Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 187 prej 187
  1. #181
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Orebela Gbenga

    S'ka rėndėsi sa shumė dhemb apo sa keq ndjehesh, ėshtė koha pėr tė ndaluar sė menduari pėr atė person qė luajti me ndjenjat e tua, qė e mori dashurinė tėnde si diēka tė zakonshme, qė nuk e vlerėsoi pėrkujdesjen tėnde, qė nuk ishte i kėnaqur me atė ēfarė ti mund t'i kishe dhėnė. Nuk mund tė qėndrosh nė vendin e lėndimit mė. Ti nuk mund tė vazhdosh tė derdhėsh lot pėr dikė qė nuk e meritonte dashurinė qė i dhe.Ti nuk mund tė ndjehesh nė faj ndaj vetes tėnde qė nuk bėre mė shumė. Ti nuk mund ta bėsh qė ta dojė atė lidhje sepse po ta kishte dashur nuk do tė kishte lėnė tė ikje.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lulke pėr postimin:

    daniel00 (03-09-2015)

  3. #182
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Une po sjell nje punim timin konkurrues ne nje konkurs letrar:

    DASHURI NĖ KOHĖ TĖ SHKUAR

    Dikur kur nuk kishte internet, kur nuk kishte as telefona celular…dikur kur dashuria ishte ndjenjė e ndaluar! Dikur kur tė caktoje njė takim dashurie ishte katrahurė mė vehte.
    Nė atė kohė unė isha student, plot energji, plot shpresė dhe dėshirė pėr jetė. Atėherė unė rash nė dashuri pėr tė parėn herė…por dashuri tė vėrtetė, jo asi dashuriēkash ēfarė gjen sot…dashuri pėr njė natė! Kjo ishte dashuri e pėrjetėshme!
    Banonin qė tė dy nė qendrėn e studentėve, ajo nė konviktin nr.2, unė nė numrin 4 (ishim pėrballė njėri tjetrit). Ajo student e vitit tė II-tė, unė isha nė vitin e I-rė!
    I shkruaja letra ēdo ditė, por kurrė asnjė nuk ia dėrgova…nuk kisha guxim! I mbaja nėn jastėkun tim, i ruaja aty sepse mė inspironin pėr jetė, mė jipnin fuqi. Flinja gjumė me ninulat e atyre letrave.
    Qėndroja me orė nė dritaren time, me shpresėn se mos vallė edhe ajo do tė paraqitej nė dritaren e saj, dhe sė paku kėshtu tė mund ta shikoja nga larg. Sa herė e kyqte dritėn nė darkė unė vėshtroja siluetėn e saj duke lėvizur nėpėr dhomė. Sa shumė kisha dėshirė tė isha aty me te…ta pėrqafoja, ta ledhatoja dhe ta puthja me shume afsh dhe dashuri! Por…kėto ishin vetėm dėshira qė nuk bėheshin dot realitet.
    Njė ditė gjersa pėrjashta po binte shi, unė i ulur afėr dritares po shikoja se mos silueta e saj paraqitej nė dritaren karshi…Nė pritje e sipėr mora lapsin dhe fillova tė shkruaj letrėn e radhės me bindjen se kėtė letėr do tė ia dėrgoja qė ajo ta kuptonte mė nė fund se unė isha i dashuruar nė te. E ēava me lot, e derdha tėrė talentin tim dhe tėrė dashurinė qė ndjeja pėr te, nė atė letėr. Ēdo shkronjė ishtė njė ndjenjė, ēdo fjalė njė dėshirė dhe ēdo rrjeshtė njė shpresė! Letrėn e palosa mirė e mirė, i hodha parfum qė tė mos i vinte era djers, sepse djerėsija tepėr derisa po e shkruaja.
    Disa ditė nė vijim qėndova para hyrjes sė konviktit nr.2 me shpresėn se njė ditė do tė mbidhja fuqinė e duhur qė kėtė letėr tė ia dorėzoja…por kaluan ditė, muaj dhe vite dhe unė sot e atė ditė letrėn nuk e dorėzova, letrėn qė edhe sot e kėsaj dite e ruaj me shumė dashuri. Edhepse disa herė, derisa ajo i afrohej hyrjes provova tė mbledh guximin qė ti afrohem, kurrė nuk arrijta ta bėja kėtė.
    Sot ajo ėshtė e martuar me tjetrin, ka dhe fėmijė, kurse unė akoma e mbaj letrėn time tė dashurisė qė kurrė nuk shkoi ne destinacion, letrėn qė tashmė ėshtė zverdhur nga koha ashtu sikur jam zverdhur edhe unė..

    Mė:09-Shkurt-2015 Ferizaj
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Poeti pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    daniel00 (03-09-2015),Lulke (18-03-2015)

  5. #183
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Bukur Poeti ndonjehere duhet pak me shum guxim ne jete te luftosh per ate qe do qe mos qash nje jete te tere pastaj . Uroj qe kjo leter te jete thjeshte nje krijim dhe jo ndenje e perjetuar apo dashuri e parealizuar per ty.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  6. #184
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Romani: 3 Shoket

    Remark

    "...apo ke ngrėnė?"
    "Jo, jo akoma. Po tė prisja ty."
    "Por nuk duhet tė mė presėsh. Kurrė. Ėshtė e tmerrshme tė duhet tė presėsh."
    Ajo tundi kokėn. "Ti Robby, kėto gjėra nuk i kupton. E tmerrshme ėshtė tė mos kesh askėnd pėr tė pritur."
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lulke pėr postimin:

    daniel00 (03-09-2015)

  8. #185
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Nese atehere kur ke pasuri, ke dhe shume miq, mos u gezo...ata nuk jan miq, por hijena. Gezohu vetem atehere kur ke shpirtin (jo kapitalin) dhe ke miq qe vertete te duan per cfare je dhe jo per cfare ke!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 18-03-2015 mė 10:47
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #186
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Citim Postuar mė parė nga Lulke Lexo Postimin
    Bukur Poeti ndonjehere duhet pak me shum guxim ne jete te luftosh per ate qe do qe mos qash nje jete te tere pastaj . Uroj qe kjo leter te jete thjeshte nje krijim dhe jo ndenje e perjetuar apo dashuri e parealizuar per ty.
    Ne fakt eshte e dyta...megjithese do doja te ishte vetem nje krijim
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #187
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Citim Postuar mė parė nga Poeti Lexo Postimin
    Ne fakt eshte e dyta...megjithese do doja te ishte vetem nje krijim
    Shume bukur e pershkruar historia dhe pse e dhimbshme .Uroj qe mos te flesh dhe mos te ngrihesh me ate kujtim sepse jeta eshte e bukur .

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •