Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Regjistrimet e rralla nė Arkivin e Berlinit

    Me e vjeter se shteti

    Publikut i vjen nė dorė njė koleksion i rrallė muzikor nga dy epoka tė shek.20. “Discovering Albania” ėshtė albumi me incizimet mė tė hershme qė janė bėrė ndonjėherė ndėr shqiptarė, nė vitin 1903 dhe nga ekspedita e parė shqiptaro-gjermane e vitit 1957. Kėto pasuri janė nxjerrė nga Fonogram Arkivi i Berlinit dhe Muzeu Etnologjik – Muzeu Shtetėror i Berlinit. CD-ja ėshtė hartuar dhe komentuar nga studiuesi shqiptar Ardian Ahmedaja, ndėrsa restaurimi dhe pėrpunimi i zėrit ėshtė realizuar nga Albrecht Wiedmann. Publikohet nga Fondacioni Ulysses nė Tiranė, si pjesė e projektit DISMARC (Discovering Music Archives) mbėshtetur nga Bashkimi Evropian.

    Bėhet kjo premierė botėrore nė kuadėr aktiviteteve tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Por ky dokument muzikor mė i vjetėr se shteti shqiptar, hidhet nė qarkullim me tirazh 1000 kopje, jo pėr shitje, mė 23 prill, ora 15.00 nė Rogner. Gjatė atyre ditėve, 22-29 prill, mbahet nė Tiranė Konferenca e Dytė e ICTM Study Group for Multipart Music, qė organizohet nga Fondacioni Ulysses qė drejtohet nga artistja Emi Aliēka-Ebhardt. Emi ka ndjekur qysh prej fillimit ecurinė e publikimit tė CD-sė. “Dy arsye na shtynė tė publikojmė kėto regjistrime tė rralla” thotė ajo. “Sė pari qė muzika lokale nė Shqipėri ėshtė krejt e panjohur pėr publikun e huaj dhe sė dyti ishte i nevojshėm njė botim me cilėsi tė lartė teknike.”

    Albumi pėrmban regjistrime nga koleksionet “Traeger Albanien 1903” dhe “Stockmann Albanien 1957”. Kanė njė histori kėto koleksione kur, ku dhe si janė krijuar, informacion tė cilin publiku e merr bashkė me CD, nėpėrmjet njė trajtese nga etnomuzikologu Ardian Ahmedaja (Universiteti i Muzikės dhe Arteve tė Performuara, Vjenė) i cili e ilustron pėrshkrimin e koleksioneve me foto, skica, tekste tė kėngėve, sipas gjithė dokumentimit qė Paul Traeger dhe Erich Stockmann i kanė bėrė muzikės tradicionale shqiptare dhe kėngėve qė vazhdojnė tė kenė jetė edhe sot.

    Incizimet e para nga Traeger janė realizuar mė 1903 nė Shqipėrinė e Veriut. Kėto u rizbuluan nė mesin e viteve 1990 kur punohej pėr projektin “Ruajtja e koleksioneve tė muzikės sė hershme tradicionale – shpėtimi dhe transferimi nga koleksionet e famshme nė cilindra dylli dhe disqe vinyli nga Fonogram-Arkivi i Berlinit 1893-1954”.

    Etnografi gjerman Paul Traeger (1867-1933) udhėtoi disa herė nė Shqipėri dhe shkroi disa artikuj pėr revistėn shkencore tė Shoqėrisė Antropologjike tė Berlinit, ku objekt ishin vendet funerare dhe tumat nė Shqipėri e Maqedoni. Por nė fokus tė studimeve tė tij ishte edhe tipi i njeriut shqiptar. Nė udhėtimet e tij deri nė vitin 1904 e pati njeriun shqiptar objekt tė matjeve antropologjike.

    Por se ēfarė efekti dhe ēfarė gėzimi i kish dhėnė atij puna kėrkimore nė Shqipėri, duket nga pėrshkrimi qė bėn nė njė letėr dėrguar Shoqėrisė sė Berlinit, nga Tunizia pak pas kthimit prej Shqipėrisė. Shkruan: “… I mblodha kėngėt kryesisht ndėr fiset e pavarura tė maleve. Kėngė tė kėtij lloji, nė formėn e tyre tė pastėr, kanė qenė tė panjohura pėrpara. Kam mbetur krejt i befasuar – po pėrtėrihen studimet e mia filologjike mbi gjuhėn gjermane tė viteve tė rinisė – sepse kėtu, sikurse nė zakonet e tyre, karakteri i tyre arkaik nė formė dhe pėrmbajtje, ėshtė ruajtur qelibar.”

    Regjistrimet e Traeger-it janė vokale dhe instrumentale kryesisht nga krahinat e Mirditės dhe Shkodrės. Nina-nana kėnduar nga Ndre Marka Kola prej Nėnshatit tė Shkodrės; Kanga e Mamut Pashės interpretuar prej Maries nga Shkodra; Kangė majekrahi interpretuar nga Kolė Marashi prej Plantit; kėngė shoqėruar me instrumente tradicionale tamėrr, ēifteli, lahutė; kėngė qytetare prej Shkodrės kėnduar nga gra, muzikė luajtur nė fyell. Edhe kėto instrumente janė studiuar dhe skicuar hollėsisht nga Traeger-i.

    Studiuesi Ahmedaja thotė qė shumė pyetje mund ngrihen pėr kėto regjistrime. Pėr shembull si i zgjidhte Traeger-i instrumentistėt? “Emrat e tyre tregojnė se ata ishin tė gjithė katolikė”, pėrgjigjet studiuesi shqiptar duke hamendėsuar se antropologu gjerman mund t’i gjente interpretuesit e mirė pėrmes priftėrinjve katolikė. Ndoshta ngaqė Traeger-i mendonte se nė njė vend ku popullata ishte konvertuar prej shekujsh nė islam, tė krishterėt kishin arritur tė ruanin “kulturėn e vjetėr”, ato kėngė dhe atė muzikė qė ishte “vendase”. Kėtė thekson Ahmedaja e kėsisoj evidenton dimensionin historik tė kėtij koleksioni, ēka e bėn me shumė vlerė si pėr publikun, edhe pėr studiuesit.

    Gjysmė shekulli pas Paul Traeger-it vijnė regjistrimet e Erich Stockmann. Nė maj-korrik tė vitit 1957 ai ndėrmori tė parėn ekspeditė tė vėrtetė gjermano-shqiptare nė Shqipėri. Por edhe ky koleksion mbetet i panjohur pėr publikun ndėrkombėtar.

    Erich Stockmann (1926-2003) ishte i njohur nė komunitetin shkencor ndėrkombėtar si themelues mė 1962 i Rrethit tė Studimeve mbi Muzikėn Folklorike dhe drejtues i ICTM-sė nė vitet 1982-1997.

    Pala gjermane e ekspeditės pėrbėhej veē Stockmann-it, edhe nga Wilfried Fiedler (gjuhėtar) dhe Johannes Kyritz (teknik). Pala shqiptare nga Albert Paparisto muzikolog, pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė dhe Ramadan Sokoli, pionier i studimeve etnomuzikologjike nė Shqipėri. Kjo ekspeditė arriti tė bėjė pėr herė tė parė njė pasqyrė tė traditave vendase muzikore. Me gjithė kushtet e vėshtira ekipi regjistroi afro 30 orė. Regjistrime ndėr ēamėt e Shqipėrisė, ndėr arumunė dhe minoritarėt grekė janė njė pasuri e paēmuar e kėtij koleksioni. Mbi bazėn e kėtyre regjistrimeve janė botuar dy studime pėr muzikėn tradicionale ēame mė 1963 dhe 1966, njė libėr i tretė mė 1965 me autorė Erich Stockmann dhe Ėilfried Fiedler.

    Por albumi “Discovering Albania” pėrmban edhe regjistrime nė dialektin gegė prej koleksionit tė vitit 1957. Megjithatė janė mė tė shumta regjistrimet nga jugu nė thellėsi. Kėngė nga Toskėria dhe Myzeqeja, Labėria, muzikė instrumentale si pėr shembull “E qarė me gėrnetė Kolonjarēe” interpretuar nga Janushėt prej Leskoviku; E qarė me llautė po nga Janushėt e Leskovikut, disa prej kėtyre burrave tė lindur nė fund tė shek.XIX; Vajtim pėr djalin interpretuar nga Shin Spiropani prej Borshit; nga Ēamėria “Kėnga e Ēelo Mezanit” interpretuar nga grupi i burrave nga Vola pranė Igumenicės; “Ma ke belin shumė nazike” kėngė e kėrcyer e interpretuar nga grupi i burrave nga Podgori nė Maliq etj..

    Emi Aliēka-Ebhardt thotė se me kėtė lloj prezantimi tė trashėgimisė sė kulturės shqiptare vlerat e tė cilės i kalojnė kufijtė e Shqipėrisė, por duke qenė i panjohur, ka rėndėsi mėnyra se si i jepet publikut, vendas apo tė huaj. Prandaj po serviret si njė model publikimi muzikor. Pavarėsisht se botimi ėshtė nė gjuhėn angleze, pėr shkak tė kostos financiare, e pavarėsisht se pėr kėtė nuk ka kontribuar ndonjė institucion shqiptar.

    Konferenca

    Konferenca e Dytė e ICTM-sė, Study Group for Multipart Music mbahet nė Tiranė mė 22-29 prill. Ėshtė pėrgatitur nga Ardian Ahmedaja dhe Emi Aliēka-Ebhardt. Organizohet nga Ulysses Foundation (Tiranė) nė bashkėpunim me Institutin e Kėrkimeve pėr Muzikėn Folklorike dhe Etnomuzikologjinė nė Universitetin e Muzikės nė Vjenė. Pjesėmarrėsit, nga Ukraina dhe Spanja, nga Argjentina dhe Amerika e shumė vende tė tjera, trajtojnė nė temat e tyre aspekte tė traditave muzikore vendase. Fenomenet nga Shqipėria i trajton Eno Koēo dhe Ardian Ahmedaja.

    Gjatė kėtyre ditėve do tė ketė disa performanca nga grupet e ftuara si pėr shembull, koncerti “Lucente Stella” nga Ensemble Ex-Silentio, mė 23 prill nė Universitetin e Arteve, apo koncerti me kėngė sarde mė 27 prill.

    Elsa Demo - Shekulli
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Pala gjermane e ekspeditės pėrbėhej veē Stockmann-it, edhe nga Wilfried Fiedler dhe Johannes Kyritz. Pala shqiptare nga Albert Paparisto dhe Ramadan Sokoli. Me gjithė kushtet e vėshtira ekipi regjistroi afro 30 orė. Udhėtimit pėr nė Cakran
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Ardian Ahmedaja: Regjistrimet e rralla qė kam gjetur nė Arkivin e Berlinit

    Sillet nė Tiranė edhe njė CD me regjistrime tė rralla shqiptare. Ėshtė realizuar nga studiuesi shqiptar, Ardian Ahmedaja (i cili punon nė Institutin e Muzikės nė Vjenė) me materiale tė marra nga Arkivi Zanor i Berlinit. Janė regjistrime tė bėra nga 1903 nė Mirditė e Shkodėr nga Paul Treger, regjistrime tė vitit 1957 dhe tė viteve ’90

    Studiues nga vende tė ndryshme tė botės kanė ēelur dje nė Tiranė simpoziumin e dytė ndėrkombėtar tė Grupit Studimor pėr Muzikėn Shumėzėrėshe(njohur nė Shqipėri si polifonia). Organizuar nga fondacioni “Ulysses” nė bashkėpunim me Institutin e Studimit tė Muzikės Popullore dhe Etnomuzikologjisė pranė Universitetit tė Muzikės dhe Arteve tė Interpretimit nė Vjenė dhe MTKRS, ky simpozium synon promovimin e kulturės shqiptare dhe vendosje kontaktesh pėr bashkėpunime tė mėtejshme. Nė kėtė kuadėr, sillet nė Tiranė edhe njė CD me regjistrime tė rralla shqiptare. Ėshtė realizuar nga studiuesi shqiptar, Ardian Ahmedaja(i cili punon nė Institutin e Muzikės nė Vjenė) me materiale tė marra nga Arkivi Zanor i Berlinit. Janė regjistrime tė bėra nga 1903 nė Mirditė e Shkodėr nga Paul Treger, regjistrime tė vitit 1957 dhe tė viteve ’90. Ahmedaja tregon se ka shumė materiale tė tjera qė do tė donin kolona tė tėra pėr t’u botuar, e sipas tij vėmendja e institucioneve shqiptare duhet tė jetė mė e madhe. Nė kėtė kuadėr ai ka kritika edhe pėr ato pak aktivitete qė synojnė tė promovojnė muzikėn tradicionale, siē janė festivalet, sepse sipas tij, po dėmtojnė bartėsit e kėsaj muzike dhe pėrcjelljen e kėsaj muzike ndėr vite.

    Simpoziumi i dytė i Grupit Studimor pėr Muzikėn Shumėzėrėshe po zhvillohet nė Shqipėri. Pėr ēfarė tė do tė ndikonte ky organizim lidhur me traditėn muzikore shqiptare?

    Simpoziumi ėshtė pėrqendruar nė tri tema: kreativiteti nė muzikėn shumėzėrėshe, lidhja e muzikės lokale me atė fetare dhe ēmimet qė merr kjo muzikė nė paraqitjet publike siē janė festivalet. Gjatė konferencės, por edhe librin qė do tė botohet mė pas kėtu, Shqipėria do tė zėrė njė vend tė veēantė si vendi organizator i kėtij eventi dhe mė e rėndėsishme ėshtė qė futet nė hartėn e kėsaj organizate. Studimet etnomuzikologjike nė Shqipėri ende nuk ndihmohen nga universiteti ku nuk ka njė kurikul tė etnomuzikologjisė. Ky aktivitet mund t’i japė njė impuls tjetėr qoftė politikės apo institucioneve pėrgjegjėse qė tė hapet njė kurikul e etnomuzikologjisė nė Universitetin e Arteve.

    Mbi 20 studiues nga vende tė ndryshme tė botės do tė flasin pėr muzikėn shumėzėrėshe apo siē e njohim ne, polifoninė. Sa e njohin ata fenomenin shqiptar nė kėtė fushė?

    Praktikat muzikore shumėzėrėshe nė Shqipėri janė tė njohura nė njė rreth relativisht tė vogėl studiuesish jashtė shtetit, sepse nuk kanė pasur mundėsi tė bėjnė ekspedita dhe ta njohin kėtė muzikė. Ka vetėm njė ekspeditė profesioniste tė organizuar nė 1957 nga gjermanėt nė bashkėpunim me specialistėt shqiptarė, por pas prishjes sė marrėdhėnieve politike, specialistėt vinin vetėm pėr Festivalin e Gjirokastrės dhe ishin gjithnjė tė shoqėruar. Por ata qė e njohin kėtė muzikė e ēmojnė shumė jo vetėm nga ana muzikore, por edhe pėr faktin se njerėzit e kėndojnė kudo, nė skenė, nė shtėpi, mes miqve. Ata janė tė kėnaqur qė gjatė aktiviteteve do tė dėgjojnė edhe kėngėtarė shqiptarė.

    Ju keni realizuar edhe njė CD me incizime tė hershme shqiptare. Nė ēfarė viti datojnė dhe ku janė regjistruar?

    Janė regjistrime tė nxjerra nga Arkivi Zanor i Berlinit, i formuar mė 1900, i dyti pas arkivit tė Vjenės(1899). Atėherė incizonin nė cilindra dylli dhe nė bazė tė fuqisė qė jep zėri njė gjilpėrė linte gjurmė nė dyllė dhe po me kėtė gjilpėrė mund ta pėrktheje sėrish nė muzikė. Nė Arkivin Zanor tė Berlinit ka njė koleksion jashtėzakonisht tė madh nga e gjithė bota, i cili u ēua nė Rusi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Deri nė 1991 u quajt i humbur, por u kthye dhe pėr fat tė mirė nuk ishte i dėmtuar. Ata nisėn njė projekt dixhitalizimi tė kėtyre koleksioneve. Nė vitin 2002 mė ftuan mua tė dėgjoja kėto disa regjistrime tė bėra nė 1903 nga Paul Treger e tė bėja njė studim mbi to, njė punė qė zgjati 2 vjet. Puna u ēua mė tej nė 2008, kur unė konkurrova nė njė projekt tė Bashkimit Europian pėr realizimin e 2 CD me incizimet e kėtyre arkivave. Pėrveē incizimeve tė 1903, aty gjenden edhe regjistrimet e ekspeditės sė 1957-s dhe disa tė tjera tė bėra nga gjermanėt nė vitet ‘90. Pikėrisht nė kudėr tė kėtij aktiviteti, bashkė me fondacionin “Ulysses”, vendosėm ta sjellim kėtė CD edhe nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė.

    A ka njė historik tė kėtyre regjistrimeve?

    Paul Treger ka qenė 30 vjet sekretar i Shoqatės pėr Historinė e Vjetėr dhe Arkeologjisė nė Berlin. Si bir i njė fabrikanti tė pasur, kishte mundėsi tė lėvizte dhe ka qenė i interesuar pėr Ballkanin. Nga 1899 deri mė 1903 ka ardhur ēdo vit nė Shqipėri, i interesuar veēanėrisht pėr arkeologjinė, por edhe pėr shqiptarėt, duke bėrė kryesisht studime tė karakteristikave tė kėtyre njerėzve(madhėsia e kokės, forma). Nė 1903 ka marrė mjetet pėr tė incizuar dhe ka bėrė regjistrime nė Mirditė dhe Shkodėr, pasi ai besonte se atje ishin katolikėt qė nuk ishin prekur nga regjimi otoman dhe ishin shqiptarė tė vėrtetė, gjė qė nga ana teorike kjo sot nuk qėndron. Nė kėtė punė tė tij ėshtė ndihmuar edhe nga priftėrinjtė, tė cilėt kishin bėrė njė zgjedhje shumė tė mirė tė kėngėve. Unė nuk kam gjetur akoma njė informacion tė veēantė qė mund tė ketė dhėnė pėr kėtė vizitė nė Shqipėri.

    Ju keni gjetur po ashtu edhe incizime tė vitit 1957. A ka materiale tė tjera ende tė pastudiuara nė Arkivin Zanor tė Berlinit?

    Pėrveē incizimeve, ka instrumente tė muzikės qoftė nga 1903 qoftė nga 1957, tė cilėt i kanė blerė gjatė vizitės nė Shqipėri. Paul Treger ka vizatuar shumė bukur sende tė jetės sė pėrditshme, instrumente, djepe, vegla pune, armė, ndėrsa ka njė koleksion shumė tė bukur fotografish nga ekspedita e 1957-s, materiale qė po tė botoheshin do tė bėnin njė kolanė mė vete. Nė kėtė arkiv nga Treger janė 28 incizime dhe 30 orė regjistrime nga ekspedita gjermane e ’57-s. Por unė jam nė dijeni qė materiale ka edhe nė arkivat e Hungarisė, Danimarkės, Vjenės, Anglisė, te shqiptarėt nė Amerikė. Ne flasim pėr muzikėn, por janė shumė tė rėndėsishėm edhe njerėzit qė e bėjnė kėtė muzikė, tė cilėve nuk u krijojmė kushtet qė duhen.

    Mendoni se do tė rrezikohet nga zhdukja kjo muzikė?

    Muzika do tė jetojė, sepse njerėzit nuk rrinė dot pa muzikė, por a do tė jetė e njėjta edhe pas 100 vjetėsh? Kjo nuk mund tė thuhet me saktėsi, sepse ka shumė faktorė qė ndikojnė. Institucionet duhet tė kthejnė vėmendjen te njerėzit qė e bėjnė muzikėn. Ėshtė shumė mirė qė bėhen festivale, por duhet tė ndryshojė konceptimi i tyre, sepse pėr kufizimet qė u vėnė pjesėmarrėsve, mė duken ende si nė kohėn e komunizmit. Tė marrim si shembull edhe Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės. Shumė grupe qė pėrgatisin nga 6 orė material muzikor, ngjiten nė skenė pėr tė kėnduar vetėm gjysmė ore. Si mund t’i lėsh njė lahutari vetėm 7 minuta kur njė kėngė me lahutė shkon deri nė 1 orė e gjysmė. Ėshtė njėlloj sikur tė bėjmė njė krahasim me njė film artistik: ai zgjat njė orė e gjysmė dhe 3 minuta ėshtė reklama qė i bėhet. Kėtė bėjmė edhe ne me muzikėn tradicionale, bėjmė vetėm njė reklamė tė asaj qė ia paraqesim publikut si muzikė. Duhet tė ndryshojė mėnyra e organizmit tė kėtyre aktiviteteve. Disa nga kėngėtarėt qė kam takuar mė pyesin: e do kėngėn e shkurtėr?

    Praktika e gabuar e skenės i ka mėsuar t’i shkurtojnė gjėrat edhe nė pėrditshmėri dhe kjo humb cilėsinė pėr tė menduar nė distancė tė madhe kohe. Ne do tė shpresojmė tė bėjmė sa tė jetė e mundur qė kėngėtarėt dhe instrumentistėt tė mos ia lejojnė vetes qė tė tjerėt t’i thonė dil nė skenė, por ke vetėm dy minuta.


    Simpoziumi

    Pėrfaqėsuesja e fondacionit “Ulysses” nė Tiranė, Emi Aliēka, sqaron se ideja e kėtij simpoziumi ishte nevojshmėri pėr jehonėn e kulturės shqiptare jashtė vendit. “ICTM ėshtė njė grup shumė serioz nė kėrkime dhe studime dhe ishte rasti mė i mirė ta sillnim nė Shqipėri dhe tė krijonim njė platformė qė tė vendosnin marrėdhėnie mes institucioneve dhe institucionet shqiptare tė marrin pjesė nė kėto grupe studiuesish ndėrkombėtarė. Shpresojmė qė nė kėtė mėnyrė kėrkimi shkencor tė riaktivizohet nė Shqipėri, tė ketė vazhdimėsi dhe ne tė mirėmbajmė kulturėn tonė nė mėnyrėn e duhur, tė respektojmė bartėsit nė mėnyrėn e duhur dhe t’u japim terrenin e duhur pėr ta zhvilluar kėtė kulturė”, shprehet Aliēka.

    Oliverta Lila - Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Ka edhe regjistrime te ish-fotografit personal te Hitlerit, te quajtur Walter Frentz.

    Dokumentari i tij quhet Fahrtenbuch Albanien (1936).

    http://www.filmblatt.de/index.php?filmdokument-128

  5. #5
    Te dhena interesante permban dhe libri "6000 Kilometer durch den Balkan" te fotografit Iwan E. Hugentobler.



    Ja nje foto nga fshati Zėmblak:



    Nje foto tjeter:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-05-2012 mė 16:23

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2016
    Postime
    1

    Pėr: Regjistrimet e rralla nė Arkivin e Berlinit

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ka edhe regjistrime te ish-fotografit personal te Hitlerit, te quajtur Walter Frentz.

    Dokumentari i tij quhet Fahrtenbuch Albanien (1936).

    http://www.filmblatt.de/index.php?filmdokument-128

    Dokumentarin Fahrtenbuch Albanian te Walter Frentz e kemi ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit dhe eshte vertet shume interesant!
    Nje grup te rinjsh gjermane udhetojne neper Shqiperi dhe nepermjet udhetimit te tyre jepen shume informacion mbi kulturen, traditat dhe peisazhet e natyres sone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •