Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    eshte per te ardhe keq.kur shikon si dermohet.ofendohet,poshterohet,vritet
    shqiptari !!!!!
    Faj eshte i joni si popull i popullit shqiptar ne Shqiperi
    shqiperia duhet te ket nje qeveri nacionaliste qe detyren e pare te ket bashkimin e trojeve shqiptare,pa shqiperin kosova edhe shqiptaret ne maqedoni do jen gjithmon te mposhtur nga rraca sllave
    Partizoni

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    AK: Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë

    Aleanca Kuq e Zi ka organizuar paraditen e sotme protestë para ambasadës serbe në Tiranë si shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Maqedonisë. Në mbështetje të protestës ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa.

    Aktivistët e Aleancës Kuq e e Zi marshuan në rrugët e kryeqytetit duke lëshuar thirrje patriotike në mbështetje të vëllezërve shqiptarë të Preshevës të cilët ndër vite janë vënë përpara dhunës verbale dhe fizike më ngjyrime politiko-ksenofobe të strukturave serbe. Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi nën sloganin “Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë” lëshuan mesazhe të forta në drejtim të përfaqësisë diplomatike të Serbisë duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë dhe vëllezërit shqiptarë të arrestuar të lirohen nga burgosja politike.

    “Ne jemi këtu për t’i premtuar shqiptarëve të Preshevës se nuk do të ndalojmë asnjëherë mbështetjen tonë për morale dhe fizike për të drejtat e tyre në tokën e tyre etnike, dhe ne nga sot e tutje deri në zgjidhjen e kësaj çështje do të jemi preshevarë, do të jemi të njësuar me shqiptarët e luginës së Preshevës”,- deklaroi përfaqësuesja e Aleancës Kuq e Zi Lumturi Ratskoceri. Më pas Kryetari i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa deklaroi se ishte sot në Tiranë për të falënderuar dhe mbështetur nismën e Aleancës Kuq e Zi për të protestuar për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Preshevës.

    “Ne kemi qenë mot dhe jemi sot kuqezi, ne jemi me Aleancën KuqeZi e cila lartëson dhe ngre në piedestal vlerat kombëtare historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve”,- deklaroi Ragmi Mustafa në prani të qindra protestuesve kuqezi që nuk reshtnin së thirruri “Shqipëri Etnike”, “nga Presheva në Çamëri të gjithë jemi Kuq e Zi”.

    Në përmbyllje të protestës qindra pjesëmarrës që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës iu bashkuan zyrtarisht Aleancës Kuq e Zi duke u bërë anëtarë me të drejta të plota dhe pjesë e aksioneve politike të Kuq e Zinjve, raporton Balkanweb.

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2012
    Postime
    127
    Kjo AK bashke me VV po ja mbledh te gjitheve .

    Ishalla nuk po ju mbushet mendja qe te pushtojme ballkanin

  4. #24
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Banorët e Luginës do të paguajnë 20 euro për 7 ditë qëndrimi në Kosovë

    Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe të gjithë banorët e Serbisë që duan të hyjnë me veturë në Kosovë, nga një qershori do të paguajnë vetëm 20 euro për shtatë ditë qëndrimi në Kosovë. Çmimi aktual është 60 euro për 15 ditë, raporton Dukagjini.com. Ky lajm është bërë i ditur sot pas takimit që kishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me Drejtorin e Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli.Ky i fundit theksoj se ky ka qenë maksimumi që kanë mundur të bëjnë kompanitë e sigurimeve.Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi deklaroi se ky lirim i çmimeve është “një vepër kombëtare e bërë nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës”.Qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të paguajnë çmime të njëjta kur kalojnë për në Serbi, pasi që ulja e taksave është hap i njëanshëm i Kosovës.

    ********************

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit në Kosovë (BKS), Rrahim Pacolli, ka ndryshuar mendimin. Derisa një ditë më parë ai tha se nuk ka mundësi që të ulen taksat doganore për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ai të enjten tha se këto taksa do të ulen dukshëm edhe atë shumë shpejt.
    Këtë qëndrim Pacolli e ka ndryshuar pas një takimi që kanë zhvilluar të enjten anëtarët e kompanive të sigurimeve. Ky takim është zhvilluar pas një kërkese që zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ia ka bërë BKS-së, nga e cila ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë që taksat doganore për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ulen, shkruan Zëri.
    Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, tash sa muaj u kanë premtuar shqiptarë të Luginës së Preshevës uljen e tarifave kufitare, të cilat Kosova i ka vendosur si shenjë reciprociteti me Serbinë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë - Beograd në Bruksel.
    Aktualisht 60 euro është pagesa minimale që një person duhet të paguajë sigurim nëse hyn me veturë nga Serbia në Kosovë, e cila vlen vetëm për 2 javë qëndrim, për çka shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se në vend të lirisë së lëvizjes, janë izoluar edhe më shumë, për faktin se këto tarifa janë jashtë çdo normaleje.
    “Sot patëm një takim dhe u vendos që tarifat të ulen. Por për detaje rreth çmimeve do të tregojmë shumë shpejt, sepse takimet do të vazhdojnë, ku do të analizohen mënyrat më të mira që shkojnë në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha për “Zërin”, Rrahim Pacolli, sipas të cilit, të premten (sot) do të zhvillohet një takim tjetër me BKS.
    “Ajo që tani mund të ju siguroj publikisht, është se tarifat do të zvogëlohen vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për këtë të jeni të sigurt. Do të ketë lehtësime të mëdha edhe për ata që hyjnë në Kosovë vetëm për një ditë, e që me tarifat e sotme atyre u është dashur të paguajnë në vlerën e qëndrimit për dy javë”, shtoi Pacolli.
    Derisa ai nuk tregoi se me kë do të takohet, u bë e ditur se bëhet fjalë për një takim që do ta zhvillojë me zëvendëskryeministrin Kuçi, i cili edhe ishte iniciator i kësaj çështjeje.
    Zyra e ministrisë së tij, njoftoi përmes një deklarate për shtyp që të premten (sot), ministri Kuçi do të takohet me Rrahim Pacollin, drejtor i BKS-së, ku do të diskutohet lidhur me lehtësimin e taksave kufitare për qytetarët e Luginës së Preshevës.
    Ragmi Mustafa, udhëheqës i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, e mirëpriti një lajm të tillë. “Ulja e taksave kufitare për shqiptarët e Luginës, të cilët kanë mbetur të izoluar, do të jetë një lajm shumë i mirë për ta. Ne e mirëpresim këtë nismë të Qeverisë së Kosovës dhe jemi të bindur se premtimet e tyre do të shkojnë deri në fund”, tha Mustafa.
    Aktualisht 60 euro është pagesa minimale që një person duhet të paguajë sigurim nëse hyn me veturë nga Serbia në Kosovë, e cila vlen vetëm për 2 javë qëndrim, për çka shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se në vend të lirisë së lëvizjes, janë izoluar edhe më shumë, për faktin se këto tarifa janë jashtë çdo normaleje.

    http://www.presheva.com/lajme/13885-...presheves.html
    __________________________________________________ _______________

    Ah, shume Thanks juve newbornas-ve, na paskeni sosur ama me ndihme

    nese e llogarite ne shumen vjetore, i bie te paguaj hiç me pak se 1042 Ojra, atij gjysem shtetit tuaj hajn gje qe nuk e besoj qe edhe vete ne Allemand te paguajne per sigurim makine!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    “Lëvizja e lirisë” merr përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë në Dobrosin

    Organizata e quajtur “Lëvizja e lirisë” e ka marrë përsipër sulmin ndaj policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit, nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për media. “Në natën e ditës së Enjte më 17.05.2012 në ora 01:45 është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditjen e postës policore, e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Operacionin e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriotit –Skënderbeu, të Lëvizje së Lirisë. Efektivët, që kryen aksionin ishin 9 (nëntë) pjesëtarë. Efektivët e njësisë, kanë shkrepur mbi postën policore në distancë 15-20 metra. Armët, që u përdorën ishin: pushkë automatike, pushkëmitrolozë dhe kalibra të mëdhenj. Njësia Operative, raporton se aksionin e kreu me sukses dhe pa dëme në palën tonë”, thuhet në njoftimin e organizatës me emrin “Lëvizja e Lirisë” arritur sot në redaksinë e gazetës sonë.
    Komunikata mban logon “LËVIZA E LIRISË”, datën si dhe vulën e nënshkruar nga drejtoria rajonale e “Lëvizjes së Lirisë”.
    Për më shumë mund ta shihni në faksimilin më poshtë:
    http://botasot.info/def.php?category=3&id=168230
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin

    Te gjuash nje poste policore nga 15-20 metra dhe te mos vrasesh asnje police, nuk me duket aspak sukses, perkundrazi deshtim i madh. Vertet do te deshiroja ta dija qellimin e ketij aksioni?! Deshtimi i ketij aksioni me bene te dyshoje nese ai ka pasur per qellim hakmarrjen ndaj arrestimeve te fundit apo mos ndoshta per t'i dhene arsye serbeve per t'i terorrizuar fshatrat e asaj ane!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 18-05-2012 më 19:38

  7. #27
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Te gjuash nje poste policore nga 15-20 metra dhe te mos vrasesh asnje police, nuk me duket aspak sukses, perkundrazi deshtim i madh. Vertet do te deshiroja ta dija qellimin e ketij aksioni?! Deshtimi i ketij aksioni me bene te dyshoje nese ai ka pasur per qellim hakmarrjen ndaj arrestimeve te fundit apo mos ndoshta per t'i dhene arsye serbeve per t'i terorrizuar fshatrat e asaj ane!

    e shikon horrat, kane dalur te rrisin çmimin edhe me shume

    per mendimin tim, ata qe marrin pergjegjesi per aksione te tilla, jane me deshtake se çdo deshtake. Vertete jane per mjerim keta fabrikuesit e komjuni-katave.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Të liruarit nga Burgu Beogradit arrijnë në shtëpi

    Me lotë në sy dhe me emocione familjarët pritën lirimin e bijve të tyre të pafajshëm të arrestuar më 4 maj nga një aksion të xhandarmërisë serbe në komunën e Bujanocit në Luginën e Preshevës.

    Me këtë rast gjatë vizitës në familjet e të burgosurve pas kthimi të tyre në familje, kryetari i Lëvizjes për Progresit Demokratik Jonuz Musliu deklaroi se mirëpret lirimin e djemve të arrestuar, që ishte skenarë i qartë i montuar serbe.

    “Ne kemi bërë një luftë çlirimtare, kemi bërë luftë më uniform e nuk kemi kryer dhunë dhe terror ndaj civilëve”, theksoi Musliu, i njohur si ish-shefi politik i UÇPMB-së.

    Ai falënderoi faktorin ndërkombëtar që dha një kontribut për lirimin e të rinjve shqiptarë të cilët janë të pafajshëm. Ndërkohë në fshatin Breznicë banorët e këtij fshati kishin dalur në pritje të bashkëfshatarit të liruar Sevdail Emurllahut. (Rijad Demiri/INA)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •