Close
Faqja 13 prej 34 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 671
  1. #241
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Supernova mė e madhe e regjistruar nga NASA



    Uashington /08/05/ 13:10

    Njė shpėrthim i madh i supernovės ėshtė regjistruar nga NASA, lajmėroi qendra kozmike amerikane.

    Bėhet fjalė pėr deri tani shpėrthim mė tė madh tė vėrejtur tė yllit, qė ka ndodhur 240 milionė vite tė dritės nga toka. Lloji i kėtillė i shpėrthimeve ndodhin kur yjet do tė mbeten pa karburant.

    Ylli qė shpėrtheu ėshtė yll i vjetėr nėn emrin e kodit SN 2006gy dhe pėr herė tė parė ėshtė zbuluar nė shtator tė vitit tė kaluar.

    Ylli ishte mė i madh se Dielli ynė pėr rreth 150 herė, ndėrsa maja e dritės sė shpėrthimit ka qenė e dukshme rreth 70 ditė.

    Shkencėtarėt nga NASA paralajmėrojnė se para vdekjes sė yllit dhe shndėrrimit tė tij nė supernovė, ajo ka nxjerrė prej vetes materiale tė ndryshme, ngjashėm me atė qė ėshtė duke ndodhur me Eta Karinea, yllin mė tė madh nė gjithėsinė tonė, Rrugėn e Qumėshtit, qė gjendet larg vetėm 7.5 mijė vite tė dritės.

    Nė Rrugėn e qumėshtit nuk ėshtė regjistruar supernovė mė shumė se 400 vjet, ndėrsa nėse shpėrthen Eta Karinea, drita do tė mund tė shihet edhe gjatė ditės, ndėrsa nė terr tė plotė nga kjo dritė do tė mund tė lexohet normalisht, paralajmėrojnė shkencėtarėt. /Makfaks/

  2. #242
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Ne tetor te vitit te kaluar, nje familje bullgare vuri te zjeje ne zjarr nje koke deleje, kur papritur ne tenxhere vezulluan... disa dhembe te florinjte. Te nesermen ekspertiza kimike e bere nga muzeu etnografik tregoi se dhembet e deles me te vertete ishin te mbuluar me nje cipe te floriri. Si rrjedhim i kerkomeve te mevonshme, doli e qarte se ne cilin rajon kishin kullotur keto dele. Fshataret treguan se kishin pare me se nje here vezullime te arta ne dhembet e deleve te tyre , po nuk i kishin kushtuar asnje fare rendesie. Ky zbulim paraqiti interes dhe per kerkimet e komitetit te gjeologjise. Supozohet se delet kan lepire toke qe permbante pjezesa te ketij metali te cmuar.

    Gjethet me te medha i ka palma rafi, ne brigjet e Amazones. Gjethet e saj jan si nje pend Gjigande. Disku i gjelber i gjethit arrin 22 metra gjatesi dhe rreth 12 metra gjeresi, ndersa bishti rreth 5 metra. Nen nje gjth te tille mund te strehohen 10 vete



    Lulen me te madhe ne bote e ka raflezia, bime ne ishullin Java (Indonezi). Mishtake, pesepetaleshe, e kuqe, me njolla ; nuk eshte lule, po nje qilim! Rritet me nje diameter deri ne nje meter e gjysem. Rafalezia qendron parazite ne rrenjet e drureve tropikale; lulet e saj mbijne prej nenlekures se bimeve-nene dhe kane pamjen e sythit, pastaj behen nje lule e vetme gjigande.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-08-2007 mė 12:56
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Truri i njeriut dhe roboti komunikojnė nėpėrmjet njė kompjuteri

    Nė njė laborator tė universitetit tė Washington-it, studentė e
    shkencėtarė po kryejnė eksperimente me njė robot, qė komandohet nėpėrmjet
    trurit dhe njė kompjuteri.

    Ky robot duket i ndėrlikuar jo vetėm nga pjesėt mekanike. Ai nė fakt ka
    edhe mendjen e vet, mendjen e kėtij studenti. Nė kapelen e tij lexohet
    emri, Josh Storz. Sinjalet e trurit i shndėrrojnė mendimet e tij nė
    veprime pėr robotin.

    Rajjesh Rao pranė Universitetit tė Washington-it thotė se nė ēdo vrimė nė
    kėtė kapele ndodhet njė fije pėrēuese e sinjaleve elektrike tek njė
    pėrforcues rryme qė i dėrgon sinjalet nė kompjuter ku ndodh pjesa tjetėr
    e procesit tė transferimit tė mendimeve, komunikimit.

    Rajjesh Rao po bėn kėrkime pėr tė gjetur mėnyra se si tė dėgjojė
    sinjalet nė tru. Mė parė, shkencėtarėve u duhej tė prisnin lėkurėn e
    kokės ose tė hapnin kafkėn pėr tė marrė sinjale tė mjaftueshme.

    Shkencėtari i ri thotė se tani studiuesit mbėshteten nė faktin se truri
    reagon nė mėnyra tė ndryshme, reagime qė prodhohen nga zona tė ndryshme
    tė trurit. Nė kėtė rast, truri ngacmohet vetėm nė njė zonė, pėr tė
    dėrguar vetėm njė reagim tė veēantė. Per pasoje, roboti lėviz vetėm njė
    ose dy blloqe nga njė tryezė nė tjetrėn dhe bėnė lėvizjet e nevojshme
    tė kėmbėve dhe duarve.

    Rao thotė se njė nga arsyet qė ky projekt ka dalė i suksesshėm ėshtė
    aftėsia e trurit tė njeriut pėr tiu pėrshtatur Robotit. Njeriu mund t’i
    pėrshtatet e tė mėsojė reagimin e komjuterit ne menyre qė ata punojnė sė
    bashku, pra integrohen me njeri tjetrin.

    Por, thuajse njėsoj si komunikimi me njė fėmijė, gjėrat jo gjithmonė
    shkojnė mirė, ēka tregon se leximi robotik i mendjes ėshtė njė proces,
    njė punė nė vazhdim.

    (Kontribuar nga Alb-Shkenca)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Per diabetiket dhe te interesuarit ndaj diabetit te tipit 2

    Ilaēi Avandia kundėr diabetit shton rrezikun e goditjeve nė zemėr

    Sipas njė studimi botuar kohėt e fundit nė revistėn mjekėsore tė New England, ilaēi kryesor pėr tė sėmurėt me diabet tė tipit 2, Avandia shton rrezikun e goditjeve nė zemėr dhe tė vdekjeve nga sėmundjet e zemrės.

    Pėr kėtė arsye, Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave u bėri thirrje miliona njerėzve me diabet qė marrin Avandia tė bisedojnė me mjekun pėr tė marrė njė medikament tjetėr. Por kjo agjenci nuk pranoi t’u kėrkonte firmave farmaceutike qė tė vendosin etiketėn me kėshilla paralajmėruese pėr ilaēin Avandia nė farmaci.

    Studimi u krye nga njė klinikė nė Cleveland, Ohio. Pas njė shqyrtimi tė 42 provave klinike, me pjesmarrjen e 27 mijė personave me diabet, shkkencėtarėt vunė re se ata qė marrin Avandia kishin 43 pėrqind gjasa tė prekeshin nga goditje nė zemėr dhe 64 pėrqind tė ngjarė tė vdisnin nga njė sėmundje nė zemėr, nė krahasim me pacientėt e tjerė qė trajtohen me ilaēe tė tjera. Kjo ėshtė alarmuese, thotė Dr. Steven Nesen. Ai shton se kėto tė dhėna duhen konfirmuar, dhe nėse ato vėrtetohen plotėsisht, kjo pėrbėn njė shqetėsim tė madh pėr shėndetin public.

    Dr. Nesen arriti nė pėrfundimin se goditjet nė zemėr tek pacientėt qė marrin Avandia mund tė ndodhin brenda 6 muajve nga marrja e ilaēit Avandia. Sipas disa pėrllogaritjeve, nėse analizat e doktor Nisenit vėrtetohen, kjo do tė thotė se dhjetra mijėra njerėz mund tė vdesin nga Avandia. Nė revistėn mjekėsore tė New England thuhet se Avandia pėrfaqėson njė dėshtim tė madh tė procesit tė pėrdorimit dhe rekomandimit tė ilaēeve me recetė nė Shtetet e Bashkuara. Si firmat farmaceutike edhe Agjencia e ushqimeve dhe barnave mendohet se i kanė patur kėto tė dhėna prej kohėsh, thotė R. David Nathan pranė spitalit tė pėrgjithshėm nė Massachusetts. Atėherė shtrohet pyetja, pėrse ata nuk arritėn nė tė njėtin pėrfundim si Dr. Nesen? Agjencia federale e barnave thotė se tė dhėnat qė Avandia shtonte rrezikun e goditjeve nė zemėr i ka patur nė dispozicion qė nga gushti i vitit tė kaluar, por disa tė dhėna tė studimit bien ne kundershtim. Dr. Robert Meyer i kėsaj agjencie thotė se ata arritėn nė pėrfundimin qė analiza tė tjera ishin tė nevojshme pėr te marrė njė vendim tė drejtė.

    Kompania farmaceutike qė prodhon Avandia-n thotė se beson se pėrfitimet qė Avandia u sjell tė sėmurėve me diabet vazhdojnė tė jenė mė tė shumta sesa rreziqet.

    Ndėrkohė qė Avandia ul nivelin e sheqerit nė gjak, ky medikament shkakton rritjen nė peshė, grumbullon lėngje dhe rrit nivelin e koleserinės sė keqe deri nė 18 pėrqind. Por rezultatet e njoftuara sot tregojnė edhe pėr dėme edhe mė tė mėdha. Kėtu flitet pėr goditjet nė zemėr, ēka janė shumė mė serioze. Kėto fakte nxiten kongresin qe tė vendosė tė mblidhet kėto ditė pėr tė marrė nė shqyrtim tė dhėnat e studimit dhe pėr tė dėgjuar dėshmitė e tė gjitha palėve rreth vlerave dhe rrezikut tė Avandias, ilaēi mė popullor mes tė tė prekurve me diabet tė tipit 2.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #245
    Mace me Krahe

    Nje grua kineze deklaroi se macja e saj kishte krahe. Macjes se Plakes Feng i kane dale dy krahe nga 10 cm. "Fillimisht ata ishin thjesht si dy gunga te voga por filluan te rriteshin me shpejtei dhe mbas nje muaji dolen dy krahe te vertete," tha ajo. Feng nga qyteti Xianyang thote se krahet te cilet permbajne kocka e bejne te duket macen e saj si nje "mace engjell".

    Shpjegimi i saj eshte qe maces i dolen krahet mbas ngacmimit seksual.

    "Nje muaj perpara disa mace femra ne momentin e tyre te mbarsjes ngacmuan macokun dhe nga ai moment atij filluan ti rriten krahet," tha ajo. Sidoqofte ekspertet shprehen se fenomeni ka si shkak ndonje gjymtin gjenetik por kjo nuk do e pengoje macen te beje nje jete normale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #246
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kine, zbulohen eshtrat e nje dinosauri- zog

    Eshtrat e nje dinosauri te ngjashem me nje zog jane gjetur ne Mongoli. Kafsha, qe ka jetuar rreth 70 milione vjet me pare, peshonte gati nje tonelate e gjysme. Eshte pikerisht pesha e tij ajo kundershton njeren nga teorite mbi dinosauret, sipas te ciles keto kafshe gjate evoluimit te tyre u zvogeluan aq sa u kthyen ne zogj. Dinosauri- zog, qe sapo u zbulua, peshonte ne fakt 35 here me shume se te ngjashmit e tij.

    Per Kete LLoj Dinosauri Beher Fjale...!

    Ky lloj ka dimensione te medhaja ja eshte e ilustruar madhesia e tij ne kete foto

    Ja dhe forma e saj.. ne vendgjendje..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 15-06-2007 mė 16:26
    Sui generis

  7. #247
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Cornovalja- "Po me operuat, nuk flas me ". Ky ka qene premtimi i bere nga 3 vjecari anglez, Ben Grocock, i cili ishte frikesuar aq shume nga ideja qe do t’i hiqnin bajamet sa u tha prinderve se sdo te fliste me. “Greva” e tij zgjati 10 vjet. Tashme, kur eshte 13 vjec Ben nxorri serish ze, dhe filloi te flase.



    Ky eshte djaloshi ne fjal...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Sui generis

  8. #248
    Nje dicka e shkruter ne lidhje me shkrimin e Rapsoul per zbulimin e dinosaurit.
    Fosili i gjetur i perket nje specie te panjohur deri me sot dhe eshte quajtur nga paleontologet e Akademise se Shkencave Kineze ne Bejxhing si Gigantoraptor erlianensis. Sic mund te shikohet nga fotoja, permasat e ketij dinosauri jane gjigande por fosili i gjetur i perket thjesht nje zogu, pra jo nje specie te rritur komplet. Ne moshen e tij te pjekurise Gigantoraptor Erlianensis duhet te kete qene edhe nje gjysem here me i madh sec paraqitet nga fosili dhe dyfish me i rende.

  9. #249
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Me shkencėtarin shqiptaro amerikan Niko Qafoku

    Shkeputur nga faqja e Zerit te Amerikes
    Intervista u publikua e plote ne edicionet e djeshme te gazetes TemA dhe Gazeta 55.
    Intervista ne format audio mund te degjohet ne: http://www.alb-shkenca.org.





    Me shkencėtarin shqiptaro amerikan Niko Qafoku nė Laboratorin Kombėtar Pacific Northwest

    Intervistoi Astrit Lulushi
    Zėri i Amerikės, Uashington
    23-06-2007



    Laboratori kombėtar Pacific Northwest, nė Riēland tė Shtetit Uashington ėshtė njė prej qėndrave mė tė sofistikuara nė botė nė fushėn e biologjisė molekulare. Laboratori ėshtė pjesė e Departamentit tė Energjisė dhe nėpėrmjet studimeve, eksperimente tė shumta e zbulime, ky institucion shkencor ndihmon pėr nevojat e vendit nė fushėn e energjisė e tė mjedisit. Prej disa vjetėsh nė kėtė laborator punon shkencėtari shqiptaro amerikan, doktor Niko Qafoku, i cili ėshtė edhe redaktor shkencor i revistės sė njohur tė Shoqatės Amerikane mbi Shkencat e Tokės, njė revistė e njohur shkencore cila del dy herė nė muaj dhe shpėrndahet nė qėndrat mė tė rėndėsishme shkencore nė mbarė botėn. Le tė ndjekim nė vazhdim, intervistėn qė kolegu ynė Astrit Lulushi i mori zotit Qafoku nėpėrmjet telefonit.

    Zėri i Amerikės: Doktor Qafoku, laboratori ku ju punoni, ėshte njė prej laboratorėve tė Departamentit amerikan tė Energjisė, dhe ndonese i krijuar relativisht mė vonė, ka arritur tė bėhet shumė i njohur nė disa fusha tė kerkimeve shkencore e madje tė rendidet krahas laboratorėve tė tjerė tė njohur si pėr shembull ai nė Los Alamos nė fushėn e fizikės bėrthamore. Sigurisht po tė kihet ketu parasysh edhe buxheti prej disa qindra milionė dollarėsh, kjo tregon se ju dhe shkencetarė tė tjere atje dicka bėni, ēfarė konkretisht?

    Dr. Qafoku: Laboratori ka aktualisht rreth 4000 punonjės. Aty kryhet kėrkim teorik dhe i zbatuar shkencor nė fushat e biologjisė molekulare dhe mikrobiologjike, mbrotjes sė mjedisit, radiologjisė, kimisė analitike, informatikės dhe tė teknologjisė. Laboratori u krijua nė vitin 1965 mbi bazėn e disa laboratorėve egzistues, tė cilėt ishin pjesė e projektit Manhatan, ku sic dihet u kryen eksperimentet e para tė aplikuara nė fushėn e fizikės bėrthamore, gjatė viteve tė luftės sė dytė botėrore. Rezultatet cilėsore tė punės shkencore nė kėtė laborator kanė bėrė qė ai tė fitojė njė emėr shumė tė mirė nė qarqet shkencore dhe akademike kėtu ne Amerikė, por edhe nė Botė.

    Zėri i Amerikės: Mbrojtja e mjedisit ėshtė tashmė nė vetėdijen e secilit. Kėshilla e udhėzime praktike pėr mbrojtjen e tij ka plot. Shkencat molekulare japin njė ndihmesė tė madhe nė kėtė drejtim. Cilat janė disa nga rezultatet e kėsaj ndihmese?

    Dr. Qafoku: Eshtė e vėrtetė qė studimet nė nivelin molekular japin informacion bazė pa tė cilin nuk mund tė kuptohen proceset tepėr tė ndėrlikuara dhe tė ndėrthurura, me karakter fizik, kimik, mikrobiologjik, dhe hidrologjik, qė ndodhin nė mjediset e ndotura. Pėr vetė natyrėn e tyre komplekse, kėto procese mund tė studjohen vetėm nga njė grup shkencėtarėsh tė specializuar nė fusha tė ndryshme. Si pjestar i kėtij grupi, unė merrem me studimin e lėvizjes se disa nga formave molekulare tė uraniumit dhe tė kromiumit, nė shtresat e tokės dhe tė nėntokės si dhe nė ujėrat nėntokėsore. Pėr kėto studime kėrkohet eksperimentim nė laborator si dhe pėrdorimi i teknikave moderne tė mikroskopisė elektronike dhe sperktroskopisė. Kam arritur qė rezultatet e studimeve tė mija t’i botoj nė revista cilėsore me qarkullim botėror.

    Zėri i Amerikės: Doktor Qafoku, ju keni perfunduar Institutin Bujqėsor tė Kamzės nė Shqipėri, me planet pėr t'u bėrė agronom. Sot ju punoni nė njė nga laboratorėt mė tė sofistikuar nė bote. Si ndodhi ky kapėrcim? Apo ishte njė evolim i juaj?

    Dr. Qafoku: Unė erdha nė Amerikė nė vitin 1994 si Fulbright Scholar nė Institutin Politeknik dhe Universitetin Shteteror tė Virxhinias. Po atė vit u pranova nė shkollėn pasuniversitare tė Universitetit tė Xhorxhias. Mbarova aty studimet ne 1998 dhe fitova njėkohėsht gradat shkencore Master nė Matematikė tė Aplikuar dhe Informatikė, dhe titullin PhD nė kiminė e tokės dhe tė mjedisit. Gjithashtu, bėra njė specializim 3 vjecar post-doktorature, dhe vetėm pas kėsaj mu afrua pozicioni i studiuesit nė laboratorin ku punoj aktualisht.

    Zėri i Amerikės: Revista e Shoqatės Amerikane tė Shkencave tė tokės u shpėrndahet instituteve tė njohura shkencore nė mbarė botėn. Ju merreni me redaktimin shkencor tė punimeve dhe shkrimeve qė botohen nė kėtė revistė. Ku e gjeni kohėn?

    Dr. Qafoku: Puna e redaktorit shkencor mė tėrheq jo vetėm pėr faktin qė kjo revistė amerikane, por edhe ndėrkombetare, renditet si mė e mira nė botė ndėrmjet revistave tė sė njėjtės fushė. Artikujt qė dėrgohen pėr botim nė kėtė revistė janė vėrtet cilėsor dhe jo vetėm qė mėsoj shumė prej tyre, por ėshtė edhe kėnaqėsi pėr mua tė miratoj botimin e tyre. Puna si redaktor shkencor mė ka krijuar gjithashtu mundėsinė qė tė njihem e bashkėpunoj me studiues tė shumtė nga e gjithe bota. Pa dyshim ja vlen mundimi dhe koha qė i dedikohet kėtij aktiviteti.

    Zėri i Amerikės: Doktor, nga sa thatė, duket se ju keni pasion tė madh pėr shkencėn dhe dėshira juaj sikur e mposht edhe lodhjen. Me kėtė dua tė them se ju redaktoni e administroni edhe njė tjetėr revistė, kėtė herė ne internet, pėr t'u ardhur nė ndihmė shkencėtarėve shqiptarė kudo nė botė qė tė shkėmbejnė mendime, tė krahasojnė studime e te bashkėpunojnė. Nuk ėshtė kjo pak si shumė, pėr njė 40 vjecar familjar si ju, nė njė vend si Amerika e me njė vendpune tė zgjedhur si nė laboratorin ku ju punoni?

    Dr. Qafoku: Ju falenderoj pėr kėtė pyetje. Eshtė vėrtet kėnaqėsi e vecantė pėr mua qė tė kontribuoj me mundėsite qė kam pėr zhvillimin e shkencės shqiptare nėpėrmjet botimit tė revistės ANASH, e cila boton mė tė mirėn e shkencės shqiptare pavarėsisht se ku prodhohet ajo, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni apo Diasporė. Por jo vetem kaq. Rreth 5 vjet me parė u krijua nė internet Forumi Alb-Shkenca qė aktualisht ka rreth 1300 antarė, shumica e tė cilėve jane studiues, studentė dhe intelektualė shqiptarė nga e gjithė bota. Me nismėn edhe tė disa kolegėve tė tjerė, u krijua para disa muajsh Instituti Alb-Shkenca i cili aktualisht ka rreth 170 anėtarė. Instituti ka 8 seksione shkencore dhe, me sa di unė, ėshtė grupimi i parė i Diasporės shkencore shqiptare dhe i studiuesvet shqiptarė nėn ombrellėn e njė institucioni tė vetėm. Qėllimi kryesor i ngritjes sė Institutit Alb-Shkenca ėshtė qė tė ndikojė nė zhvillimin e shkencės shqiptare nėpėrmjet nxitjes sė bashkėpunimit mes studiuesve shqiptarė. Instituti do tė organizojė takimin e dytė vjetor tė tij nė Prishtinė, mė 15-16 gusht 2007. Interesi pėr kėtė takim ka qenė vėrtet i madh dhe pritet qė gjatė kėtij takimi tė paraqiten rreth 150 punime shkencore. Ne jemi shume te interesuar qe te zgjerojme rradhet e Institutit Alb-Shkenca me studiues shqiptarė, dhe tė gjithė tė interesuarit mund tė na shkruajnė pa hezitim nė adresėn elektronike alb-shkenca.org

    Zėri i Amerikės: Doktor, ju nė kėtė rast, sic e thatė, keni krijuar njė ombrellė pėr tė gjithė shkencėtarėt shqiptarė kudo nė botė dhe me kėtė nismė apo ambicje sikur ua keni kaluar apo u keni bėrė njė sfidė Institucioneve shkencore e akademike tė themeluara prej kohėsh si nė Shqipėri e Kosovė. Si ėshtė pritur kjo nismė prej tyre dhe a ju kanė ofruar zyrtarisht ndonjė pėrkrahje apo bashkėpunim?

    Doktor Qafoku: Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė pėr t’iu pėrgjigjur. Nė fakt deri tani nuk kemi patur shumė pėrkrahje. Megjithatė ne po punojmė e po pėrpiqemi qė nė radhė tė parė Instituti ynė tė njihet nė Shqipėri, Kosovė e kudo nėpėr botė dhe mendoj se do tė marrė pak kohė derisa ky institut tė zerė vendin qė i takon mes institucioneve tė tjera shkencore e akademike. Por njė gjė ėshtė e sigurt qė koncepti i organizimit tė Diasporės shkencore ėshtė njė koncept i ri jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr vende tė tjera dhe unė mendoj se Instituti Alb Shkenca po bėn njė punė tė mirė nė kėtė drejtim.

    Zėri i Amerikės: Ju faleminderit.

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    "Gjurmohet uje ne nje planet te jashtem"

    Nature 448, 169-171 (12 July 2007)

    Nente shkencetare kane botuar rezultatet e kerkimit te tyre shkencor, ku raportojne analizat e vrojtimeve te fundit te planetit HD-189733b (i cili u zbulua ne vitin 2005). Teksa planeti ne fjale doli perballe yllit te vet (nje xhuxh i bardhe), shkencetaret gjurmuan avuj uji fale luhatjeve te rrezeve infra te kuqe me gjatesi vale 3.6 - 8 milimeter. Sipas shkencetareve, meqenese keto vale luhaten ndjeshem, ka aktivitet avujsh uji ne planet.

    Megjithese planeti shpalos prova bindese per ekzistencen e ujit (ne forme avujsh), prania e jetes se organizmave komplekse eshte e pamundur, nisur nga fakti se temperatura e planetit ne fjale eshte rreth 700 grade Celsius.

    Ky eshte nje nga rastet e pakta qe raporton ekzistencen e ujit te mirefillte ne planete jashte sistemit tone diellor.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  11. #251
    i/e regjistruar Maska e KeidiSelmanaj
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    49

    Oscar, macja qe parashikon vdekjen...

    Aw, gjithmone e kam ditur se macet e kane dicka! Kjo mace e ka shume te zhvilluar shqisen e gjashte! Kur e moren ne spital, macja nuk tregonte kurrfare afrimiteti me pacientet, por 4 ore para se ata te vdisnin ajo i afrohej pacienteve dhe i shikonte ne sy duke treguar edhe pak afrimitet me ta...oret e fundit ajo rrinte e shtangur, si gur dhe vetem i shikonte...kur macen e merrnin mjeket nga nje dhome e nje pacienti qe do te vdiste, macja fillonte dhe qante sepse donte te rrinte ne dhomen e pacientit...kjo ka ndodhur me 25 paciente!
    Tashme mjeket e kane me te thjeshte ta parashikojne se kush do te vdese!
    Ata i telefonojne familjaret e pacienteve qe do te vdesin vetem fale kesaj maceje!...

  12. #252
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    NASA: Mision i ri ne Mars per te gjetur shenja jete

    NASA: Mision i ri ne Mars per te gjetur shenja jete

    Agjencia amerikane e hapesires, NASA dergoi nje mision te ri ne Mars per te kerkuar shenja jete ne kete planet.

    Anijes robotike "Phoenix", e cila u lancua nga baza Kape Canaveral ne Florida, do t'i duhen 9 muaj qe te arrije Marsin. Kur te mberrije, dora robotike do te germoje siperfaqen e ngrire te Marsit per te pare nese ajo permban elemente organike, te cilat mund te ndihmojne ne krijimin e jetes.

    Shpresojm Qe Kete Radhe Nasa Te Kthehet Me Sukses , dhe te jep informacione te reja reth planetit Mars.
    Sui generis

  13. #253
    Ē'mund te shkaktoje pickimi i merimanges !


    Merimangat jane te njohura per pickimet e tyre shpesh me pasoja fatale per jeten e njeriut. Dhe dihet mire qe ketu behet fjale per te ashtuquajturen Vejusha e Zeze ose Tarantula. Por dhe merimangat e tjera, ato qe gjehen rendom ne pothuajse cdo vend te botes paraqesin rrezik per infeksione madje dhe vdekje te njeriut ne rast se pickimi eshte ne zonen e kokes. Ja cfare pasojash infektive sjell pickimi i merimanges se ashtuquajtur Bojekafja e Vetmuar.

    Kujdes !!!

    Imazhet filmike jane tejet te neveritshme per njerez me stomak te dobet. Nese nuk e perballoni dot nje pamje grafike te tille atehere do ishte mire evitimi i shikimit te dy videove te meposhtme
    .








  14. #254
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Ajo qe ishin duke nxjerrur nga fytyra a ishte helmi i marimanges apo gjaku i prishur ?
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  15. #255

  16. #256
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    10 misteret e shkencės sipas "LiveScience"

    Lidhja mendje-trup

    Ē‘ndikim ka mendja te trupi? Po trupi te mendja? Pikėpyetje tė cilat shkenca i ka shtruar prej shekujsh, pa arritur nė njė shpjegim tė pranueshėm. Pavarėsisht progreseve gjigande, tė kryera nga hyrja nė skenė e neuroshkencave gjatė dy dekadave tė fundit, shumė fenomene mbeten tė mbuluara nga misteri edhe pėr mjekėsinė.

    Perceptimet ekstrashqisore

    Janė tė panumėrta pėrpjekjet pėr tė provuar vlefshmėrinė e aftėsive ekstrashqisore, qė tė gjitha pa kurrfarė suksesi apo rezultati pozitiv. Por nė tė njėjtėn mėnyrė ka qenė e pamundur edhe demonstrimi i falsitetit tė kėtyre pėrvojave, duke i futur kėshtu nė sirtarin e tė pazgjidhshmeve. Ka shumė tė ngjarė qė aftėsia pėr tė parathėnė tė ardhmen, apo funksionimi i "fuqive psikike" tė mos arrihet tė shpjegohet pėrmes instrumenteve qė na vė nė dorė shkenca, ose tė paktėn ato qė kemi sot nė dispozicion.

    Prag-vdekja

    Janė tė panumėrta dėshmitė e njerėzve qė kanė shkuar shumė pranė vdekjes. Drita nė fund tė tunelit, fakti qė kėta njerėz shihnin trupin e tyre nga jashtė, ndjesia e njė lloj paqeje tė papėrshkrueshme, janė pėrshkrime qė hasen thuajse nė tė gjitha pėrgjigjet e atyre qė i kanė pėrjetuar ēaste tė tilla. E megjithatė, askush nuk ka arritur tė japė njė pėrgjigje lidhur me kėtė fenomen. As nė njė drejtim, e as nė tjetrin.

    UFO-t

    Qė ekzistojnė objekte fluturuese tė paidentifikuara, as qė vihet mė nė dyshim. Tė shumta, tė panumėrta janė kontaktet vizuale pėrmes radarėve, pėr tė cilat autoritetet aeronautike ushtarake e civile nuk dinė tė japin pėrgjigje. Por duhen shumė mė tepėr prova qė tė vėrtetohet se brenda kėtyre mjeteve fluturuese jashtėtokėsore gjenden alieno, sidomos pėr shkencėtarėt.

    Deja-vu

    Ndjesi qė e ke pėrjetuar edhe mė parė njė pėrvojė tė caktuar, se e ke parė njė vend ku nuk ke qenė kurrė, se ke dėgjuar prej kohėsh njė muzikė tė re, ose, e thėnė nė frėngjisht "Deja-vu". Kėrkimet shkencore kanė gjetur njė seri justifikimesh lidhur me fenomenin, por nuk kanė arritur kurrė tė japin pėrgjigjet pėr shkaqet e vėrteta dhe natyrėn e tij.

    Fantazmat

    Yje tė vėrteta nė letėrsi e nė kinema, por ka tė ngjarė tė jetojnė edhe pėrtej botės sė fantazisė. Sugjestion apo realitet, fakti ėshtė qė dėshmitė, ashtu si edhe nė rastin e UFO-ve, janė tė panumėrta dhe nė tė njėjtėn mėnyrė, as pėr fantazmat askush nuk ka marrė pėrsipėr tė gjejė njė pėrgjigje tė pranueshme.

    Zhdukjet e mistershme

    Nė rastet pėr tė cilat shkenca nuk ėshtė nė gjendje tė japė pėrgjigje, hyjnė edhe ato tė njerėzve tė zhdukur. Kur as edhe vetė segmentet shkencore tė policive nuk arrijnė nė pėrfundime tė sakta, as shkenca nuk ėshtė nė gjendje tė ofrojė pėrgjigje tė pranueshme.

    Intuita

    Shqisa e gjashtė, bindja e pashpjegueshme dhe e pavetėdijshme mbi diēka tė caktuar, si tė ishte njė teoremė matematike, mbi tė cilėn nuk kemi kurrfarė dyshimi. Mes mekanizmave tė shumta psikike, shkenca nuk arrin tė japė pėrgjigje tė pranueshme as mbi intuitėn. Pėr Platonin bėhej fjalė pėr kujtime dijesh nga jetė pėrpara asaj aktuales. Por Platoni besonte nė kalimin e shpirtrave nga njė trup te tjetri, kėshtu qė filozofi i madh nuk mund tė renditet bashkė me shkencėtarėt tė cilėt mbeten me gojė hapur, pėrpara intuitave, nga ato mė tė kotat, deri te ato matematiket...

    Kėmbėmadhi

    Kėmbėmadhi i Amerikės, njė kafshė e ngjashme me njeriun, por me pėrmasa shumė mė tė mėdha. Nga ai, pėrveē dėshmive tė bėra nga amerikanėt e trembur, mbeten vetėm gjurmė shumė tė mėdha kėmbėsh nė dėborė. Shaka apo gjurmė kėmbėsh tė njė qenieje tė ngjashme me ne? Kushėri me Jetin apo njeriun e borės nė Tibet, tė cilin shumė alpinistė betohen se e kanė parė nė Himalajė. Bashkė me tė tjerėt, hyn nė ato raste tė cilat shkenca nuk arrin t‘i verifikojė pėr mungesė provash, por qė pėr tė njėjtin motiv nuk mund t‘i falsifikojė.

    Fėshfėrima e Taosit


    Taos ėshtė njė qytet i vogėl nė Nju-Meksiko (tė shteteve tė Bashkuara tė Amerikės). Disa prej banorėve tė tij, - rreth 2% - prej vitesh dėgjojnė njė lloj fėshfėrime me frekuencė tė ulėt qė vjen nga shkretėtira qė rrethon qytetin. Pasojė e presionit tė ulėt atmosferik pėr njė pjesė tė banorėve? Ndoshta po, por askush nuk merr pėrsipėr ta njohė si pėrgjigje pėrfundimtare, shkenca duhet tė hetojė mė thellė pėr tė arritur nė njė pėrfundim. Shėrben pikėrisht pėr kėtė qėllim dhe falė metodės sė saj tė pėrpjekje-dėshtim dhe eksperimenteve tė vazhdueshme ia ka dalė t‘u japė shpjegime shumė gjėrave, tė cilat kohė mė parė dukeshin tė pashpjegueshme.

  17. #257
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Argjentinė: Ekspozohet nė muzeun e "Alta Montagna" mumja "Vajzė"

    Eshte quajtur "Vajza", mumja qe ishte 15 vjec kur para 500 vjeteve u flijua bashke me femijet e saj nga populli Inkas. Qe nga sot te gjithe mund ta shikojne, pasi eshte ekspozuar ne muzeun arkeologjik te "Alta Montagna" ne Sala te Argjentines.

    Fotot Perkatese






    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 08-09-2007 mė 09:17
    Sui generis

  18. #258
    100% Makine Elektrike, duket si Porsche, akseleron si Ferrari, konsumon vetem elektricitet

    Kjo tashme nuk mund te quhet fantazi. Te gjitha makinat elektrike qe kane nje variacion prej 200-250 miljesh mund te ngarkohen duke perdorur nje ngarkues universal ne pika te caktuara ne me pak se 3.5 ore. Shpejtesia maksimale 135 mph/h. Akselerimi 0-60 ne 4 sekonda. Cmimi vetem $92.000

    Megjithate te mirat e kesaj makine jane qe nuk ndohtin ambjentin aspak, jane te shpejta dhe mbase e ardhmja e teknologjise se automobilave ne nje te neserme te afert. Ndiqni videon.


  19. #259
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    5m15

    *************************************

    Krijimi i sistemit te fundit motorik te raketes nga NASA mund te jete ajo qe do dergoje njeriun ne Mars.Ky sistem motorik (ndryshe njohur me emrin 5M15 ) perdor si lende djegese Metan te lengeshem dhe jo Hidrogjen te lengeshem i cili eshte perdorur deri tani per misonet ne hapesire.Metan eshte lende djegese me kosto shume me te ulet se Hidrogjeni dhe sasi me e pakte nga Hidrogjeni nevojitet per te prodhuar forcen e nevojitur per te krijuar shtytjen ne hapesire.Gjithashtu nuk i nevojitet ndonje sistem per super-ftohje ne momentin e leshimit, duke e bere te mundur qe te jete me e lehte dhe me ekonomike.

    Sidocofte, me e rendesishmja nga te gjitha eshte qe Metan eshte nje gas qe krijohet dhe gjendet pothuajse ne te gjitha planetet e sistemit tone solar, keshtu qe anijet kozmike mund te furnizohen lende djegese pergjate misionit.

    Pjesa motorike po ashtu shenon nje revolucion mbi menyren se si raketat leshohen ne hapesire.Ne vend te hedhjes standarte qe ne njohim (domethene leshimin vertikal ne hapesire) shuttle do ngrihet nga toka ne menyre horizontale, tamam ashtu siq ngrihen aeroplanet e pasagjereve.

    Foto e meposhtme dhe video eshte marre nga nje eksperiment ne shkretetiren Mojave te Kalifornise.Sasia e presionit qe krijon eshte rreth 3.4 ton dhe shpejtesia e presionit eshte 6,064 milje ne ore.

    http://www.youtube.com/watch?v=0R-FKkljXV4

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 30-09-2007 mė 06:49
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  20. #260
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Popullsia E Botės Arriti Nė 6.6 Miliardė Kėtė Vit, Nga 6 Miliardė Qė Ishte Nė Vitin 1

    Bota me prirje interesante tė rritjes sė popullsisė

    POPULLSIA E BOTĖS ARRITI NĖ 6.6 MILIARDĖ KĖTĖ VIT, NGA 6 MILIARDĖ QĖ ISHTE NĖ VITIN 1999

    “Njerėzit shkojnė nga vendet e varfra nė vende mė pak tė varfra, njerėzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lėvizin pėr shkak tė dendėsisė sė madhe tė popullsisė qė krijohet nė disa vende ku ka rritje tė madhe tė popullsisė. Kėta njerėz kanė nevojė tė shkojnė diku, prandaj ata largohen pėr tė kėrkuar punė.”

    Popullsia e botės arriti shifrėn 6.6 miliardė kėtė vit nga 6 miliardė qė ishte nė vitin 1999. Deri nė vitin 2025, studiuesit presin qė rreth 8 miliardė njerėz tė jetojnė nė planetin tonė. 99 pėrqind e kėtyre banorėve do tė jetojnė nė vendet nė zhvillim. Tre milionė imigrantė lėvizin nga vendet e varfra nė vendet e pasura ēdo vit, dhe gjithmonė e mė shumė, destinacioni i tyre ėshtė njė vend fqinj.
    Kėto statistika vijnė nga njė raport vjetor demografik i numrave dhe prirjeve tė popullsisė globale, i cili pėrpilohet nga Zyra pėr Referencat e Popullsisė.

    Rachel Nugent, ekonomist me grupin studimor, vė nė dukje lėvizjet e popullsisė qė po ndodhin nga Bangladeshi nė Indi apo nga India, Egjipti dhe Jemeni pėr nė Gjirin Persik. Ajo thotė se njerėzit lėvizin brenda vendeve nė zhvillim pėr tė njėjtat arsye qė ata shkojnė nė vendet mė tė pasura. “Njerėzit shkojnė nga vendet e varfra nė vende mė pak tė varfra, njerėzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lėvizin pėr shkak tė dendėsisė sė madhe tė popullsisė qė krijohet nė disa vende ku ka rritje tė madhe tė popullsisė. Kėta njerėz kanė nevojė tė shkojnė diku, prandaj ata largohen pėr tė kėrkuar punė.”

    Imigrimi nga Guatemala pėr nė Meksikė ėshtė njė shembull konkret. "Shumė guatemalas shkojnė nė Meksikė, ndoshta rreth 25 mijė nė vit dhe qėndrojnė aty, ndėrsa rreth 100 mijė shkojnė e vijnė. Dhe kjo ėshtė njė pjesė e madhe e popullsisė sė Guatemalės.”

    Deri nė vitin 2050, Evropa do pakėsohet me 75 milionė banorė. Kombet e Bashkuara parashikojnė se deri nė vitin 2050, popullsia e Evropės, e cila ka tani 750 milionė banorė, do tė zvogėlohet me 75 milionė, ndėrsa Japonia, e cila ka 128 milionė banorė do tė humbas 16 milionė njerėz. Demografi kryesor nė Zyrėn pėr Referencat e Popullsisė dhe autor i anketės, Karl Haub thotė se njė popullsi qė zvogėlohet ėshtė kėrcenim pėr gjendjen ekonomike. “Numri i tė rinjve nė shumė vende evropianė ėshtė sa gjysma e numrit tė brezit tė prindėrve tė tyre.

    Pra ajo qė shihet tani janė korporatat dhe sistemi i shėndetit qė thonė: “Dėgjoni, ne nuk mund tė gjejmė punėtorė. Ne nuk kemi pasur punėtorė tė mjaftueshėm, por tani nuk mund tė gjejmė asnjė. Prandaj ato do tė duhet tė vijnė nga njė vend tjetėr.” Statistika pėr popullsinė globale tregon se pavarėsisht se pėrhapja e Sidės ėshtė mė e ultė seē mendohej, ajo vazhdon tė mbetet shumė e pėrhapur nė disa vende nėn Saharianė tė Afrikės.
    Nė tė njėjtėn kohė vijnė lajme zhgėnjyese rreth pėrpjekjeve pėr tė rritur higjienėn dhe ujin e pastėr tė pijshėm, siē ėshtė kėrkuar nga Kombet e Bashkuara. Ekonomistja Rachel Nugent thotė se kjo ēėshtje ėshtė njė nga shenjat e reja tė mjedisit qė janė futur nė anketėn e kėtij viti. “Mund tė shohim se nė disa zona rurale nė vendet nė zhvillim dhe nė disa pjesė tė Afrikės dhe Azisė nuk ka shume kushte tė pėrshtatshme higjienike. Kjo ēėshtje duhet tė trajtohet. Ēėshtja tjetėr ka tė beje me tokėn qė mbrohet pėr shkak tė bimėve dhe kafshėve, pėr banorėt vendas dhe njerėzit e tjerė qė jetojnė rreth e rrotull.”


    Tė rritėt ndėrgjegjėsimi publik

    Autori i raportit Karl Haub thotė se Statistika pėr Popullsinė e Botės ėshtė bėrė pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e publikut dhe zyrtarėve publikė. “Statistikat janė tė qarta dhe ēėshtja qėndron gjithmonė nėse politikanėt do t'u kushtojnė vėmendje atyre. Mendoj se disa nga problemet me parashikimet janė se ato kanė tė bėjnė me njė tė ardhme tė largėt. Ndėrsa, politikanėt nuk duan tė shohin pėrtej zgjedhjeve tė ardhshme.” Zoti Haub thotė se kjo ėshtė diēka qė politikanėt duhet ta trajtojnė herėt a vonė.


    Evropa kėrkon tė mos vartėsohet nga ēmimet e naftės

    Me ēmimin botėror tė naftės nė rritje, vendet nė Evropėn Juglindore po peshojnė nėse mund tė shpresojnė tė pakėsojnė vartėsinė e tyre nga ky mall. Investitorėt vendas e tė huaj nė Bullgari, Rumani dhe Serbi i kanė hyrė ndėrtimit tė prodhimit tė fabrikave pėr prodhimin e karburanteve alternative. Deri tani, mundėsia qė bionafta tė mund tė pėrdorej si karburant motori ėshtė pėrqeshur nė Ballkan.
    Po jo mė tani. Karburanti i nxjerre nga bimėt industriale, kryesisht eterovajoreve dhe lulediellit, po kthehet nė njė investim tė rėndėsishėm. Rregullat e BE-sė pėrcaktojnė se sė paku 2 pėrqind e naftės nė treg kėtė vit duhet tė jetė me origjinė bimore, me njė rritje vjetore nė treg me 0.75 pėrqind deri mė 2010.
    Rumunėt qenė tė parėt qė i hynė betejės pėr pjesė tė tregut si tė vendit ashtu dhe atij evropian. Vendi prodhon tani tre milionė tonė bionaftė nė vit. Firma portugeze Martifer po ndėrton njė fabrikė bionafte nė Lehliu Gara nė qarkun e Kalarasit. Projekti 47 milionė euro do tė kompletohet deri nė 2007. Ėshtė planifikuar njė kapacitet i madh deri nė 100.000 tonė bionaftė nė vit, njė e treta e konsumit tė karburantit qė nuk ndot mjedisin e Rumanisė.
    Do tė ketė punė pėr fermerėt gjithashtu, pasi kjo sasi karburanti kėrkon kultivimin e 50.000 hektarėve tokė. Projekti i dytė, me vlerė 133 milionė euro, drejtohet nga MAN Ferrostaal, njė degė e MAN tė Gjermanisė. Ajo po ndėrton njė njėsi nė Atel dhe Loamnes, nė qarkun e Sibiut qė nė vitin 2008 pritet tė prodhojė 400 tonė karburant nė ditė nga 120.000 hektarė tokė.
    Mė sė fundi, kompania e naftės Rompetrol ka shprese gjithashtu pėr pjesėn e saj tė byrekut, me njė prodhim vjetor prej 60.000 tonė nė vitin 2007. Nė Bullgarinė fqinje, shitėsi lokal i karburantit EKO Petroleum njoftoi se vitin e ardhshėm do tė fillojė ndėrtimin e njė fabrike bionafte nė Vidin, nė pjesėn verilindore tė vendit. Struktura pritet tė kushtojė rreth 60 milionė euro. Deri nė vitin 2008 ajo pritet tė prodhojė 150.000 tonė bionaftė nė vit nga 400.000 tonė bimė eterovajore tė kultivuara nė 250.000 hektarė tokė.


    Biokarburanti nxirret nga bimėt eterovajore


    Serbia, ndėrkohė, po planifikon tė ndėrtojė fabrikėn e saj tė parė vitin e ardhshėm. Njė prodhues vendas nga sektori i vajit vegjetal, Victoria Group nga Sid nė Vojvodinė, ka nė plan tė ndėrtojė njė fabrikė me vlerė 15 milionė euro qė do tė prodhojė 100.000 tonė bionaftė nė vit nga eterovajoret, soja dhe luledielli.
    Nė fakt, biokarburantėt nuk janė tė panjohura nė Serbi. Nė 1995, gjatė sanksioneve, Korporata Bujqėsore e Kooperativės sė Beogradit, e cila ushqen kryeqytetin serb, prodhoi rreth 10.000 tonė prej tij. Megjithatė, duhet ende qė shteti serb tė pėrfshihet. Rėndėsia e kontributit tė shtetit mund tė shihet nga shembulli i Brazilit. Gjatė krizės sė parė botėrore tė naftės nė vitin 1973, kur ēmimet u rritėn katėrfish, brazilianėt u menduan shume dhe gjatė. Bazuar nė atė qė atėherė ata importonin 80 pėrqind tė karburantit tė tyre, siē ėshtė rasti sot nė Ballkan, ata harxhonin gjysmėn e tė ardhurave shtetėrore pėr ketė mall. Pėr tė dalė nga ky kurth, vendi i hyri njė projekti qė zėvendėsonte benzinėn me etanolin e prodhuar nga kallami i sheqerit. Ketė vit, falė kėtij vendimi Brazili do ta deklaroje veten tė pavarur nga eksportet e naftės. Me njė prodhim prej 3.6 miliardė galonė etanol dhe 600 milionė vlerė pėr eksport, Brazili po mbulon gjysmėn e tregut botėror.
    Nė tregun e tyre vendas, shtatė nga dhjetė makina pėrdorin etanol qė kushton sa njė e treta e benzinės. Ata po e futin atė edhe nė industrinė e linjave ajrore. Nė njė kohė kur ēmimet botėrore tė naftės janė pėrsėri njė burim shqetėsimi ndėrkombėtar, mrekullia braziliane po tėrheq me tepėr vėmendje se kurrė.
    Nė Shtetet e Bashkuara, ku etanoli prodhohet nga misri, ka plan nė proces pėr rritjen e prodhimit. Kėrkimi shkencor i SHBA-ve nė nxitjen e kosto efektivitetit mund tė ishte me interes tė konsiderueshėm pėr vendet e Ballkanit, pasi prodhimi i etanolit nga misri ėshtė 30 pėrqind mė i shtrenjtė se prodhimi nga panxharsheqeri. Ballkani natyrisht ėshtė nė gjendje tė prodhojė misėr.
    Rumania ndėrkohė prodhon rreth 10 milionė tonė nė vit, Serbia, 6,3 milionė tonė dhe Kroacia 2,2 milionė tonė. Mundėsitė pėr kultivim janė edhe mė tė mėdha. Shembulli brazilian demonstron se qeveritė duhet tė futin pėrdorimin e etanolit, pasi faza e parė ėshtė kurdoherė ekonomikisht me kosto jo efektive. Fermerėt duhet tė nxiten tė rritin misėr, bime eterovajore dhe materiale tė tjera.
    Qeveritė duhet tė financojnė zgjerimin e rrjetit tė stacioneve tė mbushjes se karburantit tė ri dhe duhet t'u kėrkojnė institucioneve shtetėrore tė pėrdorin makina qė pėrdorin bionaftėn ose etanolin.
    Hapi tjetėr ėshtė ulja e taksave pėr makinat “miqėsore ndaj mjedisit”, pasuar nga kuotat pėr pėrdorimin e karburanteve biologjike. Ēfarė ndodh kur kėto tė gjitha vijnė sė bashku? Dega
    braziliane e Volksvagenit mund t'i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje. Vitin e kaluar ajo priti me tepėr se 38 delegacione nga mbi njė duzinė vendesh, tė gjitha tė interesuara nė makinat me karburant fleksibel.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-10-2007 mė 12:58
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 13 prej 34 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •