Ekskursioni, 100 nxënës e studentë përfundojnë në urgjencë nga alkooli

Tema: Ekskursioni, 100 nxënës e studentë përfundojnë në urgjencë nga alkooli

  1. Maska e ☆Angie☆

    ☆Angie☆ said:
    Ja edhe moralistët. Sh.mirë kanë bërë që janë bërë spatë, të rinjë janë e s'e kanë më atë moshë. Mos bëjmë tani sikur jemi të gjithë ëngjëllusha. A thua s'ka bërë ndonjëri prej nesh prapësira apo s'e ka tepruar me alkool në atë moshë?!

    E sa për jashtë shtetit, as mos krahasoni, se më keq bëjnë.
    Elegance is an attitude.
     
  2. PINK said:
    Keto gjera zgjidhen lehte. Ska nevoje profesorat te ruajne nxenesit. Nje pezullim nga shkolla per ndonje muaj! Dyqanet/ lokalet qe shesin alkol drynin. Edhe keshtu evitohen incidente te tilla. Si gjithe bota. Po thuaj shqipot Jane ndryshe, me brire te koka.
     
  3. Maska e Izadora

    Izadora said:
    Kur nje prind e con femijen 11 vjec te bleje cigare dhe nje shishe birre tek dyqani poshte pallatit ( se perton me zbrit poshte ) normal qe ky femije s'do e kete problem edhe ta konsumoje vete .
    Plus mesuesit kane marre persiper keta gjimnazist edhe ata sikurse shitsat jane fajtore .


    Nje pjese e pijeve alkolike ne shqiperi jane imitim thjesht ngjyre dhe alkol farmacie , me vdek ne vend .
    Jeto sot se neser nuk i dihet
     
  4. Maska e thirsty

    thirsty said:
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Kur nje prind e con femijen 11 vjec te bleje cigare dhe nje shishe birre tek dyqani poshte pallatit ( se perton me zbrit poshte ) normal qe ky femije s'do e kete problem edhe ta konsumoje vete .
    Plus mesuesit kane marre persiper keta gjimnazist edhe ata sikurse shitsat jane fajtore .


    Nje pjese e pijeve alkolike ne shqiperi jane imitim thjesht ngjyre dhe alkol farmacie , me vdek ne vend .
    Shikon filma me vrasje ti? del perjashta dhe vret njerez?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.
     
  5. Maska e Brari

    Brari said:
    Gjiri i Lalzit, gjendet trupi i 19 vjeçarit të mbytur

    Lajmi i Fundite Hënë, Maj 21st, 2012

    DURRES- Eshte gjetur mengjesin e sotem trupi i pajete i te riut qe u mbyt dje ne Gjirin e Lalzit.

    Sipas te dhenave nga Durresit, mesohet se trupi i pajete i 19 vjecarit Andi Sharra eshte nxjerr ne breg te detit nga polombaret, te cilet kishin nisur kerkimet qe pasditen e djeshme.

    I riu humbi jeten ne ujerat e detit per shkak te dallgeve te trazuara. Ai u fut rreth pasdites ne uje te lahej me shoket, por nuk mundi te dilte me ne breg.

    Edhe pse ne ndihme te tij kane shkuar shoke e te tjere te pranishem, gjithcka ka qene e kote.

    -