-
Aktorja Violeta Trebicka
INTERVISTA/ Flet aktorja Violeta Trebicka: Roli i Anthullės mė ka shijuar shumė
Teatri dhe filmi, janė dy dashuri me ndryshimet e tyre
Para disa ditėsh nė Teatrin e Komedisė u shfaq komedia Fqinjėt e Ruzhdi Pulahės. Kjo komedi me regjisor tė talentuarin Alfred Trebicka tėrhoqi vėmendjen e gjerė tė publikut. Pėr ditė tė tėra salla ishte e mbushur plot. Midis shumė aktorėve nė kėtė komedi spikati dhe aktorja Violeta Trebicka me rolin e saj, Anthulla. Njė lojė plot finesė, me batuta, pėrqendrim, dinamikė, kėto ishin cilėsitė e saj nė kėtė rol tė parė tė luajtur nė komedi, tė cilin e realizoi me sukses. Dhe pse bashkėshorti i saj ishte regjisor i komedisė, Violeta punoi me sforco mė tė madhe se nė rolet e tjera dramatik.
-Kur ka filluar tė aktrojė Violeta dhe kush e ka zbuluar si talent?
Debutimet e mija tė para kanė qenė nga viti 1986-1989 nė disa role te vogla nė filmat qė prodhoheshin nė Kinostudion Shqipėria e re, i cili mė vonė mori titullin Alba-Film. Mund tė pėrmend filmin Rrethi i Kujtesės, i H.Musliut, Vitet e Pritjes, regjisor H.Musliu, Flutura nė Kabinėn time e V.Priftit, Jeta nė duart e tjetrit A.Xholi etj.. Ndėrkohė nė vitin 1989 unė fillova Akademinė e Arteve.
Kush mė ka zbuluar si talent? Pedagogu im, mė vonė partneri im i skenės dhe i jetės Alfred Trebicka.
- Nė Akademinė e Arteve ndoshta njė ditė e veēantė. Kush ju nxiti pėr konkurrim. Kė kishit si juri, pjesa qė luajtėt dhe si qe reagimi i jurisė.
Me kėtė pyetje mė ke ngacmuar nė pikėn time tė dobėt. Jo vetėm qė mė ke kthyer nė vite, por mė kujton pėrpjekjet dhe emocionet e atyre viteve qė unė kam pėrjetuar me njeriun tim tė shtrenjtė, Babain Tim. Ai ishte shoqėruesi im nė ēdo hap qė kam hedhur, shoku, miku im pa harruar tė jetė Babai im. Pyetja Juaj, kė kishit nė juri, do tė kėrkonte njė pėrgjigje tė gjatė, sepse unė nuk kam konkurruar vetėm njė herė, por tre herė dhe tre herė do tė thotė 6 konkurse. Pse, 6-konkurse? Nė kohėn kur unė konkurroja pėr Akademinė e Arteve kėrkesat kanė qenė tė mėdha, si rrjedhojė zhvilloheshin konkurse seleksionimi nė tė gjitha rrethet nė fillim, pra Tirana zhvillonte njė konkurs ku bėhej seleksionimi i kandidatėve pėr studentė tė Tiranės, dhe ky konkurs zhvillohej nė Teatėr, ku merrnin pjesė rreth 10 anėtarė jurie (tė them tė drejtėn nuk e mbaj mėnd nr. e saktė) por mbaj mend qė kanė qenė anėtarė jurie duke filluar nga dramaturgė, aktorė jo vetėm tė Teatrit Kombėtar, por edhe aktorė tė teatrove nė rrethe dhe pastaj zhvillohej konkursi pėrfundimtar ku ishin tė gjithė kandidatėt fitues tė rretheve, dhe ky konkurs zhvillohej nė Akademi. Nė juri kanė qenė regjisorė dhe pedagogė tė Akademisė. Dy nga monologėt qė mė kujtohen kanė qenė Andromaka e Rasinit, Frosina e Molierit. Kujtoj komente tė ndryshme nga juria, ku mė cilėsonin si njė kandidate shumė potenciale, emocionale dhe tė ngrohtė. Dhe ajo qė nuk do harroj ėshtė krahasimi qė mė bėnė me aktoren italiane Ana Manjani, megjithatė unė pėrsėri ngelesha pas vizės sė pranimit. Ashtu siē po mė ndodh edhe sot pas kaq vjetėsh qė jam ende jashtė dyerve tė Teatrit Kombėtar.
-Cili ka qenė roli mė i vėshtirė i jetės suaj si aktore dhe pse?
Pėr mua ēdo rol ka vėshtirėsitė e veta. Nuk ka rol tė vogėl, apo rol tė madh me kėtė duhet tė kuptojmė se me ēdo rol sado i vogėl tė jetė duhet tė punojmė shumė dhe jo ta nėnvletėsojmė nė bazė tė rreshtave nė fjalė qė artikulon personazhi. Pra, dua tė them qė nuk ka role tė lehta, mund tė ketė personazhe qė janė mė afėr qenies tėnde si mendėsi, pjekuri, por pėr realizimin e ēdo personazhi, apo karakteri duhet njė punė serioze e punuar deri nė detaj.
-A e keni ndjerė veten keq nė skenė dhe si keni vepruar?
Para tre vjetėsh kam marrė pjesė nė njė aktivitet qė organizohej pėr 28 Nėntorin, Ditėn e Pavarėsisė. Aktiviteti u organizua te Piramida. Gjithēka atje ishte shkatėrruar, nuk kishte as pllaka dhe era depėrtonte nga tė gjitha anėt. Si nė ēdo aktivitet bėhej njė prove gjenerale njė ditė para se tė zhvillohet aktiviteti dhe aty morra njė tė ftohur, por nuk e pashė me rrezik pėr tė nesėrmen. Ndėrsa nė 28 Nėntor sapo aktiviteti filloi mua mė duhej tė lexoja disa materiale historike pėr 28 Nėntorin, zėri mė iku si me magji, u pėrpoqa qė ta haja mikrofonin, por edhe ai nuk bėri punė. Nuk bėhej fjalė pėr ngjirje tė zėrit, por ikje tė zėrit. Nuk jam ndjerė mė keq nė jetėn time se atė ditė, kur bėhet fjalė tė jesh para publikut. Shpresoj tė mos mė ndodh mė kurrė!
-Cilėt kanė qenė idhujt tuaj nė aktrim dhe regjisurė qė ju kanė paraprirė nė jetė?
Qė nė vogėli ėndėrroja tė bėhesha aktore dhe kėtė e kam reflektuar me imitimet e ndryshme qė kam bėrė vazhdimisht. Ēdo aktor i mirė, apo regjisor i mirė kanė qenė udhėrrėfyesit e shpirtit tim pėr kėtė profesion, duke filluar qė nga filmat Ėest- tė Regjisorit S.Leone, apo filmat tė regj.italian F.Fellini, D.Damiani. P.P.Pazolini etj., apo aktorė si Al Pacino, De Niro, Meril Streep, G.Gianini, F.Nuare etj
..apo shumė nga aktorėt tanė pėr tė cilėt ne krenohemi sot kur flasim pėr historinė e teatrit apo tė kinemasė. Nė mendjen time ėshtė skalitur njė zė dhe organicitet i P.Mimės, apo aktorė si Sandėr Prosi, S.Pitarka, K.Roshi, M.Logoreci, V.Manushi, A.Qirjaqi etj..
-Sot a e mendoni se aktrimi ėshtė profesioni juaj mė i mirė qė ju ka dhėnė qetėsi shpirtėrore, emėr dhe tė ardhura tė mira?
Aktrimi ėshtė profesioni qė unė dua dhe di tė bėj, nuk mund tė them se ky profesion mė ka dhėnė qetėsi shpirtėrore, sepse aktrimi nuk mund tė tė japė qetėsi shpirtėrore. Sa mė shumė tė hysh nė labirinthet e qenies aq mė shumė trazohet shpirti yt.
Sa pėr emrin, ai vjen me punė. Ėshtė bėrė mani kėto kohėt e fundit , gjė qė po shkatėrron edhe brezin e ri sot Fama. Emri, apo, Famanuk ti jep njeri ajo fitohet vetėm me punė. Ndėrsa pėr tė ardhurat, ėshtė njė temė mė vete. Tė ardhurat lėnė shumė pėr tė dėshiruar.
-Ku ndihemi mė mirė nė role komike apo dramatike?
Pėr mua personazhi i Anthullės ėshtė roli im i parė nė Komedi. Unė kam luajtur mė shumė drama, nuk mund ti ndaj dot komedinė apo dramėn, mund tė them qė roli i Anthullės mė ka shijuar shumė, ashtu sikur nuk mund tė ndajė dot teatrin me filmin, tė dyja janė dashuri me ndryshimet e tyre.
-Bashkėshorti regjisor, ju aktore, bėheni xheloze pėr njėri-tjetrin?
Nuk e njoh xhelozinė nė kėtė profesion. Dua tė them qė asnjėherė nuk kam patur problem pėr gjithēka qė ndodh nė skenė. Nėse do tė ndodhte diēka pas kuintave atėherė ėshtė tjetėr gjė, qė unė nuk do ta quaja xhelozi. Sepse nėse ndodh diēka atėherė si mund tė quhet partneri xheloz. Kur nuk ndodh gjė dhe ti ke dyshime atėherė mund tė pėrdorim termin xhelozi.
-Tė vijmė tek komedia e fundit Fqinjėt, ku Alfred Trebicka ėshtė regjisor, si ndiheni me kėtė rol?
E thashė dhe pak mė lart, qė mė ka shijuar roli i Anthullės. Vėrtetė ishte e vėshtirė si rol si nga ana profesionale , por edhe nga ana njerėzore, do tė thoja qė pėr publikun personazhi i Anthullės ėshtė I keq, shumė i keq, aspak i dashur. Anthulla ėshtė personazh qė zhvillon konflikt nė tė gjithė veprėn. Ajo ėshtė nė konflikt me tė gjithė pėr njė arsye shumė tė rėndėsishme, po i humbet pushteti nė familje. Nga fillimi i punės me veprėn, pra nga analiza e saj, pėrtypja e deri nė ekzekutim tė veprės, tė rolit, fillova ta besoje Anthullėn dhe ti jepja tė drejtė. Pėr mua Anthulla ėshtė njeriu mė i drejtpėrdrejtė dhe mė i vėrtetė nė vepėr.
-Cila ėshtė e veēanta e kėsaj komedie?
E veēanta e komedisė Fqinjėt e R.Pulahės, ėshtė struktura dramaturgjike . Kthesa qė merr vepra nė aktin e tretė, kur deri nė atė moment tė gjitha situatat nė vepėr janė tė mbarsura me humor, vjen njė moment tepėr dramatik dhe emocional.
-A ishte ky rol roli mė i gjetur i karrierės tuaj?
Roli i karrierės? Unė mund tė them qė ėshtė herėt pėr tė folur pėr karrierė. Kam shumė punė pėrpara pėr tė pėrdorur fjalėn Karrierė. Shpresoj qė, e kam nisur mirė. Pėr njė gjė jam e bindur. Qė do tė vazhdojė ti krijojė mundėsinė vetes tė merrem me profesionin tim. Shpresoj qė, nė njė tė ardhme tė them qė kam ndėrtuar njė karrierė, sepse mund tė bėsh gjithė jetėn kėtė profesion, por edhe mund tė mos ndėrtosh kurrė karriere. Jo gjithmonė cv- e punėve mund tė pėrkufizohen nė karrierė.
-
-
Pėr: Aktorja Violeta Trebicka
INTERVISTA/ Flet aktorja dhe pedagogia Violeta Trebicka: Rrugėtimi im nė botėn e artit
“Nė jetė pėr jetėn. Ku ka mė bukur se tė jetosh, me gjithė surprizat e saj!”
Dashuria ėshtė motivi pėr tė jetuar
Nė vegjėli pėlqente kėrcimin, por mė vonė u bė aktore. Madje, pėr ta pėrforcuar dashurinė pėr aktrimin u martua dhe me njė regjisor tė talentuar. “Nuk ka komoditet mė tė madh nė profesionin tonė se tė luash me partnerin tėnd nė jetė. Ėshtė shumė e rėndėsishme nė profesionin tonė fryma nė grup, klima e punės”, ka theksuar Violeta. Ajo nuk la lėnė pa pėrmendur edhe rolin e femrės apo paraqitjen e saj nė shoqėrinė tonė. Sipas saj, tashmė po mbizotėron falsiteti si shpirtėror ashtu dhe fizik. “Femrat po kthehen nė Barbi, silikoni ka veshur shoqėrinė shqiptare duke e deformuar atė dhe kjo gjė nuk mė pėlqen”, ka detajuar aktorja. E dhėnė pas profesionit ajo kurrė nuk e lė pas dore dhe mikun mė tė mirė pėr njeriun, librin.
Si lindi dėshira pėr t’u bėrė aktore dhe pse?
Kur kam qenė e vogėl i kam adhuruar artistėt nė pėrgjithėsi dhe aktoret nė veēanti. Vetė kam patur cilėsi shumė tė mira nė kėrcim dhe imitim. Gjyshja ime (nga babai) kur mė shihte qė kėrceja valle tė Ansamblit Popullor, qė kur unė kam qenė 4-vjeē, i thoshte babait tim:- artiste do tė tė bėhet kjo vajzė. Me kėtė dua tė them, qė dashuria pėr kėtė profesion ka qenė gjithmonė pranė meje. Mos tė flasim pastaj pėr kohėn e gjimnazit, ku ēdo mėsues do tė kalonte nė sitėn e imitimit tė bėrė nga unė. Mėsuesja ime kujdestare, me kėrkonte vetė qė ta imitoja dhe qeshte pa fund, (ishte mėsuese mendjehapur) nuk ndodhte shpesh njė gjė e tillė.
Si jeni ndjerė kur jeni ngjitur pėr herė tė parė nė skenė?
Pėr mua sa herė qė dal nė skenė ėshtė sikur dal pėr herė tė parė. Vitet e eksperiencės tek unė kanė ndikuar nė metodologjinė qė ushtroj nė profesion, nė aftėsinė e pėrthithjes sė rolit dhe tė ekzekutimit tė tij, por kur dalė nė skenė jam si pėr herė tė parė. Kam patur shumė emocione dikur dhe ato mė shoqėrojnė dhe sot. Para se tė filloj shfaqjen jam si fėmijė qė ka nevojė pėr praninė e prindėrit, si studenti para provimit qė kėrkon sytė e pedagogut tė tij dhe unė kėrkoj regjisorin, edhe njė mbėshtetje tė fundit nga ai. Kėshtu qė, do tė thoja, Violeta ka shumė emocione para se tė ngjitet nė skenė, dhe kėto emocione janė vetėm nė minutat e para sa tė filloj pastaj, (kėtė e them pa frikė) jam si nė shtėpinė time, nė ambientin tim, ama koha para se tė filloj shfaqja ėshtė mbytėse.
Ēfarė moshe kishit?
Debutimi im i parė ka qenė nė set xhirimi, kur kam qene 18 vjeē, pra gjimnaziste. Debutimi i parė nė skenė ka qenė 21 vjeē.
Sa e vėshtirė ėshtė tė jesh sot aktore?
Tė jesh aktore gjithmonė ka qenė e vėshtirė. Nė kohėn kur unė kam dashur tė konkurroj (dhe kam luftuar shumė qė tė bind familjen time) pėr aktore, ky lloj profesioni sidomos pėr femrat nuk shihej “me konsideratė” , me kėtė dua tė them qė femra pėrflitej si “e pamoralshme” nėse merrej me kėtė profesion. Kurse sot ky profesion shihet si trendi i sotėm. E them kėtė sepse sot pėr tė qenė “tė famshėm” na duhet “ edhe” diploma e Universitetit tė Arteve. Pra tė duash kėtė profesion dhe ta pėrdorėsh kėtė profesion janė dy gjėra krejt tė ndryshme nga njėra-tjetra. E di qė deri tani nuk i jam pėrgjigjur pyetjes suaj nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt, por kisha nevojė t'i thoja kėto tė vėrteta. Po, ėshtė shumė e vėshtirė tė jesh sot aktore. Ka humbur sistemi i vlerave, sot ngjiten tė gjithė nė skenė. Ka humbur shenjtėria e skenės, se ne flasim gjithmonė pėr shenjtėri skene, teatri, dhe harrojmė qė kėtė shenjtėri skenės dhe teatrit ia japin aktorėt, aktoret, regjisorė, pra krijuesit, nuk ja japin gurėt, tullat e dėrrasat. Kjo ėshtė njė pyetje qė kėrkon njė intervistė mė vete, them ta mbyll me kaq.
Cilat janė rolet mė tė vėshtira qė keni realizuar?
Ēdo rol ka vėshtirėsitė e veta, por personazhi i Blansh Dėbua, nė dramėn “Tramvaji me Emrin Dėshirė”, i T. Vvilliams ėshtė njė nga rolet mė tė vėshtira, jo vetėm si karakter , por unė nuk kisha kohėn e duhur fizike qė tė punoja me personazhin dhe kjo e bėri akoma mė tė vėshtirė punėn me tė. Ndėrsa tjetėr rol i vėshtirė pėr mua ka qenė personazhi i Jilian, nė dramėn “Lojė Martese”, e E.Albee. Duhet tė njihesha dhe ta bėja timen mendėsinė amerikane tė tė parit tė problemit thelbėsor tė veprės, e cila ėshtė shumė ndryshe nga mendėsia jonė. Pra, m’u desh njė punė e madhe nė kėrkimi tė njė identiteti tė ri amerikan.
Kur jeni ndjerė mė keq pėrpara spektatorit?
28 Nėntor 2010, zhvillohej njė spektakėl pėr Ditėn e Pavarėsisė. Unė isha e ftuar tė interpretoja disa pjesė mbi historinė e firmėtimit tė Pavarėsisė. Fillon shfaqja dhe mua mė ikėn zėri “si me magji”. U pėrpoqa “t'a haja” mikrofonin, por nuk mė dilte asnjė tingull. Kėrkoj ndihmė nga kolegėt qė tė merrnin dhe pjesėt e mija. Nuk jam ndjerė ndonjėherė mė keq nė jetėn time se nė kėtė rast, para njė publiku, ku ti tė mos artikulosh dot fjalėt, ose mė saktė tė pėrpiqesh tė artikulosh pa zė. Ėshtė e dhimbshme pėr njė aktor, apo kėngėtar tė tė ikė zėri nė skenė.
7. A jeni kufizuar nga jeta private nė kėtė profesion?
Nuk e di si ta kuptoj kėtė pyetje. Mund tė them qė kam sakrifikuar shumė propozime tė tjera pune pėr profesionin qė dua. Do tė thuash pse e quan njė gjė tė tillė, sakrificė. E quaj sakrificė sepse me ēdo lloj pune tjetėr do tė isha mė e sigurt financiarisht. E kufizuar nga jeta private ndjehemi sepse nė fundjavė ku ne vazhdojmė tė punojmė, ( shfaqjet pėr ne janė punė), pėr vajzėn tonė ėshtė pushim dhe ne nuk mundemi tė kalojmė njė fundjavė sė bashku. Fola pėr njė rast, por ka dhe shumė tė tjera si largimi nga Tiranė apo nga vendi, i imi apo i Fredit, kėshtu qė dashje pa dashje jeta jonė private ėshtė e cenueshme, nė njė mėnyrė apo tjetrėn.
8. A ka moshė ky profesion?
Jemi me fat. Ky profesion nuk njeh moshė.
9. Cilėt janė aktorėt (teatri apo kinematografie) me famė botėrore tė cilėt i keni idhuj?
Janė shumė aktorė, qė kanė qenė pikė referencė nė jetėn time. Ka shumė aktorė anglezė, amerikanė, francezė etj.. Mund tė ndalem te Meryl Streep, Helen Mirren, Kate Blanchet, Charlize Theron, Marlon Brando, Denzel Vvashington, Diane Keaton, Robert De Niro, Al Pacino, Sean Penn e shumė tė tjerė qė nuk po i pėrmend sepse i bie qė intervista tė vazhdojė gjatė.
10. Bashkėshorti juaj ėshtė aktor dhe regjisor. Si ndjehet znj. Trebicka kur luan pėrkrah bashkėshortit tė saj?
Nuk ka komoditet mė tė madh nė profesionin tonė se tė luash me partnerin tėnd nė jetė. Ėshtė shumė e rėndėsishme nė profesionin tonė fryma nė grup, klima e punės. Njė gjė tė keqe ka, qė kur Fredi do tė shkarkojė ndonjė shqetėsim pėr punėn, e ka kollaj ta kalojė nėpėrmjet meje, d.m.th qė “unė i ha” tė gjitha.
Njė pėrkufizim pėr dashurinė?
Dashuria ėshtė motivi pėr tė jetuar. Kur themi dashuria kam parasysh tė gjitha llojet e dashurisė, jo vetėm dashurinė brenda njė ēifti.
Jeni supersticioze?
Po jam. Kjo mė bėn qė gjithmonė planet e mia tė mos i them para kohe, se sa herė qė e deklaroj mendimin asnjėherė nuk mė realizohet.
Marrėdhėniet me kuzhinėn dhe kuzhina juaj e preferuar?
Mė pėlqen tė gatuaj dhe tė shijoj. Jam shumė e interesuar pėr ēdo lloj recete tė re, por krijoj edhe vetė me gjėrat qė kam nė shtėpi. Mė pėlqen shumė kuzhina mesdhetare.
Cilat janė problemet pikante tė femrės shqiptare sot?
Problemi pikant pėr femrėn ėshtė look-u. Nė bisedat e femrave gjithmonė dėgjohet mbi tė rejat e fundit tė plastikės dhe firmat e veshjeve. Por, do tė thoja qė ky nuk ėshtė thjesht problem i femrės, por i shoqėrisė shqiptare. Femrat po kthehen nė Barbi, silikoni ka veshur shoqėrinė shqiptare duke e deformuar atė.
Ē’mendim keni pėr bashkėjetesėn?
Bashkėjetesa ėshtė njė hapi mė i mirė qė njė ēift mund tė bėjė pėr t’u njohur mė mirė me njėri- tjetrin pėrpara se tė zhvillojė njė celebrim zyrtar. Nėse bashkėjetesa vazhdon “nė infinit” atėherė mendoj se, kėtu kemi shmangie ndaj pėrgjegjėsive, sepse e dimė qė nėse je i martuar e nėse ti nesėr ndahesh ke dhe disa detyrime dhe pėrgjegjėsi qė duhet tė mbash. Kjo pėrbėn dhe dallimin midis bashkėjetesės dhe martesės. Se nė fund tė fundit ē’ėshtė martesa? Njė bashkėjetesė e zyrtarizuar me ligj, ku palėt kanė tė drejta dhe detyrime.
Motoja nga e cila ushqeheni nė jetė?
Nė jetė pėr jetėn. Ku ka mė bukur se tė jetosh, me gjithė surprizat qė tė ofron ajo, pėrsėri ėshtė bukur tė jetosh!
Juve jeni pedagoge nė Universitetin e Arteve. Si ėshtė njė ditė pune pėr ju?
Dita e punės nuk fillon nė auditor, por fillon njė ditė mė parė me pėrgatitjen pėr tė nesėrmen. Nė studio materializohen idetė tona dhe tė studentėve. Motoja ime ėshtė qė tė ngacmoj idetė dhe ndjesitė e studentėve. Ora e mėsimit pėr mua ėshtė njė bashkėpunim. Unė u ngacmoj shpirtin, shpirti i tyre mė pėrgjigjet.
19. Ēfarė do tė bėni mbas kėsaj interviste?
Do lexoj Shopenhauer-in. Librin qė kam nė dorė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt