Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Arrestime shqiptarësh në Bujanoc



    Arrestime shqiptarësh në Bujanoc


    Forca të shumta policore të Serbisë që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bërë disa arrestime shqiptarësh në Bujanoc dhe fshatrat Tërnoc dhe Breznicë.
    Sipas medieve serbe, të arrestuarit akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në jug të Serbisë. Aksioni është duke vazhduar edhe në këtë kohë.

    Alsat-M


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    (


    E plotësuar)Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Luginë të Preshevës, janë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë. Kjo agjenci citon burime të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilat pohojnë se aksioni po vazhdon dhe se ministri Ivica Daçiq hollësitë do t’i bëjë publike në një konferencë shtypi, që do ta mbajë në Vranjë, transmeton Koha Ditore. Të enjten Daçiq, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, deklaroi se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte dhe se Prishtina, për këtë vendim të turpshëm, siç e citojnë mediat serbe, “nuk do të presë gjatë për përgjigjen”.
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka informacione se për çka bëhet fjalë. Ai ndërkohë i ka thënë B92 se po bastisen shtëpi shqiptarësh në Tërnoc e lokalitete të tjera dhe se janë arrestuar shumë veta.
    Janë bërë të paktën tetë bastisje në Bujanovc, Tërnoc dhe Breznicë. Thuhet se në mesin e të arrestuarve është dhe përkthyesi i OSBE-së. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug janë arrestuar 6 persona dhe se gjoja gjatë arrestimit është sulmuar një pjesëtar i xhandarmërisë serbe.

    ***************

    Forca të shumta policore të Serbisë që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bërë disa arrestime shqiptarësh në Bujanoc dhe fshatrat Tërnoc dhe Breznicë, raporton Kosovapress. Sipas medieve serbe, të arrestuarit akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në jug të Serbisë. Aksioni është duke vazhduar edhe në këtë kohë. (Kosovapress)


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Arrestohen 8 shqiptarë në Bujanoc


    Sipas korrespodentit të RTK-së nga Lugina e Preshevës janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në luftën e fundit në atë pjesë.

    Edhe Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, e ka konfirmuar se policia ka arrestuar tetë persona, nga të cilat pesë janë akuzuar për “krime lufte kundër civilëve”.

    Në një konferencë për shtyp në Vranjë ai ka theksuar se për krime lufte kundër civilëve” janë arrestuar Elhami Salihu, Mustafë Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi.

    Sipas tij, dy të arrestuarit kanë bërë rezistencë gjatë bastisjes, ndërsa njëri është arrestuar për posedim të armës.

    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka reaguar ndaj arrestimeve që janë bërë sot në orët e hershme të mëngjesit.

    Ai tha se diskriminimi ndaj shqiptarëve në Kosovën lindore po merr përmasat e aparteidit në Afrikën Jugore dhe se Qeveria e Serbisë duke penguar procesin zgjedhor në pjesët e banuara me shqiptarë po përpiqet të destabilizojë situatën.

    RTK


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nano edhe per kta fatzi shqiptaresh do shprehet si per fatzit qe arrestoi Jankullovska..nga pak per dit ..vrani,burgosni ,deboni..qe mos ta mar vesh bota ,mendoi Fatos Nano.
    Tani me verberin dhe injorancen e tyre shqiptaret po ua dhen flamurin e luftetarit slleveve ne luften kunder terrorizmit te shpikur islamist.Aq te sukseshem po dalin sllavet sa edhe kure ua ndalin Abetaren ,shqipet do dalin ne protest me flamuj arab qe as vete ata qe i mbajn nuk e din se qka bartin ne duar.
    Islami na ka ikur nga duart brenda mureve te shpis e ne po e kerkojm rrugve te botes.
    Mjerimi po i vij kti populli fatkeqsisht nga mos dija si kolektivitet per tu sjellur ne situata te renda.
    Problemi sesht vetem si i zgjedhur nese e identifikon ,pore duhet terapia adekuate per te patur sukses me kuren qe e perdor mjeksia.ne ket rast dipllomacia.
    O vllezer Bajraku ju tako bajraktarve dhe jo bletarve.Problemi ne hapsirat shqiptare qe po kalojn neper kto kurthe sllave ,bindshem e them se jon probleme politike pore per ta pasur mbeshtetjen e amerikes kto shtete problemin e emertojn si fetar,
    Kujdes ngapolitika e shkaut ..po gjer kure do mbushemi mend ma ne shqiptaret djalli le ta mar.
    Shqiptaret duhet kerkojn punsim .shendetsi ,polici,gjykata,rruge sheshe ..kjo esht e tera qe i duhen edhe per nji kohe shqiptarve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 04-05-2012 më 15:42

  5. #5
    ganimet te lumte per keto mendime...kete shkrime vure dhe tek tema "Pesë sllavomaqedonas të vrarë në afërsi të Shkupit" te lutem,se ia vlen te lexohet kudo dhe nga cdo kush !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përderisa Serbia shoviniste bën spektakle të tilla ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Luginë të Preshevës, elita politike shqiptare atje është e gatshme që ti tregojë muskujt kundër vetvetes.



    Mjerisht, e tmerrshme!

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    AAK dënon arrestimin e tetë shqiptarëve në Bujanoc



    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon fuqishëm arrestimin makabër të tetë shqiptarëve nga ana e policisë serbe, në Bujanoc, Tërnoc të Madh dhe Breznicë. ...


    ”AAK e konsideron këtë akt të shtetit serb ndaj shqiptarëve të asaj pjese, si veprim me qëllime terrori, frikësimi dhe nxitje të shpërnguljes së shqiptarëve nga trevat e tyre, në të cilat jetuan me shekuj.
    AAK e sheh, gjithashtu, këtë veprim, në koincidencë me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, me qëllim të promovimit të ekstremizmit dhe frymës antishqiptare në Luginë të Preshevës.
    AAK fton Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të veprojnë sa më shpejtë me të gjitha mjetet në parandalimin e përndjekjes së shqiptarëve në Luginë dhe për lirimin sa më të shpejtë të tetë të arrestuarve, të cilët janë plotësisht të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen nga Beogradi”, thuhet në reagimin e AAK-së

    RTK


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Sot Lugina proteston kundër arrestimeve


    Në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, e kanë dënuar aktin e ulët të Qeverisë së Serbisë për arrestimet të cilat kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.
    Me aktakuza të trilluara, procese të montuara politike, fotografi e xhirime gjatë arrestimeve sikur të ishte spektakël, Serbia, pas spastrimit etnik në Medvegjës, tani po përpiqet që këtë ta bëjë edhe në Bujanoc.
    Kryetar i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka thënë për televizionin publik të Kosovës se arrestimet vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në këtë rajon, janë tërësisht të motivuara politikisht me tendencë të humbjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe krijimit të një shumica artificiale për serbët.
    Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin Republikan, theksoi edhe në këtë takim se arrestimet e sotme janë vazhdimësi e dhunës shtetërore. “Nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve. Veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin. Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, ka theksuar Halimi.
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri, kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova përmbushjen kushtetuese të obligimeve që kanë ndaj shqiptarëve të këtushëm.
    Ndërkaq Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe ish udhëheqës i krahut politik të UÇPMB-së, theksoi se qëllimi i arrestimeve është i qartë zbrazja e Luginës nga shqiptarët, raporton PreshevaNEWS.
    Kurse Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, Belgzim Kamberi, tha se aksioni i sotëm është dëshmitari më i mirë se drejtësia dhe policia në Serbi nuk janë institucione të pavarur.
    Aksioni i sotëm është i dyti i ndërmarrë nga policia serbe në Luginën e Preshevës gjëja për arrestimin e grupeve që kanë kryer krime lufte. Siç dihet Gjykata Serbe e ka rikthyer në shqyrtim procesin gjyqësor kundër 17 qytetarëve shqiptarë të Presheva lidhur me rastin e koduar “Grupi i Gjilanit”, të cilët u akuzuan për krime lufte ndaj serbëve në luftën e Kosovës në rajonin e Gjilanit. Por, provat dhe denoncimet e bëra dolën të dështuara dhe pa argumentuara para gjykatës serbe, ashtu që procesi është kthyer për rigjykim.
    Në Konferencën e sotëm është paralajmëruar mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të kuvendarëve shqiptar të tri kuvendeve të Luginës, ndërkohë që pritet organizimi i një proteste gjithë popullore. Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Luginës.

    Alsat-M


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Përderisa Serbia shoviniste bën spektakle të tilla ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Luginë të Preshevës, elita politike shqiptare atje është e gatshme që ti tregojë muskujt kundër vetvetes.

    http://www.youtube.com/watch?v=Lg0qtDfg-lg

    Mjerisht, e tmerrshme!

    Dar_di
    Le ti versulen gjendermarish sebre ashtu siq ju versulen njeri tjetrit.turpe more per ta .por veti ja bejne ashtu dot vujne ter jetene tyre perderi sa rrifen ne mes veti

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Po aplikohet si deri me tani formula e njohur per ne shqiptaret : perqaj e sundo ! Ne raste te tilla krize kombetare harrohet cdo gje personale dhe duhet ulur se bashku te gjejme nje zgjedhje e jo te masim forcen fizike mes vete.
    Ishte teper trishtuese pamja e djemve qe moren policia serbe dhe te perulur i dergonin ne stacion policie.Duhet qeveria e Ks e Shqiperise dhe ku ka force fjala te ngrehin zerin kunder ketyre pislleqeve te kanibaleve serb ,e jo si deri me tani te behen te shurdher e te verber para terroreve te tilla.Mjaft u be!

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-04-2012
    Postime
    3
    Shqiptaret ngelen vetem me fjale duke denuar kurse sllavet na rahin na denojne me burg dhe askujt kur gje ,vetem tri dite zgjat

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Qeveria shqiptare dënon keqtrajtimet në Luginën e Preshevës



    Me anë të një njoftimi për shtyp, Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike....


    Qeveria shqiptare mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, Tirana zyrtare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar

    RTK


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  13. #13
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Përderisa Serbia shoviniste bën spektakle të tilla ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Luginë të Preshevës, elita politike shqiptare atje është e gatshme që ti tregojë muskujt kundër vetvetes.

    http://www.youtube.com/watch?v=Lg0qtDfg-lg

    Mjerisht, e tmerrshme!

    Dar_di


    Ha,hahahaaaaaaa Dardi,

    e kam pare edhe une ate video dhe duket qe te jete diku 3-4 vite me heret, e si duket ne nje studio sqarojne hesapet dy bashkepunetoret e ngushte dikur te nje subjekti, e meqe eshte pune e zgjedhjes e kane gjetur momenti ta vendosin ne qarkullim kundershtaret mes vete. Por, pas tre-kater vitesh, nese nuk te besohet shiko sa afer njeri -tjetrit, cepe me cep krahu ishin dalur ne foto sot (eshte fjala per ate me syze edhe ne te majte nga ai per bashke-qeruesin e hesapeve ne studio atehere).


    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Protesta në Bujanoc: Daçiç, eja e na arresto!





    “Bujanocin do ta ruajmë”, “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milosheviqit”… ishin disa prej afisheve dhe brohoritjeve që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme në sheshin “Skënderbe” të Bujanocit. “Daçiçi nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi, për ta realizuar spastrimin etnik. Por, këtë kurrë nuk do ta pranojnë qytetaret e Luginës, pasi që Lugina ka edhe shumë komandant Llesha tjerë”, tha Jonuz Mulsiu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit para mijëra qytetarëve të cilët mbanin pllakatet me mbishkrimet “Daçiç, djali i Milloshit - stop diskriminimit”. Kryetari Komunës së Buajnocit, Shaip Kamberi, pohoi se “Ivica Daçic nuk e ka hesapin e mire”.

    “Shqiptari me dhunë nuk zmbrapset, por bëhet edhe më i bashkuar edhe më i fortë... Nga këtu u themi se të gjithë jemi terroristë dhe le të vije e të na arrestojë të gjithëve nëse mundet”, tha Kamberi. Kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanoc pohoi se “nëse Beogradi ka vende për ku t’i fus 120 mijë shqiptaret e Luginës se Preshevës, le të urdhërojë”. “Nuk e kemi ndërmend të lëvizim nga tokat tona”, tha ai, transmeton Presheva Jonë. Protesta u ndoq nga forca të mëdha policore dhe ushtarake serbe, por edhe nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Serbi. KOHA


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  15. #15
    Keta serbet duhen vrar. Si nuk i zduki UCK-ja! Skan faj ata, fajin e ka natoja qe si sduki serbet, qe ngaterrohen me popullin shqiptar
    Une sjam aq patriot por me vjen inate me kosovaret qe nuk i heqin dhe ata serb qe kan ne kosove.
    Puro Nigga

  16. #16
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    edhe mua me vie shume inat, por jo sikur bigD, per me shume mjafton te lexohet lajmi ne vijim dhe tere ato reagime nga ana e "zyrtare" e Prishtines, nuk jane tjeter, pos broçkulla sa per te lare ...in me shshshssssht fatkeqesisht! Ta thuash ndryshe, e ta besh ndryshe lene shume per e kuptuar ne sinqeritetin e asaj qe zakonisht thuhet!


    http://www.koha.net/?page=1,13,98296


    Mur kosovar për Preshevën




    Të shtypur nga Serbia, të bllokuar nga Kosova. Teksa Serbia vazhdon arrestimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës qeveria e Prishtinës ende nuk ka hequr policat kufitare prej 60 euro për shqiptarët e asaj pjese, raporton Top Channel.

    Në këtë mënyrë shqiptarët e jugut të Serbisë trajtohen si shtetas të huaj për Prishtinën, ndërkohë Serbia vazhdon t’i privilegjojë serbët e Kosovës. Për më tepër shqiptarët nuk mund të hyjnë apo të dalin nga Kosova pa pasur pasaportë.

    Në pikën kufitare që të çon në qytetin e Preshevës, para marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kalimi i kufirit bëhej vetëm me letërnjoftime të Serbisë. Ndërkohë, pas marrëveshjes në këtë pikë autoritet kosovarë nuk lejojnë kalimin pa pasaportë të Serbisë apo të Kosovës.

    Për të hedhur poshtë çdo mohim të kësaj situate nga qeveritarët e Prishtinës, ekipi i Top Channel tentoi të kalojë kufirin vetëm me letërnjoftime të Serbisë ashtu siç ishte rëndom deri para dy muajsh.

    “Mos incizoni ky është kufi. Znj. pasaporta juaj me duhet. Nuk mund të kaloni pa të. Ne këtu kemi urdhër. Nga këtu nuk kalohet më pa pasaportë, me letërnjoftim mund të kaloni vetëm tek Dheu i Bardhë”, arsyetoi polici kufitar i Kosovës.

    Kjo që po ndodh në këtë pikë kufitare sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi nuk do të duhej të ndodhte. Nëpërmjet një bisede telefonike Rexhepi tha se, iu është kërkuar zyrtarëve doganorë që shqiptarëve të Luginës t’ju lejohet hyrja dhe dalja vetëm me letërnjoftime.

    Ndërkohë, zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha për Top Channel se qeveria është duke pritur përgjigje nga shoqata e sigurimeve për lirimin e policave kufitare.

    Marrëveshja e arritur për lëvizjen e lire duket se ka lehtësuar udhëtimin e kosovarëve që duan të vizitojnë Serbinë, por ka vështirësuar tej mase qarkullimin i shqiptarëve të Luginës të cilët destinacion kishin Kosovën. Kalimi i kufirit serb pa pasaportë vlen vetëm për dy pikat: atë të Merdarës dhe tek Dheu i Bardhë, çka konfirmohet edhe nga Policia e Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pirate of Love : 05-05-2012 më 20:05
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  17. #17
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    po, he ku mbetet ju newbornas-it ?



    shteti pret pergjigje nga shoqata x,y, zhgl ... te degjosh argumentim ama ! nc,nc,nc
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ministri i brendeshem i kosoves z.rexhepi shum i knaqur me zgjedhjet e pushtetit paralel ne veri te kosoves

  19. #19
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Po aplikohet si deri me tani formula e njohur per ne shqiptaret : perqaj e sundo ! Ne raste te tilla krize kombetare harrohet cdo gje personale dhe duhet ulur se bashku te gjejme nje zgjedhje e jo te masim forcen fizike mes vete.
    Ishte teper trishtuese pamja e djemve qe moren policia serbe dhe te perulur i dergonin ne stacion policie.Duhet qeveria e Ks e Shqiperise dhe ku ka force fjala te ngrehin zerin kunder ketyre pislleqeve te kanibaleve serb ,e jo si deri me tani te behen te shurdher e te verber para terroreve te tilla.Mjaft u be!

    Shumë e vertete. Dhe pas keti gjesti nga ana serbe. Është dashur qeveria Kosoves ajo e Shqiperise dhe forcat tjera shqiptare ne Maqedoni ato te Luginës dhe ato ne Mal te Zi te takoheshin urgjentisht ne nje tryezë dhe me kete te pakten do te tregonin nje forcë perball serbeve grekeve maqedonaseve. Po kush ti bashkoj se.


    Unë shpesh them qe pushtuesit kan investu edhe per keto ditë qe sot nuk eshte ketu. Mendoj qe pushtuesit si ata serb si ata turk si greket kan investu tek njerezit qe ata ne syt e popujve shqiptar te jen patriota a ne fakt ne si njohim se kush jan. Nese shikojm ne Maqedoni ma te perqan jan partitë politike shqiptare mes vete se sa me partite maqedonase.

    Po keshtu ne shqiperi po keshtu e ke edhe ne Kosovë keshtu e ke edhe ne Mal te zi çdo kund shqiptaret i ke te perqar.

    Ketu shkurt e trup duhet te krijohet nje parti si ne Kosovë si ne Shqiperi dhe qdo anetar i partis ti miret e kaluara nga rrenjet dhe te vihet ne parti jo , me daj e teze e kusheri te krijosh nje parti.

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Shqiptaret ,me vje keq te shprehem, pore realisht jon nji popull ,gati ,gati pergjithisht i pa takat me shqiptarizmen.
    lete u lem fakteve te flasin.Per ngritje dhe mbajtje pushteti nga ata qe e quajn veten e tyre lider ,nuk lan menure te mbrapesht pa ber,duke perqar,shantazhuar,duke eleminuar fizikisht kundershtarin politik,duke bashkpunuar me djall e bir djalli vetem per ate fotele te mallkuar,duke e ruajtur me shum se fetyren,se syt se edhe jeten,per ti knaq apetitet e tyre te uritura per para,per pozit ..per pushtet.
    lete ua lem fakteve te flasin ..une po permend disa nga ato.

    Bota pas mbarimit te luftes ne Kosov nga ndikimi i disa te vetqujtur komandant ..madje pa u ardh turp te quhen nga diaspora ,sikur atje ishte fushbeteja,u jargaviten se pse te quhet gjenocid mbi shqiptaret kure ne ishim ata qe i mbrojtem,ishim mbrojtes per ata qe na u bashkuan ne male,prroje e dushkaja.U be si u be ku individ,klane, madje grupe bashibuzukesh u emruan ministra e qeveritar pa u skuq dhe pa e ndje se do duhej pak shikim nga pasqyra.

    Nda kush te pritet bashkim _____?????????????
    me dalin shum pikpyetje sa vetem per vetem edhe ne kte tem me duket sikur zhgarravinat do e kishin te njejtin efekt..e them per veten time ,pore ndjenja e te qenurit pjes e kti kombi ,ska se si te mose me qaj zemra ,per kete te katandisur edhe me keq sikur te kishim nji njeri te nji kontinenti tjeter ne kte koh qe do duhej thirr per unitet,per bashkim rradhesh,per te mbrojtur qenjen ton si komb.......... e jo me kta ku bashk punuam aren ,kositem ,prashitem,bashk ne dek e drek.


    Nuk ja nisem per se mbari!
    Qe ne mjes duket dita e mbar ,esh nji proverb popullor.
    Mbi fatkesin e tjetrit nuk arrihet ngritje,madje esht treguar si teori e kahmotshme,pore kjo teori fill mbase lufte ne Kosove sikur u shpreh fuqishem,madje fatkeqsisht nga te pa dinjitetshmit,servilet,njerz nga mjedise familjare denbabaden te lidhura me pushtetin e mbrapsht serbosllav dhe te edukuara ne frymen e bajraktarizmit.Me nji fjal edhe kumunisti servil pushtetar,ndrroj gezofin e e beri demokrat,liberal,dhe patriot moderrn.Edhe popullit nga lodhja e luftes sikur nuk i ben kembet pune per nji maraton te gjat ne fillet e nji jete te re.Rreshtimi mbas atyre qe flisnin me ze te madh si herave tjera gjat historis nuk mungoi , madje sikur doli me farb te fort krej kuq stalinianeqe fillonte gara per pushtet qe ne mbremje -mbremje,,mjes e mbremje ,ne rrug,shkoll,qerdhe, dek e drek.
    Sikur u vem ne sprov ..sikur ne lojra kalamash,pore sa do u rrimi besnik eprorve te darkave e pasdarkave se ngritja e pushtetit po ndodh edhe pa ata ishin muhabete tegjata nen kerrcitje dhembesh e kurtha restoranteve se cili esht ai qe duhet te leshoj rruge.


    Tani krejt mbetem te zbuluar cupllak nga injoranca ,shkaku lakmia per pushtet dhe vota e shitur per 10,15 e her deri 50 euro dikur te pergjysmuara ne DM.

    Druaj se po i vuajm mallkimin e atyre qe ran te jemi te bashkuar,te atyre qe ju vem pas si bageti duke ngar pas nji cope pushteti per vete e klane dhe me zgjedhjen tone te pa pergjegjshme si shoqri po shpalosim historin tone te turpshme dhe te deshtuar.
    KJo gjendje ska se si ta shpjegoj ndryshe se si dhe pse erdhi.

    Patriotizmi shterrp na mbeti dhe kurre se kishim kuptuar si te till deri sa faktet duken nga qielli.Pushteti pa hallken zingjirore ne te gjitha fushat dhe poret e jetes.Armiqet duket se na e paskan njohur me mir fuqin e duarve tona,mendjeve tona.
    Prandaj jemi ktu ku jemi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 06-05-2012 më 16:28

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •