Si do bien pre? Ti vet mendon se mund te kthehesh ne krahun tjeter po pate shoqeri me homoseksuale?
daniel, gay lind, nuk behesh.
Shkencerisht eshte vertetuar qe ka te beje me hormonet. Homoseksualet kane nje c'rregullim hormonal ne tru qe ne lindje, dhe nuk zgjodhen te jene te tille. Aq sa ka mundesi i ziu te behet i bardhe , aq ka mundesi dhe nje hetero te behet homo.

Jo te gjithe gay e kuptojne qe jane gay qe ne fillimin, edhe pse manifestojne sjellje jo te pershtatshme per gjinine e tyre. Disa e kuptojne me heret e disa me vone. Te rritur ne familje tradicionale ata mundohen te pershtaten dhe te identifikohen me prindin e tyre. Ca mundohen t'ja mohojne vetes e eksperimentojne fillimisht me femra. Kjo nuk do te thote qe ata shnderrohen ne homo, kur shkojne me meshkuj, por gjejne vetveten.
Na pelqejne apo s'na pelqejne ata jane pjese e pashmangshme e shoqerise. Fundja ti ke jeten tende e ai te tijen. Ti nuk i merr njeri leje me ke lidhesh, ndahesh e tjera, po ashtu dhe ti s'ke pse ja imponon atij zgjedhjen tende.
Ketej s'besoni ne Zot, dhe ketej pranoni qe ka vetem nje standart familje. Ate qe imponon bibla apo Kurani. Homoseksualet nuk linden sot, por kane ekzistuar qe ne fillimet e njerezimit. Vetem se gjer tani jane lene ne erresire, jane diskriminuar nga shoqeria. Familja shqiptare nuk po shkaterrohet nga 10 gay qe ekzistojne ne Shqiperi, por jane shume arsye te tjera qe ndikojne.
Mos harroni se nuk jane vetem shqiptaret ata qe nuk kerkojne lejimin e marteses midis gay-ve. Te mendosh qe ne USA vetem 5 shtete me duket e kane lejuar martesen e tyre. Shtete te tjera u kane lejuar unions, e te tjera as unions, qe jane pak a shume si martesa, por nuk gezojne te te gjitha te drejtat si nje cift te martuarish. Po ashtu dhe ne bote jane pak shtete qe e kane lejuar martesen e tyre. Mos kujtoni se familja tradicionale i perket vetem shqiptareve. Jashte jo se i perkrahin, por nuk nderhyjne ne jeten e tyre.
E di qe nuk bini dakort, po do Ju lutesha qe nese me citoni, pa ofendime.

Krijoni Kontakt