Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285

    Turqishtfolësit e Iliridës

    Kërkoj që të hap debat në këtë temë....

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.
    Aktualishte nuk kame kohe per momentin se do ti kisha shkruare nja tre faqe per kete problematike . Ne ish Jugosllavi ,dhe ne kete ish republike maqedone te jugosllavise me shume kishin dhe kane te drejta qytetare shqipetaret te regjistrohen si turqe ,se sa shqipetare .Nuk eshte per tu cuditur se nje pjese e madhe e politikanve shqipefolesa jane te regjistruare ne entin statistik si turqe ,pore merren me problemet e shqipetareve ne Maqedoni.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Aktualishte nuk kame kohe per momentin se do ti kisha shkruare nja tre faqe per kete problematike . Ne ish Jugosllavi ,dhe ne kete ish republike maqedone te jugosllavise me shume kishin dhe kane te drejta qytetare shqipetaret te regjistrohen si turqe ,se sa shqipetare .Nuk eshte per tu cuditur se nje pjese e madhe e politikanve shqipefolesa jane te regjistruare ne entin statistik si turqe ,pore merren me problemet e shqipetareve ne Maqedoni.
    Kur nuk kemi te bejme vete drejtperdrejte, na duket dicka shume negative kjo, behemi shume patriote. Por, nese çdo njeri nga ne do e mendonte me thelle, normalisht qe do bente ate zgjedhje qe i sjell me shume perfitime.

    Nese eshte e vertete qe keto shqiptare kane me shume te drejta si turq sesa si shqiptare, atehere mire e kane bere qe e kane deklaruar nje gje te tille. Nese politikaneve tane i "djeg" kjo gje, atehere le te bejne diçka per shqiptaret atje e do e shikoni qe kush eshte shqiptar nuk do mendohet dy here por do deklaroj se eshte i tille.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    E hapa kete teme sepse mendoj qe eshte ne interes te komunitetit.
    Nuk do filloj te bej nje analize numerike.Por nga gjith kjo qe po shoh dhe po hulumtoj, nje dukuri me ben te hamendem ne ate cka jemi dhe si veprojme ne Shqipetaret.
    Pa analizuar periudhen para luftes se dyte boterore per kete fenomen un kam nje qasje ndaj kesaj prblematike sidomos ne Iliride dhe Kosove.
    Qe te quhej "qytetar"(kasaballi) nje familje duhej te flase turqisht.Familjet qe kane levizur nga fshati ne qytet qe te mos thirreshin qojli(katundar)duhej qe te flisni ne familje turqisht.Turq nje nocion qe ska te bej me ne(mendimi im).Pa marre parasysh te gjitha lidhjet qe jane krijuar ne periudha te ndryshme ,feja migrimi i nje pjese te mire te trungut Shqipetar ne turqi me nje marreveshje famekeqe nga ana e shtetit turk dhe atij jugosllav gjoja per kethimin e komunitetit turk ne vendin ame(nga mbin gjith ata turq,xhaxhai im turk ishte,daja im a eshte edhe ai nje turk).
    Pushteti komunist ne periudhen e vet kishte privilegj per ata qe deklaroheshin turq.Shqipetar do te thoshte i perbetuar kunder shtetit.Keshtuqe per te mos e patur nje urrejtje te theksuar nga sllavet shqipetaret jane detyruar qe me mire them se jam turk sesa shqipetar keshtuqe nuk do ndihet i kercenuar por paksa i lemuar nga pushteti.
    Ne debat e siper me nje djale qe ndihej turk(nga Ohri) po e pysja se prej nga ka origjine qe ndjehet i tille.Gjyshi i tij nga Poumi i Struges gjyshja nga Frengova poashtu e Struges ,dy katunde qe njihen nga me te vjeterit ne keto ane me popullate te paster 100 % shqipetare.
    E pyeta se pse insiston ne kete qe ndihet turk kur te gjitha te dhenat flasin qe ti je 100 % shqipetar,ia thashe edhe kete se ata Shqipetar "pordhac" qe nuk kishin ***** ne mes te sllaveve te deklarojn veten ashtu si jane deklaroheshin si turq.
    Kjo dukuri ka tendence te ndryshohet por megjithate nje komunitet i mire i ketij trungu aderojne neper shoqata dhe parti turke,keshtuqe eshte shum problem i madh qe te njejtit te kthehen aty ku takojne.E njejta gje ka ndodhur edhe me shqipetaret ortodoks qe jane maqedonizuar totalisht(sterniperit e Qiriazeve te famshem nder ne) dhe se fundmi Branko Manojlovski qe ka deklaruar hapur qe i takon ketij gjaku.
    Edhe tek Arvanitasit eshte nje rrethane e ngjajshme.
    Jam plotesisht dakord me parafolesit ne lidhje me temen,dhe do te kisha dashur qe nga vendi qe aderojme te sjellim fakte nga intervista me keto persona qe vene ne dyshim te qenit Shqipetar.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Ne ndryshim nga ju, qe quani kasaballik dhe qytetari te qenurit turk, ne shqiperi fjala, turqi, turkoshak dhe anadollak eshte sinonim i injorances, fyerja me e rende qe mund ti besh dikujt.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga TOMY_X Lexo Postimin
    E hapa kete teme sepse mendoj qe eshte ne interes te komunitetit.
    Nuk do filloj te bej nje analize numerike.Por nga gjith kjo qe po shoh dhe po hulumtoj, nje dukuri me ben te hamendem ne ate cka jemi dhe si veprojme ne Shqipetaret.
    Pa analizuar periudhen para luftes se dyte boterore per kete fenomen un kam nje qasje ndaj kesaj prblematike sidomos ne Iliride dhe Kosove.
    Qe te quhej "qytetar"(kasaballi) nje familje duhej te flase turqisht.Familjet qe kane levizur nga fshati ne qytet qe te mos thirreshin qojli(katundar)duhej qe te flisni ne familje turqisht.Turq nje nocion qe ska te bej me ne(mendimi im).Pa marre parasysh te gjitha lidhjet qe jane krijuar ne periudha te ndryshme ,feja migrimi i nje pjese te mire te trungut Shqipetar ne turqi me nje marreveshje famekeqe nga ana e shtetit turk dhe atij jugosllav gjoja per kethimin e komunitetit turk ne vendin ame(nga mbin gjith ata turq,xhaxhai im turk ishte,daja im a eshte edhe ai nje turk).
    Pushteti komunist ne periudhen e vet kishte privilegj per ata qe deklaroheshin turq.Shqipetar do te thoshte i perbetuar kunder shtetit.Keshtuqe per te mos e patur nje urrejtje te theksuar nga sllavet shqipetaret jane detyruar qe me mire them se jam turk sesa shqipetar keshtuqe nuk do ndihet i kercenuar por paksa i lemuar nga pushteti.
    Ne debat e siper me nje djale qe ndihej turk(nga Ohri) po e pysja se prej nga ka origjine qe ndjehet i tille.Gjyshi i tij nga Poumi i Struges gjyshja nga Frengova poashtu e Struges ,dy katunde qe njihen nga me te vjeterit ne keto ane me popullate te paster 100 % shqipetare.
    E pyeta se pse insiston ne kete qe ndihet turk kur te gjitha te dhenat flasin qe ti je 100 % shqipetar,ia thashe edhe kete se ata Shqipetar "pordhac" qe nuk kishin ***** ne mes te sllaveve te deklarojn veten ashtu si jane deklaroheshin si turq.
    Kjo dukuri ka tendence te ndryshohet por megjithate nje komunitet i mire i ketij trungu aderojne neper shoqata dhe parti turke,keshtuqe eshte shum problem i madh qe te njejtit te kthehen aty ku takojne.E njejta gje ka ndodhur edhe me shqipetaret ortodoks qe jane maqedonizuar totalisht(sterniperit e Qiriazeve te famshem nder ne) dhe se fundmi Branko Manojlovski qe ka deklaruar hapur qe i takon ketij gjaku.
    Edhe tek Arvanitasit eshte nje rrethane e ngjajshme.
    Jam plotesisht dakord me parafolesit ne lidhje me temen,dhe do te kisha dashur qe nga vendi qe aderojme te sjellim fakte nga intervista me keto persona qe vene ne dyshim te qenit Shqipetar.
    Edhe kjo gjendje do te perkeqesohet sa vjen edhe me shume perderisa SHTETI SHQIPTAR SKA BO--T te ndihmoje Shqiptaret qe jetojne ne Skopje dhe ne Serbi pale ata qe jetojne ne Greqi(Arvanitasit) .Sherbimet Sekrete Turke po bejne me se miri punen e tyr per RINGJALLJEN E PERANDORISE OSMANE nje plan i cili ka disa 10-vjecare qe ka nisur dhe sic duket po shkon shume mire jo vetem ne SHQIPERI-SKOPJE-KOSOVE por madje madje edhe ne GREQI ka perparuar mjaf ky plan gjigand
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kermilli : 28-04-2012 më 13:10

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Tashti pas deklarates se Sales ne Turqi edeh em shume do te thone qe jane turq.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Kur nuk kemi te bejme vete drejtperdrejte, na duket dicka shume negative kjo, behemi shume patriote. Por, nese çdo njeri nga ne do e mendonte me thelle, normalisht qe do bente ate zgjedhje qe i sjell me shume perfitime.

    Nese eshte e vertete qe keto shqiptare kane me shume te drejta si turq sesa si shqiptare, atehere mire e kane bere qe e kane deklaruar nje gje te tille. Nese politikaneve tane i "djeg" kjo gje, atehere le te bejne diçka per shqiptaret atje e do e shikoni qe kush eshte shqiptar nuk do mendohet dy here por do deklaroj se eshte i tille.

    Po qe se flasim per nje histori te nje populli ,une mendoje se atehere duhet te hapet libra nga faqja e pare .

    Ne ish -Jugosllavi ,me sa kame pasur mundesi edhe pse ne ate kohe kame qene i ri ,kame kuptuare se nje pjese e madhe e shqipetareve komuniste ,per interesat e tyre ne regjistrim te popullates nje numer shume i madhe i shqipetareve ishin te regjistruare si jugosllave edhe pse nacionalitet jugosllave nuk ekzistonte .Regjistrimi i shqipetareve si jugosllave ju jepte mundesi me te lehta per punesim dhe te drejta te tjera ne jeten e perditshme

    Ne Maqedoni keto gjera ende vazhdojne me praktiken komuniste te para 20 vjeteve ,pra nuk ka asgje te qarte se ne te vertete sa eshte numri i sakte i shqipetareve ,sllavo-maqedoneve apo nacionaliteteve te tjera. Numri i shqipetareve zvogelohet edhe me shume sepse edhe mergimtaret te cilet kohen e fundit nga maltretimet qe behen nga shteti maqedon dhe shqipefolesave politikane ,jane detyruare qe te marrin nenshtetesite e po atyre vendeve ku jetojne dhe punojne ne evrope .

    Politikanet (perfaqesuesit e shqipetareve ne Maqedoni ,edhe pse flasin shqipe , eshte e mundur qe me regjistrimin e fundit,te jene te regjistruare si jugosllave turqe etj.etj. Nga gjithe praktika qe kane treguare politikanet shqipetare ne Maqedoni tregon se ata jane jo te sigurte ne vetevete ,dhe mandej ne popull.

    Turqia si shtete i fuqishem ushtarakishte,politikishte dhe ekonomikishte ne ballklane dhe evrope , per 10 vjetet e fundit kane punuare me te madhe qe ne ballkane sidomos ne teritorin e ish Jugosllavise te ringjalle nacionalitetin turke ,edhe pse me numer ishin te vogel ,pore aktualishte ky numer eshte rritur shume .

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Tashti pas deklarates se Sales ne Turqi edeh em shume do te thone qe jane turq.
    Realiteti dhe historia na tregon se ne shqipetaret jemi popull lakmuese .

    Islamizmin shqipetaret ne ballkane e pranuane nga lakmia per nje jete me te mire ,sepse ata te cilet pranonin fene islame nga Osmanlijte ,liroheshin nga tatimet dhe merrnin poste si Spahije apo Pashe . Pra rrushi duke e shqiquare rrushin eshte pjekur .

    Pe 20 vtetet e fundit ,jemi deshmitare se edhe nje numer shume i madhe i shqipetareve ne Shqiperi ,qe emigruane per interesa apo lakmi ,bene ndryshime ne nacionalitet ,duke u regjistruare si greke apo italiane . Gjithe keto lakmi ndoshta per 100 vjete do ti denoje historia ,si qe themi ne tashe se pse shqipetaret ne kohen e Osmanlijve pranuane islamin dhe nje pjese e tyre sote regjistrohen si turqe .

    Nje pjese e madhe e rilindasve tane ,u larguane nga Shqiperia ,dhe mbeten ne vendet e huaja duke e vajtuare atedheun me vjersha apo poezi ,pore familjet e tyre u asimiluane krejtesishte .

    Aktualishte ne Maqedoni ,po shtohet numri i etnitetit turke ,per arsye se po qe se regjistrohesh si nacionalitet turke ne Maqedoni ,edhe pse pakice ,te drejtat jane te avansuara ,sepse sllavo-maqedonet gjithemone jane friguare nga numri i madhe i shqipetareve si popullate .

    Ne kete raste ndoshta Turqia si shtete i mbrone me shume te drejtat e tyrqeve ne Maqedoni ,ose ky fenomene munde te jete edhe si interesa personale te popullates , sepse ne Maqedoni nuk denohet politikishte nje i regjistruare si turke ne krahasim me shqipetaret . Ne Maqedoni nuk burgosen turqit ne krahasim me shqipetaret . Ne luften e fundit 2001 , asnje turke nuk morri pjese ne lufte ,pore ata perkohesishte u larguane ne Turqi ,dhe me mbarimin e luftes jane kthyere te gjithe ne Maqedoni me bisneset e tyre dhe me te dreejtat e tyre bile bile ne ndonje raste edhe me te avansuara se te drejat e shqipetareve. si popull shumice ne Maqedoni .

    Keto veprime qe i bejne popullata ne si shqipetare s'duhet te prekemi a'spak per arsye se gjithe keto ndryshime vine nga politikanet shqipetare qe nuk jane aktive ,edhe pse jane ne Parlamente gjithemone ne kualicion me shkijet .

  11. #11
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    Ne ndryshim nga ju, qe quani kasaballik dhe qytetari te qenurit turk, ne shqiperi fjala, turqi, turkoshak dhe anadollak eshte sinonim i injorances, fyerja me e rende qe mund ti besh dikujt.
    Ne Maqedoni keta njeres si dembela Stambolli ,kane respekte te madhe si nga ana e Qeverise sllavo-maqedone , dhe njekohesishte edhe nga vete emri i tyre turkoshak . Personalishte nuk jame kunder atyre njeresve qe per interesa te tyre regjistrohen edhe si turqe ,sepse kete mundesi ju ka dhene shteti ,i cili ne kualicion formohet gjithemone me shqipetare udheheqes .

    Faji nuk mbetet ,ne popullaten ,sepse popullata eshte e lodhur ,dhe c'do kushe mundohet te zgjidhe problemet individualishte ,sepse ne menyre institucionale nuk ka mundesi te jetojshe si qytetare i barabarte .

    Politikanet shqipetare qe jane duke e udhehequr popullin ne Maqedoni ,gezojne te drejten e popullates shqipetare ,edhe pse kjo popullate nuk ekziston fare ne liste si etnitet shqipetare .

    Maqedonise dhe sllavo-maqedoneve ju duhet klani grupa shqipetare qe duhet para OKB ,te tregoje se ne kete Parlamente perfaqesohen edhe shqipetaret ,pore ne realitet ata perfaqesuese jane vetem sherbyese ,pa vota . Edeh shume kohe kjo politike do te vazhdoje ne Maqedoni .

  12. #12
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.
    Po qe se vazhdon kjo politike ,per nje kohe shume te shkurte shqipetaret si nacionalitet ne Maqedoni do te mbeten pakice mbas te regjistruareve si turqe .

    300 mije shqipetare nga Maqedonia ,kane emigruare ne shtetet e ndryshme te evropes dhe botes . Kjo popullate ,ne Maqedoni llogaritet si popullate jo aktive e ketije shteti ,sepse Maqedonias per kete raste perdoren edhe disa ligje te OKB, sepse nje individe i cili eshte i larguare permby 6 muaje apo 1 vite nga shteti ne fjale i merret e drejta per votim Parlamentare e komunal . Mergimtaret shqipetare qe jetojne jashte Maqedonise, kane edhe shume veshtiresi per te marre leter njoftim . Keo ligje kunder shqipetareve gjithemone jane marre ne Parlamentin e Maqedonise ne prani te vete perfaqesuesve shqipetare ,bile bile me ndihmen e kualicionit shqipetare.

  13. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Islamizmin shqipetaret ne ballkane e pranuane nga lakmia per nje jete me te mire ,sepse ata te cilet pranonin fene islame nga Osmanlijte ,liroheshin nga tatimet dhe merrnin poste si Spahije apo Pashe . Pra rrushi duke e shqiquare rrushin eshte pjekur .
    Pajtohem me ty, por nuk mund te quhet veçse lakmi nese je i okupuar nga nje superfuqi ( ne kete rast 500 vjet) qe perdore njehere metoden e dhunes per te treguar se çfare mund te ndodhe dhe pastaj te ofron edhe karroten.Per 500 vjet njeriu ndryshon, shume bilese.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Per arsye te turqizimit dhe arabizimit te shqiptareve e kam hapur nje teme te quajtur Islami kunder kombit ne te cilen eshte edhe ky artikull nga nje gazetar shqiptar , Valon Kurtishi , qe jep fakte me detaje :


    Si funksionon aleanca turko-maqedonase kundër shqiptarëve në Tetovë dhe në IRJM?::::::::::::::::::::::::::::::>Nga Valon Kurtishi




    Strategjitë dhe projektet publike e sekrete antishqiptare në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë asesi të marin fund. Madje kohëve të fundit janë duke u shtuar me elementë cilësisht të ri e më të fuqishëm. Janë duke u krijuar aleanca nga më të ndryshmet e më të çuditshmet që kanë për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve të këtushëm. Vazhdon me intensitet të përshpejtuar ritmi i asimilimit dhe deshqiptarizimit të shqiptarëve në Pollog. Në këtë strategji terroriste për uljen e numrit të shqiptarëve janë bashkuar nacionalizmat sllavo-maqedonas dhe nacionalizmi primitiv i vonuar në histori turk. Goditja kundër shqiptarëve është e koordinuar në mënyrë perfekte në mes këtyre dy nacionalizmave. Mjerisht, qarqet vendimmarëse politike të shqiptarëve të këtushëm janë duke i realizuar në praktikë planet djallëzore antishqiptare që i planifikojnë kuzhinat e Ankarasë dhe Shkupit.



    Në vazhdim do të japim një përshkrim të shkurtër me fakte konkrete e të pamohueshme se çështë duke ndodhur në disa sfera të jetës me shqiptarët në Fyrom, të cilët gjenden nën një kryqëzatë të frikshme nacionaliste turke dhe maqedonase bashkë. Kjo analizë sipërfaqësore dhe e shkurtër e disa veprimeve të nacionalizmit turk ndër ne, e tregon qartësisht intencën dhe seriozitetin me të cilin qeveria apo segmente të caktuara nacionaliste të qeverisë së këtij vendi në bashkëpunim me sllavomaqedonasit i ka hyrë dhe është duke e realizuar këtë projekt të tmershëm antishqiptar.



    1. Agresioni kulturor antishqiptar në median publike dhe private



    TVM (televizioni publik maqedonas), emeton 4 orë në ditë program në gjuhën turke duke i përvetësuar në bazë të përqindjeve të popullsisë tre orë nga programi në gjuhën shqipe. Kjo pasi 800,000 mijë shqiptarë kanë 12 orë program në gjuhën e tyre kurse më pak se 30,000 mijë gjoja-turq realizojnë 4 orë program ditor në mongolisht. Kjo edhe pse TVM paguhet dhe financohet nga paratë e taksapaguesve të këtij vendi të cilët janë 40% shqiptarë dhe vetëm 0,5% pseudo-turq!!!



    Pjesë e strategjisë terroriste për asimilimin kulturor të shqiptarëve është edhe emitimi i pesë filmave turqisht në televizionin antikombëtar ALSAT, si dhe ofrimi i shumave të mëdha financiare nga ambasada turke për çdo television i cili do të shfaqë filma në këtë gjuhë.

    Maqedonasit etnikë duke qenë të përkatësisë fetare ortodokse si dhe duke bërë pjesë në familjen e madhe gjuhësore sllave pa asnjë lidhje me aziatikët turkfolës, nuk rrezikohen në identitetin e tyre nacional nga këto filma turqisht. Goditjen më të madhe dhe kryesore nga këto filma turqisht e ka komuniteti shqiptar i cili duke qenë në krizë identitare shfaq tendencën e deshqiptarizmit dhe asimilimit në turq.

    Këtu punën e vet makiaveliste e bën shteti sllavo-maqedonas i cili i diskriminon shqiptarët dhe i favorizon në mënyra të ndryshme ata shpirtshitur shqiptarë që shpallen si turq. Në fillim edhe ne patëm menduar se kemi të bëjmë me një logjikë të thjeshtë të kërkesave të audiencës së gjerë apo logjikës së ekonomisë së tregut në shfaqjen e këtyre filmave të shumtë në gjuhën turke. Por na habiti shumë kërkesa e ministrit turk të kulturës që të shfaqen filma turk në hapësirën kulturore shqiptare. Këtu na lindën dyshime serioze. Çne ndërhyrja e njeriut të politikës turke në sferën private të filmit në televizionet e një vendi të huaj!?



    Gazetat në gjuhën shqipe janë shndërruar në ndihmësit kryesorë në fushatën për deshqiptarizimin e shqiptarëve. Në çdo vend të civilizuar dhe demokratik, media është në ballë të luftës për mbrojtjen e interesave të komunitetit të cilit i takon. Në Maqedoni, media shqipe është në ballë të luftës për shkatërrimin e shqiptarëve dhe ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare. Gazetat tona janë të mbushura me propagandë kulturore turke e aspak me propagandë aktive shqiptare.



    2. Goditja antishqiptare në arsimin publik dhe privat



    Goditja kryesore kundër shqiptarëve është koncentruar në arsim, e cila është më e rrezikshme pasi ka të bëjë me fëmijët që paraqesin ardhmërinë e çdo kombi. Arsimi kombëtar dhe kultura kombëtare janë shtyllat bazë ku qëndron një shtet modern, një komb modern, një shoqëri moderne. Në qytetet shqiptare të Shkupit, Strugës, Gostivarit, dhe së fundmi ka përpjekje edhe në Tetovë është hapur një shkollë private e quajtur “Jahja Kemal”, në të cilën nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhë turke si dhe i mësojnë lëndët histori kombëtare dhe gjeografi në gjuhët turke!!! Në këtë shkollë është e detyrueshme festimi i festave kombëtare turke kurse ato shqiptare as që përmenden. Në këto shkolla nxënësve që e mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe vetëshpallen si turq etnikë, shkollimi u jepet falas.

    Njëkohësisht shkolla të këtilla private bullgare, sërbe apo greke nuk ka në FYROM. Qeveria maqedonase ka marë masa të fuqishme që të mos lejojë asesi hapjen e shkollave publike apo private bullgare, sërbe dhe greke pasi ato rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve etnikë. Nga ana tjetër pjesa shqiptare e qeverisë në FYROM as që i kupton këto fenomene kombëtare dhe është duke e mbushur vendin me shkolla turke që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shkatërrimin identitar të shqiptarëve të këtushëm.

    Nga ana tjetër, kemi informacione të shumta të përfituara në rrugë operative për ekzistencën dhe funksionimin i një morie të shkollave private ilegale në gjuhën turke në Tetovë. Inspektorati i arsimit duhet urgjentisht me ndihmën e policisë të bëjë kontrolle dhe të zbulojë shkollat ilegale që janë duke i turqizuar fëmijët shqiptarë. Shkollat ilegale gjithkund në botë e minojnë sigurinë kombëtare dhe çdo shtet normal merr masa ligjore që të pamundësojë funksionimin e tyre.

    Inspektorati i arsimit të bëjë një kontroll dhe të mbikëqyrë punën në medresenë e Tetovës, pasi kemi informata të besueshme se atje në thyerje të qartë të ligjit mbi arsimin fillor ligjërohet në gjuhën turke për fëmijët shqiptarë, si dhe të njëjtët detyrojnë fëmijët shqiptarë që të mësojnë dhe recitojnë lutjet fetare në gjuhën turke.

    Në Shkup, një shkollë tërë u është marrë shqiptarëve nga policia sllavo-maqedonase dhe u është dhënë bastardëve dhe aptaridëve që flasin turqisht duke formuar artificialisht në vend të shkollës shqipe “LIRIA”, shkollën turke “TEFEJUZ”.

    Në shkollën fillore Brastvo-Migjeni në Tetovë, organet shkollore kanë lejuar hapjen e një paraleleje me mësim në gjuhën turke, edhe pse në atë zonë nuk jeton asnjë turk i vetëm etnik. Inspektorati të ndërhyjë urgjentisht atje dhe të sqarojë këtë budallallëk që nuk ndodh as te fiset zulu të Afrikës.

    Në një përsëritje të çuditshme të rastit, është hapur paralele turke në gjimnazin e Dibrës. Në Dibër as ka pasur në të kaluarën, as ka sot dhe as që ka për të pasur ndonjëherë turq etnikë. Po për kë është hapur kjo paralele?

    Në shkollën fillore “Istikball” të Tetovës, të cilën e kanë hapur komunistët sërbë në vitet 50 për të turqizuar shqiptarët që ti përzënë më lehtë në Turqi, sot vazhdohet me mësimdhënien në këtë gjuhë, edhepse aty nuk ka turq etnikë dhe numri më i madh i atyre që mësojnë sot turqisht janë romë apo ciganë. Të mbyllet urgjentisht kjo strofkullë epidemike antishqiptarizmi në Tetovë.

    Në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtajn” edhe pse askush nuk dëshiron të mësojë në paralele turke, vazhdon të mbahet e hapur paralelja turke e promovuar nga jugosllavët duke i detyruar shqiptarët në shekullin e XXI që të mësojnë apo shkollohen në një gjuhë tjetër!!!



    Në USHT, i themeluar me gjakun dhe paratë e shqiptarëve të varfër, janë shpeshtuar vizitat e kota në Turqi të segmenteve të ndryshme apatride që janë punësuar kohëve të fundit aty. Vizitat e shpeshta në Turqi të delegacioneve të USHT kanë për qëllim korruptimin e elementeve të caktuara në mënyrë që të përhapet gjuha turke edhe në këtë tempull të shenjtë për shqiptarët në Maqedoni.

    Në USHT është inauguruar së fundmi edhe katedra e teologjisë e cila dominohet nga spiunë dhe antikombëtarë që me gjithçka mund të kenë lidhje, vetëm me islamin si fe e pastër dhe humane jo.

    Së shpejti me financime nga Turqia pritet të hapet edhe katedra e turkologjisë, për të cilën nuk ka fare nevojë pasi në Tetovë nuk ka turq etnikë. Për kë do hapet kjo katedër, kush do të studiojë aty dhe në cilën gjuhë do të studiojë?

    Në hyrje të derës së USHT qëndrojnë fotografitë e katër studentëve dëshmorë që ranë në mënyrë që këtu të mësohet në gjuhën shqipe. Tani mbi gjakun e tyre banditë të koruptuar pseudopolitikanë e pseudoprofesorë të instalojnë gjuhën turke!!! Kjo është çmenduri. Kjo është tradhti. Kjo është vdekje për shqiptarët.

    Në këtë Universitet kohëve të fundit janë punësuar me vendime të plota pune një numër i madh i personavë të paaftë profesionalisht dhe për më tepër që skanë lidhje me shqiptarë e shqiptarizëm dhe që e mbajnë veten të etnisë turke. Të largohen me urgjencë bastardët dhe apatridët nga USHT e themeluar dhe legalizuar me gjakun e shqiptarëve. Ku ishin këta bastardë e apatridë turkofilë në vitin 1994, kur populli shqiptar u përlesh duarthatë me policinë sllavo-maqedonase dhe ra dëshmori i kombit Abdyselam Emini?



    3. Sferën publike



    Në sferën publike vërehet një shtim i panevojshëm dhe krejtësisht absurd i vizitave të zyrtarëve shqiptarë në Azi. Në qytetin e Gostivarit në një votim unanim të këshilltarëve komunalë intelegjentë sllavë dhe këshilltarëve të çoroditur, gjysëmanalfabetë dhe të koruptuar shqiptarë është zyrtarizuar gjuha turke. Kështu Gostivari shqiptar mer tipare turke duke ndikuar në uljen e umrit të shqiptarëve të atjeshëm si dhë bllokimin e aspiratave euro-integruese të shqiptarëve në përgjithësi.

    Punësimi i shpejtë dhe pa asnjë kriter në dikasteret e ndryshme të administratës publike i një numri të madh të njerëzve që mbahen si turq etnikë duke u përfshirë në kuotat e caktuara për punësimin e shqiptarëve etnikë. Shqiptarët që luftuan, dhanë jetën, u masakruan, u përdhunuan, u dogjën për së gjalli, të varfër e të shtypur historikisht nuk luftuan që të punësohen në administratën shtetërore bastardët që mohojnë publikisht gjuhën shqipe dhe kombësinë e tyre shqiptare.



    Hapja e konsullatës turke në Ohër dhe Manastir e ka vënë në vështirësi elementin etnik shqiptar atje, duke kontribuar fuqishëm në turqizimin e përshpejtuar të tij.

    Janë kërcënuar privatisht dhe në raste edhe publikisht individë patriotë apo shoqata që përpiqen ta mbrojnë interesin shqiptar.

    Janë shpeshtuar ndërhyrjet arogante vend e pavend të ambasadës turke në punët e brendshme të shqiptarëve e deri në rishkrimin e historisë kombëtare shqiptare nga pseudohistorianë sipas parametrave falsifikues të histriografisë së okupatorit turk.



    4. Në kulturë



    Ka disa vite që ka filluar një furtunë e vërtetë nacional-ekstremiste për përvetësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare nga elementet turke si dhe shërbetorët e tyre të këtushëm.

    Bëhen përpjekje që në komunën e Tetovës dhe në përgjithësi në IRJM, objektet fetare islame të ndërtuara gjatë kohës së okupimit otoman si dhe ndërtesa tjera të kësaj periudhe të natyrës profane të emërtohen si turke, pra si ndërtime kombëtare turke, duke mohuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë praninë shqiptare në këto troje në kohën kur janë ndërtuar të njëjtat. Kjo i shkon përshtati propagandës sllave e cila gjithashtu e mohon prezencën shqiptare në mesjetë duke u shprehur për kishat si maqedonase kurse xhamitë si turke. Po monumentet mesjetare të shqiptarëve etnikë ku janë?



    Nuk ka objekt kulti nga e kaluara e fesë islame e cila nuk përvetësohet dhe nuk shpallet me automatizëm si pjesë e trashëgimisë kombëtare turke. Xhamitë, teqetë, kullat e ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë për nevojat e besimtarëve shqiptarë gjatë kohës së okupimit turk shpallen si xhami turke. Kapakun politik këtij përvetësimi fashizoid të kulturës kombëtare shqiptare ia vuri Ahmet Davutogllu, i cili në vizitën e tij në xhaminë e larme në mes të Tetovës u tha mikpritësve të tij shqiptarë se xhamia e larme “është xhami turke”. Në qytete tjera të FYROM-it ministri turk foli për kulturë turke. Askund nuk përmendi kulturën islame. Çdo xhami që vizitoi në Fyrom e shpalli për turke duke e nacionalizuar kështu në mënyrë të padrejtë tashëgiminë e ndërtuar nga shqiptarët e këtushëm gjatë shekujve të errët të okupimit primitiv aziatik.



    Në komunën e Qendër-Zhupës në Dibër ku banojnë shqiptarë të sllavizuar myslimanë që pushteti okupator sllavo-maqedonas i quan “maqedonas myslimanë”, u ndërtua shtëpia dhe u falsifikua prejardhja familjare e Ataturkut. Me një të rënë të lapsit, shtëpia ku ai lindi u shpall “etnike turke”, kurse banorët shqiptarë të asaj komune u shpallën për turq etnikë. Gjithë kjo me iniciativën e Elizabeta Kamçeva Milevskës dhe ambasadorit turk.

    Në dy qytete shqiptare janë hapur konsullata turke duke ndikuar kështu në uljen e numrit të shqiptarëve të Manastirit dhe Ohrit, të cilët të gjendur nën thundrën e egër të shovinizmit sllav, priren drejt turqizimit në këto qytete të shenjta shqiptare.



    Një numër i disa bastardëve (apatridëve) nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë shkolluar me para të agjenturës shtetërore në shkolla të ndryshme në Turqi. Të njëjtët pasi janë kthyer në Tetovë dhe vise tjera shqiptare, janë punësuar në mënyrë eksprese në sektorë kyç të shoqërisë, si në arsim, në spitale, në institucione të ndryshme shtetërore. Një pjesë kanë mision dhe janë instruktuar qartë të veprojnë në kuadër të institucioneve që paguhen dhe mbahen me paratë e shqiptarëve të varfër kundër interesave të po këtyre shqiptarëve.





    5. Sektori civil – OJQ



    Në fushën mjaft të ndjeshme dhe fragjile të sektorit civil, veprojnë një shumësi e organizatave “jo-qeveritare” turke të cilat kanë për mision shkatërrimin e kulturës shqiptare, gjuhës shqipe dhe ngushtimin e hapësirës territoriale të shqiptarëve në akordancë të plotë me planet gjenocidale antishqiptare të nacionalizmit sllavo-maqedonas.



    Investimet e organizatës shtetërore TIKA e cila është një shoqatë që ka në programin e saj si pikë numër 1: përhapjen e gjuhës turke jashtë Turqisë, janë plotësisht në këtë drejtim.

    Përveç TIKA-s, në Tetovë funksionojnë edhe disa organizata me emra të çoroditur joshqip si Kalkan, Ensar, Skofia, e disa tjera që punojnë drejtpërsëdrejti për zhdukjen dhe turqizimin e qytetarëve shqiptarë të Tetovës. Kërkojmë nga organet policore që të kryejnë kontrolle në këto organizata dhe të zbulojnë dhe bëjnë publike punën kriminale të tyre në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën në fuqi të këtij vendi. Kërkojmë nga organet e specializuara për luftë kundër krimit ekonomik të vërtetojnë burimet e financimit të këtyre organizatave antishoqërore dhe antikombëtare dhe ti bëjnë të njëjtat publike, në mënyrë që opinioni i gjerë shqiptar të jetë në dijeni të veprimtarisë antishqiptare dhe kriminale të tyre, që ska të bëjë me parimet programore që ata i proklamojnë publikisht.



    Është vërtetuar prania dhe veprimtaria agjenturore e disa organizatave tjera terroriste turke, të cilat manipulojnë me varfërinë e grave shqiptare duke i dërguar në vizita në Turqi dhe duke i detyruar ta mësojnë gjuhën turke, të flasin turqisht dhe të regjistrohen si turq etnikë në regjistrimin e popullsisë që pritet të mbahet vitin e ardhshëm këtu. Si target grup i kësaj organizate janë gra të varfëra, të pashkolluara, të papuna si dhe femra tjera me të cilat ndoshta edhe keqpërdorohet në forma tjera, të cilat duhet ti zbulojnë organet e specializuara për zbulimin e veprimtarisë dhe luftimin e agjencive të huaja të spiunazhit.



    6. Në ekonomi



    Një përpjekje e ethshme vërehet dhe ndjehet në fushën ekonomike. Zatën goditja kryesore antishqiptare nuk është koncentruar rastësisht në sferën ekonomike dhe arsimore. Një numër i kompanive me kapital shoqëror u janë plaçkitur biznesmenëve shqiptarë para syve dhe në mënyrë antiligjore nga kompani turke në bashkëpunim me qeveritarët sllavo-maqedonas. Të punësuarit në këto kompani as që vjen parasysh të jenë shqiptarë.

    Zona e lirë ekonomike e Tetovës, një përallë 20 vjeçare e cila nuk është duke e realizuar asesi, ka rrezik të shndërohet në ekspedientin financiar të nacionalizmit turk në Pollog. Një zonë të tillë ka ndërtuar shovinizmi grek në qytetin e Gjirokastrës. Atje ekzistojnë një mori e bizneseve të mesme e të vogla me pronarë grekë etnikë nga Greqia. Të punësuarit shqiptarë në këto ndërmarje me pronarë grekë në Gjirokastër me automatizëm kanë ndëruar përkatësinë e tyre etnike për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. Duke qenë se shovinizmi grek dhe shovinizmi turk i përdorin metodat identike të punës, në jemi të sigurtë që kushtëzimet e njëjta do të përdoren edhe në zonën e lirë ekonomike të Tetovës nëse kjo u jepet biznesmenëve me përkatësi etnike turke.

    Kushtëzimet e këtilla tashmë janë vërejtur gjatë aplikimeve për punësim në bankën Ziraat në Shkup, Tetovë e Gostivar si dhe në Aeroportin e Shkupit. Ziraat banka fare publikisht i kushtëzon kredikërkuesit shqiptarë me ndryshim të përkatësisë etnike si dhe krediton individë, biznesmenë, nxënës dhe studentë që e mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe shpallen si turq etnikë.

    Kushtëzimet etnike nacionaliste janë vënë re në mbishkrimet e shitoreve që tregtojnë arin në qytetin e Tetovës. Çdo shitore e këtillë ka vënë mbishkrimin e vet edhe në gjuhën turke. Shihet qartë se dikush kushtëzon me përdorim të gjuhës turke këta tregtarë si dhe një numër të farmacistëve të cilët poashtu fare pa nevojë kanë vënë mbishkrime turqisht në farmacitë e tyre.



    Investimet e fundit në Tetovë – janë mafioze dhe antishqiptare. U jepen akces në shërbime dhe mallra të caktuara vetëm atyre individëve ose grupeve që flasin turqisht dhe mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare

    Filialet e kompanive turke me urdhër të drejpërdrejtë të qeverisë turke u jepen taksativisht vetëm biznesmenëve që flasin turqisht dhe e mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare, kështu që biznesmenët shqiptarë mbeten në një konkurencë të egër jashtë ligjit dhe në mënyrë jolojale jashtë konkurencës pasi janë të shkelur si nga qeveria sllavo-maqedonase ashtu edhe nga segmente terroriste të qeverisë turke.



    7. Në mbrojtje dhe siguri



    Një bashkëpunim i fuqishëm dhe i frytshëm turko-maqedonas vërehet në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Qeveria dhe Armata turke që në fillimvitet 90 janë sponzori vendimtar dhe kryesor në trajnimin, shkollimin dhe pajisjen e armatës fyromiane me material ushtarak.



    Në vitin e kobshëm 1997 kur shqiptarët në Gostivar dhe Tetovë luftonin duarthatë për mbrojtjen e simbolit të tyre nacional, qeveria dhe ushtria turke me procedurë të përshpejtuar furnizuan policinë sllavo-maqedonase me automjete të blinduara të cilat u përdorën menjëherë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Gostivar, ku edhe mbetën të vrarë katër martirë të kombit. Qeveria turke e lavdëroi policinë dhe qeverinë maqedonase për këtë aksion terrorist antishqiptar.



    Në vitin e tmershëm 2001, kur e gjithë makineria ekzistuese policoro-ushtarake sllavo-maqedonase ishte vërsulur në një sulm përfundimtar kundër qenies shqiptare këtu, ishte përsëri miku turk i cili nuk denjoi as këtë radhë të furnizojë armatën terroriste sllavo-maqedonase me autoblinda (hermelinë) duke shtuar aftësitë sulmuese dhe mbrojtëse të saj në luftë me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.



    Marrëveshja e fundit (dhjetor 2010) në vazhdën e bashkëpuniumit të shkëlqyer turko-maqedonas ishte ndihma prej 1 milionë dollarësh amerikanë të cilën siç u shpreh Gruevski para ministrit turk të mbrojtjes ushtria sllavo-maqedonase do ta shfrytëzojë për shtimin e kapacitetit luftarak dhe ofensiv të saj.



    Edhe njëherë shihet qartë se qeveria turke mbron interesat e saja kombëtare duke realizuar strategjitë kombëtare për zhvillim dhe aspak nuk i interesojnë shqiptarët “myslimanë” të Maqedonisë, pasi e ndihmon vazhdimisht forcimin e kapaciteteve ushtarake të forcave sllavo-maqedonase të mbrojtjes dhe sigurisë.



    Ushtria dhe policia janë instrumente kyç në duart e shovinizmit sllavo-maqedonas për të mbajtur në kontroll territorin dhe për të terrorizuar në rast nevoje popullsinë shqiptare në vend. Turqia i financon, ushtron, shkollon dhe pajis me armatime moderne vdekjeprurëse 20 vite me rradhë këto forca ushtarako-policore sllavo-maqedonase. Kjo është një shenjë e qartë apo shembull shkollor për këdo se çka do të thotë çuarje para e agjendave nacionale apo realizim i interesit nacional përtej sentimenteve të mjegullta pseudo-fetare që disa trushpërlarë gjysëm analfabetë shqiptarë i kanë në lidhje me rolin e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare.


    8. Ndërhyrje nacionaliste turke antislame në BFI



    Ndërhyrjet nacionaliste dhe kundërislame në BFI ku në mënyrë krejtësisht anstiligjore, antislame, antishqiptare dhe antihumane është zyrtarizuar gjuha turke, kurse në Turqi me pesë milionë shqiptarë as që guxon dikush në Bashkësinë islame të atjeshme të mendojë të shprehet në një fjalë në gjuhën shqipe, e lëre më të zyrtarizojë bashkësia islame e këtij vendi gjuhën shqipe. Këtu kemi të bëjmë me standarde të dyfishta e me një politikë nacionaliste tjetërsuese e cila nuk ndalet as para fesë islame por duke e keqpërdorur atë për asimilimin e shqiptarëve.

    Janë botuar një numër i madh i librave fetarë në gjuhën turke, kur dihet se këtu nuk ka turq etnikë. Shtrohet pyetja logjike për kë i boton dhe kujt ia dedikon BFI këta libra turqisht, kur besimtarët i ka mbi 99% shqiptarë që flasin shqip. Sikur të ishin arabisht prape nuk ka arsye , por pse turqisht?



    Në kalendaret fetare të Ramazanit apo edhe festave të tilla si Bajrami me urdhër të BFI është shtuar gjuha turke. Pse është shtuar gjuha turke? BFI meret me politikën e rujatjes së gjuhës turke apo me punët e zotit? Kjo puna e zyrtarizimit të turqishtes në Bashkësinë fetare islame të FYROM-it i ngjan shumë punës së zyrtarizimit të greqishtes në Kishën ortodokse të Janullatosit në Shqipëri.



    Në organizimet e ndryshme që i organizon BFI për nder të festave të ndryshme e ka të obligueshme që gati gjysmën e programit ta bëjë në gjuhën turke dhe ajo e bën këtë në një veprim eklatant antishqiptar, edhe pse besimtarët që ajo u shërben janë të gjithë shqiptarë etnikë.



    9. Vërejtje përfundimtare



    Në këtë mënyrë plotësohet rethi vicioz i përbërë nga këta rrathë koncentrikë.



    1. Shkolla fillore në gjuhën turke e cila do të turqizojë familjet edhe ashtu në shumicë apatride e qytetarëve të Tetovës.

    2. Shkolla e mesme- kolegji e cila do ti formësojë këta fëmijë si turq etnikë pa dijet elementare për kulturën, gjeografinë , historinë dhe vlerat e tyre kombëtare.

    3. Banka e cila do të kreditojë ato familje të cilat do ta regjistrohen si turke dhe do të vetëshpallen si të tilla.

    4. Dhe më vonë këta fëmijë të turqizuar do të bëhen përfaqësues të ndërmarjeve turke të cilat kanë investuar në zonën e lirë ekonomike të Tetovës. Ata do të kenë përparësi gjatë punësimit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët do të shërbejnë si robër të bardhë, si robër për të kryer punë fizike dhe si material gjenetik për të shtuar numrat e turqve etnikë.

    5. Krah për krahu me fuqizimin financiar do të vijë edhe dominimi dhe uzurpimi i pushtetit mediatik, i cili do të ndikojë që përfundimisht edhe pushteti politik me kalimin e kohës të bjerë në duart e elementeve qartësisht antikombëtare dhe apatride.



    Pra në një formë tjetër do të përsëritet situata e kohës së komunizmit kur në ndërmarjet shoqërore të Tetovës me 90% popullsi shqiptare punonin 95% punëtorë maqedonas, romë dhe disa tradhtarë e puthadorë të sojit “turk”, si dhe në pushtet ishte instaluar një pakicë e shqiptarëve të ndershëm të cilët i shërbenin me besnikërinë e qenit regjimit okupator jugosllav. Kjo është një politikë neokolonialiste dhe neoimperialiste e cila nuk duhet lejuar të zbatohet në Tetovë dhe në pjesët tjera të banuara me shqiptarë në këtë banana republikë ish jugosllave.

    Sipas Franc Fanonit “vendet europiane e kanë aritur unitetin e tyre kombëtar në çastin kur borgjezitë kombëtare kanë përqëndruar në duart e tyre shumicën e pasurive”(shih F.Fanon “Të mallkuarit e botës”, Rilindja, faqe 86). Tek ne rrezikohet të ndodhë tërësisht e kundërta e unitetit dhe kohezionit kombëtar: të formohet dhe është duke u formuar një elitë drejtuese, një borgjezi moderne apatride turkofone e cila do ta shkatërojë identitetin kombëtar të shqiptarëve të këtushëm.



    Të gjithë këto veprimtari turke për dobësimin dhe uljen e numrit të shqiptarëve të këtushëm dhe prodhimin e ritjen artificiale të minoritetit të paqenë – inekzistent turk, bëhen me lejen, me dijen, me inkurajimin dhe në bashkëpunim të plotë me qarqet më të zeza të nacional-ekstremizmit antishqiptar sllavo-maqedonas.



    Gjithë kjo veprimtari dhe strategji terroriste për uljen e numrit të shqiptarëve etnikë realizohet me dijen dhe me pjesëmarjen aktive të qarqeve të caktuara shqiptare sot pjesë e pushtetit sllavomaqedonas. Duket qartë se këta pseudopolitikanë që ushtrojnë funksione të larta politiko-shoqërore te shqiptarët në Maqedoni janë të koruptuar totalisht, të kapur nga shtete dhe agjentura të huaja të cilat i detyrojnë të realizojnë agjenda antishqiptare.



    Duke i pasur parasysh këto veprime si dhe shumë lëvizje e aksione tjera që ne nuk mund ti paraqesim këtu publikisht, i bëjmë thirje asaj pjese të klasës politike shqiptare të pakapur akoma nga agjenturat e huaja, qeveritarëve të sotëm shqiptarë në veçanti, organeve të specializuara shtetërore për luftë kundër terrorizmit dhe agjenturave ndërkombëtare, shoqërisë civile, akademikëve, gazetarëve, opinionit publik si dhe popullit shqiptar në këtë vend, që të bashkohen dhe si një trup i vetëm ti bëjmë ballë rrezikut të madh që i kanoset në këtë kohë të rëndë në të cilën gjendet. Nëse nuk ndërmeret aksion i vetëm, i shpejtë, unik dhe vendimtar sot, pasojat do ti vuajnë gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve tanë. Të mos na mallkojnë pasardhësit tanë. Të mos na mallkojë historia. Të veprojmë sa kemi kohë dhe mundësi. Të punojmë gjithë bashkë në formësimin ideologjik të masave të gjera popullore që nuk e kuptojnë çka fshihet prapa këtyre veprimeve politike, ekonomike, kulturore turko-maqedonase. Të bashkuar të dalim fitues përballë nacionalshovinizmave të huaj që duan të na bëjnë varrin ne shqiptarëve.


    ---------------------


    “Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësisë”. Sami Frasheri

    “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ka qenë”.

    Milan Kundera
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 29-04-2012 më 03:46
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  15. #15
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Me qdo menyre po mundohen me na zhduk nga faqja dheut.

  16. #16
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Turqishtfolësit-dhe ata qe e dijn gjuhen turke,nuk jane njesoj.Une e dij at gjuhe dhe i dij edhe ca gjuhe qe i kam mesua si femij,pasi rrethin e kisha te till,pra nuk mund ta quaj vehten: Turke,jevge,serbe apo edhe angleze,nese vetem e flas at gjuhe,por une jame Shqiptare dhe kete nuk mund te ma tjetersoj askush,sa per fe,ato jane bere sikur partit politike...I ndrrojn s'i t'ju teket...Dmth.feja eshte dicka personale...Une mendoj keshtu...
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  17. #17
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Turqishtfolësit-dhe ata qe e dijn gjuhen turke,nuk jane njesoj.Une e dij at gjuhe dhe i dij edhe ca gjuhe qe i kam mesua si femij,pasi rrethin e kisha te till,pra nuk mund ta quaj vehten: Turke,jevge,serbe apo edhe angleze,nese vetem e flas at gjuhe,por une jame Shqiptare dhe kete nuk mund te ma tjetersoj askush,sa per fe,ato jane bere sikur partit politike...I ndrrojn s'i t'ju teket...Dmth.feja eshte dicka personale...Une mendoj keshtu...
    Nuk eshte ne pytje gjuha kete po i pengon feja, te ne me shum flitet gjuha serbe , angleze,gjermane dhe shum gjuh tjera para turkes dhe askush nuk te quan anglez gjerman etj por ather kur ne perdorim naj fjal turke apo arabe quhemi turk e arab
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  18. #18
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Nuk eshte ne pytje gjuha kete po i pengon feja, te ne me shum flitet gjuha serbe , angleze,gjermane dhe shum gjuh tjera para turkes dhe askush nuk te quan anglez gjerman etj por ather kur ne perdorim naj fjal turke apo arabe quhemi turk e arab
    Jo asesi nuk eshte e vertet ke ne Shqiperi shum ,,turqizma,,Psh. ,,Avash''-Javash''= Ngadale, e nuk po hyj me thell,por une kam degjua e lexua shum fjal turke tek te folurit e Shqiptarve nga te dy anet...
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    E panjohura po me devijon temen......nuk eshte fjala per barbarizma apo fjale te caktuara,por per komb-kombesi te rrejshme apo te imponuar,rreth kesaj dua qe te flasim.....askujt nuk i pengon qe ju jeni poliglote dhe njihni shume gjuhe .......mua me pengon kur shqipetari deklarohet me kombesi tjeter kur te gjith e dijne qe eshte nje i tille.....apo thene ndryshe qe i shkruen ne balle qe eshte shqipetar....

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Nuk eshte ne pytje gjuha kete po i pengon feja, te ne me shum flitet gjuha serbe , angleze,gjermane dhe shum gjuh tjera para turkes dhe askush nuk te quan anglez gjerman etj por ather kur ne perdorim naj fjal turke apo arabe quhemi turk e arab
    Ximi nuk eshte kjo ajo qe kam dashur te diskutohet ketu.Eshte forumi fetar qe merret me gjera te tilla,pastaj ne në Iliride jemi shumica dermuese musliman dhe mendoj qe nuk ja vlen te bejme kesilloj komentesh, keshtuqe qellimi im eshte ai qe kam postuar nje shkrim me siper...shendet....
    Të them të drejten nuk frekuentoj kurre forumet fetare dhe nuk kam deshire fare te merrem me keto lloj diskutimesh.....permbajuni temes ju lutem..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •