Libri i identitetit





Uk Lushi



Nga tė gjitha gjinitė e shkrimit, mė tė vėshtirat janė ato hibride. Veprat me pėrzierje zhanrore zakonisht janė o dėshtim i plotė, o sukses madhėshtor. Letrat shqipe kanė qenė me fat para gjashtė muajsh ndėrsa PEN Qendra e Kosovės nė Prishtinė ka nxjerrė nė dritė librin mė tė ri tė Mehmet Krajės “Identiteti kosovar”. Ky libėr do tė duhej tė ishte shkak pėr kremtim sepse varganit tė arritjeve tė shkrimit shqip i ėshtė bashkangjitur njė pėrmbledhje e shkėlqyeshme hibride, e cila ka pėrmbajtje eseistike, publicistike, pamfletiste dhe bile edhe polemiste.

Intelektual i pranishėm nė jetėn kulturore shqiptare pėr gati 40 vjet; autor i dhjetė romaneve, pesė pėrmbledhjeve me tregime, dhjetė dramave, tre librave me shkrime kritike dhe publicistike; qindra artikujve nė shtypin tonė dhe tė huaj; dhe protagonist i shumė zhvillimeve kyēe politike ndėr shqiptarėt e Ballkanit— akademik Kraja ėshtė njohės i mirė i historisė dhe aktualitetit regjional dhe, si rezultat, person plotėsisht kompetent pėr tė shkruar pėr ēėshtje identitare. Autoriteti i dijenisė sė Krajės, megjithėkėtė, ėshtė vetėm njėra komponentė e rezultantės sė vlerės sė librit; tjetra janė guximi dhe liria intelektuale, tė cilat Kraja i pėrdorė si bisturi pėr tė depėrtuar thellė nė qelbin e gjėrave tė pathėna dhe tė mjegullta mbi historinė, kulturėn dhe politikėn e Kosovės, por edhe njėsive tjera shtetėrore kudo jetojnė shqiptarėt nė Ballkan.

Libri “Identiteti kosovar” ėshtė i organizuar nė tri pjesė nė tė cilat shqyrtohen dhe shkoklohen identiteti historik, kulturor dhe politik i Kosovės. Pra, qendra kryesore e vėmendjes sė Krajės nė libėr ėshtė Kosova dhe identiteti i saj nė korrelacion me hapėsirėn ballkanike, mirėpo, e vėrteta e tėrė ėshtė qė, libri ėshtė dhe inspektim i identitetit parcial dhe total tė shqiptarėve— natyrisht prej perspektivės sė Kosovės.

Pjesa e parė merret me aspektin historik tė identitetit tė Kosovės. Nė paragrafėt e faqeve tė kėsaj pjese Kraja nuk heziton tė kritikojė pamjaftueshmėrinė e studimeve historike (sidomos atyre materiale), trullosjen e “elitave” shqiptare prej fillimit tė zhgėrmoējes sė Perandorisė Osmane, pėshtjellimin tonė gjatė dhe pas shpalljes sė Pavarėsisė me 1912, e deri lėkundjet dhe pavendosmėritė e sotme. Kėtu, shkrimtari nga Prishtina nuk ngurron t’ua pėrplasė pėr fytyre indiferencėn dhe “pragmatizmin” ndaj ēėshtjes sė Kosovės shumė mendimtarėve shqiptarė dhe gjithsesi komunistėve nė tė gjitha anėt e kufijve qė ndajnė popullin tonė.

Pjesa e dytė, mbase mė e mira dhe– nė tė njėjtėn kohė– mė kontraversja e librit, eksploron identitetin kulturor tė Kosovės. Nė kėtė pjesė Kraja gėrmon deri nė palcėn e identitetit fetar, atij gjuhėsor, kundron me kujdes nė trashėgiminė kulturore joidentitare dhe pastaj, nė fund, i bėn njė shqyrtim regjės dhe shterrues kulturės, letėrsisė dhe arteve tė Kosovės. Kjo pjesė ėshtė pa dyshim pjesa qė fton mė sė zėshmi pėr reflektim. Pėrgjatė 158 faqeve tė saj, Kraja fshikullon shumė fenomene dhe cene, ēfarė sigurisht do tė trazojė disa njerėz tė cilėt mendojnė qė identiteti ėshtė realitet singular; por lexuesit inteligjentė dhe mendjehapur do tė duhej tė kapin kontekstin e gjykimeve pa asnjė vėshtirėsi. Profesor Kraja me qėllim dhe vetėdije zhvoshkė gjėrat fuqishėm ngaqė beson qė shumica e shqiptarėve kemi rėnė nė apati tė frikshme shoqėrore dhe identitare, prandaj nė pėrputhje me rrethanat mėnyra e vetme ta zgjosh dikė nga mugullia e plogėshtisė ėshtė ta shkundish fort.

Pjesa e tretė e librit trajton elementin politik tė identitetit te Kosovės– me theks tė veēantė nė periudhat sundimit tė Jugosllavisė dhe tė ndėrkombėtarėve mbi Kosovėn . Kjo pjesė pėrshkohet nga venerime dhe vlerėsime tė mprehta pėr llumin e pėrfshirjes dhe administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė, mirėpo edhe pėr naivitetin, injorancėn, miopinė dhe mercenarizmin e njė pjese tė madhe tė “klasės” gjegjėsisht “klasave” politike shqiptare. Pjesa e fundit mbaron me njė shtjellim tė kundėrthėnieve mes koncepteve komb–shtet dhe me njė zbėrthim interesant tė kosovarizmės kundrejt shqiptarizmės si magmė grupore panshqiptare.

Por, nėse vepra e Krajės nė aspektin lėndor ėshtė njė margaritar shkėlqyes, nė aspektet teknike libri megjithatė ka ca tė meta, tė cilat ndofta mund tė pėrmirėsohen nė rast ribotimi. Defektet formale kryesore tė librit janė tri.

I pari ėshtė mungesa e fusnotave dhe shėnimeve pėr parafrazimet dhe shtjellimet e ideve tė tė tjerėve si fjala bie nė faqen 39 pėr Betejėn e Kosovės nga viti 1389, faqen 44 kur Kraja shkruan pėr shkollėn antropologjike serbe, faqen 45 kur diskuton Kopitarin dhe Goethen, apo faqen 405 kur merret me librat, komentet, analizat dhe intervistat pėr Kosovėn dhe diskursin evropian kundruall shtetit tė Kosovės.

I dyti ėshtė mungesa e konkluzioneve tė librit. Ēdo punim i tipit tė librit tė Krajės bėhet mė i afėrt dhe mė gjithėpėrmbledhės kur pėrmban pjesėn e konkluzioneve dhe propozimet e rekomandimeve tė autorit pėr ēėshtjen pėr tė cilėn ėshtė shkruar.

Dhe i treti defekt teknik ėshtė mungesa e bibliografisė.

Ėshtė e pritshme qė Kraja mund tė mbrohet kundėr cilėsimit tė kėtyre mungesave si defekte sepse ai ka shkruar njė libėr qė ėshtė njė lloj pamfleti i veēantė i pikėpamjeve tė tij, por prania referencave, konkluzioneve dhe bibliografisė vetėm sa do tė kishte bėrė librin edhe mė tė ēmuar.

Sido qė tė jetė, Mehmet Kraja duke u ulur dhe shkruar njė libėr tė nevojshėm dhe voluminoz prej 500 faqesh pėr ēėshtjen e identitetit tė Kosovės na ka dhėnė tė gjithė shqiptarėve njė dhuratė dhe– pėr mė mė rėndėsi– njė shkas qė debatet identitare panshqiptare tė fillojnė dhe zhvendosen, nga sipėrfaqėsia e faqeve tė gazetave dhe fletushkave, nė terrenin e analizave dhe pėrimtimeve serioze apo nė libra dhe forume tjera adekuate. Opinioni shqiptar e ka rastin tė shfletojė kėtė libėr dhe ta shfrytėzojė atė si trampolinė tė njė diskutimi publik gjithėpėrfshirės. Pėrderisa literatura origjinale e shkruar nga shqiptarėt pėr temėn dhe mejtimet tona mbi ēėshtjet identitare nė bibliotekat dhe institucionet shkencore tė rruzullit ėshtė shumė e pakėt, do tė ishte pėr duartrokitje pėrkthimi i librit sėpakut nė anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe serbisht. Kontributi eseistiko-publicistik i akademik Krajės “Identiteti kosovar” ėshtė literaturė qė nuk mund tė shmanget nga asnjė studiues apo njeri qė ėshtė i interesuar nė realitetin shqiptar respektivisht qė do tė kuptojė identitetin e tanishėm dhe situatėn e sotme tė shqiptarėve, e sidomos Kosovės. Profesor Kraja ka prodhuar njė tour de force tė vėrtetė, tė cilėn do tė ishte mirė ta ketė nė raftet e veta ēdo bibliotekė shqiptare, qoftė institucionale, qoftė shtėpiake.