Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Me biçikletë nga Vjena në Përmet?!

    Me biçikletë nga Vjena në Përmet?!

    Mitro ÇELA

    Disa kohë më parë isha në Përmet. Në mëngjes zura vend në restorant. Dy vajza të huaja bisedonin, por nuk merreshin vesh me banakieren. Duke luajtur rolin e përkthyesit, nisa bisedën me vajzat. Të dyja ishin nga Vjena. Kishin ardhur në Përmet me biçikletë?! Zgurdullova sytë! Përsërita pyetjen… Më treguan biçikletat. Deri në Itali me biçikletë. Pastaj në traget. Zbritën në Durrës. Morën rrugën për në Sarandë. Me biçikletë. Natën e parë fjetën në Himarë. Natën e dytë qëndruan në Sarandë. Deri në Gjirokastër udhëtuan me autobus.
    - Gjirokastra është fantastike, tha një nga vajzat. - Nga një ballkon, zgjata dorën dhe vendosa kapelen mbi minarenë e një xhamie! Këtë batutë, në fakt e kam lexuar në një libër të Kadaresë. Nuk e kuptova, pse ishte qëlluar me plumb monumenti i Çerçiz Topullit? Fantastikë sokakët. Madhështore kalaja. Topa. Mitralozë. Bile edhe një aeroplan i zënë rob! Donim të vizitonim shtëpinë e Kadaresë dhe të diktatorit. Kërkuam ndonjë ciceron. Nuk gjetëm. Shkuam në një agjenci turistike. Çudi?! Në Gjirokastër nuk ka njerëz që të flasin për historinë dhe vlerat e qytetit, një qytet që është vënë në mbrojtje të UNESKO-s?!
    - Ne, na pëlqen të udhëtojmë me biçikletë, thotë vajza tjetër. - Kemi edhe një shoqatë. Çdo vit qindra austriakë shkojnë në Vietnam, vetëm për të bërë xhiro me biçikletë! Është një sport shumë i bukur! Shqipëria do të ishte një vend ideal për biçikleta. Ka terren fantastik. Vende të virgjëra. Vietnami është larg. Por pse austriakët shkojnë në vendet e Azisë? Sepse atje ka organizim. Ka kulturë turistike. Atje, ciceronët nuk i kërkon. Ata të rrëmbejnë. Në Shqipëri mungojnë gjëra të vogla, por siç thotë populli juaj: "Për një pe e një gjilpërë, vete dëm një thes i tërë?!"
    Së bashku me vajzat shkuam në llixhat e Bënjës. Kuptohet. Ato me biçikleta. Ne me makinë. Është hapur një rrugë e re. Pimë kafe tek "Hani i Coles", i ndërtuar nga një çift përmetarësh, buzë një kroi, nën hijen e rrapishteve. Vazhduam drejt llixhave. Një urë mesjetare me harqe. Pylli me bredha, plantacioni më i madh në Ballkan. Përroi i Langaricës, ku do të ngrihen dy hidrocentrale. Vajzat aty për aty vendosën: "Do të lëmë biçikletat dhe do t'i ngjitemi malit të Nemërçkës më këmbë. Kemi lexuar dhe duhet të shohim 'Shpellën e gomaricës!'. Na kanë thënë se këtej rrotull ka edhe dhi të egra?!"
    U kthyem në Përmet. Dy çifte me turistë nga Japonia. Pyeta: Pse në Përmet? Shoqëruesja më thotë: "Japonezët kishin parë internetin. Kishin gjetur tre kisha të lashta. Kishën në Kosinë. Kishën në Badëlonjë dhe atë të Leusës… Po kështu kishin dëgjuar se diku afër qytetit nxirret një pllakë guri. Është aq e bukur, saqë aktorja Kidman, ka veshur me këto pllaka, vilën e saj në Australi… Vazhdova bisedën me një nga pronarët e hoteleve: "Kur nis sezoni turistik, nuk mund të vish në Përmet, pa porositur më parë vende në hotel…".
    U ndamë me vajzat nga Vjena. Shkëmbyem adresat në internet. Pas dy javëve në postën time elektronike mbërriti haberi i parë: "…Me biçikletë udhëtuam nga Këlcyra në Sinjë dhe mbërritëm në Berat! Një natë fjetëm në një stan. Nata më e bukur e jetës sonë! Kalaja e Beratit? Vështirë të gjesh një të dytë në Ballkan. Pikturat e Onufrit janë bërë pjesë e imagjinatës sonë?... Por kemi një vërejtje: Brenda kalasë ku banojnë 3-4 mijë banorë, nuk ka asnjë restorant, asnjë hotel, bile asnjë banjë publike?!...
    - Fjetëm një natë në Krujë, vazhdon e-mail-i nga Vjena. - Pazari i Krujës ishte si një copë nga Mesjeta… Donim të blenim disa suvenire… Nuk morëm? E dini pse? Sepse ato ishin prodhuar në Turqi ose në Kinë?! Turisti do gjëra artizanale të prodhuara me dorë dhe jo në fabrika me makineri?!... Vitin tjetër do të rikthehemi në Shqipëri. Në grup… Anuluam Vietnamin…





    RD
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Me biçikletë nga Vjena në Përmet?!

    .... Një urë mesjetare me harqe. Pylli me bredha, plantacioni më i madh në Ballkan. Përroi i Langaricës, ku do të ngrihen dy hidrocentrale. Vajzat aty për aty vendosën: "Do të lëmë biçikletat dhe do t'i ngjitemi malit të Nemërçkës më këmbë. Kemi lexuar dhe duhet të shohim 'Shpellën e gomaricës!'. Na kanë thënë se këtej rrotull ka edhe dhi të egra?!"

    .



    Ja dhe Perroi i Langarices, Urra me Harqe dhe Shpella pa Emer, ne munges te Gomarices:

    "Shpella pa Emer"

    Please find below the link of the Program " The Cave without a name"



    http://www.top-channel.tv/video.php?id=11971


    http://www.top-channel.tv/video.php?id=11972


    http://www.top-channel.tv/video.php?id=11973

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •