Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1

    Kujtojmë heronjtë: Adem Mulaj – njeriu i idealeve

    Personaliteti i mësuesit Adem do të mbetet si një shëmbëlltyrë e mirë, jo vetëm për mua si ish nxënës dhe më vonë si bashkëveprimtar i tij ( jo nga aspekti ushtarak ), por edhe për gjithë ata që e kanë njohur.

    Ai ka dhënë shembullin më tipik se si duhet dhe si mbrohet atdheu.

    Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, mësues i dashur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 15-05-2012 më 18:28
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Shkrimi i parë i botuar në media elektronike për mësuesin Adem Mulaj

    UNË E KAM DASHUR DHE RESPEKTUAR MËSUESIN, ADEM MULAJ

    Nga, Adem Gashi

    Vite të tëra e kam ndier në shpirt zbrazdësinë për të shkruar për mësuesin tim, Adem Mulaj. Do ta kisha të lehtë sikur të shkruaja për të si intelektual, si mësues e si humanist, por më mungonte guximi të shkruaja për të si hero e si dëshmor i martirizuar, qoftë nga dhembja që ndieja nga martirizimi i tij, qoftë nga pesha e veprës. Unë ua kam lakmi gjithë atyre që marrin guximin dhe shkruajnë për tema të mëdha.

    Në takimin e fundit me të kujtoj të më ketë thënë: "... mue më duhet me shkue atje në katun(d)(Fshat ). Nuk durohet ma kështu. Unë duhet me kanë atje, se ata njerëz që i kanë rrokë pushktë shumica janë të rinj dhe mujnë ( mund) me kanë edhe të papërvojë, por që kan vullnet të fortë për me u flijue duke i dalë shkaut ballë për ballë. Nuk asht madhështi me u vra në luftë, sepse ushtari asht personi që i shkakton dam anmikut dhe e vret atë, por që vetë shpëton. Natyrisht, luftë i thonë dhe mundet edhe me u vra - darsum pa mish nuk ka. Sa ma pak viktima aq ma mirë. Muj(mundem ) me u vra edhe unë...".

    Mësuesin Adem e njoh nga shkolla fillore. Në vitin shkollor 1967/68, në klasën e shtatë, kam qenë nxënës i tij. Ishte mësues i dashur dhe edukator i mirë. I zellshëm dhe i përpiktë në punë. Unë e kam dashur mësuesin Adem. Nga ne, me urtësi, kërkonte rregull, kërkonte të mësonim, ndaj, shpesh si fjalë parazite do ta përdorte shprehjen " pa e nxe shkamin..." dhe me këtë na linte të kuptonim se duhet mësuar. Dhe ky "shkami" ma kujton Drenicën e asaj kohe, të katandisur në varfëri, ku rrallë ndonjë familje kishte karrige.

    Si gjimnazist rrallë e kam takuar, bile një kohë nuk dukej gjëkundi. Më vonë mora vesh se kishte kryer një shkollë të oficerëve dhe kishte filluar punë në Shtabin e Mbrojtjes Territoriale në Gllogoc.

    Në vitet e 80-ta ( dikund 1983-84) rastisi të vinte me makinë në Sankovc. Nuk e pyeta, por, me sa duket, kishin pasur ushtrime ushtarake me rezervistët. Kur kishte marrë vesh se unë aty isha bërë mësues fshati, kishte kthyer në shkolle, më thirri më zyrën e derjtorit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se u ngrit në këmbë kur hyra dhe më përshëndeti: "Tungjatjeta mësuesi Adem". Unë s'di si u ndieva përpara ish mësuesit tim, i cili më kishte mësuar si duhet respektuar të tjerët më të moshuar se ti, por ky u ngrit vetë në këmbë për mua. Më priti derisa mbarova mësimin. Rrugës për në Gllogoc, në makinë, mësova se dashuria për mësimdhënie i kishte mbetur e pashuar.

    Mësuesi Adem ka pasur shpirt prej humanisti. Në vitet e 90-ta kam punuar bashkë me të në SHHB „Nënë Tereza" Dega - Gllogoci(Drenasi) I. Ai ishte kryetar. Po nuk ishte nga ata kryetarët mendjemëdhenj që di vetëm për të udhëruar. Ai i urtë, përherë ishte me ne dhe bashkërisht bënim ngarkim - shkarkimin e mallit; gjithashtu përherë rrinte me ne derisa shpërndahej i tërë malli, me një mbikëqyrje të rreptë, sepse „ te ky mall duhet me pas' kujdes mos me ba ndonji gabim, a mos e ban Zot me e keqpërdor. Shiqoni mos po na jet (mbetet) ndonji nevojtar pa marrë ndihma". Sa keq ndihej kur vizitonim familjet e nevojtarëve dhe shihte se njerëzit jetonin në mjerim të skajshëm. Ka ndodhur shpesh që disa familjeve, qoftë pse ishin të sëmurë a të moshuar, vetë ua dërgonim mallin/ndihmat në shtëpi.

    Këtë humanitet e kishte mbëltuar edhe në familjen e vet. Do të mbetesha borxh nëse nuk e përmend rastin e luftës. Le që aso kohe na mungonte buka, por na mungonte edhe uji për pije. Derisa kishte njerëz që i mbyllnin bunaret ( puset) e veta me dryn, sepse po u turbullohej uji, familja e tij tha: "Edhe pikën e fundit do ta ndajmë bashkërisht"!

    Mësuesit Adem sikur nuk i mjaftoi gjithë kjo sakrificë. Tani i kishte ardhur radha të bënte edhe sakrificën e fundit - JETËN.

    Në takimin e fundit me të kujtoj të më ketë thënë: "... mue më duhet me shkue atje në katun(d)(fshat ). Nuk durohet ma kështu. Unë duhet me kanë atje, se ata njerëz që i kanë rrokë pushktë, shumica janë të rinj dhe mujnë ( mund) me kanë edhe të papërvojë, por që kanë vullnet të fortë për me u flijue duke i dalë shkaut ballë për ballë. Nuk asht madhështi me u vra në luftë, sepse ushtari asht personi që i shkakton dam dhe e vret anmikun, por që vetë shpëton. Natyrisht, luftë i thonë dhe mundet edhe me u vra - darsum pa mish nuk ka. Sa ma pak viktima aq ma mirë. Muj(mundem ) me u vra edhe unë...".

    Më vonë kam dëgjuar se mësuesi i dikurshëm, major Ademi kishte dalë i suksesshëm edhe atje: nuk i kishte lënë djelmoshat e asaj Zone për të ushtruar gjetkë, sepse rrugës ushtarët edhe mund të binin në prita e të vriteshin, por stërvitjet i kishin bërë aty, në Tërstenik dhe kurdo që ishte zbatuar me përpikëri komanda e tij kishin korrur suksese dhe nuk kishin pasur humbje në njerëz.

    Kështu pra e kam njohur mësuesin tim, Adem Mulaj. Unë nuk kam hyrë në detale dhe nuk jam marrë me thashetheme, sepse mund ta lendoja dikë apo personalitetin e tij; gjithashtu nuk i kam bërë vetes autobiografi, siç kam parë në shumë libra që autorët duke shkruar për dëshmorin i bëjnë vetës autobiografi. Jam në dijeni se është duke u përgatitur një libër monografi për mësuesin Adem.

    Për rënien e mësuesit Adem mësova në Danimarkë. Kishte rënë në pritë, me 15 maj 1999 në përpjekje për të hapur korridor për popullatën civile në luftimet me të vështira në Zonën Operative te Drenicës, Brigada 113 ,,Muj Krasniqi'', në të cilën ishte shef i operativës. Pasi kujtova çastet me të, thashë: TË QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS, MËSUES I DASHUR!

    Shënim: Në situata të veçanta, mësuesi Adem kishte sens për të përdorur me mjeshtri edhe thënie të njerëzve të mëdhenj, por më me dëshirë përdorte si aforizma strofa nga vjershat e rinlindësve tanë, herë - herë edhe duke i modifikuar ato e duke i përshtatur për situatat e rastit. Kështu nganjëherë kur na binte morali për tokë dhe kur dekurajoheshim dhe shihnim vetëm "zi", ai na jepte zemër duke cituar strofën e fundit të vjershës "Qëndresa" të Luigj Gurakuqit: "Vec nji qëllim i naltë t'ban me durue/ e zemrën të forcon;/ ndër kundërshtime s'vyen kurr me u ligshtue,/ mjer ai qi nuk qëndron"!

    Ndërsa kur i shkonim punës avash - avash, me urtësi recitonte një strofë nga vjersha "Guxo" e Mjedës: " Tue u tallë e tue pritue/ Kurrgja send nuk qitet n'dritë/ Çfarëdo sendi me fitue/ Trimni lypset e guxim". Dhe ne e kuptonim porosinë.

    Personaliteti i mësuesit Adem do të mbetet si një shëmbëlltyrë e mirë, jo vetëm për mua si ish nxënës dhe më vonë si bashkëveprimtar i tij ( jo nga aspekti ushtarak ), por edhe për gjithë ata që e kanë njohur. Ai ka dhënë shembullin më tipik se si duhet dhe si mbrohet atdheu.

    Unë bëra përpjekje që këtë shkrim ta bëj pa zbukurime e pa stërmadhime, sepse është vështirë të përshkruhet tamam vepra e dëshmorit - kuptimi i fjalës dëshmor. Kjo fjalë ngërthen në vete gjithë atributet e mirësisë, të sakrificës e të martirizimit që dora dhe mendja e njeriut është vështirë t'i përshkruajë. Do të dëshiroja që edhe libri monografi për të, të dilte kështu pa zbukurime. Fundja, ku ka vdekje më të mirë se të vdesësh për liri.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Pas këtij shkrimi, më vonë...

    ... u botua dhe libri monografi

    "Adem Mulaj - njeriu i idealeve ", nga Xhemajl Bajrami ( gjithashtu ish mësuesi im )

    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 15-05-2012 më 18:43
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    dhe pas botimit të librit, në 10 vjetorin e rënies...

    U mbajt akademi përkujtimore për atdhetarin, Adem Mulaj

    Adem Mulaj, ishte njeri i guximshëm, i cili e kreu detyrën e tij ashtu siç i ka hije një patrioti dhe atdhetari, deri në rënien e tij heroike. Kështu u tha sot në Akademinë përkujtimore, që u mbajt në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorin e rënies së dëshmorit Adem Mulaj, shef i Operativës në Brigadën 113 “Mujë Krasniqi”, të Zonës Operative të Drenicës. Në këtë akademi u promovua edhe libri i autorit Xhemajl Bajrami, me titull “Adem Mulaj, njeriu i idealeve”.

    Bashkëluftëtarët e Ademit shpalosën kujtimet më të mira për të, duke përshkruar luftën që kanë bërë kundër armikut, në mbrojtje të vendit deri në flijimin e tyre për liri.

    Komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 113, Isa Xhemajli, tha se Ademi ishte njeri i vendosur, ishte mësues, i cili dha kontributin e tij më të madh për lirinë e vendit.
    “Duke pasur parasysh, si njeri i dëshmuar për luftë, shkollimin e tij, vlerat, meritat, guximin dhe sidomos strategjinë e tij, unë propozova, dhe Adem Mulaj u emërua shef i operativës në Brigadën 113, detyrë të cilën e kreu ashtu siç i ka hije një patrioti dhe atdhetari, deri në rënien e tij heroike”, tha Xhemajli.

    Ndërkaq, artisti i madh shqiptar, Reshat Arbana, i cili ishte i ftuar në këtë Akademi, tha se dëshmorët dhe figurat e mëdha duhet të kujtohen gjithmonë, sepse është e nevojshme për vendin. Ai me këtë rast lexoi një letër të dëshmorit Adem, që ua kishte dërguar djemve të tij.

    “Gjendem në fshatin tim, që për një moment nuk e harrova kurrë. U ktheva në të për ta mbrojtur me pushkë në dorë, për t’i larë borxhin kësaj toke të Kosovës, qoftë edhe me jetë, sikur shumë e shumë martirë që dhanë jetën për lirinë e këtij trualli”, lexoi Arbana letrën e dëshmorit Adem Mulaj.

    Në 10 vjetorin e rënies së majorit Adem Mulaj, u promovua edhe libri i autorit Xhemajl Bajrami, me titull “Adem Mulaj, njeriu i idealeve”. Përmes deklaratave, fakteve dhe dokumenteve, autori arriti ta kompletojë figurën e Adem Mulajt, duke pasqyruar jetën e tij që nga lindja në fshatin Tërrstenik të Drenicës, kontributin e tij si mësues në periudhat më të vështira që ka kaluar vendi, e deri në rënien e tij heroike.

    P.S. ja dhe origjinali i letrës:
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    përmbajtja e letrës së sipërme

    Të nderuar bijtë e mi, gjatëjeta!

    Gjindem në fshatin t’im që për kurrnjë moment nuk e harrova. U këtheva në te për t’a mbrojtur me pushkë në dorë dhe për t’ia la borqin kësaj toke të Kosovës qoftë edhe me jetë, sikur shumë e shumë martir që dhanë jetën për lirin e këtij trolli.

    Andaj mos të ju dhimsëm nese edhe unë iu bashkangjitem atyre. Vdekje ma të mirë nuk ka se sa me vdek me nderë për atdhe e për liri.

    Faton, e përqafon Dardanin, për mua dhe ja thekson mirë fjalën: Gjyshi të don shumë Dardan, jetofsh sa malet.

    Më falni, ndoshta nuk u desht kështu të shkruaj.

    Tërstenik, 23.12.1998

    Ju përshëndet i juaj
    Ademi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte vertet nji hero ky burr i kosoves..

    lavdi i kjofte..

    flmn adem qe shkruajte per mikun e msuesin tuaj Adem Mulajn.

    cfar klase kini qen kur u a ka kenduar poezin qendresa te Gurakuqit?

    shum e bukur..

    ajo poezi nuk ka qen fut ne librat e shkollave te kohes se PPSH-se..

    i lumt atij qe e ka shpernda kte poezi ne Kosove..

    edhe i here lavdi ketij mesuesi te madh e luftari legjendar !

    tek Ky jan NJI fjala e Vepra !

  7. #7

    ja një koment...

    H. Rudi
    Te lumt i nderuari Profesor Adem ,per kete artikull qe na e solle ketu.E lexova me vemendje dhe me emocionoi pa mase. Une personalisht nuk e kam njohur Mesuesin Adem perveq si nje figure qe me jepte te kuptoi se ai njeri kishte vlera te pa kontestueshme, mu ashtu siq e paske pershkruar edhe ti. Me vone e kam njohur Fatonin(pra djalin e tij qe u martua me vajzen e Halles time)..qe sot jeton ne Finlande.

    Prof.Adem, krenohem per keto figura qe ka pasur vendi yne. Dhasht Zoti dhe mos t'harrojme asnjehre sepse njerez te tille nuk meritojne te harrohen.

    Ju qofte i lehte dheu i tokes se Kosoves per te cilen dhane edhe me te shtenjeten -JETEN.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    Personaliteti i mësuesit Adem do të mbetet si një shëmbëlltyrë e mirë, jo vetëm për mua si ish nxënës dhe më vonë si bashkëveprimtar i tij ( jo nga aspekti ushtarak ), por edhe për gjithë ata që e kanë njohur.

    Ai ka dhënë shembullin më tipik se si duhet dhe si mbrohet atdheu.

    Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, mësues i dashur!

    shume mire ke bere mesues ademi ..ke folur per mesuesin tend..por pash zotin kurseni gradat bre burre se na e shpifet me to..aman o njeri po cfar majori he burre..a din se jan bere aq shume bajat keto grada sa qe edhe nese dikush e merr me merite nje grade ushtarake do ngjasoje si gradat e ketyre te luftes e pasluftes..sa here qe doni te flisni per nje luftetar mundohuni ti shmangni keto lloj gradash se veq jua ulni figuren e tyre...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    Përshëndetje MALËSORI,
    shpifjet nuk i kam qejf, sidomos në tema sikur kjo, e për personalitete si mësuesi Adem. Pra grada major, nuk është shpifje ( d.m.th. nuk ishte as titull i falur, as i vetëquajtur ).

    respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin

    je keqkuptuar bace..nuk kam thene se ju keni shpifur por ne ketej perdorim nje shprehje per dicka qe na e ben bajat..shpesh kur dicka eshte bere krejt bajate ne themi '' uh na e shpifet me te tilla gjera ''.. pra nuk ka kuptimin se shpife ne bazen krasike te kesaj fjale...thjeshte na e shpifen abuzime te tilla gradash dhe titujsh..

    bac nuk e di a e di ti por ne kosove ka sot aq shume gjeneralla e majora sa do e kishte lakmi edhe ushtrija me e madhe ne bote siq eshte ushtria amerikane..te mos flasim per ushtrine turke qe duhet te marre shembull tek kosova per ranklisten ushtarake..une e lexova me vemendje ate qe kishe shkruar ti dhe kerkun nuk pash te shkruar ate qe ky atdhetar paska marre si grade gjate jetes se tij..tani edhe arsimtar edhe major nuk shkonin..megjithate edhe mund ta kete fituar me te drejte kete grade ushtarake por duhet te na tregosh kush autoritet e ka graduar..per te mos abuzuar ne me keto lloqe gradash te luftes dhe pasluftes ti duhej te na e sqaroje se profesori jot ne baze te studimeve dhe te meritave te tija ushtarake u gradua nga x institucion me graden '' major ''..ndryshe neve duke pare mbirjen si kerpudhat pas shiut te shume gjeneralleve dhe majoreve mund edhe ti veme ne loje edhe ata qe me djerse dhe gjak i kane fituar keto grada...

    edhe nje here bace ..nje keshille per ty dhe per gjithkend qe shkruan per te ashtuquajturen '' lufte '' dhe luftetare..shmangni sa te mundeni permendjen e gradave ushtarake pasi qe vertete jua ulni edhe ato vlera qe dikush ka pase dhe ka..une per vete vetem qeshi sa here lexoj apo degjoj [per filan gjeneralin apo fistek majorin..

    edhe nje sqarim tjeter bace..ne shkrimin e kaluar nuk desha ta permndja ..por po shoh shume abuzime me grada dhe tituj dhe desha te te sqaroj edhe per ate qe shkruan ne krye te fotos..ne krye te fotos ke te shkruar '' hero i popullit ''..nuk besoj se eshte hero i popullit..nga sa di une te gjithe te renet per liri quhen '' deshmore te atdheut '' titullin hero i popullit dhe hero kombetar i jep presidenti i nje vendi..ndoshta profesorin tend ndonje autoritet e ka shpallur hero i popullit dhe ne nuk e dime..nese nuk e ka shpallur asnje institucion legjitim mbetet te jete thjeshte deshmor i atdheut..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ..une e lexova me vemendje ate qe kishe shkruar ti dhe kerkun nuk pash te shkruar ate qe ky atdhetar paska marre si grade gjate jetes se tij..tani edhe arsimtar edhe major nuk shkonin..megjithate edhe mund ta kete fituar me te drejte kete grade ushtarake por duhet te na tregosh kush autoritet e ka graduar..per te mos abuzuar ne me keto lloqe gradash te luftes dhe pasluftes ti duhej te na e sqaroje se profesori jot ne baze te studimeve dhe te meritave te tija ushtarake u gradua nga x institucion me graden '' major ''..ndryshe neve duke pare mbirjen si kerpudhat pas shiut te shume gjeneralleve dhe majoreve mund edhe ti veme ne loje edhe ata qe me djerse dhe gjak i kane fituar keto grada...
    Sqarimin e shkrutër e ke pasur këtu:

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    UNË E KAM DASHUR DHE RESPEKTUAR MËSUESIN, ADEM MULAJ

    Mësuesin Adem e njoh nga shkolla fillore. Në vitin shkollor 1967/68, në klasën e shtatë, kam qenë nxënës i tij. Ishte mësues i dashur dhe edukator i mirë. I zellshëm dhe i përpiktë në punë. Unë e kam dashur mësuesin Adem. Nga ne, me urtësi, kërkonte rregull, kërkonte të mësonim, ndaj, shpesh si fjalë parazite do ta përdorte shprehjen " pa e nxe shkamin..." dhe me këtë na linte të kuptonim se duhet mësuar. Dhe ky "shkami" ma kujton Drenicën e asaj kohe, të katandisur në varfëri, ku rrallë ndonjë familje kishte karrige.

    Si gjimnazist rrallë e kam takuar, bile një kohë nuk dukej gjëkundi. Më vonë mora vesh se kishte kryer një shkollë të oficerëve dhe kishte filluar punë në Shtabin e Mbrojtjes Territoriale në Gllogoc.
    Në Shtabin e Mbrojtje Territoriale e kishte filluar karrierën si nëntoger. Në vite, sipas rezultateve të treguara ka arritur deri në gradën major.

    Për shënime të tjera i gjeni te libri “Adem Mulaj – njeriu i idealeve” të Xhemajl Bajramit.

    P.S. Unë, në të ardhmen do të bëj përpjekje për të sjellë edhe shkrime të tjera nga libri, por vërtet është punë e lodhshme. Do të kontaktoj me anëtarët e familjes dhe me autorin e librit që, nëse e kanë librin të ruajtuar dikund si dokument dhe natyrisht nëse pranojnë për ta publikuar do ta sjell të tërin për ju.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ska rendsi o zeid grada e tij..

    rendesi merr akti i tij..
    ai le rehatin e vet le pasosh e kosovtrans len mundesin me shku me pallavrazue rognerave apo hamburegerave sikur lpk-ja e shkon me dhan kryet ne luft me shkaun.. kryet e vet e jo te tjerve sikurse ben disa..
    pra eshte nji hero i vertete.. mesuesi adem..

    lavdi..

  13. #13
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    P.S. Unë, në të ardhmen do të bëj përpjekje për të sjellë edhe shkrime të tjera nga libri, por vërtet është punë e lodhshme. Do të kontaktoj me anëtarët e familjes dhe me autorin e librit që, nëse e kanë librin të ruajtuar dikund si dokument dhe natyrisht nëse pranojnë për ta publikuar do ta sjell të tërin për ju.

    une nuk e vura shume ne dyshim gradimin e ketij deshmori o bace..une e mora thjeshte si shembull ..une nuk ja kam haberin kush eshte dhe a eshte graduar vertete nga autoritetet kopetente me ate grade qe ti e permend..thjeshte duke pare baterdine e kolonelave e gjenerrallave mendova dhe mendoj se eshte gjeneral apo major i pas pilafit..per te vertetuar te kunderten kur te kontaktosh familjaret eshte mire te sqarohet kjo gje..thjeshte per informacion..dhe ti dime kush jan me te vertete oficeret madhore shqiptare dhe kush jan oficeret madhore te bllaces apo rashbullit...

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ska rendsi o zeid grada e tij..
    rendesi merr akti i tij..
    ne fakt ka shume rendesi brari..e them kete pasi sot nuk guxon te debatosh me nje vella nga kosova pasi menjehere gjeja e pare qe te thot eshte se '' une kam qene pjestar u uck-se dhe gjate luftes kam qene komandant i kesaj apo asaj zone operative..pjesa me e vogel te thone se jan me graden major kurse pjesa me e madhe te thone se kan graden gjeneral apo ndonje hajven qe nuk e di cka eshte mareshalli harron e te thote se eshte mareshall..askush nuk pranon se ka qene ushtar..te gjithe komandanta e gjeneralla..eshte mbushe kosova me te tille sa vertete habitesh..dhe jan krejt analfabete qe as haberin nuk ja dine artit ushtarak..po te kishte fituar graden e gjeneralit ne menyre institucionale zoteri sulejman selimi nuk do te bente gafen e pucit ushtarak duke thyer urdherin e komandantit te pergjithshem te forcave te mbrojtjes se kosoves dr rugoves kur ky i ashtuquajtur gjeneral drejtonte keto forca..gafa te tilla behen nga amatoret..behen nga ata qe i kan thene vetes major e gjeneral..

    nuk e di kush e ka thene nje shprehje te famshme brari '' jepi qezarit ate qe eshte e qezarit ''..jepi cdo kujt ate merite qe ka ..nuk ben ta hiperbolizosh meriten e dikujt apo disave pasi nuk ka vend per hiperbola ne jeten tone..e ashtuquajtura lufte ne kosove u be ne kohen moderne te informimit dhe askush nuk mund te genjeje me se bera kete apo bera ate..gjithcka eshte e dikumentuar dhe te mos i rrej kujt mendja se do beje si enveri me fallsifikimin e historise..ne fakt merita me e madhe e kesaj lufte ishte vellavrasja dhe per kete vellavrasje nuk mund ta gradosh veten..edhe nese ke luftuar vertete ne frontin e luftes ne kosove ( pjesa dermuese kan luftuar ne frontin e kodrave te rashbullit ne durres apo vise te tjera kilometra larg kosoves ) merr meriten qe te takon dhe jo derdellitjet e perditshme se jam keshtu e ashtu..duhet ndare shapi prej sheqeri dhe ne fund te marrim vesh te verteten..megjithese pjesa dermuese e popullit shqiptar e din te verteten dhe i njeh mire gjenerrallat e kolonelat e pasluftes se kosoves...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 20-05-2012 më 14:16
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  14. #14

    Po e përsëris për të fundit herë...

    ky dmth ka qenë me gradë major të fituar me shkollë e me eksperiencë. dhe këtë titull nuk e ka të falur - të vetë quajtur, sepse po të ishte kështu nuk do të kishte titullin major. Ku ke parë ti kësi titujsh të falur nën kolonel e gjeneral!!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Eshte i njejti mentalitet nga i cili nuk heqim dore ne shqiptaret!
    Ne kohen e diktatures thoshin se kam qene partizan,shtepia ime ka mbajtur me buke partizanet,shoket e partise,etj!
    Pas vitit 1990,jam i levizjes se dhjetorit,kam patur dajen gjysem te pushkatuar,etj!!
    Por sigurisht,kur behet fjale per nje patriot,mjafton te thuash qe ka qene patriot dhe i ke thene te gjitha.Dhe natyrisht respekt.

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Eshte i njejti mentalitet nga i cili nuk heqim dore ne shqiptaret!
    Ne kohen e diktatures thoshin se kam qene partizan,shtepia ime ka mbajtur me buke partizanet,shoket e partise,etj!
    Pas vitit 1990,jam i levizjes se dhjetorit,kam patur dajen gjysem te pushkatuar,etj!!
    Por sigurisht,kur behet fjale per nje patriot,mjafton te thuash qe ka qene patriot dhe i ke thene te gjitha.Dhe natyrisht respekt.
    Përshëndetje Beso. Saktë! Këtë e kam thënë edhe unë kaq herë. Në shkrimin tim, asko kohe, kam bërë përpjekje t'u ikja titujve dhe gradave ( të shpifura ose të vetëquajtura ). Në këtë shkrim vetëm një herë kam përmendur titullin major, të cilin e kishte nga shkolla ushtarake.
    Pajtoj: respekt për gjithë të rënët për kauzën e madhe LIRINË.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje Beso. Saktë! Këtë e kam thënë edhe unë kaq herë. Në shkrimin tim, asko kohe, kam bërë përpjekje t'u ikja titujve dhe gradave ( të shpifura ose të vetëquajtura ). Në këtë shkrim vetëm një herë kam përmendur titullin major, të cilin e kishte nga shkolla ushtarake.
    Pajtoj: respekt për gjithë të rënët për kauzën e madhe LIRINË.
    per fat te keq ky ka dhene jeten i dashur bace por po te ishte gjalle do ishte njeri nga pjestaret e shoqatave te veteraneve te luftes ne kosove dhe ndoshta do ishte njeri nga nenshkruesit e pamfletit kushtuar jovan bregut..keshtu eshte bace kur gjithkujt i vjen ne dore te beje gjithcka dhe ne goje te flase gjithcka..keshtu eshte kur amatori vihet ne drejtimin e profesionistit...me duket se profesionistet i hengri revolucioni dhe pasrevolucioni..kan mbete amatoret qe na bejne te gjitheve jovan e hajvan bregu te pallatit 176...

    nejse..nuk do te jete xhevahiri i fundit i cudive shqiptare...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    per fat te keq ky ka dhene jeten i dashur bace por po te ishte gjalle do ishte njeri nga pjestaret e shoqatave te veteraneve te luftes ne kosove dhe ndoshta do ishte njeri nga nenshkruesit e pamfletit kushtuar jovan bregut..keshtu eshte bace kur gjithkujt i vjen ne dore te beje gjithcka dhe ne goje te flase gjithcka..keshtu eshte kur amatori vihet ne drejtimin e profesionistit...me duket se profesionistet i hengri revolucioni dhe pasrevolucioni..kan mbete amatoret qe na bejne te gjitheve jovan e hajvan bregu te pallatit 176...

    nejse..nuk do te jete xhevahiri i fundit i cudive shqiptare...

    Përshëndetje dhe respekt MALSORI
    besoj e keni parë dhe po e shihni që jam i kursyer për t'u përgjigjur, sepse nuk po kam dëshirë që pikërisht te kjo figurë të merremi me thashetheme.

    besoj gjithashtu e dini se unë gjerat i quaj me emër të vërtetë. kur kam shkruar për njerëz të poshtër nga titulli e keni kuptuar se jam duke shkruar për një nejri të poshtër dhe anasjelltas.

    Malesor, unë jam plotësisht i bindur se po të ishte gjallë Adem Mulaj, nuk do të ishte njëri nga nënshkruesit e pamfletit kushtuar Jovan Bregut.Ai në shpirt nuk e kishte urrejtejn dhe përcarjen dhe nuk ishte tip rrahagjoksi as të përfitonte nga meritat e të tjerëve.

    Ndoshta nuk do të ishte as veteran i shoqatës së luftëtarëve të Kosovës, jo për gjë, por shoqatën e pengojnë njerëz sikur ky. Dhe ky do të ishte njëri nga ata varfanjakët e të lëntët pasdore sikur shumë dëshmorë të tjerë.

    Edhe ky bën pjesë në grupin e atyre dëshmorëve të harruar, si Xheladin Gashi - Plaku, Ymer Alishani, Gani Elshani etj. Keni dëgjuar ndonjëherë për këta? Jo! Jo pra se këta janë të harruar...

    Pikërisht unë do të bëj përpjekje që në vazhdimësi t'i sjell këto figura në mediat elektronike, së pari në Radio Projekt e pastaj edhe në faqe të tjera.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •