Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 438 prej 438
  1. #421
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ta bejme sistemin shendetsor si ne amerike fare , edhe pse shume i afrohemi.
    Ti leme njerezit qe skane lek te vdesin ne rruge ne gjendje te rende shendeti.

    Kjo eshte zgjidhja e vetme, pretendojme emigrantet e ameriqes. lol

    Apo se mos u vjen keq per jete njerezish ketyre!! -- Ne bote jo , por kane qejf te komentojne cik si teper, si gam gama qe i ka bere ai shtet gogol.

    Ngushellime familjareve per humbjet e tyre.
    Te ishte ne Amerike do e kishin kuruar dhe pastaj do i kishin cuar faturen disa mijera dollareshe me poste. Ose do kishte ndihme mjekesore nga shteti nese nuk kane te ardhura. Por ja qe jane ne Shqiperi dhe leket duhet te te jepen paradhenie dhe ne dore, mundesisht mjekut personalisht.

  2. #422
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    40 turistë hollandezë shpëtojnë për mrekulli në qafën e Llogarasë

    Ka shpëtuar për mrekulli duke ndaluar një tjetër aksident si ai i Himarës që i morri jetën 13 personave.
    Një autobus me 40 turistë hollandezë ishte nisur drejt bregdetit dje dhe sapo ka filluar zbritjen e Llogarasë rreth orës 12:30, ku janë dhe lokalet e para ai ka rrëshqitur dhe për pak centimetra desh ka përfunduar në greminë.

    Moti i lagësht me shi që kishte krijuar terren rrëshqitës, por edhe ngushtësia e segmentit në kthesë bëri që autobusi i gjatë dhe me përmasa mbi standardin e rrugës të kishte vështirësi për të manovruar.
    Më pas shoferi ka arritur të frenonte dhe të zbriste pasagjerët ndërkohë ka kërkuar ndihmë nga shoferët e tjerë që mund ta ndihmonin.

    Policia e Vlorës ka mbërritur menjëherë dhe janë përpjekur që të tërheqin mbrapsht autobusin por kavot që përdorën u këputën. Më pas një kamion arriti të tërhiqte autobusin ku nëpërmjet këtij kamioni autobusi mundi të drejtohej dhe të futej në rrugë.
    Dëshmitarë të tjerë tregojnë se autobusin e ndante vetëm një pëllëmbë nga gremina.
    Më pas autobusi u shoqërua deri në Vlorë nga policia për të shmangur mundësinë e ndonjë aksidenti.

    Nga: Lajme.gen.al
    E gjobiten autobusin qe ishte futur ne nje rruge ku nuk lejohej per shkak te permasave?

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po te ecet me kujdes.. shmanget aksidenti..

    por.. nuk mjafton njeri i kujdeshem..
    duhen te gjithe te jen te tille..

    po te gjith nuk behen..
    athere shnosh kondaku xhandarit..
    pra shteti e detyron pismiletin te eci me kujdes..
    pra shteti ka pun shum per te bere..

    mos harrojme se shteti shqiptar kurre nuk e ka pa si detyre me rendesi.. edukimin ne trafik..

    shoferet e bllokmenve e nen bllokmenve e sidomos te nen nen nen bllokmeneve mburreshin se sa shpejt ecnin e se si nuku pirdhshin per polica e kembesore..

    perjashto ketu..shoferet e enverit e te ndonji ramizi apo adili.. kusuri pastaj qe nga lart deri tek shoferi i kryetarit te kooperatives se konsumit kosit kavaje.. benin dhizmat..

    e kjo fryme e zakon vazhdon dhe sot me sojin e shofereve..

    perfshire dhe shoferet e qeveritarve te pas 90-tes qe jan treguar akoma me harbuta..

    por.. sejcili duhet te ruaje kalamaqerit e vet.. .. derisa te edukohet pis milet.. diku nga viti 2054..

    '

  4. #424
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Me ne fund, diten e djeshme kishte patur nje vale arrestimesh ne qarkun e Durresit, qe lidheshin pikerisht me kete fenomen. Ishin arrestuar disa persona per mashtrim/falsifikim dokumentash prane drejtorise se SGS, qe ben te mundur Kontrollin Teknik te Automjeteve ne Republiken e Shqiperise. Ishin arrestuar Inxhiniere e drejtues te kesaj kompanie per arsyen se ksihin mashtruar qytetaret dhe kishin shkelur ligjin gjate kontrolleve teknike. Gjithashtu ishin arrestuar dhe po hetohen edhe agjentet e kompanive te Sigurimeve qe kane paisur me siguracione keto automjete me te cilat eshte mashtruar ne kontrollin teknik.

    Le te shpresojme qe ky operacion te shtrihet ne te gjitha qarqet e vendit dhe te mos lejohen te tilla neglizhenca e te shkelet ligji ne kete institucion. Per mua, sic e kam thene dhe me perpara eshte burimi kryesor i 90% te aksidenteve qe ndodhin ne Shqiperi.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #425
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nëntë zyrtarë në pranga për kolaudimet, përgjimet zbulojnë rrjetin e prostitucionit

    9 persona, përfaqësues të Drejtorisë së Rrugëve, kompanisë private të kolaudimit të mjeteve dhe të kompanive të sigurimit janë arrestuar dje nga policia në Durrës në një superoperacion të mbyllur pas 4 muaj hetimesh dhe përgjimesh. Policia e Durrësit njoftoi se në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi kanë finalizuar operacioni e koduar “Kolaudimi 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan 9 persona, ndërkohë falë përgjimeve që po kryheshin për këtë operacion u zbulua edhe një rrjet prostitucioni. “Një prej të arrestuarve është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, 3 janë punonjës të kompanisë së kontrollit teknik të automjeteve “SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, dhe 5 janë agjentë të kompanive të sigurimeve”, njoftoi policia. Të arrestuarit sipas saj ishin përfshirë në një skemë korrupsioni, që detyronte shoferë apo drejtues mjetesh të jepnin para nën dorë për të kaluar verifikimin teknik të mjetit, edhe nëse ky nuk i plotësonte kushtet.

    Arrestimet

    Mësohet se operacioni i arrestimeve ka ardhur në mënyrë tepër të befasishme. Gjatë mëngjesit të së hënës, makinat e mbushura me punonjës të policisë kanë zbarkuar në ambientet e kompanisë së kolaudimit dhe kanë ndalur procesin e punës duke kontrolluar e sekuestruar të gjitha dokumentacionet që punonjësit dispononin, ndërsa ky kontroll është finalizuar me rreth 9 të arrestuar në lidhje me këtë çështje, të cilët dyshohen të jenë të implikuar në lëshimin e certifikatave të gjendjes së kontrollit të automjeteve. Ndalimi i punonjësve të kolaudimit dhe atyre të kompanive të sigurimeve mësohet të jetë bërë pas një pune operative disamujore nga ana e Task-Forcë e Prokurorisë së rrethit të Durrësit. Burime konfidenciale kanë bërë të ditur se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë abuzuar në dhjetëra raste në dhënien e dokumentacioneve të rreme, duke i pajisur mjetet me letra kontrolli, pa kaluar në proces kolaudimi. Policia tha se arrestimet janë bërë “nën akuzën e kryerjes së veprave penale të ‘korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, si dhe ‘falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve”.

    Hetimi

    Policia dhe prokuroria kishin njoftim se persona të ndryshëm paguanin para për të marrë kolaudimin, ndërsa menjëherë kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast. Sipas prokurorisë dhe policisë, përgjimet telefonike, ato fotografike dhe regjistrimet filmike kanë filluar që në muajin shkurt dhe kanë vijuar deri dje, kur është dokumentuar veprimtaria e të gjithë personave të ndaluar. “Gjatë ecurisë së këtij hetimi rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave, si dhe plotësimin e dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike”, – njoftoi policia. Nga të dhënat mësohet se shumat që paguheshin për të mundësuar këtë shërbim varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë veç të arrestuarve është pezulluar edhe aktiviteti i Bruno Shazivarit, inspektor i Kontrollit në Rrugë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

    I ndjekuri për korrupsion çoi policinë te rrejti i prostitucionit

    Nga burime të policisë mësohet se ndjekja e njërit prej të arrestuarve, Idriz Hoxhës, agjent i një kompanie sigurimesh i përfshirë në këtë linjë korrupsioni me kolaudimin e mjeteve, zbuloi një grup të shfrytëzimit të prostitucionit dhe solli arrestimin e 6 personave, 2 të akuzuarve për tutorë dhe katër femrave. Policia nuk ka ngritur ndaj Hoxhës akuzë në lidhje me këtë rast, çka lë të kuptohet se 20-vjeçari mund të ketë qenë vetëm një klient i grupit të prostitucionit. “Nga hetimet intensive të kryera u bë i mundur arrestimi dhe ndalimi i 6 shtetasve të tjerë nën akuzën e kryerjes së veprave penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”, dhe “ushtrimit të prostitucionit”, njoftoi policia.

    Të arrestuar për korrupsion

    1. Eugen Gjyzeli, 39 vjeç, banues në Shijak Durrës, me detyrë administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

    2. Albert Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë e Madhe Kavajë, me detyrë inxhinier mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

    3. Lipion Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë inxhinier mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

    4. Artur Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë inxhinier mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

    5. Idriz Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

    6. Indrit Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

    7. Arben Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

    8. Ilir Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

    9. Enri Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

    Të arrestuar për prostitucion

    1. Artur Shusha, vjeç 44, banues në Patos

    2. Pëllumb Elezi, vjeç 51, nga Tirana

    3. 4 vajza me inicialet N. N., A. Q. A. B. dhe I.M.

    Mapo
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #426
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin

    Bravo policise!!!!

    Te vazhdoje me ket ritem...

    Me mir kto kriminelo-hajduter ne burg, se sa t'vdesin njerez t'pafajshem.

    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #427
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    E gjobiten autobusin qe ishte futur ne nje rruge ku nuk lejohej per shkak te permasave?

    Ket nuk e di, por nese ka shkel rregullat rrugore patjeter duhet t'gjobidet, dhe rend biles.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjith cuna te rinj 24 vjecara ata inxhinieret mekanike qe kontrollojne mjetet..

    po ku di cesht makina nje inxh i sapo dal nga shkolla..

    kulmi..

    korrupsion..

    fusin ne pune cunat e miqve..

  9. #429
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    I ndjekuri për korrupsion çoi policinë te rrejti i prostitucionit

    Nga burime të policisë mësohet se ndjekja e njërit prej të arrestuarve, Idriz Hoxhës, agjent i një kompanie sigurimesh i përfshirë në këtë linjë korrupsioni me kolaudimin e mjeteve, zbuloi një grup të shfrytëzimit të prostitucionit dhe solli arrestimin e 6 personave, 2 të akuzuarve për tutorë dhe katër femrave. Policia nuk ka ngritur ndaj Hoxhës akuzë në lidhje me këtë rast, çka lë të kuptohet se 20-vjeçari mund të ketë qenë vetëm një klient i grupit të prostitucionit ...

    Hahahahahaha

    Idrizit ja paskan nxi surratin. Klient prostitutash çuni 20 vjeç ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #430
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Himare;Autobusi ra me 20 kilometër në orë.

    Ndryshe nga sa pretendon Policia e Shtetit se autobusi që ra në Qafën e Vishës në Himarë, ishte me shpejtësi, ekspertët privatë, të punësuar nga familjarët dhe të afërmit e shoferit Çela, thonë se autobusi ishte me 20 kilometër në orë. Siç raporton GSH, ekspertë privatë rrugorë janë angazhuar me hetimet këto ditë, për llogari të familjarëve të shoferit Pëllumb Çela. Ata thonë se kutia e shpejtësisë së automjetit shënonte 20 km/orë në momentin e aksidentit. Ata dyshojnë për ndonjë defekt teknik në mjet. Ndërkohë ekspertiza ka nxjerrë se shoferi nuk kishte probleme shëndetësore dhe as nuk kishte konsumuar alkool. Deri më tani autobusi nuk është nxjerrë akoma nga gremina. Mësohet se autoritetet kanë kontaktuar me një firmë që do e nxjerrë autobusin, i cili ruhet nga policia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #431
    Ka lexuar ndokush si e shpjegon ekspertiza e dyte shenjen aq te gjate dhe te forte te frenimit, duke patur nje shpejtesi vetem me 20 km?

    A jane marre parasysh deshmite e atyre qe kane qene duke udhetuar pas autobuzit dhe vete vajzave qe ishin ne autobuz, qe shoferi ishte me shpejtesi?

    Kur diskutohen problemet shendetsore, eshte marre parasysh fakti qe mund te jete stres, gjume apo lodhje? (nje nga artikujt citonte vellain e shoferit i cili thoshte qe shoferi sapo ishte kthyer nga nje udhetim i gjate nga Korça)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #432
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ajo qe ndodhi ndodhi dhe nuk mund te kthehet me.........
    Secila pale do mbroje hipotezen e vete,dhe e verteta ma do mendja duhet te jete diku aty ne mes.
    Rruga Vlore-Sarande eshte nga me te veshtirat dhe ne shume pjese te saj eshte jash standarteve.
    Sinjalistika le shume per te deshiruar........tabelat treguese shume te pakta ne numer jane edhe shume te vogla sa qe here here nuk bien ne sy fare
    Kthesat jane shume te forta,shto ketu edhe pjerrtesine e rruges, edhe me makine te vogel eshte e veshtire ti maresh e jo me autobuze 50 vendesh.
    Per mendimin tim autobuzet e medhenj nuk duhen lejuar te kalojne ne kete segment rrugor.

  13. #433
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    te pretendosh per 20 km ne ore me ato shenje frenimi ne rruge eshte cmendur thjesht mund te thuhej qe u fut ne kthes me shpejtesi dhe ndodhi ajo qe ndodhi ske ci ben pakujdesi ishte . pastaj shqiperi hesapi jemi cdo gje mund te besohet nga autoritetet gjykuese nuk eshte rasti i par dhe shpresojme te jete i fundit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  14. #434
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Nuk ka gjë më qesharake se sa ajo ekspertizë që thot se autobuzi ka qënë me 20km/h.
    Sikur kjo të ishte e vërtetë atij autobuzi do ti mjaftonte një gomë me frena dhe do kishte ndaluar 20 herë.

  15. #435
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Sa ua paskan marre paret kot investiguesit private. C'behet atje mer aman. Kush ua dha licensat ketyre privateve, shteteroret? lol

  16. #436
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ndryshe nga sa pretendon Policia e Shtetit se autobusi që ra në Qafën e Vishës në Himarë, ishte me shpejtësi, ekspertët privatë, të punësuar nga familjarët dhe të afërmit e shoferit Çela, thonë se autobusi ishte me 20 kilometër në orë. Siç raporton GSH, ekspertë privatë rrugorë janë angazhuar me hetimet këto ditë, për llogari të familjarëve të shoferit Pëllumb Çela. Ata thonë se kutia e shpejtësisë së automjetit shënonte 20 km/orë në momentin e aksidentit. Ata dyshojnë për ndonjë defekt teknik në mjet. Ndërkohë ekspertiza ka nxjerrë se shoferi nuk kishte probleme shëndetësore dhe as nuk kishte konsumuar alkool. Deri më tani autobusi nuk është nxjerrë akoma nga gremina. Mësohet se autoritetet kanë kontaktuar me një firmë që do e nxjerrë autobusin, i cili ruhet nga policia.
    >>> Mjere ata qe iken se faji nuk gjendet ne shqiperi sikur edhe te shperthesh Gerdec.
    La verita' ti rendera' libero!

  17. #437
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    faji eshte i ministrise se shkollave.

    tafaj duhet te jap dorheqjen.

    cfar kishim para aksidentit?

    kishim ne media lajme te tilla..

    qe ne sarande kan zbarkuar qindra mijra nxenes shkollash nga gjith shqiperia..
    qe qindra nxenes jan shtruar me helmime ne spital te sarandes..
    qe nje nxenes (eskursionist) bie nga kati katert i nje hotel bordelit ..ne sarande..
    qe nje kerr me gjimnaziste vlore permbyset nga jonufer radhima..etjetj..

    kjo ishte atmosfera per ne qe ndjekim shtypin disa dit para gjemes se studenteve..

    ministri ka detyre ti hedh nje sy medias..
    mos ministri nje nga sekretaret e ministrit..
    ose nje nga drejtoret e drejtorive te shkollave ne ministri..
    dhe..
    alooo..shoku myqo.. cbenet mo andej nga saranda.. di gje ti..
    pse mer ca ka ndodh..thot myqoja..
    po ja o shoku minister ja kan msy shkollat ne sarande.. keshtu thon gazetat.. bile dhe neper spitale kan perfunduar..
    ashtuuu..
    dhe ministri ben gurgulene.. dhe pyet e heton..e meson se.. saranda keto jave na qenka ber vend pelegrinazhi per shkollaret e republikes..
    hmmm.. thot ministri i pergjegjshem.. cdo jet kjo..
    pa ta shohim pak,..
    dhe do zbulonte qe ne kte pune ka gisht mafia e hotel bordelove ne bashkpunim me bus-axhensite..e me drejtor shkollat..
    dhe nje urdher urgjent.. asnji shkolle ne sarande..pik..
    pastaj nji mbledhje me drejtorat e rretheve urgjent..
    more kopuka si eshte puna e ketij rrebeshi drejt sarandes..
    po ja e keshem si vizit mesimore.. njeri..te studiojme relievin..
    jo po na dilte si teme.. bukurit e natyres .. tjetri..
    jo po kishim teme folklorin tjetri..
    ashtu..thot ministri..po me cpara i kini organizuar keto..
    po ja mamat e nxensve paguajn.., bus hotel e restorantet..
    hmmm..
    po sa mesues shoqerojne nxensit se ata qenkan shtruar spitaleve e del se kan konsumuar duhan alkol e ndoshta dhe drogera andej..

    pra po te ish treguar vigjilent matufi myqo.. nuku e kish pesuar grupi me studentesha..
    sepse ministri do e kish ndaluar kte loj te mafies sepse ndodhite e kaluara..jo fush arrzi jo mbytja e klases ne prespe etjetj ndodhi tragjike.. do ta kishin detyruar ta marri seriozisht..
    doni folklor ju xhuvani elbasanit..
    thirrni dy pleq nga delvina e te tregojne peralla ne fakultet..
    pra ishte mundesia..se ish bere gurguleja qe te kuptonej.. se mafia eshte prapa kesaj dyndjes drejt sarandes..

    cdo vit keto vitet e fundit jan publikuar me media se cfar bordello orgjira kan ndodhur me nxenes kosove neper golem bordellot e mafies..

    nje minister arsimi i shqiperise.. (meqe ne kosove ministra e drejtora shkoll-fakultetesh jan te gjith lahpera enveriste) duhet te ish treguar ne kohen e duar profilaktik.. ne mbrotje te shkollareve te vet..
    dhe po te ish treguar i tille nuk do guxonte rektori i xhuvanit te niste studentet sikur po nis nje kamion me dru.. drejt nje rruge plot rreziqe..
    pra nuku do guxonte bus-axhensia te conte shoferin qe sapo ka mbrritur nga korca.. ec bab dhe per sarande..
    pra bus e shofer do ishin te fresket e te kontrolluar e te garantuar.. plus ne autobus do kish jo nje gjytyrum por 7 mesues..
    5 qe mbajn vajzat ne kontroll e i mbrojn nga skelaret e urvajgurorasit qafleshe rruges me mercdeso bemevera.. dhe dy mesues qe nuku ja ndajn syt shoferit neper qafo gerxhet e asaj udhe te frikshme..

    por kan faj dhe prinderit..
    nuk degjojn lajme e as lexojn gazetat..
    po te kishin lexuar do u thoshin femijve.. mo shko se atje jan helmuar qindra nxenes kto dit..se njeri ra kokposht nga ballkoni.. etjetjj..

    u pagua shtrenjte qy bashk kordinim mafioz mes drejtor shkollave e drejtor bus axhensive e bos-hotel-bordellove..

    dhe akoma nuk po shoh te jet nxjerr mesimi..

    po myqeremi duhet te jap dorshkelmobith dalje..nga ajo detyre..

    as sa 1 e 1 mijta e ndergjegjshmerise ne detyre te kuadrove te ppsh-se nuk kan keta muterit e sotem..

    pacin faqen e zeze..

    .

  18. #438
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Zgjohet nga koma njëra nga studentet e tragjedisë së Himarës. Eriselda Gubere, vajza 21 vjeçe nga fshati Shakuj i Rrethit të Lushnjës, mësohet se është përmendur të enjten në mesditë në spitalin austriak, ku po kurohet prej më shumë se dy javësh.

    Të afërm të studentes që ndodhej në koma, për shkak të dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë aksidentit tragjik me 13 viktima, treguan se Eriselda kishte hapur sytë dhe kishte folur. Të afërmit treguan gjithashtu se 21-vjeçarja nuk mbante mend asgjë nga aksidenti tragjik. Ata thanë se ajo ishte shumë e turbulluar dhe mjekët i kishin këshilluar familjarët të mos e lodhnin me pyetje.

    Gubere është njëra nga dy studentet e plagosura që u dërguan në Austri në gjendje kome. Shoqja e saj, Florije Peci, është ende në koma.

    http://top-channel.tv/artikull.php?id=236688&ref=fp
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •