Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 87
  1. #1

    Tifozët e Gjermanisë

    Dhe nje muaj na ndajne nga fillimi i Europiant.

    Po hap nje teme te re per te gjithe tifozet Gjerman,meqe tema tjeter ka

    kaluar nr e postimeve..


    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Fanellat qe do te ket Gjermania ne kte Europian..

    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Lëv: Nuk më mund miqësorja e humbur





    Në një intervistë për gjermanen “Bild”, trajneri Joakim Lëv ka folur për objektivin minimal të Gjermanisë së tij, pasi kombëtarja mori disa sinjale negative nga humbja në miqësoren kundër Zvicrës. Gjithsesi, kreu i pankinës së “pancerave” nuk demoralizohet aspak, duke treguar të gjithë forcën e brendshme dhe pritshmërinë e madhe që ka për aventurën në Ukrainë e Poloni. “Nuk kam frikë nga asgjë, pavarësisht një humbjeje në një miqësore, përkundrazi. Për kalimin e grupit jam shumë i bindur, pasi në skuadër kam kualitete që të gjithë m’i kanë zili dhe mbi të gjitha pres që presioni që ka rrethuar skuadrën aktualisht, të na bëjë edhe më reaktivë e më agresivë në fushë. Grupi ynë e pranon që është shumë i fortë, plot intriga, por mbijetesa nuk ka qenë kurrë objektivi ynë, sepse këtë na e detyron historia. Është fitorja ajo çka duam të arrijmë sivjet. Miqësorja me Izraelin? Ky do të jetë testi ynë në pritje të ndeshjes së parë në grup me Portugalinë, mbase më delikatja në letër, duke qenë se një fitore e parë të shton entuziazmin dhe gjithçka tjetër duhet për të fituar. Ndaj, gjithë këto ditë do të testojmë module dhe gjëra të ndryshme për të qenë perfekt përballë një skuadre shumë të lëvizshme dhe të rrezikshme si luzitanët. Lahmi kundër Ronaldos? Për të thënë të vërtetën, Ronaldo është një futbollist që kërkon të paktën 4 futbollistë që të ndalet, sepse cilësitë e tij nuk kam nevojë t’ia tregoj unë. Por, nga ana tjetër, ne kurrë nuk kemi përdorur skema të ndryshme për lojtarë të ndryshëm, sepse unë kam besim të plotë te mbrojtja jonë, pra se Lahm, Badshtuber, Mertesaker e Humels do të jenë në lartësinë e çdo situate. Në dyshim për miqësoren? Fatkeqësisht kemi disa probleme me dëmtime të vogla që kanë përfshirë Klosen, Shvajnin e Gëcen, por do kemi kohë t’i rikuperojmë të gjithë”, – tha Joakim Lëv.

  4. #4
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Gjermani historikisht i ka humbur ndeshjet miqesore me ekipe te forta para kompeticioneve te rendesishme... ama ne kompeticione gjithmone ka bere loje te bukur edhe atehere kur s'ka qene pretendent... kete vit jemi mire, vetem Gomez s'ma mbush shume syrin...
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Gjermania do t'i jape leksion xhuxhave te Spanjes ne kete kampionat. Shpresoj qe te jete ky kampionati nga i cili Gjermania do t'i kthehet fitimit te titujve sic bente ne te shkuaren.

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Uroje qe dy lojtaret e ekipit te jene fitt per ndeshjen e rradhes .
    Finale !!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Deri ne finale shkojme, aty do na zhgenjejne

    PERSERI
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #8
    i/e larguar Maska e ahmed_tr
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    TIR
    Postime
    98
    A do kete kete europian noj oktapod, peshkaqen a noj gje tjeter qe t'na parashikoje ndeshtjet te kapim ca leke se per tifozllek ska met gje.
    Hajde parashikim Hajde, ah sikur te ishte Hitleri gjalle
    Kjo bote sidomos ne kete kohe krize eshte bo vetem interesa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ahmed_tr : 04-06-2012 më 04:45

  9. #9
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Vijojne pergatitjet e Gjermanise ne prag te Europianit.








    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  10. #10
    Gjermania, seks, birra dhe cigare

    Harrojeni kombin me rregulla strikte. Gjermania në Euro 2012 paraqitet si përfaqësuesja me rregullat më tolerantë, madje deri diku edhe të papritur. Trajneri Joakim Lëv nuk ka ndërmend që ta shndërrojë grumbullimin e “Panzerave” në një manastir.

    Drejtuesi i stolit I ka dorëzuar futbollistëve rregulloren që duhet të zbatojnë gjatë Kampionatit Europian dhe për çudinë e të gjithëve stafi teknik ka lejuar konsumimin e birrës, lojtarët duhanpirës mund të ndezin disa cigareve pa qenë e nevojshme të fshihen, ndërsa seksi nuk është tabu dhe ata mund të qëndrojnë pranë bashkëshorteve apo partnereve.

    Megjithatë, nuk mungojnë edhe disa kushte, në mënyrë që askush të mos abuzojë me tolerancën. “Veset” janë të lejueshme, por të moderuara dhe kjo për të evituar rrezikun që lojtarët të abuzojnë me lëshimet e bëra.

    Sipas rregullores së publikuar nga e përditshmja “Bild”, 23 lojtarët do të kenë mundësi të qetësohen dhe të mos jenë nën presion. Pas çdo ndeshje, bashkëshortet dhe partnered e tyre do të lejohen të qëndrojnë në hotelin ku është grumbulluar ekipi. Por, menaxheri i “Mannschaft”, Oliver Bierhof ka bërë të ditur se ende nuk është vendosur nëse ato do të lejohen të qëndrojnë në hotel edhe gjatë natës.

    Pas ndeshjeve dhe stërvitjeve, sportistët mund të dalin për një shëtitje gjatë mbrëmjes, megjithatë ajo duhet të zgjasë një orë dhe të gjithë të jenë në hotel në orën 23.00 dhe asnjëherë pas mesnate. Alkooli nuk është i ndaluar dhe të gjithë lojtarët që e pëlqejnë birrën mund ta konsumojnë pa e tepruar.

    Madje, nëse diskuh do të pijë një cigare, kjo nuk do të shihej si tragjedi, megjithatë paketat dhe çakmakët nuk lejohen në tavolinën e ngrënies apo në mbledhjet teknike. Gjithsesi, ky tolerim i fundit duket i llogaritur, pasi nga e gjithë skuadra gjermane, vetëm portieri rezervë Tim Vise njihet si duhanpirës.

    Gjithashtu lojtarëve u lejohet të përdorin rrjetet sociale “facebook” apo “twitter”, por aty nuk duhet të flasin për çështje taktike, apo të ofendojnë gjyqtarët dhe kundërshtarët.

    ABC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skuadra Gjermane pati mikpritjen më të madhe në këtë Europian ku ishin mbi 10 mij tifozë prezent në seancën e parë stërvitore të skuadrës.

    Shpresojmë që kësaj radhe të mos na zhgënjejnë si kampionatet e kaluara kur paraqitjet ishin fantastike por ndeshjen vendimtare dështonte e tërë skuadra.

    Alles gute Deutschland, hier sind wir!
    Sui generis

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o cdo rrihen sot nga portugalia keto mer
    sdo e shoh pjesen e pare se skam zemer
    JO SEKS PARA MARTESE

  13. #13
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Disa tifoze Gjerman ne pritje te ndeshjes se sotme.


    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    o cdo rrihen sot nga portugalia keto mer
    sdo e shoh pjesen e pare se skam zemer
    Gjermania fiton kunder Portugalise dhe me ekipin e 21 vjecareve Goldo.
    MOS I NDY TEMAT no name

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Birrat i bona gati, ku mbeten edhe dy tjera, uups i paskam pire iiiiii.
    Edhe 3 ore kush me del para TV, kom me vra kallash.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  16. #16
    Sot ne mbremje cunat luajne ndeshjen e tyre te pare kundra Portugezve.Nje ndeshje e veshtire por duhet fituar medoemos.Fillimi i mbare gjysma e punes.Le ti urojme cunat me nje fitore me goleade dhe spektakli Gjerman mbi te gjitha.

    Forcaaaaaaaaaaaaaaaa Dojchhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh



    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  17. #17
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Angel 69 mos me thuaj se je edhe tifoz i Gjermanise (Pershendetje)

  18. #18
    USA,Gjermania eshte ekipi zemres.Kam tifoz me Gjermant ktu e ne 96 kur morem Europian me Cekine.

    Pershendetje
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  19. #19
    Me ne fund, se na zuri gjumi

    gool
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  20. #20
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Gjermani 1 - Portugali 0

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •