si shkuan punėt nė Romė? - e pyeti buzagaz Demoni.
    — Nė Romė u zhvillua vetėm ceremonia e pritjes, por ―dasma‖ u bė nė Sardenjė, nė vilėn Ēertoza. Nuk e di pse, por kėta ishujt e bukur mua mė ēorientojnė.
    — E ke fjalėn pėr Kretėn, ku flirtove me Millosheviēin?

    — Pikėrisht. Por pas takimit tė Kretės mbėshtetja jote qe sa e vendosur aq edhe rezultative. I mbyllėm shpejt e shpejt gojėt e liga, megjithėse pas njė muaji Millosheviēi nisi fushatėn ndėshkimore mė tė pėrgjakshme nė Kosovė. Dėshiroj tė bėsh tė njėjtėn gjė edhe pas takimit tė Sardenjės.
    — Natyrisht, ne i kemi miratuar paraprakisht bashkė lėshimet qė do tė bėje ti atje.
    — Kėshtu qė edhe pėrgjegjėsitė duhet t‘i mbajmė bashkė.
    — Aman, o Satan, pėr ēfarė pėrgjegjėsish bėn fjalė? Aq sa mbajtėm pėrgjegjėsi pėr ngjarjet e vitit 1997, aq do tė mbajmė pėr gjithēka kemi bėrė e do tė bėjmė sė bashku. Kemi lindur me kėmishė, apo jo?
    — Vetė kemi lindur me kėmishė por fshatarėt i kemi lėnė tė veshur vetėm me brekė, - qeshi Satani me tė madhe.
    Edhe Demoni qeshi me zė, para se t‘i pėrgjigjej:
    — Janė mė freskėt ashtu, se edhe ajri ėshtė i pastėr nė fshat. Po ty ē‘tė paska gjetur sot qė mendoke edhe pėr fshatarėt, kur s‘tė ka shkuar ndonjėherė ndėrmend tė hidhje sytė rreth e rrotull Tiranės?
    — Sė shpejti edhe ajrin, si dhuratė e natyrės jo e qeverisė, ata nuk do ta kenė mė tė pastėr, Demon.
    — Hiq dorė prej filozofimeve, mė fol rreth bisedimeve nė Romė.
    — Nė Sardenjė, thuaj, jo nė Romė. Ai dreq Berluskoni mė fantaksi me orgjinė e pėrgatitur dhe nuk mbaj mend se pėr ēfarė kemi diskutuar e firmosur atje. Mė mirė t‘i dėgjojmė tė regjistruara diskutimet, qė ta marrim vesh se ēfarė «gjelle» ėshtė gatuar nė Ēertoza.

    regjistruara diskutimet, qė ta marrim vesh se ēfarė «gjelle» ėshtė gatuar nė Ēertoza.
    Vijon.....

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •