Close

Rezultati i Sondazhit: Si mendoni, do ishit pro apo kunder tij?!

Votues
14. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Pro

    6 42.86%
  • Kunder

    7 50.00%
  • Nuk e di

    1 7.14%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #-19
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    Ismail Kadare ftohet të kandidojë për president të Republikës?



    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka takuar të enjten shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në takim është folur për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe për çështjen më të nxehtë të momentit, atë të Presidentit të ri të vendit.

    Agjencia e lajmeve NOA.al mëson se takimi është zhvilluar mes Arvizut dhe Kadaresë në një lokal të njohur i cili gjendet vetëm pak metra larg ambasadës amerikane në Tiranë dhe ka zgjatur një orë e gjysmë nga ora 11.00 deri në 12.30.

    “Besohet se Arvizu i ka propozuar shkrimtarit Ismail Kadare, që të pranojë kandidaturën për të qenë ai presidenti i ri i vendit, një kërkesë kjo që në fakt Kadare i ka ardhur disa herë gjatë këtyre dy dekadave. Por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar”, shkruan NOA.al.

    Lajmin për takimin e konfirmoi edhe Kadare, por ai ishte i prerë në deklaratën se nuk është folur për një kandidim të mundshëm të tij. Kadare tha se ai nuk ka asnjë plan për të kandiduar për president. Gjithsesi mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se kush janë emrat që kandidojnë zyrtarisht në Kuvend dhe cili do të jetë kryetari i ri i shtetit. /Telegrafi/

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278

    presidenti

    ...ishte nje kohe kur ngjitja e Kadarese ne ate post, pra postin e presidentit kishte nje kuptim, kishte nje rendesi dhe mbi te gjitha do te shikonim Ne shqiptaret se si duhej te sillej me koherence, moral e kualitet nje njeri qe siç i pelqen disave te shprehen eshte me profil te larte , biles eshte shqiptari me profilin me te larte ne bote! Por per DREQ S'KISHIN PROFIL TE LARTE ATA QE E KISHIN NE DORE KETE PUNE e ata nga frika s'mund te zgjidhnin Kadarene!
    ...por çfare ndodhi ne Shqiperi, u zgjodhen presidente nga bota akademike (Mejdani), nga bota e ushtarakeve ne pension (Moisiu) dhe me ne fund i pari njeri QE S'KISHTE QENE ME PARE KOMUNIST NE NJE POZICION TE LARTE (Topi)...per te gjithe keta pak u shume u shprehen "opinionistet" se nuk ishin shume te forte (inçisiv) o se nuk ishin me profil te larte. Por çuditerisht te gjithe dhe them te gjithe deri tek i fundit (Topi) qe ju hoqen pothuajse te gjitha fuqite dhe mundesite per te reaguar ne nje fare menyre -QENDRUAN ME NJE DINJITET TE PAPARE PERKUNDER KRYEMISTRAVE (fuqiplote) duke filluar qe nga Nano kur ishte kryeminister e deri tani me Sali Berishen!
    ...Kadare ai me i madhi e di mire qe s'ka shume shance biles s'ka aspak hapesira ligjore qe ai te kete mundesi te beje diçka ne ate post, ne postin e presidentit...pra zor se pranon te perçmohet nga kryeministri i radhes as Sala as Edi Rama e aq me pak Ilir Meta (kini kujdes se duket sikur ky i fundit ka bere shume para dhe peshon shume tani ne shqiperi). Duket se ka ngelur pa para edhe Edi Rama qe shkoi tek emisioni OPINION. Sepse ne shqiperi dihet eshte me me peshe ai qe ka me shume para-duket sikur ka ikur koha (shyqyr zotit) e atyre qe ishin me me peshe VETEM sepse te merrnin jeten dhe ymrin ne emer te populli-TT...te pakten kete te keqe e kemi kaluar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 11-05-2012 më 03:59

  3. #-17
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Votova kunder.
    President duhet te zgjidhet dikush qe jeton dhe mendon per kete vend jo B***** ne Shqipri ta ket e mend te damat franceze.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •