Misteri i vjetėr 3,000 vjet mė nė fund u zbulua: Vdekja e faraonit Tutankhamon
Misteri qė qėndronte pas vdekjes sė befasishme tė Tutankhamon, djaloshit mbret qė e sundoi Egjiptin para mė shumė se 3,000 vjetėsh, mund tė jetė zbuluar mė nė fund nga shkencėtarėt,
tė cilėt besojnė se ai ishte rrėzuar nga njė karrocė qė lėvizte shpejt, pėrderisa ai ishte nė gjueti nė shkretėtirė.
Spekulimet lidhur me vdekjen e Tutankhamon qarkullonin qė nga viti 1922, gjegjėsisht qė nga koha kur varreza e tij ishte thyer nga arkeologu, Howard Carter. Rrezet X, tė cilave i ishte ekspozuar mumia nė vitin 1968, tregonin tė ėnjtura nė fund tė kafkės, gjė qė sugjeronte se Mbreti Tut ishte vrarė nga njė goditje nė kokė.
Studimet e mėvonshme, nė tė cilat u pėrdor CT skaneri mjekėsor, zbuluan se ai pak para se tė vdiste kishte pėrjetuar njė thyerje tė rėndė tė kėmbės, shumė afėr gjurit. Kjo pastaj, me gjasė, solli deri te helmimi vdekjeprurės i gjakut tė tij.Por, dėshmitė e fundit sugjerojnė se ai kishte pėrjetuar njė frakturė pėrderisa po vraponte pas gjahut nė karrocė.
Zbulimet e fundit ende konsiderohen jothelbėsore, megjithėse njėri prej ekspertėve kryesor egjiptian pėr Tutankhamonin, nė dokumentarin qė do tė shfaqet kėtė javė nė televizion, thotė se ai beson qė rasti tashmė ėshtė zgjidhur,gjegjėsisht se tani dihet shkaku i vdekjes sė befasishme dhe tė papritur tė djaloshit-mbret.
Ai nuk ishte vrarė, siē mendonin shumė njerėz. Ai pėsoi njė aksident gjatė gjuetisė nė shkretėtirė. Rrėzimi nga karroca i shkaktoi Tutankhamonit njė frakturė nė kėmbėn e tij tė majtė, dhe sinqerisht ky, sipas mendimit im, ishte edhe shkaku i vdekjes sė tij, pohon Zahi Hawass, sekretar i pėrgjithshėm nė Kėshillin Suprem Egjiptian pėr Antikitete.
Deri tani shumė historianė besonin se ai ishte njė fėmijė i lazdruar e jo fėmijė i thyeshėm - qė asokohe mbrohej nga rreziqet e shumta fizike. Megjithatė,Nadia Lokma, nga Muzeu i Kairos, pohoi se analizat e fundit e karrocės sė gjetur nė varrezėn e faraonit treguan se ajo
nuk ishte thjeshtė vetėm njė karrocė ceremoniale, por nė te kishte edhe shenja tė rrokullisjes. Qindra shigjeta qė u zbuluan nė varrezė gjithashtu pėrmbanin dėshmi se ato fillimisht ishin hedhur e pastaj ishin mbledhur sėrish.
Kjo karrocė ėshtė njė karrocė gjuetie, e jo luftimi. Nga rrobat qė u gjetėn nė tė mund tė shihni se ato ishin shfrytėzuar gjatė kohės sa faraoni ishte gjallė,pohoi doktor Lokma.
Njė depo e fshehtė rrobash, e gjetur nė varrezėn e Tutankhamon, e cila ishte ruajtur nėn kupolat e Muzeut tė Kairos, sugjeron se ai ishte mėsuar vetė qė ta ngiste atė karrocė. Rrobat pėrfshinin edhe koretin posaēėrisht tė pėrshtatur pėr mbrojtjen e organeve barkore nga
ēfarėdo lėndimi gjatė aksidenteve, ose nga goditjet e rėnda gjatė ngasjes sė karrocės.
Pjesa kryesore e dėshmisė vije nė formė tė luleve, tė vendosura pėrreth qafės sė mumies tė Tutankhamon. Botanikėt zbuluan se njė buqetė kishte lulemisri dhe kamomil, por qė ishin tė freskėta nė kohėn kur ishte bėrė dekorimi. Lule misri dhe kamomili nė kurorėn pėrreth qafės sė mumies, mblidhen nė mars dhe prill, gjė qė na tregon periudhėn e vitit kur ai ishte varrosur, deklaroi Nigel Hepper, nga Shoqata Mbretėrore e Kopshtarisė nė Kew Gardens.
Meqė lulet mund tė jenė kėputur vetėm prej mesit tė marsit dhe nė fund tė prillit, dhe meqė procesi kompleks i mumifikimit zgjat 70 ditė, do tė thotė se Tutankhamun me gjasė ka vdekur nė dhjetor ose janar. Kjo kohė koincidon me mesin e sezonit dimėror tė gjuetisė.
Rezultatet e hulumtimeve tė fundit pėr Tutankhamonin, vijnė vetėm pak javė para se Britania tė jetė nikoqire e ekspozitės sė parė nė 35 vjetėt e fundit tė artefakteve nga varreza e tij qė mbahet nė qendrėn O2, nė jug-lindje tė Londrės.
Kur nė vitin 1972 u mbajt ekspozita e parė pėr Tutankhamonin nė Londėr, nė Muzeun Britanik, rreth 1,5 milionė njerėz u tubuan vetėm qė ta shihnin maskėn e tij tė fytyrės nga ari i pastėr. Kėsaj radhe, maska megjithatė do tė mbetet nė Egjipt, nga frika se nuk do tė mund
ta pėrballonte udhėtimin.
Lordi i sotėm Carnarvon, stėrgjyshi i tė cilit nė vitin 1922 e pagoi ekspeditėn e Howard Carter, tha se zbulimet e fundit treguan se Tutankhamon ishte njė djalosh aktiv qė e rrezikonte edhe jetėn. Unė mendoja se ai ishte njė fėmijė i stėrlazdruar, megjithėse tani mendoj se ai vėrtet ishte atje nė fushė dhe se merrte pjesė nė gjėra qė edhe e ēuan drejt vdekjes sė tij tė hershme. Karroca e tij mund tė kishte arritur njė shpejtėsi tė konsi derueshme, ndoshta mbi 40 kilometra nė orė. Nėse karroca e arrin atė shpejtėsi, sigurisht se mund ta thyeni kėmbėn, madje shumė seriozisht, pėrfundoi Lord Carnarvon.
The Independent
Krijoni Kontakt