Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Flet Dine Fratari, pinjoll i familjes sė njohur Fratari.

    Fratari, dinastia qė u martirizua nga tri regjime
    Specialee Enjte, Maj 17th, 2012




    Dine Fratari duke folur pėr “Panorama” Foto: V. Sulaj

    Flet Dine Fratari, pinjoll i familjes sė njohur Fratari.


    Atentati ndaj tė arratisurit nė SHBA me porosi tė Sigurimit.

    Dine Fratari, 70-vjeēari nga Mallakastra, pinjoll i fisit tė njohur nga fshati me tė njėjtin emėr, e shfaq qysh nė fillim krenarinė pėr tė parėt e vet, duke pėrmendur telegfarisht kontributet e tyre pėr pavarėsi dhe prosperitet kombėtar. Nė fakt, biografia e dinastisė Fratari, sė paku dy shekujt e fundit, ka qenė e tillė, qė u bėn nder jo vetėm pasardhėsve tė vet. Veēanėrisht prania dhe roli nė momentet kyēe tė historisė kombėtare shėnjon kreshpat mė tė larta nė trajektoren e jetėshkrimit tė tyre.
    Ndoshta pėr kėtė arsye, Dine Fratari, trashėgimtar i dinastisė sė shquar, e rendit nė vend tė parė emrin e gjyshit, Hajredinit, mikut tė ngushtė tė Ismail Qemalit dhe njėrit prej firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė. Po kaq dinjitoz pėr tė mbetet historia e tė atit, Raufit, ish-majorit tė Gardės Mbretėrore, diplomuar nė Modena tė Italisė, rreshtuar ndėr tė parėt nė Lėvizjen Antifashiste dhe pjesėmarrės nė Konferencėn e Pezės e tė Mukjes nė krah tė Abaz Kupit. Krenaria pėr paraardhėsit dhe burrat e tjerė tė fisit me tė njėjtin emėr te 70-vjeēari Fratari bashkėjeton me brengėn pėr fundin e tyre, si viktima tė hakmarrjes sė Haxhi Qamilit, fashizmit dhe Sigurimit tė Enver Hoxhės, vorbulla e sė cilės e ka pėrfshirė edhe atė. Gjatė rrėfimit pėr “Panorama”, Fratari, njėherazi me historinė e paraardhėsve, kujton odisenė e vuajtjeve pas arratisė sė tė atit dhe zyrtarizmit tė kėtij tė fundit si armik i popullit…

    Firmėtari i Pavarėsisė


    Busti i deshmorit te atdheut, hajdredin fratari ne oborrin e shkolles me te njejtin emer, ne fratar te mallakastres

    Gjyshi i Dine Fratarit, Harjedini, tė cilit i trashėgon emrin, ėshtė njėri nga protagonistėt e aktit historik tė shpalljes sė Pavarėsisė. Ai bėri emėr e histori pas kthimit nga studimet nė Stamboll, ku u diplomua nė njė nga shkollat e njohura pėr pėrgatitjen e kuadrove tė administratės vendore. Nė fillimet e veta ushtroi detyrėn e nėnprefektit tė Pogradecit, me statusin e nėpunėsit tė lartė tė Perandorisė Osmane. Pėrtej profilit zyrtar tė administratės sė kohės, krijoi lidhje tė afėrta me atdhetarė tė njohur, tė angazhuar nė lėvizjen pėr tė zgjuar vetėdijen kombėtare pėr shkėputjen nga Turqia. Mė shumė se kaq, Fratari njihet si njė nga krerėt e lėvizjes antiosmane qė operoi nė tė gjitha viset e Shqipėrisė. Nga jetėshkrimi i gjyshit, Dine Fratari veēon pjesėmarrjen me propozim tė Ismail Qemalit e Dervish Himės nė Kuvendin e Junikut, mė 20 maj 1912, bashkė me Abdyl Gjirokastritin(Bakiun) e Ismail Klosin, si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė sė Jugut. Me frymėn e atij kuvendi, shton pinjolli i familjes Fratari, mė 23 korrik 1912, bashkė me krerėt e tjerė tė lėvizjes sė Jugut zhvilluan Kuvendin e Sinjės. Angazhimet e mėtejme nė frontin e lėvizjes antiosmane e bėnė njė figurė tė njohur e pėr mbarė opinionin. Pikėrisht pėr kėto merita Hajredin Fratari u zgjodh delegat i nėnprefekturės sė Mallakastrės nė tubimin historik tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė, ku u rreshtua me firmėtarėt e tjerė tė aktit tė shpalljes sė pavarėsisė. Qeveria e pagėzuar nė tubimin e Vlorės e caktoi nėnprefekt tė Skraparit. Gjatė kėsaj kohe, Fratari u vu nė krye tė lėvizjes pėr tė shtypur pėrpjekjet e xhonturqve dhe vasalėve tė tyre pėr tė rikthyer sundimin osman. Nga Skrapari u kthye nė Mallakastėr nė fillimin e vitit 1914, kur Prefektura e Beratit u pushtua nga rebelėt e Haxhi Qamilit, shpjegon nipi i Fratarit. Me rikthimin nė vendlindje, Hajredin Fratari mbyllte kapitullin e shėrbimit nė administratėn zyrtare, por jo atė nė interes tė ēėshtjes kombėtare. I udhėhequr nga doktrina personale “shqiptarėt kanė gjuhėn e nėnės pėr tė folur shqip, kanė zemrėn e babės pėr tė qėndruar si burrat dhe jetėn e tyre qė u duhet pėr atdheun”, nuk u tėrhoq pėr asnjė ēast nga kauza e mikut tė tij Ismail Qemalit, madje as pėrballė kėrcėnimeve nga mė ēnjerėzoret. Pikėrisht nė kulmin e kėtij aksioni atdhetar, forcat e Haxhi Qamilit, qė e ndiqnin kėmba-kėmbės, e arrestuan dhe e ekzekutuan pa gjyq bashkė me bashkėluftėtarėt e tij Abdul Gjebrea (Gjirokastriti) e Ismail Kolosi. Homazhet e para nė nderim tė tyre, kujton nipi i Fratarit, u zhvilluan nė vitin 1928, nė ceremoninė pėrkujtimore tė 10-vjetorit tė pavarėsisė, ku Monarkia i nderoi me titullin “Dėshmor i Kombit”. Pinjolli i familjes Fratari vlerėson si pjesė tė ēmuar tė integritetit moral tė gjyshit tė tij, kontributet e spikatura tė bashkėshortes, Sabiresė mbesės sė poetit tė shquar Naim Frashėri, qė ishte diplomuar nė shkollėn “Robert College”, nė Stamboll tė Turqisė. Njė biografi po kaq dinjitoze, sipas tij, pati edhe i biri, Rauf Fratari, qė operoi nė vitet e Monarkisė dhe ato tė Luftės sė Dytė Botėrore…

    Delegati i Pezės dhe Mukjes


    Rauf Fratari me tė shoqen, Ganimetin (1943)

    Rauf Fratari ishte diplomuar nė Akademinė Ushtarake tė Modenas nė Itali. Gjatė Luftės shėrbeu si agjutant i Abaz Kupit. Mori pjesė nė Konferencėn e Pezės dhe atė tė Mukjes. Nė nėntor tė vitit 1944 u largua nga Shqipėria. Vdiq nė rrethana misterioze nė Nju Xhersi tė SHBA-ve nė vitin 1973. I biri i tij, Dinja, thotė se ishte shok fėmijėrie i Mehmet Shehut. Bashkė kishin bėrė shkollėn fillore e unike (shtatėvjeēare). Po bashkė ndoqėn studimet nė Itali. Raufi nė Modena e mė vonė nė Romė. Mehmeti nė Napoli, nė Akademinė e Nėnoficerėve. Pas shkollimit nė Itali, Mehmeti mori pjesė nė luftėn e Spanjės. Raufi u kthye ushtarak karriere nė Shqipėri, nė gardėn e Zogut. E priti me revoltė pushtimin e vendit, duke djegur publikisht flamurin e fashizmit. E arrestuan, shton Dinja, por falė miqėsisė me Fejzi Alizotin, fitoi lirinė. Refuzoi urdhrin pėr t’u rreshtuar nė formacionet e luftės italo-greke dhe e arrestuan sėrish. Ishte pėrsėri Alizoti, miku i familjes, qė e shpėtoi nga dėnimi. Me tė dalė nga burgu, kujton i biri, u kthye ne Mallakastėr dhe u vu nė krye tė qėndresės kundėr okupatorėve, duke krijuar ēetėn e parė antifashiste tė zonės, tė cilėn e pagėzoi me emrin e tė atit, Hajredin Fratari, e mė vonė Ēeta Plakė e Mallakastrės. Fratari pohon se nė fillimet e veta ajo u drejtua nga Raufi dhe Mehmet Shehu, tė cilėt ndanin detyrėn e komandantit dhe komisarit, por vetėm pėr pak kohė, pasi Shehu nuk pranoi frymėn nacionaliste pėr njė Shqipėri me Kosovėn e Ēamėrinė. Ky moment, sipas Fratarit, shėnoi divorcin pėrfundimtar midis dy ish-miqve tė hershėm, tė rritur e tė shkolluar bashkė. Qė kėtej, shton ai, Rauf Fratari mbeti njė nga armiqtė e betuar tė tij dhe tė regjimit. Shehu nuk rreshti asnjėherė nė sulmet kundėr ish-komandantit tė ēetės sė Mallakastrės dhe delegatit tė Konferencės sė Pezės e tė Mukjes.

    Kėshilltari i Abaz Kupit


    Ganimet Gjilani duke marrė diplomėn

    Rauf Fratari ėshtė njohur ndryshe si njė nga miqtė e afėrt tė Abaz Kupit. Madje jo vetėm kaq, por ai ishte i zgjedhuri i tij nė pozicionin e kėshilltarit. Shkak i kėtij raporti kishte qenė karriera ushtarake dhe integriteti moral i Fratarit, si oficer madhor, pinjoll i njė familjeje atdhetare tė njohur. Nga periudha e miqėsisė me Abaz Kupin, qė nisi nė orėt e para tė lėvizjes antifashiste, i biri veēon pjesėmarrjen e tyre nė Konferencėn e Pezės dhe nė atė tė Mukjes. Lidhja e Kupit me Fratarin, shton ai, vazhdoi edhe pas prishjes sė marrėveshjes sė Mukjes. Miqėsia e tyre nuk u ndėrpre deri nė fund tė Luftės. Fundi i Luftės, pėr ironi tė fatit, shėnoi fundin e miqėsisė sė tyre. Prapaskenat qė prishėn marrėveshjen e Mukjes dhe revanshi i Enver Hoxhės pėr pushtet personal, sqaron Dinja, duke iu kthyer rrethanave tė mėvonshme, paravendosėn jo vetėm fatin e lidhjes Kupi-Fratari, por edhe arratinė e tyre jashtė Shqipėrisė, qė e deshėn si rrallėkush. Ndryshe, hakmarrja e komunistėve do tė ishte fatale, shton i biri i kėshilltarit tė Kupit. Shtegtimi i detyruar pati stacion tė parė kampin Rexhio-Emilia, tė hapur nga forcat anglo-amerikane nė Itali. Pas shtatė vjetėsh aty, Fratari mori statusin e azilantit politik dhe u largua nė SHBA pėr t’u vendosur nė Nju Xhers, ku jetoi i vetėm deri nė fund tė jetės.
    Me kėtė zgjidhje, thotė i biri, Raufi i shpėtoi kryqėzatės sė regjimit, por jo pėrfundimisht. “Skifterėt” e Tiranės e gjetėn edhe aty. Nga investigimet e tė birit dhe miqve tė tij, mė sė fundi ėshtė mėsuar se Raufi ėshtė bėrė viktimė e njė atentati tė porositur nga Sigurimi i Shtetit nė vitin 1973…

    I biri i tė arratisurit
    Me arratinė nė SHBA, Rauf Fratari, nė njė farė mėnyre, mundi tė shpėtojė kokėn, po la peng nė kthetrat e regjimit familjen: gruan Ganimete, djalin e pagėzuar me emrin e tė atit dhe vajzėn, Sabrie, qė trashėgonte emrin e sė ėmės. Megjithatė, kujton Dinja qė ėshtė ndarė me tė atin nė moshėn dyvjeēare, sistemimi pas largimit tė babait, pranė familjes sė gjyshit nga nėna, njė familje e njohur kjo pėr kontributet e spikatura nė Luftėn Nacionalēlirimtare, u bė njė rrethanė lehtėsuese qė na shpėtoi nga internimi. Pėr Fratarin, falė mbėshtetjes sė gjyshit Avni dhe dajės Feti Gjilani, qėndruan nė Tiranė e u shpėtuan goditjeve tė regjimit, sė paku rrebeshit tė parė pas lajmit pėr arratinė e bujshme dhe zyrtarizmin e tė atit nė listėn e armiqve tė popullit. Nga bashkėjetesa me familjen e dajave, djali i tė arratisurit nė SHBA, mundi tė pėrfitojė bursė pėr t’u diplomuar me rezultate nė shkėlqyera nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Tiranė. Sidoqoftė, kujton Fratari, makthet e goditjes dhe kufizimeve tė regjimit na ndiqnin hap pas hapi. Trysninė mė tė madhe, sipas tij, e pėrjetonte e ėma, e cila kishte mbaruar institutin femėror “Nėna Mbretėreshė” dhe njihte disa gjuhė tė huaja, por nuk e sistemuan kurrė me punė. Nė kėto kushte, djali i tė arratisurit pas luftės, nisi karrierėn e inxhinierit, duke ndėrruar kantieret e ndėrtimit, fillimisht nė Pukė e mė vonė nė Tepelenė, ku projektoi e ndėrtoi objektet mė tė rėndėsishme publike tė tyre. Nė Tepelenė, shpjegon ai, u njoha me lajmin pėr vdekjen e babait, pa marrė vesh rrethanat nė tė cilat ndėrroi jetė. Me tė, sipas Fratarit, deri nė vitin ‘70, familja shkėmbente letra, por mė vonė shteti e ndaloi nė mėnyrė kategorike korrespodencėn me tė arratisurit. Pėr regjimin, lajmi pėr vdekjen e Raufit nuk pėrbėnte lajm dhe si i tillė nuk mund tė fashiste hijen e fantazmės sė tij. Trajektorja e saj shoqėronte hap pas hapi tė birin, duke e mbajtur nė vėzhgim tė pandėrprerė, si kontingjent tė armikut tė klasės. I pafuqishėm tė pėrballej me tė, Dine Fratari nuk iu dorėzua fatit, por investoi dita-ditės pėr tė shkėlqyer si konstruktor i talentuar. Goditja erdhi papritur, thotė i biri i Rauf Fratarit, duke kujtuar ēastet kur i hodhėn prangat “nė emėr tė popullit”. Gjatė hetimeve qė zgjatėn njė vit, e akuzuan pėr sabotim ekonomik dhe agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Me kėtė akuzė, nė korrik tė vitit 1980, Gjykata e Rrethit Tepelenė e dėnoi me 20 vite burg. Plotė 20 vite firmosi edhe Gjykata e Lartė, shton Fratari, pavarėsisht qėndrimit tim kundėr provave tė rreme dhe dėshmive tė manipuluara. Qė kėtej nisi kalvari i tmerrshėm nė burgjet e Burrelit, Qafė-Barit, Zejmenit, Ballshit, e sė fundi nė atė tė Tiranės. Njė bast i fituar i Hekuran Isait me Ramiz Alinė, thotė Dinja, u bė shkak tė mbyllej para kohe kjo histori e trishtė. Ishte koha kur Alia i kėrkonte Isait tė ndėrtonte pėr tri vite kompleksin sportiv “Dinamo”. Ky i fundit zotohej se do ta realizonte pėr dy vite. Ish-presidenti mosbesues vuri bast, por e humbi. Fratari sqaron se e ka thirrur nė atė kohė ministri i Brendshėm dhe e ka pyetur pėr afatet. Inxhinieri, i ardhur nga qelitė e burgjeve politike, i ėshtė pėrgjigjur se kompleksi mund tė realizohej pėr tetė muaj. Atėherė “O burra!” ka reaguar Isai dhe i ka vėnė nė dispozicion 800 tė burgosur, me punėn e tė cilėve ėshtė mbyllur objekti para afateve tė premtuara. Nė euforinė e bastit tė fituar me eprorin e vet, kreu i Ministrisė sė Brendshme i kėrkoi Fratarit tė plotėsonte kėrkesėn pėr t’i falur dėnimin e mbetur, por ai nuk pranoi. Megjithatė, Isait i kėrkova njė nder, shton Dinja, duke kujtuar ndėrhyrjen tek ai pėr tė hapur procedurat gjyqėsore nė kėrkim tė pafajėsisė. Falė kėtyre tė fundit, nė vitin 1987 fitova lirinė, pėrfundon biznesmeni i njohur, njė nga protagonistėt e lėvizjes demokratike dhe rrėzimit tė simboleve tė komunizmit nė Shqipėri.


    Fratari nė gjyqin e Hoxhės: Mė dėnoni pa faj, nuk ua fal
    I fundit i dinastisė Fratari, Hajredini, (i Riu), pati rastin tė demonstrojė vlerat e paraardhėsve tė vet, nė bankėn e tė akuzuarve, kur e kryqėzuan pėr sabotim dhe agjitacion e propagandė. I vetmi peng qė ka nga ajo pėrballje monstruoze 70-vjeēari Fratari, ėshtė mėnyra si u shpėrfytyrua dyzina e tė njohurve qė recitonte para trupit gjykues pamfletet e diktuara nga njerėzit e Sigurimit. Megjithatė, nuk pranon tė pėrmendė emrat e tyre, duke e kaluar shkarazi me togfjalėshin magjik “tė shkuara, tė harruara”. Po historia e tij i kapėrcen kufijtė e ballafaqimit me dėshmitarėt e rremė. Pėrtej rebelimit ndaj tyre, Dine Fratari, siē konfirmohet nga dokumentet pėrkatėse, ka kundėrshtuar fund e krye akuzat e montuara. Ka ndodhur kėshtu nė procesin e Gjykatės sė Tepelenės tė datės 7.6.1980, por edhe gjatė shqyrtimit gjyqėsor tė Gjykatės sė Lartė, tė datės 18.8.1980, ku gjyqtarėt Eleni Selenica, Lumturi Resnja e Sofokli Krongo nuk i ndryshuan asnjė presje dėnimit me 20 vite heqje lirie. Nė dokumentin e mėposhtėm po zbardhim tė plotė reagimin e Dine Fratarit nė proces dhe argumentet e tij pėr pafajėsinė pėrballė trupit gjykues qė kishte paravendosur mbylljen nė qeli tė djalit tė tė arratisurit nė SHBA…

    Dokumenti
    “Vendimi ėshtė i padrejtė si nė ligj, edhe nė prova. Unė kėto dy vepra penale pėr tė cilat jam akuzuar dhe dėnuar nuk i kam kryer. Nuk kam bėrė agjitacion e propagandė dhe as sabotim ndaj shtetit. Thėniet e dėshmitarėve nuk i pranoj. Me dėshmitarin Anastas C. nuk kam folur kundėr shtetit. Me Thanas J. kam pasur shoqėri gjatė viteve 1968-1975, por me tė nuk kam bėrė biseda armiqėsore. Ky dėshmitar gėnjen. Ai nuk ka personalitet tė mirė. Po tė qe kėshtu, pse nuk denoncoi mė pėrpara. Me dėshmitarin Skėnder H. kam biseduar nė vitin 1966 pėr varrezat e qytetit, por jo me qėllim armiqėsor. Me dėshmitarin Gjylani Koēi, ato ia kam thėnė pėr shaka. Nuk kam folur me dėshmitarin Ibrahim B., ashtu siē janė shkruar. Nuk kam bėrė bisedė armiqėsore me asnjė person. Nė njė bllok kam hedhur disa citate, por pa qėllim tė keq e armiqėsor. Nuk jam njohur me materialet e Hetuesisė. Kam firmosur pa i lexuar procesverbalet. As krimin e sabotimit nuk e pranoj. Godina e zdrukthėtarėve u rrėzua nga era e fortė dhe jo pėr fajin tim. Me ekspertėt dhe konkluzionet e tyre nuk jam dakord. Dėshmitarėt nuk kanė thėnė tė vėrtetėn, mbasi ata kanė pėrgjegjėsinė e tyre. Pėr veprat mbrojtėse nė puset 5,6,7 ‘Danaj’ ndofta kam pėrgjegjėsi se nuk kam ushtruar kontrollin e nevojshėm. Ky objekt ėshtė sabotuar prej teknikut Thimjo Jonuzi. Nuk janė parė mirė dokumentet dhe pėr fabrikėn e fosforit. Nė kėto vepra mund tė ketė gabime teknike, por ato nuk janė bėrė me qėllim armiqėsor. Nga puna e madhe qė kam pasur, nuk kam ushtruar kontrollin e nevojshėm nė tė gjitha punimet. Ekspertimi nuk ėshtė i drejtė dhe objektiv. Kėrkoj prishjen e vendimit dhe rigjykimin e ēėshtjes. Po me dėnoni pa faj, nuk ua fal”.

    AFRIM IMAJ

    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Faleminderit Uran Butkes per kete film historik e dokumentar ....

    [/AME]



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 20-05-2012 mė 16:00
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Nuk e di pse s'me del pjesa e pare .....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Nuk e di pse s'me del pjesa e pare .....


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Faleminderit Poko
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •