Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?

    Sipas gojdhanes së njohur, para se te vdes Aleksandri, e la porosi qe doren e tij te djathtë ta lenin jashtë sarkofazhit, kuptohet domethenja e tij profetike; "gjysmen e botes e pata në dor, më në fund dora mbetet e zbrazët.."
    Ashtu edhe u veprua sipas deshires së tij, Perdikasi i kishte ndertuar një sarkofazh dhe mbshtjellur më një mbuloj te dyfishtë prej ari qe donte ta mbarti trupin e tij ende te ngrohët në Maqedoni por ndodhi diçka e papritur...
    Trupin e tij e kerkonin tani edhe gjeneral të tjerë, Ptolemeu Soter, i biri i Lagosit, deshironte te behej faraoni i Egjiptit, edhe ai donte ta varrosi trupin e tij në Aleksandri dhe pas nje beteje te ashpër mes kater udheheqsve te mbretnise se Aleksandrit, më në fund fiton Ptolemeu i cili e dergon sarkofazhin në Aleksandri dhe më vonë Ptolemeu i II-të, i biri i tij, e varros në një tempull në Aleksandri në vitin 280 para krishti, por më vonë, Ptolemeu i IV-të e nderton një Mozole të stilit maqedonian, në një dhom prej albatri te ngritur mbi një tumul prej gurve si ato qe u gjeten ne Vergina ne vitin 1978, mirëpo ne Vitin 89 P.K, Ptolemeu X e zëvendëson arin dhe e vëndos trupin e Aleksandrit në një sarkofazh prej albatri te tejdukshëm qe e shofim pastaj edhe sips deshmis te Straboni i cili e vizitoi varrin e Aleksandrit aty kah viti 20 para krishti, por edhe Jul Qesari e viziton në vitin 48 P.K, pas tij edhe Oktavian Augusti në vitin 30, mirëpo Augusti shkon më tej, për simpati ndaj Aleksandrit, ai e nxjerr trupin e tij qe ishte në sarkofazhen prej albatri ku ia vendos mbi koken e tij një kuror prej ari, mirëpo edhe e dëmton shumë trupin e tij që deri këtu ishte i ruajtur mirë. Sipas të dhenave të Flavius Zhozefit, edhe Kleopatra e famshme e kishte hapur këtë sarkofazh për ti marrur disa gjësende prej ari !
    Sipas Seutonit, perandori Kaligula ia kishte vjedhur gjamadanin e famshëm të Aleksandrit, kurse Karakala ia kishte vjedhur xhaketen e purpurt, unazen dhe rrypin ne vitin 215 pas krishti...
    Mirëpo në vitin 365 pas një vershimi të madh u demtua tërë Aleksandria dhe më këtë rast edhe mozoleu i Aleksandrit te Madh, qe prej kesaj kohe ende edhe sot, arkeolog e amator nga e tërë bota e kerkojnë varrin e Aleksandrit, pa sukses !

    Burimi; http://renesancailire.blogspot.fr/20...adh.html#links
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Aleksandri u kishte kerkuar te tijeve ta hidhnin ne lume( qe te mos i gjenin trupin), ne menyre qe te mbijetuarit te mbanin gjalle mitin qe ai ishte marre ne qiell, te jetonte bashke me zotin Amon(vini re, e kishte nderruar me Zeusin, si globalist qe ishte).

    nuk ka varr Aleksandri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Ne po e dijmi qe sot nuk ka varr ..por kishte....

    Ketu ështê një llamp e vogel, e vetmja deshmi se si dukej Mozoleu i Aleksandrit...pra mos ia fut koti o Billy...ishte i varrosur por e zhduken varrin e tij.; lexoji njehere shkrimet qe vijne nga shkenca e mos u mirr me perralla..
    [/URL] Uploaded with [URL=http://imageshack.us]ImageShack.us[/URL]" target="_blank"> Uploaded with ImageShack.us
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 25-05-2012 më 06:58
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Liani Souvaltzi began excavating at El Maraqi Bilad el Rum in the Siwa Oasis and "discovered" a Doric temple there. She promptly proclaimed it to be the tomb of Alexander the Great.


    Liani Souvaltzi claimed to have "received mystical guidance in her search, in part from snakes."


    kerko kreksi kerko, se mund ta gjesh dhe ti, fame nderkombetare e garantuar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    ai që deshiron te mirret me përralla le tëmirret, mua më interesojnê vetem se faktet e besimi ne shkencen...unë i nxjerra faktet se kishte varr Aleksandri por u zhduk, kurse ai miku thote; jo, e kan hedhur nê një pus..!..normal se keta njerez duhet injorua...!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Vetëm çka thotë shkenca t'i besojmë.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Esht gjetur varri i Alexandrit
    Shkup, 12 Prill 2009 – me rastin e rindërtimit kufirit dalje Visnje kufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë, kompania e ndërtimit Build e Shkupit, zgjidhur një nga misteret më të mëdha të botës së lashtë. Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve e shënuesve gjeodezike, e ndjekur nga një inspektim ndërtimi zgjidhje nisur objektet shtesë kullimit. Me atë rast ishte e nevojshme për të gërmuar. Duke supozuar se ai është varrosur ari Otomane. Angel Trajkovski i bindi kolegët per te vazhduan per te pastruar, më pak se dy orë pasi doli të jetë një gjatësi mermeri ndërtimit dhe tridhjetë e katër metra të gjerë, ndërsa anën tjetër nuk ishte ende thellë në vende.me germim me bager thellë në një thellësi prej katër metra dhe e gjetem hyrjen në mauzoleun e Aleksandrit. Terren u lirua shpejt dhe Drejtori Generealnog Inspektoriati i Republikës së Maqedonisë, Goce Micevski dhe menjëherë pasi dy ekipet e arkeologëve nga Muzeu Kombëtar i Shkupit. Vend ka qenë vendosur që në të vërtetë struktura gjetur një tunel që çon në një kodër aty pranë Bojčik. Gjatësia e tunelit është përafërsisht 140 metra dhe muret janë bërë më pllakë mermeri të zi me një trashësi prej rreth një metër.

    Për t'i bërë gjërat më interesante, ekipet e arkeologëve, në fund të korridorit një bllok i madh duke u hedhur në dhomën tjetër.Ne gur është gdhendur imazhi i zotit Apollon ne qere qe eshte tërhequr nga mjellmat dhe mbi reliefin e shkruar ne dialektin Jon te gjuhës se lashtë greke gdhendur Hyperborea (greqisht Υπερβορεία ). Është thënë, ishte një shenjë e sigurt se prapa këtij muri është diçka shumë e rëndësishme. Çfarë është gjetur brenda më siguri do të, në fjalët e këtyre njerëzve, të fillojë një kapitull të ri të historisë.
    Brenda në hapsiren tjetër, që së shpejti eshte supozuar të jetë varri Aleksadrit maqedonase, i vendosur në rreth njëzet metra nën sipërfaqe shtresave kodrinore ne Bojčik. Muret jane ,sikur koridoret,te ndertuara nga gure graniti, që janë të mbuluar me mozaikë te pushtimin e Aleksandrit. Përveç ksaj,ne brendsi gjindet edhe tetë shtylla me figurën e perëndisë Atlas duke mbajnë qatine, i njohur si caryatids. Në qendër të dhomës ,guri e cila është variante jonik greqisht të gdhendura Megas e Aleksandros (greqisht Μέγας A λέξανδρος ), ose Aleksandrit të Madh. Në anët e majtë dhe të djathtë të dhomë e nëndheshme është një Atlas caryatid dhe pjesa tjetër shpërndau mbi qoshet. Ne Varr jane gjetur edhe eshta te tjere,te 18 skelete njerëzore te cilit ishin me paisje ushtarake që besohet se i përkasin gardes personale te Aleksandrit. Supozohet se këta njerëz kane mbeturte gjallë në brendësi te varrit dhe ekan mbyllur hyrjen e tunelit duke shtyre blloqet e gurve per mbylljen e hyrjes se tunelit.

    Vendi per shkake te afersise te kufirit grek, jane siguruar nga forcë të fuqishme të policisë, dhe pranë tyre në vend, dhjetëra e ekipe te gazetarve. Drejtori i Përgjithshëm i Inspektorati i Republikës së Maqedonisë, si dhe ekspertë të Muzeut Kombëtar të Shkupit, në një deklaratë të përbashkët, than se jane gjeture mjaft skeleta te rujatur mirë, me plote veshje armatimi me ari dhe bronzi mburoja dhe shpata, në të cilit esht trajtuar Aleksandri. Gazetarët u tha atëherë ata do të mbahet gjatë konferencës për shtyp pasdite të cilat do të jenë rezultatet e detajuara e këtij zbulimi. Deklaratat janë bërë, megjithatë, punëtorët të cilët janë më përgjegjës për këtë zbulim.

    http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...b83a9Hxg3z47oA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 25-05-2012 më 12:06

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Shoku, ky lajm nuk eshte i vertete!

  9. #9
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Gomarllek sllavo-maqedon, prodhim fundor i Anusit te Nikolla Grueskit.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 25-05-2012 më 16:16
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Prejardhja e familjes mbretnore Trojane

    Prejardhja e familjes mbretnore Trojane


    Ramsezi II do te realizonte ëndrren e tij qe ti ripushtoje territoret qe i kishte patur dikur nder sundim para ardhesi i tij Tutmosis III por qe i kishte humbur pastaj gjatê sundimit te faraonit refomator Akenaton, ne vitin e katert te sundimit te tij. Pra per Ramsezin ishte me se vitale kjo betej kunder Hititeve te cilet e kishin marrur nje pike strategjike te sirise se sotme e pasur me drunje qe per egjiptianet ishte vital ky furnizim. Ramsezi II kishte vendosur ti ballafaqonte hititet ne Kadesh, qe konsiderohej një fortifikate e pamposhtur !
    Niset pra nga Pi-Ramsez, qyteti i tij buz deltës së Nilit, kalon nepermes Tçarru, Kanan, Tir dhe Biblos dhe futet në territoret e Amurus, këtu në befasi e sulmon princin Beteshina aleat i hititeve, i cili dorzohet pa kundershtim.
    Ramsezi II emron Nearincin aty si guvernator dhe kthehet në Egjiptë, kishte vrejtur se ende nuk ishte i gatshem ti sulmoje hititet këtë herë që ishin mu afër Amuru, i duhej një pergatitje e duhur kundër hititëve...

    Filloi pra te pergatiste ushtrine e tij, kishte vetem 1900 egjiptas kurse pjesa tjeter ishin mercenar, ne emsin e tyre edhe 2100 Sardanes, te cilet pasi e kishin sulmuar egjiptin rreth vitit 2010 ne kohen e faraonit Merop keta ishin dorzuar dhe tani luftonin ne krahun e faroneve, poashtu keta kishin edhe 2500 karroca me kuaj dhe te stervitur mirë. Niset ne muajin maj te vitit 1274(per disa burime tjera 1294) nga Egjipti duke kaluar në Kanan dhe Galile ku pastaj ngjitet luginës së Bekës për të arrijtur në Kadesh, Sirinë e sotme.

    Në anEn tjetër edhe hititët bëhëshin gati pËr këtë betej. Perandori hititë Muvatalli kishte ngritur një ushtri të përbërë nga një koalicion i shumtë i popujve të Azisë që këta ishin; Naharina, Arzauva,Dardanë, Kershkesh, Masa, Pidasa, Inuna, Karkisa, Lukka,Kizzuvatan,Karkemish, Ugarit, Kedi, Nuges, Mushaset, pra rreth 30 000 luftëtar e 3000 karrosa lufte.

    Në këto tekste egjiptase nga skribët e Ramsezit kuptohet se është edhe e teprueme kjo ngjarje, ku përkah numri i forcave, ai i zvogloj ushtarët e vetë në këto shkrime, dhe e tepron më hititët dhe gjoja se ai luftoi si luan, por në realitet, në këtë betej, perpakë shkoi koka...!
    Ta lëmi tani Ramsezin e të mirremi njëherë me aleatët e Muvatallit, përandorit hitite, ku në mesin e aletëve të tij, apo mund të thëmi, të mercenerëve, gjëjmi këtu për herë të parë në një tekst të shkruar egjiptas edhe emrin e "dardanëve" =dardi=si aleat të hititëve, perafersishtë nja 25 vite para Luftës së Trojës, ose rreth 500 vite para Homerit !

    Si e spjegojmi këtë ?
    Nëse e percjellim më kujdes kronologjin, atëherë duhët të këtë marrur pjesë në këtë luftë edhe vetë Priami, ku këto rrethana e sjellin si bashkohës të Ramsezit II, por nëse kjo beteja e Kadeshit është zhvillua më 1274 para krishti, si e thojnë disa të dhëna tjera por kemi edhe një dat më të perparshme të vitit 1294 më q'ka e hudh poshtë këtë ide ku Priami e Ramsezi do kishin patur mundësi të ishin bashkohës, por ka mundësi qe në këtë kohë për krahë hititeve duhet të ishte i ati i Priamit, Laomedoni ose si e quanin tirani i Trojës perndryshe i Laomedonisë sepse kështu e kishte emertuar Trojën pas vdekjes së babait të tij Iliosit(ilia).
    Në këte analiz mundohemi të lidhim prezencën e Dardanëve në Azië të vogël që nga Antikiteti i hershëm përmes shkrimeve që janê permendur si popull i fuqishëm e deri tek shuarja apo nderprerja e ç'do shenje në tekstet e autoreve që pasojnë deri në kohën e Krishtit dhe pas Krishtit për të perpiluar zingjirin e kësaj "Sages së gjatë të dardanëve" që mbijetoi deri në ditët tona.
    Përpos këtij shkrimi të vjetër egjiptas që e cekëm më siper, deri me sot e hasim emrin e dardanëve, edhe tek Homeri në eposin "Iliada" që i kushtohet luftës 10 vjeçare të Trojës deri në ramjen e saj finale nga Akejt rrth vitit 1250 para krishti ose 25 vite pas betejes së famshme të Kadeshit.
    Iliada njihet permes Homerit qe e shkroi këtë rrefim legjandar në mesin e shekullit VIII, si te themi, sot të shkruaje një kosovar për ramjen e Shkodres, 500 vite pas kesaj ngjarjes ! Pas ramjes se Trojës dardanët shuhën se egzistuari në Azi te vogël... kështu mendonim, por kemi hasur edhe në një dëshmi tjetër në një shkrim i vitit 404 para krishti ku autori grek Ksenofon permend dardanët, me saktesishtë, një princesh dardane me emrin Manja e cila ishte emruar guvernatore nga zatrapi pers, se dihet, në kete kohe Eoliden, kete regjion te turqise jug-perendimore e sundonin perandoret perse.
    Kjo princesha Manja, pra pasi qe ia vrasin burrin, vendos që ta ftoje zatrapin Persë tek ajo dhe ta luste atë që ta zëvendësoje pasi që princesha Manja iu ishte betuar zatrapit se do ti paguaje taktimet më rregull si më parë që e kryente këtë detyrë me nder edhe i shoqi i saj, kështu që Manja ia mbush mendjen zatrapit. Emrohët, princesh e gjithë Eolides.
    Nëse e pranojmi faktin se tê parët që themeluan Trojen ishin kolonizues, pra të ardhur nga gadishulli ilirik, atëherë kuptohet se kolonit nuk mund të ken patur jetë të gjatë asnjëherë, kjo dihet, po sipas mendimit tim, kjo dinasti ka zgjatur vetëm 150 vite dominimi në Frigji dhe pastaj është zhvëndosur diku tjetëer, një pjesë ndoshta ka kaluar tek Hititët dhe Mitanët apo Hiksosët e tjerë të cilët kalojnë në Traki ku e gjejmi edhe sot ne disa toponime tË Bullgarisê së sotme emrin e luginë së trojanëve.

    Shpeshehere Trojanet i qunin autoret e huaj si "dardanet" edhe ne "iliad "qe ne fillim mirepo aty ne Frigji nuk kishte vetem dardanë(nga kosova e dikurshme) te dinastis nga Dardani i permbytjes por kishte edhe autokton, pra frigjian dhe trakë.

    Shtrohet pyetja; a thua mos ndoshta ka vijuar te mbijetoje edhe me tutje fisi dardan ne azi deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh ?
    Dardanet ne Azi pra ishin te detyruar te bashkepunonin me perset por me ramjen e Dariusit nga Aleksandri ndoshta edhe keta dardanet e pesojne keqe si aleat te perseve apo ndoshta edhe iu kane nenshtruar Aleksandrit me deshir deri ne Karakurum ?
    Del pra se keto fiset Burrashët qe i hasim sot ne Pakistan nuk e besoj qe jane ushtar ilirë apo maqedonas por një pakicë trojanesh qe shpetuan nga ramja e Trojes dhe pas ramjes se perandoris perse iu kane bashkangjitur Aleksandrit deri ne Pakistan ?
    Dihet mirë se Aleksandri kishte pas veti vetem 1000 ushtarë ilirë, kuptohet betej pas beteje do te jene zhdukur kurse dardanet e Eolides(krahinë afer vendlindjes se Homerit) me ne krye princeshen Mania mund te ken qene me shumë dhe ka mundesi qe te jene shperngulur atje ne pakistan ngase pas Aleksandrit me nuk permenden askundi si popull ne Azi te vogel.
    Si humben pra keta dardanet e fundit te Eolides, ku shkuan ?
    Apo mos jetojne ende diku ne turqine e sotme ku do te kene humbur edhe gjuhen e tyre e zakonet ?
    Shihet qart nga kjo se dardanet nuk pranonin asnjehere te jene greke dhe as qe te binin nder sundimin e tyre andaj kan pranuar me pare te bien nën sundimin persë se sa grekë.
    Qka mund te shtojmi tjeter perpos kesaje se ne Azi te vogel dokumentohet qe ka patur koloni dardane dhe ate 400 vite pas Homerit apo 800 vite pas ramjes se Trojës, sipas Xenofonit dhe gati 30 vite para luftes se Trojës ne kohene Ramsezit II mirepo Ksenofoni jep kete vulosje se me te vertete Homeri nuk i ka nxjerrur dardanet si emer ne Azi te vogel koti si mit por fakt i gjallë, ata jetuan brez pas brezi edhe pas ramjes se Trojes.
    Pasi qe shtjelluam ne teresi permes teksteve te vjetra duke filluar atyre egjiptase te kohes se Ramsezit II si dhe sipas Homerit në "Iliada" mandej edhe Ksenofoni na e vertetoi se Dardanêt kane egzistuar edhe pas Homerit deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh- diku kah viti 333 para krishti, shtrohet pytja tani;
    A mos kane krijuar Trojen e dytë kjo koloni dardane diku me tutje kah lindja ne Dardastanin e sotem per te vijuar Sagen trojane apo ku vajten ?

    Origjina e familjes mbretnore Trojane

    Priami ishte një mbret i një qyteze shumë të pasur dhe më një periardhje prestigjioze ku radhiten një vargë paraardhës tê tij në Iliada ku rrallë hasim në mitologji personazhe më një gjenealogji aqë të gjatë dhe direkte. i pari i tyre ishte Dardanosi, Eriktoni, Trosi, Ilosi e Laomedoni i j'ati i tij. Ndersa i j'ati i Dardanosit sipas mitit, ishte Zeusi që dëshmon se lidhja e Zeusit mê familjen mbretnore trojane ishte e pa kputur. Tre emrat, Dardanos, Tros dhe Ilos janë eponime që mund të revanikohen si emra të veçantë, jo grekë, kurse Eriktoniosi dhe Laomedonin i gjejmi edhe tek grekët. Në katalogun e trojanëve Dardanosi njihët si eponim i i Dardanëve dhe aleat i trojanëve, ose edh si trojanë, në Iliad dardanët udhhiqen nga Eneu pasi qe edhe burime të mëvonëshme dëshmojnë se Dardanët fomonin një popullësi të madhe në Gadishullin Ilirikë që kishin kaluar në azi të vogël. Në Iliad Dardanosi pêrmendet nga Eneu kur ky ndeshet përballë Akilit, ai e gjënë të nevojshme që ti tregoje Akilit se nga rridhte dhe i pershkruan atij degën gjenealogjike të tij që nga ardhja e Dardanosit në rrreze të malit Ida, se atëher e ende Ilioni apo Troja nuk egzistonin, dhe me tej nga Posejdoni mësojmi se Dardanosi për Zeusin ishte shumë i shtrenjtë.
    Tradicionët posthomerike njohim edhe shumë emra të tjerë grat e Dardanosit, ato heroin e sjellin edhe nga Arkadia, nga Kreta, nga Italia apo Etruria. Te ju permendim se Dardanosi duhej të ishte bashkëkohës i Kadmit, apo së paku 50 vite pas tij, që mund të llogarisim se ai ka jetuar rreth vitit 1500 deri 1450 para krishti, që perputhet më epokën e Kadmit të ardhur nga Fenicia. Mirëpo ardhja e Dardanosit nga Italia më siguri është një epizod më e vonshme romake që eshtyjnë këtê lidhje familiare mu në ato vende ku pastaj Virgjili e shetit Eneun mu në këto vende për të dëshmuar gjoja se Eneu u kthye në atdheun e të parve të tij në Italië andej nga vinte edhe stergjjyshi i tij Dardanosi. Emrin Dardanos e gjejmi te ardhur edhe nga Trakia, Frigjia apo ndoshta edhe nga Venetët e Ilirisë. Emri i Dardanosit është i lidhur më Ilirët, përmes fjalës "dardh" që ka kuptimin edhe të një shtizës, heshtes ku forma e majës së saj është në formën e dardhes, nga kjo armë pra me siguri se vjenë edhe shprehja e njohur tek ne kur thuhet se "dardha e ka bishtin mbrapa" do thotë shtizën e drurit si armë lufte më dy kuptime mirëpo emrin "dard" e hasim edhe tek fjalori keltik e sidomos gjermanë ku kjo "darda" është një shtiz në form të dardhes me çka perforcohet ideja se edhe Dardanosi i Iliades spjegohet sot pêrmes gjuhës shqipe dhe se vinte nga trojet shqiptare të lashta.
    Poashtu emrin e dardanëve e gjejmi edhe në hieroglifet egjiptiane, të kohës së Ramsezit II-të rreth vitit 1286 gjatê betejes sê Kadeshit në Sirinë aktuale.
    Prinderit e Dardanosit;
    Shumica e autorve e cekin se Dardanosi ishte i biri i Zeusit dhe Elektres, sipas të dhenave të Heziodit, pra, Elektra kishte lindur Dardanosin dhe Etionin që të dy vllëzërit kishin për grua Demetrën këtë hyjni me çka irritohet Zeusi dhe e denon. teksti është i pjesërishëm por një pjes nga ky tekst është restorua.
    Ndërsa Serviusi, autori tjetër latinë e spjegonmë ndryshe ku ai thotë se Elektra ishte dashnorja e Zeusit por njëherit ishte gruaja e mbretit Koritos të italisë, dhe se Dardanosin e kishte nga Zeusi kurse djalin tjetër Iasionin e kishte mê Korintosin, burrin e saj.
    Sipas Likofronit, Elektra ishte e bija e Atllasit, lindi nga Zeusi Dardanosin dhe Iasionin që ky i dashuruar në Demetrën u vra nga rrufeja e Zeusit. Mirëpo këtu, në dallim nga versioni i mê sipêr, Serviusi na mëson se Iasioni vritet nga Dardanosi në një dyluftim për shkak të Demetres ndërsa autori tjetër Laktans na thotë se Dardanusi si edhe Iasioni qê të dy ishin bijêt e mbretit Korintos e jo të Zeusit.Sa i perketë grave të Dardanosit edhe këtu kemi versione të ndryshme. Denisi i Halikarnasit thotë se Dardanosi ishte martuar më Krizen, në Arkadië, ku mê vonë ik nga Arkadia. Diodori i Sicilisë thotê ndryshe, Dardanosi martohet më Batejën, ndoshta Bahtijën ?...të bijën e mbretit të Frigjisë, Teukerit ku mê vonë pas vdekjes së Tekerit Dradanosi trashigon fronin mbi tokat e Frigjisë. Arriani, një historianê tjetër e thotë të njejtin version por ai e cekë se Dardanosi u martua më te dy vajzat e teukrosit, Nezon dhe Batejën, më të parën pati njê vajzë tê quajtur që e quajti Sibellë e njohur më vonë si profetese e Frigjisë, e më Batejën pati Eriktonin dhe Ilosin. Eustashe permend edhe një grua tjetE¨r të Dardanosit që quhej Mirina dhe se autori këtu dyshon në mes Bateja dhe Aristes, ndërsa versione tjera e cekin se Dardanosi u martua më Ariste bijën e mbretit Teukros të ardhur nga Kreta.
    Denisi i Halikarnasit thotë se Atllasi ishte gjyshi i Dardanosit, më origjine nga Arkadia me çka iu lejohet e drejta romakëve ti quajnë edhe grekët si romakë autentik ndërsa Virgjili Dradanusin e njehë më origjinë nga qyteti romakë Koritus më çka i jep të drejten ta shkruaj Eneiden dhe ta sjelli Eneun në trojet e të parve të tij.Autori tjetër Apolliosi i Rodës Dardanosin e nxjerr nga ishulli i Samotrakës, sespe aty jetonte Elektra, e bija e Atllasit, e quajtur edhe ndryshe më emrin Strategjie por edhe Elektrione sipas Helenikosit të Lesbosit. Mirëpo Denisi i Halikarnasit më tej shton se e bija e Pallasit, Krize kur martohet më Dardanosin, kjo i sjellë më vete si të pame, dhurata të shtrenta nga Atena, që ishin plotë më mistere si palladioni i shenjtë, krijuar nga perenditë e mëdha. Kur arrinë pastaj në Samotrakê Dardanosi më keto dhurata të shënjta, aty nderton një tempull për ti nderuar këto simbole të shenjta dhuruar nga perendia diku Athenes, ku mê vonë kjo figurina misterioze e Palladiumit bartët edhe në Ilion. Arktinosi thotë se ky palladioni i shenjtë ishte dhurat e Dardanusit që i kishte falur Zeusi e jo e Athenes mirëpo Akejët në luften e Trojës kishin vjedhur vetëm se një kopje të saj e jo origjinalin që ishte i fshhur në Trojë dhe pas ramjes së Trojës Eneu e merr mê vehte dhe e dergon në Itie ku sherben si bazament ndertimit të Romës. Pra Dardanosi i solli keta penatet nga Samotraka në Frigji kurse Eneu sipas Virgjilit i merr këto mistere te perendive dhe i dergon në Italië. Si e dijmi mê vonë, gjatë sulmit te Galëve nga Belgjika nê krye më Brenusin, në vitin 389 para krishti ku më këtë rast rrethohet Roma, prifterinjët romakë nxjerrin nga arka e moçme këtë Palladiumin që e kisht sjellur Eneu dh pasi që shikon me sy Brenusi, nga frika mer arratinë dhe heq dor nga rrethimi i Romës.
    Kemi edhe dëshmi tjera se Palladioni i famshêm i Dardanosit ishte në Samotrakë se permendet edhe tek autor tjerë se kur Kadmosi martoht më Harmonin, shkojnë aty te dy në këtê tempull të shenjtë te këtyre mistereve. Mandej edhe perendit tjera iu sollen dhurata Kadmosit e Harmonisë, nëmesin e dhuratave ishte një fyell dhurat nga Hermesi. Mirëpo kur Dardanosi vëndoset nga Samotraka nê Frigji, së pari themelon një qytet që merr emrin Lirnos, sipas kësaj dhurates nga Hermesi, aty Dradanosi kishte lënë fyellin e famshëm, mirëpo kur Akili pushton Lirnosin e merrë këtê fyell magjikê më vehte. Sa i perketê mistereve të Samotrkës, është interesante se po nê të njëjtin vendë takohën këty në Samotrakë edhe Filipi i Maqedonisë dhe Olimbia ku pastaj martohën, pasi që më parë, Olimbia i kushtonte rëndësi këtij vëndit të mistereve dhe ishte adhuruese si falltore e magjive të fshehura.
    Sipas versioneve tjera, Dardanosi i kishte shkuar nê ndihmë mbretit të frigjisë Teukrosit, ku pas vdekjes së mbretit Dardanosi trashigon tërë Frigjinë, themelon qytetin e tij të parë Dardania buz hyrjes së kanalit që lidhte Detin e Zi më Egjeun ku deri atëherë quhej Teokria, me ardhjen e Dardanosit në fron ky vendë u quajt Dardania, që sipas autorve varri i tij ishte jo largë Trojës. Më vonë, Dardania, Ilion dhe Troja njihën më emrin Trojada. Diodori i Sicilisë thotë se pasi që Dardanosi e themeloi një qytet mê emrin Dardani në Frigji, ai dergon edhe kolonë të tjerë nê Trakië.
    Si duket pra, ka patur një pshtjellim sa i përketë periardhjes së Dardanosit, në këtê regjion, të afërt nga Dardania e Ilirisë, i afërt nga mali Ida, në Abidos, kurse Virgjili e nxjerr Dradanosin si babai i Ilionit dhe themeluesi i këtij qyteti.( Por nga ana e lexuesit tonë, per çudi, asnjëri nuk e vrejti se Virgjili revadikon Dardanosin si pasardhes romakë.. qe shkoi nga Italia dhe u kthye, ndërsa ne e kuptojmi ndryshe, duke e interpretuar se gjoja Dardanosi nga Dardania shkoi e themeloi Romen, por ne realitet referancat e Virgjilit tregojne ndryhe se ai politikishte e kryen procesin e tij duke e nxjerrur Dardanosin nga italia, peresri e kthen pas 150 vite Eneun ne vendin ng kishte dalur i pari i tyre Dardanosi nga Korita e Italisë.. dhe ketu, me vje keq se lexuesi yni nuk e ka kuptuar mire mesazhin e Virgjilit, en mendjen tonë ai na theuri neve lavdi por ne realitet qeslsi i enigmes eshet diku tjeter, pra tek propaganda dhe perfitimet ne mas duke e manipuluar shpirtin e popullit te romes se vjeter me ane te mitologjisë)
    Sipas të gjitha këtyre të dhënave, kuptohët se Dardanosi në Frigji nuk ishte autokton poashtu edhe dardanët ishin një popull i ardhur ose nga Traka ose nga Arkadia ose nga Ilira.


    Burimet; janë nxjerrur nag Fjalori i Iliades Gerar Watlette univ Liege. Biblioteka St-Génviéve Paris, Beteja e Kadeshit nxjerru nga një blog në internet; Bataille de Quadesh, perktheu dhe pershtati kreksi për rilindjen ilire shqiptare 2011
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Gjenealogjia e familjes mbretnore Maqedone
    Duhet cekur se emrat e vjetër të gjithë janë ndryshuar sot më emra të rinjë poashtu edhe Aigai, është shëndrrua në Vergina, mirëpo dinastia e mbretërve maqedonas është e Argeadëve, mbreti i parë ishte:
    ARGEU, shek VII, p.k, pastj,
    AMINTASI i I-rë, vasali i Dariusit te parë, pastaj vjenë,
    ALEKSANDRI I-rë pas tij vjenë,
    ALKETA II-të, i fundit i kesaj dinastije por;
    ALEKSANDRI i I-rë njihet si babai dinsastis se re Maqedonase ku djali i tij;
    PERDIKASI i II-të merr ne dor mbetnin, ne vitin 448, pas tij vjen
    ARKELAOS dhe ARKELAOSi i II-te, edhe kjo rrenjê shuhet me Orestin dhe kete te fundit e fillon Dinastija tjeter e re qe vjene direkt prej..
    ALEKSANDRIT të I-rë 454 pk, i biri i Amintasit I-rë, (ku kjo helmete duhet te ishte e tij apo e ksaj epoke) tani vjenë
    AMINTASI i II-të i cili martohet me princeshen Iliriane
    EURIDIKEN dhe lindin=
    ALEKSANDRIN e II-të,
    PERDIKAS II dhe Filip II, këta tre ishin prijsa të ilirëve nga e ëma e tyre Euridika, keta dy te paret u vranë, mbeti vetem
    FILIPI i II-të nip Ilirian i cili u martua me një princesh dardane nga rrenja e Bardhylit dhe lindi një djalë, 10 vite para Aleksandrit, por pastaj u martua edhe më
    OLIMBINE e Molosëve më te cilën lindi,
    ALEKSANDRI i Madh, si e shohim:
    FILIPI II-të poashtu edhe
    ALEKSANDRI i -III-të apo,
    ALEKSANDRI I MADH janë me periardhje ilire, pa dyshim se edhe kjo dinasti eshte ilire por në trojet e maqedonise së vjetër ku nuk paten asnjë lidhje gjaku përmes martesave më helenët por vetëm me ilirët. ( bazuar sipas Figaro hors series nov. 2011)
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendoj se aleksandri i madh do i ket eshtrat por dhe nje pjes te thesarit diku ne malet e gor-oparit..
    sipas nje dorshkrimi ku mendohet se pershkruhet ne te vendi.. i varrit te aleksandrit.. thuhet se ai vend quhej petrus camos.. dhe ndodhej mes malesh e pyjesh te pashkelur gjer ahere..
    profesori austriak hans cimerman .. mendon se eshte fjala per vendin qe ne popull i thon guri i kamjes..
    kte mendim ka dhe profesori bulent ygllizllar i stambollit..

    pra ka shum interes per thesarin e lekes se madh..
    thuhet se kishte shum syndyqe me gur diamanti e rubini e esmaraldi.. plus flori e serm e platin..

    lum kush i gjen..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621
    Arkeologet bullgare në afersi të fshatit Sveshtar kan gjetur nje numer të madh artefaktesh me vlere, mes të cileve edhe kurorën e artë dhe artefakte të tjera që supozohet se jane te Filipit te II tE Maqedonise, babait te Aleksandarit të Madh.Sipas arkeologeve gjesendet dhe artefaktet e gjetura janë përdorur për ritualet e varrimit të prijësit Filipi i Dytë. Guri i varrit i gjetur i takon periudhës së fundit të shekullit të IV, para erës sonë, dhe i ka takuar thrakeve, që kishin vënë kontakte me grekët e vjetër. Në mesin e artefakteve të gjetura janë edhe një unazë ari, 44 figura grash dhe 100 simbole tjera te arit.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mendoj se aleksandri i madh do i ket eshtrat por dhe nje pjes te thesarit diku ne malet e gor-oparit..
    sipas nje dorshkrimi ku mendohet se pershkruhet ne te vendi.. i varrit te aleksandrit.. thuhet se ai vend quhej petrus camos.. dhe ndodhej mes malesh e pyjesh te pashkelur gjer ahere..
    profesori austriak hans cimerman .. mendon se eshte fjala per vendin qe ne popull i thon guri i kamjes..
    kte mendim ka dhe profesori bulent ygllizllar i stambollit..

    pra ka shum interes per thesarin e lekes se madh..
    thuhet se kishte shum syndyqe me gur diamanti e rubini e esmaraldi.. plus flori e serm e platin..

    lum kush i gjen..
    Une e kam pare gurin e kamjes ,duket nga rruga kur shkon per ne Korce ,madje nga larg guri duket si koke kali,di dhe nje fakt tjeter qe ne maje te tij ka qene Neritan Shehu me nje helikpter te Natos......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ja dhe Guri i Kamjes........
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?

    Qenka teper interesante, mrekulli e antyres por me siguri se ka edhe fshehetesi ketu..a eshte eksplorua ky vend e ndonjehere ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #18

    Për: Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Gjenealogjia e familjes mbretnore Maqedone
    Duhet cekur se emrat e vjetër të gjithë janë ndryshuar sot më emra të rinjë poashtu edhe Aigai, është shëndrrua në Vergina, mirëpo dinastia e mbretërve maqedonas është e Argeadëve, mbreti i parë ishte:
    ARGEU, shek VII, p.k, pastj,
    AMINTASI i I-rë, vasali i Dariusit te parë, pastaj vjenë,
    ALEKSANDRI I-rë pas tij vjenë,
    ALKETA II-të, i fundit i kesaj dinastije por;
    ALEKSANDRI i I-rë njihet si babai dinsastis se re Maqedonase ku djali i tij;
    PERDIKASI i II-të merr ne dor mbetnin, ne vitin 448, pas tij vjen
    ARKELAOS dhe ARKELAOSi i II-te, edhe kjo rrenjê shuhet me Orestin dhe kete te fundit e fillon Dinastija tjeter e re qe vjene direkt prej..
    ALEKSANDRIT të I-rë 454 pk, i biri i Amintasit I-rë, (ku kjo helmete duhet te ishte e tij apo e ksaj epoke) tani vjenë
    AMINTASI i II-të i cili martohet me princeshen Iliriane
    EURIDIKEN dhe lindin=
    ALEKSANDRIN e II-të,
    PERDIKAS II dhe Filip II, këta tre ishin prijsa të ilirëve nga e ëma e tyre Euridika, keta dy te paret u vranë, mbeti vetem
    FILIPI i II-të nip Ilirian i cili u martua me një princesh dardane nga rrenja e Bardhylit dhe lindi një djalë, 10 vite para Aleksandrit, por pastaj u martua edhe më
    OLIMBINE e Molosëve më te cilën lindi,
    ALEKSANDRI i Madh, si e shohim:
    FILIPI II-të poashtu edhe
    ALEKSANDRI i -III-të apo,
    ALEKSANDRI I MADH janë me periardhje ilire
    , pa dyshim se edhe kjo dinasti eshte ilire por në trojet e maqedonise së vjetër ku nuk paten asnjë lidhje gjaku përmes martesave më helenët por vetëm me ilirët. ( bazuar sipas Figaro hors series nov. 2011)

    Me prejardhje nga vija e nenes mendon?
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    Me prejardhje nga vija e nenes mendon?
    Amnistasi I-rë (katragjyshi i Lekse..
    ALEKSANDRIT I-rë 454 pk,
    Aleksandri II,martohet me Euridiken iliriane..
    PERDIKAS II dhe Filip II,(predikasi
    Aleksandri III-të ose Leka i madh
    ..me nje fjale, gjyshja e Aleksandrit ishet iliriane e ema poashtu, molloser..
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #20

    Për: Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?

    ne rregull ajo, po a mund te themi se njeriu e ka prejardhjen nga nje popull nese e ema e tij eshte e atij populli? Ne kete rast, nese Aleksandri i Madh e ka pas nenen ilire apo gjyshen, a mund te themi se ai eshte me prejardhje ilire?
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •