-
— Nė ē‘masė e ke realizuar kontrollin mbi Shoqatėn Kombėtare tė tė Pėrndjekurve Politikė? I ke arritur objektivat qė kishim parashikuar bashkė pėr kėtė ēėshtje tė rėndėsishme?
— Mė sė miri. Zgjedhjet e kryesive tė kėsaj shoqate si nė Tiranė edhe nėpėr rrethe janė zhvilluar nėn patronazhin e kryesive tė degėve tė Partisė Demone. Edhe selitė e Shoqatės sė tė Persekutuarve Politikė nė rrethe janė ngjitur me selitė e degėve tė partisė sonė, ose shumė afėr tyre. Kjo ndihmon qė ―krushqia‖ mes nesh tė vijė pėrherė duke u pėrforcuar. Pėr tė eliminuar zgjedhjen e individėve tė njohur si konsekuentė e radikalė nė pikėpamjet e tyre, njė pjesė e mirė e ish-tė burgosurve politikė nuk janė lajmėruar fare pėr zhvillimin e kėtyre zgjedhjeve. Si kryetar i Kryesisė Kombėtare tė Shoqatės ėshtė zgjedhur njė i burgosur i vjetėr, i cili jeton vitet e pleqėrisė ekstreme. Elementi aktiv qė e rrethon atė ėshtė i joni. Gjithashtu kemi pasur nė konsideratė orientimin tuaj pėr t‘i zgjeruar artificialisht radhėt e Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politikė, qė tė krijojmė njė pėrbėrje sa mė heterogjene brenda saj. Nė kėtė mėnyrė pėrkrahėsit tanė penetrojnė lirisht atje dhe kur tė kėrkohet njė ditė dėmshpėrblim prej tyre, numri i madh i pretendentėve do tė jetė njė nga justifikimet tona kryesore pėr pamundėsi ekonomike. Nė fakt, shumicėn e kryesive tė kėsaj shoqate e pėrbėjnė persona qė nuk kanė qenė fare tė burgosur politikė, persekutimi i tė cilėve ka qenė i sipėrfaqshėm krahasuar me tė tjerėt.
— Sasia e rritur artificialisht e dėmton gjithmonė cilėsinė, shumė bukur! Tė gjithė ata qė e kuptojnė se prania e tyre nė kryesinė e Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politikė ėshtė rezultat i drejtpėrdrejtė i ndihmės sė Partisė Demone do tė luftojnė me mish e me shpirt pėr interesat tuaja. Nė kėto lloj luftėrash lodhen gjithmonė mė shpejt ata qė janė mė tė moralshėm. Kėshtu qė ish-tė burgosurit politikė seriozė, tė cilėt sipas informacioneve tona janė pakicė, do tė detyrohen tė tėrhiqen nga shoqata qė mban emrin e tyre e qė bėn punėn tuaj, ose tonėn, mė saktė. Nė fund tė fundit, ata nuk kanė rrugė tjetėr, gjersa mekanizmi i votės i bėn tė padobishme pėrpjekjet e tyre.
— Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė ka nėnshkruar rishtas njė aleancė afatgjatė bashkėpunimi me Partinė Demone pėr «pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri». Madjé, nė njė komunikatė tė ditėve tė fundit, ajo ka theksuar se «kush nuk rreshtohet aktualisht pėrkrah Partisė Demone bėn lojėn e Partisė Satane dhe tė Presidentit».
— Sipas kėtyre politikanėve ―largpamės‖ vetėm ti nuk e bėn lojėn e Partisė Satane dhe tė Presidentit, ė?
— Natyrisht; mua ata kanė filluar tė mė thėrrasin «Ataturku shqiptar».
— Kjo qenka vėrtet e bukur! Nuk ka gjė mė argėtuese se njė armik i ēoroditur.
Tė dy qeshėn me tė madhe, duke mbajtur ijėt me dorė.
-
-
I pari e ndėrpreu tė qeshurin Presidenti, duke tundur kokėn nė mėnyrė mjaft shprehėse. Demoni ndoqi shembullin e tij.
Ramoni u rikthye nė temė buzagaz:
— Si ―Ataturk‖ qė je do tė ndėrmarrėsh njė nismė tjetėr, pėr tė provuar se sa serioze ėshtė revolta e Shoqatės sė tė Persekutuarve Politikė ndaj Partisė Satane, mbasi ndodh qė kundėrshtari real ėshtė mė i dobėt nga ai i imagjinuari. Shenjat janė tė tilla edhe pėr ish-tė burgosurit politikė shqiptarė, duke u nisur nga informacionet e tua lidhur me shoqatėn e tyre. Nga fundi i muajit, duhet t‘iu bėsh thirrje pėr tė organizuar njė grevė urie nė mbėshtetje tė kėrkesave tė tyre rehabilituese, si dhe pėr zgjedhje tė parakohshme.
— Por, sigurisht, nuk duhet t‘iu plotėsohet asnjė prej kėrkesave tė tyre, mbasi oreksi vjen duke ngrėnė. Mė vonė mund tė shtrojnė kėrkesa tė tjera, mė delikate.
— Jo, me kėtė mėnyrė organizimi qė u keni imponuar ju, ata ia kanė lidhur duart vetes pėr kėrkesa tė mėtejshme nė tė ardhmen. Duke deklaruar sot se «kush nuk rreshtohet aktualisht me Partinė Demone bėn lojėn e Partisė Satane dhe tė Presidentit», ėshtė e lehtė qė pas disa muajsh, kur ne t‘ju a kalojmė pushtetin juve, njerėzit tuaj nė Shoqatėn e tė Persekutuarve tė hedhin parullėn «kush i shtron kėrkesa ekonomike sot Partisė Demone synon tė sjellė pėrsėri nė pushtet Partinė Satane». Kėshtu qė ata do tė detyrohen tė mbeten peng tė rrethanave diskriminuese, mbasi pėr sa kohė tė ketė Parti Demone do tė ketė edhe Parti Satane, tė cilėn ju do t‘iu a tregoni me gisht tė persekutuarve si gogol. Ata duhet tė mohojnė tė drejtat e tyre, tė heshtin, pėr tė mos u cilėsuar «agjentė tė Partisė Satane» nga kryesitė e shoqatave tė kontrolluara prej pėrkrahėsve tuaj.
«Si tė kenė kaluar nja dy vjet duke u lakuar pėrditė emri i tė persekutuarve politikė vetėm pėr bujė e jo pėr bukė, ju do tė arrini tė krijoni pėrshtypjen tek njerėzit e thjeshtė se gjithė vėshtirėsitė e tyre nė jetė rrjedhin nga kėrkesat e shumta ekonomike tė asaj shtrese, qė e do gjithēka pėr vete. Nė kėtė mėnyrė emri i tė persekutuarve politikė do t‘iu krijojė alergji masave tė gjera dhe opinioni i pėrgjithshėm do ta pėrligjė dhunėn qė duhet tė pėrdorni ju mbi ta, ashtu si ne dikur, pėr t‘i disiplinuar. Ndėrkohė ish-tė pėrndjekurit politikė tė vėnė pa kushte nė shėrbimin tuaj, duke pėrfituar nga njė lėmoshė, do ta ndjejnė veten si njė aristokraci e vogėl krahasuar me bashkėvuajtėsit e tyre tė mbetur nė mes tė katėr rrugėve dhe do tė bėhen akoma mė tė bindur ndaj jush e mė agresivė ndaj sojit tė tyre. Kjo do tė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme njė proces vetasgjėsues tė luftės brenda llojit, njė nga mė tė vėshtirėt pėr tu kapėrcyer prej njerėzve me intelekt modest. Por kėto zhvillime do t‘i pėrkasin serialit 2 tė demo-lojės «Ataturku shqiptar», shtoi Presidenti duke qeshur.
— Ju paskeni vendosur tė mbani qėndrim dashamirės ndaj kėrkesave tė tyre nė grevėn e afėrt tė urisė? - pyeti i habitur Demoni.
— Dashamirės kurrsesi, por na duhet tė mbajmė njė qėndrim disi tolerant. E para, ne vetė nuk mund tė pėrdorim pėrsėri dhunė mbi ta, mbasi mjaft i kemi vrarė e rrahur pėr 47 vjet. Nė rrethanat aktuale, ne nuk mund t‘ia lejojmė vetes tė godasim mbi plagėt e tyre tė pa pėrthara akoma. E dyta, sipas informacioneve qė kemi, njė pjesė e madhe e tyre e kanė tė vėshtirė tė sigurojnė edhe ushqimin e pėrditshėm. Tekefundit, njė copė bukė ata e hanin edhe nė burg apo nė internim, prandaj ne nuk mund t‘i lėmė tė vdesin urie. E treta, nuk do tė na i falnin as aleatėt tanė tė mėdhenj pakujdesinė qė t‘i keqtrajtonim ish-tė burgosurit politikė qysh nė protestėn e tyre tė parė paqėsore. Megjithatė, kushtet e vėshtira do t‘i detyrojnė ata tė organizojnė edhe nė tė ardhmen grevė urie.
— Ju jam mirėnjohės qė po ma lini mua nderin tė godas mbi plagėt e tyre tė pa pėrthara. As qė mė dridhet fare qerpiku t‘ua thyej dhėmbėt atyre skorieve sociale; do ta shikoni.
— Po tė mos ishim tė bindur pėr kėtė, ti nuk do tė ishe ky qė je sot, Demon.
-
-
Sipas orientimeve tė Partisė Demone, nė fillim tė tetorit 1991 Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė shpalli grevėn e urisė. Kėrkesat e saj kryesore ishin:
1 Njohja me ligj e pafajėsisė sė gjithė tė dėnuarve politikė tė diktaturės, pėrfshirė tė dėnuarit me vdekje dhe tė vdekurit nė hetuesi, kampe e burgje.
2 Sigurimi i kushteve tė jetesės strehim e punėsim pėr ish-tė burgosurit e pastrehė e pa mjete jetese.
3 Arsimimi me pėrparėsi i fėmijėve tė familjeve tė persekutuara politikisht.
4 Zgjedhje tė pėrgjithshme tė parakohshme.
Kėrkesa e fundit ishte sugjeruar drejtpėrdrejt prej Demonit dhe tregonte qartė naivitetin politik tė «ish-politikanėve». Me pak nuhatje politike, ata duhej tė kuptonin se problemet e tyre mund ti zgjidhnin vetėm nė ballafaqim tė drejtpėrdrejt e tė vendosur me Partinė Satane (alias Partia e Punės) dhe jo me sateliten e saj me mision sabotues pėr ta. Por si nė ato ēaste vendimtare pėr tė ardhmen e tyre e nė vazhdimėsi, ish-tė burgosurit politikė shqiptarė do tė tregonin se ata ishin jo vetėm mė tė keqtrajtuarit e gjithė tė burgosurve tė Evropės Lindore, por edhe mė tė paaftėt politikisht. Ashtu siē ishte edhe populli shqiptar nė tėrėsi, krahasuar me popujt e tjerė tė Perandorisė sė Kuqe.
Pas njė jave «shumė zhurmė pėr asgjė» tė grevistėve tė urisė, Partia Satane miratoi nė Parlament ligjin pėr pafajėsinė e tė dėnuarve politikė tė diktaturės, duke anashkaluar ligjin pėr dėnimin e autorėve tė kėtyre krimeve, i cili normalisht duhej tė ishte njė rrjedhojė juridike e drejtpėrdrejtė e tė parit. Kėrkesat ekonomike u pėrmblodhėn nė aplikimin e njė asistence sociale minimale pėr ish-tė burgosurit politikė, tė cilėn Demoni e suprimoi me tė marrė pushtetin. Mundėsia e zgjedhjeve tė parakohshme mbetej njė diskutim i hapur midis Partisė Satane dhe Partisė Demone.
Svonoi shumė e Ramoni caktoi 22 marsin 1992 si datėn e zgjedhjeve tė parakohshme. Nė ekstazė prej fitores sė afėrt, Demoni mezi priste tė dilte dimri i fundit qė po e gjente pa pushtet.
-
-
Nė mbrėmjen e 25 marsit 1992, Vila 4 e Tiranės priste katėr personazhet mė tė rėndėsishėm tė politikės shqiptare tė ditės. Ramoni, Nexhina, Demoni e Satani do tė takoheshin pėrsėri nė prag tė dorėzimit tė pushtetit Demonit dhe partisė sė tij.
Kur mbėrriti Demoni, tre tė tjerėt ndodheshin nė sallėn luksoze.
— Ju uroj shėndet, tė Nderuar! i pėrshėndeti ai buzagaz.
— Mirė se erdhe, Diell qė lind! iu pėrgjigj Ramoni. Tė rezervuam tė drejtėn tė vish i fundit nė takim, pasi kėtė herė u votove si «Ataturk i politikės shqiptare».
Megjithėse toni ironik i fjalėve tė Ramonit ishte i dukshėm, Demoni, pas njė pėrkulje tė lehtė, - u pėrgjigj entuziast:
— Nė saje tė ndihmės suaj tė gjithanshme. Unė jam ndofta dielli mė pak ndriēues i universit tonė tė kuq, ku kanė ndriēuar diej planetarė para mua, shtoi ai me elegancė.
— Je bėrė vėrtet diplomatik kohėt e fundit, pėrshėndetje, Demon! e pėrgėzoi Nexhina, qė e kuptoi qartė se pėr cilin «diell planetar» aludonte ai.
— Urime pėr fitoren e thellė, «rival», - i tha Satani me tė qeshur, duke i zgjatur dorėn.
— Fitorja e secilit prej jush ėshtė fitore pėr tė gjithė ne, - e plotėsoi Nexhina.
— Sigurisht, por unė ia ktheva atė pėrgjigje Satanit si ―rival‖, e sqaroi Demoni buzagaz. Ne jemi misionarėt tuaj dhe ēdo arritje e jona ju pėrket juve sė pari.
— Demon, tė presin detyra tė mėdha, - e mori sėrish fjalėn Ramoni. - Tė duhet tė krijosh qeverinė e re, tė organizosh Parlamentin e ri dhe, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, tė pėrgatitesh shpirtėrisht si president i parė demonkratik i vendit, njė post qė unė tashmė ta kam lėnė vakant, - shtoi ai me ēehre tė qeshur.
— Ju keni lėnė vakant vetėm kolltukun, z. Ramon, por postin e presidentit ne do ta ushtrojmė sė bashku. Pėrvoja juaj disadekadėshe nė politikė ėshtė njė minierė ari pėr ne. Orientimet tuaja do tė jenė oksigjeni i politikės sime.
— Sigurisht, por firma dhe vendi nė histori do tė pėrkasin ty, jo mua, - u pėrgjigj Ramoni i buzėqeshur.
— Historia jonė ėshtė vetėm njė dhe e pandarė, z. Ramon. Ajo ka filluar nėn dritėn e llambės me vajguri natėn e 8 nėntorit 1941 dhe do tė vazhdojė nė jetė tė jetėve.
— Bravo, Demon, tė lumtė goja! Po e justifikon besimin tonė gjithmonė e mė shumė, po na entuziazmon, - e pėrgėzoi Nexhina mjaft e kėnaqur.
— Ligjėratat e Demonit po bėhen mbresėlėnėse, ndėrhyri Satani nė bisedė. Edhe mua si «rival» po ma bėn mendjen tym, ashtu siē ua ka bėrė tė persekutuarve politikė.
— U bėfshin kurbani juaj e i yni tė pėrndjekurit politikė! - mallkoi me gjithė zemėr Nexhina. - Le tė vazhdojnė tė— Fitorja e secilit prej nesh ėshtė fitore e tė dyve, Satan, -u pėrgjigj Demoni me modesti.merren me zhvarrimet e tė parėve tė tyre, qė i qėruam ne pėr tė ēimentuar themelet e pushtetit popullor. Mos na i zini nė gojė ata shpifje, kur jemi vetėm midis nesh. I qaj hallin Demonit tonė qė ėshtė i detyruar tė takohet nganjėherė me ta. Nuk di se si i honeps.
— Nė pėrgjithėsi lė vartėsit e mi qė tė marrin kontakt me ta, unė vetė i takoj shumė rrallė. Gjatė gjithė grevės sė urisė asnjėherė nuk shkova t‘i vizitoja, megjithėse mė kishin kėrkuar nė mėnyrė tė pėrsėritur. Mė ngjajnė si lypsarė tė neveritshėm. Dhe mė vjen pėr tė qeshur kur kujtoj deklaratat e disa zyrtarėve tanė tė lartė qė na paralajmėronin: «Kujdes prej terrorit gri tė tė burgosurve politikė, kur tė lirohen!» Ata gri kanė vetėm ngjyrėn e tyre, mbasi janė katandisur nė njė lloj hiri pa asnjė shkėndijė zjarri. Pa pranuar askush se janė bėrė krime ndaj tyre, pa iu kėrkuar falje asnjeri, kryesitė e shoqatės nė Tiranė e nė rrethe kanė filluar korin e pėrvajshėm:
«Ne jemi gati t‘i falim keqbėrėsit tanė!».
— Tė falėnderojmė pėr kėtė, se ėshtė fryt i punės tėnde tė lavdėrueshme, qė i katandise nė atė shkallė armiqtė tanė tradicionalė, ia ktheu Ramoni. Por ata nuk janė krejt budallenj, janė edhe pak shejtan-budallenj. Pavarėsisht se ligji pėr pafajėsinė e tė dėnuarve politikė tė diktaturės, i formuluar me shumė kujdes prej specialistėve tanė, nuk citon se regjimi komunist ka kryer krime ndaj kėsaj shtrese tė shoqėrisė, fakti qė Parlamenti ynė e miratoi tashmė kėtė ligj do tė thotė se dikush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr atė qė ka ndodhur. Bėhet fjalė pėr 6110 burra e gra tė ekzekutuar me e pa gjyq.
-
-
Nėpėrmjet ligjit tė sipėrpėrmendur ne pranojmė faktin se ėshtė kryer njė megakrim, por atė e lėmė jetim, ia faturojmė thjeshtė kohės si nocion abstrakt, por jo aktorėve tė asaj kohe. Mė e pakta qė duhet bėrė nė rrethana tė tilla, ėshtė tė dėnohet ligjėrisht sistemi, duke i shmangur paditė mbi individė tė caktuar qė kanė urdhėruar kryerjen e atyre ekzekutimeve apo dėnimeve, tė cilat ne vetė sot i cilėsojmė tėrthorazi krime.
«Mirėpo dėnimi i sistemit me njė ligj tė posaēėm, do tė sillte nė mėnyrė tė paevitueshme ndalimin me ligj tė gjithė ish-anėtarėve tė Partisė sė Punės pėr tu angazhuar nė politikė pėr njė periudhė kohe relativisht tė gjatė. Nuk ėshtė nevoja tė pėrmend pasojat fatale qė do tė kishte njė masė e tillė pėr tė ardhmen tonė politike. Ata «miqtė e tu» antikomunistė, Demon, e kanė marrė vesh qė presidenti Havel nė Ēekosllovaki u ka privuar me ligj ish-komunistėve pjesėmarrjen nė jetėn politike tė vendit pėr pesė vjet, tė drejtėn e ēdo lloj licence pėr tė njėjtėn periudhė dhe pėrfitimin nga privatizimi i ekonomisė kombėtare. Pėrveē kėtyre, ai ka aplikuar edhe masa tė tjera dytėsore.
— U marrshin tė keqen ish-anėtarėve tė Partisė sė Punės antikomunistėt tanė tė zgjebosur, qė i kemi shkelur me kėmbė gjithė jetėn e ashtu do tė vazhdojnė t‘i shkelin edhe fėmijėt tanė, - s‘iu durua Nexhinės ta ndėrpriste nė kėtė pikė Ramonin.
— Sigurisht, pėr atė kemi punuar e do tė vazhdojmė tė punojmė me konsekuencė, ia ktheu Ramoni. Pėr tė arritur kėtė objektiv tė pėrbashkėt po na ndihmojnė pa rezerva edhe aleatėt tanė tė plotfuqishėm. Por doja t‘i bėja tė qartė Demonit se ēfarė e shtyn Shoqatėn e tė Pėrndjekurve Politikė tė ēirret: «Ne jemi gati t‘i falim keqbėrėsit tanė.» Ata mendojnė se gjersa opinioni politik evropianoperėndimor e ai amerikan i quajtėn reformat e Havelit «Revolucion kadife», nė Shqipėri duhet tė aplikohen masa edhe mė tė rrepta, po tė kihet parasysh intensiteti i luftės sė klasave tek ne krahasuar me atė nė Ēekosllovaki. Prandaj, pėr t‘i bėrė qejfin Partisė Demone, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė hedh ato parulla pacifiste. E shikuar me sy tė mprehtė, sjellja e saj reflekton njė luftė tė tėrthortė bėrrylash midis vetė elementit tė persekutuar qė ka aderuar nė radhėt e Partisė Demone, i cili synon ta trajtojė persekucionin jo si njė front lufte politike pėr tė drejtat e tyre si shtresė e vuajtur, por si njė lopė qė secili synon ta mjelė nė kusinė e tij, pa menduar qoftė edhe pėr tė dėnuarit me vdekje tė paktėn ose ish-bashkėvuajtėsit e tyre qė nuk jetojnė mė. E ngushėllojnė veten duke bėrė zhvarrime patetike eshtrash qė neve na kujtojnė vitet e lavdishme tė triumfit mbi armiqtė tanė. Kėshtu ata janė angazhuar nė njė lloj gare midis tyre kush t‘iu tėrheqė mė shumė vėmendjen kuadrove tė Partisė Demone dhe vetė Demonit me parulla sa mė pacifiste nė dėm tė zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes sė tyre. Dihet se kur bėhet fjalė pėr tė zgjedhur midis pushtetit dhe sė drejtės ėshtė shumė mė komode tė rreshtohesh me pushtetin.
— Mjaft u morėm me problemin e atyre kolerėve, le tė kalojmė tani nė diskutimin e ēėshtjeve tė tjera mė tė rėndėsishme e mė delikate, - sugjeroi Nexhina. - Tė persekutuarit le t‘ia lemė Demonit qė t‘ua ēojė kapelėn sipas kokės, siē e meritojnė, - shtoi ajo duke buzėqeshur.
— Mos kini merak fare, se do ta realizoj atė mision njėsoj sikur tė ishit ju vetė, u zotua edhe njė herė tjetėr Demoni.
-
-
Ramoni e mori nė konsideratė sugjerimin e Nexhinės dhe iu drejtua Demonit:
— Megjithėse ne do tė jemi nė kontakt tė vazhdueshėm edhe nė tė ardhmen, ėshtė e domosdoshme qė tė diskutojmė sė bashku disa ēėshtje tė rėndėsishme, pėr tė cilat ti duhet tė jesh i informuar qysh tani.
«Me fillimin e proceseve demokratike ėshtė bėrė rregull i pashkruar qė lista e kabinetit tė ri qeveritar duhet tė miratohet paraprakisht nga Athina, para se tė shpallet pėrbėrja e tij nė Parlament. Ky ėshtė njė nga kushtet kryesore qė duhet tė plotėsojė ēdo qeveri shqiptare, e cila dėshiron tė pėrfitojė nga mbėshtetja e shtetit grek nė arenėn kombėtare e ndėrkombėtare. Nuk duhet harruar pėr asnjė ēast qė aktualisht nė Greqi ndodhen mbi 200 mijė refugjatė shqiptarė, kthimi me forcė i tė cilėve do tė krijonte njė kaos tė vėrtetė social nė vendin tonė. Nė tė ardhmen parashikohet qė numri i refugjatėve shqiptarė nė shtetin grek tė vijė duke u rritur. Kushti i dytė i rėndėsishėm pėr tė siguruar mbėshtetjen e qeverisė greke ėshtė vendosja e Hirėsisė sė Tij tė Lumnume, Kryepeshkopit Anastas, nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Unė e fillova atė proces, ti do ta pėrfundosh, Demon. Trajtimi me pėrparėsi i Shoqatės «Omonia» tė minoritetit grek nė Shqipėri dhe pėrkrahja pa rezerva e shtrirjes dhe fuqizimit tė partisė sė tyre tė krijuar rishtas ėshtė kushti i tretė i Athinės pėr tė siguruar marrėdhėnie miqėsore me tė. Pavarėsisht se nuk ka parti minoritetesh nė botė, pėr ne ka rėndėsi parėsore mirėkuptimi me qeverinė greke, tė tjerat janė tė dorės sė dytė. Veē kėtyre tre kushteve bazė, miqtė grekė kanė edhe disa pretendime tė tjera jo aq tė rėndėsishme, si p.sh. rindarjen e ujėrave territoriale tė Detit Jon nė favor tė tyre, ngritjen nė tre-katėr qytete tonat nė juglindje tė vendit e varrezave tė ushtarėve grekė tė rėnė pėr tė mirė tė Shqipėrisė gjatė luftės italo-greke, hapja e shkollave greke nė gjithė Shqipėrinė e Jugut dhe nė qytetet kryesore shqiptare etj. Kuptohet qė pėr kėto vogėlsira ne nuk do t‘ia lejojmė vetes kurrė tė vėmė nė rrezik miqėsinė tonė me ta. Megjithatė, kėto i pėrkasin njė tė ardhmeje pak mė tė largėt.
«Nė planin e brendshėm, duhet tė ruash me fanatizėm arkivin e Fondit tė Partisė, ku gjenden informacionet pėrkatėse tė llogarive sekrete bankare nėpėr botė prej rreth 600 milionė dollarėsh dhe dokumentacioni i nėntė vilave qė do tė ishin nė dispozicion tė udhėheqjes sė partisė sonė nė mėrgim, nė rast tė ndonjė konflikti tė armatosur rajonal apo botėror. Katėr prej kėtyre vilave ndodhen nė vende ekzotike, ndėrsa pesė tė tjerat nė qytetet mė tė rėndėsishme tė Evropės. Nė tė ardhmen, kur tė mos jemi mė ne, Fondi i Partisė do tė mbetet trashėgimi e Partisė Satane nė bashkėpunim me Partinė Demone. Porosia tjetėr me rėndėsi nė planin e brendshėm ėshtė paprekshmėria e policisė sekrete tė ish-udhėheqėsit tonė tė lavdishėm. Nė saje tė kėtij kontingjenti djemsh tė betuar pėr besnikėri ndaj shokut Enver,ky arriti tė na i dorėzojė Partinė e Punės tė pastruar nga armiqtė mua dhe shoqes Nexhina. Pėr besnikėrinė e treguar, unė jam munduar t‘i shpėrblej ata. Njė pjesė e mirė e tyre janė sot afaristė, tregtarė shumice, fabrikantė, punonjės ambasadash etj. Nė tė ardhmen, ti duhet t‘i pėrkrahėsh edhe mė tepėr, duke i lejuar tė zgjedhin objektet qė do t‘iu pėlqejnė nė kuadėr tė privatizimit tė ekonomisė kombėtare. Tek ne nuk duhet tė ndodhė kurrė qė emrat e tyre tė bėhen tė njohur apo, mė keq akoma, tė dėnohen si nė disa vende tė tjera ish-komuniste. Ai kontingjent tė pėrbetuarish nė shėrbim tė ēėshtjes sonė duhet tė trajtohet me pėrparėsi e respekt tė veēantė. Ata e njohin mirė Evropėn e botėn dhe do t‘ju shėrbejnė shumė pėr tė realizuar misione sekrete tė ēdo natyre qoftė, brenda e jashtė vendit.
«Nė kuadėr tė reformave ekonomike qė do tė ndėrmarrėsh sė shpejti, ligji 7501 i ndarjes sė tokės bujqėsore sipas frymėve tė miratuar nga Parlamenti me nismėn e Partisė Satane duhet tė mbetet boshti i strategjisė sonė pėr njė shpronėsim tė pėrgjithshėm tė familjeve tė mesme e tė pasura, tė cilat janė nė shumicėn dėrrmuese me prirje e prejardhje antikomuniste. Nė kėtė mėnyrė ne iu heqim atyre mundėsinė e njė rimėkėmbje ekonomike nė tė ardhmen, e cila do t‘iu diktonte edhe organizimin e tyre politik, duke rrezikuar kėshtu pushtetin tonė. Ndėrkohė, duke bėrė pronarė tokash qindra mijėra familje qė kanė pasur pak tokė ose nuk kanė pasur fare, ne krijojmė njė elektorat tė gjerė e tė qėndrueshėm pėr dy partitė tona. Parė nga ky kėndvėshtrim, rikthimi i pronave pronarėve tė tyre tė ligjshėm do tė ishte njė investim serioz nė dėmin tonė, qė do tė rimėkėmbte kundėrshtarėt tanė tė ardhshėm politikė. Pėrkundrazi, ne duhet tė pasurojmė patjetėr familjet me origjinė tė majtė, duke i mbiquajtur «pronarė tė rinj». Ata do tė jenė vetėm nė fillim ―tė rinj‖, por me kalimin e viteve e tė dekadave do tė njihen si tė vetmit pronarė tė kėtyre pasurive tė patundshme, ndėrsa pronarėt e ligjshėm do tė eliminohen vetvetiu nga koha. Prandaj sabotimi me ēdo kusht i kthimit tė pronės tek i zoti duhet tė mbetet njė nga objektivat bazė tė Partisė Demone dhe tė Partisė Satane nė tė ardhmen. Kėtė mision do t‘ju a lehtėsojė edhe miopia politike e kėsaj shtrese shoqėrore. Fakti qė, falė strategjisė sonė tė pėrbashkėt, Partia Demone nuk votoi pėr ligjin 7501 duke e cilėsuar si njė ligj marksist, u ka ngjallur shpresėn pronarėve legjitimė tė tokės se me marrjen e pushtetit prej saj atyre do t‘iu buzėqeshė fati. Ėshtė detyrė juaja parėsore qė t‘i ngopni me lugėn bosh si ish-tė persekutuarit politikė ashtu edhe pronarėt legjitimė.
«Njė ligj tjetėr i rėndėsishėm, i cili duhet zbatuar me konsekuencė nga ju, ėshtė edhe ai i privatizimit tė pasurisė kombėtare sipas kriterit tė vendit tė punės. Dihet se ishin njerėzit tanė qė punonin nė restorante, hotele, klube, dyqane, punishte tė ndryshme, magazina tė ēfarėdo lloji etj., ndėrsa kundėrshtarėve tanė lufta e klasave u besonte vetėm kazmėn e lopatėn, apo burgun e internimin. Falė zbatimit tė kėtij ligji, njė numėr i madh i njerėzve tanė do tė bėhen pronarė pasurish tė patundshme. Njė kujdes tė veēantė duhet treguar nė dhėnien e licencave nė tė gjitha fushat. Ashtu siē po vepron Partia Satane, edhe ju duhet t‘ua jepni ato njerėzve tanėgjithė duke trumbetuar parimin «start tė barabartė pėr tė gjithė». Gjithashtu duhet tė jeni bujarė nė dhėnien e kredive tė leverdishme familjeve komuniste, ndėrsa tė tjerėve u rrihni krahėt e i pėrcillni me premtime e buzėqeshje. Si ti edhe Satani, kur ta rimarrė pushtetin mė vonė, duhet tė bėni kujdes qė pikat nevralgjike tė ekonomisė kombėtare si telekomunikacionin, energjetikėn, turizmin, rimėkėmbjen e infrastrukturės etj., t‘ua besoni firmave tė huaja. Sido qė tė rrjedhin punėt nė tė ardhmen, ato dhe qeveritė e tyre do tė jenė njė mbėshtetje serioze juaja pėr hir tė interesave tė tyre tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė, ju do tė pėrfitoni ryshfete tė rregullta prej tyre dhe do tė evitoni njėkohėsisht pasurimin e vetė shqiptarėve, tė cilėt ndonjė ditė edhe mund tė ndryshojnė qėndrim ndaj politikės suaj.
«Nė fushėn sociale, si Partia Satane edhe ju duhet tė bėni njė lojė tė shkathėt me dosjet e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. Ato duhet tė mbeten njė kėrcėnim i pėrhershėm pėr shtetasit, pa i hapur asnjėherė. Hapja e kėtyre dosjeve do tė shėnonte fundin e vlerės sė tyre pėr ju. Ujėrat do tė kthjelloheshin pėrfundimisht dhe, duke u ndarė shapi prej sheqerit, dy partitė tuaja do tė dilnin mė tė dėmtuarat pėr disa arsye. E para, Partia Satane, pėr vetė prejardhjen e saj, ka nė strukturat e larta partiake e nė radhėt e elektoratit njė kontingjent tė rėndėsishėm njerėzish qė kanė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit tė partisė sė tyre. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr ajkėn e Partisė Demone. Kuptohet qė ne nuk do t‘iu a besonim drejtimin e «opozitės» sonė intelektualėve tė pa miqėsuar me Sigurimin e Shtetit. E dyta, duke caktuar,persona me dosje deputetė, ministra, drejtues tė lartė tė administratės publike, gjykatės, prokurorė etj., ju keni mundėsi t‘i kėrcėnoni ata tė zbatojnė urdhrat tuaja, jo ligjin. Fakti qė ata do tė humbnin njėkohėsisht interesin dhe dinjitetin e tyre tė rremė me publikimin e dosjeve do t‘i detyrojė tė qėndrojnė gatitu para juve. Kėshtu, duke pasur deputetė me dosje apo servilė e tė nėnshtruar nga natyra, ti e Satani do tė kontrolloni lehtėsisht pushtetin legjislativ e do tė suprimoni de facto pavarėsinė e tij. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr gjyqėsorin. Bile nė kėtė pikė ti, Demon, ke edhe njė letėr tė fortė rezervė. Emėro nė poste kyēe tė pushtetit gjyqėsor e tė prokurorisė kuadro qė kanė dhėnė dėnime tė rėnda politike kundėr «miqve» tė tu tė persekutuar. Pastaj, nėse ata do tė tregohen tė pabindur ndaj urdhrave tė tu, ti duhet tė nxisėsh tėrthorazi Shoqatėn e tė Persekutuarve Politikė qė t‘i akuzojė ata me emra pėr bėmat e tyre nė tė kaluarėn. Kėshtu do ta gjeni lehtė gjuhėn e interesit tė pėrbashkėt, duke shpėrfillur njėherėsh kėrkesėn kėmbėngulėse tė shoqatės pėr t‘i larguar ata nga detyra.
«Gjithmonė nė kuadėr tė problemeve qė do tė lindin nė marrėdhėniet e reja sociale, njė kujdes tė posaēėm duhet tė tregosh ndaj organizimit tė medies «sė lirė». Duhet ta dish se edhe politikanėt mė tė suksesshėm nė vendet demokratike tė botės, nuk i kanė qejf gazetarėt e aftė e guximtarė. Ėshtė e pamundur qė ata tė mos tė ta gjejnė ndonjė kleēkė, duke tė krijuar vėshtirėsi serioze. Aq mė tepėr nė kėtė fazė tranzicioni tė turbullt, kur ty do tė tė duhet tė flasėsh ndryshe e tė veprosh ndryshe. Mirėpo ēdo e keqe ka edhe tė mirėn e saj. Aktualisht shtypi i pavarur nuk ekziston nė Shqipėri dhe as nuk mund tė lindė dot pa ndihmėn tuaj. Arsyet janė tė shumta, por mė kryesorja mbetet ajo ekonomike. Edhe sikur ndokush tė siguronte ndonjė burim financiar tė pastėr pėr subvencionimin e njė gazete pėr shembull, levat e ekzekutivit tė komanduara nga ju nuk do ta kishin aspak tė vėshtirė tė gjenin arsye tė mjaftueshme pėr t‘i vendosur gurė nė shina e t‘i pezullonin botimin. Nė njė rast tė tillė, ku do ta gjente ai tė drejtėn? Tek gjyqėsori i komanduar nga ju? Nuk mund t‘i bėjė dot ballė kurrė njė organ shtypi i ri luftės sė nėndheshme tė shtetit pėr ta eliminuar. E vetmja rrugė mbijetese e tij ėshtė gjetja e gjuhės sė pėrbashkėt me pushtetin, pra, vėnia nėn kontrollin tuaj. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr radion, televizionin, etj., vėshtirėsitė e tė cilave janė akoma mė tė mėdha pėr mbijetesė. Ndėrsa ju do tė jeni njė qeveri qė do tė privatizoni pjesėn mė tė madhe tė pasurisė kombėtare, ato do tė jenė krijesa tė brishta, mbijetesa apo zhdukja e tė cilave do tė varet nga gjetja ose jo e gjuhės me ju. Gazetarėt duhet tė organizohen vetvetiu nė dy kampe «kundėrshtare», njėri nė shėrbim tė Partisė Satane, tjetri nė shėrbim tė Partisė Demone. Mbani mend mirė kėtė gjė: pėr sa kohė qė do tė keni njė medie qė do tė sulmojė Partinė Satane gjithė duke vlerėsuar Partinė Demone dhe anasjelltas, synimet tuaja do tė bėhen realitet. Situata ndėrlikohet po qe se njė pjesė e medies do tė fillojė t‘i godisė nė bllok tė dy partitė tuaja. Kėtė duhet ta vlerėsoni njė sinjal alarmi. Si ilustrim po ju sjell ēėshtjen e Shoqatės sė tė Persekutuarve Politikė. Ndėrkohė qė ajo vazhdon t‘i thurė lavde Partisė Demone e vjell vrer kundėr Partisė Satane, ēėshtja jonė marshon triumfuese, mbasi ėshtė vetė Demoni ynė qė iu fėrkon barkun kolegėve tė tij socialistė duke iu thėnė: «Mos e ēani kokėn nga ata qorrat qė mė ndjekin mua pas, duke parė ėndrra nė diell. Vetėm kur tė jenė nė buzė tė varrit do tė arrijnė ndofta ta kuptojnė se sa mirė kanė ditur ta luftojnė komunizmin.» Prandaj, ju duhet ta autorizoni vetė median, qė do tė ketė nėn kontroll secila palė, tė mos lėrė gjė pa thėnė kundėr palės tjetėr pėr ta bindur popullin qė «shtypi i lirė» po bėn namin nė shėrbim tė tij. Qė loja tė bėhet mė joshėse, i autorizoni nganjėherė gazetat apo televizionet e vėnė nė shėrbimin tuaj qė tė bėjnė «disidencė» ndaj juve vetė, duke ju akuzuar pėr vogėlsira. Kjo ka dy tė mira. E para, rizgjon interesin e masave pėr shtypin apo televizionin, i cili me kohė do tė bjerė sepse pak nga pak do tė merret vesh qė po rrihet ujė nė havan. Nga ana tjetėr, duke bėrė zhurmė pėr gjėra tė vogla, lihet tė kuptohet qė nuk ekzistojnė probleme serioze nė qeverisjen tuaj, siē mund tė pėshpėritet lart e poshtė nga ―gjuhėt e liga‖. Por shtypi dhe televizionet duhet detyrimisht tė heshtin kur bėhet fjalė pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Problemi i grabitjes sė arit nė dekada p.sh. nuk duhet tė pėrmendet mė, siē ndodhi para pak kohėsh me floririn qė nisėm ne jashtė shtetit tė shoqėruar nga zvicerani Xhon Megou. Gjithashtu kur t‘ju duhet miqve tanė grekė qė tė fusin arka me eshtra gjithfarėsh nė mėnyrė klandestine nė Shqipėri, pėr t‘i varrosur pastaj si ushtarė tė rėnė gjatė luftės italo-greke, si shtypi edhe televizioni nuk duhet t‘i kushtojnė vėmendje fare kėsaj meseleje. Tek e fundit ato eshtra janė e do tė flenė tė qeta nė tokėn tonė, ndėrkohė qė mijėra klandestinė shqiptarė bėjnė rrėmujė nėpėr Greqi. Edhe sikur tė dėgjojnė ndonjė ditė nga gojėt e liga se deti Jon u tkurr, gazetarėt shqiptarė duhet ta tregojnė me heshtje tė thellė atdhedashurinė e tyre, mbasi heshtja dhe vetėm heshtja ėshtė shenja mė e lartė e respektit pėr gjėrat e humbura. A nuk heshtet para arkivoleve? Aq mė tepėr qė populli shqiptar nuk duhet t‘ia lejojė vetes dukurinė primitive qė tė shkojė drejt Evropės si ―nacionalist‖, duke u interesuar pėr kufijtė shtetėrorė, tė cilėt nuk janė veēse mbetje fosile nga e kaluara. Megjithatė, edhe sikur gazetarė tė veēantė tė mos dinė ta lidhin gjuhėn, pėr fat tė mirė popullit tonė i mungon kujtesa, di tė harrojė shpejt gjithēka, pėrveē ditės sė votimeve pėr ju. Ky fakt i favorshėm do t‘ju a kthejė nė argėtim misionin qė po merrni pėrsipėr pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Dėshira ime dhe e shoqes Nexhina ėshtė kjo: Nėse nė botė ekzistojnė qeveri tė korruptuara, nė Shqipėri duhet tė sundojė korrupsioni i qeverisur. Vetėm atėherė ti e Satani e keni kryer vėrtet misionin qė u kemi ngarkuar ne.
«Sa pėr faktorin ndėrkombėtar, mos e vrisni fare mendjen. Gjithēka do tė shkojė pėr sė mbari pėr kėto tri arsye. E para dhe mė e rėndėsishmja, siē e mėsuat nė Trieste, segmenti mė i fuqishėm i kėtij faktori do tė jetė gjithmonė pėrkrah nesh, pėr planet e interesat e veta. E dyta, pėrfaqėsuesit e organizatave ndėrkombėtare qė do tė aktivizohen nė Shqipėri si vėzhgues nuk janė veēse rrogėtarė, ndėrkohė qė gjithė pasuria kombėtare do tė jetė nė duart tuaja dhe me ryshfete tė majme ju do t‘i detyroni ata tė bėjnė lojėn tuaj me kėnaqėsi. Atėherė, konstatimet e tyre as mish, as peshk, do tė jenė tė tilla: «Shqipėria po bėn pėrparime tė dukshme, por mbetet akoma pėr tė bėrė». Kaq i mjafton edhe Bashkimit Evropian apo OSBE-sė, tė cilėt nuk e ēajnė shumė kokėn pėr vende tė vogla si Shqipėria. E treta, jo mė pak e rėndėsishme, vėrejtjet e Ndėrkombėtarėve lidhur me reformat tuaja nė tė ardhmen mund tė sjellin si pasojė vetėm vonesėn e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO apo nė Bashkimin Evropian, asgjė tjetėr. Kėsaj i thonė: «Derdhet vaji e bie nė lakra». Neve na intereson tė peshkojmė nė ujėra tė turbullta, jo tė futemi nėn kontrollin administrativ tė Bashkimit Evropian, ku kėto mundėsi kufizohen ndjeshėm. E kush e kėrcėnoi Shqipėrinė pėr ta pushtuar duke mos qenė nė NATO? Njė vit mė parė ne pamė se si e pėrzuri Komuniteti Ndėrkombėtar Sadamin nga Kuvajti, nė Azi, jo mė kėtu, nė Evropė. Prandaj ju, gjithė duke bėrė ēmos nė pamje pėr ta integruar Shqipėrinė nė strukturat euro-atlantike, duhet tė punoni pėr tė kundėrtėn, derisa ne tė kemi arritur objektivat e brendshme ekonomike tė pėrmendura mė sipėr. Me dėshirė apo pa dėshirė, NATO do ta pėrfshijė njė ditė nė strukturat e saj Shqipėrinė thjesht pėr interesat e saj strategjike. Dhe ne nuk duhet tė jemi aspak entuziast pėr kėtė, pavarėsisht se do tė na duhet pėr propagandė, si «provė e pėrparimeve tė mėdha qė kemi bėrė». Sa mė e largėt tė jetė ajo ditė, aq mė shumė hapėsirė manovruese do tė kemi ne pėr realizimin e synimeve tona. Na vaftė mbarė!‖
Katėr gotat e mbushura me shampanjė u pėrplasėn njėkohėsisht.
-
-
«Gjithė shqiptarėt janė bashkėfajtorė e bashkėvuajtės, se tė gjithė kanė votuar pėr diktaturėn», tha Demoni, midis tė tjerash, nė fjalimin e tij tė parė si president.
Por sekretari pasionant i Partisė sė Punės nuk na sqaroi nėse udhėheqėsi i tij shpirtėror, diktatori, do tė kishte dhėnė vėrtet dorėheqjen, sikur shqiptarėt tė mos votonin pėr tė. Natyrisht, aq sa e dha nxėnėsi i tij i zellshėm, Demoni vetė mė 1997, kur u bė personi mė i neveritshėm i Shqipėrisė sė djegur e tė larė nė gjak.
Po aq interesant ishte fakti qė ai e vlerėsonte veten bashkėvuajtės me viktimėn e tij, tė burgosurin politik Hysen Shoshori, tė cilit i doli dėshmitar duke i tundur traktin para fytyrės me harbutėrinė tipike tė komunistit fanatik dhe duke i bėrė thirrje trupit gjykues:
«Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet varur nė litar.»
* * *
Cili ishte ky armik i betuar qė, sipas Demonit, duhej varur nė litar?
Hysen Shoshori, njė njeri fjalėpakėt e i buzėqeshur, ishte bir i njė familjeje tė thjeshtė tiranase. Mekanik i aftė nga profesioni, ai jetonte i qetė dhe pa ndonjė urrejtje tė veēantė ndaj regjimit diktatorial deri nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė. Pikėrisht atėherė, diktatura i shtetėzoi familjes Shoshori pjesėn mė tė madhe tė bahēes sė trashėguar nga babai. Ky ndėshkim ekonomik i pamerituar i vrau pėrfundimisht qetėsinė Hysenit.
«Sa herė qė hidhja sytė mbi pjesėn e shtetėzuar tė bahēes, mė kujtoheshin fjalėt e babait: ―Ju kam rritur me vuajtje, nė fukarallėk, por shyqyr qė ma bėri Zoti kismet tė blija kėtė copė tokė ta keni tuajėn. Nuk ėshtė shumė, por do t‘ju vlejė shumė nė tė ardhmen, se ėshtė truall nė kryeqytet. Do tė prehem i qetė qė arrita tė bėja tė paktėn kaq pėr fėmijėt e mi.‖ Pėr kėtė arsye u betova me veten time se do tė hakmerresha pėr djersėn e humbur tė babait, sado qė tė mė kushtonte njė veprim i tillė.»
Kėto fjalė shpirti tė dala si psherėtimė nga goja e Hysenit mjaft herė nė kampin e Spaēit dėshmonin brengėn e thellė qė kishte pėrjetuar familja e varfėr tiranase, duke pasur pėrditė para syve truallin e humbur pėr tekat e shushunjave tė diktaturės.
Disa metra larg shtėpisė pėrdhese, nė copėn e mbetur tė bahēes, familja Shoshori kishte njė barakė ku mbante veglat e punės e rraqe tė ndryshme shtėpiake. Falė duarve tė arta e imagjinatės profesionale, duke punuar me durim e vendosmėri, Hyseni arriti tė sajojė njė shtypshkronjė primitive pėr tė shtypur trakte. Nė mes tė rrangullave, ai kishte pėrgatitur njė vend tė posaēėm pėr ta fshehur atė. Hyseni punonte me derėn e barakės tė kyēur gjithmonė nga brenda dhe nuk ia besoi kurrkujt sekretin e tij. Para se tė dilte nga baraka, ai e maskonte me shumė kujdes makinėn e shkrimit, duke i hedhur njė sėrė vjetėrsirash pėrsipėr.
Ngjitjen e trakteve nė lagje tė ndryshme tė Tiranės e bėnte nė orė tė vona tė natės, duke pėrfituar edhe nga puna me turne. Kurrė nuk pati bashkėpunėtorė nė veprimtarinė e tij me shkallė tė lartė rrezikshmėrie dhe kjo i siguroi jetėgjatėsinė e aktivitetit. Pėr 13 vjet me radhė, ai arriti tė vendoste mbi dyzet mijė trakte anembanė kryeqytetit!
Hysen Shoshori mbetet rast unik pėr veprimtarinė e tij antikomuniste afatgjatė nė historinė e burgut politik shqiptar dhe tė gjithė Evropės Lindore. Pėrmbajtja tepėr agresive e trakteve tė tij tė shumtė po e ēmendte Sigurimin, i cili ishte mėsuar t‘i nxirrte gėshtenjat nga zjarri me duart e spiunėve.
«Ai shqiptar qė ka njė armė dhe nuk shtie mbi udhėheqėsit kryesorė dhe levat e tyre ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil», shkruante Hyseni nė traktin e tij tė datės 22 janar 1968.
A kishte mė tmerr psikologjik dhe mė poshtėrim pėr ―triumfatorin‖ Sigurim dhe Byronė Politike tė lexonin pėr 13 vjet me radhė trakte me pėrmbajtje tė tillė tė ngjitur anekėnd Tiranės, ndėrkohė qė nėpėr kongreset e partisė ngrihej nė zenit aftėsia zbuluese dhe goditėse e kėsaj arme tė kobshme?
Mirėpo falė intuitės sė tij tė pėrkryer, ky tiranas i thjeshtė i gatuar prej brumi heronjsh ua kishte hequr mundėsinė spiunėve tė shumtė tė angazhuar nga Sigurimi pėr tė ndihmuar «armėn e dashur tė partisė». Pabesia qė bėnte kėrdinė nėn diktaturė kishte mbetur si peshku nė zall nga fenomeni Shoshori. Ky hero tiranas vėrtetoi me veprimtarinė e tij 13 vjeēare nė kryeqytet se sa i paaftė ishte i famshmi Sigurim pa ndihmėn e hafijeve tė shumtė qė ishin oksigjeni i tij. I vetėm me biēikletėn besnike, nė njė qytet si Tirana e atėhershme kur nė orėn dhjetė tė darkės kalimtarėt ishin tė rrallė, Hyseni i zbukuroi tė gjitha lagjet e kryeqytetit qindra herė me traktet e tij agresivė e diskreditues pėr diktaturėn.
Me kalimin e viteve, Sigurimi i kishte shumėfishuar pėrgjuesit nė mėnyrė galopante pėr tė kapur «bandėn subversive» (ata nuk kishin besuar kurrė se kjo veprimtari e rrezikshme kryhej prej njė trimi tė vetėm), por do t‘i duhej ende shumė kohė e shumė pėrpjekje pėr t‘ia arritur qėllimit.
Hysenit i ishte bėrė zakon qė tė nesėrmen e natės qė kishte vendosur trakte tė kalonte njė herė me biēikletė nė atė zonė, pėr tė hedhur njė sy tė shpejtė nėse i kishin hequr apo jo. Pėr tė bėrė kėtė shėtitje kontrolli, ai zgjidhte njė orė tė ditės kur kalimtarėt ishin mė tė shumtė. Nė kėtė mėnyrė hafijet nuk kishin mundur dot kurrė qė tė sugjeronin emrin e tij si tė dyshimtė.
Nga besimi qė kishte fituar nė vetvete, Hysenit i ishte bėrė zakon edhe diēka tjetėr, e arsyeshme dhe domethėnėse. Me afrimin e ditės sė festave zyrtare apo votimeve, kongreseve tė partisė ose ditės sė themelimit tė saj, ai e intensifikonte ndjeshėm ngjitjen e trakteve. Prej njė kohe tė gjatė, kjo i kishte rėnė nė sy Sigurimit por, me gjithė masat e marra, nuk ia kishte arritur dot qėllimit, falė manovrave tė larmishme tė Hysenit, i cili ndryshonte shpesh taktikė.
-
-
Mirėpo para njė ngjarjeje tė tillė tė vitit 1974, Sigurimi kishte pėrqendruar nė kryeqytet njė kontingjent tė jashtėzakonshėm agjentėsh tė tėrhequr nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė. Vrojtohej jo vetėm ēdo lagje e Tiranės, por edhe ēdo kryqėzim rrugėsh. Megjithatė, falė pėrvojės sė fituar, Hyseni kishte arritur t‘i vendoste shumicėn e trakteve edhe atė natė fatale pėr tė. Nė gji i kishin mbetur vetėm katėr tė fundit. Kur mbėrriti tek vendi i parashikuar, rruga iu duk e qetė. Duke parė njė shtyllė elektrike tė pėrshtatshme pėr qėllimin e tij, e drejtoi biēikletėn pėr atje. Zbriti, nxori traktin nga gjiri dhe i drejtoi duart mbi shtyllė... Prozhektori i fortė i njė ―Gazi‖ tė fshehur matanė rrugės e ndriēoi plotėsisht. Pa i lėnė kohė pėr asnjė lloj reagimi, tre persona tė ardhur nė pikė tė vrapit iu vėrsulėn pėrsipėr. Personalisht gjakėsori i mirėnjohur Haznedari me dy kriminelė tė tjerė. Me ta lidhur, filluan torturat e papėrgjegjshme, duke e goditur ku e si tė mundnin. Njė pėrplasje e fortė qė i bėnė pas shtyllės elektrike e ndihmoi Hysenin tė humbiste ndjenjat e tė mos ndjente goditjet e tjera.
Kur u pėrmend, e pa veten tė rrethuar nga figurat kryesore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, me nė krye vetė ministrin. Tė gjithė nguteshin t‘i shikonin fytyrėn, t‘i dėgjonin zėrin, atij qė i kishte poshtėruar e u kishte vrarė gjumin pėr trembėdhjetė vjet me radhė, armikut tė kthyer nė legjendė. Pas shuarjes sė kureshtjes, filloi breshėria e pyetjeve:
— Cilėt janė bashkėpunėtorėt e tu? Ku ndodhen ata tani? Kush ju financonte? Me cilėn ambasadė mbanit lidhje? A kishit informator nė radhėt e organeve tona? Cilin konkretisht?
Pėrgjigjet mohuese tė Hysenit ishin tė papranueshme pėr ta. Tė bindur qė ai nuk kishte vepruar vetėm, ata mendonin se nuk donte tė denonconte bashkėpunėtorėt. Nė raportet e saj nė vite drejtuar Byrosė Politike, Ministria e Brendshme kishte shprehur bindjen se vendosja e atyre trakteve ishte vepėr e njė grupi tė stėrvitur mirė e tė financuar nga jashtė vendit. Pranimi i faktit qė njė qytetar i thjeshtė, i vetėm, kishte luajtur symbyllazi pėr 13 vjet me radhė nė mes tė kryeqytetit me ―vigjilentin‖ Sigurim ishte njė shuplakė tjetėr e padurueshme pėr kėta pehlivanė tė partisė.
Torturat e hetuesisė intensifikoheshin ēdo natė. Njė vit tė tėrė mbi trupin e Hysenit u pėrdor gjithė arsenali torturues i disponuar prej organeve tė dhunshme hetimore tė diktaturės. Mekaniku simpatik, mendjehollė e fytyrėqeshur, u transformua nė njė gungaē tė pėrhershėm prej torturave mizore. Por goja e tij nuk akuzoi njeri tė pafajshėm, ndonėse Sigurimi i bėnte shumė premtime ―bujare‖, nėse do tė pranonte se kishte vepruar si grup. Montimin e ―grupit‖ e bėnin ata vetė pastaj, mbasi ua kishin marrė mirė dorėn sajimeve tė tilla kriminale. Kjo do t‘ia zbardhte njėrėn faqe Ministrisė sė Brendshme se, tė paktėn, 41100 traktet nuk ishin vendosur prej njė njeriu tė vetėm, por prej njė grupi tė organizuar mirė.
Por Hyseni ishte gati tė vdiste e nuk pranonte tė bėhej vegėl e atyre qė i urrente mė shumė se sa vetė vdekjen. Kur hienat e krimit u bindėn pėr kėtė, pas njė viti hetuesi shpirtmarrėse, vendosėn t‘ia pėrcillnin dosjen penale gjykatės me rekomandimin se ai armik duhej pushkatuar.
Mirėpo pushkatimi i dukej i pamjaftueshėm Demonit. Prandaj ai, me cilėsinė e dėshmitarit komunist, i bėri thirrje trupit gjykues qė ta varte nė litar «bashkėvuajtėsin e tij», Hysen Shoshorin, duke i tundur para fytyrės njė nga traktet qė kishte gjetur vetė. Gjykata u tregua «zemėrgjerė», e dėnoi vetėm me pushkatim. Falė biografisė sė thjeshtė familjare, pa asnjė njollė politike pėr kohėn, dhe faktit tė rėndėsishėm qė sypatremburi Hysen Shoshori kishte vepruar si individ, jo si grup, kolegji gjyqėsor i mėvonshėm ia prishi qejfin si gjykatės pararendėse ashtu edhe vetė Demonit; ajo ia fali jetėn «armikut tė betuar tė partisė qė meritonte tė varej nė litar».
-
-
Kalvari i heroit tė trakteve nuk do tė pėrfundonte vetėm me tmerret e hetuesisė dhe 17 vitet e burgut pa asnjė lloj ndihme ekonomike.
Njė popull i predestinuar pėr tė vuajtur u kthen kurrizin heronjve dhe gjirin horrave.
Kur Hyseni u lirua prej burgut, ai qė kishte kėrkuar varjen e tij nė litar ditėn e gjyqit, ishte bėrė «antikomunisti» mė i tėrbuar i tokės shqiptare. Pasi kishte ndėrsyer turmat tė thėrrisnin «lironi vėllezėrit tanė!» (ndėrkohė qė vetė u uronte tė kundėrtėn, sipas porosisė sė Ramonit), ai ishte ulur nė kolltukun e lartė tė presidentit tė vendit. Njė shenjė ogurzezė kjo pėr Hysen Shoshorin!
I pastrehė, pa asnjė lloj burimi ekonomik, i sėmurė si pasojė e vuajtjeve tė shumta, heroi Shoshori mbeti nė mėshirė tė fatit nė vendlindjen e tij tė sunduar prej tė pamėshirshmėve. Njė familje bamirėse e strehoi. Shoqata e Demonizuar e tė Persekutuarve e braktisi atė qė ishte krenaria e tė burgosurve politikė shqiptarė. Skllevėrit e interesit e humbasin krenarinė e kjo ua bėn tė pamundur ēlirimin nga skllavėria.
Asnjė organ shtypi apo televizion neokomunist nuk hodhi dritė mbi figurėn vigane tė Hysen Shoshorit. Ata merreshin kryesisht me figurina, pėr tė treguar se i tillė ishte brumi i ish-tė burgosurve politikė shqiptarė. E vetmja intervistė e tij ėshtė ajo e vitit 2002 dhėnė gazetės ―Plaga‖, e cila u bė shkak qė ky organ modest i shtypit tė lirė tė asgjėsohej egėrsisht prej bandave kriminale tė dy vėllezėrve siamezė Satan-Demon tė pluralizmit ramonian. Nė atė intervistė Shoshori pėrshkruan dėshminė agresive tė enveristit fanatik, Demonit, nė gjyqin e tij mė 10 shkurt 1975. Misionarėt e Ramonit e tė Nexhinės nuk mund ta toleronin kurrsesi publikimin e njė skandali tė tillė qė hidhte dritė mbi tė kaluarėn e errėt tė «antikomunistit tė flaktė».
Botuesi i gazetės ―Plaga‖, Skėnder Tufa, ka qenė edhe vetė i burgosur politik. Ai ka vuajtur njė dėnim tė gjatė nė kampin e Spaēit sė bashku me tė ungjin, ndėrsa babai i tij nuk kishte shumė kohė qė ishte liruar prej andej, pėr t‘ia lėnė vendin tė birit. Por Demoni i kishte dhėnė fjalėn Ramonit qė do tė godiste pa iu dridhur qerpiku mbi plagėt ende tė pa pėrthara tė ish-tė burgosurve politikė. Madjé ky ishte njė argėtim i rrallė pėr shpirtin e tij cinik tė mbrujtur me egėrsinė e ideologjisė komuniste. Aq mė tepėr qė atė e tėrhiqte edhe emri i gazetės ―Plaga‖, ashtu siē tėrheq demin bezja e kuqe.
Pas asgjėsimit tė tirazhit modest tė kėsaj gazete, binomi kob-ndjellės Satan Demon arrestoi dhe burgosi sėrish Skėnder Tufėn me njė akuzė tė rreme, me qėllim qė intervista e Hysen Shoshorit tė mbetej e panjohur pėr publikun e gjerė. Ajo ishte njė akuzė e dokumentuar qė do tė kishte tronditur edhe ndėrgjegjen e njė shoqėrie mesjetare, duke mėsuar se nė duart e kujt ndodhej fati i saj. Por, mjerisht, shoqėria shqiptare e dalė nga orbita e sė mirės robtohet t‘i pėrshtatet sė keqes, jo ta luftojė atė. Ky ėshtė investimi mė fatal qė mund tė bėjė njė popull nė dėm tė tij.
* * *
Ndėrkohė Demoni nuk i harronte direktivat e Partisė sė Punės, njėra prej tė cilave ishte:
«Armiku mė i rrezikshėm ėshtė ai qė harrohet».
Aq mė tepėr qė ai tashmė e kishte Hysen Shoshorin jo vetėm armik tė ideologjisė sė tij, por edhe njė armik personal, pasi ai mund t‘ia griste maskėn nga ēasti nė ēast. Ekzistenca e Shoshorit ia prishte keqas qetėsinė tė pėrndershmit «antikomunist».
Nėpėrmjet veglave tė verbra tė pėrdorura gjerėsisht nė karrierėn e tij, ai arriti ta privojė Hysenin nga tė drejtat mė minimale tė jetesės – strehimi dhe njė ndihmė financiare si njeri i sėmurė. Pėrkundrazi, me tė marrė pushtetin, Demoni e suprimoi edhe ndihmėn minimale sociale qė kishte aplikuar Partia Satane pėr ish-tė burgosurit politikė. Ndofta kėtė e bėri posaēėrisht pėr tė ndihmuar «bashkėvuajtėsin» e tij, Shoshorin.
I braktisur nga shteti e shoqėria, nė mjerim e i sėmurė, heroi qė diskreditoi tė pėrbindshmin Sigurim pėr 13 vjet me radhė u shua nėn kujdesin e motrave e miqve tė tij tė ngushtė. I harruar edhe prej «aristokracisė sė tė mjerėve» tė vėnė nė shėrbim tė Demonit, duke u transformuar nga tė persekutuar nė persekutorė.
-
-
Mė sė fundi Demoni vetė u mbush me frymė. Njeriu, emri i tė cilit e rrėqethte, nuk jetonte mė. Nė bashkėpunim me Satanin, ai do ta zhdukte dosjen penale tė heroit tė trakteve ose, tė paktėn, do tė eliminonte atė pjesė tė dosjes qė i griste maskėn. I rėndėsishėm ishte fakti qė personi pėr tė cilin ai kishte kėrkuar tė varej nė litar e kishte dhėnė shpirtin nė rrugė, i pastrehė. Pra, ai ishte hakmarrė pėrsėri me tė.
Kur krimi e vesi kapardisen nė kolltukėt e pushtetit, virtyti vdes nė rrugė.
* * *
Sipas deklarimeve tė ish-kuadrove tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė pėrfunduar nė burg, Shqipėria ka pasur numrin mė tė lartė tė shtetasve me dosje bashkėpunimi me policinė sekrete, Sigurimin, krahasuar me gjithė vendet e tjera tė Evropės Lindore nė raport me popullsinė. Tė majmur e tė kollarisur, myshterinjtė e Sigurimit bėjnė edhe sot ligjin duke filluar nga kulmi i pushtetit qendror e deri nė organet e pushtetit nė bazė dhe kanė zaptuar shumicėn e ekonomisė kombėtare. Koalicioni i keqbėrėsve e tė pamoralshmėve ėshtė vrastar pėr tė ardhmen e njė populli e tė njė vendi.
Pėrvoja gjermane ka vėrtetuar se ekziston njė teknikė e saktė zbulimi pėr dosjet qėllimisht tė dėmtuara. Shqipėria do ta ketė gjetur moralin dhe ekuilibrin e saj shoqėror vetėm mbasi tė ketė hapur pa kushte gjithė dosjet dhe arkivat sekrete tė diktaturės. E atėherė populli shqiptar do ti ngrejė monument heroit Hysen Shoshori, duke skalitur para tij Demonin e pėrgjunjur e kokulur me njė trakt nė dorė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt