Close
Faqja 12 prej 34 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 671
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post



    Tani edhe Orė qė tė kontrollon

    Njė farė ore nė puls, duke monitoruar nė mėnyrė konstante pulsimet e nėpunėsit, tregon stresin dhe ndez telekamerat
    Kjo mund tė jetė njė siguri mė e madhe pėr punėdhėnėsin mosbesues dhe shumė i bezdisshėm qė tė lexojė kuadrin emotiv tė punonjėsve tė tij? Tani e tutje do tė jetė e mundur dhe, nė rastin e sinjaleve tė stresit, mund tė lexohen arsyet dhe tė kuptohen nėse punonjėsi fsheh diēka nė ndėrmarrje. Shoqėria “3d eye Inc” do tė prezantojė nė fund tė muajit nė Las Vegas, shpikjen e saj tė fundit, njė lloj ore spiune, qė sipas krijuesve tė saj duhet tė jetė nė gjendje qė tė tregojė edhe sjellje tė mundshme jokorrekte nga ana e nėpunėsve. Nėpunėsi transgresiv tregon se ėshtė duke bėrė diēka jokorrekte duke rritur rrahjet e zemrės dhe, falė pajisjes sė vogėl qė mund tė jetė e integruar nga njė sistem me telekamera tė lidhura, nė rast ndryshimi tė rrahjes sė zemrės futet nė veprim njė kamera qė do tė vėzhgojė nė ēdo moment punėtorin e shqetėsuar. Nė tė vėrtetė sistemi lind pėr t’u pėrdorur kryesisht nėpėr kazino dhe nėpėr bankat dhe u ėshtė drejtuar jo vetėm nėpunėsve qė nuk punojnė, por edhe atyre qė mund tė jenė objekt kėrcėnimesh.
    Si njė orė
    Aparati i vogėl, siē pėrshkruhet nė revistėn e internetit “Gizmag”, paraqitet si njė orė, vishet dhe natyrisht ėshtė i nevojshėm aprovimi nga ana e tė vėzhguarit, i cili mund tė gjendet nėn presion psikologjik. Teknologjia gjen nivelin e oksigjenit nė gjak dhe tė ashtuquajturėn “Pulse oximetry”, pra rrahja kardiake, dhe kjo e fundit duhet tė gjejė edhe gradėn e qetėsisė sė nėpunėsit.
    Dyshime
    E kotė tė thuash se ekzistojnė dyshime tė shumta, si mbi efikasitetin e pajisjes, gjithmonė duke pasur parasysh se do tė gjenden punonjėsit qė janė tė disponueshėm tė provojnė kėtė metodė tė re.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Makina me pilot automatik mė 2030-ėn

    Makina me pilot automatik mė 2030-ėn

    Kėrkuesit shkencorė tė Stanford University janė duke zhvilluar njė mjet automatik, i cili nuk ka nevojė pėr njė drejtues
    Urban Challenge i “Darpa”-s, qė do tė mbyllet nė nėntorin e kėtij viti, do tė vlerėsojė me shumė para (2 milionė dollarė tė parit, 1 milion tė dytit dhe gjysmė milioni tė tretit) atyre qė do tė arrijnė tė realizojnė njė model veture nė gjendje qė tė lėvizė nė trafikun urban. Prova parashikon qė prototipat e autoveturave tė pėrshkojnė nė qytet rreth 100 km nė mė pak se 6 orė, pa ndihmėn e ndėrhyrjes njerėzore. Ky konkurs ėshtė nė tė vėrtetė vazhdimi i eksperimentimit tė veturave tė robotizuara, qė ka filluar me njė provė nė shkretėtirė. Nė atė rast mjetet duhet tė pėrshkonin 180 km brenda 8 orėsh dhe sfidėn e fitoi njė version i modifikuar i “Volkswagen Tuareg” (me atė rast e emėrtuar “Stanley”), projektuar nga njė ekip kėrkuesish shkencorė tė Stanford University, ndėrsa shumė prototipa tė tjerė dėshtuan nė mėnyrė mizore.
    “Stanley” nė shkretėtirė
    Sfida urbane ėshtė shumė mė e komplikuar se ajo e shkretėtirės. Pėrgjegjėsi i projektit, Norman Whitaker, e pėrmbledh kėshtu diferencėn midis dy sfidave: “Sfida aktuale konsiston nė kalimin nga perceptimi i ambientit tė jashtėm nė kuptimin e tij”. Nėse nė shkretėtirė ēdo pengesė anashkalohej, nė rrugėt e ngarkuara nga trafiku, truri i automjetit duhet tė jetė nė gjendje tė dallojė midis objektev se cilėt janė pengesa tė palėvizshme dhe cilat tė lėvizshme dhe mėnyra sesi duhen zgjidhur problemet e ndryshme.
    “Junio” nė qytet
    E njėjta skuadėr qė ka fituar provėn nė shkretėtirė, ka menduar pėr njė model tė modifikuar tė njė “Volkswagen”-i (kėsaj radhe njė “Passat”) e riemėrtuar “Junior”, i pajisur me njė vizion panoramik prej 360 gradėsh dhe tredimensionale, falė gjashtė telekamerave tė montuara nė bord, GPS dhe rezet laser qė skanojnė botėn qė e rrethon. Sebastian Thrun, shefi i projektit i skuadrės sė Stanford, ėshtė i sigurt se sė shpejti do tė mėsohemi qė tė udhėtojmė nė mėnyrė pasive tė drejtuar nga veturat tona. “Sot mund tė pėrshkojmė rreth 160 km pa ndėrhyrjen e njeriut, ndėrsa brenda 2010-ės do tė jemi nė gjendje tė pėrshkojmė 1600 dhe pėr vitin 2020, 1 milion e 600 mijė kilometra”, ka pohuar i intervistuari nga Vnunet. “Sistemi operativ” i “Junior” ėshtė katėr herė mė i fuqishėm se ai i “Stanley”.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Po mbėrrin “City Car” i ėndrrave

    Po mbėrrin “City Car” i ėndrrave

    Ngjan mė shumė me njė kompjuter, sesa me njė veturė. Ėshtė revolucionare dhe ekologjike. Ndoshta “General Motor” do ta prodhojė qė nė 2008-ėn
    Kushdo qė ka mbetur i bllokuar nė trafikun e qyteteve tė mėdha, tė paktėn njė herė ka menduar mbi mėnyrėn sesi mund tė zgjidhet problemi i lėvizshmėrisė. Por kush do tė kishte guxuar, edhe nė fantazitė mė tė shfrenuara, tė mendonte pėr njė veturė tė palodhshme, ekologjike, me njė kompjuter bordi qė ju ēon drejt parkimeve? Tek Mit - Massachusetts Institute of Technology kanė pasur guximin: ėshtė duke u studiuar njė prototip veture super e lehtė (falė materialeve si firba dhe karbonit), elektrike, qė mund tė prodhohet nė seri me ēmime ekonomike dhe kryesisht me aq shumė karakteristika tė reja, saqė e bėjnė tė ngjashme mė shumė me njė kompjuter, sesa me njė veturė klasike.
    Karakteristikat
    “City Car” nė vend qė tė pėrmirėsojnė veturat qė ekzistojnė, e riprojekton nga zeroja. Duke u nisur sė pari nga rrotat, kėto objekte kaq tė lashta dhe kaq tė rėndėsishme do tė shėrbejnė pėr tė frenuar dhe pėr tė funksionuar si timon, ashtu edhe si motor. Njė sistem i sofistikuar i robotizuar veprimi, i ushqyer nga vetura dhe motori elektrik, me kontrolle tė dixhitalizuara. Por tė rejat nuk kalojnė vetėm nga motori: funksionaliteti dhe bukuria janė mbajtur nė llogari dhe shfaqen mė shumė nė idenė e ēatisė, e zėvendėsuar nga njė xham me formėn e lėvozhgės sė vezės, pak xham i parmė dhe pak mbulesė e kabinės sė drejtimit. Sė fundi: ēėshtja e mėrzitshme e parkimit zgjidhet me njė sistem tė zgjuar me “ngecje”, ku ideja ėshtė marrė nga karrocat e supermerkatave, falė llamarinave nė gjendje qė tė pėrthyhen.
    Drejtimi
    E si mund tė drejtohet? Mė pak ndėrveprim me motorin dhe mė shumė komunikim pėrmes programit: vetura ndizet me shtypjen e njė butoni. Ėshtė e mundur tė regjistrosh preferencat e drejtuesit, tė ndėrrosh ngjyrėn e kabinės dhe tė kontrollosh tė gjitha opsionet e ndryshueshme tė kroskotit. Nėse nuk mjafton, ėshtė edhe mė e thjeshtė tė shmangėsh pusetat dhe gropat, sepse vetura ėshtė nė gjendje tė njohė ndryshimet e asfaltit. Timoni klasik i njė veture i lė vendin njė timoni si tė motorėve, rrotat sillen nė ēdo drejtim dhe drejtimi ėshtė, nė pėrgjithėsi, mė pak i zhurmshėm dhe mė i qetė. Pra, nostalgjikėt e shijes sė drejtimit tė njė mjeti duket se duhet tė mėsohen me idenė, megjithėse kėrkuesi Ryan Chin pohon se “City Car” nuk ėshtė shumė ndryshe nga njė veturė klasike.
    Kur mbėrrin
    Natyrisht, projekti kėrkon njė zgjidhje ndaj ndotjes, nevojės pėr kursimin energjik dhe trafikut, por nuk parashikon zėvendėsimin e veturės private. Kryesisht ėshtė menduar pėr t’i dhėnė jetė njė sistemi efikas tė veturave tė pėrbashkėta, me parkime nė zonat kryesore tė qendrave urbane tė pajisura me sisteme furnizimi. Kėrkuesit e pėrfshirė nė kėtė projekt, me nė krye William J. Mitchell, shpresojnė se frytet e para mund tė mbėrrijnė qė nė 2008-ėn. “City Car” qė do tė ndėrtohet nga “General Motors” nė atė datė mund tė shfaqet nė sallonet e veturave pėr t’u provuar. Por hyrja e saj nė rrugėt e qyteteve tė mėdha nuk ėshtė e saktėsuar. Mė parė duhet pėrfunduar puna, kryesisht pėr rezistenca ndaj pėrplasjeve.

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Zbret temperatura nė Polin e Jugut tė Diellit

    Zbulohet nga sonda hapėsinore euro-amerikane Ulysses

    Zbret temperatura nė Polin e Jugut tė Diellit

    Ulet rreth 80 mijė gradė. Shkencėtarėt studiojnė flukset energjike tė yllit tonė, pėr tė kuptuar influencėn mbi klimėn
    Bėn mė “ftohtė” nė atmosferėn sipėr Polit tė Jugut tė Diellit: temperatura ka zbritur prej plot 80 mijė gradėsh nė 10-11 vitet e fundit. Por mos mendoni pėr njė pol tė mbuluar nga akulli si ato nė tokėsore. Ftohja drastike nė fakt i referohet njė temperature mesatare tė atmosferės diellore prej njė milion gradėsh. Gjithsesi, fenomeni ėshtė me rėndėsi, sepse ndihmon deshifrimin e flukseve tė energjisė tė lėshuara nga Dielli, qė influencojnė drejtpėrsėdrejti klimėn dhe jetėn mbi Tokė. Zbulimi i veēantė ėshtė kryer nga sonda euro-amerikane (ESA-NASA) Ulysses, e lėshuar nė hapėsirė nė vitin 1990, me qėllimin pėr tė studiuar pėr herė tė parė ambientin diellor sipėr poleve tė yllit tonė, nga njė prospektivė e ndryshme nė krahasim me tė gjitha sonda e tjera ndėrplanetare qė sillen pėrreth Diellit, duke qėndruar nė planin ekuatorial.
    Si matet temperatura e Diellit
    “Tė masėsh temperaturėn e Diellit nuk ėshtė njė punė e thjeshtė”, shpjegon George Gloeckler, njė astrofizikan amerikan qė bėn pjesė nė grupin e shkencėtarėve qė merren me analizimin e tė dhėnave tė transmetuara nga Ulysses. “Me temperatura qė rendin te miliona gradė, sigurisht qė nuk mund tė pėrdoret njė termometėr i zakonshėm. Ajo qė ne masim ėshtė raporti midis dy izotopeve tė atomeve tė oksigjenit tė pranishėm nė gazrat qė lėshohen vazhdimisht nga Dielli, qė pėrhapen me shpejtėsi nė hapėsirė, duke formuar tė ashtuquajturėn “erė diellore”. Nga kėtu pėrftohen, nė mėnyrė indirekte, temperaturat e atmosferės diellore”. Matje tė kėtij lloji ishin bėrė nga Ulysses qė nė vitin 1994-95, gjatė njė kalimi tjetėr pranė Diellit. Por nė atė kohė, rėnia prej afro 7-8 pėr qindėsh e temperaturave i pėrkiste Polit tė Veriut, pohon Glockler, ndėrsa tani situata ka ndryshuar. Shkaqet e ftohjes duken tė lidhura me formimin e fushave tė forta magnetike nė rajonet polare dhe me ndryshimin e tyre periodik nga njėri pol te tjetri, me njė periodicitet prej afro 11 vitesh, gjatė tė cilėve regjistrohet njė minimum dhe njė maksimum i aktivitetit energjik diellor.
    Kuptimi
    Kėto studime, pėrveēse shpjegojnė funksionimin e komplikuar tė yllit tonė, janė tė rėndėsishme, sepse ndihmojnė vlerėsimin e flukseve energjike tė lėshuara nga Dielli dhe pėr tė kuptuar se nė ē’mėnyrė ato influencojnė Tokėn. Tashmė ėshtė e sigurt qė njė fraksion i ngrohjes tė planetit tonė i detyrohet rritjes sė aktivitetit diellor nė shekullin e fundit, megjithėse shkencėtarėt e Ipcc e vlerėsojnė kėtė kontribut mė tė vogėl se 10 % e ngrohjes qė aktualisht provokohet nga gazrat serė.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Ne gjurmet e zanafilles

    Zbulimi i planetit grimcė pas grimce

    Quhen psamofil ose arenofil. Misioni i tyre ėshtė tė zbulojnė botėn grimcė pas grimce. Bėhet fjalė pėr “sand collector” ose koleksionistėt e rėrės, tė gjithė anėtarė tė “International sand collectors society” (http://www.sandcollectors.org/) me seli nė Conneticut, dhe numėron mė shumė se 200 anėtarė qė vijnė nga 34 shtete tė ndryshme tė SHBA-ve dhe 13 tė tjerė nga vende tė huaja. Fjala “psammofili” ėshtė njė neologjizėm qė e kanė krijuar duke bashkuar fjalėt greke psąmmos dhe hiles, pra rėrėdashėsit. Arenofili kuptohet mė thjeshtė.
    Mendja organizuese ėshtė Nick D’Errico, ish-baterist dhe koleksionist hapėse tapash, i cili e ka braktisur pėrgjithmonė muzikėn, duke iu dedikuar pasionit pėr grimcat e rėrės: “Rėra ndjek tė njėjtėn dinamikė tė imagjinatės, duhet tė braktiseni pėr ta pėrjetuar”. Qė pėr tė dhe pjesėtarėt e tjerė tė shoqatės do tė thotė: “tė udhėtosh nė hapėsirė dhe nė kohė duke njohur grimcat me formė ylli tė plazheve tė ishujve Tonga, ato tė zinj tė Havai-t, koralin e ndezur tė rėrave tė Zelandės sė Re, dhe magjia pėr tė analizuar nė mikroskop “pluhurin” e Gettysburg, ku Amerika luftoi njė ndėr betejat mė tė rėndėsishme pėr lirinė”.
    Graali i Shenjtė i koleksionistit tė shoqatės? Tė arrijė tė vėrė duart mbi disa miligramė nga rėra hėnore. Sepse tė regjistruar ushqejnė njė pasion tė shfrenuar pėr objektin e koleksionit tė tyre tė pafund: kanė njė gazetė, “Sand Paper”, newsletter, paguajnė njė kuotė vjetore prej 12 dollarėsh. Njė pjesė tė mirė tė ekskursioneve tė tyre pėr pushime ia rezervojnė gjeologjisė, ndėrkohė qė bashkėshortet dhe fėmijėt notojnė nė det apo nė pishinė, ata sillen kureshtarė me kokėn poshtė, tė ngarkuar me kuti nė tė cilėn mund tė ruajnė gjetjet e ēmuara. Duke u kėrkuar studentėve tė tyre qė tė bėjnė tė njėjtėn gjė, siē ka ndodhur nė rastin e njė anėtari qė jep mėsim nė njė lice amerikan: Njė ose dy nota mė shumė nė dėftesė, nėse mė sillni ndonjė miligram rėre nga pushimet.
    Sepse rėra ka edhe njė qėllim edukues, madje tek faqja e internetit tė shoqatės ėshtė nė shitje njė “sand kit” pėr shkollat e mesme. Sė bashku me njė Cd-rom, kampione shpjeguese dhe mbajtėse tė vogla qė pėrdoren pėr tė ruajtur dhe pėr tė klasifikuar elementet qė kanė njė vlerė shkencore: njė universitet i Maryland qė studion “Sindromėn e luftės sė Gjirit Persik”, i ka kėrkuar presidentit tė shoqatės, D’Errico, dėrgimin e disa kampionėve tė Lindjes sė Mesme, dhe departamenti i fizikės i universitetit tė Michigan-it ka bėrė njė kėrkesė analoge me rastin e kėrkimit tė tė ashtuquajturės “rėra me zile” apo “rėra qė kėndon”.
    Ndėr objektivat e ardhshme tė koleksionistėve ėshtė edhe krijimi i njė muzeu tė rėrės, por mungojnė fondet e nevojshme. Pėr momentin, i gjithė materiali qė tashmė peshon mė shumė se gjysmė tonelate, materiale kėto qė janė vendosur nė shtėpinė e presidentit, njė rezidencė qė ka zėnė pluhur nga depozitat e rėrės qė janė vendosur kudo. Dhe natyrisht edhe nė shtėpinė e ortakėve, ku shtojnė kampionė pas kampionėsh elemente nė magazinat e tyre, dhoma tė vėrteta tė ėndrrave nė tė cilat mund tė gjenden jetėt e gjata tė mikrofragmenteve shkėmborė tė lėmuar nga stuhi qė kanė goditur bordet e oqeaneve, qė e kanė marrė formėn e tyre falė kalimit tė ngadaltė, por tė pareshtur tė ujėrave tė lumenjve, apo qė ndoshta janė shfaqur nga fundet e deteve si guaska. Njė mikrokozmos i gjithi pėr t’u eksploruar hap pas hapi.

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post

    Mushkonjė transgjenetike kundėr malaries

    Ėshtė projektuar nė njė universitet amerikan: “Ėshtė mė e fortė dhe mund tė izolojė infeksionin”
    Nė Afrikė, ēdo tridhjetė sekonda njė fėmijė vdes nga malaria. Dhe janė gati 3 milionė persona qė ēdo vit mbeten viktima tė kėsaj sėmundjeje. Njė e keqe qė sot godet kryesisht kontinentet tropikalė, si Afrika apo Amerika Jugore, por pėr fat tė mirė tek ne ėshtė praktikisht njė kujtim i largėt. Mjetet e transportit tė infeksionit vazhdojnė tė jenė mushkonjat dhe “John Hopkins University” nė Baltimora, Maryland, ka menduar qė tė pėrqendrojė tė gjitha forcat e saj tek kėto insekte, pėr tė zvogėluar apo eliminuar rrezikun e infektimit.
    Rezultati ėshtė njė mushkonjė e modifikuar gjenetikisht qė i reziston sėmundjes sė malaries dhe qė ka njė aftėsi mbijetese shumė mė tė lartė se koleget e saj qė transportojnė sėmundjen. Qė do tė thotė, sipas ligjit tė pėrzgjedhjes natyrale, qė mund tė zėvendėsojnė mushkonjat e tjera. Dhe sipas testeve tė universitetit amerikan, ėshtė kėshtu. Kėrkuesit shkencorė kanė “ushqyer” me gjakun e infektuar tė njė miu tė njėjtėn pėrqindje tė mushkonjave normale dhe transgjenetike, duke konstatuar qė nė momentin e riprodhimit, pjesa mė e madhe e tė mbijetuarve i pėrkiste kategorisė Gjm (gjenetikisht tė modifikuara).
    Tė mbėrritur nė gjeneratėn e nėntė, 70 pėr qind e mushkonjave ende nė jetė bėnin pjesė nė “dinastinė” qė i rezistonte malaries. Njė llogari e bėrė edhe mė thjeshtė, falė njė modifikimi tė mėtejshėm tė ADN-sė sė kėtyre insekteve, tė cilėve u ėshtė futur gjeni i njė proteine jeshile fluoreshente pėr t’u ngjyrosur sytė dhe pėr t’i dalluar nga tė tjerėt. Sipas doktor Mauro Marrelli i “John Hopkins”, askush deri mė sot nuk kishte qenė nė gjendje tė tregonte se mushkonjat Gjm janė mė rezistente se ato normale”, megjithėse janė kryer eksperimente tė tjera analoge. Qėllimi pėrfundimtar i kėrkimit, ėshtė ai qė t’i ndryshojė edhe nė natyrė mushkonjat Gjm me ato qė vazhdojnė tė transportojnė malarien.
    Edhe pėr arsye se pasi tė jetė rrethuar fenomeni i infektimit, duke ndryshuar habitatin (vendin) nė tė cilin pėrhapet, ėshtė e vėshtirė qė tė vazhdojė tė riprodhohet. Dhe mushkonjat e Hpkins, pėrveē se janė mė tė forta, janė edhe shumė mė pjellore se tė tjerat. Tani mungon hapi i fundit: paraziti i malaries qė nuk e infekton trupin e njeriut dhe Plasmodium falciparum, ajo qė ėshtė eksperimentuar tek mushkonjat me sy jeshilė. Kur tė jenė tė paprekshėm edhe nga i pari, ndoshta mund tė ndėrhyhet me mė shumė efikasitet kundėr njė sėmundjeje qė shkakton miliona viktima.

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    DNA ka njė madhėsi prej 1 tė mijtat e milimetrit, pėrbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe pėrmban 1 milion faqe njohuri.

    Nė krahun e njė majmuni ka rreth 25 milionė qime

    Milingonat e ndjejnė tėrmetin qė mė parė dhe dalin menjėherė nga foletė.

    Njė njeri harxhon mesatarisht 3 vjetė tė jetės ne banjo.

    Breshka mund tė ecė me 10 km nė orė.

    Nė Zelandėn e Re ka 4 milionė njerėz dhe 70 milionė dele.

    1 nė 10 persona nė botė jetojnė nė ishull.

    Nė tokė ekzistojnė 4 oqeane dhe 56 detėra qė sė bashku e formojnė “Detin Botėror” I cili pėrfshin 71% tė sipėrfaqės sė pėrgjithshme tė tokės (316 mil.km2)

    Lumi Amazona ėshtė i vetmi lum qė nuk ka tė ndėrtuar asnjė urė mbi tė

    Peshku “Pegava” ėshtė lloj ngjallash qė mund tė qėndrojė vėrtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin pėrforcohet mbi shkėmb ose ndonjė trup tjetėr.

    Nė Brazil gjatė shek. XX-tė ėshtė vrarė gjarpėri mė i madh nė botė, Anakonda, gjatėsia e tė cilit arrinte ne 35 metra. Pėr ta vrarė kėtė gjigant u desh qė tė goditej me 500 plumba.

    Mė 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bėri gjymtyrė artificiale tė njeriut.

    Lumi mė i gjatė nė botė ėshtė Nili me gjatėsi 6.671 km. qė gjendet nė Afrikė

    Gjarpėri i ujit qė jeton nė veriperėndim tė Australisė rreth shkėmbinjėve tė ujit, ėshtė shtaza mė helmuese nė botė. Helmi i tij ėshtė 100 herė mė i fortė se helmi i gjarpėrit Australian nė tokė i quajtur “Tapana e Shkretėtirės” e qė konsiderohet gjarpėri mė helmues tokėsor.

    Njeriu mė i gjatė nė botė ka qenė 2.72 metra

    Flutura mė e madhe nė Botė ėshtė 270 centimetra katror

    Qelizėn i pari e zbuloi shkencėtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky ėshtė zbulimi mė i madh nė mjekėsi, sepse qeliza ėshtė njėsia themelore kryesore e ēdo organizmi tė gjallė.

    Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.

    Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeē jane ne burg ose nen hetim

    Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

    Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

    Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

    Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne
    Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

    Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.

    Nė vendet e zhvilluara pėrqindja e tė rritureve qe martohen ka rėnė nga 72% ne 1970 nė 60 % ne 1996. Mundėsia pėr divorcim nė martesėn e parė u rrit nga 50% nė 67%. Mundėsia pėr divorcim nė martesėn e dytė ėshtė rreth 10 % me e lartė se nė martesėn e parė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-08-2007 mė 12:58
    #VamosArgentina

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Njė makinė seksi

    Androide meshkuj dhe femra. Te njejte me qeniet njerezore, por pa difekte. Te afte te levizin, te flasin, e madje, te eksitohen. Eshte pika e fundit ku ka mberritur teknologjia e aplikuar e erosit. Qe ndan shkencetare dhe psikologe

    Ndonje shkencetar i penduar, ne moshe te vjeter, ngrihet i indinjuar nga vendi i tij dhe del nga salla, ndersa nje tjeter me i ri qesh nen hunde, sikur te ndodhej ne nje ore mesimi. Ne “Euron Roboethics Atelier”, takimi peseditor ne Xhenova te Italise mbi robotet e se ardhmes, nuk flitet gje tjeter vec per seksin. Madje, per seksin e robotizuar. Eshte ky, ne te vertete, kufiri i fundit qe krijuesit e androideve kerkojne te kapercejne: Makina te krijuara per te dhene kenaqesi, per t’u perdorur privatisht- vetem ose ne shoqeri - per te zevendesuar ato qe deri me sot jane mbiquajtur si “lodra te dala mode”, ose ndryshe vibratoret elektrike dhe kukullat qe shiten ne dyqanet e seksit.

    Ai qe hedh bomben nxitese mes studiuesve te roboteve eshte pikerisht shkencetari anglez Devid Levai: 61 vjec, themelues ne vitin 2001 i “Intelligent Toys Ltd” dhe ekspert i njohur i shahut, Levai ilustron diapozitivet e prezantimit te tij: vizatime, figura, imazhe mjaft eksplicite, qe tregojne se si makinat dhe seksi, ne fund te fundit, kane ecur ne te njejten rruge qe nga antikiteti: “E ardhmja e roboteve kalon edhe prej makinave te seksit”, pranon ai. Dhe pikturon nje skenar prej robotesh ne gjendje te kenaqin cdo lloj kerkese seksuale te cdo burri apo gruaje. “Jam i bindur se robotet shume shpejt do te kthehen ne partnere seksuale per nje numer te madh njerezish”, thote. “Per te patur nje ide, mjafton te shohesh se sa popullore jane bere sot vibratoret dhe kukullat, e te imagjinosh se sa zbavitese dhe eksituese do te ishte per nje person qe zoteron nje robot qe, pervec te tjerave, eshte ne gjendje ta perqafoje, ta puthe ose t’i thote edhe ndonje fraze romantike apo erotike”.

    Nje ide e cuditshme? Duket se jo. Sipas shkencetarit Henrik Kristensen, docent ne fushen e roboteve ne Universitetin e Stokholmit, “brenda pese vjeteve, njerezit do te kryejne seks me robotet” dhe eksperienca do te behet gjithmone e me shume kenaqshme sa qe “hap pas hapi do te zhvillohet dhe inteligjenca artificiale. Atehere kur keto makina do te mesojne nga vete eksperienca e tyre”. Ne te njejtin mendim eshte dhe Rikardo Kampa, docent ne shkencen e sociologjise ne universitetin e Krakovit dhe drejtor i “eorld Transhumanist Associoation”: “Do te vije nje dite kur robotet do te jene thuajse te pashquajtshem nga qeniet njerezore, por me te bukur dhe pa te difekte”, thote: “Ne kete pike, perdorimi i tyre edhe per seks do te jete i pashmangshem”. Dhe me perfeksionimin e nderaktivitetit, efekti i ngjashmerise se vertete do te rritet ne menyre proporcionale: Permes diapozitiveve qe ekzistojne sot (si leximi i retines se syrit) kukullat femra ose meshkuj do te reagojne sipas levizjeve dhe emocioneve tona. Nje shkencetar qe nuk njeh kufij ne fizike dhe ne matematike, si Frenk Tipler, docent i Universitetit Tulane ne Nju Orlins, profetizon madje, se se shpejti “cdo person do te mund te kete jo vetem partnerin me te bukur qe ka pare ndonjehere ose qe ka jetuar, por edhe partnerin me te bukur ekzistenca e te cilit eshte logjikisht e mundur”. Ate qe Tipler e quan “partnerin logjikisht perfekt”. Edhe Devid Levai nuk ka dyshime mbi ngjashmerite e roboteve seksi ne ardhje: “Njerezit do te jene te lire te zgjedhin karakteristikat fizike dhe pamjen e partnerit te tyre artificial, saktesisht ashtu sic zgjedhim sot shume produkte nga kataloget e shumte te internetit”. Bruno Siciljano, inxhinier robotesh dhe president i “Ieee Robotics and Automation Society”, shpjegon se “aplikimet mund te jene te destinuara per te dyja sekset, per nje performance me te mire dhe te pershtatshme per bleresin, ne krahasim me ate cfare ofrojne aktualisht lodrat e seksit. Edhe pse parashikimi im eshte se do te jete femrat ato qe do te jene bamireset kryesore te teknologjise se re, jo per gje tjeter se per ceshtjen e performances dhe paraqitjes qe nje makine mund te garantoje perpara nje burri ne kocka e lekure”.

    Ne te vertete, deri me tani, objektet ne qarkullim qe i afrohen me teper lodrave erotike me te zhvilluara, jane te destinuara per meshkujt. Mjafton t’i hedhesh nje sy Amandes, Stefanise, Lis, Tamit dhe Kaorit: Gjokse qe shperthejne, jete pa pike celuliti, ndertojne ushtrine e vogel te “Real Dolls” (kukullave reale), ne shitje me nje cmim prej 7 mije dollare secila. I vetmi perfaqesues mashkull eshte Carli: shikim i zbrazet, muskuj ne dukje dhe, ne te kundert me ate cka mund te presesh, nje organ te permasave normale. E reja e ketyre krijesave ne fakt eshte e qarte: jane teresisht te pajete, pra nuk pranojne asnje nderaktivitet.

    Edhe me e zhvilluar eshte “eksperienca e shijuar” qe levruesve te ketij lloji u premtohet nga Andi, nje robot femeror e shpikur nga Majkell Harriman, nje mekanik aeronautik nga Nurimbergu: Kukullza seksi gjermane ka brenda saj nje zemer artificiale qe i shton te rrahurat gjate raportit seksual, nje radiator qe rrit temperaturen trupore per te simuluar eksitimin, nje speaker (boks) te lidhur me zemren artificiale per te prodhuar renkime, nje dispozitiv per te levizur mesin, nje sistem per clirimin e sekrecioneve false vaginale dhe nje silikon teper te bute per te dhene ndjeshmerine e takimit me lekuren e nje trupi njerezor. Dhe embelsira per ne fund, shpikesi - qe krijon ne menyre artizanale nje per nje ekzemplaret - e ka pajisur me mikrocip tek veshet: Mjafton te shqiptosh disa fraza standarde dhe Andi me shume dashuri te pergjigjet. Zonjusha artificiale, se bashku me kusheriren Loli eshte ne shitje ne sitin e internetit www.andydroid.com: eshte e gjate 1.59, peshon 38 kilogram dhe kushton 5.280 euro. Loli kushton disi me pak (3.860 euro), por eshte pak me e shkurter (1.40 metra), ndersa top modelja Lini (1.85 metra) eshte ende duke u projektuar.

    Kukullat te buzeqeshin dhe modelet baze edhe mund te “personalizohen” me permasa te ndryshme te gjoksit apo me nje sere parukesh ose te tjera opsione, por qe sigurisht e rrisin cmimin. Kohet e fundit, koleksionit i eshte shtuar edhe nje mashkull, Naks, nje tullac prej 1 meter e 92 centimetrash qe mund ta marresh ne shtepi per shifren e 7.460 eurove. Me terheqese dhe me potenciale me interesante jane robotet femerore japoneze si Actroid: kembe te gjata dhe me pamje si top modele, ne gjendje te levize krahet natyrshem dhe te alternoje 40 shprehi te ndryshme te fytyres, deri me tani ka kryer vec funksione hostess (mbi te gjitha ne panairet elektronike), por eshte padyshim fantastike (ne internet: www.kokoro-dreams.co.jp). Edhe Repliee Q1, nje brune me lekure silikoni e krijuar ne modelin e nje "anchorwoman" te famshme japoneze nga Hiroshi Ishiguru i Universitetit te Osakas, ka pamje dhe permasa te pelqyeshme, edhe ne daljen e saj te pare publike (vitin e kaluar) u prezantua me pantallona dhe me nje xhakete ngjyre roze. Nga ana teknike, te transformosh Actroid apo Repliee ne kukullza seksi nuk duket dhe aq e komplikuar si ceshtje.

    Pasojat sociale per “boom”-in e hipotizuar te roboteve erotike, duhet te jene te ndryshme dhe ende per t’u pare. Profetet e robotizmit seksual imagjinojne se efekti i pare do te ishte nje reduktim drastik, pse jo ndoshta fundi, i zanatit me te vjeter ne bote. “Studimet e psikologjise dhe sociologjise”, shton Levai, “tregojne se njerezit shkojne me prostitutat per disa arsye te ndryshme, por me kryesorja sigurisht mbetet ajo e te berit seks pa perfshirjen e asnje ndjenje emocioni. Me siguri makinat, me shume se sa qeniet njerezore, do te jene ne gjendje ta permbushin kete nevoje”. Me kete perfundim bashkohet dhe Franka Formenti pjese e skuadres “Bio Doll’s Mouse”, nje sit qe ka si protagoniste absolute nje grua virtuale ne limitet e seksit “hard” (te forte): “Robotet seksuale do te pajisen shpejt me detektore dhe sensore ne gjendje te perceptojne cfaredo stimuli fizik dhe elektromagnetik. Kjo eshte arsyeja pse prostitutat e sotme dhe zhigolote jane te destinuar te behen nje klase te papunesuarish”.

    Ne Japoni, pervec te tjerash, sipermarresi Hajime Kimura, duke vene re suksesin e shitjeve te “Real dolls”, krijoi “tsurekomi ryokan”, hotelin e dashurise ne brendesi te te cilit, per 85 euro, 24 ore ne 24, mund te kesh ne dispozicion per rreth nje ore nje Venus sintetike, qe mund ta zgjedhes sipas gustove mes 17 modeleve te ndryshem. Te testuara ne menyre eksperimentale ne Tokio, ne me pak se dy vjet hotelet jane shumuar aq shume sa per tu kthyer ne nje zinxhir tu shperndare ne te gjithe vendin.

    Suksesi i kesaj nisme, por dhe cmimi teper i larte i ketij seksi me robote, te ben te mendosh se tregu, te pakten ne fazen e pare, do te jete me i shume ne marrjen me qera se sa ne blerjen e tyre. Edhe pse dinamika psikologjike dhe emocionale ne raportin njeri-makine nuk eshte gjithnje e parashikueshme: fotografja Elena Dorfman (autore e imazheve qe ilustrojne kete shkrim) i ka hyre me ne thellesi kesaj teme duke folur me zoteruesit e kukullave ne Shtetet e Bashkuara duke zbuluar se “ndonjehere gdhenden dhe lidhje thuajse sentimentale: kam takuar disa burra, qe ne asnje lloj menyre nuk duan ta nderrojne partneren e tyre artificiale”. Ne fund te fundit, nese ne lidhemi fort me makinen tone apo me bicikleten, ne te njejten menyre mund te lidhemi edhe me nje objekt qe na dhuron nje kenaqesi edhe me te madhe.

    Gjithsesi, sipas eksperteve, mes efekteve anesore te ketyre makinave mund te kete disa te tilla. Si per shembull, shtimi i asaj cfare sot ne e quajme perversitet: ne terma te tjere, do te kete nga ata njerez, te cilet do te eksperimentojne mbi robotet ate lloj eksperiencash qe, per arsye te tjera, nuk duan t’i kryejne direkt me njerez te vertete. “Eshte per t’u pritur nje shumim i roboteve per te gjitha shijet: Shume do te gjejne eksituese eksperimentimin e te formave te erotizmit ekstrem me kukullat e seksit, dhe ndoshta per kete do te thirren si te ndryshem”, thote Levai. Monika Maxhi, eksperte ne kulturen seksuale dhe transgjinore tregon: “Robotizmi seksual eshte ose do te kerkohet edhe per te thyer kufij te rinj. Mendoj, per shembull, nje mashkull qe vendos t’i dhuroje shoqes se tij nje eksperience lesbike, ose te provoje nje raport me nje mashkull dhe nje femer tjeter, apo te testoje nje seks ne grup me disa robote njeheresh. Dhe gjithnje pa zvarritje sentimentale, pa xhelozira dhe pa patur friken e ndonje rivali”.

    E gjitha kjo, natyrisht, derisa roboti te mbetet vec nje diapozitiv teknologjik pa mendim dhe vullnet te vetin. Por, “brenda 2020”, sic profetizon studiuesi i se ardhmes Ian Pirson, “zhvillimi i inteligjences artificiale do te beje qe robotet te kene nje ndjenje koshience”. Ne ate cast, do te ngrihen te tjera ceshtje delikate, qe do t’i kalojne fushat qe rrjedhin mes psikologjise dhe robotizmit. Dhe nje dite, ndoshta roboti i seksit ne gjendje te kete shijet e tij….

    Ne keto faqe: reportazhi i realizuar nga fotografja Elena Dorfman mbi jeten e atyre njerezve qe kane blere "kukullat reale" (ne silikon) ne Shtetet e Bashkuara

    Te tjera imazhe te "kukullave reale" Made in USA. mjaft te ngjashme me njerezit e vertete, jane ende difektoze ne profilin teknologjik: nje fushe, kjo, ne te cilen jane kaluar nga robotet qe krijohen ne Gjermani dhe Japoni.
    #VamosArgentina

  9. #229
    Shpella e Kristaleve te Gjigandeve

    Miniera Naica ne Chihuahua, Meksike eshte nje miniere aktive e njohur per kristalet e saj te jashtezakonshme. Naica ehste nje minier zinku dhe argjendi ku jane gjetur dhe damare te tere te cilet permbajne kristale seleniti (gipsium) te medhaja ne nje diameter prej 1.20 metra dhe mbi 17 metra te gjate.

    Dhomeza qe permban keto kristale njihet si Shpella e Kristaleve te Gjigandeve dhe ndodhet rreth 1 mije kembe nen shtratin e gurte gelqeror te minieres. Kristalet jane forumuar nga lengjet hidrotermale te dala nga magma e dhomave me poshte. Shpella u zbulua ndersa minatoret germonin ne damaret e Naicas per te cilat trembeshin se mund te permbytnin minieren. Shpella e Shpatave eshte nje tjeter dhomez ne Minieren e Naicas qe permban kristale te ngjashme per nga madhesia.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #230
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nasa, Pamjet e rralla nga fusha manjetike qe pershkon diellin





    Fusha magnetike e Diellit ėshtė shumė mė dinamike dhe e turbulluar nga ē’dihej deri tani. Kėtė e tregojnė pamjet e rralla tė yllit tonė tė botuara nga Nasa. Fotot janė realizuar nga sonda hapėsinore ndėrkombėtare Hinode. Hinode, qė nė gjuhėn japoneze do tė thotė "agim", u lėshua mė 23 shtator 2006 pėr tė studiuar fushėn magnetike tė Diellit si dhe pėrhapjen e energjisė sė tij nė shtresa tė ndryshme tė atmosferės diellore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-08-2007 mė 12:59
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #231
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Lightbulb Gjeni lind apo bėhesh?!

    Si te behesh gjeni? Pak fat dhe punė shumė

    Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", tė pėrcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbėsore ėshtė studimi i mirė.


    Sekreti nė njė formulė. Talenti nuk ėshtė gjė pa aplikim

    Gjeni lind apo bėhesh? Njė diskutim shumė i vjetėr, i cili kėtė radhė ka marrė pėrgjigjen "shkencore". Studimi i parė analitik i kėtij problemi ėshtė verdikti qė kanė dhėnė ekspertėt: gjeni bėhesh (ose mė mirė lind dhe bėhesh). Njė dozė e talentit natyral ėshtė patjetėr e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet qė ta kultivosh me shumė studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumė punė. Kjo vlen pėr shkencėn nė pėrgjithėsi dhe pėr artet kreative, duke filluar qė nga shahu dhe disiplina tė tjera sportive. Pėr ta afirmuar kėtė tė fundit ka dalė njė libėr: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili ėshtė publikuar nė kėto ditė nė "Cambridge University Press". Tezat janė se aftėsia, tė cilėn nė shumė raste ne e pėrcaktojmė si talent ose gjeni, nuk ėshtė fryt i njė dhurate tė natyrės, por ėshtė rezultati i njė kombinimi tė aftėsisė sė lindur dhe instruksioneve tė larta dhe njė pune shumė tė madhe. Nė thelb tė studimit tė tezės sė publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet tė harrohet ideja qė talenti ose cilėsi tė tjera tė lindura janė gjėra qė u pėrkasin vetėm "kokave" tė mėdha. Gjenialiteti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrzierje mes talentit tė lindur, studimit dhe aplikimit pėr tė prodhuar rendiment shumė tė lartė pune. Sipas Ernest Hemingway (nė fushėn humaniste) dhe Thomas Edison (pėr atė shkencore) tregohet se gjeni ėshtė 1 pėr qind talent (frymėzim krijues) dhe 99 pėr qind punė. "New Scientist" tregon "formulėn e gjenialitetit": 1 pėr qind fat, 29 pėr qind shkollė e mirė dhe 70 pėr qind punė.

    Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetėve", qė pėrbėhet nga talenti i lindur si dhe nga tė paktėn dhjetė vjet qė nevojiten si praktikė, punė serioze dhe intensive pėr tė arritur majėn. Njė analizė te 120 atletė, aktorė, artistė, matematikanė dhe shkencėtarė, e bėrė nga psikologu i famshėm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se ēdo njeri i ekzaminuar ka bėrė dhjetėra studime dhe ushtrime para se tė fillonte studimet ndėrkombėtare.

    Secili prej tyre ka pasur njė kėshillues, njė figurė kryesore qė e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatė kohės.

    Nė tezėn e Universitetit tė Cambridges citohen raste tė famshme: Mozarti i binte violinės kur ishte vetėm 3 vjeē si dhe kompozonte simfoni nė moshėn shtatėvjeēare. Ndėrsa nė adoleshencėn e vonė ka prodhuar muzikėn qė e bėri njė gjigand nė kėtė fushė; Einstein ishte njė nxėnės mediokėr dhe i pavullnetshėm; vetėm atėherė kur iu pėrkushtua fushės sė tij tė preferuar dhe pėr tė cilėn kishte talent, ai "shpėrtheu"; Tiger Woods ka mėsuar qė ta luajė golfin para se tė ecte, por mbi tė gjitha ka qenė stėrvitja e vazhdueshme qė e ka bėrė tė jetė mė i miri (e njėjta gjė vlen edhe pėr Pete Sampras dhe Michael Jordan).

    Mes individėve fatlumė qė lindin me njė dozė talenti nė njė fushė tė caktuar, vetėm studimi dhe intensiteti praktikues bėjnė dallimin: ky njeri bėhet gjeni, kurse tjetri vetėm njė zbatues i mirė.

    "Mė falni, nga kėtu si arrihet nė Carnegie Hall? - tempulli i muzikės klasike nė Nju-Jork ka qenė njė batutė e konservatorėve amerikanė. Pėrgjigja ironike ishte:
    " Me shumė praktikė ".
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  12. #232
    Kompjutera qe autoevolojne


    Per dekada te tera njerezit jane perpjekur qe te replikojne mendjen njerezore duke perdorur gjithmone e me shume programe te sofistikuara per te arritur kete qellim. Dhe me ne fund nje ekip norvegjez i Universitetit te Oslos arriti te beje te pamunduren te mundur duke krijuar gjeneraten e re te hardware.

    Cdo krijese ne natyre eshte nje prodhim i evolucionit dhe ajo qe ka realizuar ekipi nga Norvegjia eshte shtimi i evolucionit tek hardware. Aktualisht ndryshmet ne hardware ekzistues mund te behe vetem nepermjet programeve.
    Por ne rastin e shpikjes norvegjeze ata kane vendosur nje pale 'gene' ne brendesi te hardware dhe keto gene gjejne dizajnimin e hardware i cili eshte me efikasi per te realizuar nje funksion te caktuar. Pikerisht si ne boten reale ku duhen 20-30 mije gjenerata deri sa sistemi te gjeje dizajnimin perfekt per te zgjidhur nje problem te caktuar, ne rastin e hardware kjo ndodh brenda disa sekondave.

    Ekipi filloi te eksperimentonte kete menyre ne vitin 2004 kur krijuan per here te pare pulen robot te quajtur "Henriette". Kjo pule perdorte evolucionin, pra kete program te bazuar ne kohe per te mesuar si te ecte me forcat e saj.

    Me kete sistem gjerat thjeshtohen shume pasi kur nje programues harton nje program ai nuk mund te mendoje per cdo detaj qe mund te ndodhi si psh ne rastin nese dergohet nje robot ne Mars dhe ky bie ne nje grope. Por me kete sistem te ri pra nepermjet evolucionit ky robot mund te vetemesoje sesi te kacavirret dhe te dali nga gropa pa ndihmen e njeriut.

    Dhe kjo eshte ana e mrekullueshme e ketij sistemi. Pra nje robot i bazuar ne evolucion mund te zgjidhi cdo lloj problemi brenda disa sekondave pa patur nevoje fare per nderhyrjen e njeriut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #233

  14. #234
    Po ashtu kompania e mirenjohur Apple ka bere gati te hedhi ne treg serine e re te nje sistemi telefoni celular i cili eshte konsideruar si nje revolucion ne fushen e teknologjise pa tela. Ky telefon te lejon te besh nje telefonate vetem duke mbeshtetur gishtin ne emrin e personit te desheruar dhe po ashtu eshte thjeshtuar shume sinkronizimi me kompjuterat shtepiake, PC, MAC apo dhe vete sherbimet e internetit.

    Foto 1

    Ndersa Foto 2 eshte modeli tjeter qe pritet te pasoje te parin dhe funksionet pervec atyre vizuale dhe grafike jane edhe me te shumtat.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  15. #235
    Foto e Mrekullueshme e Pleiadeve

    Imazhi i meposhtem i perket grupit yjor Pleiadet ose sic njihet ndryshe Shtate Motrat. Kjo foto eshte realizuar nga Spitzer Space Telescope.
    Eshte nje nga fotot me te bukura te realizuara ndaj ketij grupi yjesh qe ndodhet 400 milion vjete drite larg Tokes ne drejtim te konstelacionit te Demit. Ky grup eshte formuar vetem 100 milion vjete me pare dhe ne raport me vjetersine e diellit tone eshte thjesht nje bebe ne pelena.
    Qe ne lashtesi ky grupim eshte njohur me emrin Shtate Motrat ose Pleiadet dhe ne mitologji yjeve i jane vene keto emra: Alcyone, Electra, Maia, Merope, Taygeta, Celaeno and Asterope.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #236
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Pothuaj Njeri...

    "Almost Human, and Sometimes Smarter" titullohet artikulli i botuar kete jave ne seksionin e Shkences te gazetes prestigjoze New York Times. Artikulli mund te aksesohet online (pa patur nevoje per login) ne kete adrese: http://www.nytimes.com/2007/04/17/sc...ml?ref=science .

    Me pak fjale, paleontologet dhe biologet evolucioniste hedhin argumente rreth mendjes se shimpanzeve, primatet e te cileve presupozohet te kene qene nje nder grupimet e primateve tane rreth 4-6 milion vite me pare. Specifikisht diskutohen disa aftesi te shimpanzeve, si memorizimi afatshkurter dhe afatgjate, ne krahasim dhe kontrastim me mendjen homo sapiens.

    Artikulli mbyllet me nje kujtim te nje shkencetari (Goodball): "In that time, they have impressed scientists with physical and emotional reminders of their kinship to humans and their occasional triumphs over them at a computer screen."

    A jane rastesi keto shenja korrelacioni te mendjeve te dy krijesave te se njejtes Mbreteri? A eshte trilli i evolucionit nje fantazi tjeter e mendjes njerezore? Une besoj qe jo. Besoj gjithashtu, ne baze te argumentave te shumte shkencore, qe evolucioni, me teper se sa nje trill, eshte nje teori e mirefillte shkencore. Ky artikull (per publikun e gjere) eshte nje nder miliona te tjere qe hedhin drite mbi pikepyetjet e medha rreth fazave te evolucionit kompleks (makroevolucionit) te specieve.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  17. #237
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Reshje Bretkockash ne Serbi

    Trafiku u desh te paralizohej dhe banoreve lokale ju desh te mbylleshin neper shtepi pasi mijera bretkocka rane nga qielli ne nje fashat te Serbise.

    Banoret e fshatit Odzaci u shprehen per 'Dayli Blic': kujtuam se erdhi fundi i Botes.Aleksandar Ciric u shpreh: I pashe bretkockat e vogla duke rene nga qielli! Ishin me mijera.Nje tjeter banor u shpreh: Kjo re e madhe erdhi kaq befasisht dhe ngjyra e forma e saj ishin teper te quditeshme.Ne po mendonim se c'fare do ishe kur papritur Bretkocka filluan te binin nga qielli!Per momentin menduam se ndonje aeroplan qe transportonte Bretkocka mund te kishe shperthyer ne ajer.Por klimatologu expert Slavisa Ignjatovic thote se ka shpjegim shkencor per kete fenomen.Ky i fundit thote se cikloni (era peshtjellese) mund ti kete thithur bretkockat nga ndonje Liqen,lume apo kudo cofte duke i fluturuar siper fshatit Odzaci nga ku kane filluar te bien ne forme reshje.Sipas tij eshte nje fenomen i njohur Shkencor.



    Burimi
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  18. #238
    Mos valle telefonat celulare po shkaktojne zhdukjen e bleteve?


    Shkenctaret deklarojne se radiacioni qe leshojne telefonat celulare jane eshte shkaktari qe po kontribon ne zhdukjen misterioze te kolonise se bleteve.


    Duket si skenar i pabesueshem i nje filmi horrorr por disa shkenctare shprehen se dashuria jone e madhe per telefonat celulare mund te shkaktojne nje mungese tragjike te ushqimit mbas prishjes se balancave natyrore dhe demtimit drastik te ekosistemit.
    Ata kane dale me teorine se radioaktiviteti qe leshohet nga telefonat mobile dhe aparatura te tjera te teknologjise se larte, jane nje pergjigje e mundeshme per nje nga misteret me te cuditshme qe eshte duke ndodhur ne boten natyrore - zhdukja e papritur e bleteve te cilat pllenojne te mbjellat. Ne fund te javes se kaluar disa blete rrites deklaruan se fenomeni i cili filloi ne Shtetet e Bashkuara dhe me pas u shpernda ne Europe, ka filluar te behet i ndjeshem dhe ne Britani.

    Teoria eshte qe radioaktiviteti i ceculareve nderhyn ne sistemin e orientimit te bleteve duke i penguar ato qe te gjejne rrugen per ne hojet e tyre. Sado e pabesueshme qe te duket, tashme kemi evidenca per te provuar kete teori qe po shnderrohet ne fakt.

    Alarmi u leshua vjeshten e kaluar dhe tashme ka goditur gjysem e shteteve te Amerikes. Bregu perendimor thuhet se ka humbur 60 % te popullates komerciale te bleteve dhe Bregu Lindor 70 %.

    Po ashtu ne menyre masive ne internet dhe ne mediat elektronike ka filluar te qarkulloje nje citat i Einstein i cili eshte shprehur se: "If the bee disappeared off the surface of the globe, then man would only have four years of life left."


    pra nese bletet do zhduken nga siperfaqja e planetit, njeriut do i mbeten vetem kater vjet per te jetuar.

    Ky citat eshte duke u diskutuar gjeresisht madje perpara disa netesh u trajtua dhe nga stacione televizive si Discovery Channel Europe dhe stacione te tjera. Nuk dihet ende me saktesi nese citimi eshte i vertete apo thjesht nje mashtrim per te perhapur panik.
    Personalisht degjova nje emision te gjate ne stacionin radiofonik (i cili mund te gjehet ne internet me pagese) Coast To Coast (C2C) si dhe nje interviste te studiueses Linda Moulton Howe (e njohur per seriozitetin dhe te kaluaren e saj shkencore) te cilet jane te sigurt qe citati eshte i sakte dhe i shprehur nga Einstein. Ky eshte komenti i saj qe ndodhet ne fund te fotos te cilen do e postoj me poshte:

    Honey bees working a hive. Albert Einstein said, ” If honey bees become extinct, human society will follow in four years.”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #239
    Gur Misterioz Nga i Cili Rriten...FLOKE


    Ne 16 Mars 2007 u paraqit ne Beijing, Kine nje gur i pazakonte. Ky gur ka 'floke', pothuajse te njejta me ato te njeriut te cilat rriten nga 'koka' e tij.

    Guri ka nje ngjyre metalike gri, i lemuar dhe i rrumbullaket ne menyre natyrore. Po ashtu ka dhe nje shtrese te holle skalpi qe lidh 'floket' me vete gurin. Ngjyra e flokeve eshte gri si vete ngjyra e gurit. Floket rriten ne menyre teresisht natyrale dhe ne maje arrijne nje gjatesi prej 15 cm. Fija e flokut eshte paksa me e ashper se ajo e njeriut.

    Guri u gjet ne nje plazh dhe sipas drejtueses se Fashion Rock Cafe Miss Yong ky lloj guri quhet 'gur qe rrit floke'. Per aq kohe sa kushtet jane te duhura, fijet e flokut ne kete gur te rralle do vazhdojne te rriten. Jane gjetur vetem dy gure te tille me pare ne te gjithe boten dhe te dy jane ne Muzeumin e Taiwan.

    Ky gur eshte i vendosur ne nje vitrine te xhamte ne Fashion Rock Cafe qe ndodhet ne Digital Building ne fshatin Zhongguan te Beijing, Kine. Permasat e tij jane rreth 30 cm i gjate, 20 cm i gjere dhe 15 cm i lare.

    Vlera e perafert llogaritet te jete 10 milion yuan (rreth 1.3 milion $)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #240
    Shkenctaret jane te bindur se njeriu mund te shikoje te ardhmen


    Profesor Dick Bierman gjate studimit te detajuar te trurit te njeriut ka dale ne konkluzionin e plote qe ne si qenie njerezore kemi aftesi te shikojme te ardhmen.
    Eksperimenti i tij perpos studimit shume intensiv eshte kryer nepermjet nje skaneri duke u drejtuar ne krahun paranormal te fenomenit. Qellimi i eksperimentit te tij ishte te provonte pertej cdo dyshimi aftesine e qenieve njerezore per te parashikuar te ardhmen.
    Rezultatet qe u nxorren ekskluzivisht ne Daily Mail sugjerojne se njerez te zakonshem kane nje shqise te gjashte e cila i ndihmon ata qe te 'shikojne' te ardhmen.

    Nje studim i tille kaq i mrekullueshem mund te ndihmoje ne kuptimin shkencor te aftesive parashikuese te shume njerezve si dhe nje sere fenomene te tjera psiqike sic jane Perceptimet Ekstra Sensoriale, Perceptimi i njohur si Deja Vu si dhe nje mendjemprehtesi te pazakonte ne raste te caktuara.

    'Ne jemi te kenaqur qe mund te zbulonim bindshem qe njerezit kane aftesi te ndjejne te ardhmen perpara se te ndodhi' thote Profesor Bierman, nje psikolog ne Universitetin e Amsterdamit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 12 prej 34 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •