Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1

    Miqesore: Shqiperi 2:1 Katar

    Katar - Shqiperi, miqesore ne Madrid ne 22 maj

    Mund tė qetėsohet mė nė fund trajneri De Biazi, por edhe drejtuesit e FSHF-sė, sepse kanė konklduar nė njė miqėsore interesante pėr kuqezinjtė. Do tė jetė pikėrisht Katari, kundėrshtari i Shqipėrisė nė futboll, qė mė 22 maj do tė testojė tanėt sėrish para startit tė edicionit kualifikues nė grupe, pėr Botėrorin 2014.

    Kjo ndeshje miqėsore do tė luhet nė fushėn asnjanėse tė Madridit, nė kryeqytetin e vendit iberik. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga faqja zyrtare e Federatės Shqiptare tė Futbollit.

    Mė herėt ėshtė fiksuar data 15 gusht, qė tė luhet me Moldavinė nė Tiranė, thuajse tri javė pėrpara pėrballjes sė parė zyrtarė nė Grupin E tė eliminatoreve ndaj Qipros, pėrfaqėsuese me tė cilėn Shqipėria ka edhe fitoren mė tė thellė nė historinė e saj (6-1, nė miqėsoren nė “Qemal Stafa”).

    Kjo ndeshje do tė jetė mundėsia e fundit qė trajneri De Biazi do ta shfrytėzojė pėr tė provuar pėr taktikėn qė ekipi do tė pėrdorė nė ndeshjet eliminatore tė shtatorit. Shqipėria me Moldavinė ėshtė pėrballur dy herė nė eliminatoret e Europianit 1996, duke i fituar tė dy ndeshjet (3-0 nė “Qemal Stafa” dhe 3-2 nė Kishiniev).

    Tashmė vjen kjo miqėsore tjetėr tepėr interesante me Katarin, ballafaqimi i parė nė historinė e tė dyja palėve, vend i cili i ka rritur se tepėrmi interesat nė futboll, pėr shkakun se “Botėrori 2022” do tė zhvillohet nė kėtė vend tė vogėl, por shumė tė njohur pėr pasuritė e tij. Madje, disa klube europiane kanė tashmė pronarė ose aksionarė sheikė nga Katari, tė cilėt po i derdhin paratė lumė, duke e ndryshuar nė njėfarė mase edhe “rrotėn e historisė” nė futboll. Shembulli i Mancester Sitit apo i Paris SG janė mjaft doimethenės nė kėtė drejtim, sepse lojtarėt mė tė mirė po rendin drejt tyre, nisur nga joshja financiare. Ndoshta nė kėtė aspekt mund tė pėrfitojnė dicka edhe kuqezinjtė tanė, pėrvecse do tė testojnė veten nė njė miqėsore pararendėse tė fushatės kualifikuese nė grupe tė Botėrorit 2012.

    Nje fakt interesant eshte Katari she Shqiperia jane me pike te barabarta ne renditjen e FIFA-s per muajin prill me nga 384 secila dhe renditen ne vendin e 84-t. Por ndersa Shqiperia eshtene renie, kundershtaret jane ne ngjitje ne kete renditje. Vetem nje vit e gjysem me pare ata ishin ne vendin e 114-te.

    Katari ka fitoret me te thella ne historine e vet kunder Libanit dhe Afganistanit me shifrat 8-0. Humbjen e me te thelle e kane pesuar nga Kuvajti, 9-0. Ata janbe kualifikuar dy here per Lojrat Olimpike.

    Kjo ndeshje do te jete njė mundėsi shumė e mirė pėr futbollistėt tanė kuqezinj, pėr ta bindur trajnerin De Biazi, pėr tė zėnė njė vend nė listėn e preferuar tė italianit. Ky i fundit ka zhvilluar vetėm njė ndeshje me Shqipėrinė, qė pas emėrimit tė tij nė stolin kuqezi, pikėrisht nė Tbilisi tė Gjeorgjisė, ku u mundėm mė 29 shkurt me rezultatin 2-1. Pikėrisht aty, De Biazi bėri debutimin me kombėtaren e vendit tė shqiponjave, ashtu sikurse debutuan edhe lojtarė tė tillė si Cani, Zeqiri, Sadiku. Kujtojmė se nė atė miqėsore munguan shumė titullarė, pėr shkak dėmtimesh, ndėrsa Samir Ujkani priti dy penallti.

    Shqipėria bėn pjesė nė Grupin E kualifikues pėr “Botėrorin 2014”, bashkė me Zvicrėn, Norvegjinė, Slloveninė, Qipron dhe Islandėn. Kuqezinjtė e ngrenė siparin e kėsaj fushate pikėrisht nė “Qemal Stafa”, mė 7 shtator tė kėtij viti, kur do tėp resin qipriotėt, ndėrsa pas katėr ditėsh ballafaqohn me Zvicrėn, nė fushėn e helvetėve.

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    good luck skuadres shqiptare!!
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    kur te vijne ato qelebiet me Bentley, RR, Bugati etj etj dhe tjau hedhin qycet e kerres e tu kerkojne qe tiau parkojne .......vetem bakshishi qe do te marrin do te jete me i madh se sa ato qe FSH iu jep.
    Ec aty KUQ E ZI
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    Eshte nje teme ku diskutohet gjithcka per kombetaren Shqiptare.Linkun e keni me posht.


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=140271
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Katari eshte ekip i mire. U bon disa vjet qe shpenzojne pa fund ne futboll ,kjo lidhet edhe me kupen e botes qe do zhvillohet ne katar 2022. Kombetarja jone eshte cop cop per momentin ,gjysma lujne neper klube ,gjysma s'lujn. Edhe i salih qe kishim n'sulm ka perfundu duke i pa neshjet nga tribuna ne kampionatin amerikan nga forma e dobet qe po kalon. Pjesa tjeter pastaj merre me long mishi jane ,hiq canen e bogun qe deri diku mire jane.

    Shume pesimist jom per kombetaren ,jo de biaz te vij ,por edhe morinjo me ardh ska ca ti boj ksaj kombetare. Ka disa vjet qe spo nxjerrim brum te hajrit ,sidomos ne mesfushe.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #6
    Shume ndeshje interesante!

  7. #7
    jemi koke me koke ne vend te 84 barazim i bie te dali

  8. #8
    i/e larguar Maska e ahmed_tr
    Anėtarėsuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    TIR
    Postime
    98
    Shqipria i ka dhene provat, me te fortet captohet ne fushe, me te dobtet humb.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po pse nuk e pranoi spanjen duka?
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anėtarėsuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Nuk e pranoi Spanja Shqiprinė , sa i perket grupit shum veshtire por jo edhe e pamundur me pak besim e me pak fat mund ta arrijme por nje gje duhet ta bejm me siguri ti fitojme te gjitha ndeshjet ne Qemal Stafa
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  11. #11
    Shqiperia mund Katarin, gol Bakaj e Bogdani

    Shqiperia ka fituar sot ne Madrid te Spanjes me rezultatin 2-1 kunder Katarit, ne nje ndeshje miqesore qe ishte e para mes ketyre dy shteteve. Ndeshja ka nisur nė orėn 19:00 stadiumin e Rajo Valekanos, por per fat te keq nuk eshte transmetuar nga asnje televizion.

    Ka pasur shume pare tifoze ne stadium me 15 mije vende, por kane qene te pranishem disa agjente qe synonin te zbulonin ndonje talent.

    De Biazi ka hedhur nga fillimi njė formacion sulmues 4-4-2. Orges Shehi, portieri kampion i Skėnderbeut eshte nė kuadratin kuqezi, ndėrsa para tij rreshtohet mbrojtja nė vijė tė drejtė. Cana dhe Mavraj jane ne qender ndėrsa nga krahėt pozicionohen Dallku nė tė djathtė dhe Veliu nė tė majtė.

    Mesfusha i ishte besuar Sabien Lilajt dhe Ervin Bulkut, nė qendėr, me mision qė tė organizonin fazėn ndėrtuese tė lojės sonė, por edhe tė shkatėrronin kundėrshtarin teksa startonte fazėn ofensive. Ne krahe jane dy lojtare ofensive, Elis Bakaj dhe Emiljano Vila.

    Keta te dy se bashku me dy sulmuesit e deklaruar, Erjon Bogdani dhe Edgar Cani, krijojne nje grup sulmues te rrezikshem.

    Pjesa e parė ėshtė karakterizuar nga njė luftė e fortė sportive, me dyluftime tė shumta nė mesfushė, ndėrkohė qė mė kėrkues janė shfaqur kuqezinjtė tanė. 15 minutat e para kane qėnė pa shumė histori. Mė pas ka nisur njė seri rastesh te humbura pėr skuadrėn tonė. Nė 15 minuta Edgar Ēani e pas tij Bakaj e Bogdani kanė humbur raste qė duhet tė ishin kthyer nė gol.

    Ne minuten e 28-tė, Dallku ka depėrtuar nė zonė, por eshte penguar dukshem, e megjithate per habi te te gjitheve gjyqtari nuk ka akorduar penallti.

    Shqipėria, nė 45 minutat e para ka krijuar edhe dy raste tė volitshme pėr shėnim, me anė tė Bogdanit dhe Bakajt, por dy lojtarėt nė fjalė nuk kanė mundur tė konkuldojnė si duhet nė portėn kundėrshtare.

    Loja vazhdon dhe vetėm nė minutėn e 35-tė Katari merr goditjen e parė nga kėndi, ndėrkohė kuqezinjtė deri nė kėto momente kishin ekzekutuar 2 goditje kėndi dhe kishin realizuar 5 goditje nė portėn kundėrshtare, kundrejt njė tė Katarit. Statistika tė denja pėr njė lojė, e cila tė paktėn nė pjesėn e parė ka folur pėr kombėtaren tonė.

    Pjesa e dytė ka nisur mjaft mirė pėr tanėt. Tanimė Elis Bakaj nuk gabon pasi ka kaluar Shqipėrinė nė epėrsi nė minutėn e 46-tė. Dyfishimi vjen menjehere, kater minuta me vone kur Ervin Bulku ėshtė penguar nė zonė dhe kėtė herė arbitri nuk ka hezituar, duke akorduar penallti pėr skuadrėn tonė. Bogdani shėnon nga pika e bardhė e penalltisė, dhe 2-0.

    Nė minutėn e 53-tė, Ahmed Mali pėr Katarin ka shkurtuar diferencėn dhe duke rihapur nje ndeshje qe dukej se do te ishte e lehte per kuqezinjte. Por nuk ka pasur me rreziqe. Pjesa tjetėr ka qėnė mė shumė pėr trajnerėt, tė cilėt kanė nisur edhe zėvendėsimet. Menjėherė pas rezultatit 2-1, trajneri i kombėtares shqiptare, de Biazi ka zėvendėsuar Bogdanin me Hykėn dhe mė pas Edgar Ēanin me Sadikun, ndėrkohė nė mesfushė, Hair Zeqiri i ka marrė vendin e Sabien Lilajt. Nė fund Andi Lila ka hyrė, duke zėvendėsuar Dallkun.

    Nė lojė edhe Agolli, i cili me mė njė gjuajtje nga rreth 25 metra ka goditur shtyllėn. Megjithatė nė fizionominė e ndeshjes thuajse asgjė nuk ka ndryshuar, ku skuadra jonė ka dominuar plotėsisht. Nė minutėn e 88-tė, Lorik Cana me kokė ka gjuajtur me kokė e topi ka kaluar ngjitur me shtyllėn kundėrshtare.

    Shqiperia fiton 2-1 kunder Katarit dhe Gianni De Biasi merr keshtu fitoren e tij te pare si trajner i Shqiperise. Bakaj tregon se eshte ne forme te mire, por edhe mbrojtja e "re" ka dhene shenja pozitive. Megjithate duhet thene se Katari ka pasur mungesa pasi disa lojtare te kombetares jane akoma te angazhuar me Kupen e Kampioneve te Azise.

    Kjo ishte ndeshja e dytė e trajnerit De Biazi nė krye tė Shqipėrisė, pas miqėsores sė fundshkurtit nė Tbilisi, qė e humbėm me rezultatin 2-1. Ndėrkohė, pas katėr ditėsh, mė 27 maj, nė Stamboll do tė luhet miqėsorja tjetėr e radhės me Iranin, nė stadiumin e Beshiktashit.

    Katar - Shqiperi 1-2

    Golat: Bakaj 46', Bogdani 50 (pen)

    Shqipėri-Katar 2-1 Golat: Bakaj 46′, Bogdani 50′ (pen) / Yousef Ahmad 53′ Shqipėria: Shehi, Dallku (A.Lila 84′), Cana, Mavraj, Veliu, Bulku, Vila (Osmani 87′), Bakaj (Sadiku 61′), S.Lilaj (Zeqiri 69′), Bogdani (Hyka 61′), Ēani (Agolli 73′). Trajner: De Biazi futbollishqiptar.net

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •