Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Nga Greqia janë larguar për në Shqipëri mbi 120 000 emigrantë

    INTERVISTA/ Flet z. Partizan Cene , nënkryetar i Partisë së Emigracionit Shqiptar

    Nga Greqia janë larguar për në Shqipëri mbi 120 000 emigrantë

    Albert ZHOLI

    - Kur është krijuar Partia e Emigracionit Shqiptar ..?


    Partia e Emigracionit Shqiptar me inicialet PESH, është krijuar në 01 Maj 1998 , nga një grup organizator , i drejtuar nga zoti Xhavit Zhuzhi .Më pas në 17 Maj 1998 , kjo parti organizoi Kongresin e Parë të saj, ku zgjodhi edhe organet e saj drejtuese .
    Me vendimin Nr 39/1, dotë 16 /07/1998 , kjo parti është rregjistruar në ministrinë e Drejtësisë, me nr rregj 128 , në bazë të të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi .
    Duke parë ecurinë e vakët të Partisë , për shkaqe subjektive , ne muajt e fundit është bërë rikonfirmimi i PESH , duke alternuar figurat e vjetra me ato të rejat .. Mbas rikonfirmimit, Partia e Emigracionit Shqiptar do të shkojë në Kongresin e saj të tretë , ku do të marrë vendime shumë të rëndësishme, në ecurinë dhe dinamikën e saj politike , në mbrojtje të emigrantëve shqiptar kudo në botë ..
    PESH , ka qendrën në Tiranë dhe degët e saj në disa qarqe (që po rifreskohen) si dhe degët e saj jashtë atdheut , Greqi ,Itali ,Kanada , SHBA etj , aty ku ka shqiptar emigrantë .
    Partia e Emigracionit Shqiptar është një parti e qendrës , me derën të hapur për të gjithë emigrantët shqiptar në botë dhe të afërmit e tyre në Atdhe, pa pengesa në bindjet e tyre , majtas apo djathtas .Në Partinë e emigracionit shqiptar, nuk mund të antarsohen ekstremistat e çdo lloji dhe krahu.

    -Si ka punuar PESH deri tani për mbrojtjen e emigrantëve ?

    Gjatë periudhës që po flasim , Partia e Emigracionit Shqiptar , ka vuajtur një sërë procesesh gjaqësore , kundër fallsifikatorëve dhe matrapazëve që ,duke përfituar nga disa gabime proceduriale , kishin marrë peng , në plotë kuptimin e fjalës , Partinë e Emigracionit Shqiptar .
    Këta persona, duke përdorur emrin e madh që ka kjo parti , pra "e emigracionit" , mashtronin edhe vet emigrantët, duke u premtuar "ndihmë" për viza, dokumenta, pasaporta shërbimi fallso etj .Menjëherë, kryesia e Partisë, bëri kallzimin penal pranë prokurorisë dhe çështja i kaloi gjykatës . Procedurat siç dihet vonojnë .
    Pra puna e partisë në periudhën deri në fillim të vitit 2012 , ka qenë e ulët deri empirike do të thoshja .
    Por me riorganizimin e Partisë dhe me freskimin e kryesisë dhe drejtuesve të saj , mbas përfundimit të proceseve gjyqësore, puna e PESH ka filluar me ritme shumë të mëdha .

    Në programin e saj kjo parti ka katwr qëllime kryesore .:

    1- Ngritjen e prestigjit të emigrantëve shqiptar në Botë , duke lehtësuar paisjen e tyre me dokumentat e punës dhe vlerësimin real të punës dhe sigurimit të tyre ..

    2- Arrtijen e marrveshjeve reciproke me qeveritë e vendeve ku banojnë dhe punojnë emigrantët tanë , për njohjen e viteve të punës , në pensionin e pleqësisë , duke bërë që të marrin pension të plotë të gjithë ata emigrantë që kanë mbushur moshën , pamvarsisht se një pjesë të punës e kanë kryer në Shqipëri dhe një pjesë jashtë atdheut .

    3-Duke parë situatën e krizës ekonomike që po kalojnë Greqia dhe Italia , shumë emigrantë po kthehen të detyruar në atdhe , dhe shumë të tjerë janë mbërthyer në kurth për arsye të ndryshme dhe janë të detyruar të vazhdojnë në emigracion , PESH ka krijuar një grup ekspertësh që e njohin jo vetëm ekonominë por edhe kushtet dhe favoret e emigracionit , për gjetjen e mundësive për pritjen e emigrantëve në Atdhe . Pra lidhur me ndihmën monetare , dhe punësimin e tyre .

    4- Ngritjen e Bankës së Emigrantëve Shqiptar (Emigration Bank) ne Tiranë dhe në çdo vend ku ka emigrant shqiptar, e cila do të mundësojë investime të emigrantëve në formën e bashkëpronësisë në Bankë, duke bërë që investimi të vet kontrollohet nga emigrantët .(Për këtë i jemi drejtuar BB nga ku kemi marrë edhe një OK , për ndihmë )


    -A ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare kjo parti dhe çfar rezultati ka arritur ?


    Jo . PESH, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit as parlamentare e as ato të pushtetit lokal, pasi ather kjo parti ishte në procese gjyqësore .Por partia ka marrë pjesë në zgjedheje parlamentare dhe ato të pushtetit vendor, që nga 2001-shi deri në 2008.. Duke qënë se kjo parti nuk ka bërë koalicione , dhe nuk e kishte mundësinë e njohjes dhe të bërjes fushatë intesive , edhe votata që ka marrë, kanë qenë të pakta deri më pak se 1000 vota për sa herë është paraqitur .
    Por tashmë me programin e ri dhe me njohjen pan shqiptare, besojmë se jo vetëm emigrantët shqiptar , por edhe të afirmit etyre në Shqipëri , do ta shikojnë me seriozitet , mundësinë e parfaqsimit të tyre , në parlamentin shqiptar , nëpërmjet Partisë së Emigracionit Shqiptar që është e vetmja parti e tyre sot në Shqipëri .


    - Cilët janë apo do të jenë , aleatët tuaj të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare ?

    Siç e thashë më lartë, PESH ëahtë një parti e qendrës, si e tillë, nuk ka preferenca të përcaktuara majtas apo djathtas . Por duke pasur parasysh konjiukturat elektorale, dhe mundësitë që mund ti vijnë, për të realizuar qëllimin e saj final (futjes në parlament) do të bëjë koalicione .PESH, do të koalicion me ato forcapolitike, apo atë grupim politik, që do ti premtoi saktë, se do të marrë parasysh kërkesat e PESH lidhur me mbrojtjen e emigrantëve .


    -Aktualisht partia juaj është parti opozitare apo aleate e qeveris dhe nëqoftëse jo , çfar opozite ka bërë ?


    Kjo pyetje është shumë interesante ndaj dhe do ti përgjigjem kështu : Përderisa asnjë qeveri deri tani, nuk ka bërë asgjë për emigrantët , në kuptimin e math të fjalës, sigurisht që PESH nuk është me asnjë qeveri . Pra as me qeverinë e tanishme .PESH është parti që mbron emigrantët, por le të më tregojë kush qoftë edhe një ligj që ka nxjerrë qeveria që u përket emigrantëve . Eshumta që ka bërë për emigrantët, është berja e pasaportave dhe kartave të identitetit, në Greqi dhe Itali .Për mbrojtjen e tyre nuk ka bërë asgjë . Vetëm fjalë të mira, dhe gurin në trastë ..Qeveritë dhe partitë, e kanë shfrytëzuar emigrantin, për votën e tyre dhe nuk e kanë pasur parasysh atë menjëherë mbas përfundimit të procesit zgjedhor .!


    - Sa është numri i antarëve të PESH dhe si punon për antarsimet e reja ?

    Megjithse akoma nuk janë përmbyllur statistikat organizative të PESH , mund të të them se sot miq të PESH nga radhët e emigrantëve ka mbi 20 000. Por antar të saj janë shumë më pak, pasi siç të thashë kanë influencuar matrapazllëqet e atyre ,që e kishin marrë peng .Ka shumë emigrantë që kanë jo thjeshtë pakënaqësi por neveri për parti emigracioni , pasi e kanë provuar vetëm për keq, duke paguar fallsifikatorët dhe kriminelët me djersën e tyre .
    Të kuptojnë të gjithë emigrantët, se sot ato janë gjëra të kaluara në kohë, por çdo kush nga ata do të marrë dënimin e merituar simba ligjeve në fuqi . Iku koha, kur vetëm një takim me të vetquajturin kryetar (pa zgjedhur as gjëkundi)duhej të paguaje, të paktën drekën apo kafen ..Këta dallkauk dhe të pandershëm, partia i jashtëqiti me neveri, duke dalë fitimtare , tashmë në shërbim të emigrantëve .
    Që nga rikonfuirmimi i PESH paradisa muajsh e deri tani, po bëhen qindra pranime të reja në Parti . Po konsolidohet selia në Tiranë , dhe në dissa qarqe, si dhe po ri organizohen degër në Itali dhe Greqi .
    Kjo po risjell besimin tek emigrantët që një parti e tyre po rilind, dhe së shpejti me ndihmën e tyre do të ketë përfaqsuesit e saj në Parlamentin e Shqipërisë .


    7- Mbështejta kryesore e elektoratit , do të jetë në emigracion apo në Atdhe ?


    Sigurisht që emigrantët kanë edhe njerzit e tyre të afërm në Atdhe . Kjo shtresë e popullsisë, besojmë fuqishëm se do të na mbështesë , pasi programi i PESH , ka shumë gjëra që u interesojnë atyre pa marrë parasysh se vet ata duan ti shohin mirë të afirmit e tyre në emigracion .Pra elektorati i PESH do të jetë nga rdhët e emigrantëve në botë dhe njerëzve e të afërmve të tyre në Atdhe .!


    -Aktualisht sa është numri i emigrantëve të kthyer në Atdhe . ?

    Qeveria dhe INSAT në Tiranë nuk japin asnjëherë një shifër të tillë , por PESH, dhe unë personalisht si Nën kryetar i përgjithshëm i PESH, kam mësuar pranë organeve greke të Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarit, se përfundimisht nga Greqia janë larguar në Shqipëri mbi 120 000 emigrantë ..Kjo shifër ka mundësi të jetë më e madhe po të kemi parasysh që kishte edhe shumë nga ata që nuk kanë pasur as dokumenta ose identitet tjetër .!

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    INTERVISTA/ Flet z. Partizan Cene , nënkryetar i Partisë së Emigracionit Shqiptar

    Nga Greqia janë larguar për në Shqipëri mbi 120 000 emigrantë



    1- Ngritjen e prestigjit të emigrantëve shqiptar në Botë , duke lehtësuar paisjen e tyre me dokumentat e punës dhe vlerësimin real të punës dhe sigurimit të tyre ..

    2- Arrtijen e marrveshjeve reciproke me qeveritë e vendeve ku banojnë dhe punojnë emigrantët tanë , për njohjen e viteve të punës , në pensionin e pleqësisë , duke bërë që të marrin pension të plotë të gjithë ata emigrantë që kanë mbushur moshën , pamvarsisht se një pjesë të punës e kanë kryer në Shqipëri dhe një pjesë jashtë atdheut .

    3-Duke parë situatën e krizës ekonomike që po kalojnë Greqia dhe Italia , shumë emigrantë po kthehen të detyruar në atdhe , dhe shumë të tjerë janë mbërthyer në kurth për arsye të ndryshme dhe janë të detyruar të vazhdojnë në emigracion , PESH ka krijuar një grup ekspertësh që e njohin jo vetëm ekonominë por edhe kushtet dhe favoret e emigracionit , për gjetjen e mundësive për pritjen e emigrantëve në Atdhe . Pra lidhur me ndihmën monetare , dhe punësimin e tyre .

    4- Ngritjen e Bankës së Emigrantëve Shqiptar (Emigration Bank) ne Tiranë dhe në çdo vend ku ka emigrant shqiptar, e cila do të mundësojë investime të emigrantëve në formën e bashkëpronësisë në Bankë, duke bërë që investimi të vet kontrollohet nga emigrantët .(Për këtë i jemi drejtuar BB nga ku kemi marrë edhe një OK , për ndihmë )




    Megjithse akoma nuk janë përmbyllur statistikat organizative të PESH , mund të të them se sot miq të PESH nga radhët e emigrantëve ka mbi 20 000. Por antar të saj janë shumë më pak, pasi siç të thashë kanë influencuar matrapazllëqet e atyre ,që e kishin marrë peng .Ka shumë emigrantë që kanë jo thjeshtë pakënaqësi por neveri për parti emigracioni , pasi e kanë provuar vetëm për keq, duke paguar fallsifikatorët dhe kriminelët me djersën e tyre .
    Albo.......mos u jepni kenaqesine mashtruesve te tille tju beni reklame....

    Kaos mbizotëron ditët e fundit në Greqi,pas deklaratave të disa personave,të cilët…
    pretendojnë se janë përfaqësues të partisë Emigracioni Shqiptar.
    Albnow ka kontaktuar me kryetarin e Përgjithshëm të Partisë Emigracioni Shqiptar z. Kostaq Papa dhe ky ka sqaruar se kryetar në i PESH për Greqinë është Shpëtim Beqiraj dhe jo personat e tjerë që janë shfaqur ditët e fundit,madje kanë filluar mbledhin kuata me shuma kolosale për emigrantët.
    Mashtrimi ka indinjuar Kostaq Papën,i cili ka thënë se do i drejtohet drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar mashtruesit që thonë se kryetar i kësaj partie është Xhavit Zhuzhi.Në të vërtetë,sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të Apelit,Xhavit zhuzhi nuk ka qenë as themelues e as anëtar i kësaj partie,ndaj nuk ka fituar asnjë gjyq,pasi themelues dhe kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar,është Kostaq Papa,i cili ka qenë kandidat me këtë parti në zgjedhjet e vitit 2011.
    Nga ana e tij,kryetari origjinal i PESH-së në Athinë,Shpëtim Beqiaj,u bën thirrje emigrantëve që të jenë veçanarisht të kujdesshëm për të mos rënë viktimë e mashtruesve të shfaqur ditët e fundit në Athinë.

    Për shkak të debateve të fundit,kreu i PESH-së për Greqinë,z.Shpëtim Beqiraj ka ftuar grupin që pretendon se është përfaqësues i Partisë Emigracioni Shqiptar për tu përballur me vendimet e gjykatës dhe aktet e tjera të themelimit,por këta kanë refuzuar të përballen në mbledhjen e së shtunës.
    Beqiraj ka shprehur shqetësimin se këta njerëz do “nxinë” emrin e Partisë Emigracioni Shqiptar.
    “Ftoj çdo emigrant,çdo shtetas shqiptar,të vijë në zyrën tonë,të shikojë dhe të verifikojë dokumentet e gjykatave,të ministrisë së Drejtësisë dhe akt-themelimin që ne disponojmë.Dua që kjo parti të ruajë dinjitetin dhe intereat e emigrantëve dhe nuk duhet të lejojmë disa njerëz të sëmurë të na turpërojnë.Kryetar i kësaj partie është Kostaq Papa” tha kreu i PESH për Greqinë,Shpëtim Beqiraj.
    “Keqbërësit e emigrantëve le të vijnë në mbledhjen e së shtunës dhe le të përballen me dokumentet,por refuzuan të vijnë pasi nuk disponojnë asnjë dokument gjykate që ligjëron ata të jenë në krye të Partisë Emigracioni Shqiptar” shtoi Beqiraj,duke rishtuar pyetjen,”pse nuk vijnë të shtunë në mbledhje të përballen ???”
    Një javë më parë,Albnow ka kontaktuar me një nga përfaqësuesit e grupit që pretendon se partia është e Xhavit Zhuzhit dhe ky chairman tha se Zhuzhi e ka pasur partinë që prej vitit 1998.
    Kur Albnow komunikoi me Xhavit Zhuzhin,ky përgënjeshtron bashkëpunëtorin e tij dhe pranoi se themelues është Kostaq Papa,por pretendon se Papa ka bërë dorëheqje në vitin 2007,ndërsa Papa tha se në asnjë mënyrë nuk ka lënë partinë dhe as ka në finish që të braktisë kryesinë e PESH.
    Shqiperia.gr

    Mos u genjeni nga mashtruesit ......... te gjitha shoqatat apo edhe kjo partia qe pretendohet tani jane vegla te asfalies greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 07-05-2012 më 02:28

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Për: Nga Greqia janë larguar për në Shqipëri mbi 120 000 emigrantë

    A ka mundesi dikush te tregon se sa esht numri i te kthyerve nga Greqia ne Shqiperi ? A po vazhdon kthimi ende ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •