Botime tė reja: MONOGRAFI nga Halil HAXHOSAJ

Nė pragun e Mitingut tė Poezisė nė Gjakovė, qė ėshtė manifestimi mė i madh poetik nė trojet shqiptare, doli nga shtypi MONOGRAFIA – KLUBI LETRAR “GJ.N. KAZAZI”, i cili u pėrurua nė Bibliotekėn e qytetit, nė Gjakovė, mė 10 Maj 2012.

MONOGRAFIA ėshtė pėrgatitur nga poeti, shkrimtari, kritiku letrar, prof. Halil Haxhosaj.

Dizajni dhe realizimi teknik e kompjuterik:
Shkėlzen Rexha

Botues:
Klubi letrar “Gj.N.Kazazi”, Gjakovė

Shtypi.: “Erpoprint” , Gjakovė, 2012

Tirazhi: 500 copė

Libri ka 225 faqe, kurse u botua me ndihmėn financiare tė Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Komunės sė Gjakovės.


Pėrurimi i Monografisė


Ditėn e enjte, mė 10 maj 2012, nė mesditė, nė sallėn e bibliotekės sė qytetit nė Gjakovė, nė praninė e njė numri tė madh tė dashamirėve tė fjalės sė shkruar, nė mesin e tė cilėve kishte edhe mysafirė nga klubet letrare tė Pejės, Gjilanit, Therandės e nga vende tė tjera, u bė pėrurimi i Monografisė sė klubit letrar “Gj.N. Kazazi” nga Gjakova.
“Ėshtė ky klubi qė e themeloi manifestimin mė tė rėndėsishėm poetik kombėtar, Mitingun e Poezisė, por edhe qė e jetėsoi dhe e afirmoi atė tash e 48 vjet, duke e bėrė kėshtu, nė njė mėnyrė, edhe si ėmblemė tė qytetit tė poezisė, Gjakovės” u tha, mes tjerash, nė kėtė pėrurim.
“Autori ėshtė munduar qė nė kėtė monografi, nė njė vend, tė pasqyrojė veprimtarinė e pasur 50 vjeēare tė klubit, gjė qė nuk ka qenė aspak e lehtė, prandaj Haxhosaj meriton pėrgėzime”, ka thėnė Muharrem Kurti, kryetar aktual i Klubit Letrar “GJ. N. Kazazi” nė Gjakovė.
Autorin, prof. Halili Haxhosaj, e pėrgėzoi edhe Anton Shala, drejtor komunal i kulturės, duke thėnė se kjo monografi paraqet njė histori jo vetėm tė kėtij klubi por edhe tė kulturės sė kėsaj treve e mė gjerė, ndėrsa vetė klubi mund tė shėrbej si shembull i mirė se si kolektivisht mund tė punohet nė mėnyrė tė suksesshme.
Poeti i njohur Agim Gjakova tha se me kėtė monografi ėshtė bėrė njė punė shumė e mirė, pasi nuk ėshtė lejuar qė shumė nga aktivitetet e kėtij klubi tė kalojnė nė harresė.
“Kjo monografi dėshmon pėr njė begati tė aktivitetit tė kėtij klubi, por edhe tė popullatės sė kėsaj treve. Nė kėtė libėr, nė mėnyrė shumė besnike prezantohet jo vetėm aktiviteti i kėtij klubi i cili ka dhėnė shumė emra tė njohur tė poezisė shqipe, por i pėrshkruan edhe peripecitė dhe vėshtirėsitė me tė cilat ėshtė ballafaquar ky klub dhe anėtarėt e tij”, ka thėnė poeti Agim Gjakova.
Agim Gjakova, ka thėnė ndėr tė tjera se “kjo vepėr pėrbėn njė material tė rėndėsishėm historik pėr zhvillimin e kulturės nė Gjakovė e mė gjerė, veēanėrisht asaj letrare”. “Tregon pėr frymėn kombėtare, pėrmbajtjesore e demokratike. Ngacmon ndėrgjegjen e lexuesit jo thjesht si njohje, por si trysni pėr vetėdije qytetare”.
Kurse, poeti, shkrimtari, prof. Muharrem Kurti, i cili prej disa vjetėsh udhėheq klubin e letrarėve tė Gjakovės,tha se kjo monografi e pėrmbledhur nga Haxhosaj “u bėn nder edhe tė gjithė atyre qė pėr 50 vjet me radhė kanė defiluar dhe bashkėjetuar me klubin dhe mitingun e poezisė”.
Autorin e monografisė, Halil Haxhosaj, e pėrgėzuan, ndėrsa vlerėsime shumė pozitive pėr kėtė monografi dhanė edhe Tahir Bezhani, Skėnder Hoxha, Muhamet Rogova, Sabit Rrustemi, Gani Muhaxhiri, Kamber Kamberi, Sulejman Lokaj etj.
“Mitingu i Poezisė nė Gjakovė, tė cilin e ka themeluar ky klub, lirisht mund tė thuhet se ėshtė ndėr manifestimet e para ku filloi tė jetėsohet konkretisht ideja e bashkimit kombėtar, pasi aty merrnin pjesė poet nga tė gjitha trojet kombėtare. Prandaj kėtij libri vetėm sa i shtohet vlera kulturore”, ėshtė shprehur Mr. Muhamet Rogova.
Mė nė fund, Halil Haxhosaj, autor i kėsaj monografie, tha se pėr kėtė libėr ka punuar gati njė gjysmė shekulli.
“Me plotė sinqeritet e them se pėr kėtė monografi kam punuan thuaja 50 vjet, prej kohės kur nė Normalen e Gjakovės, kam qenė nxėnės i poetit tonė tė madh, Din Mehmetit”, ka thėnė Haxhosaj.
Vetė autori, Haxhosaj, ka thėnė se pėr tė pėrmbledhur kėtė monografi i ėshtė dashur mund e sakrificė. “Jam shumė i lumtur qė kam pasur mundėsi tė jem pjesė e kėtij klubi, pjesė e tė gjitha mitingjeve tė poezisė dhe tash qė kam mundėsi tė shkruaj pėr tė gjitha ecejaket gjatė kėtyre viteve”, ka thėnė ndėr tė tjera Halil Haxhosaj.

Monografia ka 225 faqe, qė fillon me njė hyrje, me historikun e shkrimit shqip nė Gjakovė, kurse vazhdon me ngjarje, personalitete, takime, pėrkujtime tė ndryshme, dhe pėrfundon me njė Album me fotografi si pėrkujtim e dėshmi....

Mexhid YVEJSI, Gjakovė