Close
Faqja 14 prej 34 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 671
  1. #261
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Misteri i vjetėr 3,000 vjet mė nė fund u zbulua: Vdekja e faraonit Tutankhamon


    Misteri qė qėndronte pas vdekjes sė befasishme tė Tutankhamon, djaloshit mbret qė e sundoi Egjiptin para mė shumė se 3,000 vjetėsh, mund tė jetė zbuluar mė nė fund nga shkencėtarėt,
    tė cilėt besojnė se ai ishte rrėzuar nga njė karrocė qė lėvizte shpejt, pėrderisa ai ishte nė gjueti nė shkretėtirė.
    Spekulimet lidhur me vdekjen e Tutankhamon qarkullonin qė nga viti 1922, gjegjėsisht qė nga koha kur varreza e tij ishte thyer nga arkeologu, Howard Carter. Rrezet X, tė cilave i ishte ekspozuar mumia nė vitin 1968, tregonin tė ėnjtura nė fund tė kafkės, gjė qė sugjeronte se ‘Mbreti Tut’ ishte vrarė nga njė goditje nė kokė.

    Studimet e mėvonshme, nė tė cilat u pėrdor CT skaneri mjekėsor, zbuluan se ai pak para se tė vdiste kishte pėrjetuar njė thyerje tė rėndė tė kėmbės, shumė afėr gjurit. Kjo pastaj, me gjasė, solli deri te helmimi vdekjeprurės i gjakut tė tij.Por, dėshmitė e fundit sugjerojnė se ai kishte pėrjetuar njė frakturė pėrderisa po vraponte pas gjahut nė karrocė.

    Zbulimet e fundit ende konsiderohen jothelbėsore, megjithėse njėri prej ekspertėve kryesor egjiptian pėr Tutankhamon’in, nė dokumentarin qė do tė shfaqet kėtė javė nė televizion, thotė se ai beson qė rasti tashmė ėshtė zgjidhur,gjegjėsisht se tani dihet shkaku i vdekjes sė befasishme dhe tė papritur tė djaloshit-mbret.

    “Ai nuk ishte vrarė, siē mendonin shumė njerėz. Ai pėsoi njė aksident gjatė gjuetisė nė shkretėtirė. Rrėzimi nga karroca i shkaktoi Tutankhamon’it njė frakturė nė kėmbėn e tij tė majtė, dhe sinqerisht ky, sipas mendimit im, ishte edhe shkaku i vdekjes sė tij”, pohon Zahi Hawass, sekretar i pėrgjithshėm nė Kėshillin Suprem Egjiptian pėr Antikitete.

    Deri tani shumė historianė besonin se ai ishte njė fėmijė i lazdruar – e jo fėmijė i thyeshėm - qė asokohe mbrohej nga rreziqet e shumta fizike. Megjithatė,Nadia Lokma, nga Muzeu i Kairos, pohoi se analizat e fundit e karrocės sė gjetur nė varrezėn e faraonit treguan se ajo
    nuk ishte thjeshtė vetėm njė karrocė ceremoniale, por nė te kishte edhe shenja tė rrokullisjes. Qindra shigjeta qė u zbuluan nė varrezė gjithashtu pėrmbanin dėshmi se ato fillimisht ishin hedhur e pastaj ishin mbledhur sėrish.

    “Kjo karrocė ėshtė njė karrocė gjuetie, e jo luftimi. Nga rrobat qė u gjetėn nė tė mund tė shihni se ato ishin shfrytėzuar gjatė kohės sa faraoni ishte gjallė”,pohoi doktor Lokma.
    Njė depo e fshehtė rrobash, e gjetur nė varrezėn e Tutankhamon, e cila ishte ruajtur nėn kupolat e Muzeut tė Kairos, sugjeron se ai ishte mėsuar vetė qė ta ngiste atė karrocė. Rrobat pėrfshinin edhe koretin posaēėrisht tė pėrshtatur pėr mbrojtjen e organeve barkore nga
    ēfarėdo lėndimi gjatė aksidenteve, ose nga goditjet e rėnda gjatė ngasjes sė karrocės.

    Pjesa kryesore e dėshmisė vije nė formė tė luleve, tė vendosura pėrreth qafės sė mumies tė Tutankhamon. Botanikėt zbuluan se njė buqetė kishte lulemisri dhe kamomil, por qė ishin tė freskėta nė kohėn kur ishte bėrė dekorimi. “Lule misri dhe kamomili nė kurorėn pėrreth qafės sė mumies, mblidhen nė mars dhe prill, gjė qė na tregon periudhėn e vitit kur ai ishte varrosur”, deklaroi Nigel Hepper, nga Shoqata Mbretėrore e Kopshtarisė nė Kew Gardens.

    Meqė lulet mund tė jenė kėputur vetėm prej mesit tė marsit dhe nė fund tė prillit, dhe meqė procesi kompleks i mumifikimit zgjat 70 ditė, do tė thotė se Tutankhamun me gjasė ka vdekur nė dhjetor ose janar. Kjo kohė koincidon me mesin e sezonit dimėror tė gjuetisė.
    Rezultatet e hulumtimeve tė fundit pėr Tutankhamon’in, vijnė vetėm pak javė para se Britania tė jetė nikoqire e ekspozitės sė parė nė 35 vjetėt e fundit tė artefakteve nga varreza e tij – qė mbahet nė qendrėn O2, nė jug-lindje tė Londrės.
    Kur nė vitin 1972 u mbajt ekspozita e parė pėr Tutankhamon’in nė Londėr, nė Muzeun Britanik, rreth 1,5 milionė njerėz u tubuan vetėm qė ta shihnin maskėn e tij tė fytyrės nga ari i pastėr. Kėsaj radhe, maska megjithatė do tė mbetet nė Egjipt, nga frika se nuk do tė mund
    ta pėrballonte udhėtimin.
    Lordi i sotėm Carnarvon, stėrgjyshi i tė cilit nė vitin 1922 e pagoi ekspeditėn e Howard Carter, tha se zbulimet e fundit treguan se Tutankhamon ishte njė djalosh aktiv qė e rrezikonte edhe jetėn. “Unė mendoja se ai ishte njė fėmijė i stėrlazdruar, megjithėse tani mendoj se ai vėrtet ishte atje nė fushė dhe se merrte pjesė nė gjėra qė edhe e ēuan drejt vdekjes sė tij tė hershme. Karroca e tij mund tė kishte arritur njė shpejtėsi tė konsi derueshme, ndoshta mbi 40 kilometra nė orė. Nėse karroca e arrin atė shpejtėsi, sigurisht se mund ta thyeni kėmbėn, madje shumė seriozisht”, pėrfundoi Lord Carnarvon.

    The Independent

  2. #262
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    “The Independent”: Klonimi i dhjetėra majmunėve

    Shkruar nga T.O.
    Tuesday, 13 November 2007
    Pėr herė tė parė shkencėtarėt kanė krijuar me dhjetėra embrione tė klonuar nga primatė tė rritur. Por cilat janė ndėrlikimet e kėtij zbulimi tė madh teknik pėr tė ardhmen e njerėzimit?
    Njė zbulim teknik qė i ka aftėsuar shkencėtarėt tė krijojnė pėr herė tė parė me dhjetėra embrione tė klonuara nga majmunėt e rritur, duke rritur perspektivat qė e njėjta procedurė tė pėrdoret pėr tė krijuar embrione humanė.
    Pėrpjekjet pėr tė klonuar embrione humanė pėr kėrkime janė penguar nga problemet teknike dhe kundėrshtimet ndaj kėrkimeve tė rreme dhe etikėn e diskutueshme. Por teknika e re premton tė revolucionarizojė efikasitetin me anė tė tė cilit shkencėtarėt mund tė shndėrrojnė vezė humane nė embrione tė klonuar.
    Kjo ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt kanė qenė tė aftė tė krijojnė embrione tė shėndetshme tė klonuar nga primatė tė rritur, nė kėtė rast, njė majmun “rhesus macaque” 10-vjeēar, dhe zbulimet priten t’i publikojnė nė fund tė kėtij muaji.
    Shkencėtarėt nė tė njėjtėn kohė do tė tregojnė se kanė qenė tė aftė tė shkėputin qeliza palcore pėr disa nga embrionet e klonuar, tė cilat i kanė zhvilluar nė laborator nė qeliza tė zemrės dhe neurone tė trurit.
    Shkencėtarėt qė kanė dijeni pėr kėto kėrkime, thonė se ėshtė zbulimi qė kanė pritur, pasi deri tani mendohej se mund tė kishte ndonjė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr krijimin e embrioneve tė klonuar nga primatėt e rritur, pėrfshirė dhe njerėzit.
    Zhvillimi nuk do tė mirėpritet nga tė gjithė. Kundėrshtarėt e klonimit do tė argumentojnė se teknika e re e manipulimit tė vezėve tė primatėve do tė pėrmirėsojė efikasitetin e klonimit, qė do tė rrisė tentativat pėr tė krijuar apo shkatėrruar, embrione tė klonuar humanė pėr qėllime shkencore.
    Edhe pse nė Britani ėshtė e jashtėligjshme t’i vendosėsh embrione tė tilla tė klonuara nė mitrėn e njė gruaje, shumė njerėz tremben se lehtėsia e kryerjes sė kėtij klonimi duke pėrdorur qelizat e lėkurės sė njė tė rrituri, do tė rrisė dhe shanset e aplikimit tė kėsaj procedure pėr tė prodhuar njė bebe tė klonuar. Shkencėtarėt nė Korenė e Jugut raportuan nė vitin 2004 se kishin krijuar embrionin e parė human tė klonuar, por nė vitin 2006 studimi i tyre u anulua, pasi doli se autori i saj kryesor, Hwang Woo-suk, kishte mashtruar.
    Ka pasur vetėm dy shembuj tė dokumentuar tė njė koni embrionik tė klonuar, por vdiq pas disa ditėsh dhe nuk prodhoi qeliza palcore. Kjo punė deri mė sot nuk ėshtė pėrsėritur.
    Shkencėtarėt qė kanė kryer punėn e fundit me primatėt, besohet se kanė tentuar tė transplantojnė rreth 100 embrione tė klonuar nė mitrėn e gati 50 nėnave “rhesus macaque”, por deri tani nuk kanė parė lindjen e asnjė pjelle tė klonuar.
    Megjithatė, njė shkencėtar i moshuar i pėrfshirė nė studim, tha se mund tė jetė vetėm fat i keq; duheshin 277 tentativa pėr tė krijuar delen Dolly, kloni i parė i njė gjitari tė rritur.
    Puna u drejtuar nga Shoukhrat Mitalipov, njė shkencėtar rus nė Qendrėn Kėrkimore Kombėtare tė Primatėve nė Oregon. Doktor Mitalipov ndihmoi tė hapte rrugėn e njė teknike tė re pėr vezėt e primatėve gjatė procesit tė klonimit, e cila pėrfshiu ndėrthurjen e secilės vezė me njė bėrthame tė marrė nga njė qelizė e lėkurės tė njė primati tė rritur.
    Doktor Mitalipov tha se ai nuk ishte nė gjendje tė komentonte mbi studimin derisa tė publikohej nė gazetėn “Nature”. Por ai u tha kolegėve tė tij nė njė takim shkencor kėtė vit se kishte krijuar dy porcione tė qelizave palcore nga 20 embrione tė klonuara dhe testet kishin treguar se ato ishin klone tė vėrteta.
    Profesor Alan Trounson nga Universitetin “Monash” nė Australi tha se zbulimet e doktor Mitalipov-it pėrfaqėsonin zbulimin e pritur prej kohėsh. Me gjithė tentativat e shumta, askush nuk ka qenė nė gjendje tė prodhojė embrione tė klonuara tė primatėve nga qeliza tė rritura, edhe pse kjo ėshtė kryer mbi dhjetėra specie tė tjera jo primate. “Kjo ėshtė “prova e konceptit” pėr primatėt”. Ėshtė menduar nga disa se ėshtė shumė e vėshtirė qė majmunėt dhe njerėzit, por ata qė punojnė me kafshė si dele dhe gjeth, mendonin se norma e suksesit do tė ishte e njėjtė me atė tė arritur me kėto specie”, tha profesor Trounson.
    Tė dhėnat e Mitalipov-it e konfirmojnė kėtė. Ata kanė aftėsitė e nevojshme dhe ne tani mund tė fillojnė tė marrim nė konsideratė se ēfarė mund tė arrihet tek njerėzit.
    Profesor Don Wolf, i cili ka drejtuar laboratorin nė Qendrėn Kėrkimore Kombėtare tė Primatėve nė Oregon para daljes nė pension kohėt e fundit, tha se procedura e re bazohej nė njė teknikė mikroskopike qė nuk pėrdor dritėn ultravjollcė, gjė qė dėmton vezėt e primatėve.
    Nė ditėt paraardhėse, ne provuam tė pėrdornim kėtė teknikė tek majmuni dhe pa e ditur as vetė nė atė kohė, kjo teknikė dėmtonte vezėn. Prandaj njėri prej sekreteve ishte tė hiqnim atė teknikė nga procesi”, tha doktor Wolf.
    “Tani mund tė prodhojmė embrione tė klonuara tek majmuni me njė frekuencė tė arsyeshme, tė paktėn njė frekuencė qė do tė na lejonte ... tė studionim embrionin”, thotė profesor Wolf.
    Skuadra e Oregonit, qė punon me njė grup nga Kina, deri tani ka prodhuar 100 embrione tė klonuara qė janė transferuar tek rreth 50 femra “macaques”, por asnjėra prej tyre nuk ka rezultuar nė shtatzėni.
    “Ėshtė e mundur qė deri tani tė mos kemi patur fat. Po prodhojmė ndoshta njė nė 20 ose njė nė 30 embrione tė klonuara qė janė “normale” dhe tė afta tė prodhojnė njė shtatzani dhe thjesht nuk i kemi vėnė tek marrėsi nė kohėn e duhur qė tė lejojmė transplantimin dhe tė ndodhė shtatzėnia”, thotė ai.
    “Fokusi tani do tė jetė nė klonimin terapeutik dhe pėrdorimi i njė primati jo-human si njė paradigmė pėr klonimin terapeutik”, thotė ai.
    “Ne jemi tė parėt qė po e bėjmė, edhe pse ka qenė njė subjekt i prishur pėr shkak tė mashtrimeve tė rreme qė kanė kryer nė Korenė e Jugut. S’mund tė jemi tė sigurt, por mund tė ketė diēka tė vlefshme nė punėn e koreanojugorėve. Por ky mund tė jetė klonimi i parė terapeutik nė njė primat”, tha ai.

    Kafshėt e klonuara

    Teknika e klonimit tė majmunit ėshtė e njėjta procedurė qė u pėrdor nė delen Dolly. Bėrthama e njė veze tė shėndetshme tė pafekonduar hiqet dhe njė tjetėr bėrthamė nga qeliza e lėkurės sė njė tjetėr kafshe tė rritur vendoset brenda vezės. Nė kohėn e duhur dhe me pėrdorimin e pulseve elektrike, njė embrion mund tė krijohet, i cili ėshtė njė klon gjenetik i dhuruesit tė indit tė lėkurės. Ėshtė e mundur tė transplantohet embrioni i krijuar nė kėtė mėnyrė nė mitėr pėr tė prodhuar kafshė tė klonuara. I ashtuquajturi “klonim riprodhues” tek njerėzit ėshtė i paligjshėm nė Britani dhe nė shumė vende tė tjera. Megjithatė ėshtė aplikuar tek njė sėrė speciesh kafshėsh, pėrfshirė:
    Lopa: Gjethi i zbutur ėshtė klonuar me sukses. Tentativa e parė pėr tė klonuar njė specie nė rrezik ishte Noah, njė ka i rrallė, i cili u klonua nė SHBA nė vitin 2001, por vdiq 48 orė pas lindjes.
    Miu: Cumulina ishte njė mi i zakonshėm shtėpie, i klonuar nga qeliza tė rritura nė Universitetin e Hauait, nė viti 1997. Ajo mbijetoi dhe u rrit dhe prodhoi dy kėlysha, para se tė ngordhte nė maj tė vitit 2000.
    Kali: Quhet Prometea, kali i parė i klonuar, i lindur nė Itali nė maj tė vitit 2003.
    Macja: Njė kotele me emrin CopyCat lindi nė vitin 2002 nė Teksas, dhe lindi tre kotele nga njė baba natyral nė shtator tė vitit 2006.
    Qeni: Snuppy, i lindur nė Korenė e Jugut. Dyshimet pėr vėrtetėsinė e tij u larguan nga testet e ADN-sė. Grupi ka klonuar gjithashtu dy kėlyshė ujqėrish, tė quajtur Snuwolf dhe Snuwolffy duke pėrdorur tė njėjtėn procedurė. Kanė lindur gjithashtu qentė afganė tė gjahut me emrin Bona, Peace dhe Hope.

    TiranaObserver
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #263
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kenia, zbulohet nje specie e re e Kobras, e afte te vrase 20 persona

    Ne Kenia eshte zbuluar nje specie e re e gjarprit Kobra, e gjate 2.6 metra dhe e afte te vrase deri ne 20 persona me helmin e vet me nje te kafshuar. Zbulimi eshte bere publik nga dy shkencetare permes nje studimi te publikuar dje. Kjo lloj kobre me lekure te erret ehste zbuluar ne nje qender kerkimi dhe rritje retilesh ne korrik 2004, por ehste konfirmuar si specie e re vetem kete vit. Kobrat qe peshtyjne jane ne gjendje ta hedhin helmin e tyre ne disa metra distance. Nje kobra normale me gryke me ngjyre te erret nuk I kalon 2 metra gjatesi, me nje mesatare prej 1 meter e gjysme, ndersa specia e re sipas kerkuesve eshte nje nga me te medhate ne bote. Ajo eshte pagesuar me emrin Naja Ashei, ne memorie te James Ashe, I cili ka ngritur qendren Bio-Ken ne Watamu ne brigjet keniane, ku gjenden kobrat gjigante. Njeri prej ketyre kobrave ka prodhuar 6.2 ml helm te lengshem ne nje hedhje te vetme.
    Sui generis

  4. #264
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Njeriu me i gjate ne bote takon njeriun me te shkurter

    Njeriu me i gjate ne bote He Pingping, 2 meter e 36cm, eshte takuar me personin opozite te tij, Bao Xishun, 73 centimetra. Te dy shihen ne sy dhe shtregojne me miresjellje duart, duke pozuar per fotografet. Gjithcka ndodh ne Mongoli, ku primati i gjigandeve eshte futur tashme ne rekordet guinness. Tashme po e provon edhe rivali i tij, ne pritje per tu njohur si me i shkurtri i globit.



  5. #265
    Zoologji: Zbulohet nje mi gjigand

    Para disa javesh shkenctaret indonezian dhe amerikane konfirmuan zbulimin e nje lloji te ri MIU ne Indonesi dhe pikerisht ne Vargmalin Foja ne qershor te ketij viti por qe u konfirmua vetem javen e kaluar mbas studimeve te shumta. Miu i perket nje specie komplet te re per shkencen dhe mund te konsiderohet si zbulim i ri ne fushen e botes shtazore. Ai ka permasa gjigande, rreth 5 here me i madh se miu i zakonshem qe shohim neper qytete dhe eshte specia e dyte qe zbulohet ne te njejten zone mbas oposumit (marsupial) me trupin me te vogel qe ekziston. Zbulimi i specieve te reja sidomos ne shekullin e 21-te eshte dicka shume e rralle por qe sidoqofte tregon se perseri ne planetin tone ekzistojne mundesi per zbulime te reja ne boten shtazore.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #266
    "Nuk eshte" cudi qe ende zbulohen specie te reja. Mbaj mend nga libri i biologjise vite me pare kur vete shkencetaret pretendonin se njohin vetem 1/3 e gjithe specieve ne bote. Sidomos xhunglat e Amazones apo atyre te Azise mbajne nje diversitet te panumert kafshesh e bimesh.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #267
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Mision i ri pėr nė planetin Merkur!!

    Agjencia amerikane e hapėsirės NASA po pėrgatitet tė lėshojė njė sondė pėr nė Mėrkur, planetin mė afėr Diellit. Sondės Messenger, misioni i dytė nė Merkur dhe i pari kėto tre dekadat e fundit, do t'i duhen shtatė vjetė tė arrijė orbitėn rreth planetit, pastaj do tė qėndrojė atje 12 muaj pėr ta studiuar atė.

    Sonda ėshtė e pajisur me njė mbulesė qeramike dhe pasqyra mbi panelet e saj diellore pėr ta mbrojtur nga nxehtėsia intensive diellore qė mund t'i ngrejė temperaturat nė Merkur deri nė gati 500 gradė Celcius.
    Por, ajo qė ėshtė paradoksale, pritet qė sonda tė zbulojė akull nė hijet brenda kratereve sipėrfaqėsore, ku temperaturat e ftohta shkojnė deri nė minus 200 gradė.

    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  8. #268

    Zbulohet qenia e gjallė mė jetėgjatė nė planet

    Zbulohet qenia e gjallė mė jetėgjatė nė planet



    Quhet Ming, si dinastia qė mbretėronte Kinėn. Ka lindur 410 vjet mė parė, ėshtė njė midhje, e cila i pėrket species Arctica Islandica dhe ėshtė zbuluar nė ujėrat islandezė nga kėrkuesit e Bangor University. Mosha nga 405- 410 ėshtė pėrcaktuar duke numėruar unazat mbi shpinėn e guaskės. Sipas librit tė rekordeve Guinness, rekordi i mėparshėm i pėrkiste njė midhjeje tjetėr, qė ishte 220-vjeē, dhe pse ky nuk ėshtė njė rekord zyrtar. Shkencėtarėt po punojnė pėr tė kuptuar se cilėt faktorė kanė kontribuar pėr tė pasur njė jetėgjatėsi tė tillė.





    Edhe thjesht tė qėndruarit nė kėmbė tė zgjat jetėn



    Nuk ėshtė e domosdoshme tė bėsh vrap apo palestėr. Mjafton edhe njė gjysmė-orėsh nė kėmbė ēdo ditė. Kėtė ide e pohon njė kėrkim i bėrė nė Universitetin e Misurit, sipas tė cilit shumė aktivitete, si tė folurit nė telefon (duke u sorollatur nė zyrė apo nė shtėpi) ose tė shoqėrosh fėmijėt e tu nė njė park, mund tė bėhen duke qėndruar nė kėmbė. Kjo djeg dyfishin e kalorive qė merr trupi nga ushqimet krahasuar me aktivitetin normal, fizik, ditor.





    Ajri i kondicionuar pengon natyralitetin trupor



    Lajmi bėhet publik nga njė kėrkim i bėrė nė Shtetet e Bashkuara. Kondicionerėt ērregullojnė temperaturėn e ajrit, duke mėnjanuar mekanizmat natyralė tė organizmit njerėzor. Kur ėshtė ftohtė, trupi ka njė kėrkesė natyrale pėr ushqim pėr ta pėrballuar. Por ambienti i ngrohur me kondicionerė, bėn qė kjo kėrkesė e trupit tė zėvendėsohet dhe i nxehti e ul urinė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, njė ngrohje shumė e lartė nė dimėr nuk i lejon organizmit tė ndjejė tė ftohtėn. Nėse e ftohta do bėnte punėn e vet, organizmi do tė digjte mė shumė yndyrna pėr t’u ngrohur nė mėnyrė natyrale.







    Delfinėt, jo vetėm inteligjentė, janė edhe romantikė



    Njė kėrkim britanik i bėrė nė Brazil pėr tre vjet me radhė ka bėrė publik lajmin se delfinėt janė jo vetėm inteligjentė, por edhe romantikė. Meshkujt i joshin femrat duke mbledhur dhe duke u dhuruar atyre alga ose leshterikė. Kjo rikonfirmon se kėto specie kanė njė inteligjencė superiore.





    Majmunėt janė nė gjendje tė mėsojnė matematikė



    Pak ditė mė parė, ėshtė zbuluar qė majmunėt kanė njė memorie vizive tė njėjtė mė atė tė njė studenti, por nė tė vėrtetė aftėsitė e tyre janė edhe mė tė mėdha. Kėtė fakt e konfirmon njė studim i Duke, Universiteti i Ēikagos. Dy majmunėve dhe 15 studentėve u ėshtė kėrkuar tė mbledhin me shpejtėsi njė seri numrash dhe mė pas tė gjenin alternativėn e duhur mes dy zgjidhjeve. Si kafshėt, ashtu dhe njerėzit janė pėrgjigjur nė tė njėjtėn kohė, (rreth njė sekondė) dhe me sukses tė njėjtė.


    http://www.shekulli.com.al/news/52/A...007-12-21.html
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #269
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Arkitektura te pazakonta neper bote

    Site damncoolpics.com ka publikuar nje koleksion me fotografi vertet te cuditshme dhe te pazakonta shtepisht dhe ndertesash neper bote.


    Vertet imazhe interesante.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Sui generis

  10. #270
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vazhdon..,....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Sui generis

  11. #271
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe 3 te fundit!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Sui generis

  12. #272
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KURIOZITETE TĖ SHKURTĖRA

    Nė tokė ekzistojnė 4 oqeane dhe 56 detėra qė sė bashku e formojnė “Detin Botėror” I cili pėrfshin 71% tė sipėrfaqės sė pėrgjithshme tė tokės (316 mil.km2)

    Pėr nga sasia e kripės mė sė shumti ka deti I Kuq ndėsa mė sė paku deti Baltik

    Oqeani mė i madh ėshtė oqeani i Qetė, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirė i Veriut.

    Lumi Amazona ėshtė i vetmi lum qė nuk ka tė ndėrtuar asnjė urė mbi tė.

    Njė grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Mė sė shumti nė bote ka vrapuar pėr tė dytėn herė qė mban rekordin 42 km e 195 m,

    Nė Evropė patataja ėshtė sjellė nga Amerika nė vitin 1536. Nė fillim e mbillnin pėr shkak tė lulės sė bukėr qė ka, kurse mė vonė filluan ta pėrdorin pėr ushqim.

    Peshku “Pegava” ėshtė lloj ngjallash qė mund tė qėndrojė vėrtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin pėrforcohet mbi shkėmb ose ndonjė trup tjetėr.

    Gjethet mė tė mėdha i ka njė lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet nė brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj tė blerta arrin gjatėsi deri 22 metra dhe gjereėsi afėr 12 metra, kurse bishtin e gjethės e ka 5 metra tė gjatė.
    Njė gjethė e tillė mund tė shtrehoj 10 njerėz.

    Nė Brazil gjatė shek. XX-tė ėshtė vrarė gjarpėri mė i madh nė botė, Anakonda, gjatėsia e tė cilit arrinte ne 35 metra. Pėr ta vrarė kėtė gjigant u desh qė tė goditej me 500 plumba.

    Druri i cili e mban rekordin e trshėsisė nė botė ėshtė “Baobabi”, i cili gjendet nė Tan- ganike me moshė rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinė 22 metra, ndėrsa perimetrin e kurorės 145 metra.

    Mė 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bėri gjymtyrė artificiale tė njeriut.

    Mė 1590 holandezi Zaharijaz Jansen qė merrej me optikė, konstruktoi mikroskopin.

    Nė vitin 1790 nė Amerikė ėshtė shpikur turleja e parė pėr shpuarjen e dhėmbėve.

    Lumi mė i gjatė nė botė ėshtė Nili me gjatėsi 6.671 km. qė gjendet nė Afrikė.

    Kina ėshtė shteti mė i madh nė botė me 1.221,692,000 banorė. Nė Mesjetė quhej Katai.

    Gjarpėri i ujit qė jeton nė veriperėndim tė Australisė rreth shkėmbinjėve tė ujit, ėshtė shtaza mė helmuese nė botė. Helmi i tij ėshtė 100 herė mė i fortė se helmi i gjarpėrit Australian nė tokė i quajtur “Tapana e Shkretėtirės” e qė konsiderohet gjarpėri mė helmues tokėsor.

    Rusia ėshtė shteti mė i madh pėr nga sipėrfaqja me 17.075,000 km².

    Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencėtarėt erdhėn nė pėrfundim se pėrkundėr kokės sė madhe, ėshtė peshku mė budalla nė Botė, sepse nė pranverė ku bėnė nxehtė, nė breg tė lumit rriten shelgjet dhe nė ujė bien thuprat e kėtij druri sė bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutėsi i pėrbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Nė lukth kėto fije tė shelgjes lėshojnė alkool qė e bėn peshkun tė humbur.

    Malet mė tė larta nė Ballkan janė Alpet Shqiptare dhe kanė 13 maje me mbi 2.500 metra lartėsi dhe sipėrfaqe 2.240 km².

    Rruga mė e vjetėr nė Ballkan ka qenė “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

    Njeriu mė i gjatė nė botė ka qenė 2.72 metra.

    Nė trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetėr.

    Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

    Flutura mė e madhe nė Botė ėshtė 270 centimetra katror.

    Qelizėn i pari e zbuloi shkencėtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky ėshtė zbulimi mė i madh nė mjekėsi, sepse qeliza ėshtė njėsia themelore kryesore e ēdo organizmi tė gjallė.

    Novobėrda ėshtė quajtur Mali I Argjentit e mė vonė Kodra e Re e cila ra nėn sundimin osman mė 1455.

    Maja e Korabit ėshtė maja mė e lartė nė Shqipėri.

    Romani I parė shqiptar ėshtė “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar nė vitin 1899.

    Nė vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 tė krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot ėshtė qyteti mė I madh nė Kosovė, pėrkatėsisht kryeqytet.

    Piktori venecian Marco Basaiti qė pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenė me prejardhje shqiptare.

    Nė qytetin e Amalfit nė Kampani nė kishėn kryesore tė kėtij qyteti, nė vitin
    1506 ngritet pėrmendorja e varrit tė perbashkėt tė familjės sė Skėnderbeut me njė shqiponjė dykrenare shqiptare.

    Katund quhen disa fshatėra nė Dalmaci. Gati nė tė gjithė qytetet e Dalmacisė nga njė rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

    Armata e shtetit tė Vatikanit ėshtė armata mė e vjetėr nė botė. Zyrtarisht ėshtė themeluar mė 21 janar 1506, por fillimet e saj shėnohen qė nė vitin 1400. Pėrveē se ėshtė armata mė e vjetėr nė Botė, ajo ėshtė edhe ndėr mė tė voglat, me vetėm 83 ushtarė. Uniformat e tyre kanė qenė tė dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
    Libri I parė I shruar shqip ėshtė “Meshari” I Gjon Buzukut. Nė parathėnje tė veprės dėshmon se veprėn e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555.
    Libri ėshtė botuar nė kohėn e humanizmit dhe tė kundėrreformės, kur u krijuan kushtet qė feja katolike tė mėsohej e tė predikohej nė gjuhėt kombėtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollė Kazazi nga Gjakova mė 1740. Ky libėr pėrmban: Librin e Orėve dhe Librin e Meshės. Me kėtė vepėr filloi Letėrsia Shqiptare e Rilindjės.

    Ujėdhesa mė e madhė ėshtė nė Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

    Gjaku nė organizmin e njeriut udhėton shumė shpejte: prej zemrės deri te gishtėrinjtė e kėmbės arrin pėr 16 sekonda, deri nė tru pėr 8s, deri nė mushkėri vetėm pėr 6 s.

    M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parė, mirpo termometri me I pėrshtatshėm u punua nė Itali mė 1654.

    Mė 1628 shkencėtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut nė trupin e njeriut.



    Nė Turqi gjendet njė skulpturė, vepėr e natyrės, qė paraqitet njė grua duke qarė. Lotėt e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta tė ujit qė ndodhen nėn shkėmb.

    Ujėvara mė e madhe nė Botė ėshtė “Engjėl” e lumit Karao (Venezuelė). Lartėsia nga e cila bie uji ėshtė 1.000 m. Kjo ujėvarė ėshtė vetėm njė nga shumė ujėvarat e larta nė kėto anė te Venezuelės. Emrin e ka marrė sipas pilotit amerikan Xhimi Engjėl i cili nė vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur nė ditarin e tij.
    Ujėvara e dytė ėshtė nė Republikėn Jugafrikane me lartėsi 414 m.
    Ujėvara e tretė ėshtė “Kukenani” nė Venezuelė me 610 m, lartėsi.

    Mali mė I lartė nė Kosovė ėshtė Gjeravica me 2.656 m, lartėsi.

    Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bėri asnjė mungesė nė shkollė.

    Helmi i Meduzės mund ta mbys njeriun nėse ėshtė nė sasi tė mėdha, ndėrsa shkencėtarėt prej tij po perpiqen tė nxjerrin ilaqin pėr sherimin e sėmundjes sė zemrės.

    Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-tė fliste dymbėdhjetė gjuhė kur i kishte vetėm tetė vjet moshė.

    Gjatė ndėrtimit tė kanalit tė Panamasė kanė humbur jetėn mė tepėr se 25 mijė njerėz.

    Masa e virusit ndaj masės sė njeriut mesatar ėshtė proporcionale me masėn e njeriut ndaj masės sė Tokės.

    Gjirafa ėshtė e vetmja kafshė e cila mund tė dalloje ngjyrat, sepse syri i saj ėshtė pėrafėrsisht i njejtė me syrin e njeriut.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #273
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KURIOZITETE TĖ SHKURTĖRA

    Nė 1750 nė botė jetonin rreth 800 milionė njerėz, nė 1850 njė miliardė mė tepėr dhe nė 1950 edhe njė tjetėr miliard mė tepėr. Pastaj u deshėn vetėm 50 vjet pėr t'u dyfishuar, d.m.th. 6 miliardė.

    Rreth 27% e ushqimit nė vendet e zhvilluara pėrfundon nė koshat e plehrave.

    Gjysma e popullsisė sė botės ėshtė nėn moshėn 25 vjeē.

    Nė Perėndim njerėzit ndėrrojnė shtėpi mesatarisht 1 herė nė 7 vjet.

    Shėrbimi Postar i SHBA-sė dėrgon rreth 43% tė postės botėrore, ndjekėsi mė i afėrt ėshtė Japonia me 6 %.

    Nė vendet e zhvilluara pėrqindja e tė rriturve qė martohen ra nga 72% nė 1970 nė 60 % nė 1996. Mundėsia pėr divorc nė martesėn e parė u rrit nga 50% nė 67%. Mundėsia pėr divorc nė martesėn e dytė ėshtė rreth 10 % me e lartė se nė martesėn e parė.

    Mesatarisht nė botė shkohet nė shkollė 200 ditė, nė SHBA 180 ditė, nė Suedi 170 ditė, nė Japoni 243 ditė.

    Qė nga viti 1972 janė prodhuar rreth 64 milionė tonė kanoēe alumin (rreth 3 trilion kanoēe). Nėse kėto do tė vendoseshin njėra pas tjetrės, mund tė arrinin deri nė hėnė rreth 1000 herė. Kanoēet prej alumini pėrbėjnė 1% tė materialeve mbeturina.

    Nė Australi ka mė shumė se 150 milionė dele dhe njė popullsi prej rreth 17 milionėsh.

    Nė Zelandėn e Re ka 4 milionė njerėz dhe 70 milionė dele.

    Nė krahun e njė majmuni ka rreth 25 milionė qime.

    Njė njeri harxhon mesatarisht 3 vjet tė jetės nė banja.

    Peshqit e harrojnė ēdo gjė qė u ndodh vetėm pas 10 min.

    Njė njeri i rritur merr frymė afėrsisht 25 000 herė nė ditė

    Kompjuterėt modern janė ndėrtuar duke u bazuar nė sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit tė njė zvarritėsi.

    Mjalti mund tė qėndrojė pa u prishur 3000 vjet dhe pėr kėtė arsye dylli i mjaltit pėrdoret pėr procesin e mumjazimit.

    Milingonat e ndiejnė tėrmetin qė mė parė dhe dalin menjėherė nga foletė.

    Peshkaqenėt nuk sėmuren kurrė.

    Breshka mund tė ecė me 10 km nė orė.

    Nėse do tė mund tė pėrdornim 13% tė trurit, do tė mund tė shfaqeshim nga njė vend nė njė tjetėr.

    Nėse damarėt e njeriut do tė vendoseshin njėri pas tjetrit do tė mund tė pėrshkonin Ekuatorin 2 herė.

    Formuesi i Ēmimit Nobel, Alfred Nobel, nė fakt ishte njė fabrikues dinamiti.

    Ivani i IV i cili erdhi nė pushtet nė vitin 1533 nė Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte t'i merrte fronin.

    Njė njeriu normal i duhen 12 vjet pėr tė numėruar nga 1 deri nė 1 miliard.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #274
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102

    Shkencėtarėt nė kėrkim pėr "Tokė" tė tjera

    Njė grup astronomėsh ka zbuluar mė shumė se 250 planete tė reja nė sisteme diellore shumė tė largėta. Dhe midis tyre mund tė ketė njė planet tė ngjashėm me Tokėn tonė.

    Kėta janė gjuetarėt e planeteve. Ata janė pjesė e njė grupi shkencėtarėsh qė gjurmojnė nėpėr galaktika pėr botė tė reja. Kur vjen puna pėr tė zbuluar planete, Don Pollacco nga Universiteti Queen nė Belfast tė Irlandės Veriore, ėshtė i pari. Nė fakt, ai dhe grupi i tij ka zbuluar nėntė botė tė reja deri tani. Ai drejton njė sistem pėr zbulimin e planeteve tė quajtur, Kėndi i Kėrkimeve tė Planeteve qė njihet shkurt me emrin SuperWASP.

    Ky ėshtė zbulimi i fundit i grupit – njė planet masiv nė orbitė rreth diellit tė njė galaktike tjetėr nga e jona. SuperWASP ka dy teleskopė, njė nė ishujt Kanari dh enjė tjetėr nė Afrikėn e Jugut. Ēdo natė kapaku i tyre hapet dhe teleskopėt fotografojnė qiellin ēdo 30 sekonda. Nė njė periudhė prej 10 minutash, secili prej tyre kap dritėn e 3 presje 5 milionė yjeve.

    Grupi zbuloi planetet pėrmes njė teknike tė njohur si metoda tranzit. Drejtuesi i grupi Don Pollacco i Universitetit Queen. "Me fjalėn tranzit duam tė themi planetet qė lėvizin pėrpara yjeve tė tyre. Planetet janė shumė larg dhe nuk mund tė shihet njė pikė e zezė qė lėviz mbi sipėrfaqen e njė disku apo tė njė ylli, por ajo qė shohim ne ėshtė efekti i dritės – planeti bllokon disi dritėn qė vjen nga njė yll dhe ajo qė shohim ne ėshtė se ylli venitet pak dhe pastaj ndriēon pak mė shumė kur planeti largohet". Tė gjithė planetet e zbuluar deri tani janė tė mėdhenj, tė gaztė, mė shumė si Jupiteri sesa Toka. Por astronomi Pollacco thotė se kjo do tė ndryshojė. "Pėr momentin ne po kėrkojmė pėr planete tė mėdhenj pėrreth yjeve tė ngjashėm me diellin. Ndoshta pas disa vjetėsh do tė jemi nė gjendje tė kėrkojmė edhe pėr planete mė tė vegjėl si Toka".

    Ndėrsa kėrkimi pėr njė planet tė ngjashėm me Tokėn intensifikohet, njė grup tjetėr shkencėtarėsh i ėshtė afruar kėtij zbulimi. Ata zbuluan ujė nė atmosferėn e njė planeti qė ėshtė 63 vite drite larg. Giovanna Tinetti ėshtė astronome nė Universitetin e Londrės. Ajo drejton grupin qė zbuloi ujin nė planet. Ai ndodhet shumė pranė diellit tė tij dhe ėshtė shumė i nxehtė pėr ta bėrė tė banueshėm por zonja Tinetti nuk ėshtė aspak e zhgėnjyer. "Vėrtet mendoj se po jetojmė nė njė moment tė shkėlqyer pėr astrofizikėn. Ēdo ditė apo ēdo javė zbulohet diēka e re. A do tė zbulohet njė Tokė e dytė? Jam shumė e sigurtė se brenda pesė vjetėsh do tė zbulohen planete tė ngjashme me Tokėn".

    Kur flitet pėr gjetjen e jetės nė univers, motua e Nasės ėshtė “ndiq ujin”. Jonathan Tennyson ėshtė fizikant nė Universitetin e Londrės. Ai pohon se uji ėshtė kryesori por shton se atmosfera e planetit mund tė japė mė shumė informacione. "Ajo ėshtė shumė e rėndėsishme - njė atmosferė ku kimikisht nuk ka ekuilibėr tregon se ka aktivitet nė sipėrfaqen e planetit dhe kjo ėshtė shumė interesante". Kėrkimi pėr planetė mund tė tėrheqė imagjinatėn, por nė se shkencėtarėt zbulojnė njė Tokė tė dytė, ēfarė do tė pėrfitonte njerėzimi?

    Pėrsėri astronomja Giovanna Tinetti. "Fakti qė po studiojmė planete qė janė tė ngjashėm ose tė ndryshėm nga planeti ynė, do tė na ndihmojė pėr tė kuptuar mė mirė Tokėn".

    "Kjo i pėrgjigjet ekzistencės njerėzore – a jemi njė formė unike e jetės nė njė univers tė madh apo jemi nė fakt vetėm njė shembull i shumė jetėve tė tjera." Ndėrsa ekspertėt bėjnė hartėn e kozmosit, ka disa lajme tė mira pėr astronomėt. "Po i afrohemi njė kohe tė artė. Zbulimet, zbulimet e vėrteta nė fund do tė bėhen nga njerėz tė tjerė. Edhe ata mund tė jenė astronomė amatorė qė do tė vazhdojnė kėrkimet." Pra nė kėtė betejė tė kulmeve tė shkencės, kushdo ėshtė i mirėpritur t’u bashkohet kėrkimeve pėr njė Tokė tjetėr.

  15. #275
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Njeriu Kompjuter

    Quhet Shakuntala Devi , jeton ne New Dehli , dhe arrin te kryej me mend , shumezimin e dy numrave me 23 shifra per 28 sekonda . Me kete dhunti qe e ka zbuluar ne moshen tre vjeqare , Devi ka habitur shum njerez ne mbare boten .
    Fama e tij nisi kur ishte gjashte vjeq . Ne kete moshe ai llogariti rrenjen kubike te nje numri me 15 shifra per pak sekonda , duke u bere fenomen nderkombetar . Tani eshte 67 vjeq , ka shetitur boten dhe ka njohur shum njerez te famshem .
    Do te hape nnje qender matematike ne Bangalore e cila do te jete qender nderkombetare matematikore .
    Njerez nga e gjithe bota do te vijne per te marre pjese ne seminaret te ndryshme thote Devi , duke folur per planet per te ardhmen ne te cilat perfshihet edhe xhirimi i nje filmi .
    Pyetjes , se cila ka qen llogaritja me e veshtir qe ka bere , Devi pergjigjet : '' Ka ndodhur ne Universitetin e Dallasit . Kam llogaritur rrenjen e 23-te te nje numri me 230 shifra . Ai ka qen problemi me i veshtire .

    E pabesueshme por e vertet

  16. #276
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Njerez me brire...!!!

    Njerez me Brire...!!!

    Ma Zhong Nan, nje burre 93 vjecar qe jeton ne nje fshat te vogel te Kines, tregon se si nje bri ka filluar ti “mbije” ne koke 5 vjet me pare. Zoti Ma ishte duke u krehur nje dite kur padashje vrau koken. Duke qene se nuk ishte ndonje plage e madhe, ai nuk i dha shume rendesi. Por nuk do ta kishte menduar kurre qe nje bri i vogel dhe i forte do te kishte filluar t’i rritej ne koke. Qe atehere i moshuari e ka injoruar kete “bri” i cili me kalimin e kohes ka arritur nje gjatesi prej 10 centimetrash ne me pak se nje vit, duke formuar keshtu nje “bri” gjithmone e me te gjate dhe te forte. Por para tre javesh zoti Ma ka filluar te ndjeje nje kruarje te cuditshme ne koke dhe keshtu femijet e tij kane vendosur ta cojne ne spital per nje vizite.
    Me mberritjen e te moshuarit ne spital mjeku ka mbetur i habitur dhe nuk ka arritur te jape nje shpjegim mjekesor. Tani familja Nan po kerkon ndihme nepermjet mediave per te gjetur nje kure per kete semundje te cuditshme. Por zoti Ma nuk eshte i vetmi qe vuan nga kjo anomali…



    E njejta fatkeqesi i ka ndodhur edhe Granny Zhao-s, nje e moshuar 95 vjecare banuese ne Zhanjiang City, ne provincen e Guangdong ne Kine. Briri i saj ka filluar t’i “mbije” ne balle rreth 3 vjet me pare, eshte 10 centimetra i gjate dhe eshte i perkulur si bishti i nje kungulli sic e shikoni ne foto. “Ne fillim ishte vetem nje nishan, por me kalimin e kohes eshte bere gjithmone e me i madh dhe tani i ngjan gjithmone e me shume nje briri” thote gruaja. Megjithate, sipas saj, kjo semundje nuk i ka shkaktuar probleme te medha, pervec nje reduktimi te lehte te fushes se pamjes.
    Ndersa familja e saj eshte akoma ne pritje qe mjeket dhe ekspertet t’i japin nje pergjigje ketij fenomeni te vecante.

    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  17. #277
    Shkencetaret besojne se mund te ekzistoje nje oqean nen siperfaqen e henes me te madhe te Saturnit, Titanit.

    Mundesi e ekzistences se ketyre oqeaneve vjen nga vezhgimet e anijes kozmike Cassini qe ka vizituar Titanin rreth 19 here ne 3 vitet e fundit.

    Shkencetaret kane fiksuar rreth 50 vende te identifikueshme ne Titan nga te dhenat e radarit te anijes Cassini dhe kane vene re se ma kalimin e kohes ato kane qene rreth 19 milje me larg se ku shkencetaret i parashikonin se duhet te ishin. Kjo i ka bere ata te mendojne se siperfaqja e Titanit mund te jete e ndare nga qendra nga nje oqean.

    Oqeani mund te jete rreth 62 milje nen siperfaqen e kesaj hene.




    ja dhe artikulli ne anglisht

    http://content.zdnet.com/2346-9595_22-193488.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 24-03-2008 mė 16:08

  18. #278
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kili, zhduket ne pak ore liqeni Cachet

    Liqeni Cachet ne Kili eshte zhdukur brenda pak oresh. Pasqyra e ujit qe gjendej rreth 2200 kilometra nga Santiago u boshatis ne naten mes te dieles qe lame pas dhe te henes. Vitin e kaluar nje gje e tille ndodhi me liqenin Tempano. Sipas eksperteve gjithēka po ndodh si pasoje e ndryshimeve klimaterike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  19. #279
    Dragoi i detit, gjinia mashkull, ngelet me barre ne akuariumin e Georgias USA

    http://news.yahoo.com/s/ap/20080612/...ant_sea_dragon
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  20. #280
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Exclamation Piramidat e nenujshme te Japonis!!

    Eshte zbuluar nje strukture qe mendohet te jete ndertesa me e vjeter ne bote, gati sa dyfishi I moshes se piramidave te Egjiptit. Guri I ziguratit me forme drejtekendore, nen bregdetin japonez, mund te jete deshmia e pare e nje civilizimi krejtesisht te panjohur te kohes se gurit, thone arkeologjistet.
    Monumenti eshte 600 kembe I gjere dhe 90 kembe I larte, dhe datohet te jete se paku 8000 vite para Krishtit. Piramida me e vjeter ne Egjipt, piramida Step ne Saqqara, eshte ndertuar me shume se 5000 vite me vone.
    Struktura e Yonaguni-t, nje ishull I vogel ne jugperendim te Okinawa, u zbulua se pari 10 vite me pare, nga zhytesit ne thellesi rreth 75 kembe nen nivelin e ujit. Vendasit besonin se ky ishte nje fenomen natyral.

    Profesori Masaki Kimura, nje gjeologjist ne Universitetin e Ryukyu te Okinawa-s, ishte shkencetari I pare qe kishte hulumtuar zonen dhe kishte konkluduar se struktura misterioze pese-shtresore ishte ndertim njerezor. “Objekti nuk eshte formesuar nga natyra. Nese ky do te kishte qene rasti, ateher do te prisnim te gjenim materialin e grumbulluar per-rreth, por aty nuk gjenden depozitime guri ne rrethine”, tha ai.

    Zbulimi I asaj qe duket te jete nje rruge qe rrethon ndertesen, deshmon edhe me tej se struktura ishte e ndertuar nga njeriu, shton ai.

    .................................................. ........................................

    P.S. Artikullin e plote mund ta lexoni ne faqen me poshte:
    http://www.aliensthetruth.com/Worldmyst.php?ID=27
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 04-08-2008 mė 12:46
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

Faqja 14 prej 34 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •