Sali Berisha më irriton pa masë: Ai mori votat e zgjedhësve me dy parulla: Të luftohet kundër korrupcionit dhe të anëtarsohet Shqipëria në Unionin Europian.
Shihet qartë se të dy premtimet mbaruan me disfatë.
Atëherë Berisha - shumë i lodhur, por gjithmonë i zgjuar përsa i përket ruajtjes së pushtetit - i afrohet Turqisë. Turqia nuk do të kërkojë gjë, përvec ndërtimit të një xhamie të madhe dhe të institucioneve të tjera islamike në Shqipëri. Mirëpo, populli shqiptar nuk ka nevojë për një izlamizim. 450 vite nën Perandorisë Osmane mjaftojnë!! A do të pranonin njerëzit e Afrikës dhe të Azisë të përqafojnë zaptuesit e tyre të vjetër, me fjalë se "në jemi me një gjak me anglezët, francezët, portugezët?" Jo, jo, jo!
Berisha, njeri pa skrupull, pa ndjenja kombëtare, ka qenë, është dhe do të jetë fatkeqësi për shqiptarët. Dhe alternativa? Ose murtaja ose kolera janë të dy alternativat: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Shumë më vjen keq nesë populli shqiptar nuk reagon dhe gjen alternativa tjera!
Cfarë lloj durimi tregon populli shqiptar duke gëlltitur fjalët e turpshme të Berishës?
Kush ka tru reagon!!!
Krijoni Kontakt