Reagimet për vendimin e Lahm-it
Bekenbauer: “Klasi i Lahmit dhe fleksibiliteti i tij është shumë vështirë të zëvendësohet në kombëtare. Të paktën do qëndrojë te Bajerni”. Joakim Lëv: “Ai duhet të ndihet krenar për karrierën e tij. Lahm është një lojtar i jashtëzakonshëm, me zemër, pasion dhe karakter, i cili ka dhënë shumë për kombëtaren. Faleminderit Lahm! Faleminderit për lojën inteligjente dhe klasin që na dhurove për 10 vite. Ai ishte gjithmonë figura kryesore dhe ura lidhëse për mua”.
Bierhof: “Filip Lahm është një shembull absolut si futbollist dhe njeri. Në kombëtare mbajti një vijë lineare duke mos dalë kurrë nga vetja. Ai është një lojtar me personalitet dhe i pëlqen gjithnjë të marrë përgjegjësi. Kam respekt të jashtëzakonshëm për karrierën dhe vendimin e tij. Ne duhet vetëm ta falënderojmë”.
Rudi Fëler: “Me siguri është një surprizë për shumë njerëz. Filip Lahm ka qenë në formën e tij më të mirë dhe, duke njohur kualitetet sportive e fizike, besoja te pjesëmarrja në ‘Rusi 2018′”. Geri Lineker: “Filip Lahm është tërhequr nga karriera e tij ndërkombëtare me përfaqësuesen. Unë mendoja se ai do priste edhe pak për të shkuar në limitet e tij”.
Rumenige: “Nuk ka lamtumirë më të bukur, sesa ta mbyllësh karrierën si kampion bote. Tani, kombëtarja gjermane nuk do ta ketë të thjeshtë ta zëvendësojw Filipin si lojtar, njeri dhe kapiten”.
Matias Samer: “Ky është një lajm mjaft befasues për kombëtaren dhe fansat gjermanë. Por, ky është një vendim që mund ta ndiejë vetëm Filip Lahm, nëse është i drejtë — -në kohën e duhur. Ai meriton patjetër respektin më të madh!”
Lotar Mateus: “Vendim i guximshëm nga Filip Lahm. Ta mbyllësh karrierën me kombëtaren do shumë guxim dhe forcë. Ai gëzon gjithë respektin për këtë gjë!”
Nirsbah: “Lahm më telefonoi të premten në mëngjes dhe më informoi për këtë hap. E vura re menjwherw që mezi po fliste të ma thoshte këtë lajm. Ai qëndroi 10 vite me ne dhe nuk ishte vetëm lojtar i jashtëzakonshëm, por edhe shembull absolut. E falënderova për gjithçka ka dhënë për kombëtaren”.
Ozil & Co: “Faleminderit Filip. Faleminderit për gjithçka. Do na mungosh!”.
Podolski: “Filip, e kam pasur për nder dhe krenari të luaja dhe festoja sukseset për 10 vite me kombëtaren dhe 3 vite me Bajernin”.
Shyrrle: “Faleminderit Filip!”
Tomas Myler: “Nëse dikush do ta mbyllë një karrierë me kombëtaren, atëherë është momenti i duhur”.
Uve Zeler: “Për mua ky lajm ka qenë surprizë, ndoshta për të gjithë. Për kombëtaren do të jetw me siguri një humbje e madhe”.
Sep Blater: “Filip Lahm është një model profesionisti në karrierën e tij të shkëlqyer dhe e gjithë bota do t’i përulet pas këtij gjesti fisnik”.
Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz37wwd5yj3
Krijoni Kontakt